MAKITA DML809 - Ndriçim

DML809 - Ndriçim MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DML809 MAKITA në format PDF.

📄 156 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA DML809 - page 109
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth DML809 MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ndriçim në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DML809 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DML809 e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT DML809 MAKITA

Shpjegim i pamjes së përgjithshme

  1. Billokuesi i kapakut
  2. Kapaku i baterisë
  3. Drita e treguesit
  4. Butoni i kontrollit
  5. Kordoni i rrymës

  6. Kapaku i folesë

  7. Spina femër (për pajisjen)
  8. Spinë mashkull (për burimin AC, forma ndryshon nga shteti në shtet)

  9. Fiksuesi

  10. Çelësi
  11. Përzgjedhja e modalitetit të ndriçimit
  12. Rrotulla

SPECIFIKIME

Modeli DML809
LED 96 copë, 100, 8 W
Burimi i rrymës 14,4V / 18V DC
Përmasat (Gj × Gj × L) 249 mm × 370 mm × 278 mm
Pesha neto 5,7 kg
Zona e presionit (zona e lenteve) 0,0241 m ^2
  • Specifikimet mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
  • Përmasat janë me pozicionin e dorezës të ulur.
  • Pesha nuk përfshin baterinë dhe kordonin e rrymës elektrike.
  • Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkimit dhe zhvillimit, specifikimet këtu mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Furnizimi me energji

- Kjo pajisje duhet të lidhet vetëm me një burim energjie me të njëjtin voltazh siç tregohet në etiketën e të dhënave dhe mund të përdoret vetëm në një burim energjie AC me një fazë. Pajisja ka izolim të dyfishtë, prandaj mund të përdoret nga priza që nuk kanë fije tokëzimi.

Bateria përkatëse dhe koha e funksionimit

Voltazhi BateriaKoha e funksionimit (përafërsisht)
E lartë Mesatar E ulët
14,4VBL1415N 0,3 orë 0,8 orë1,7 orë
BL1430,BL1430B0,5 orë 1,3 orë 28 orë
BL1440 0,8 orë 2,1 orë4,5 orë
BL1450 0,9 orë 2,5 orë5,0 orë
BL1460B1,0 orë 2,8 orë 5,5 orë
18VBL1815N 0,4 orë 1,1 orë2,2 orë
BL1820 0,5 orë 1,5 orë3,0 orë
BL1820B0,6 orë 1,5 orë 3,0 orë
BL1830,BL1830B0,8 orë 2,0 orë 40 orë
BL1840,BL1840B1,1 orë 2,9 orë 60 orë
BL1850,BL1850B1,4 orë 3,5 orë 75 orë
BL1860B1,7 orë 4,5 orë 8,5 orë
  • Koha e funksionimit bazohet në gjendjen kur futen dy bateri.
  • Disa prej bateritë të listuara më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të rajonit tuaj të banimit.
  • Kohët e funksionimit mund të ndryshojnë në varësi të llojit të baterisë, statusit të karikimit dhe gjendjes së përdorimit.

MAKITA DML809 - Furnizimi me energji - 1

PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm bateritë e listuara më lart. Përdorimi i ndonjë baterie tjetër mund të aktojë lëndim dhe/ose zjarr.

Simbolet

Më poshtë tregohen simbolet e përdorura për pajisjet. Sigurohuni që e kuptoni kuptimin e tyre përpara përdorimit.

MAKITA DML809 - Simbolet - 1

• Lexoni manualin e udhëzimeve
- Përdorimi i brendshëm vetëm për furnizimin me rrymë AC; Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm për furnizim me rrymë DC;
- Vetëm për vendet e BE-së Mos i flakni pajisjet elektrike ose paketën e baterisë së bashku me mbeturinat shtëpiake!

Në zbatim të direktivave evropiane, për pajisjet e mbeturinave elektrike e elektronike dhe bateritë e akumulatorët dhe mbetjet e baterive e akumulatorëve, si dhe zbatimin e tyre në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike dhe bateritë e paketa (t) e baterive që kanë arritur fundin e jetëgjatësisë së përdorimit të tyre duhet të mblidhen veças dhe të kthehen në një strukturë riciklimi të përputshme me mjedisin.

MAKITA DML809 - Simbolet - 2

  • IZOLIM I DYFISHTË
  • Rrezatimi optik (UV dhe IR). Minimizoni ekspozimin ndaj syve ose lëkurës.
  • Mos ia ngulni sytë llambës.
  • Përdorni mbrojtje të duhur ose mbrojtjen e syve.
  • Kujdes dhe vëmendje të veçantë!
  • Mos e përdorni pajisjen në shi ose borë kur përdorni rrymën elektrike.
  • IP65 për furnizimin me rrymë DC; IP20 për furnizimin me rrymë AC

PARALAJMËRIM SIGURIE UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË

⚠️ PARALAJMËRIM: Kur përdorni pajisje, duhet të ndiqen gjithmonë masat paraprake themelore të sigurisë për të zvogëluar rrezikun nga zjarri, goditjen elektrike dhe lëndimin personal, përfshirë këtu:

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET.

  1. Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë fikeni dhe shkëputni/hiqni baterinë nga pajisja.
  2. Mos e mbuloni pajisjen në funksionim me leckë ose karton, etj, përndryshe mund të shkaktojë një flakë.
  3. Kur përdorni pajisjen me rrymë AC, mos e përdorni pajisjen në vende të njoma ose të lagështa.
  4. Mos e ekspozoni pajisjen në shi ose borë. Asnjëherë mos e lani në ujë.
  5. Mos e përdorni pajisjen në atmosfera shpërthyese, si në prani të lëngjeve të ndezshme, gazeve ose pluhurit.
  6. Spinat e pajisjes duhet të përputhen me prizën. Asnjëherë mos modifikoni spinat në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me pajisje të tokëzuara. Spinat e pa-modifikuara dhe priza e përputhshme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
  7. Kur përdorni pajisjen, shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara, siç janë tubat, radiatorët, furrat me mikrovalë ose frigoriferët. Ekziston një rrezik më i lartë për goditje elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar ose në tokë.
  8. Mos abuzoni me kordonin. Asnjëherë mos e përdorni kordonin për mbajtjen, tërheqjen ose heqjen nga priza të pajisjes. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, cepat e mprehtë ose pjesët në lëvizje. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rritin rezikun e goditjes elektrike.
  9. Nëse kabllo ose kordoni fleksibël i jashtëm i këtij ndriçuesi dëmtohet, duhet të zëvendësohet me një kordon ose kordë speciale në dispozicion ekskluzivisht nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit.
  10. Mos shikoni drejtpërsëdrejti në burimin e dritës.
  11. Mos e mbani prizën me duar të lagura ose me yndyrë.
  12. Gjithmonë vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme për të mos lejuar që pajisja të bjerë.
  13. Burimi i dritës i këtij ndriçuesi zëvendësohet vetëm nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit ose nga një person i ngjashëm i kualifikuar.
  14. Mos e lini kabllon e energjisë të shkëputet nga pajisja, ndërsa rryma elektrike furnizohet nga një prizë. Duke vepruar kështu mund të shkaktohet një goditje elektrike.

MAKITA DML809 - LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET. - 1

text_image IP AC
  1. Mos lejoni asgjë të mbulojë ose bblokojë kanalet e pajisjes. Gjithmonë mbani të pastër vrimat e ftohjes.

Përdorimi dhe kujdesi për baterinë

  1. Parandaloni ndezjen e paqëllimtë. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicion e fikjes para se të vendosni paketën e baterisë, të ngrini ose mbani pajisjen. Mbajtja e pajisjes me gishtin tuaj në çelës ose pajisjen energjetike që ka çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.
  2. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara se të bëni ndonjë rregullim, ndërrim të aksesorëve ose magazinimin e pajisjes. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
  3. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të krijojë rrezik zjarri kur përdoret me një tjetër paketë baterie.
  4. Përdorni pajisje vetëm me paketa baterie të përcaktuara posaçërisht. Përdorimi i çdo tjetër pakete baterie mund të krijojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
  5. Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëse letre, monedha, çelësa, gozhdë, vida ose objekte të tjera të vogla metalike, të cilat mund të bëjnë lidhje nga një terminal në tjetrin. Qarku i shkurtër i terminaleve të baterisë së mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
  6. Në kushte abuzive, lëngu mund të nxirret nga bateria; shmangni kontaktin me të. Nëse kontakti ndodh rastësisht, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore krahas kësaj. Lëngu i nxjerrë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
  7. Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje që është e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimi.
  8. Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje ndaj zjarrit ose temperaturës së tepruar. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
  9. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose pajisjen jashtë gamës së temperaturës, të specifikuar në udhëzime. Karikimi i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve të caktuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
  10. Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo siguron që siguria e produktit të ruhet.
  11. Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen apo paketën e baterisë, përveç siç tregohet në udhëzimet për përdorim dhe kujdes.

Udhëzime të rëndësishme të sigurisë për baterinë

  1. Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi (1) karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe (3) produktin që përdor baterinë.
  2. Mos çmontoni baterinë.

  3. Nëse koha e funksionimit është bërë shumë më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të mundshme, madje edhe në shpërthim.

  4. Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini me ujë të pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes mjekësor. Mund të rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.

  5. Mos bëni qark të shkurtër me baterinë:

(1) Mos i prekni terminalet me ndonjë material përcjellës.
(2) Shmangni ruajtjen e baterisë në një enë me sende metalike të tjera, siç janë gozhdët, monedhat, etj.
(3) Mos e ekspozoni baterinë në ujë ose shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë rrymë elektrike të madhe, mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje edhe një avari.

  1. Mos e ruani pajisjen dhe baterinë në vende ku temperatura mund të arrijë ose të kalojë 50°C (122°F).

  2. Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund të shpërthejë në zjarr.

  3. Kini kujdes që të mos lëshoni ose goditni baterinë.

  4. Mos përdorni një bateri të dëmtuar.

  5. Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët transporti, duhet të respektohet kërkesa e veçantë për paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e transportimit të artikullit, kërkohet konsultimi menjë ekspert për materiale të rrezikshme. Ju lutemi respektoni rregullat kombëtare ndoshta më të detajuara. Ngjisni me shirit ngjitës ose mbuloni kontaktet e hapura dhe paketoni baterinë në atë mënyrë që të mos lëvizë në paketim.

  6. Kur flakni baterinë, hiqeni atë nga vegla dhe hidheni në një vend të sigurt. Ndiqni rregulloret tuaja lokale në lidhje me flakjen e baterisë.

  7. Përdorni bateritë vetëm me produktet e specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në produkte jo në përputhje mund të rezultojë në zjarr, mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.
  8. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore të gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.

Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë maksimale të baterisë

  1. Karikoni baterinë para se të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndaloni funksionimin e pajisjes dhe karikoni baterinë kur vëreni më pak energji të pajisjes.
  2. Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar plotësisht. Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
  3. Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në 10°C - 40°C (50°F - 104°F). Lëreni që bateria e nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
  4. Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).

Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen.

PËRSHKRIMI FUNKSIONAL

KUJDES:

- Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur, e hequr nga priza dhe bateria të jetë hequr përpara se ta rregulloni ose kontrolloni funksionin në pajisje.

Përdorni me bateri:

Instalimi ose heqja e baterisë

KUJDES:

  • Gjithmonë hiqeni nga priza se të instaloni ose hiqni baterinë.
  • Përdorni vetëm bateri originale Makita me jone litiumi. Përdorimi i baterive jo originale Makita ose baterive që janë ndryshuar, mund të rezultojë në shpërthimin e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim personal dhe dëmtim. Gjithashtu do të anulojë garancinë e Makita për veglën dhe karikuesin Makita.

- Mbajeni fort pajisjen dhe baterinë kur instaloni ose hiqni baterinë. Mosmbajtja fort e pajisjes dhe baterisë mund të bëjë që të rrëshqasin nga duart tuaja dhe të rezultojë në dëmtimin e pajisjes dhe baterisë si dhe në lëndim personal.

- Kini kujdes që mos të kapni gishtin (at) midis pajisjes dhe baterisë kur ngarkoni baterinë, si dhe ndërmjet pajisjes dhe kapakut të baterisë kur mbyllni kapakun e baterisë.

SHËNIM:

Mund të instalohen deri në dy bateri, megjithëse pajisja përdor një bateri për funksionim.

Për të instaluar baterinë, lironi bllokuesin e kapakut dhe hapni kapakun e baterisë. (Fig. 1)

Futni baterinë. Vendosni gjuhëzën e baterisë në brazdën e strukturës dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund derisa të bllokohet në vend me një klikim të vogël. Nëse mund të shihni treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, nuk është kyçur plotësisht.

Pastaj mbyllni kapakun e baterisë. (Fig. 2)

Për të hequr baterinë, rrešhqiteni atë nga vegla ndërsa rrešhqitni butonin në pjesën e përparme të baterisë.

KUJDES:

  • Gjithmonë instaloni baterinë mirë derisa treguesi i kuq të mos shihet. Nëse jo, mund të bjerë aksidentalisht nga pajisja, duke shkaktuar lëndimin tuaj ose të dikujt përreth jush.
  • Mos instaloni baterinë me forcë: Nëse bateria nuk rrëshqet lehtë, nuk po futet siç duhet.

Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3)

(Vetëm për bateri me tregues)

Shtypni butonin e kontrollit në bateri për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Drita e treguesi ndizet për disa sekonda.

Drita e treguesitKapaciteti i mbetur
NdezurMAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 1FikurPulsim
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 275% deri 100%
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 350% deri 75%
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 425% deri 50%
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 50% deri 25%
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 6Karikoni baterinë.
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 7Bateria mund të ketë funksionuar keq.
MAKITA DML809 - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 3) - 8

SHËNIM:

- Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës së ambientit, kapaciteti i treguar mund të ndryshojë pak nga kapaciteti aktual.

Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose baterive që janë ndryshuar, anulon garancinë e Makita për pajisjen dhe karikuesin Makita.

Përdorni me rrymë AC:

Kur përdorni pajisjen me rrymë AC, përdorni kordonin e rrymës të dhënë me pajisjen. Lëreni spinën femër në pajisje dhe lidhni prizën mashkull me një prizë. (Fig. 4)

KUJDES:

  • Fillimisht futeni plotësisht spinën femër në pajisje, pastaj lidhni spinën mashkull në një prizë.
  • Gjithmonë mbyllni fort kapakun e prizës kur kordoni i rrymës nuk është futur në prizë.

SHËNIM:

  • Rryma AC nuk karikon baterinë e futur në pajisje.
  • Edhe duke funksionuar me rrymë elektrike DC, pajisja automatikisht ndryshon në rrymë AC kur kordoni i rrymës të jetë i futur në prizë.

Rrotullojeni fort kordonin e rrymës, pastaj mbërtheni fundin e kordonit duke përdorur fiksuesin. (Fig. 5)

Ndezja e përzgjedhjes së modalitetit të dritës dhe ndriçimit (Fig. 6)

  1. Çelësi: Shtypni çelësin një herë, drita ndizet (në të njëtin modalitet ndriçimi si cilësimi i fundit). Shtypni përsëri çelësin, drita fiket.
  2. Përzgjedhja e modalitetit të ndriçimit: Sekuenca e ndriçimit është: Modalitet i lartë / Modalitet i mesëm / Modalitet i ulët / Modalitet i lartë për secilën shtypje kur drita është e ndezur.

Sistemi i mbrojtjes së baterisë (Fig. 7)

Pajisja është e pajisur me një sistem mbrojtjeje të baterisë për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë. Kur bateria të jetë e ulët, dritat LED fiken përveç një drite LED siç ilustrohet. Pastaj afërsisht pesë deri në dhjetë minuta më vonë, sistemi automatikisht ndërpret rrymën. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga vegla dhe karikoni baterinë.

Ventilatori ftohës

Pajisja është e pajisur me një ventilator ftohës.

Ventilatori ftohës mund të mos e ftohë pajisjen edhe pasi pajisja është fikur. Zhurma e ajrit del jashtë kur ventilatori ftohës është në punë.

Ky nuk është një defekt i pajisjes.

PËRDORIMI

KUJDES:

- Vendoseni gjithmonë pajisjen në një vend të sheshtë dhe të qëndrueshëm. Përndryshe mund të ndodhë një aksident në rënie.

Rregullimi i këndit të dritës (Fig. 8)

Lironi rrotullat në të dy anët. Rregulloni këndin e dritës (gama e rregullimit është 240°). Pastaj shtrëngoni përsëri rrotullat.

KUJDES:

Kujdesuni që të mos bllokoni gishtin (at) kur rregulloni këndin e dritës.

Përdorimi me trekëmbësh (pajisje shtesë)

KUJDES:

- Lexoni me kujdes manualet udhëzuese të aksesorëve para se t'i përdorni me ndriçuesin.

Ju mund ta vendosni ndriçuesin mbi trekëmbësh për të lehtësuar përdorimin. (Fig. 9)

KUJDES:

  • Kini kujdes që mos ta rrëzoni pajisjen kur bashkoni pajisjen në trekëmbësh.
  • Vendoseni trekëmbësin një sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme për të mos lejuar të bjere.
  • Hapni këmbët e trekëmbëshit në maksimum.
  • Mos e përdorni trekëmbëshin nëse era është e fortë.
  • Sigurohuni që pajisja të jetë bashkangjitur mirë në trekëmbësh.
  • Hiqeni pajisjen kur mbani trekëmbëshin ose kur palosni këmbët e trekëmbëshit.
  • Kini kujdes që mos e kapni dorën të kapur në këmbët e trekëmbëshit kur mbyllni trekëmbëshin.

MIRËMBAJTJA

KUJDES:

  • Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur, e hequr nga priza dhe bateria të jetë hequr përpara se të përpiqeni të bëni kontroll ose mirëmbajtje.
  • Asnjëherë mos përdorni benzinë, vajguri, hollues, alkool ose të ngjashme. Si rezultat mund të ketë çngjyrosje, deformim ose çarje.

Vetëm punimet e mirëmbajtjes të përshkruara në këtë manual udhëzimi mund të kryhen nga përdoruesi. Çdo punë tjetër duhet të kryhet nga qendrat e shërbimit të autorizuar nga Makita.

Pastrimi

KUJDES:

- Asnjëherë mos e lani pajisjen në ujë.

Herë pas here fshini pjesën e jashtme (trupin e pajisjes) të pajisjes duke përdorur një leckë të lagur në ujë me sapun.

AKSESORË OPSIONALË

KUJDES:

- Këta aksesorë ose pjesë shtesë rekomandohen për t'u përdorur me pajisjen tuaj Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i ndonjë aksesorii ose pjese shtesë mund të paraqesë rrezik lëndimi të personave. Përdorni vetëm aksesorin ose pjesën shtesë për qëllimin e deklaruar të tij.

Nëse keni nevojë për ndihmë për më shumë detaje në lidhje me këto pajisje, pyesni qendrën tuaj lokale të shërbimit Makita.

• Bateri dhe karikues original Makita
- Trekëmbëshi [Nr. pjese: GM00002073]

SHËNIM:

- Disa artikuj në listë mund të përfshihen në paketën e pajisjes si aksesorë standardë. Këto mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

БЪЛГАРСКИ (Оригинални инструкции)

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : DML809

Kategori : Ndriçim