CYBEX Sirona Gi iSize - Ulëse makine

Sirona Gi iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sirona Gi iSize CYBEX në format PDF.

📄 130 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice CYBEX Sirona Gi iSize - page 90
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Sirona Gi iSize CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sirona Gi iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sirona Gi iSize e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Sirona Gi iSize CYBEX

Diapazoni i përmasave:

61 – 105 cm

Pesha: maks.: 20 kg

CYBEX Sirona Gi iSize - 1

Faleminderit që zgjodhët "Sirona Gi i-Size" si sexholinon tuaj.

Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e caktuar (20).

INFORMACIONE DHE PARALAJMÈRIME TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.

NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.

Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika lidhëse të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e shpatullave të puthiten sîç duhet.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në

pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e automjetit éshtë mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.

Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bblokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi ajo përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilésinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

PJESËT E PRODUKTIT

Inserti për foshnja (1) (ofrohet veçmas)Doreza e rregullimit të mbështetëses
Treguesi i përmasave (2)së kokës (12)
Këmbëza mbështetëse (3)Doreza për rregullimin e pozicionit (13)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (4)Butoni i rregullimit të rripit (14)
Krahët fiksues-ISOFIX (5)Rripi i shpatullave (15)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (6)Tokëza e rripit (16)
Treguesi-ISOFIX (7)Gjuhëza e tokëzës (17)
Butoni i rregullimit të këmbëzësRripat e prehrit (18)
mbështetëse (8)Rripi qendror i rregullimit (19)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9)Ndarja për udhëzuesin e
Treguesi i fiksimit të sexholinos (10)përdorimit (20)
Mbështetësja e kokës (11)Doreza e rrotullimit te ndenjeses (21)

PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS

Inserti për foshnja (1) mund të blihet veçmas si aksesor i veçantë, dhe ai mundëson përdorimin për fëmijë mbi 40 cm të gjatë. Ai duhet të hiqet nëse fëmija është më i gjatë se 60 cm. Treguesi i përmasave (2) tregon përmasat që duhet të arrijë fëmija juaj përpara se të lejohet konvertimi i sexholinos për përdorim në drejtim të lëvizjes.

POZICIONI I SAKTË NË MJET

Ky është një sistem i përmirësuar mbrojtës për fëmijë dhe është në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03, për përdorim në sediljet e mjeteve të përshtatshme për "i-Size" sîç ilustrohet nga prodhuesit e mjeteve në manualet et tyre të përdorimit. Nëse autommjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Versionin më të përditësuar të listës sè llojeve mund ta merrni në www.cybex-online.com.

INSTALIMI NË MJET

Sigurohuni gjithmonë për sa vijon...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e mjetit sa më pas që të jetë e mundur.

  • Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal përpara.

  • Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (4) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët.

Te dy butonat e lèshimit ISOFIX mund të lèshohen në mënyrë të pavarur duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.

  1. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) deri në fund jashtë sexholinos.
  2. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
  3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (6) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy treguesve ISOFIX (7) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
  4. Sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë duke u përpjekur për ta nxjerrë nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
  5. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e automjetit derisa të pozicionohet plotësisht me të.

Eche lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me mbështetësen e shpinës të mjetit.

  1. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (8) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e automjetit.
  2. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.
  3. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9) bëhet i GJELBËR kur ajo pozicionohet siç duhet në dyshemenë e automjetit.

NXJERRJA NGA MJETI

  1. Zhblokoni krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (4).
  2. Nxirrni sexholinon nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
  3. Hiqni sexholinon dhe rrèshqitni krahët fiksues ISOFIX (5) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.
  4. Shtyni këmbëzën mbështelëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas paloseni për të krijuar hapësirë.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e rregullueshme e kokës (11) mund të rregullohet me anë të dorezës së rregullimit të mbështetëses së kokës (12) që ndodhet në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (11). Kur rregulloni mbështetësen e kokës, sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës të jetë jo më shumë se 2 cm (rreth 2 gisht gjerësi).

FUNKSIONI I RROTULLIMIT

Terhiqeni dorezen e rrotullimit te sexholinos (21) mbi baze per ta kthyer sexholinon.

Përpara se të niseni për udhëtim, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë në vend.

RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË

Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit (13) në pjesën e përparme të sexholinos.

Pär fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë që të përdoret pozicioni i shtrirjes horizontale maksimale.

Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të fiksohet në vend duke lëshuar një tingull zanor "klik" kur e rregulloni në pozicionin shtrirë apo pozicionin ulur.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
  2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (14) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat e shpatullave (15) për t'i liruar ato.
  3. Zbërtheni tokëzën e rripit (16) duke shtypur fort butonin e kuq.
  4. Tani gjuhëzat e tokëzës (17) mund të fiksohen në vendet e treguara në kapak duke përdorur unazat e integruara.
  5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
  6. Vendosini rripat e shpatullave (15) direkt mbi shpatullat e fëmijës suaj.
  7. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës (17) dhe fiksojini në tokëzën e rripit (16). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
  8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe", shtypni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe rrešhqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (16).
  9. Shtrëngoni rripat e prehrit (18) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit (19) për të shtrënguar rripat e shpatullave (15) derisa të puthiten në mënyrë komode pas trupit të fëmijës.

Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos jetë e mundur palosja e rripave.

  1. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 4 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermania) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore: go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CERTIFIKACIJA

Sirona Gi i-Size

UN R129/03

Raspon veličina: 61 – 105 cm

Težina: maks. 20 kg

CYBEX Sirona Gi iSize - CERTIFIKACIJA - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Sirona Gi iSize

Kategori : Ulëse makine