2000 series PSG2000 - Hekurosje PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 2000 series PSG2000 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 2000 series PSG2000 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 2000 series PSG2000 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 2000 series PSG2000 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT 2000 series PSG2000 PHILIPS
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome. Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e shpejtë përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Seria PSG3000

1 Butoni me dritë "CALC-CLEAN"
2 Butoni i ndezjes
3 Drita "hekuri gati"
4 Leva e çlirimit të depozitës së ujit (seria PSG3000)/Tapa e mbushjes së depozitës së ujit (seria PSG2000)
5 Depozita e heqshme e ujit (seria PSG3000)/Depozita e ujit që nuk hiqet (seria PSG2000)
6 Foleja e mbajtjes së zorrës së furnizimit me ujë
7 Depozita inteligjente "Clan-Clean"
8 Kordoni elektrik me spinë
9 Zorra e furnizimit me ujë
10 Çliruesi/përforcuesi i avullit
11 Çelësit rrotullues i temperaturës
12 Mbështetësja
13 Butoni i shkyçjes së mbajtëses (PSG3010)
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Pajisja është e përshtatshme për përdorim me ujë rubineti. Por megjithatë, nëse banoni në zona me ujë të fortë, ne rekomandojmë të përzieni një sasi të
barabartë uji nga çezma me ujë të distiluar ose të çmineralizuar. Kjo parandalon formimin e shpejtë të bigorrit dhe rrit jetëgjatësinë e pajisjes.
Mos shtoni parfum, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione zhgëlqerëzimi, solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj
Mbushja e depozitës së ujit
Mbusheni depozitën e ujit para çdo përdorimi. Mund ta rimbushni depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
Seria PSG3000
1 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza.

2 Mbusheni depozitën e ujit deri në treguesin MAX.

3 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").
Seria PSG2000
1 Hapni tapën e mbushjes së depozitës së ujit.

2 Mbusheni depozitën e ujit deri në treguesin MAX më pas mbyllni tapën e mbushjes së depozitës së ujit ("klik").
Përdorimi i pajisjes
Caktimi i temperaturës
| Caktimi i temperaturës Vendorsja automatike e avullit | Lloji i pëlhurës | |
| ● | ![]() | Sintetike (p.sh., acetat, akrilik, najlon, viskozë, poliamid, poliestër) |
| ●● | ![]() | Mëndafsh |
| ●●● në MAX Pambuk, e linjtë | ![]() | |
| ECO ECO Gjithçka përveç pëlhurave | sintetike | |
Hekurosja
1 Futni sërish spinën elektrike një prizë të tokëzuar.

2 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen dhe më pas rrotulloni diskun e temperaturës për të caktuar temperaturën e përshtatshme sipas tabelës së mësipërme.

3 Drita "hekuri gati" fillon të sinjalizojë për të treguar se pajisja po nxehet.

4 Prisni derisa Ilamba "hekuri gati" të qëndrojë ndezur.

5 Për serinë PSG3010, shtypni butonin e shkyçjes së mbajtëses për ta shkyçur hekurin nga platforma e tij.

7 Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit për të filluar hekurosjen.
Shënim: Mund të ketë derdhje uji nga hekuri në fillim të secilit përdorim. Shtypni çliruesin e avullit për 10 sekonda përpara hekurosjes për të parandaluar njollat e ujit në rroba.
Shënim: Kur filloni seancën tuaj të hekurosjes dhe sidomos gjatë përdorimit të parë të butonit të avullit, mund të duhen mbi 30 sekonda që të dalë avull nga pajisja.
Shënim: Pompa aktivizohet sa herë që shtypni butonin e avullit. Ajo nxjerr një zhurmë të lehtë kërcitëse. Kur nuk ka ujë në depozitën e ujit, zhurma e pompës është më e lartë.
Paralajmërim: Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.
Hekurosja vertikale

Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga tekstilet e varura.
1 Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakën e poshtme dhe lëvizeni hekurin lart e poshtë.

Paralajmërim: Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga veshjet ndërkohë që dikush i ka të veshura në trup. Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të dikujt tjetër.

1 Përforcuesi i avullit është një funksion i disponueshëm nga 3 pikat në temperaturë maksimale.

text_image
2X2 Shtypni dy herë shpejt butonin e avullit për të lëshuar një rrymë të fuqishme avulli për 3 sekonda.
Fikja automatike

1 Kur pajisja nuk është në përdorim për më shumë se 15 minuta, drita "hekuri gati" fillon të pulsojë dhe hekuri fillon të ftohet.

2 Me lënien e pajisjes të paprekur për 10 minutat e ardhshme, ajo do të fiket automatikisht.
Paralajmërim: Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Sistemi inteligjent "Calc-Clean"
Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe pastrimi të bëhet rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon papastërtinë dhe njollat që dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë kryer, pajisja ju kujton rregullisht.
Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"
Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit Calc-Clean.
Kujdes: Gjithmonë kryeni procesin "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean". Mos ndërpritni procesin duke nxjerrë hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë dhe avulli mund të dalin nga pllaka e poshtme.
Shènim: Sigurohuni qè pajisja tè jetë e futur në prizë dhe tè jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".

1 Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të sinjalizojë dhe pajisja fillon të japë sinjale me zë për të treguar që duhet të kryeni procesin e "Calc-Clean".

2 Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur pajisjen nga bigorri: funksioni i avullit çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë. Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht tipit të ujit që përdorni.
364 Shqip

3 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza.

text_image
MAX 1.4L4 Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë.
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".

5 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").

6 Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

7 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean".

8 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike.
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë procesit "Calc-Clean". është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.

text_image
Fall CLEAN ~2 min9 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi. Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin.

10 Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.
Kujdes: Hekuri është i nxehtë.

11 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore.

12 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxhet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për reth 5 minuta përpara se ta prekni atë. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen.
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.

1 Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të sinjalizojë dhe pajisja fillon të japë sinjale me zë për të treguar që duhet të kryeni procesin e "Calc-Clean".

2 Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur pajisjen nga bigorri: funksioni i avullit çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë. Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht tipit të ujit që përdorni.

3 Hapni tapën e mbushjes së depozitës së ujit.

text_image
1.4L MAX4 Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë.
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".

5 Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

6 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean".

7 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike.
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë procesit "Calc-Clean". është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.

text_image
~2 min8 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi. Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin.

9 Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.
Kujdes: Hekuri është i nxehtë.

10 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore.

11 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxhet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për rreth 5 minuta përpara se ta prekni atë. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen.
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.
Pastrimi i pllakës së poshtme

Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen tuaj, pastrojeni rregullisht.
1 Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur. Për të hequr lehtë dhe në mënyrë efektive njollat, lëreni pllakën të nxehet dhe lëvizni hekurin mbi një pëlhurë të lagur.

Shënim: Gjatë pastrimit mos përdorni detergjent dhe mos e fërkoni pllakën.
Vendruajtja
Seria PSG3000
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.

2 Për PSG3010, vendoseni hekurin në platformën e hekurit dhe kyçeni duke shtyrë butonin e kyçjes

3 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza.

4 Zbrazni ujin e depozitës së ujit në lavaman.

5 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").

6 Paloseni zorrën e furnizimit dhe mbështilleni brenda folesë së mbajtjes së zorrës.
370
Shqip

7 Paloseni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin "Velcro". Më pas mbajeni bazën e pajisjes me të dyja duart.
8 Për PSG3010, pajisjen mund ta mbani me një dorë nga doreza e hekurit kur hekuri është i kyçur në platformën e hekurit.
Seria PSG2000
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.

2 Zbrazni ujin e depozitës së ujit në lavaman.

3 Paloseni zorrën e furnizimit dhe mbështilleni brenda folesë së mbajtjes së zorrës.

4 Paloseni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin "Velcro". Më pas mbajeni bazën e pajisjes me të dyja duart.



