TWIN 300 - Sensor dere/dritare Schellenberg - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TWIN 300 Schellenberg në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth TWIN 300 Schellenberg
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sensor dere/dritare në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TWIN 300 - Schellenberg dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TWIN 300 e markës Schellenberg.
MANUAL I PËRDORUESIT TWIN 300 Schellenberg
Manuali i montimit dhe përdorimit 239
Deklarata e konformitetit e KE-së 242
Të dhënat teknike 243
Madhësia....243
A Legjenda dhe shpjegimi i çelësit të programimit....244
B Montimi....282
C Mësimi i cilësimeve të përgjithshme opsonale të pultit të komandimit....298
-
Cilësimi opsional i forcës....299
-
Funksioni opsional i mbylljes automatike ....300
-
Përshtatja opsonale e ngadalësimit të hapjes dhe mbylljes....301
-
Mësimi i pultit të komandimit ....302
-
Regjistrimi i pikës fundore ....304
-
Përshtatja opsonale e funksionit të pultit....308
-
Cilësimi opsional Barriera fotoelektrike ....309
-
Fshirja e pultit të komandimit....310
D Aksesorët opsonalë 312
E Skemat elektrike të zgjerimeve opsonale....314
MANUALI I MONTIMIT DHE PËRDORIMIT
I nderuar klient,
me blerjen e mekanizmit të transmissionit Twin të markës Schellenberg keni përzgjedhur një produkt cilësor. Ky produkt për-doret për hapjen me mekanizëm transmissioni të portave me dy kanate të shtëpive private. Shpresojmë që me këtë produkt të kemi plotësuar pritshmëritë tuaja dhe ju falënderojmë për besimin tuaj. Për çdo pyetje lidhur me produktet tona ose lidhur me mundësitë e përdorimit të tyre, jeni të lutur t'i drejtoheni shërbimit tonë për klientin:
Pika e kontaktit:
Udhëzim i rëndësishëm për sigurinë:
Lidhjet elektrike duhen realizuar vetëm nga një specialist i autorizuar. Punime të tilla mund të shkaktojnë rreziqe për shëndetin dhe jetën dhe kërkojnë njohuri të veçanta profesionale.
Fushat e përdorimit / përdorimi:
» Për porta me përdorim privat
Mekanizmat e transmissionit të portave Schellenberg u nënshtrohen vazhdimisht përmirësimeve dhe zhvillimeve të më-tejshme. Për këtë arsye, rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në kuptimin e avancimit teknik dhe përmirësimit të produktit. Rezervohet e drejta e ndryshimeve teknike, e diferencave nga figurat dhe e gabimeve në printim.
Funksionimi i mekanizmit të transmissionit mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si p.sh. rrethanat specifieke të montimit në vend. Nga të dhënat teknike nuk mund të lindë asnjë pretendim, meqenëse mund të ndryshojnë për çdo rast të veçantë.
Rregulla të përgjithshme për sigurinë / Udhëzime sigurie për instaluesin
KUJDES! Për të garantuar sigurinë e personave duhet që, përpara se të fillohet instalimi i produktit, të lexohet me kujdes manuali. Instalimi i gabuar ose përdorimi i gabuar i produktit mund të çojë në lëndime të rënda personale.
» Ky produkt dhe paketimi i tij nuk janë lojëra për fëmijët. Prandaj, mbajeni larg fëmijëve. Ekziston reziku i lëndimit dhe i mbytjes!
» Manuali duhet ruajtur me kujdes në mënyrë që të mund t'i referoheni edhe në të ardhmen.
» Ky produkt është projektuar dhe prodhuar ekskluzivisht vetëm për përdorimin epërshkruar në këtë dokumentacion. Çdo përdorim tjetër që nuk është i shprehur qartë mund të cenojë integritetin e produktit dhe/ose të përbëjë burim të mundshëm rreziku.
» Schellenberg nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i pasaktë ose nga përdorimi në kundërshtim me qëllimin e përdorimit të produktit.
» Pjesët mekanike të montimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e standardeve EN 12604 dhe EN 12605.
» Në shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, për garantimin e nivelit të duhur të sigurisë duhen ndjekur përveç rregullave ligjore kombëtare për këtë qëllim, edhe standardet e përmendura më lart.
» Schellenberg nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi në rast të realizimeve jo të sakta në prodhimin e pajisjeve mbyllëse që do të vihen në lëvizje nga mekanizmi, si dhe për deformimet që mund të shfaqen gjatë funksionimit.
» Instalimi duhet të kryhet duke ndjekur standardet EN 12453 dhe EN 12445. Cilësimi i forcës së sistemit automatik duhet të përputhet me portën.Nëpërmjet një pajisjeje të integruar për sigurinë, mekanizimi i transmissionit ofron mbrojtje kundër shtypjes, e cila përbëhet nga njësi kontrolli e momentit të rrotullimit. Në çdo rast është e nevojshme që njësia e kontrollit e momentit të rrotullimit të përshtatet me portën. Për të reduktuar në maksimum rrezikun e lëndimit, duhet që vënia në punë e sistemit komandues të portës të përshtatet me portën si më poshtë.
» Pas hasjes me një pengesë, mekanizmi i transmissionit rrotullohet në drejtimin e kundërt.
» Në fabrikë është programuar niveli 1 i cilësimit të forcës.
» Pajisjet e sigurisë (standardi EN 12978) bëjnë të mundur mbrojtjen në zonat emundshme të rrezikut nga rreziqet e lëvizjeve mekanike, si për shembullshtypja, tërheqja zvarrë ose lëndimet me prerje. Gjatë programimit të cilësimit të forcës, ndërprerja e emergjencës nuk është aktive.
» Përpara realizimit të çdo ndërhyrjeje në pajisje duhet shkëputur patjetër korrenti.
» Për çdo pajisje rekomandohet të përdoret të paktën një dritë sinjalizuese, si dhe një tabelë paralajmëruese, e cila mbërt-hehet sïç duhet në strukturën e portës.
» Schellenberg nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me sigurinë dhe funksionimin pa defekte të mekanizmit të transmissionit për sa kohë në pajisje janë përdorur pjesë përbërëse që nuk janë furnizuar nga Schellenberg.
» Gjatë mirëmbajtjes duhet të përdoren vetëm pjesë origjinale Schellenberg.
» Ndalohet kryerja e ndryshimeve në pjesët përbërëse që janë pjesë e sistemit të mekanizmit të transmissionit.
» Instaluesi duhet t'i japë përdoruesit të sistemit të gjitha informacionet lidhur me rastet e emergjencës së sistemit dhe të këtij manuali montimi të përfshirë me produktin.
» Nuk lejohet që fëmijët ose të rriturit të qëndrojnë shumë pranë sistemit të portësndërkohë që mekanizmi i transmisionit është në funksionim.
» Pultet e komandimit dhe të gjithë transmetuesit e tjerë të impulseve duhen mbajtur në një vend ku nuk arrihen nga fëmi-jët, për të shmangur një aktivizim aksidental të mekanizmit të transmissionit.
» Kalimi në këmbë ose kalimi me makinë midis kanateve që hapen lejohet të bëhet vetëm kur porta është plotësisht e hapur.
» Përdoruesi nuk duhet të bëjë asnjë riparim ose ndërhyrje direkte në mekanizmin e transmisionit. Drejtojuni vetëm personelit të kualifikuar për të bërë ndërhyrje.
» Mos i hidhni bateritë e konsumuara në mbeturinat e shtëpisë! Në dyqane të ndryshme kanë dispozicion kuti për mbledhjen e tyre.
» Ndalohen të gjitha metodat dhe procedurat, të cilat nuk janë të shprehura qartë në këtë manual.
» Ndalohet vënia në punë e sistemit të portës për aq kohë sa të përcaktohet që sistemi i portës me këtë mekanizëm trans-misioni është në përputhje me të gjitha direktivat përkatëse dhe të zbatueshme të KE-së.
Verifikimet përpara instalimit
Për të garantuar sigurinë e nevojshme dhe funksionimin pa probleme të mekanizmit të transmissionit të transmissionit, duhen verifikuar kushtet e mëposhtme paraprake:
» Instalimi i kutisë së pajisjeve elektronike të komandimit duhet të planifikohet të vendoset në një distancë të tillë që kablloja e motorit të mos zgjatohet në asnjë mënyrë.
» Për përdorimin në kolona muri ose betoni, rekomandojmë përdorimin e fluturave me ngjitje dhe sistemeve kapëse, të cilat garantojnë një mbërthim pa sforcim.
» Porta duhet të jetë e përshtatshme për mekanizmin e transmissionit. Në veçanti, duhet të sigurohet që ajo është mjaftueshëm e fortë dhe e qëndrueshme. Në rastin e dyerve metalike, ne këshillojmë lidhjenme vida të mekanizmit të transmissionit. Në rastin e dyerve prej druri, vidat e mbërthimit duhen vendosur në anën e brendshme dhe të jashtme të pllakave metalike, sepse përndryshe lidhja me fileta do të bblokohet me kalimin e kohës.
» Përmasat dhe pesha duhet të përputhen me të dhënat e karakteristikave teknike.
» Verifikoni lëvizjen pa fërkim dhe të njëtrajtshme të kanateve, që do të thotë që përgjatë të gjithë lëvizjes nuk duhet hasur në fërkim dhe/ose pengesa.
» Sigurohuni që menteshat të jenë në gjendje të mirë.
» Duhet të ketë ndalues mekanikë në pozicionin Tor geschlossen (Porta mbyllur).
» Hiqni bravat dhe bblokuesit e mundshëm. Para montimit të mekanizmit të transmissionit rekomandohet kryerja e punimeve paraprake.
» Lutemi kini parasysh se, në varësi të këndit të hapjes, duhet të lihet hapësirë e mjaftueshme brenda rrezes së lëvizjes së portës.
Pas instalimit
» Ndalohet lëvizja midis kanateve gjatë kohës që ato janënë lëvizje. Para se kalohet kanati i portës, duhet të pritet hapja e plotëe saj.
» Ndalohet rreptësisht gëndrimi i personave midis kanateve.
» Ndalohet qëndrimi i personave ose vendosja e objekteve në afërsi të sistemit të portës. Kjo ndalohet edhe më rreptësisht gjatë kohës që ajo është nëpunë.
» Lëvizja e kanateve nuk duhet ngacmuar qëllimisht që të kundërveprojë.
» Degët e pemëve dhe gëmushat nuk duhet të ndikojnë në funksionimin e sistemit automatik të portës.
» Kanati i portës duhet të lëvizen manualisht vetëm pasi të jetë aktivizuar (zhbllokuar) zhblllokimi i emergjencës.
» Përpara realizimit të çdo ndërhyrjeje në pajisje duhet shkëputur patjetër korrenti.
» Në rast të problemeve në funksionim, kanatet duhen zhbllokuar për të mundësuar hyrjen. Duhet pritur për ndërhyrjen teknike të personelit teknik të kualifikuar.
» Rekomandojmë që, nëpërmjet personelit të kualifikuar, të kontrolloni të paktën një herë në çdo gjashtë muaj gjendjen funksionale të sistemit të portës, të pajisjeve të sigurisë dhe të aksesorëve.
» Me modalitetin e dimrit (faqja 244) ju garantoni një funksionim pa probleme gjatë muajve të dimrit.
Kushtet e garancisë
Të nderuar klientë,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt të markës SCHELLENBERG. Të gjitha produktet SCHELLENBERG kontrollohen dhe u nënshtrohen kontrolleve të garantimit të cilësisë të SCHELLENBERG. Ne garantojmë që produktet tona nuk kanë defekte në material dhe në fabrikim.
Nga garancia përjashtohen dëmet e shkaktuara nga:
» konsumimi normal i kushtëzuar nga përdorimi
» montimi, lidhja, përdorimi ose trajtimi i gabuar
» forca e madhe ose nga ndikime të tjera të jashtme
» mirëmbajtja ose riparimi i pasaktë nga palë të treta
» ndryshimet teknike nga palë të treta
Në rastin e garancisë, ne do të kryejmë riparimin e produktit ose shkëmbimin e tij me një produkt tjetër SCHELLENBERG me të njëjtën vlerë, sipas gjykimit tonë. Periudha e garancisë nuk zgjatet në rastin e shkëmbimit ose të riparimit të produktit. Kjo garanci e prodhuesit nuk cenon pretendimet ligjore të garancisë që mund t'ju takojnë ju si konsumator kundrejt shitësit sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë dispozita të veçanta mbrojtëse për konsumatorët. Garancia nuk përjashton dhe as kufizon garancinë ligjore. Kushte paraprake për kërkesat e garancisë janë paraqitja e një kopjeje të faturës origjinale të blerjes. Në rast dërgimi të produktit, ju lutemi të bashkëngjitni gjithmonë një kopje të faturës së blerjes dhe një përshkrim të defektit të shfaqur. Kohëzgjatja e garancisë për mekanizmin e transmissionit Twin 300 është 24 muaj nga data e blerjes. Në rast kërkesash për garancinë, në rast nevoje për pjesë këmbimi ose për pyetje të ndryshme rreth montimit të duhur të produktit tuaj, jeni të lutur t'i drejtoheni shërbimit tonë për klientin.
Ekipi SCHELLENBERG ka kënaqësinë t'ju qëndrojë gjithmonë pranë duke ju këshilluar personalisht.
Adresa për dërgimin e pajisjes:
Shërbimi për klientin:
Email: service.int@schellenberg.de
Shpresojmë që produkti i blerë t'ju pëlqejë.
Ekipi SCHELLENBERG
DEKLARATA E KONFORMITETIT E KE-SË
(në përputhje me Direktivën e KE-së për makineritë 2006/42/KE, shtojca II, pjesa 1 A)
Me anë të këtij dokumenti deklarojmë,
Prodhuesi:
që produkti i emërtuar më poshtë:
Mekanizëm transmisioni për porta TWIN 300
bazuar në konstruksionin dhe mënyrën e ndërtimit të modelit që kemi hedhur në treg, është në përputhje me kërkesat bazë për sigurinë dhe shëndetin të përcaktuara në direktivat dhe rregulloret e mëposhtme të KE/BE-së:
Direktiva e BE-së 2014/30/BE për pajtueshmërinë elektromagnetike
Direktiva e BE-së 2014/53/BE për pajisjet radio
Direktiva e KE-së 2006/42/KE për makineritë
Direktiva e BE-së 2011/65/BE RoHS
Direktiva e KE-së 2012/19/KE
Udhëzim: Vënia në punë e produktit fundor, përkatësisht kombinimi, ndalohet nga ana e kompanisë Alfred Schellenberg GmbH nëse pajtueshmëria e produktit fundor, përkatësisht kombinimit të mekanizmit të përmendur të transmissionit dhe të portës, nuk është përcaktuar nga standardet, specifikimet ose direktivat e zbatueshme për të. Në rast dyshimi duhet të kontaktohet një kompani e kualifikuar montimi.
Përfaqësuesi i autorizuar për përgatitjen e dokumenteve teknike është administratori i kompanisë prodhuese të sipërpërmendur.
Siegen, më 20.5.2017

Sascha Schellenberg
Administratori
Konfirmimi i pajtueshmërisë nga kompania e kualifikuar e montimit
Numri i serisë së pjesëve përbërëse:
Firma: ____ Data: ____ Nënshkrimi / Funksioni: ____
TË DHËNAT TEKNIKE
| Tensioni Hyrja 220 V-240 V AC | /50 HzDalja 24 V DC | |
| Motori Tensioni i motorit 24 V DC | CFuqia 50 W | |
| Krahu i mekanizmit të transmissionit | Transmissioni me bosht linear 2 CopëShpejtësia pa ngarkesë 25 mm / sec.Hapësira e lëvizjes 400 mmForca maksimale tërheqëse 2 x 2000 NPesha maksimale e portës 2 x 200 KgGjerësia maksimale e portës 2 x 2,5 mGjerësia minimale e portës 2 x 1,2 mDiapazoni i temperaturave -20°C deri në +50°C Ciklet e punësKëndi maksimal i hapjesZhbllokimi i emergjencës | 15.000>120°Çelësi |
| Njësia e komandimit | Soft-Start/StoppCilësim automatik i forcësPozicioni i portës hapurPozicioni i portës mbyllur | PoPo90°- >120° në varësi të situatës së montimitGoditje e jashtme mekanike |
| Radio | FrekuencaRrezja mesatare e veprimit në ambient të hapur | 433,92 MHz40 m |
| Madhësia | PaketimiNjësia e komandimitMekanizmi i transmissionitMekanizmi i transmissionit mbyllurMekanizmi i transmissionit hapur | 900 x 310 x 245 mm295 x 195 x mm799 x 98 x 170 mm765 mm1165 mm |
| Aksesorët (opsionale) | Barriera fotoelektrikeÇelës me kyç jashtë muritÇelës me kyç brenda muritÇelës i kodimit të valëveButon i brendshëmAplikacion telefoni për hapjen e portës së garazhitPult komandimi automatikPult komandimi DRIVEPult komandimi STANDARDPult komandimi PLUSPult komandimi PREMIUM | Art. No.60030 / 6003125101 / 2510325102 / 2510420058 / 2005760060 / 6006160999 / 6099760859 / 6086060853 / 6085260854 / 6085760855 / 6085860856 / 60861 |
| * pa ngarkesë ere |
MADHËSIA


A LEGJENDA DHE SHPJEGIMI I ÇELËSIT TË PROGRAMIMIT

Përpara vënies në punë për herë të parë dhe përpara lidhjes elektrike të njësisë të komandimit duhen zbatuar të gjitha cilësimet në çelësat DIP për të garantuar funksionimin e cilësimeve.
SW1:
1. Slow: Cilësimi opsional Soft-Start dhe Soft-Stopp
ON: Motorët nisen kur hapen dhe mbyllen me të njëjtën shpejtësi deri në pozicionin fundor.
OFF: Motorët ulin shpejtësinë kur mbyllen dhe hapen para se të arrijnë në pozicionin fundor (ruan marshet).
2.-3. Over\_C1 + Over\_C2: Cilësimi opsonal i forcës
Forcat e cilësuara në fabrikë (vlera 1) janë vendosur për një punë pa defekte të portave standarde (të parashikuara për të punuar me këtë mekanizëm transmisioni). Si rregull, forcat e cilësuara në fabrikë duhet të mjaftojnë për të hapur dhe mbyllur plotësisht portën e komanduar. Në cilësimet e fabrikës, mekanizmi i transmissionit plotëson kërkesat ligjore ose standardet (si. p.sh. EN 12455, EN 12453; EN 60335-2-95) për forcat e punës së makinerive dhe kufijtë e fuqisë të lejuara me ligj. Forcat që do të ushtrohen në mekanizmin e transmissionit mund të rriten, nëse është e nevojshme, sipas mënyrës së përshkruar më poshtë (vlerat 2-4).
UDHËZIM
Kjo duhet të ndodhë, për shembull, kur nuk arrihet pozicioni fundor „Tor-geöffnet“ (Porta hapur) ose „Tor-geschlossen“ (Porta mbyllur) në cilësimet e fabrikës (vlera 1). Në këtë rast duhet të rritet gradualisht forca maksimale derisa të arrihet pozicioni fundor përkatës.
Modaliteti i dimrit:
Ju sugjerojmë që gjatë muajve të dimrit ta ngrini shkallën e fuqisë kur nuk arrihet pozicioni fundor „Tor-geöffnet“ (Porta hapur) ose „Tor-geschlossen“ (Porta mbyllur) në cilësimet e fabrikës (vlera 1). Në këtë rast duhet të rritet gradualisht forca maksimale derisa të arrihet pozicioni fundor përkatës.
KUJDES
Një vlerë fuqie që rritet duke u shmangur nga vlera e cilësuar në fabrikë (vlera 1) mund të çojë nga lëndime të rënda personale deri në rrezik vdekjeje, si dhe në dëme materiale!
Një vlerë fuqie që rritet duke u shmangur nga vlera e cilësuar në fabrikë (vlera 1) rrit forcat e ushtruara nga mekanizmi i transmissionit për lëvizjen e portës gjatë procesit të hapjes dhe mbylljes. Në rast ndryshimi të cilësimeve të fabrikës ekziston rreziku, p.sh. nëpërmjet pengimit ose ndrydhjes së personave ose objekteve në rrezen e portës, i lëndimeve të rënda të njerëzve deri në rrezik vdekjeje, si dhe i dëmeve materiale, pasi rritja e cilësimeve të forcës që devijon nga cilësimet e fabrikës mund të çojë në tejkalimin e vlerave maksimale kufi të forcës të lejuara me ligj. Prandaj duhet që:
Pas çdo cilësimi force (vlera 2-4) që shmanget nga cilësimi në fabrikë (vlera 1), respektimi i normave ligjore dhe të zbatuara për vlerat kufi të forcës të kontrollohet, shënohet dhe dokumentohet nga një person i kualifikuar, me qëllim mënjanimin e rerezikut për jetën e njerëzve dhe dëmeve materiale.
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 299
4.-6. Auto\_C1 - Auto\_C3: Funksioni opsional i mbylljes automatike
Porta mbyllet vetë pas kohës së cilësuar, në momentin që arrihet në pozicionin fundor „geöffnet“ (hapur). Për sigurinë tuaj, funksioni automatik i mbylljes duhet të aktivizohet kur sistemi vihet në punë me një pajisje shtesë sigurie, si p.sh. një barrierë fotoelektrike.
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 300
7. P\_Mode: Përshtatja opsoniale për funksionin e këmbësorëve
ON: Shtypni butonin B të pultit të komandimit për të hapur një kanat të portës (këndi i hapjes 45°).
OFF: Funksioni i këmbësorëve u çaktivizua. Mekanizmi i transmissionit hapet dhe mbyllet plotësisht.
8. Light: Cilësimi opsional i dritës së sinjalit
Në mënyrë opsonale, mund të lidhet edhe një dritë sinjali 24 V.
ON: Drita e sinjalit pulson për 3 sekonda para se porta të vihet në lëvizje dhe gjatë procesit të plotë të hapjes dhe mbylljes.
OFF: Drita e sinjalit pulson gjatë procesit të hapjes dhe mbylljes.
SW2:
3.-4. Delay\_2: Përshtatja opsonale për ngadalësimin e hapjes dhe mbylljes
Ngadalësimi i hapjes dhe mbylljes së mekanizmit të transmissionit me 2-kanate mund të cilësohet midis 2-6 sekonda.
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 301
6. D-speed: Përshtatja opsonale për shpejtësinë në fushën e Soft-Start / Soft-Stopp
ON: Shpejtësia e ulur në 70% të shpejtësisë standarde të portës
OFF: Shpejtësia e ulur në 50% të shpejtësisë standarde të portës
7. O\_speed: Përshtatja opsoniale për shpejtësinë e portës të cilësuar në fabrikë (jashtë fushës së Soft-Start / Soft-Stopp)
ON: 100%
OFF: Shpejtësia e ulur në 70% të shpejtësisë standarde të portës
8. D/S\_Set: Cilësimi për modalitetin me 1 kanat ose 2 kanate
ON: modaliteti me 2 kanate (edhe për procesin e mësimit)
OFF: modaliteti me 1 kanat (edhe për procesin e mësimit)
S1-S2:
RF-learn (1): Mësimi i pultit të komandimit - për një portë dhe/ose dy porta
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 302
SYS-learn: Regjistrimi i pikës fundore
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 304
RF-learn (2): Fshirja e pultit të komandimit
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 310
SW3:
1.-2. Remote\_1 - Remote\_2: Përshtatja opsoniale për funksionin e pultit të komandimit kanali 4
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 308
3.-4. Ph\_conn1 - Ph\_conn2: Cilësimi opsional i barrierës fotoelektrike
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 309
Cilësimi në fabrikë:
Para vënies në punë për herë të parë, komandimi është cilësuar paraprakisht si më poshtë.
| Funksioni: Gjendja | |
| SW1 | |
| 1. Soft-Start dhe Soft-Stopp i aktivizuar | |
| 2.-3. Cilësimi i forcës Shkalla e forcës 1 | |
| 4.-6. Funksioni i mbylljes automatike i çaktivizuar | |
| 7. Funksioni i këmbësorëve Këndi i hapjes 45° | |
| 8. Funksioni i dritës së sinjalit Drita e sinjalit pulson gjatë proçesit të hapjes dhe mbylljes | |
| SW2 | |
| 3.-4. Ngadalësimi i hapjes dhe mbylljes Ngadalësimi i hapjes | së kanatit të 2-të me 2 sekondaNgadalësimi i mbylljes së kanatit të 2-të me 3 sekonda |
| 6. Shpejtësia në fushën Soft-Start/Soft-Stopp 70% e shpejtësisë standarde të portës | |
| 7. Shpejtësia standarde e portës (jashtë fushës Soft-Start / Soft-Stopp) | 100% e shpejtësisë standarde të portës |
| 8. Cilësimi për modalitetin me 1 kanat ose 2 kanate Modaliteti | me 2 kanate |
| SW3 | |
| 1.-2. Funksioni i pultit të komandimit Butoni A: hapje e të dyja | anëve, butoni B: hapja nga njëraanë e çaktivizuar |
| 3.-4. Funksioni i barrierës fotoelektrike i çaktivizuar | |
LEGJENDA LED
LED1: LED1 ndriçon vazhdimisht kur sistmei nuk është mësuar plotësisht. LED1 pulson një herë kur sistemi është mësuar plotësisht (te sistemet me 1 flanxhë ). LED1 pulson dy herë kur sistemi është mësuar plotësisht (te sistemet me 2 flanxha ).
LED2: nëse aktivizohet pulti i komandimit ose butoni i çelësit apo butoni, atëherë ndriçon LED2.
LED3: LED3 ndriçon në momentin që aktivizohet barriera e parë fotoelektrike.
LED4: LED4 ndriçon në momentin që aktivizohet barriera e dytë fotoelektrike.
LED5: LED5 ndriçon në momentin që është marrë një sinjal nga pulti i komandimit.

AL Për të siguruar funksionimin pa probleme, këto masa janë të respektohen në mënyrë rigoroze për të.
AL Për të garantuar funksionimin pa defekte, duhet të respektohen patjetër këto masa. Lutemi kini parasysh se, në vareši të këndit të hapjes, duhet të lihet hapësirë e mjaftueshme brenda rrezes së kalimit të portës. Nëse në zonën e lëvizjes gjendet një pengesë, duhet të jepet një goditje e portës për të reduktuar këndin e hapjes.
Në rast kërkesash për garancinë, në rast nevoje për pjesë këmbimi ose për pyetje të ndryshme reth montimit të duhur të produktit tuaj, jeni të lutur t'i drejtoheni shërbimit tonë për klientin. service.int@schellenberg.de
BA
U slučaju pitanja u vezi jamstva, potrebnih rezervnih dijelova ili pitanja o ispravnoj montaži proizvoda obratite na našoj službi za korisnike. service.int@schellenberg.de