CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - Ulëse makine

Anoris T2 i-Size Plus - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Anoris T2 i-Size Plus CYBEX në format PDF.

📄 860 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - page 597
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Anoris T2 i-Size Plus CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Anoris T2 i-Size Plus - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Anoris T2 i-Size Plus e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Anoris T2 i-Size Plus CYBEX

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 1Fjala sinjalizuese tregon një situatë të mundshme të rrezikshme e cila, nëse nuk shmanget, mund të rezultojë në vdekje ose lëndim të rëndë.
CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 2Fjala sinjalizuese tregon një situatë të mundshme të rrezikshme e cila, nëse nuk shmanget, mund të rezultojë në dëmtim të produktit ose pronës tjetër.
[8362]Këshilla dhe veçori të veçanta që e bë- jnë përdorimin e sediljes së makinës më të lehtë.
CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 3Video udhëzuese SaktëCYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 4
CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 5Tekst në të folur GabimCYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 6
CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 7Kthehu te tabela e përmbajtjesCYBEX Anoris T2 i-Size Plus - 8 Sinjal i dëgjueshëm

TABELA E PËRMBAJTJES

CERTIFIKIMI643
SIGURIA643
PJESËT E PRODUKTIT 645
PËRGATITJA PËR INSTALIMIN 646
POZICIONI I DUHUR NË AUTOMJET 646
INSTALIMI NË AUTOMJET 648
HEQJA NGA AUTOMJETI 650
LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS 651
RREGULLIMI I PJERRËSISE 651
SIGURIMI I FËMIJËS 652
INFORMACION DHE UDHËZIME PËR AIRBAG 653
MENAXHIMI I BATERISË 654
SINJALET PARALAJMËRUESE 655
PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE 656
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS 657
PASTRIMI657
KUJDESI PËR PRODUKTIN658
ÇFARË TË BËNI PAS NJË AKSIDENTI659
JETËGJATËSIA E PRODUKTIT659
HEQJA659
GARANCIA E PRODHUESIT660

CERTIFIKIMI

UN R129/03

CYBEX Anoris T2 i-Size

Mosha: 15+ M

Madhësia: 76 – 125 cm

Pesha: deri në 21 kg

Ju falënderojmë që vendosët të zgjidhni sexholinon Anoris T2 i-Size për makinë.

SIGURIA

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SIGURIA - 1

E RËNDËSISHME Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi para se ta instaloni sexholinon në automjet dhe mbajeni gjithnjë në një vend praktik për t'iu referuar në të ardhmen.

⚠️ PARALAJMËRIM Vdekja ose lëndimi i rëndë mund të ndodhë nëse nuk ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.

⚠️ PARALAJMËRIM Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.

Informacione të rëndësishme

  • Ky ndenjëse për fëmijë është i autorizuar sipas UN R129/03.
  • Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.
  • Mos e përdorni nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm. Mos e përdorni më nëse kalohet pesha maksimale e fëmijës prej 21 kg ose gjatësia prej 125 cm.

• Që sexholinoja të sigurojë mbrojtjen më të mirë të mundshme, përdorni gjithnjë mbrojtjen lineare për goditjet anësore (L.S.P) të derës anësore.
- Përveç kësaj, sexholinoja është testuar dhe aprovuar për t'u përdorur PA mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të palosur.
- Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) me drejtim nga brenda automjetit duhet të paloset nëse sexholinoja përdoret në sediljen e përparme ose nëse dikush tjetër është ulur në sediljen e pasme të automjetit.
- Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
- Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 10 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materia-leve përbërëse me kalimin e viteve.
- Sexholinoja është pajisur me një sistem të brendshëm airbegu. Gjithashtu ajo është testuar dhe miratuar edhe pa sistem aktiv airbegu.
•MOS u përpiqni të çmontoni një pjesë që nuk është e destinuar për t'u hequr, të modifikoni ose të shtoni ndonjë pjesë në nden-jëse. Ne këshillojmë fuqimisht që të mos hiqni pjesët fikse si mburoja e ndikimit. Garancia do të jetë e pavlefshme nëse përdoren pjesë ose aksesorë jo origjinalë.
•MOS u përpiqni të hidhni ndenjësen e makinës vetë përmes mbeturinave shtëpiake. Ju lutemi ndiqni udhëzimet për hedhjen e mbeturinave të përcaktuara në këtë udhëzues përdoruesi.

PJESËT E PRODUKTIT

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PJESËT E PRODUKTIT - 1

(1) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.)
(2) Shiriti i mbrojtjes së baterisë
(3) Ndarja e baterisë
(4) Këmbëza mbështetëse
(5) Paneli i ekranit
(6) Butonat e lëshimit ISOFIX
(7) Krahët e kyçjes ISOFIX
(8) Pikat e kapjes ISOFIX

(9) Treguesit ISOFIX
(10) Butoni i rregul- limit të këmbëzës mbështetëse
(11) Treguesi i këmbëzës mbështetëse
(12) Mbështetësja e kokës
(13) Doreza e rregullimit të mbështetëses së kokës
(14) Doreza e rregullimit të pozicionit
(15) Mbrojtësja nga goditjet

(16) Butoni për rregullim
(17) Tokëza e rripit
(18) Gjuhëza e tokëzës
(19) Butoni i kontrollit
(20) Treguesi i mbrojtëses nga goditjet
(21) Treguesi i baterisë
(22) Butoni i kyçjes L.S.P.
(23) Ndarja për udhëzuesin e përdorimit

PËRGATITJA PËR INSTALIMIN

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PËRGATITJA PËR INSTALIMIN - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PËRGATITJA PËR INSTALIMIN - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PËRGATITJA PËR INSTALIMIN - 3

brojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P) (1) paloset automatikisht kur e nxirrni sexholinon nga paketimi. Sigurohuni që mbrojtësja lin-eare nga goditjet anësore (L.S.P) e drejtuar nga dera e automjetit, të jetë e palosur para se të niseni. Para se ta përdorni për herë të parë, shiriti i mbrojtjes së baterisë (2) duhet të hiqet nga vendi i baterisë (3) poshtë sexholinos. Menjëherë sapo të fillohet montimi i sexholinos, mund të dëgjohet një sinjal akustik derisa këmbëza mbështetëse (4) të montohet si duhet.

Nëse instalimi ka filluar dhe nuk dëgjohet asnjë tingull ose sinjal paralajmërues, ose treguesit vizualë në ekran (5) nuk janë të ndezur, duhet të ndërrohen bateritë.

POZICIONI I DUHUR NË AUTOMJET

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - POZICIONI I DUHUR NË AUTOMJET - 1

Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse automjeti juaj ka një pozicion qëndrimi i-Size, ju lutem kontrolloni listën e automjeteve për të parë nëse lejohet të përdoret në atë automjet.

Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta merrni në

Nëse automjeti juaj nuk është i pajisur me ISOFIX, sexholinoja nuk mund të përdoret.

Nëse automjeti juaj nuk ka hapësirë të mjaftueshme, mbrojtësja nga goditjet lineare anësore (L.S.P) mund të paloset.

Nuk është e garantuar se në të gjitha automjetet e aprovuara mund të përdoren të gjitha pozicionet dhe pjerrësitë.

Për arsye sigurie dhe rehatie, rekomandojmë ta përdorni sexholinon mbrapa pasagjerit përpara.

⚠️ PARALAJMËRIM Rreziku i lëndimit! Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
⚠️ PARALAJMËRIM Rreziku i lëndimit! Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.
⚠️ PARALAJMËRIM Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
⚠️ PARALAJMËRIM Rreziku i djegies! Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës sëfëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.

INSTALIMI NË AUTOMJET

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 3

text_image CLICK!CLICK! (4)(4)

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 4

text_image ISOFIX (7)(7) (9)(9)(6)(6)

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 5

text_image CLICK! (8)(8)

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 6

text_image (10)(10) (11)(11)

Sigurohuni gjithmonë për sa vijon...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjer-it, sediljen e
    •mjetit sa më pas që të jetë e mundur

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - INSTALIMI NË AUTOMJET - 7

PARALAJMËRIM Rreziku i lëndimit! Mos përdorni asnjë pikë për mbajtje ngarkese përveç atyre që tregohen në udhëzuesin e përdorimit dhe që janë shënuar në sediljen e automjetit për ta siguruar sexholinon.

  1. Paloseni këmbëzën mbështetëse (4) derisa të fiksohet në pozi-cionin maksimal përpara.

⚠️ PARALAJMËRIM Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.

⚠️ PARALAJMËRIM Mos vendosni objekte në zonën e këmbëve përpara sexholinos së fëmijës.

  1. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.

SHËNIM Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

  1. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (6) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (7).

Pë dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.

  1. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) deri në fund jashtë sexholinos.

  2. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Treguesit ISOFIX (9) do të bëhen nga ngjyrë e KUQE në të GJELBËR.

Pikat e kapjes ISOFIX janë dy vegjë metalike për sexholino. Këto ndodhen ndërmjet mbështetëses së shpinës dhe sipërfaqes së uljes të sediljes së makinës. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi t'i referoheni manualit të automjetit.

  1. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet mirë në pikat e kapjes ISOFIX (8) duke u përpjekur për t'i hequr.

  2. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
    Edhe lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me mbështetësen e shpinës së mjetit.

  3. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë mirë dyshemenë e mjetit.
  4. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali akustik paralajmërues ndalon.
  5. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.

HEQJA NGA AUTOMJETI

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA NGA AUTOMJETI - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA NGA AUTOMJETI - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA NGA AUTOMJETI - 3

text_image (7)(7) ISOFIX (6)(6)

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA NGA AUTOMJETI - 4

text_image (10)(10) (4)(4)
  1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
  2. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.
  3. Duke shtypur butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) shtyjeni këmbëzën mbështetëse (4) mbrapa dhe paloseni për të kursyer hapësirë..

LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 3

text_image 1 (13)

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 4

text_image 1 (12) max. 2 cm

Mbështetësja e kokës (12) mund të lëvizet duke përdorur dorezën e lëvizjes së mbështetëses të kokës (13). Kur lëvizni mbështetësen e kokës (12), sigurohuni që të mbeten deri në 2 cm (afërsisht sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 5

PARALAJMËRIM Vetëm nëse mbështetësja e kokës është pozicionuar në mënyrë optimale, kjo mund t'i sigurojë mbrojtje dhe rehati fëmijës suaj.

RREGULLIMI I PJERRËSISË

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - RREGULLIMI I PJERRËSISË - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - RREGULLIMI I PJERRËSISË - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - RREGULLIMI I PJERRËSISË - 3

text_image (14)(14)

Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit (14) në pjesën e përparme të sexholinos.

Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të klikojë në vend kur e çoni te pjerrësia që doni.

SIGURIMI I FËMIJËS

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SIGURIMI I FËMIJËS - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SIGURIMI I FËMIJËS - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SIGURIMI I FËMIJËS - 3

text_image (15)(15) (16)(16) CLICK! (17)(17) (18)(18) (19)(19) (20)(20)

⚠️ PARALAJMËRIM Para çdo udhëtimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet të jetë e shtrënguar si duhet dhe të puthitet mirë në trup.

SHËNIM Mos vendosni objekte mbi mbrojtësen nga goditjet. Mos përdorni objekte të mprehta sipër ose pranë mbrojtëses nga goditjet.

  1. Lironi mbrojtësen nga goditjet (15) duke shtypur butonin e rregullimit (16) dhe njëkohësisht tërhiqeni përpara mbrojtësen nga goditjet.
  2. Lironi tokëzën e rripit (17) të mbrojtëses nga goditjet (15) duke shtypur butonin e kuq të lëshimit të sediljes dhe vendoseni mbrojtësen nga goditjet pas sexholinos.

  3. Vendoseni fëmijën në sexholino.

  4. Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (15) dhe futeni gju-hëzën e rripit (18) të mbrojtëses nga goditjet te tokëza përkatëse e rripit (17) të sediljes së makinës. Sigurohuni që tokëza të kyçet me një zhurmë "KLIK". Rripat nuk duhet të përdridhen. Treguesi i mbrojtëses nga goditjet (20) bëhet JESHIL.
  5. Tërhiqeni mbrojtësen nga goditjet (15) për të kontrolluar nëse tokëza e rripit (17) është kyçur si duhet.
  6. Shtypni butonin e rregullimit (16) dhe shtyjeni mbrojtësen nga goditjet (15) drejt fëmijës. Mbrojtësja nga goditjet (15) duhet të puthitet mirë pas trupit dhe legenit të fëmijës.

⚠️ PARALAJMËRIM Çdo herë që sigurohet fëmija, kontrolloni që mbrojtësja nga goditjet të puthitet si duhet dhe shtrëngoni rripat.

  1. Para se të niseni, kontrolloni që të gjithë treguesit në ekran (5) të jenë ngjyrë JESHILE duke shtypur butonin e kontrollit (19).

Airbag i sexholinos ndodhet brenda mbrojtëses nga goditjet dhe ai ofron më tepër siguri në rast aksidenti. Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme që airbag i sexholinos të aktivizohet:

- Bateria duhet të jetë e karikuar mjaftueshëm.

SQ

• Sexholinoja duhet të jetë montuar si duhet dhe mbrojtësja nga goditjet të jetë e lidhur.
•Të gjithë treguesit në ekran të jenë ndezur në ngjyrë JESHILE.

MENAXHIMI I BATERISË

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - MENAXHIMI I BATERISË - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - MENAXHIMI I BATERISË - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - MENAXHIMI I BATERISË - 3

Në varësi të jetëgjatësisë së baterisë dhe mënyrës së përdorimit, mund të jetë e nevojshme që bateritë të ndërrohen. Nëse bateritë janë bosh, airbag dhe treguesit dhe sinjalet paralajmëruese nuk janë aktive.

Një sinjal paralajmërues tregon se bateritë duhen të ndërrohen.

Për t'i ndërruar bateritë, duhet të hapni vendin e baterive (3) me një mjet të përshtatshëm. Pasi t'i keni ndërruar bateritë, kjo hapësirë duhet të mbyllet përsëri.

Treguesi i baterisë në ekran ndizet në ngjyrë JESHILE. Nëse ekrani nuk ndizet edhe pasi keni ndërruar bateritë, ju lutem kontaktoni shitësin ose prodhuesin.

Përdorni vetëm bateri të rekomanduara të tipit CR17450 (3V DC).

  • Mos e shkëmbeni terminalin pozitiv me atë negativ kur i vendosni.
    •Përdorni vetëm bateri të njëjta dhe të reja që nuk janë dëmtuar.
    •Hiqini gjithnjë bateritë e zbrazura.
    •Mbajini të gjitha bateritë larg nga fëmijët.
    •Mos i karikoni bateritë.
  • Mos lejoni që bateritë të pësojnë goditje të forta.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - MENAXHIMI I BATERISË - 4

SQ

  • Mos e ekspozoni kurrë këtë produkt ose bateritë ndaj zjarrit.
  • Mos i mbani bateritë në vend të nxehtë dhe me lagështi.
  • Mos i çmontoni bateritë. Mos krijoni qark të shkurtër në bateri.
    •Hiqini bateritë nëse do t'i lini për kohë të gjatë.

SINJALET PARALAJMËRUESE

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SINJALET PARALAJMËRUESE - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SINJALET PARALAJMËRUESE - 2

Treguesit në ekran (5) aktivizohen menjëherë sapo të paktën një prej krahëve të kyçjes ISOFIX lidhet me automjetin. Kushtojini vëmendje sinjaleve paralajmëruese të mëposhtme:

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - SINJALET PARALAJMËRUESE - 3

Instalimi i gabuar i krahëve të kyçjes ISOFIX

Të dy krahët e kyçjes ISOFIX duhet të kapen si duhet.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - Instalimi i gabuar i krahëve të kyçjes ISOFIX - 1

Instalimi i gabuar i këmbëzës mbështetëse

Këmbëza mbështetëse duhet të zgjatet plotësisht dhe të mbështetet në dysheme.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - Instalimi i gabuar i këmbëzës mbështetëse - 1

Mbrojtësja nga goditjet nuk është lidhur

Kontrolloni nëse gjuhësa e tokëzës është lidhur.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - Mbrojtësja nga goditjet nuk është lidhur - 1

Mbaroni udhëtimin sipas planit dhe më pas kontaktoni shitësin ose prodhuesin.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - Mbrojtësja nga goditjet nuk është lidhur - 2

Karikimi i baterisë është <30%

Bateritë duhet të ndërrohen së shpejti.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - Karikimi i baterisë është &lt;30% - 1

Karikimi i baterisë është <10%

Bateritë duhet të ndërrohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Për të kontrolluar gjendjen e baterive, shtypni butonin e kontrollit.

PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE - 1

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE - 2

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE - 3

text_image (12)(12)

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE - 4

Për ta palosur mbrojtësen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1), veproni si më poshtë:

  1. Tërhiqeni mbështetësen e kokës (12) në pozicionin më të sipërm dhe paloseni mbulesën e mbështetëses së kokës në drejtim lart për të zbuluar butonin e kyçjes L.S.P (22).
  2. Mbylleni mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P) (1) dhe mbajeni të shtypur. Shtyjeni në drejtim jashtë butonin e kyçjes L.S.P (22).
  3. Menjëherë sapo butoni i kyçjes L.S.P. (22) të shtyhet deri në fund, mbrojtësja lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1) mund të lirohet.
    Për ta palosur përsëri mbrojtësen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1), shtypni fort pjesën mbi L.S.P. që ka shënimin "PRESS".

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS - 1

⚠️ PARALAJMËRIM Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e saj. Sigurohuni që të përdoret vetëm mbulesë sexholinoje CYBEX, pasi mbulesa është pjesë e domosdoshme e sigurimit.

Mbulesa përbëhet nga 3 pjesë, të cilat janë të lidhura me sexholinon në pika të ndryshme. Lironi të gjitha bashkimet. Më pas mund të hiqen pjesët një nga një.

Sigurohuni që të hiqni vetëm mbulesën e sipërme të mbrojtjes nga goditjet.

Për ta vendosur përsëri mbulesën, veproni në rend të kundërt.

PASTRIMI

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - PASTRIMI - 1

Eështë e rëndësishme të përdorni vetëm mbulesën originale të sediljes, pasi mbulesa është një pjesë thelbësore e funksionit. Ju mund të merrni mbulesa rezervë te shitësi juaj.

⚠️ PARALAJMËRIM Mbulesa është një komponent integral i dizajnit të sigurisë së sediljes së makinës. Prandaj, sedilja e makinës nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesë ose me mbulesën e një sedilje tjetër.

SHËNIM Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!

SHËNIM Vetëm mbulesa e heqshme e sexholinos mund të lahet në lavatriçe.

SHËNIM Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues! Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë.

⚠️ PARALAJMËRIM Asnjëherë mos i hiqni pjesët e mbrojtëses nga goditjet! Mund të hiqet vetëm kapaku i jashtëm i mbrojtëses nga goditjet..

Për të garantuar që sedilja juaj e makinës të ofrojë mbrojtjen maksimale, është thelbësore të respektohen pikat e mëposhtme:

  • Të gjithë komponentët kryesorë të sediljes së makinës duhet të kontrollohen rregullisht për dëmtime. Pjesët mekanike duhet të funksionojnë pa probleme.
  • Sigurohuni që sedilja e makinës të mos ngecë midis pjesëve të forta si dera e makinës, shinat e sediljes etj., të cilat mund ta dëmtojnë atë.
    •Nëse, për shembull, sedilja e makinës bie, ajo duhet të testohet nga prodhuesi përpara se të përdoret përsëri.

ÇFARË TË BËNI PAS NJË AKSIDENTI

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - ÇFARË TË BËNI PAS NJË AKSIDENTI - 1

⚠️ PARALAJMËRIM Një aksident mund të shkaktojë dëmtime në sediljen e makinës që nuk janë të dukshme me sy të lirë. Ju lutemi, ndërroni sediljen pa dështuar pas një aksidenti. Në rast dyshimi, kontaktoni shitësin ose prodhuesin.

JETËGJATËSIA E PRODUKTIT

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - JETËGJATËSIA E PRODUKTIT - 1

Kjo sedilje makine është projektuar për të përmbushur funksionet e saj të synuara me përdorim të zakonshëm për një jetëgjatësi produkti deri në 10 vjet. Konsumi gradual i plastikës, për shembull i shkaktuar nga ekspozimi ndaj dritës së diellit (UV), mund të shkaktojë një përkeqësim të lehtë të vetive të produktit. Meqenëse ndryshimet shumë të mëdha të temperaturës dhe streset e tjera të paparashi-kueshme janë të zakonshme në automjete, është e nevojshme të respektohen pikat e mëposhtme:

  • Nëse automjeti është i ekspozuar drejtpërdrejt ndaj dritës së fortë të diellit për periudha të gjata, sedilja e makinës duhet të hiqet nga automjeti ose të mbulohet me një pëlhurë të lehtë.
  • Kontrolloni rregullisht të gjitha pjesët plastike dhe metalike të sediljes për dëmtime ose ndryshim të formës ose ngjyrës. Nëse vëreni ndonjë ndryshim në sediljen e makinës, ajo duhet të hidhet ose të kontrollohet dhe ndoshta të zëvendësohet nga prodhuesi.
  • Ndryshimet në pëlhurë, veçanërisht zbehja, janë normale kur për-doren në një automjet dhe nuk ndikojnë në funksionin e sediljes.

HEQJA

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA - 1

Për të mbrojtur mjedisin, ne kërkojmë që përdoruesi të ndajë dhe të heqë mbeturinat që lindin në fillim (paketimi) dhe në fund (pjesët e produktit) të jetëgjatësisë së sediljes së makinës.

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - HEQJA - 2

Sexholinoja dhe komponentët e saj janë mbetje të veçanta, ndaj nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e zakonshme. Produkti duhet të hidhet sipas rregullave vendëse. Të gjitha informacionet aktuale për hedhjen në vendin tuaj mund të gjenden në go.cybex-online.com/anoris-t2-isize-disposal.

⚠️ PARALAJMËRIM Rreziku i mbytjes! Mbajeni materialin plastik të paketimit larg fëmijës tuaj!

GARANCIA E PRODHUESIT

CYBEX Anoris T2 i-Size Plus - GARANCIA E PRODHUESIT - 1

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku ky produkt i është shitur konsumatorit përmes kanaleve të shitjes me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats.

Nëse te përshkrimi i artikullit tregohet garancia, të drejtat tuaja statutore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

BS
VIZUELNI JEZIK

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Anoris T2 i-Size Plus

Kategori : Ulëse makine