Drive Action - Dera e garazhit Schellenberg - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Drive Action Schellenberg në format PDF.
| Lloji i produktit | Automatizimi për derë garazhi |
| Marka | Schellenberg |
| Modeli | Drive Action |
| Referencat | 60920, 60926 |
| Tensioni i punës | 220-240 V AC, 50/60 Hz |
| Fuqia nominale | 200 W |
| Fuqia në pritje | 5 W |
| Forca maksimale | 500 N |
| Shpejtësia | 0,15 m/s |
| Ndriçim i integruar | LED 12 V DC |
| Kohëzgjatja e ndriçimit | 3 minuta |
| Kodimi | Rolling Code |
| Frekuenca radio | 433,92 MHz |
| Temperatura e funksionimit | -20°C à +40°C |
| Sipërfaqja maksimale e derës | 9 m² |
| Indeksi i mbrojtjes | IP 20 (lokale të thata) |
| Transmetues portativ | 4 kanale, 433,92 MHz, bateri 23A |
| Lloji i derës së përputhshme | Dyer seksionale dhe rrotulluese me kompensim me susta |
| Çkyçje emergjente | Po, manual me kabllo |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - Drive Action Schellenberg
Pyetjet e përdoruesve rreth Drive Action Schellenberg
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Dera e garazhit në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Drive Action - Schellenberg dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Drive Action e markës Schellenberg.
MANUAL I PËRDORUESIT Drive Action Schellenberg
Siguria dhe udhëzimet 162
Udhëzimet e përgjithshme për sigurinë 162
Përdorimi i parashikuar 162
Kualifikimi i instaluesit 162
Përpara montimit 163
Udhëzimet e sigurisë për montimin 163
Udhëzimet e sigurisë për vënien në punë 163
Udhëzimet e sigurisë për përdorimin 164
Udhëzimet e sigurisë për mirëmbajtjen, riparimin dhe pastrimin 164
Kushtet e garancisë 164
Deklarata e konformitetit me BE 165
Legjenda për përmbajtjen e paketimit 166
Të dhënat teknike 166
Veglat e nevojshme të punës 185
Përmbajtja e paketimit 185
A Montimi 186
A1 Montimi i shinave 186
A2 Montimi i kapakëve 188
A3 Montimi i portës 194
B Mësimi i pultit të komandimit 199
B1 Komandimi i portës 199
B2 Komandimi i veçantë i ndriçimit 202
C Regjistrimi i pozicioneve fundore 206
C1 Ndaluesi i rrezikut gjatë regjistrimit të pozicioneve fundore 208
D Aksesorët opsonalë 208
D1 Lidhja e sensorit fotoelektrik 209
D2 Lidhja e butonit në mur / çelësit me kyç 209
D3 Lidhja e ndriçimit shtesë të garazhit 210
D4 Lidhja e smartfonit me hapësin e portës së garazhit ....210
D5 Lidhja e kontakti i derës së vogël 210
E Fshirja e pultit të komandimit....211
Lexoni me kujdes deri në fund udhëzimet përpara montimit dhe vënies në funksionim të motorit të portës së garazhit. Instalimi duhet të kryhet nga një specialist i përshtatshëm. Instalimi me gabime ose riparimet e kryera vetë mund të çojnë në lëndime, vdekje si dhe dëme materiale gjatë përdorimit. Ndiqni të gjitha udhëzimet për sigurinë tuaj individuale dhe ruani manualin e montimit. Këshilloni çdo përdorues për rreziqet e mundshme, të cilat kanë lidhje me këtë motor të portës së garazhit. Nëse aparati i dorëzohet një përdoruesi tjetër, dorëzojini këtij të fundit edhe këtë manual.
Ky manual është manuali i instruksioneve originale të përdorimit (ose përkthim i manualit të instruksioneve originale të përdorimit për manualet në gjuhë të huaj), në kuptimin e Direktivës 2006/42/KE të BE-së. Për operimin e sigurt dhe mirëmbajtjen e sistemit të portës duhet të jenë në dispozicion dokumentet e mëposhtme:
■ Ky manual përdorimi
■ Manuali i përdorimit i portës së garazhit
■ Libri i testimit
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
- Motori i portës së garazhit dhe paketimi nuk janë lodra për të luajtur. Mbajini fëmijët larg tyre. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i mbytjes
- Motori i portës së garazhit nuk duhet të hapet ose të modifikohet.
- Motori i portës së garazhit nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe nuk kërkon kujdes të veçantë.
- Përpara montimit kontrolloni motorin e portës së garazhit për dëmtime të mundshme dhe verifikoni nëse paketimi përmban të gjithë aksesorët.
- Kontrolloni rregullisht sistemin e portës nëse lëviz lirshëm dhe kontrollojeni për ngrirje të mundshme gjatë dimrit.
- Nëse keni pyetje teknike për motorin e portës së garazhit, drejtojuni shërbimit tonë për klientin.
- Fëmijët dhe personat, të cilët për shkak të aftësive të kufizuara fizike, psikike apo ndijore nuk janë në gjendje ta përdorin me kujdes dhe në mënyrë të sigurt motorin e portës së garazhit, nuk lejohen që ta përdorin apo ta montojnë motorin e portës së garazhit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me motorin e portës së garazhit. Motori i portës së garazhit mund të përdoret nga fëmijët 8 vjeç e lart, si dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, psikike ose ndijore apo me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që mund të lindin nga përdorimi i tij. Ndalohet pastrimi dhe mirëmbajtja nga fëmijët nëse ata nuk mbikëqyren.
PËRDORIMI I PARASHIKUAR
- Përdoreni motorin e portës së garazhit vetëm për qëllimet për të cilat ai është ndërtuar dhe projektuar! Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e parashikuar!
- Motori i portës së garazhit është parashikuar vetëm për funksionimin me impulse të dyerve me seksione dhe të dyerve me hapje me rrotullim nga jashtë me balancim me susta.
- Motori i portës së garazhit është i përshtatshëm vetëm për përdorimin në sferën private / jo komerciale.
- Motori i portës së garazhit është i përshtatshëm për përdorim vetëm në ambiente të thata.
- Sistemet e portave, të cilat kanë vetëm një pajisje mbrojtëse (p.sh. çaktivizim i forcës), duhet të vihen në përdorim vetëm në zonën e shikimit.
- Motori i portës së garazhit nuk duhet të përdoret te portat pa mbrojtje ndaj rrëzimit.
- Motori i portës së garazhit nuk duhet të përdoret në funksionim të vazhdueshëm.
- Në rast dëmesh të shkaktuara si pasojë e mosrespektimit të këtyre udhëzimeve të sigurisë, çdo kërkesë garancie shfuqizohet. Ne nuk marrim përsipër asnjë përgjegjësi për dëmet shkakësore!
KUALIFIKIMI I INSTALUESIT
Monhimi, vënia në punë, mirëmbajtja dhe riparimi duhet të kryhet vetëm nga një person specialist / një kompani e specializuar dhe në përputhje me këtë manual.
- Motori i portës së garazhit është projektuar dhe prodhuar sipas rregullave lokale. Instaluesi duhet të jetë i familjarizuar me rregullat lokale në lidhje me instalimin e motorit të portës së garazhit.
- Personeli ose personat e paautorizuar, të cilët nuk i njohin standardet e mbrojtjes në punë për dyert dhe portat automatike, nuk duhet të kryejnë në asnjë rast instalime apo ndërhyrje në motorin e portës së garazhit.
- Personat që shkelin normat e vlefshme të sigurisë për instalimin dhe mirëmbajtjen, janë përgjegjës për dëmet, lëndimet, kostot, shpenzimet ose kërkesat, të cilat lindin nga mosrespektimi i normave të sigurisë.
PËRPARA MONTIMIT

■Motori i portës së garazhit nuk është i dizajnuar për funksionimin e portave të rënda.
- Kontrolloni nëse porta mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht me dorë.
- Kontrolloni nëse sustat e balancimit janë rregulluar në mënyrë të saktë, duke e ngritur portën rreth një metër dhe më pas duke e lëshuar atë. Në këtë pozicion porta nuk duhet të lëvizë as nga poshtë, as nga sipër.
- Regjistrimi i mëpasshëm i sustave të balancimit në portën e garazhit duhet kryer vetëm nga një person i specializuar.
- Tavani i garazhit duhet të jetë i përshtatshëm për montimin e motorit të portës sè garazhit. Duhet kontrolluar nëse duhen vendosur pjesë shtesë për fiksimin.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MONTIMIN

- Gjatë kohës së punimeve të montimit duhen respektuar të gjitha rregullat në fuqi për sigurinë në punë, si dhe duhen ndjekur të gjitha rregullat në fuqi për përdorimin e pajisjeve elektrike. Këtu duhen mbajtur parasysh në mënyrë detyruese rregulloret kombëtare të nevojshme.
- Ndiqni instruksionet dhe udhëzimet e këtij manuali montimi. Nëse jeni të pasigurt gjatë instalimit, atëherë kontaktoni me shërbimin tonë të klientit në (shihni anën e pasme).
- Rreziqet e mundshme në kuptimin e standardit DIN EN 13241-1 shmangen nëpërmjet montimit sipas këtij manuali.
- Lidhjet elektrike duhet të kryhen vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
- Porta e garazhit duhet të jetë e ekuilibruar. Portat e palëvizshme ose që lëvizin me shumë vështirësi duhet të riparohen. Në një gjendje jo të ekuilibruar portat e garazhit, sustat e portave, kabilloja, rondelat, mbajtësit dhe shinat janë nën tension ekstrem, gjë që mund të çojë në lëndime të rënda. Mos u përpiqni që ta lironi, ta shtyni apo ta drejtoni portën. Kërkoni ndihmën e një specialisti të fushës.
- Për garazhet pa hyrje dytësore është i nevojshëm një zhbllokim emergjence për dorezën rrotulluese (kodi i artikullit: 60553) ose një bravë me zhbllokim emergjence (kodi i artikullit: 60511/60513). Këto pajisje parandalojnë një bblokim të mundshëm brenda në garazh në rast të një defekti ose ndërprerjes së energjisë elektrike.
- Përpara instalimit të motorit të portës së garazhit hiqni bllokuesit ekzistues dhe bravat sipas manualit të montimit të portës së garazhit, në mënyrë që të mos cenohet përdorimi i motorit të portës së garazhit.
- Instaloni të gjithë elementët opsionalë të përdorimit (p.sh. çelësi me kyç (kodi i artikullit: 25101/25103, 25102/25104) ose butonin për mur (kodi i artikullit: 60060/60061)) në një lartësi të paktën 1,5 m dhe në largësinë e shikimit të portës së garazhit, por larg nga pjesët e lëvizshme dhe aty ku nuk arrihen nga fëmijët.
- Fiksoni udhëzimet paralajmëruese për kapjen e mundshme në një vend të dukshëm ose në afërsi të çelësit.
- Fiksoni ngjitësin për hapjen manuale në afërsi të motorit të portës së garazhit.
- Përpara vënies në punë të motorit të portës së garazhit tuaj sigurohuni që nuk ka asnjë pengesë në hapësirën e lëvizjes së portës.
■ Lexoni me kujdes udhëzimet. - Gjatë montimit mbani parasysh distancat minimale në mënyrë analoge me vizatimet.
- Pluhuri i shpimit, papastërtitë ose ashklat nuk duhet të futen në kokën e motorit të portës së garazhit ose në sistemin e shinave. Mbuloni me kujdes këto pjesë gjatë punimeve të montimit.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR VËNIEN NË PUNË

- Kontrolloni lidhjen elektrike që keni kryer. Vlerat duhet të përputhen me vlerat në këtë manual përdorimi. Këto të dhëna gjenden edhe në etiketën e parametrave të motorit të portës së garazhit.
- Lidhja e instalimit elektrik në garazh duhet të përkojë me rregullat lokale.
-
Kontrolloni funksionet e sigurisë së motorit të portës së garazhit si vijon:
Vendosni një objekt të lartë 50 mm (p.sh. një copë druri) poshtë anës kryesore të mbylljes së portës së garazhit. Lëreni portën të mbyllet. Gjatë përplasjes së portës në pengesë motori i portës së garazhit duhet të kthehet mbrapsht dhe të lëshojë objektin. -
Për sigurinë tuaj shtesë përdorni një sensor fotoelektrik opsonal (kodi i artikullit: 60030/60031) dhe kontrolloni rregullisht kthimin automatik të sigurisë.
- Pas rrugës së mësimit duhet kontrolluar pajisja e sigurisë (identifikimi i pengesave me çaktivizimin e forcës, sensori fotoelektrik).
Kompania Alfred Schellenberg GmbH ndalon vënien në punë të produktit përfundimtar ose të një kombinimi derisa konformiteti i produktit përfundimtar ose i kombinimit midis motorit të portës së garazhit dhe portës së garazhit të jetë përcaktuar në bazë të normave, specifikimeve ose rregulloreve në fuqi për këtë qëllim. Në rast dyshimi, për këtë qëllim duhet ngarkuar një kompani montimi e specializuar.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PËRDORIMIN

- Një sistem sigurie për pengesat që nuk funksionon siç duhet mund të shkaktojë dëme materiale, lëndime serioze ose madje edhe vdekje.
- Sigurohuni që porta e garazhit është e hapur plotësisht dhe gjendet në pozicion ndalimi përpara se të hyni ose të dilni nga garazhi.
- Sigurohuni që porta e garazhit është e mbyllur plotësisht pas ikjes nga garazhi.
Gjatë përdorimit të zhbllokimit të emergjencës mbani parasysh se porta e hapur e garazhit mund të bjerë papritur poshtë për shkak të sustave të dobëta ose të këputura. - Mos i lejoni fëmijët të luajnë me motorin e portës së garazhit, duke përfshirë edhe pultet e komandimit. Mbani pultet e komandimit larg fëmijëve.
- Vëzhgoni portën që lëviz. Personat nuk duhet të qëndrojnë në zonën e rrezikut të portës së garazhit, derisa porta të jetë e hapur ose të jetë mbyllur plotësisht.
- Vini në lëvizje motorin e portës së garazhit vetëm në zonën e shikimit vetëm atëherë kur ai disponon një pajisje sigurie.
■ Mos qëndroni kurrë nën portën e hapur. - Mos i futni kurrë duart në shinat udhëzuese gjatë lëvizjes së portës.
- Mos lidhni kurrë tensionin e rrjetit (230 V / 50 Hz) në terminalin e lidhjes së motorit të portës së garazhit.
- Kur pulti i komandimit mbahet në xhep ose në çantë, është e mundur që të ndodhë një aktivizim i gabuar dhe i padëshiruar i pultit të komandimit dhe për rrjedhojë një lëvizje e padëshiruare e portës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MIRËMBAJTJEN, RIPARIMIN DHE PASTRIMIN

Gjatë kohës së pastrimit, mirëmbajtjes dhe gjatë ndërrimit të pjesëve motori i portës së garazhit duhet të ndahet nga rrjeti elektrik.
- Kontrolloni rregullisht sistemin. Veçanërisht duhen kontrolluar kabllot, sustat dhe mbajtësit për shenja konsumimi, dëmtimi ose mosbalancimi. Mos e përdorni motorin e portës së garazhit nëse është i nevojshëm një riparim ose ndryshim i cilësimeve.
- Fëmijëve nuk u lejohet të bëjnë pastrim ose riparim në motorin e portës së garazhit, kur nuk mbikëqyren.
- Një përshtatje e nevojshme e mundur duhet kryer vetëm nga një person i specializuar.
- Kontrolloni çdo muaj funksionin e zhblllokimit të emergjencës.
- Në rast defekti duhet ngarkuar menjëherë një person i specializuar për kontrollin/riparimin.
- Në rastin e një defekti të kabllos së lidhjes së rrjetit elektrik ky duhet zëvendësuar nga një elektricist i kualifikuar.
KUSHTET E GARANCISË
Ne garantojmë që produktet tona nuk kanë defekte materiale dhe nga prodhimi. Garancia nuk përfshin dëmet që shkaktohen nga:
- konsumimi normal i kushtëzuar nga përdorimi
■ montimi, lidhja, përdorimi ose trajtimi i gabuar
■ forca e madhe ose nga ndikime të tjera të jashtme - mirëmbajtja dhe riparimi i pasaktë nga palë të treta
- ndryshimet teknike nga palët e treta
Në rastin e garancisë, ne do të kryejmë riparimin e produktit ose shkëmbimin e tij me një produkt tjetër SCHELLENBERG me të njëjtën vlerë, në varësi të zgjedhjes sonë. Periudha e garancisë nuk zgjatet nëpërmjet ndërrimit ose riparimit të pajisjes! Kusht paraprak për kërkimin e garancisë është paraqitja e faturës së blerjes. Kur të bëni dërgimin e pajisjes, ju lutemi futni edhe një kopje të faturës, si dhe një përshkrim të problemeve të shfaqura.
Periudha e garancisë për produktin „Schellenberg“ që keni blerë është 2 vjet dhe fillon nga data e blerjes së produktit tuaj. Kjo garanci e prodhuesit nuk cenon kërkesat e garancisë të njohura me ligj, që mund t’ju takojnë juve si konsumator kundrejt shitësit në bazë të legjislacionit të zbatueshëm në fuqi, duke përfshirë edhe dispozitat e veçanta për mbrojtjen e konsumatorit. Garancia e njohur me ligj as përjashtohet dhe as kufizohet nga garancia e shitësit.
DEKLARATA E KONFORMITETIT ME BE
Motori i portës së garazhit (60920, 60926) përmbush kërkesat në fuqi të direktivave evropiane dhe kombëtare. Konformiteti është vërtetuar. Tekstin e plotë të deklaratës së konformitetit me BE-në e gjeni në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.schellenberg.de (Pika e menysë „Service“ te Download-Center).
Përveç kësaj, ky motor porte garazhi është i shoqëruar me një deklaratë aktuale të konformitetit me BE.

Mos e hidhni në plehrat e shtëpisë! Motori i portës së garazhit është i riciklueshëm dhe mund të dërgohet në qendrën e riciklimit ose në një pikë grumbullimi për mbetjet elektrike shtëpiake.

Direktiva 2006/42/KE për makineritë Direktiva 2014/53/BE për pajisjet radio Direktiva 2011/65/BE për kufizimin e substancave të rrezikshme/RoHS Direktiva 2014/30/BE për përputhshmërinë elektromagnetike
LEGJENDA PËR PËRMBAJTJEN E PAKETIMIT
A Shinat duke përfshirë zinxhirin
B Shinat e lidhjes
C Shinat e mesit
D Shinat fundore
E Mbajtësi në mur
F Motori i portës së garazhit
G Përshtatësi i motorit
H Varësja
I Dadoja gjashtëkëndore M6
J Buloni lidhës „i gjatë“ me fishë me sustë
K Mbajtësi i shinave
L Profili këndor i mbërthimit në tavan
M Buloni gjashtëkëndor M6
N Aksesori për mbërthimin e portës
O Krahu i portës (shufra lidhëse)
P Buloni lidhës „i shkurtër“ me fishë me sustë
Q Litari për zhbllokimin manual të portës
R Ndaluesi fundor i sipërm (Limit Block)
S Vidat vetëfiletuese
T Pulti i komandimit

Materiali i mbërthimit për portën dhe murin nuk përfshihet në përmbajtjen e paketimit.
| Kodi i artikullit 60920, 60926 |
| Tensioni i funksionimit 220 V - 240 V AC 50/60 Hz |
| Fuqia nominale 200 W |
| Fuqia në gjendje gatishmërie 5 W |
| Forca maksimale 500 N |
| Shpejtësia 0,15 m/s |
| Ndriçimi LED 12 V DC |
| Kohëzgjatja e ndriçimit 3 Min. |
| Kodimi Rolling Code |
| Frekuenca radio 433,92 MHz |
| Fuqia e transmetimit |
| Temperatura e mjedisit |
| Madhësia maksimale e portës |
| Lloji i mbrojtjes |
| Klasa e mbrojtjes |
Asnjë fuqi transmetimi efektive e rrezatuar për shkak të funksionimit të valëve radio vetëm në një drejtim
-20 °C deri +40 °C
9 m²
IP 20. Vetëm për ambiente të brendshme të thata.

Pulti i komandimit
| Kodi i artikullit 60853 |
| Modeli / lloji |
| Frekuenca e radios |
| Fuqia e transmetimit maks. 10 dBm / 10 mW |
| Furnizimi me energji elektrike |
| Lloji i baterisë |
| Lloji i mbrojtjes |
| Temperatura e mjedisit |
Pult komandimi DRIVE me 4 kanale
433,92 MHz
12 V DC
23 A (Bateri alkaline)
IP 20. Vetëm për ambiente të thata.
-10° deri +55 °C
SADRŽAJ
Sigurnost i informacije 168
Opšte sigurnosne napomene 168
Namjenska upotreba 168
Kvalifikacija instalatera 168
Prije montaže 169
Sigurnosne napomene za montažu 169
Sigurnosne napomene za puštanje u rad 169
Sigurnosne napomene za rad 170
Sigurnosne napomene za održavanje, popravku i čišćenje ....170
AL Shtyni portën e garazhit në pozicionin fundor më të lartë të mundshëm. Kujdes, nëse rruga e lëvizjes së ruleve të portës së garazhit nuk është e siguruar, atëherë porta mund të bjerë!
AL Mbani shtypur në të njëjtën kohë të dy butonat për 2 sekonda.
BA Istovremeno aktivirajte obje tipke na 2 sekunde.
AL Shtypni butonin „Set“ dhe mbajeni atë të shtypur. Ndërkohë fusni spinën e motorit të portës së garazhit në prizë.