PerfectCare 9000 PSG9040 - Hekurosje PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PerfectCare 9000 PSG9040 PHILIPS në format PDF.
| Markë | Philips |
| Model | PerfectCare 9000 PSG9040 |
| Lloji i produktit | Hekur me avull |
| Përmasat (përafërsisht) | 30 x 15 x 15 cm |
| Pesha (përafërsisht) | 1.5 kg |
| Konsumi i energjisë | 2400 W |
| Kapaciteti i rezervuarit të ujit | 300 ml |
| Dalje e vazhdueshme e avullit | Deri në 50 g/min |
| Përforcim avulli | Deri në 200 g/min |
| Lloji i tabanit | OptimalGlide Pro |
| Kontrolli i temperaturës | Automatik (teknologjia OptimalTemp) |
| Fikje automatike | Po (kur lihet pa mbikëqyrje) |
| Anti-gëlqere / Zbutje | Sistemi i integruar anti-gëlqere |
| Gjatësia e kordonit | 2.5 m |
| Karakteristikat e sigurisë | Fikje automatike, siguresë termike |
| Aksesorët e përfshirë | Kupë matëse, manual përdorimi |
| Klasa e energjisë | A |
| Garancia | 2 vjet (sipas kushteve) |
| Mirëmbajtja | Zbutje çdo 1-2 muaj; pastroni tabanin me leckë të lagësht |
Pyetjet më të shpeshta - PerfectCare 9000 PSG9040 PHILIPS
Pyetjet e përdoruesve rreth PerfectCare 9000 PSG9040 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PerfectCare 9000 PSG9040 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PerfectCare 9000 PSG9040 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT PerfectCare 9000 PSG9040 PHILIPS
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në fagen www.philips.com/welcome.
Lexojeni me kujdes fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen. Ruajini të dy dokumentet për referencë në të ardhmen.
Përmbedhja e produktit (Fig. 8)
1 Zorra e avullit
2 Butoni i avullit
3 Butoni inteligjent automatik i avullit
4 Llamba "hekuri gati"
5 Pllaka e poshtme
6 Kamera ActiveSense
7 Platforma e hekurit
8 Butoni i shkycjes
9 Vrima e mbushjes
10 Depozita e heqshme e ujit
11 Foleja e mbajtjes së zorrës së ujit
12 Foleja e mbajtjes së kordonit
13 Kordoni elektrik me spinë
14 Çelësi EASY DE-CALC
15 Butoni i ndezjes/fikjes me llambë
16 Sinjalizimi i gëlqeres
17 Llamba e caktimit të avullit maks.
18 Llamba e sinjalizimit për ujë të pakët
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund të vishet shpejt me skorie. Ndaj dhe rekomandohet të përdorni ujë të distiluar apo të demineralizuar (mund të përdoret dhe 50% ujë i demineralizuar/distiluar) për zgjatjen e jetës së pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të aromatizuar, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione zhgëlqerëzimi, solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Përgatitja e produktit
Mbusheni depozitën përpara çdo përdorimi ose kur pulson llamba "sinjalizimi i ujit të pakët". Mund ta rimbushni depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1 Hiqeni depozitën nga pajisja dhe mbusheni me ujë deri në treguesin MAX.
2 Vëreni depozitën e ujit sërish në pajisje duke puthitur përpara pjesën e poshtme me pajisjen.
3 Shtyjeni në pjesën e sipërme të depozitës derisa të puthitet në vend ("klik").
Vëreni spinën në prizën me tokëzim dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për ta ndezur avulluesin. Prisni derisa llama "hekuri gati" të qëndrojë ndezur. Pasi pajisja të jetë gati, do të dëgjoni dhe një tingull të shkurtër.
Shënim: Për përdorimin e herës së parë, ju rekomandojmë ta vendosni hekurin në tryezën e hekurosjes përpara se ta ndizni pajisjen, për performancë optimale.
Do të ketë zhurmë nga baza e produktit për shkak të pompimit të ujit për gjenerim avulli.
248 SHQIP
Llamba e sinjalizimit për ujë të pakët
Kur depozita të jetë thuajse bosh, pulson llama "sinjalizim uji të pakët". Mbusheni depozitën e ujit dhe shtypni çliruesin e avullit për ta lënë pajisjen të ngrohet sërish. Kur drita "hekuri gati" të qëndrojë ndezur, mund të vazhdoni të hekurosni me avull.
Përdorimi i pajisjes
Teknologjia ActiveSense

Pajisja juaj vjen me teknologjinë e parë në botë për pikasjen e tekstileve në hekur të quajtur ActiveSense. Ajo punon me inteligjencë artificiale për njohjen e tekstileve gjatë hekurosjes, me kamerë të integruar, duke i rregulluar automatikisht temperaturën ideale dhe sasinë e avullit. Mund dhe ta lini tryezën e hekurit pa rrezikun e djegieve.

Teknologjia ActiveSense ju mundëson të hekurosni të gjitha llojet e tekstileve të hekurosshme, në çfarëdo rendi, pa rregulluar cilësimin e temperaturës së hekurit.
Llamba "hekuri gati" mund të qëndrojë ndezur në blu ose të bardhë, sipas nivelit të temperaturës/avullit që nevojitet (normale dhe e lartë për llambën përkatëse), sipas tekstilit të pikasur.
Tekstilet me këto simbole nuk janë të hekurosshme (Fig. 9), për shembull linoja, pambuku, poliesteri, mëndafshi, Ieshi, viskoza dhe rajoni.
Shänim: Mos hekurosni në printime, edhe nëse tekstili përreth është i hekurosshëm.

Për tekstile dhe sipërfaqe të caktuara delikate (p.sh. kamosh, kadife, thurje metalike, temina), rekomandohet të lëshoni avull në distancë të shkurtër mbi rrobë.
Tekstilet me këtë simbol nuk janë të hekurosshme (Fig. 10). Këto tekstile përfshijnë tekstile sintetike si p.sh. spandeks ose elastan, tekstile të ndërthurura me spandeks dhe poliolefina.

Gjatë hekurosjes, mund ta vendosni hekurin ose në platformën e hekurit ose horizontalisht në tryezën e hekurit. Falë teknologjisë ActiveSense, pllaka nuk e dëmton mbulesën e tryezës së hekurit (Fig. 11).
Shënim: Mund të vihet re avull kur hekuri pushon për periudha të gjata. Kjo është normale dhe është pjesë e procesit të sistemit për të bërë të sigurt që pllaka të qëndrojë në temperaturën e duhur gjatë pushimit. Gjatë këtij procesi, llamba "hekuri gati" do të alternojë lehtë në blu.
Shënim: Mos e prekni pjesën e parme të hekurit pasi do të fillojë të nxehet.
Hekurosja me modalitetin e avullit inteligjent automatik
Pajisja juaj vjen me një sistem inteligjent avulli falë teknologjisë së sensorit DynamiQ që kupton si dhe kur lëviz hekuri. Kur e ndizni pajisjen, ky modalitet aktivizohet si rregull (Fig. 12). Së bashku me teknologjinë ActiveSense, hekuri juaj do të lëshojë automatikisht sasinë e duhur të avullit sipas lëvizjeve dhe Ilojit tuaj të tekstileve pa qenë nevoja të përdorni butonin e avullit.

Në modalitetin e avullit automatik, avulli del jashtë automatikisht kur e lëvizni hekurin dhe ndalon kur ndaloni së lëvizuri hekurin (Fig. 13). Mund ende ta shtypni butonin e avullit në këtë modalitet, për të aktivizuar avullin kur hekuri nuk është në lëvizje.
Shénim: Për sigurinë tuaj, në modalitet avulli automatik inteligjent, avulli ndalon kur hekuri ngrihet.
Sigurohuni që tryeza të jetë e përshtatshme për madhësinë dhe peshën e gjeneratorit të avullit.

Hekurosja në modalitet manual
Mund ta kontrolloni manualisht sasinë e avullit duke e çaktivizuar modalitetin e avullit automatik inteligjent.
- Për të dalë nga modaliteti i avullit automatik inteligjent, shtypni butonin e avullit automatik inteligjent (Fig. 14). Llamba e avullit automatik inteligjent fiket. Duhet të shtypni butonin e avullit për të vazhduar hekurosjen.
- Në modalitetin manual, teknologjia ActiveSense e rregullon ende temperaturën dhe sasinë e avullit automatikisht në tekstile të ndryshme, por duhet të shtypni butonin e avullit për të aktivizuar lëshimin e avullit.

Paralajmërim: Mos e drejtoni kurrë avullin nga njerëzit.
Shënim: Për rezultat optimal në tekstile të forta, si p.sh. pambuku, linoja dhe xhinsi, mbajeni butonin e avullit të shtypur kur e kaloni hekurin mbi tekstil (Fig. 15). Pastaj kalojeni hekurin mbi të njëjtën zonë disa herë të tjera pa avull për ta tharë tekstilin.
Shënim: Për rezultate optimale në tekstile mëndafshi dhe sintetike me shkëlqim, rekomandohet ta mbani butonin e avullit të shtypur kur hekurosni.

Funksioni i përforcimit të avullit

Funksioni i përforcimit të avullit është krijuar për të ndihmuar me palat e vështira.
- Shtypeni butonin e avullit dy herë shpejt për të aktivizuar funksionin e përforcimit të avullit. Pajisja lëshon 3 shkulma të fuqishëm avulli (Fig. 16).
Hekurosja vertikale

Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga një veshje ndërkohë që dikush e ka të veshur në trup. Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të dikujt tjetër.
Hekurin mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga rrobat e varura në varëse.
1 Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakë (Fig. 17).
Shänim: Për sigurinë tuaj, modaliteti i avullit automatik inteligjent nuk ofrohet për hekurosje vertikale.
Cilësimi MAX

Për sasi më të madhe avulli, mund të përdorni cilësimin MAX.
1 Shtypni e mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda derisa llamba të bëhet e bardhë (Fig. 18).
Shënim: Në cilësimin Max, pajisja juaj do të nxjerrë gjithnjë sasinë maksimale të avullit, ndërsa temperatura do të vijojë të rregullohet automatikisht.
2 Pajisja kthehet vetiu në modalitet normal avulli pas 15 minutash, për të kursyer energji.
3 Për ta fikur drejtpërdrejt cilësimin MAX në çfarëdo kohe, shtypni e mbani për 2 sekonda butonin e ndezjes/fikjes derisa të fiket Ilamba MAX.
Fikja automatike

- Për të kursyer energji, pajisja kalon në modalitet pasiv nëse nuk përdoret për 4-5 minuta. Llamba në butonin e ndezjes/fikjes fillon të pulsojë (Fig. 19).
- Për ta aktivizuar sërish pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose butonin e avullit. Pajisja fillon të ngrohet sërish.
- Pajisja fiket automatikisht nëse ajo nuk përdoret edhe për 10 minuta të tjera pasi ka hyrë në modalitetin pasiv. Drita në butonin e ndezjes/fikjes fiket.
ME RËNDËSI - EASY DE-CALC
Ešhtë shumë e rëndësishme që të përdoret funksioni EASY DE-CALC sapo të nisë të pulsojë llamba EASY DE-CALC (Fig. 20) dhe pajisja pulson vazhdimisht.
Drita treguese "EASY DE-CALC" fillon të pulsojë dhe pajisja pajisja lëshon një sinjal bip në mënyrë të vazhdueshme pas rreth një muaji apo 10 seancash hekurosjeje, për të treguar se pajisja duhet zhgëlqerëzuar. Kryeni procedurën e mëposhtme të EASY DE-CALC përpara se të vazhdoni me hekurosjen.
1 Hiqni spinën nga priza.
2 Vendoseni pajisjen në buzë të syprinës së tryezës.
3 Mbani një gotë (me kapacitet të paktën 900ml) nën çelësin EASY DE-CALC dhe rrotulloni çelësin në drejtim kundërorar (Fig. 21).


4 Hiqni çelësin EASY DE-CALC dhe lëreni ujin me grimcat e çmërsit të derdhen në gotë (Fig. 22).

5 Kur nga pajisja nuk del më ujë, futni sërish në vend çelësin EASY DE-CALC dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta shtrënguar (Fig. 23). 6 Mund të vazhdoni ta përdorni hekurin menjëherë pas kryerjes së procedurës EASY DE-CALC.

Shënim: Nëse e kryeni procedurën EASY DE-CALC menjëherë pas hekurosjes, hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet për të paktën dy orë përpara se të kryeni procedurën.
252 SHQIP
ME RËNDËSI – Zhgëlqerimi i pllakës
Nëse nuk e përdorni rregullisht funksionin EASY DE-CALC, grimcat e çmërsit mund të grumbullohen në pllakën fundore dhe prej kësaj mund të shfaqen njolla të kafenjta gjatë hekurosjes. Në raste të tilla duhet ta zhgëlqerëzoni pllakën fundore duke ndjekur procedurën e mëposhtme. Ju këshillojmë ta përsëritni dy herë procedurën për ta pastruar më mirë pllakën fundore.

Për të evituar rrezikun e djegieve, hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet për të paktën dy orë përpara se të zhgëlqeroni pllakën (Fig. 24).
1 Hiqni spinën nga priza.
2 Vendoseni pajisjen në skaj të syprinës së tryezës.
3 Sigurohuni që depozita të jetë bosh.

4 Mbani një gotë (me kapacitet të paktën 900ml) nën çelësin EASY DE-CALC dhe rrotulloni çelësin në drejtim kundërorar (Fig. 25).

5 Hiqni çelësin EASY DE-CALC dhe lëreni ujin me grimcat e çmërsit të derdhen në gotë (Fig. 26).

6 Mbajeni pajisjen në pozicionin ku vrima EASY DE-CALC të jetë për lart dhe hidhni 900ml ujë të distiluar në të (Fig. 27). Shënim: Bëni kujdes me peshën e rëndë të pajisjes kur e anoni.

7 Mbajeni vrimën EASY DE-CALC për lart, rifutni çelësin EASY DE-CALC dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar (Fig. 28).
SHQIP 253
8 Vëreni pajisjen sërish në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të niveluar. Futeni pajisjen në prizë dhe ndizeni (Fig. 29).
9 Mbushni depozitën e ujit.
10 Prisni për 5 minuta që pajisja të ngrohet.
11 Çaktivizoni funksionin DynamiQ duke shtypur butonin e avullit automatik inteligjent sipër dorezës së hekurit.

12 Mbajeni butonin e avullit të shtypur kur e lëvizni hekurin në një leckë të trashë për 3 minuta (Fig. 30).
Paralajmërim: Nga pllaka del ujë i nxehtë e i papastër.
13 Ndaloni lëvizjen e hekurit kur nuk del më ujë.
14 Hiqeni pajisjen pas përfundimit të zhgëlqerëzimit dhe lëreni të ftohet për të paktën dy orë.
15 Mbani një gotë (me kapacitet të paktën 900ml) nën tapën EASY DE-CALC dhe rrotullojeni tapën në drejtim kundërorar.
16 Hiqni çelësin EASY DE-CALC dhe lëreni ujin me grimcat e çmërsit të derdhen në gotë.
17 Kur nga pajisja nuk del më ujë, futni sërish në vend tapën EASY DECALC dhe rrotullojeni në drejtim orar për ta shtrënguar.

Vendruajtja
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2 Vendosni hekurin mbi platformën e tij. Shtypni butonin e kyçjes për ta kyçur hekurin në platformë.
3 Hiqni depozitën dhe zbrazeni.
4 Mbështilleni zorrën e avullit rreth bazës.
5 Futeni në folenë e mbajtjes së zorrës duke e shtyrë zorrën përmes hapësirës (Fig. 31).
6 Mblidhni kordonin elektrik me kapësen e ofruar Velcro dhe futeni në folenë e mbajtjes së kordonit (Fig. 32).
7 Pajisjen mund ta transportoni me një dorë te doreza e hekurit.
Shënim: Mos e mbani pajisjen duke e kapur nga doreza e lirimit të depozitës
Shënim: Nëse ka grumbullime çmërsi/fijesh rreth kamerës ActiveSense, hiqini me kujdes me një tampon pambuku ose të ngjashme.

Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk mundeni ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Tavolina ehekurosjes laget oseka pika uji në rrobëgjatë hekurosjes. | Pas një seance të gjatëhekurosjeje, avulli kondensohetnë mbulesën e tavolinës sëhekurosjes. | Zëvendësoni mbulesën e tavolinës sëhekurosjes nëse materiali është vjetruar.Ju gjithashtu mund të shtoni një shtresështesë filtri nën mbulesën e tavolinës sëhekurosjes për të parandaluar kondensiminnë tavolinën e hekurosjes. Ju mund të blinishtresë filtri në një dyqan pëlhurash. |
| Ju keni një mbulesë të tavolinëssë hekurosjes që nuk ështëprojektuar për të përballuarshkallën e lartë të avullit tëpajisjes. | Shtoni një shtresë shtesë filtri nën mbulesëne tavolinës së hekurosjes për të parandaluarkondensimin në tavolinën e hekurosjes.Ju mund të blini shtresë filtri në një dyqanpëlhurash. | |
| Modaliteti automatik i avullitështë përdorur për periudhë tëgjatë. | Fikeni modalitetin automatik të avullit dhepërdorni butonin manual për të aktivizuaravullin kur t'ju duhet. | |
| Kondensohet ujënë hekur gjatëhekurosjes. | Modaliteti automatik/Max ështëpërdorur për periudhë të gjatë. | Çaktivizoni modalitetin e avullit automatik/Max dhe përdorni butonin manual për taaktivizuar avullin kur t'ju duhet. |
| Avulli reflektohet nga tryeza ehekurit dhe kondensohet nëhekur. | Përdorni një tryezë/mbulesë tryeze që lejondepërtimin e avullit. | |
| Nga pllaka eposhtme dalin pikauji. | Avulli që ka qenë ende brendazorrës së avullit është ftohur dheështë kondensuar në ujë. Kjo bënqë nga pllaka e poshtme të dalinpika uji. | Lëshoni avullin për disa sekonda largrrobave. |
| Nga pllaka del caavull kur hekuriështë në pushim. | Hekuri ka pushuar për periudhëtë gjatë dhe po vetërregullohetpër të mundësuar temperaturë tëduhur të pllakës gjatë pushimit.Kjo është normale. | Nëse avulli vazhdon të dalë për periudhëmë të gjatë kur hekuri është në pushim,fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.Kontaktoni me një qendër të autorizuarservisi të "Philips. |
| Nga poshtë tapës"EASY DE-CALC"rrjedh avull dhe/ose ujë. | Tapa "EASY DE-CALC" nuk ështështrënguar siç duhet. | Fikeni pajisjen dhe lëreni atë të ftohet përreth 2 orë. Lironi tapën "EASY DE-CALC"dhe pastaj mbërthejeni sërish në pajisje nëmënyrën e duhur. Shënim: Kur hiqni tapënmund të rrjedhë pak ujë. |
| Gomina rrethore e tapës "EASYDE-CALC" është konsumuar. | Kontaktoni një pikë servisi të autorizuar nga"Philips" për një tapë të re "EASY DE-CALC". | |
| Nga pllaka eposhtme delujë i ndotur dhepapastërti ose pllakae poshtme është pis. | Papastërtitë ose kimikatet epranishme në ujë depozitohennë kanalet e avullit dhe/ose nëpllakën e poshtme. | Pastroni pllakën e poshtme me një leckë tëlagësht. |
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Brenda në pajisje është grumbulluar shumë bigorr dhe minerale. | Zhgëlqerojeni rregullisht pajisjen (shihni kapitullin "Me rëndësi - EASY DE-CALC" dhe "Me rëndësi - Zhgëlqerimi i pllakës"). | |
| Hekuri lë një shkëlqim ose një gjurmë në rrobë. | Sipërfaqja e hekurosjes nuk është e drejtë, pasi për shembull ju keni qenë duke hekurosur mbi një rrudhosje ose palosje në rrobë. | ActiveSense është i sigurt në të gjitha rrobat e hekurosshme. Shkëlqimi ose gjurma nuk janë të përhershme dhe ikin nëse lani rrobën. Për të shmangur gjurmët në tegelat dhe në palosje, evitoni hekurosjen mbi tegela ose palosje ose mund të vendosni një pëlhurë pambuku mbi zonën që do të hekuroset. |
| Pajisja nuk prodhon avull. | Nuk ka mjaftueshëm ujë në depozitë (pulson llamba "sinjalizimi i ujit të pakët"). | Mbushni depozitën (shihni kapitullin "Përdorimi i pajisjes", seksioni "Përgatitja e produktit"). |
| Pajisja nuk nxehet mjaftueshëm për të prodhuar avull. | Pritni derisa drita "hekuri gati" në hekur të qëndrojë e ndezur vazhdimisht. | |
| Modaliteti i avullit automatik është joaktiv dhe nuk e keni shtypur butonin e avullit. | Shtypni butonin e avullit dhe mbajeni të shtypur kur hekurosni ose garantoni që është aktivizuar modaliteti i avullit automatik. | |
| Depozita e ujit nuk është vendosur siç duhet në pajisje. | Rrëshqitni depozitën e ujit në pajisje që të puthitet në vend ("klik"). | |
| Pajisja nuk është ndezur. Vëreni spinën në një prizë dhe shtypni çelësin e ndezjes/fikjes për ta ndezur pajisjen. | ||
| Është ndezur llamba EASY DE-CALC. | Zhgëlqerojeni pajisjen (shihni kapitullin "ME RËNDËSI - EASY DE-CALC"). | |
| Pajisja është fikur. Drita në butonin e ndezjes/fikjes pulson. | Funksioni i fikjes automatike aktivizohet automatikisht kur pajisja nuk përdoret për më shumë se 4-5 minuta. | Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për ta ndezur sërish pajisjen. |
| Pajisja u fik. Ka kontakt të dobët të spinës me prizën. | Ky është produkt që kërkon energji të lartë. Sigurohuni që spina është futur siç duhet në prizë muri. Nuk rekomandohet të përdorni zgjatues apo adaptorë. | |
| Llamba "hekuri gati" ndryshon mes blusë dhe të bardhës gjatë hekurosjes. | Llamba "hekuri gati" do të jetë në blu për të treguar se hekuri është në gjendje optimale për tekstile të caktuara si mëndafshi, poliesteri. Kur llamba "hekuri gati" bëhet e bardhë, hekuri po jep temperaturë/avull më të lartë për lloje të tjera tekstilesh, për shembull pambuk, lino, xhins. | Kjo është normale. Me teknologjinë ActiveSense, llamba "hekuri gati" kthehet automatikisht në blu ose të bardhë për të treguar gjendjen e temperaturës/avullit të hekurit. |



