PerfectCare 6000 Series PSG6023 - Hekurosje PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PerfectCare 6000 Series PSG6023 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth PerfectCare 6000 Series PSG6023 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PerfectCare 6000 Series PSG6023 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PerfectCare 6000 Series PSG6023 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT PerfectCare 6000 Series PSG6023 PHILIPS
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome. Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e shpejtë përpara se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përmbledhje e produktit
①
②
③
④
5
⑥
⑦
1 Zorra e furnizimit me ujë
2 Depozita e ujit
3 Treguesi i dritës së cilësimit MAX
4 Butoni i ndezjes/fikjes me llambë
5 Butoni "CALC" me dritë
6 Kordoni elektrik me spinë
7 Depozita inteligjente "Calc-Clean"
8 Foleja e mbajtjes së zorrës së furnizimit me ujë
9 Platforma e hekurit
10 Butoni i shkyçjes
11 Pllaka e poshtme
12 Butoni i avullit
13 Drita "hekuri gati"
Përgatitja për përdorim
Paralajmërimet

1 Avullojeni veshjen me avull kur të jetë në varëse.

2 Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga veshjet ndërkohë që dikush i ka të veshura në trup.

3 Mos e përdorni duart e zhveshura si sipërfaqe mbështetëse gjatë avullimit.

4 Tekstilet me këto simbole janë të hekurosshme, p.sh. linoja, pambuku, poliesteri, mëndafshi, leshi, viskoza dhe rajoni.

text_image
i ×5 Tekstilet me këtë simbol nuk janë të hekurosshme. Këto tekstile përfshijnë tekstilet sintetike si p.sh. spandeks ose elastan, tekstilet e ndërthurura me spandeks dhe poliolefina (p.sh. polipropilen), por edhe stampimet mbi rroba.

6 Hiqeni nga priza pajisjen nëse lihet pa mbikëqyrje për njëfarë kohe.
Lloji i ujit për përdorim
Pajisja është e përshtatshme për përdorim me ujë rubineti. Por megjithatë, nëse banoni në zona me ujë të fortë, ne rekomandojmë të përzieni një sasi të barabartë uji nga çezma me ujë të distiluar ose të çmineralizuar. Kjo parandalon formimin e shpejtë të bigorrit dhe rrit jetëgjatësinë e pajisjes.
Mos shtoni parfum, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione zhgëlqerëzimi, solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj
Mbushja e depozitës së ujit

1 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza.

text_image
1.8L MAX 1.22 Mbusheni depozitën e ujit deri në treguesin MAX.

3 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").

Përdorimi i pajisjes
Teknologji "OptimalTEMP"
Gjatë hekurosjes, mund ta vendosni hekurin ose në platformën e hekurit ose horizontalisht në tryezën e hekurit. Falë teknologjisë OptimalTEMP, pllaka nuk e dëmton mbulesën e tryezës së hekurit.
Teknologjia OptimalTEMP ju mundëson të hekurosni të gjitha llojet e tekstileve të hekurosshme, në çfarëdo radhe, pa e rregulluar temperaturën e hekurit. Tekstilet me këto simbole janë të hekurosshme, p.sh. linoja, pambuku, poliesteri, mëndafshi, leshi, viskoza dhe rajoni.

Tekstilet me këtë simbol nuk janë të hekurosshme. Këto tekstile përfshijnë tekstilet sintetike si p.sh. spandeks ose elastan, tekstilet e ndërthurura me spandeks dhe poliolefina (p.sh. polipropilen), por edhe stampimet mbi rroba.

text_image
i风298 Shqip
Hekurosja

1 Futni sërish spinën elektrike një prizë të tokëzuar.

text_image
MAX 0.1 0.2 Power2 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.

text_image
~2 min3 Drita "hekuri gati" fillon të sinjalizojë për të treguar se pajisja po nxehet. Kjo kërkon rreth 2 minuta.

4 Prisni derisa llamba "hekuri gati" të qëndrojë ndezur.

6 Shtypni butonin e shkyçjes për ta shkyçur hekurin nga platforma

7 Shtypni e mbani butonin e avullit për të filluar hekurosjen
Shēnim: Lēshoni avull për 30 sekonda horizontalisht përpara hekurosjes për të parandaluar pikimin e ujit.
Shënim: Mund të ketë derdhje uji nga hekuri në fillim të secilit përdorim. Shtypni çliruesin e avullit për 10 sekonda përpara hekurosjes për të parandaluar njollat e ujit në rroba.
Shënim: Kur filloni seancën tuaj të hekurosjes dhe sidomos gjatë përdorimit të parë të butonit të avullit, mund të duhen mbi 30 sekonda që të dalë avull nga pajisja.
Shënim: Pompa aktivizohet sa herë që shtypni butonin e avullit. Ajo nxjerr një zhurmë të lehtë kërcitëse. Kur nuk ka ujë në depozitën e ujit, zhurma e pompës është më e lartë.
Paralajmërim: Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.
Hekurosja vertikale

Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga tekstilet e varura.
1 Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakën e poshtme dhe lëvizeni hekurin lart e poshtë.
Cilësimi MAX
Për hekurosje më të shpejtë dhe sasi më të madhe avulli, mund të përdorni cilësimin MAX.
300 Shqip

text_image
ON ~2 sec Print 2 MAX1 Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda derisa të ndizet drita treguese MAX.

2 Më pas shtypni butonin e avullit për avull MAX.

3 Për të çaktivizuar cilësimin MAX, shtypni e mbani sërish butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda derisa drita teguese MAX të fiket.
1 Shtypni shpejt dy herë butonin e avullit.

2 Pajisja lèshon avull të vrullshëm për 3 sekonda.
Fikja automatike

text_image
~5 min °C °C MAX FIREZ 20% CIRCULATION CALC1 Kur pajisja nuk është në përdorim për më shumë se 15 minuta, drita "hekuri gati" fillon të pulsojë dhe hekuri fillon të ftohet.

2 Me lënien e pajisjes të paprekur për 10 minutat e ardhshme, ajo do të fiket automatikisht.
Paralajmërim: Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Sistemi inteligjent "Calc-Clean"
Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe pastrimi të bëhet rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon papastërtinë dhe njollat që dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë kryer, pajisja ju kujton rregullisht.
Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"
Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit Calc-Clean.
Kujdes: Gjithmonë kryeni procesin "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean". Mos ndërpritni procesin duke nxjerrë hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë dhe avulli mund të dalin nga pllaka e poshtme.

Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".
1 Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të sinjalizojë dhe pajisja fillon të japë sinjale me zë për të treguar që duhet të kryeni procesin e "Calc-Clean".

2 Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur pajisjen nga bigorri: funksioni i avullit çaktivizohet nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë. Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht tipit të ujit që përdorni.

3 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza.

text_image
1/2 1.8L MAX4 Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë.

5 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").

6 Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
7 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean".

8 Shtypni e mbani butonin CALC-CLEAN për 1 sekondë derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike.

Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë procesit "Calc-Clean". është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.

text_image
~1 sec Preise 2 sec for Max9 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi. Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin.

text_image
CALC 2 min.10 Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.
Kujdes: Hekuri është i nxehtë.
304 Shqip

11 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore.

12 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxhet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për rreth 5 minuta përpara se ta prekni atë. Më pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen.
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim bigorri brenda hekurit. Kjo është normale.
Pastrimi i pllakës së poshtme

Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen tuaj, pastrojeni rregullisht.
1 Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur. Për të hequr lehtë dhe në mënyrë efektive njollat, lëreni pllakën të nxehet dhe lëvizni hekurin mbi një pëlhurë të lagur.

Shënim: Gjatë pastrimit mos përdorni detergjent dhe mos e fërkoni pllakën.
Vendruajtja
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.

2 Vendoseni hekurin në platformë dhe kyçeni duke shtypur butonin e kyçjes.

3 Shtypni levën në dorezën e depozitës dhe hiqni depozitën nga baza.

4 Zbrazni ujin e depozitës së ujit në lavaman.

5 Shtyjeni depozitën mbrapsht në pajisje derisa të puthitet në vend ("klik").

6 Paloseni zorrën e furnizimit dhe mbështilleni brenda folesë së mbajtjes së zorrës.

7 Paloseni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin "Velcro". Më pas mbajeni bazën e pajisjes me të dyja duart.

8 Pajisjen mund ta mbani me një dorë nga doreza e hekurit kur hekuri është i kyçur në platformë ose mbajeni nga fundi i pajisjes me të dy duart.
