Pallas G iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Pallas G iSize CYBEX në format PDF.
| Lloji i produktit | Sedilje makine për fëmijë |
| Marka | Cybex |
| Modeli | Pallas G iSize |
| Homologimi | UN R129/03 (i-Size) |
| Lartësia e fëmijës | 76 cm – 150 cm |
| Mosha e rekomanduar | > 15 muaj deri në rreth 12 vjeç |
| Pesha maksimale e fëmijës (me mburojë) | 21 kg |
| Mënyra e instalimit (76-105 cm) | ISOFIX + Top Tether me mburojë goditjeje |
| Mënyra e instalimit (100-150 cm) | Rrip sigurie me tre pika i automjetit (pa ISOFIX) |
| Funksionet kryesore | Mburojë goditjeje e rregullueshme, mbrojtje lineare e goditjeve anësore (L.S.P.) e lëvizshme, mbështetëse koke e përkulshme (3 pozicione), rregullim në pozicion shtrirë, Top Tether me tregues tensioni |
| Kujdesi dhe pastrimi | Mbulesë e larëshme në makinë në 30 °C (program delikat), mos thani në tharëse as në diell |
| Garancia e prodhuesit | 3 vjet (CYBEX GmbH) |
| Pjesë rezervë dhe riparueshmëri | Mbulesat origjinale CYBEX të detyrueshme për sigurinë |
| Kohëzgjatja maksimale e përdorimit | 11 vjet (në varësi të mungesës së aksidentit) |
| Udhëzime të rëndësishme sigurie | Asnjëherë mos përdorni pa mbulesë, gjithmonë lidhni Top Tether-in me mburojë, kontrolloni përshtatjen e rripit |
Pyetjet më të shpeshta - Pallas G iSize CYBEX
Pyetjet e përdoruesve rreth Pallas G iSize CYBEX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Pallas G iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Pallas G iSize e markës CYBEX.
MANUAL I PËRDORUESIT Pallas G iSize CYBEX
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi para se ta instaloni sexholinon në automjet dhe mbajeni gjithnjë në një vend praktik për t'iu referuar në të ardhmen.
VAŽNE INFORMACIJE
CYBEX Pallas G i-Size me mbrojtëse nga goditjet:
76 cm - 105 cm, > 15 m, maks. 21 kg
CYBEX Pallas G i-Size me rrip automatik në tre pika:
100 cm - 150 cm
Mosha: > 15 muajsh deri në rreth 12 vjeç
Faleminderit që zgjodhët Pallas G i-size si sexholino për fëmijën tuaj.
!Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
!Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
!Mos e përdorni nëse fëmija nuk ka mbushur ende 15 muaj dhe gjatësinë 76 cm.
!Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.
!Ešhtë e përshtatshme vetëm për sedilje makinash me rrip automatik me tri pika, të miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi të barasvlershëm.
!Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
!Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me mbështetësen e automjetit.
!Kur e siguroni fëmijën me mbrojtësen nga goditjet (76 cm – 105 cm, > 15 m, maks. 21 kg), lidhja e krahëve të kycjes ISOFIX nuk mjafton: është absolutisht e nevojshme që të lidhni edhe rripin e sipërm.
!Rripi i sipërm mund të kapet vetëm te një pikë lidhjeje e shënuar.
!Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.
Tokëza e rripit të automjetit nuk duhet të kalojë asnjëherë mbështetësen e krahut të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet.
Rripi me tre pika duhet të kalohet vetëm në rrugët e caktuara. Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me jeshile dhe të kuqe te sexholinoja.
Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Para çdo përdorimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet ose rripi automatik në tri pika i automjetit të jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!
!Të gjithë rripat duhet të jenë të shtrënguar dhe jo të përdredhur!
Yetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
Në rastet kur fëmija është me gjatësi 76 cm – 100 cm, duhet të përdoret mbrojtësja nga goditjet.
Sexholinoja duhet të jetë gjithnjë e fiksuar siç duhet në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
Sexholinoja është testuar dhe homologuar gjithashtu pa mbrojtëset e goditjeve anësore.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
Mos e lini kurrë fëmijën të pashogëruar në automjet.
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
!Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 11 vjet. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
!Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
!Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.
PJESËT E PRODUKTIT
| (a) | Mbështetësja e shpinës |
| (b) | Mbështetësja këndore e kokës |
| (c) | Përforcuesi |
| (d) | Rregulluesi i lartësisë së mbështetëses së kokës |
| (e) | Unaza e kalimit të rripit të supeve (100 cm – 150 cm) |
| (f) | Mbrojtësja nga goditjet anësore (L.S.P.) |
| (g) | Mbrojtësja nga goditjet (76 cm – 105 cm) |
| (h) | Tokëzat e mbrojtëses nga goditjet |
| (i) | Gjuhëzat e mbrojtëses nga goditjet |
| (j) | Butoni i lëshimit të rregulluesit të rripit |
| (k) | Rregulluesi i rripit |
| (l) | Rripi |
(m) Unaza e kalimit të rripit të prehërit (100 cm – 150 cm)
(n) Krahët e kyçjes ISOFIX
(q) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(r) Vendi për ruajtjen e manualit
(s) Rripi i sipërm
(t) Pozicioni i qëndrimit të sipërm
(u) Rregulluesi i sipërm
(v) Butoni i lëshimit të mbrojtjes nga goditjet anësore
(w) Butoni i rregullimit të pozicionit
(x) Treguesi i sigurisë së sipërme
(y) Mbështetësja këndore e kokës
(z) Butoni i rregullimit të sipërm
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
76 cm – 105 cm; > 15 m me mbrojtëse nga goditjet
Ky është një Sistem i Përmirësuar i Mbajtjes së Fëmijëve i-Size. Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të mjetit. Mund të merrni versionin më të fundit nga go.cybex-online.com/pallas-g-isize-car-compatibility.
100 cm – 150 cm; me rrip automatik në tre pika
Kjo sexholino mund të përdoret në sedilje makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik në tre pika. Shikoni listën e llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Mund të merrni versionin më të fundit nga go.cybex-online.com/pallas-g-isize-car-compatibility.
Për përdorim me rrip në tre pika për gjatësitë 100 cm – 150 cm ekziston mundësia e përdorimit pa ISOFIX dhe Top Tether. Në këtë rast, sexholinoja duhet të jetë gjithnjë e fiksuar me rripin në tre pika edhe kur nuk sexholino nuk ka fëmijë.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
Nese fëmija ka shtat më shumë se 135 cm pajtueshmëria Pallas G i-Size dne automjetit tuaj mund të jetë më e pakët.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
-
Sigurohuni gjithmonë që...
-
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
-
kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
-
Shkëputeni rripin e sipërm (s) nga pozicioni i qëndrimit të sipërm (t).
-
Para instalimit, sigurohuni që sexholinoja është në pozicionin e qëndrimit.
-
Lëshoni butonat ISOFIX (p) për t'i zgjatur krahët e kyçjes ISOFIX (n).
Tä dy butonat e lèshimit ISOFIX mund të lèshohen në mënyrë të pavarur duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
- Shtyjini krahët e kyçjes ISOFIX (n) për t'i nxjerrë deri në fund nga baza.
-
Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
-
Shtyjini krahët e kyçjes ISOFIX (n) në pikat e kapjes ISOFIX (o) derisa të kyçen në vend me një "klikim". Dy treguesit e sigurisë ISOFIX (q) do të kalojnë nga ngjyrë të kuqe në jeshile.
- Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e kapjes ISOFIX (o).
- Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
Nõse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë, terhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
- Kalojeni rripin e sipërm (s) direkt në sexholino dhe kapeni duke përdorur çengelin në pikën e kapjes në automjet.
Nese është e nevojshme, ripi i sipërm mund të zgjatet duke shtypur butonin e rregullimit të Top Tether. - Shtrëngojeni rripin e sipërm (s) derisa treguesi i sigurisë së Top Tether (x) të bëhet jeshil.
Kalojeni rripin e sipërm poshtë mbështetëses së kokës së makinës. Mos e kaloni asnjëherë rripin e sipërm sipër mbështetëses së kokës. - Sexholinoja mund të çohet në pozicion qëndrimi ose shtrirë duke shtypur butonin e rregullimit të pozicionit (w) dhe duke e lëvizur sexholinon përpara ose duke e shtyrë mbrapa.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
- Lironi rripin e sipërm (s).
- Lironi krahët e kycjes ISOFIX (n) në të dyja anët duke shtypur butonat e lëshimit ISOFIX (p) dhe duke i tërhequr mbrapa njëkohësisht.
- Tërhiqeni sexholinon larg nga pikat e kapjes ISOFIX (o).
- Hiqeni sexholinon duke shtyrë krahët e kyçjes ISOFIX (n) përsëri te pozicioni i transportit.
- Lidheni rripin e sipërm (s) te pozicioni i qëndrimit (t).
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështësja e lëvizshme e kokës (b) mund të rregullohet duke përdorur rregulluesin e lartësisë së mbështetëses së kokës (d) mbrapa mbështetëses së kokës (b). Çojeni mbështetësen e kokës në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (reth sa gjërësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja është e montuar në makinë.
MÉNYRA E DUHUR E INSTALIMIT
| 76 cm – 105 cm, maks. 21 kg | 100 cm – 150 cm | |
| Mënyra e instalimit | me mbrojtësen nga goditjet | pa mbrojtësen nga goditjet |
| Instalimi | ![]() | ![]() |
SIGURIMI I FËMIJËS ME MBROJTËSEN NGA GODITJET: 76 CM – 105 CM (MAKS. 21 KG)
- Lironi rripin e mbrojtëses nga goditjet (I) duke shtypur butonin e lëshimit të rregulluesit të rripit(j) te rregulluesi i rripit (k).
- Hapeni tokëzën e mbrojtëses nga goditjet (h) mbi mbrojtësen nga goditjet (g) dhe shtrijeni anash mbrojtësen nga goditjet.
- Tani vendoseni fëmijën në sexholino.
Sigurohuni që mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet.
- Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (g) dhe vendoseni gjuhëzën e mbrojtëse nga goditjet (i) në tokëzën e mbrojtëses nga goditjet (h) në mënyrë që të fiksohet duke bërë një zhumë "klikimi".
- Tani tërhiqeni rripin (I) e mbrojtëses nga goditjet për ta rregulluar dhe për ta siguruar fëmijën si duhet. Lëvizeni pak majtas dhe djathtas mbrojtësen nga goditjet për të arritur një pozicion optimal.
- Mbrojtësja nga goditjet (g) duhet të rregullohet në mënyrë që të rrijë mirë pas trupit dhe legenit të fëmijës.
Shtrëngimi i rripit të rregullimit duhet të përsëritet çdo herë që e lidhni.
- Kontrolloni nëse gjuhëzat e kyçjes (i) janë kapur si duhet duke i tërhequr te mbrojtësja nga goditjet (g).
KALIMI NGA MBROJTËSJA NGA GODITJET (76 CM – 105 CM) TE RRIPI I AUTOMJETIT (100 CM – 150 CM)
Hiqeni mbrojtësen nga goditjet (g) menjëherë sapo fëmija juaj të kalojë 105 cm ose të peshojë më shumë se 21 kg.
Hapini të dyja tokëzat e mbrojtjes nga goditjet (h) dhe hiqeni mbrojtësen nga goditjet (g).
Mbani parasysh se përdorimi i sexholinos pa mbrojtëse nga goditjet nuk lejohet nëse fëmija nuk ka arritur gjatësinë ≥ 100 cm.
Mbajeni mbrojtësen nga goditjet në një vend të sigurt.
SIGURIMI I FËMIJËS PA MBROJTËSEN NGA GODITJET: 100 CM – 150 CM
- Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend dhe të bëjë një zhurmë "klik".
- Vendoseni rripin në unazat e rripit të prehërit me ngjyrë jeshile (m) në sexholino.
- Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
- Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit duhet të futen së bashku te unaza e kalimit të rripit të prehërit (m).
- Kalojeni rripin e supeve te unaza e kalimit të rripit të supeve (e) derisa të jetë brenda unazës së rripit.
- Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e mbështetëses së kokës (b) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
- Për ta vendosur sexholinon në pozicionin e shtrirë, shtypni butonin e rregullimit të pozicionit (w) nga poshtë pjesës përpara të përforcuesit (c).
- Për ta kthyer nga pozicioni i shtrirë te pozicioni ulur, shtypni butonin e rregullimit të pozicionit (w) përsëri dhe ngrijeni sexholinon duke ushtruar pak presion te përforcuesi (c).
MBROJTËSJA NGA GODITJET ANËSORE (L.S.P.)
Nëse mbrojtësja nga goditjet anësore (f) pengon derën e makinës ose nëse ngushton hapësirën te sedilja e pasagjerit, mund ta hiqni atë. Për të bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit të mbrojtëses nga goditjet anësore (v). Për të arritur këtë buton, duhet të hiqet kapaku i mbështetëses së shpinës. Për të vendosur përsëri L.S.P. (f) në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (y) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet tepër përpara gjatë gjumit.
Ajo mund të vendoset në një prej tre pozicioneve.
Shtyjeni mbështetësen e kokës (y) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni.
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen e'kokës.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga katër pjesë (mbështetësja e kokës, mbështetësja e shpinës, përforcuesi dhe mbrojtësja nga goditjet). Këto qëndrojnë të fiksuarä në vend në disa pika me kopsä dhe rripa elastikë. Pasi të jenë liruar të gjithë bashkuesit, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C me programin e larjes delikate, përndryshe mund të prishet ngjyra e copës. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara. Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

СЕРТИФИКАЦИЈА
OH R129/03

