EM407MP - Mjet multifunksional MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EM407MP MAKITA në format PDF.
| Lloji i produktit | Mjet shumëfunksional (gërshërë rrotulluese) |
| Marka | Makita |
| Modeli | EM407MP |
| Dimensionet (Gjatësia × Gjerësia × Lartësia) | 965 mm × 245 mm × 155 mm |
| Pesha neto (pa mbulesën e tehut) | 2,7 kg |
| Diametri i prerjes | 230 mm |
| Raporti i ingranazhit (tehu i sipërm) | 1:26 |
| Raporti i ingranazhit (tehu i poshtëm) | 1:12 |
| Njësitë motorike të miratuara | EX2650LH, DUX60, DUX18, UX01G |
| Furnizimi | Nëpërmjet njësisë motorike të përputhshme (termike ose pa tel) |
| Funksionet kryesore | Prerje bari, barërat e këqija, shkurre dhe ferra |
| Siguria | Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale (përkrenare, syze, doreza, çizme); distanca e sigurisë 15 m; sistemi kundër kthimit mbrapsht |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrim pas përdorimit; lubrifikim i kutisë së ingranazhit çdo 50 orë dhe i boshtit motorik çdo 30 orë; rimbprehje e teheve çdo 8 orë |
| Pjesë këmbimi dhe riparueshmëria | Pjesë këmbimi Makita; riparim nga qendra e shërbimit të autorizuar |
| Garancia | Në varësi të kushteve të garancisë Makita |
| Standardet | EN ISO 11806-1:2022, EN 62841-1:2015+A11:2022 |
Pyetjet më të shpeshta - EM407MP MAKITA
Pyetjet e përdoruesve rreth EM407MP MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Mjet multifunksional në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EM407MP - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EM407MP e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT EM407MP MAKITA
| Modeli: EM407MP | |
| Përmasat: gjatësia x gjerësia x lartësia 965 mm x 245 mm x 155 mm | |
| Pesha neto(pa kapakun e fletës) | 2,7 kg |
| Diametri i prerjes 230 mm | |
| Raporti i ingranazheve Fleta e sipërme: 1 : 26 | Fleta e poshtme : 1 : 12 |
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
- Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
- Pesha sipas Procedurës EPTA 01/2014
Njësia e miratuar elektrike
| Ky aksesor është miratuar për t'u përdorur vetëm me njësinë(të) e mëposhtme elektrike: |
| • EX2650LH Kokë elektrike me shumë funksione |
| • DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon |
| • DUX18 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon |
| • UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon |
⚠PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e përdorni aksesorin me njësi elektrike të pamiratuara. Kombinimi i pamiratuar mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Simbolet
Funksionet e mëposhtme përdoren në aksesor dhe në këtë manual udhëzimi. Kuptojini këto përkufizime.
| Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë! | |
| Lexoni manualin e përdorimit. | |
| Mbani helmetë mbrojtëse, mbrojtëse për sytë dhe për veshët! | |
| Duhen veshur doreza mbrojtëse! | |
| Mbani këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet. Rekomandohen këpucë me mbrojtje për gishtat e këmbës! | |
| Mbajini personat e tjerë të paktën 15 m (50 këmbë) larg. | |
| Rrezik; kini kujdes nga objektet e hedhura. |
| Zmbrapsje! | |
| Shpejtësia maksimale e lejueshme për veglën | |
| Paralajmërim: Sipërfaqe e nxehtë. Rrezik djegiesh. Mos e prekni pjesën metalike derisa të ftohet. |
Deklarata e konformitetit e BE-së
Vetëm për shtetet evropiane
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit: Jan-Baptist Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM. Autorizojmë Kazuhisa Makino për hartimin e skedarit teknik dhe deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et); Përcaktimi: Aksesori i gërshërëve rrotulluese. Përcaktimi i llojit(eve): EM407MP. Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit 2006/42/EC dhe gjithashtu plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të Direktivave të KE-së/BE-së të mëposhtme: 2000/14/EC dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme të harmonizuara: EN ISO 11806-1:2022, EN 62841-1:2015+A11:2022.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 1. 8. 2024 Personi përgjegjës: Kazuhisa Makino, Drejtor - Makita Europe N.V.

PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për sigurinë e veglës
⚠️PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Siguria në zonën e punës
- Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta provokojnë aksidente.
- Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshme. Veglat elektrike krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
- Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë ndërkohë që përdorni veglën elektrike. Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
Siguria elektrike
-
Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet me prizën. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë mos e modifikoni spinën. Mos përdorni spina përshtatëse me vegla elektrike të tokëzuara. Spinat e pamodifikuara dhe që përshtaten me prizën pakësojnë rrezikun e goditjes elektrike.
-
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
-
Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut dhe kushteve me lagështi. Uji që hyn në veglën elektrike shton rrezikun e goditjes elektrike.
-
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr ose për ta hequr veglën nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit, pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
-
Kur e përdorni veglën elektrike në ambient të jashtëm, përdorni kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim të jashtëm. Përdorimi i kordonit të përshtatshëm për ambient të jashtëm ul rrezikun e goditjes elektrike.
-
Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një burim energjie të mbrojtur nga automati (RCD). Përdorimi i një RCD-je ul rrezikun e goditjes
elekstrike.
- Veglat elektrike mund të prodhojnë fusha elektromagnetike (EMF) të cilat nuk janë të dëmshme për përdoruesin. Megjithatë, përdoruesit e stimuluesve kardiakë ose pajisjeve të ngjashme mjekësore, duhet të kontaktojnë me prodhuesin e pajisjes së tyre dhe/ose mjekun përpara se ta përdorin këtë vegël elektrike.
Siguria personale
-
Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe veproni me mend kur përdorni veglën elektrike. Mos e përdorni veglën elektrike kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit. Një moment hutimi ndërkohë që përdorni veglën elektrike mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
-
Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet e duhura reduktojnë lëndimet personale.
-
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta lidhni me burimin e energjisë dhe/ose paketën e baterisë, apo përpara se të ngrini ose të mbani veglën. Mbajtja e veglës elektrike me gishtin të vendosur te çelësi mund të sjellë aksidente.
-
Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni veglën. Çelësat e mbetur në pjesët rrotulluese të veglës elektrike mund të rezultojnë në lëndim personal.
-
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani ekuilibrin. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në situata të papritura.
-
Vishuni się duhet. Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg pjesëve lëvizëse. Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen te pjesët lëvizëse.
-
Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete ndihmëse të nxjerrjes dhe mbledhjes së pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhura dhe të përdoren siç duhet. Mbledhja e pluhurave mund të pakësojë rreziqet në lidhje me to.
-
Mos lejoni që njohja që keni fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju bëjë të shkujdesur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë së veglave. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të rënda në një fraksion sekonde.
-
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Ešhtë përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
- Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike.
Përdorni veglën e duhur elektrike për përdorimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do ta bëjë punën më mirë dhe më të sigurt, me shpejtësinë për të cilën është projektuar. - Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të kontrollohet me çelës është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
- Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni paketën e baterisë, nëse mund të hiqet, nga vegla elektrike përpara se të bëni rregullime, të ndërroni aksesorë ose ta ruani veglën. Masa të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së veglës elektrike aksidentalisht.
- Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve dhe mos i lejoni personat që nuk e njohin veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të pakualifikuar.
- Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e veglës elektrike. Nëse vegla elektrike është e dëmtuar, riparojeni përpara përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat jo të mirëmbajtura.
- Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe kontrollohen më lehtë.
- Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve, duke pasur parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglës elektrike për punë të ndryshme nga ato të synuara mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
- Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso. Dorezat dhe sipërfaqet e kapjes që janë të rreshqitshme nuk lejojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të veglës në situata të papritura.
- Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza pune prej lecke sepse ato mund të ngecin.
Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
-
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
-
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
-
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
-
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
-
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.
-
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
-
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
- Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën elektrike.
- Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
- Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërimin e aksesorëve.
Paralajmérime sigurie për gërshërët rrotulluese
Termat "makineri" në paralajmërimet dhe masat paraprake u referohen kombinimit të gërshërëve rrotulluese dhe njësisë elektrike.
Termi "motor" në paralajmërimet dhe masat paraprake i referohet motorit ose motorit elektrik të njësisë elektrike.
Siguria e përgjithshme
- Përdoruesi që e përdor për herë të parë ose përdoruesi pa përvojë duhet t'i kërkojë shitësit
që ta trajnojë rreth përdorimit të makinerisë. Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo njerëzit që nuk i njohin udhëzimet, të përdorin makinerinë.
- Rekomandohet që makineria t'u huazohet vetëm personave që tregojnë prova se kanë përvojë. Gjithmonë jepni edhe manualin e përdorimit.
- Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe veproni me mend kur përdorni makinerinë. Mos e përdorni makinerinë kur jeni i lodhur, i sëmurë ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit. Një moment hutimi ndërkohë që përdorni makinerinë mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
- Shmangni përdorimin e makinerisë në kushte të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima.
- Zbatoni rregulloret kombëtare dhe vendore rreth përdorimit të makinerive me energji që përdoren në ambiente të jashtme.
Qëllimi i përdorimit të makinerisë
Kjo makineri është prodhuar për t'u përdorur vetëm për prerjen e barit, barishteve, shkurreve dhe gëmushave. Asnjëherë mos e përdorni makinerinë për qëllime të tjera. Përdorimi jashtë objektivit të përdorimit mund të rezultojë në lëndime të rënda.
Pajisjet për mbrojtjen personale
- Gjithmonë vishni pantallona të rënda, këpucë të forta, doreza dhe një bluzë/këmishë me mëngë të gjata. Mos vishni rroba të lirshme, bizhuteri, pantallona të shkurtra, sandale ose mos qëndroni zbathur. Sigurojini flokët në mënyrë që të jenë mbi nivelin e shpatullave.
- Gjithmonë vishni një helmetë aty ku ka rrezik objektesh që bien.
- Mbani mbrojtje për veshët, siç janë kufjet mbrojtëse. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
- Gjithmonë mbani këpucë të forta me shuall që nuk rrëshqet. Kjo ju mbron këmbët nga lëndimet dhe siguron një mbështetje të mirë.
- Mbani një maskë pluhuri sipas nevojës.
Përgatitja përpara përdorimit
- Kontrolloni gjithmonë që makineria të jetë e sigurt për përdorim para se ta përdorni:
— Kontrolloni për rrjedhje karburanti.
— Sigurohuni që të gjithë shtrënguesit të jenë në vend dhe të sigurt.
— Zëvendësoni pjesët e dëmtuara.
— Sigurohuni që vegla prerëse të jetë instaluar siç duhet dhe të jetë shtrënguar mirë.
— Sigurohuni që mbrojtësja e veglës prerëse të jetë vendosur mirë në pozicion siç përshkruhet në këtë manual.
— Kontrolloni këmbëzën e akseleratorit, levën e zhbllokimit dhe çelës tjetër
kontrolli për punim të shtruar dhe funksionimin e duhur.
— Pastroni dorezat për të kontrolluar mirë makinerinë.
— Sigurohuni që dorezat të jenë instaluar siç përshkruhet në këtë manual.
Moszbatimi i atyre udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime të rënda.
- Përdorni një fletë të mprehtë. Hidhini fletët që janë të përthyera, të harkuara, të krisura, të thyera, të ciflosura apo të dëmtuara në ndonjë mënyrë. Fletët e pamprehura ka mundësi të kërcejnë dhe të zmbrapsen.
- Përdorni gjithmonë të gjitha pjesët e kërkuara për të fiksuar mirë fletën. Pjesët e fiksuarä në mënyrë të papërshtatshme mund të bëjnë që fleta të fluturojë tutje dhe të lëndojë rëndë përdoruesin dhe/ose personat pranë.
Rimbushja me karburant
- Ndalojeni motorin përpara se të rimbusheni me karburant. Qëndroni larg nga flakët e hapura dhe shkëndijat. Asnjëherë mos pini duhan gjatë rimbushjes me karburant. Ndryshe mund të rezultojë në zjarr dhe/ose shpërthim.
- Rimbushjen me karburant kryejeni jashtë. Rimbushja me karburant brenda një dhome të mbyllur mund të shkaktojë shpërthim të avullit të karburantit.
- Shmangni kontaktin me karburantin ose vajin e motorit. Mos i thithni avujt e karburantit. Nëse derdhet karburanti ose vaji, fshijeni menjëherë makinerinë dhe/ose tokën. Nëse ju derdhet karburant në rroba, ndërrojini menjëherë për të parandaluar që t'ju marrin flakë.
- Pas rimbushjes me karburant, shtrëngojeni me kujdes kapakun e serbatorit të karburantit dhe kontrolloni për rrjedhje karburanti. Lëvizni të paktën 3 m (10 këmbë) larg nga burimi dhe vendi i furnizimit me karburant përpara se të ndizni motorin.
- Karburantin transportojeni dhe ruajeni vetëm në enë të miratuara. Mbajini fëmijët larg nga karburanti i ruajtur.
Ndezja e gërshërëve rrotulluese
- Mbajini fëmijët, personat e tjerë dhe kafshët shtëpiake të paktën 15 m (50 këmbë) larg kur ndizni ose përdorni makinerinë. Gjithashtu, personat pranë duhet të mbajnë mbrojtje për sytë, duke qenë se ekziston sërish rreziku i lëndimit nga objektet e hedhura. Ndryshe, veprimet e papritura të personave pranë ose një zmbrapsje e fletës mund të shkaktojë lëndim të rëndë ndaj përdoruesit dhe/ose personave pranë.
- Ndizeni dhe përdoreni makinerinë vetëm kur jeni jashtë në një zonë të ajrosur mirë. Përdorimi në një zonë të mbyllur ose të ajrosur keq mund të rezultojë në vdekje nga mbytja ose helmimi nga monoksidi i karbonit.
-
Përpara se të nisni punën, sigurohuni që vegla prerëse të mos jetë në kontakt me objekte të forta si degë, gurë etj., përndryshe vegla prerëse do të rrotullohet kur ta ndizni.
-
Nëse vegla prerëse rrotullohet në minimo, kalibrojeni shpejtësinë e minimos në mënyrë që të ndalojë në minimo. Ndryshe, kontakti aksidental me veglën prerëse që lëviz mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
- Ndalojeni motorin menjëherë nëse vëreni probleme.
Transportimi
- Ndalojeni motorin gjatë transportit. Ndryshe, ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim.
- Kur e transportoni makinerinë, gjithmonë vendosni kapakun te fleta prerëse. Kontakti me fletët e zhveshura rezulton në lëndim.
- Siguroni pozicionimin e sigurt të makinerisë gjatë transportimit me makinë për të shmangur rrjedhjen e karburantit.
- Ngrijeni të gjithë makinerinë nga toka kur e transportoni makinerinë. Zvarritja e makinerisë shkakton dëmtim të serbatorit të karburantit dhe rrjedhje të karburantit, duke rezultuar në zjarr.
Përdorimi
- Përdoreni makinerinë vetëm në vende me dritë dhe shikueshmëri të mirë. Përdorimi në errësirë ose në zona me shikueshmëri të dobët mund të shkaktojë aksidente të papritura.
- Shmangni përdorimin e makinerisë kur është e vështirë që të ruani ekuilibrin, për shembull kur punoni në sipërfaqe të pjerrët ose në një ditë me erë.
- Gjatë stinës së dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme ose të lagështa, akulli dhe dëbora për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes.
- Nëse dikush ju afrohet, ndalojeni motorin. Ndryshe, vegla prerëse që rrotullohet mund ta godasë personin tjetër dhe mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
- Pastrojeni zonën e punës përpara përdorimit. Hiqni të gjitha objektet e tilla si gurët, xhamat e thyer, gozhdët, telat apo spangot, të cilat mund të hidhen ose të ngecin në aksesorin prerës. Copëzat e huaja mund ta dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të shkaktojnë kundërveprime të rrezikshme.
- Për të kontrolluar makinerinë në mënyrë të qëndrueshme, zbatoni sa më poshtë gjatë përdorimit:
— Mbajeni mirë makinerinë me të dyja duart në anën e djathtë.
— Vareni makinerinë në krah(ë) me rripat e krahut.
— Sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt të këmbëve. Asnjëherë mos punoni mbi shkallë ose mbi pemë.
— Shmangni zgjatjet më shumë sesa duhet.
— Mbajeni veglën prerëse poshtë nivelit të belit.
— Mbajini të gjitha pjesët e trupit tuaj larg nga vegla prerëse që rrotullohet dhe sipërfaqet e nxehta.
Këto veprime reduktojnë rrezikun e lëndimit.
- Nëse ngecin barishte apo degë mes veglës prerëse dhe mbrojtëses, gjithmonë ndalojeni
motorin përpara se ta pastroni. Ndryshe, rrotullimi aksidental i fletës mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
- Asnjëherë mos e rrëzoni apo hidhni makinerinë, përveçse në rast emergjence. Nëse makineria rreżohet ose godet diçka, menjëherë kontrolloni menjëherë pajisjet e sigurisë dhe kontrolloni për rrjedhje karburanti ose dëme të tjera. Përdorimi i një makinerie që keqfunksionon mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
- Inspektojeni shpesh veglën prerëse ose menjëherë pasi godet një gur apo objekte të tjera të forta. Nëse vegla prerëse thyhet gjatë përdorimit, pjesa e thyer mund të fluturojë tutje dhe mund të shkaktojë lëndim.
- Ndalojeni motorin gjatë inspektimit, pastrimit ose zëvendësimit të veglës prerëse. Ndryshe, vegla prerëse mund të rrotullohet papritur dhe mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
- Mbani kontrollin e duhur derisa vegla prerëse të ndalojë plotësisht, kur ndaloni motorin ose lëshoni këmbëzën e akseleratorit. Fleta që ndalon mund të shkaktojë lëndim.
- Përpara se të nisni veprimin e prerjes, prisni derisa vegla prerëse të arrijë shpejtësi të mjaftueshme për prerje. Kjo redukton rrezikun e zmbrapsjes dhe barishteve që ngecin.
- Bëni pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
- Ndalojeni motorin dhe vendoseni në një vend të sigurt, gjatë pushimit ose kur largoheni nga makineria. Kjo parandalon aksidentet e papritura.
- Mos e prekni motorin dhe zhurmëmbytësin e tij ose mos i vendosni ato mbi lëndë të ndezshme gjatë kohës që motori është në punë ose pak pas ndalimit të tij, duke qenë se ato janë të nxehta. Mund të shkaktohet djegie dhe/ose zjarr.
Veglat prerëse
- Përdorni një vegël prerëse të përshtatshme për punën tuaj. Përdorni gjithmonë mbrojtësen për veglën prerëse të përshtatshme për veglën prerëse që përdoret.
- Asnjëherë mos përdorni zinxhirë rrotullues metalikë me shumë pjesë, fletë me zinxhir ose fletë që nuk rekomandohen në këtë manual. Si rezultat mund të shkaktohen lëndime të rënda.
- Kur prekni fletën metalike, mbani gjithmonë doreza dhe vendosni kapakun e fletës mbi fletë. Fletët mund të shkaktojnë prerje në duart e zhveshura.
- Gjatë përdorimit të fletëve metalike, shmangni "zmbrapsjet" dhe përgatituni gjithmonë për zmbrapsje aksidentale. Shikoni seksionin Zmbrapsja.
- Përpara dhe pas çdo përdorimi, sigurohuni që vegla prerëse të jetë bashkuar në mënyrë të sigurt. Gjatë përdorimit, në intervale të caktuara kontrolloni veglën prerëse që të mos jetë liruar.
Zmbrapsja (shtytja e fletës)
Zmbrapsja (shtytja e fletës) mund të ndodhë kur fleta rrotulluese kontakton me një objekt që nuk pritet menjëherë. Forca e saj mund të jetë mjaft e dhunshme për të bërë që njësia dhe/ose përdoruesi të shtyhen në çfarëdo drejtimi, dhe mund të humbasë kontrollin e njësisë, duke rezultuar në lëndim të rëndë. Zmbrapsja mund të ndodhë pa paralajmërim nëse fleta kërcen, ngec ose kapet dhe ka më shumë të ngjarë të ndodhë në zona ku është e vështirë të shikohet materiali që po pritet.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret segmenti i fletës ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 1 për objektet e forta, shkurret dhe pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
▶ Fig.1
Për të shmangur zmbrapsjen:
- Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të orës 8 dhe 11 dhe mes pozicionit të orës 1 dhe 4.
- Rrotulloni veglën në mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmë-rrethi nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një kosë. Kjo lejon që segmenti i duhur i fletës të kontaktojë me bimët që priten.
- Asnjëherë mos e vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 1.
▶ Fig.2
- Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse pranë objekteve të forta, si gardhet, muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
- Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse vertikalisht për veprime si mprehja dhe prerja e gardheve.
- Shmangni përdorimin e veglës në zona ku është e vështirë të shikohet objekti që po pritet.
Dridhja
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit dhe shkakton simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje, dhimbje, ndjesi shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e “sëmundjes së dridhjeve të shpeshta”, mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja
- Shërbimi për makinerinë tuaj duhet të kryhet nga qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorni vetëm pjesë këmbimi identike dhe aksesorë të furnizuar nga MAKITA. Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund të shkurtojë jetëgjatësinë e makinerisë dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
- Asnjëherë mos ndryshoni ose hiqni ndonjë komponent të makinerisë. Kjo mund të shkaktojë zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
- Pas përdorimit, pastrojeni makinerinë dhe
kontrolloni që të gjitha vidat dhe dadot të jenë të shtrënguara.
- Kontrolloni gjendjen e veglës prerëse, mbrojtëses së veglës prerëse dhe rripat e krahut. Fleta prerëse duhet të jetë e mprehtë. Asnjëherë mos i drejtoni ose saldoni veglat prerëse të dëmtuara.
Udhëzime të tjera
- Gjithmonë ruajeni makinerinë në dhoma të mbyllura dhe me serbator karburanti të zbrazur.
- Kushtojini vëmendje mjedisit. Shmangni përdorimin e panevojshëm të akseleratorit për më pak ndotje dhe emetime zhurme. Kalibrojeni karburatorin në pozicionin e duhur.
- Mos e përdorni motorin me zhurmëmbytës që ka defekt.
Ndihma e shpejtë
- Në rast aksidenti, sigurohuni që në afërsi të vendit të punimeve të prerjes të keni të disponueshme një kuti të ndihmës së shpejtë. Zëvendësojini menjëherë artikujt që hiqni nga kutia e ndihmës së shpejtë.
- Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e mëposhtme:
— Vendin e aksidentit
— Çfarë ndodhi
— Numrin e personave të lënduar
— Llojin e lëndimeve
— Emrin tuaj
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
- Përdorni vetëm fletë prerëse të dedikuar për aksesorin e gërshërëve rrotulluese.
- Përdorni vetëm vegla prerëse që kanë të shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose më të madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi makineri.
- Inspektoni dhe kryeni mirëmbajtje të makinerisë rregullisht, veçanërisht përpara/ pas përdorimit. Riparojeni makinerinë vetëm në gendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
- Përpara përdorimit, sigurohuni që rripi i krahut të jetë vendosur siç duhet te varësja në makineri.
- Hiqni çdo pykë rregullimi ose çelës për dado përpara se të ndizni makinerinë. Një aksesor i lënë i bashkuar me një pjesë rrotulluese mund të shkaktojë lëndim personal.
- Sigurohuni të hiqni kapakun e fletës në fletën prerëse përpara përdorimit.
- Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike, tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i makinerisë.
- Mos e përdorni makinerinë në atmosfera shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të ndezshme. Makineria krijon shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
- Mos e përdorni makinerinë në vende të
lagështa ose të lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në makineri mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike, zjarrit dhe keqfunksionimit.
- Mos e përdorni makinerinë në pjerrina të thepisura dhe sipërfaqe të rrëshqitshme.
- Për të evituar aksidentet, mbani mbi 15 m (50 këmbë) distancë midis përdoruesve kur punojnë dy a më shumë të tillë në një vend. Gjithashtu, caktoni një person për të ruajtur distancën midis përdoruesve. Nëse në zonën e punës hyn ndonjë njeri apo kafshë, ndërpriteni menjëherë punën.
- Mos e prekni kutinë e ingranazheve gjatë dhe menjëherë pas përdorimit. Kutia e ingranazheve nxhet gjatë përdorimit dhe mund të shkaktojë lëndime nga djegia.
- Mbajini gishtat larg nga këmbëza e çelësit kur
nuk e përdorni makinerinë dhe kur lëvizni nga një pozicion pune në tjetrin.
⚠️PARALAJMËRIM: Përdorimi i këtij produkti mund të krijojë pluhur me përmbajtje kimikatesh që mund të shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera. Disa shembuj të këtyre kimikateve janë përbërësit që gjenden në pesticide, insekticide, fertilizues dhe herbicide.
Rreziku ndaj këtyre ekspozimeve varion në varësi të shpeshtësisë së kryerjes së kësaj lloj pune. Për të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre kimikateve: punoni në ambient të ajrosur mirë dhe punoni me pajisje sigurie të miratuara, siç janë maskat kundër pluhurit që janë projektuar posaçërisht për të filtruar grimcat mikroskopike.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
▶ Fig.3
| 1 | Kapaku | 2 | Tubi | 3 | Kutia e ingranazhit | 4 | Mbrojtësi |
| 5 | Buloni i hyrjes në kutinë e ingranazhit | 6 | M bajtësi (për fletën e sipërme) | 7 | Fleta e sipërme 8 Fleta e poshtme | ||
| 9 | M bajtësi (për fletën e poshtme) | 10 | Rondela e morsës | 11 | Buloni | 12 | Kapaku i fletës |
| 13 | Çelësi fiso hekzagonal | 14 | Çelësi me tub | - | - | - | - |
MONTIMI
⚠PARALAJMËRIM: Përpara montimit ose kalibrimit të pajisjes, fikni motorin dhe hiqni siguresën apo kutinë e baterisë. Ndryshe, vegla prerëse ose pjesët e tjera mund të lëvizin dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë.
⚠PARALAJMËRIM: Vishni doreza mbrojtëse përpara se të përdorni fletën e prerësit. Gjatë montimit ose kalibrimit, gishtat mund të kontaktojnë fletën prerëse dhe kjo mund të shkaktojë lëndime të rënda.
⚠PARALAJMËRIM: Kur montoni ose kalibroni pajisjen, gjithmonë uleni atë poshtë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në paragrafin për paralajmërimet e sigurisë dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
Instalimi i mbrojtësit
⚠️PARALAJMËRIM: Mos e përdorni këtë aksesor në asnjë moment pa mbrojtës.
⚠️PARALAJMËRIM: Gjithmonë përdorni mbrojtësin e dhënë me këtë aksesor. Mbrojtësi i gabuar mund të mos ju mbrojë juve nga copëzat fluturuese dhe gurët. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në ekuilibrin e veglës dhe rezulton në lëndim të rëndë personal.
VINI RE: Shträngoni periodikisht bulonat në mbrojtës. Shträngoni bulonat e djathtë dhe të majtë në mënyrë të njëtrajtshme në mënyrë që hapësira mes morsës dhe mbrojtësit të jetë e njëtrajtshme.
Bashkojeni mbrojtësin me morsën duke përdorur bulonat.
▶ Fig.4: 1. Tokëza 2. Mbrojtësi
Montimi i tubit bashkues
⚠ KUJDES: Kontrolloni gjithmonë që tubi i aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
- Rrotullojeni levën e njësisë elektrike drejt anës së aksesorit.
▶ Fig.5: 1. Leva
- Hiqni kapakun e aksesorit. Bashkërenditni kunjin me shenjën e shigjetës dhe futeni tubin e aksesorit derisa butoni i lëshimit të kërcejë lart.
▶ Fig.6: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës 3. Kunji
- Lëvizeni levën drejt anës së njësisë elektrike.
▶ Fig.7: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me tubin.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt anës së aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë butonin e lëshimit.
▶ Fig.8: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
PËRDORIMI
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në paragrafin për paralajmërimet e sigurisë dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
⚠PARALAJMËRIM: Nëse vegla prerëse lëviz në minimo, rregulloni dhe ulni shpejtësinë e minimos së motorit. Ndryshe, nuk mund ta ndaloni veglën prerëse duke mbyllur akseleratorin dhe mund të shkaktoni lëndime të rënda.
⚠KUJDES: Tregoni kujdes të mos lini që fletët në punë të prekin tokën ose ndonjë objekt të fortë. Në rast të tillë vegla zmbrapset dhe rezulton në lëndim personal.
⚠KUJDES: Përpara përdorimit, kontrolloni bulonat, dadot dhe vidat nëse janë të liruara. Shtrëngojini ato nëse janë të liruara.
AKUJDES: Nëse bari i prerë është ngatërruar me fletët rrotulluese dhe shpejtësia e rrotullimit është ulur ose ka ndaluar, fikni motorin dhe hiqni kapakun e kandeletës ose kutinë e baterisë dhe më pas hiqni barin e ngatërruar.
⚠KUJDES: Ky aksesor është projektuar për prerjen e barit dhe barishteve. Mos e përdorni aksesorin për qëllime të tjera.
VINI RE: Përpara përdorimit, gjithmonë kontrolloni që të mos ketë objekte të tilla si bari i prerë i ngjitur në veglën e prerjes. Përdorimi i veglës me një objekt të huaj të ngjitur me veglën prerëse mund të shkaktojë keqfunksionim.
VINI RE: Objektet e huaja mund të hyjnë mes fletëve të sipërme dhe të poshtme. Përdorimi i veglës me objekte të huaja të mbetura mes fletëve mund të shkaktojë keqfunksionim. Për mënyrën e heqjes së tyre, ndiqni udhëzimet në seksionin për heqjen e barishteve të ngecura.
Mbajeni makinerinë në mënyrë të tillë që fleta e prerësit
të vijë paralelisht me tokën. Ndizeni makinerinë ndërkohë që fleta e prerësit nuk e prek tokën dhe objektet e forta. Rregullojeni makinerinë në një shpejtësi të përshtatshme rrotullimi për prerjen e barit. Shpejtësia e ulët e rrotullimit mund të ngatërrojë barin e prerë në fletët prerëse.
Për të prerë barin, vazhdoni përpara ndërsa e luhatni makinerinë në mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmërrethi nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni një kosë. Rregulloni shpejtësinë e luhatjes sipas barit që do të pritet.
▶ Fig.9
SHËNIM: Fleta e sipërme dhe fleta e poshtme rrotullohen në drejtim të kundërt të njëra-tjetrës.
MIRËMBAJTJA
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara inspektimit ose kryerjes së mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin dhe hiqni kapakun e kandeletës apo kutinë e baterisë. Ndryshe, vegla prerëse ose pjesët e tjera mund të lëvizin dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë.
⚠PARALAJMËRIM: Kur inspektoni ose kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni poshtë atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në paragrafin për paralajmërimet e sigurisë dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Inspektimi i përgjithshëm
- Shträngoni bulonat, dadot dhe vidat e liruara.
- Kontrolloni për pjesë dhe fletë të dëmtuara. Kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit t'i zëvendësojë ato nëse është e nevojshme.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni aksesorin duke e fshirë pluhurin, papastërtitë ose barin e prerë me një leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur. Hiqni barin e prerë ose mbetjet që i janë ngjitur fletës së prerësit.
Çmontoni fletët e prerësit
⚠ KUJDES: Mbani gjithmonë doreza kur çmontoni fletët e prerësit.
Gjatë pastrimit, mprehjes ose zëvendësimit të fletëve të
prerësit, çmontojini ato me procedurën e mëposhtme:
- Hiqni kapakun e fletës.
- Vendosni çelësin me tub në dado. Rrotullojeni çelësin me tub në mënyrë të tillë që vrima në fletën e poshtme të bashkërenditet me vrimën në fletën e sipërme.
▶ Fig.10: 1. Çelësi me tub 2. Vrima në fletën e poshtme
Shikoni në vrimën në fletën e poshtme për të kontrolluar nëse është bashkërenditur vrima e duhur në fletën e sipërme. Në fletën e sipërme, ka kunja dhe dy lloje vrimash; e rrumbullakët dhe ovale. Bashkërenditni vrimën e rrumbullakët në fletën e sipërme me vrimën në fletën e poshtme dhe më pas futni çelësin fiso hekzagonal në vrima.
▶ Fig.11: 1. Vrima në fletën e poshtme 2. Vrima e rrumbullakët në fletën e sipërme 3. Vrima ovale në fletën e sipërme 4. Kunji
▶ Fig.12: 1. Fleta e poshtme 2. Fleta e sipërme 3. Çelësi fiso hekzagonal
SHËNIM: Zgjidhni vrimën e rrumbullakët në fletën e sipërme duke iu referuar informacionit të mëposhtëm:
- Kur e rrotulloni fletën e poshtme në drejtim të kundërt të akrepave të orës, vrima e rrumbullakët vjen pas kunjit.
- Kur vrima ovale bashkërenditet me vrimën në fletën e poshtme, mund ta futni çelësin fiso hekzagonal, por ka shumë reagim.
- Kur kunji bashkërenditet me vrimën në fletën e poshtme, mund të shikoni filetimin e vidës në kunj. Në këtë rast, nuk mund ta fusni plotësisht çelësin fiso hekzagonal.
⚠KUJDES: Mos i fusni gishtat në fletë kur rrotulloni çelësin me tub. Fletët rrotullohen ndërsa rrotulloni çelësin me tub dhe mund të shkaktojnë lëndim personal.
⚠KUJDES: Gjithmonë përdoreni çelësin me tub gjatë bashkërenditjes së vrimave në fletët e sipërme dhe të poshtme.
- Ndërsa futni çelësin fiso hekzagonal, rrotullojeni bulonin në drejtim të akrepave të orës duke përdorur çelësin me tub për të liruar bulonin.
▶ Fig.13: 1. Çelësi me tub 2. Çelësi fiso hekzagonal
4. Hiqni bulonin, rondelën e morsës dhe mbajtësin së bashku me fletën e poshtme.
▶ Fig.14: 1. Buloni 2. Rondela e morsës 3. Mbajtësi (për fletën e poshtme) 4. Fleta e poshtme
5. Gjatë shtyrjes së fletës së sipërme, rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të pozicionuar kunjin siç tregohet në figurë. Pas kësaj, ngrijeni fletën e sipërme nga mbajtësi për ta hequr.
▶ Fig.15: 1. Fleta e sipërme 2. Mbajtësi (për fletën e sipërme) 3. Kunji
6. Hiqni fletën e poshtme. Për ta hequr, rrotulloni fletën e poshtme në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta pozicionuar kunjin siç tregohet në figurë dhe më pas ngrijeni fletën e poshtme nga mbajtësi.
▶ Fig.16: 1. Fleta e poshtme 2. Mbajtësi (për fletën e poshtme) 3. Kunji
VINI RE: Pas çmontimit të fletëve të prerësit, mbajeni bulonin, rondelën e morsës dhe mbajtësin në vend për të shmangur humbjen e tyre.
SHËNIM: Për të instaluar fletët e prerësit, referojuni seksionit për zëvendësimin e fletëve të prerësit.
Heqja e barishteve të ngecura
VINI RE: Periodikisht hiqni barishtet e ngecura dhe objektet e huaja mes fletëve të prerësit dhe mbajtësve. Duke përdorur këtë aksesor me barishtet e ngecura brenda, mund të rezultojë në keqfunksionim.
Çmontoni fletët e prerësit. Hiqni barishtet e ngecura mes fletëve të sipërme dhe të poshtme. Hiqni gjithashtu barishtet e ngecura te mbajtësit, veçanërisht mes kunjave, duke përdorur një furçë. Sigurohuni që të pastroni barishtet e ngecura te mbajtësi, siç tregohet në figurë.
▶ Fig.17: 1. Mbajtësi (për fletën e sipërme) 2. Mbajtësi (për fletën e poshtme)
Pastroni fletët e prerësit me ujë dhe thajini plotësisht. Pas kësaj, aplikoni vaj kundër ndryshkjes.
SHËNIM: Për të çmontuar fletët e prerësit, referojuni seksionit për çmontimin e fletës së prerësit.
Mprehja e fletëve të prerësit
⚠ KUJDES: Mbani gjithmonë doreza kur mprihni fletët e prerësit.
VINI RE: Kur mprihni fletët e prerësit, mprihni si fletën e sipërme ashtu edhe të poshtme.
VINI RE: Nëse fletët e prerësit janë të deformuara shumë nga mprehja, ndërrojini ato me të reja.
VINI RE: Si udhëzim i përgjithshëm, mprihini fletët e prerësit çdo 8 orë përdorimi. Rekomandohet mprehja më e hershme nëse prisni shpesh barishte së bashku me rrënjët e tyre ose prisni barishte në sipërfaqe me urë ose sipërfaqe me shumë pengesa. Përdorimi i fletëve të prerësit të pamprehura rezulton në performancë të keqe në prerje dhe dëmtim të makinerisë.
VINI RE: Përdorni një limë diamanti për mprehjen e fletëve të prerësit. Në vend të saj mund të përdorni një disk lëmues.
- Çmontoni fletët e prerësit nga aksesori.
SHËNIM: Për detaje, referojuni seksionit për çmontimin e fletës së prerësit.
- Mprihni majat dhe tehet prerëse si të fletës së sipërme ashtu edhe të poshtme, në kënd 40° duke përdorur një limë.
▶ Fig.18: 1. Tehu prerës 2. Maja 3. Buza 4. Lima
SHËNIM: Fleta e sipërme duhet të zëvendësohet kur dhëmbët janë konsumuar në buzë.
- Rrumbullakoseni bazën e secilës fletë siç ilustrohet duke përdorur limën.
▶ Fig.19
VINI RE: Mos e përthyeni ose ciflosni bazën e fletës. Duke vepruar kështu rezulton në krisje të fletës së prerësit.
Zëvendësimi i fletëve të prerësit
Aksesorë opsionalë
⚠KUJDES: Mbani gjithmonë doreza kur zëvendësoni fletët e prerësit.
Përpara nisjes, sigurohuni që drejtimi i fletëve të sipërme dhe të poshtme; tehet prerëse (sipërfaqet me kënd) si në fletën e sipërme ashtu edhe të poshtme, është jashtë njëra-tjetrés kur montohen.
▶ Fig.20: 1. Tehu prerës 2. Fleta e poshtme 3. Fleta e sipërme
VINI RE: Nëse tehet prerës janë përballë të njëjtës anë ose brenda njëri-tjetrit, nuk do të jeni në gjendje të prisni bar.
Instaloni fletët e prerësit duke ndjekur procedurën e mëposhtme:
- Çmontoni fletët e vjetra të prerësit nga aksesori.
SHËNIM: Për detaje, referojuni seksionit për çmontimin e fletës së prerësit.
- Instaloni fletën e re të sipërme në mbajtës.
Fleta e sipërme ka të dalë në njërën anë. Sigurohuni që të vendosni fletën e sipërme në mënyrë të tillë që ana e dalë (me shenjë shigjete) të jetë përballë kutisë së ingranazhit.
▶ Fig.21: 1. Fleta e sipërme 2. Kutia e ingranazhit 3. Pjesa e dalë
Bashkërenditni vrimat ovale në fletën e sipërme me kunjat. Rrotullojeni fletën e sipërme në drejtim të akrepave të orës ndërkohë që e shtyni poshtë derisa kunjat të mbajnë fletën e sipërme.
▶ Fig.22: 1. Fleta e sipërme 2. Mbajtësi (për fletën e sipërme) 3. Kunji
VINI RE: Sigurohuni që ta poziciononi fletën e sipërme në mënyrë të tillë që të gjitha fletët të mbajnë fletën e sipërme.
- Instaloni fletën e re të poshtme në mbajtës.
Vendoseni fletën e sipërme në mënyrë të tillë që ana me shenjën e shigjetës të jetë përballë mbajtësit dhe bashkërenditni vrimat ovale në fletë me kunjat. Pas kësaj, rrotullojeni fletën e poshtme në drejtim të akrepave të orës derisa kunjat të mbajnë fletën e poshtme.
▶ Fig.23: 1. Fleta e poshtme 2. Mbajtësi (për fletën e poshtme) 3. Kunji
VINI RE: Sigurohuni që ta poziciononi fletën e poshtme në mënyrë të tillë që të gjitha fletët të mbajnë fletën e poshtme.
- Vendoseni fletën e poshtme (me mbajtësin) në fletën e sipërme ndërsa bashkërenditni kunjin e boshtit
me atë të mbajtësit.
▶ Fig.24: 1. Fleta e poshtme 2. Mbajtësi (për fletën e poshtme) 3. Boshti 4. Fleta e sipërme
- Vendosni rondelën e morsës në mbajtës ndërkohë që bashkërenditni kunjin e boshtit me atë të rondelës së morsës. Pas kësaj, shtrëngoni bulonin me dorë përkohësisht.
▶ Fig.25: 1. Buloni 2. Rondela e morsës
- Bashkërenditni vrimat në fletët e poshtme dhe të sipërme dhe futni çelësin fiso hekzagonal. Pas kësaj, shtrëngoni fort bulonin duke përdorur çelësin me tub ndërkohë që çelësi fiso hekzagonal është futur në vrimë.
▶ Fig.26: 1. Çelësi me tub 2. Çelësi fiso hekzagonal
SHËNIM: Referojuni seksionit për çmontimin e fletëve të prerësit për mënyrën e bashkërenditjes së vrimave të fletës së sipërme dhe të poshtme.
- Hiqni çelësin fiso hekzagonal dhe më pas vendosni kapakun e fletës në fletët e prerësit.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE: Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Kutia e ingranazhit:
⚠ KUJDES: Mos aplikoni graso kur kutia e grasos është e nxehtë. Kutia e nxehtë e grasos mund të shkaktojë djegie.
Hiqni bulonin e hyrjes në kutinë e ingranazhit duke përdorur çelësin me tub.
Aplikoni graso (Shell Alvania 2 ose ekuivalentin e saj) në kutinë e ingranazheve përmes vrimës së grasos rreth çdo 50 orë pune.
▶ Fig.27: 1. Vrima e grasos
Aksi i transmissionit:
Aplikoni graso (Shell Alvania 2 ose ekuivalentin e saj) në aksin e transmissionit rreth çdo 30 orë pune.
▶ Fig.28
SHËNIM: Grasoja originale Makita mund të blihet nga shitësi juaj lokal i Makita.
Magazinimi
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në paragrafin për paralajmërimet e sigurisë dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
Vendosni kapakun e fletës kur nuk e përdorni këtë aksesor.
▶ Fig.29: 1. Kapaku ifletës
Gjatë magazinimit të këtij aksesori veçmas nga njësia elektrike, vendosni kapakun në fund të tubit.
▶ Fig.30
⚠KUJDES: Mos e mbështesni aksesorin te ndonjë objekt tjetër, si p.sh. në mur. Aksesori mund të bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime personale.
Intervali i inspektimit dhe i mirëmbajtjes
| Orë pune Përpara | përdorimit | 8 orë 10 orë/ditë 30 orë 50 | orë | ||
| E gjithë njësia Kontrolloni me sy për pjesë të dëmtuara | √ | ---- | |||
| Të gjitha dadot dhe vidat fiksuese | Shtrëngimi | √ | ---- | ||
| Kutia e ingranazhit Aplikoni graso - - - - | √ | ||||
| Aksi i transmissionit Aplikoni graso - - - - | √ | ||||
| Fleta e prerësit Inspektoni vizualisht për dëmtim | √ | --- | √ | ||
| Mprehja - | √ | --- | |||
| Zëvendësimi - - - | √(deri në 40 orë) | ||||
| Njësia elektrike | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike | ||||
NDREQJA E DEFEKTEVE
Përpara se të kërkoni riparime bëni inspektimet tuaja. Nëse zbuloni ndonjë problem që nuk shpjegohet në manual, mos u mundoni të çmontoni makinerinë. Por për riparime drejtojuni Qendrave të Autorizuara të Shërbimit Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë zëvendësuese Makita.
| Gjendja anormale | Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi) | Zgjidhja |
| Motori nuk ndizet. | - | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
| Motori ndalon shpejt. | - | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
| Shpejtësia e motorit nuk rritet. | - | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
| Fletët e prerësit nuk rrotullohen. ➔ Ndalojeni menjëherë motorin. | Vendosje e parregullt e fletëve të prerësit | Instalojeni fletën prerëse siç duhet. |
| Fletët prerëse kanë kapur një degë. | Hiqni objektin e huaj | |
| Sistem transmissioni jonormal Kontaktoni me një qender të autorizuar shërbimi për riparim. | ||
| Aksesori dridhet në mënyrë jonormale. ➔ Ndalojeni menjëherë motorin. | Fletë prerëse të thyera, të përthyera ose të konsumuara | Zëvendësoni fletët prerëse. |
| Vendosje e lirshme e fletëve prerëse | Shtrëngojeni mirë bulonin. | |
| Vendosje e parregullt e fletëve të prerësit | Vendoseni mirë. | |
| Sistem transmissioni jonormal Kontaktoni me një qender të autorizuar shërbimi për riparim. | ||
| Fleta prerëse nuk ndalon menjëherë. ➔ Ndalojeni menjëherë motorin. | Njësia elektrike nuk funksionon mirë. | Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike. |
СПЕЦИФИКАЦИИ