20023 - Telekomandë Schellenberg - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 20023 Schellenberg në format PDF.
| Lloji i produktit | Telekomandë radio për grila rrotulluese |
| Marka | Schellenberg |
| Modeli | 20023 |
| Frekuenca e transmetimit | 868,4 MHz |
| Shtrirja jashtë | Deri në 150 metra |
| Shtrirja brenda | Deri në 20 metra |
| Furnizimi | 3 V DC, 2 bateri LR03 / AAA |
| Lloji i mbrojtjes | IP 20 |
| Temperatura e ambientit | 0°C deri në 50°C |
| Numri i kanaleve | 5 |
| Numri i motorëve për kanal | Deri në 5 |
| Numri i transmetuesve për motor | Deri në 5 |
| Funksionet kryesore | Ngritje, Ndalim, Zbritje, Zgjedhje kanali, Programim |
| Ekrani | LED për kanal (1 deri në 5) |
| Butoni i programimit | Ndodhet në ndarjen e baterive |
| Përdorimi i duhur | Motorë tubolarë të miratuar nga Schellenberg |
| Siguria | Rrezik goditjeje elektrike, mbajtje në distancë nga njerëzit, mbikëqyrje e detyrueshme |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Zëvendësoni bateritë me të njëjtat LR03/AAA, mos hidhni me mbeturinat shtëpiake |
| Garancia | Kontaktoni shërbimin pas shitjes: service@schellenberg.de |
Pyetjet më të shpeshta - 20023 Schellenberg
Pyetjet e përdoruesve rreth 20023 Schellenberg
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Telekomandë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 20023 - Schellenberg dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 20023 e markës Schellenberg.
MANUAL I PËRDORUESIT 20023 Schellenberg
Siguria dhe udhëzimet 163
Specifikimet teknike 166
Sqarimi i treguesve dhe butonave 167
Mjetet e nevojshme / Qëllimi i dërgesës 186
A Montimi 187
Programimi i pultit të komandimit
B Motori tubolar: Caktimi i adresave 190
C Zgjedhja e kanalit 192
D Nisja e regjimit të programimit .... 192
E Lidhja e pultit të komandimit me motorin tubolar 193
F Verifikimi i drejtimit të rrotullimit të motorit 195
G Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 196
H Regjistrimi i pozicionit fundor lart 197
I Regjistrimi i pozicionit fundor poshtë 199
J Përfundimi i regjimit të programimit 201
K Vendosja e pozicionit të ndërmjetëm (opsionale) ......201
L Fshirja e pozicionit të ndërmjetëm 203
M Nisja e pozicionit të ndërmjetëm 205
N Nisja e pozicionit fundor 205
O Mësimi i pulteve të tjera të komandimit 206
P Fshirja e parametrave të pultit të komandimit 209
Q Rikthimi në gjendjen e fabrikës 211
Mbrohet nga e drejta e autorit, 2018 Alfred Schellenberg GmbH. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet çdo përdorim i palejuar nga ligji për të drejtën e autorit, përfshirë shumëfishimin, përkthimin, përpunimin ose transferimin e përmbajtjeve në bazat e të dhënave ose në mediat dhe sistemet e tjera elektronike.
Ju lutemi lexoni plotësisht këtë manual përpara mon- timit dhe vënies në punë. Ndiqni të gjitha udhëzimet e sigurisë përpara se të filloni punën. Ruajeni këtë manual dhe këshilloni çdo përdorues për rreziqet e mundshme që lidhen me këtë produkt. Në rast ndërrimi të pronarit, dorëzojani manualin edhe pronarit të ardhshëm. Në rast dëmtimesh që shkaktohen si rezultat i përdorimit të gabuar ose i montimit me defekt, anulohet garancia, si dhe çdo pretendim lidhur me garancinë.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Rrezik lëndimi nga goditja elektrike. Përpara

punimeve në pajisjet elektrike ato duhen shkëputur nga ushqimi elektrik.
- Përdoreni pultin e komandimit vetëm në ambiente të thata.
- Sistemet e grilave me mbledhje me komandim me valë duhet që të jenë të dukshme gjatë përdorimit, veçanërisht kur grilat me mbledhje komandohen nga më shumë se një pult komandimi.
- Mbajini personat larg nga rrezja e veprimit të sistemit të grilës me mbledhje. Ekziston rrezik lëndimi.
- Pulti i komandimit nuk është lodër dhe për këtë arsye mbajeni larg fëmijëve.
- Ekziston rreziku i lëndimit dhe i mbytjes nga pjesët e vogla të pultit të komandimit dhe materiali i paketimit.
SCHELLENBERG
- Për përdorimin e sistemit të grilave me mbledhje nëpërmjet pultit të komandimit duhen ndjekur rregullat specifieke të shtetit përkatës.
- Zëvendësojini bateritë vetëm me të njëjtin Iloj baterish, LR03 / AAA.
- Motori cilindrik nuk funksionon në pozicionet fundore. Rrezik dëmtimi!
DEKLARATA DHE KONFORMITETI ME „CE“
Produkti (artikulli DE 20016, 2023) përmbush kërkesat në fuqi të rregullave kombëtare dhe të direktivës evropiane. Konformiteti është vërtetuar. Tekstin e plotë të deklaratës së konformitetit CE mund ta gjeni në adresën e internetit: http://www.schellenberg.de (zëri i menysë „Service“ në „Download-Center“).

Mos i hidhni pultin e komandimit dhe bateritë në mbe-turinat e shtëpisë. Dorëzojeni pultin e komandimit në një vend të përshtatshëm për pajisjet e vjetra elektrike. Bateritë e përdorura duhen dorëzuar në pikën përkatë-se të grumbullimit të tyre.

RED 2014/53/EU
PËRDORIMI I PARASHIKUAR
- Lidheni pultin e komandimit vetëm me pajisje, të cilat janë mira-tuar nga prodhuesi.
- Çdo përdorim tjetër i pultit të komandimit ose që shkon përtej këtij përcaktimi do të konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e parashikuar.
- Nuk lejohet që pulti i komandimit të përdoret në vende me rrezik të lartë ose për lëndimin e të tretëve (p.sh. spitale, aeroporte ose ambiente të ngjashme).
- Nuk ka asnjë mbrojtje nga problemet që mund të shkaktohen nga pajisjet e tjera me radiovalë të montuara dhe të operuara sipas rregullave, veçanërisht nga ato që funksionojnë në të njëjtin brez frekuencash.
- Sistemet e grilave me mbledhje që komandohen nga pulti i komandimit duhet të jenë në gjendje pa defekte.
- Kompania Alfred Schellenberg GmbH nuk mban përgjegjësi për dëme materiale, lëndime personash ose dëme që vijnë si pasojë e përdorimit në kundërshtim me përdorimin e parashikuar.
- Përdorimi i pultit të komandimit në afërsi të pajisjeve me rrezatim magnetik ose sipërfaqe metalike mund të ndikojë në funksioni-min pa probleme të tij.
- Rrezja e veprimit e pultit të komandimit kufizohet nga rregulloret evropiane dhe nga direktivat e legjislacionit.
- Rrezja e veprimit e pultit të komandimit është rreth 150 metra në hapësirë të hapur dhe rreth 20 metra në ndërtesa.
KËSHILLA PËR PËRDORIMIN
Për çdo kanal mund të mësohen deri në 5 motorë tubolarë. Të 5 motorët komandohen njëkohësisht nëpërmjet pultit të komandimit. Këtu ka gjithashtu pozicione të ndryshme të programuara që janë marrë parasysh për dritaret dhe dyert. Në një motor tubolar mund të mësohen deri në 5 pulte komandimi.

SPECIFIKIMET TEKNIKE
Frekuenca e dërgimit 868,4 MHz
Rrezja e veprimit në hapësirë të hapur Deri
në 150 metra
Rrezja e veprimit në ndërtesë Deri në 20 metra
Tensioni i ushqimit elektrik 3 V DC
Lloji i baterisë 2 x LR03 / AAA
Lloji i mbrojtjes IP 20
Temperatura e mjedisit 0° deri në 50° Celsius

Rrethanat në vendin e montimit mund të ndikojnë në rrezen e veprimit dhe funksionimin e pultit të komandimit me valë.
SQARIMI I TREGUESVE DHE BUTONAVE
① Treguesi LED / Kanali 1-5
Pulson gjatë programimit.
② Butoni i ngritjes
Grilat / tenda ngrihet lart / hapet.
③ Butoni stop
Ndalon veprimin e ngritjes lart/uljes poshtë të motorit.
④ Butoni i uljes
Grilat / tenda ulet poshtë / mbyllet.
⑤ Butoni zgjedhjes së kanalit
Nëpërmjet shtypjes së butonit kryhet përzgjedhja e kanalit që dëshironi.
Zona e shkrimit
⑥ Butoni i programimit
Aktivizon dhe çaktivizon regjimin e programimit. Butoni ndodhet në folenë e baterive në anën e pasme.
Foleja e baterive 2x (AAA)
Ana përpara

Ana prapa


SADRŽAJ
Sigurnost i informacije 169
Tehnički podaci 172
Në rast kërkesash për garancinë, në rast nevoje për pjesë këmbimi ose për pyetje të ndryshme rreth montimit të duhur të produktit tuaj, jeni të lutur t'i drejtoheni shërbimit tonë për klientin. service@schellenberg.de

U slučaju pitanja u vezi jamstva, potrebnih rezervnih dijelova ili pitanja o ispravnoj montaži proizvoda obratite na našoj službi za korisnike. service@schellenberg.de
