MAKITA ML005G - Ndriçim

ML005G - Ndriçim MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ML005G MAKITA në format PDF.

📄 172 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA ML005G - page 119
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ML005G MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ndriçim në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ML005G - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ML005G e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT ML005G MAKITA

Shpjegim i pamjes së përgjithshme

  1. Billokuesi i kapakut
  2. Butoni i kontrollit
  3. Rrotulla

  4. Kapaku i baterisë

  5. Çelësi

  6. Drita e treguesit

  7. Përzgjedhja e modalitetit të ndriçimit

SPECIFIKIME

Modeli ML005G
LED 40 pcs
Burimi i rrymës 14,4/18/36 V DC
Përmasat (Gj × Gj × L) 248 mm × 309 mm × 296 mm
Pesha neto 4,6 kg
Zona e marrjes së presionit 0,07 m ^2
Niveli i mbrojtjesIP65
  • Specifikimet mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
  • Përmasat janë me pozicionin e dorezës të ulur.
  • Pesha nuk përfshin baterinë e rrymës elektrike.
  • Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkimit dhe zhvillimit, specifikimet këtu mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Bateria përkatëse dhe koha e funksionimit

Voltazhi BateriaKoha e funksionimit (përafërsisht)
E lartë E mesme E ulët
14,4 VBL1415N 0,5 orë 1,1 orë 2,3 orë
BL1430B 0,8 orë 1,8 orë 3,5 orë
BL1440 1,3 orë 2,9 orë 5,9 orë
BL1460B 1,7 orë 3,8 orë 7,5 orë
18 VBL1815N 0,7 orë 1,5 orë 3,0 orë
BL1820B 0,9 orë 2,0 orë 3,5 orë
BL1830B 1,3 orë 2,7 orë 5,5 orë
BL1840B 1,8 orë 3,5 orë 7,5 orë
BL1850B 2,3 orë 4,5 orë 10 orë
BL1860B 2,7 orë 5,5 orë 12 orë
36 VBL4020 1,7 orë 3,5 orë 7,0 orë
BL4025 2,2 orë 4,5 orë 9,5 orë
BL4040 3,5 orë 7,5 orë 15 orë
BL4050F4,0 orë 9,5 orë18 orë
BL4080F7,0 orë15 orë30 orë
  • Disa prej bateritë të listuara më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të rajonit tuaj të banimit.
  • Kohët e funksionimit mund të ndryshojnë në varësi të llojit të baterisë, statusit të karikimit dhe gjendjes së përdorimit.

MAKITA ML005G - Shpjegim i pamjes së përgjithshme - 1

PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm bateritë e listuara më lart. Përdorimi i ndonjë baterie tjetër mund të kaktojë lëndim dhe/ose zjarr.

Simbolet

Më poshtë tregohen simbolet e përdorura për pajisjet. Sigurohuni që e kuptoni kuptimin e tyre përpara përdorimit.

MAKITA ML005G - Simbolet - 1

MAKITA ML005G - Simbolet - 2

  • Lexoni manualin e udhëzimeve.
  • Vetëm për vendet e BE-së. Për shkak të pranisë së përbërjeve të rrezikshme në pajisje, pajisjet e mbetura elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë mund të kenë një ndikim negativ për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbeturinat shtëpiake! Në përputhje me Direktivën Evropiane për pajisjet e mbetura elektrike e elektronike dhe për akumulatorët dhe bateritë edhe akumulatorët e bateritë të mbetura, si dhe përshtatjen e tyre me ligjin kombëtar, pajisjet e mbetura elektrike, bateritë dhe akumulatorët duhet të ruhen veçmas dhe të dërgohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke u operuar në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e mjedisit. Kjo tregohet nga simboli i koshit me rrota të kryqëzuar të vendosur në pajisje.
  • Rrezatimi optik (UV dhe IR). Minimizoni ekspozimin ndaj syve ose lëkurës.
  • Mos ia ngulni sytë llambës.
  • Përdorni mbrojtje të duhur ose mbrojtjen e syve.
  • Kujdes dhe vëmendje të veçantë!

MAKITA ML005G - Simbolet - 3

MAKITA ML005G - Simbolet - 4

MAKITA ML005G - Simbolet - 5

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

⚠️ PARALAJMËRIM: Kur përdorni pajisje, duhet të ndiqen gjithmonë masat paraprake themelore të sigurisë për të zvogëluar rrezikun nga zjarri, goditjen elektrike dhe lëndimin personal, përfshirë këtu:

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET.

  1. Mos shikoni drejt dritës dhe mos e drejtoni dritën drejt syve. Mund të dëmtoni sytë.
  2. Mos e mbuloni llambën me rroba ose kartonë etj, përndryshe mund të shkaktojë flakë.
  3. Mos e ekspozoni ndaj shiut ose borës. Mos e lani në ujë.
  4. Mos prekni në pjesën e brendshme të pajisjes me pinca, vegla metalike etj.
  5. Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë fikeni dhe hiqni baterinë nga pajisja.
  6. Mos shkaktoni goditje të pajisjes nga rrëzimet, përplasjet etj.
  7. Informacione sigurie për ndriçuesit portativë me bateri.
  8. Flakja e baterisë së përdorur duhet të bëhet në përputhje me rregulloret lokale që trajtojnë hedhjen e materialeve të rrezikshme.

  9. Mos i vini flakën baterisë.

  10. Informacione shtesë për ndriçuesit.
  11. Burimi i dritës i këtij ndriçuesi nuk është i zëvendësueshëm; kur burimi i dritës arrin fundin e jetës së tij, i gjithë ndriçuesi duhet të ndërrohet.

  12. Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri.

- PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha udhëzimet dhe paralajmërimet për sigurinë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.

- Parandaloni ndezjen e paqëllimtë. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicion e fikjes para se të vendosni paketën e baterisë, të ngrini ose mbani pajisjen. Mbajtja e pajisjes me gishtin tuaj në çelës ose pajisjen energjetike që ka çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.

- Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara se të bëni ndonjë rregullim, ndërrim të aksesorëve ose magazinimin e pajisjes. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.

- Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të krijojë rrezik zjarri kur përdoret me një tjetër paketë baterie.

- Përdorni pajisje vetëm me paketa baterie të përcaktuara posaçërisht. Përdorimi i çdo tjetër pakete baterie mund të krijojë rrezik lëndimi dhe zjarri.

- Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëse letre, monedha, çelësa, gozhdë, vida ose objekte të tjera të vogla metalike, të cilat mund të bëjnë lidhje nga një terminal në tjetrin. Qarku i shkurtër i terminaleve të baterisë së mund të shkaktojë djegie ose zjarr.

- Në kushte abuzive, lëngu mund të nxirret nga bateria; shmangni kontaktin me të. Nëse kontakti ndodh rastësisht, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore krahas kësaj. Lëngu i nxjerrë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.

- Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje që është e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimi.

- Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje ndaj zjarrit ose temperaturës së tepruar. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturës mbi 130 °C (265 °F) mund të shkaktojë shpërthim.

- Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose pajisjen jashtë gamës së temperaturës, të specifikuar në udhëzime. Karikimi i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve të caktuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit

- Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo siguron që siguria e produktit të ruhet.

- Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen apo paketën e baterisë, përveç siç tregohet në udhëzimet për përdorim dhe kujdes.

  1. Udhëzime të rëndësishme të sigurisë për baterinë.

- Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi (1) karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe (3) produktin që përdor baterinë.

- Mos e çmontoni ose ndërhyni te bateria. Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.

- Nëse koha e funksionimit është bërë shumë më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të mundshme, madje edhe në shpërthim.

  • Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini me ujë të pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes mjekësor. Mund të rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.
  • Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.
  • Mos e mbani dhe mos e përdorni veglën dhe baterinë në vende ku temperatura mund të arrijë ose të tejkalojë 50 °C (122 °F).
  • Mos e shponi, prisni, shtypni, hidhni, rrežoni baterinë dhe mos e përplasni baterinë me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
  • Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
  • Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
    Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët transporti, duhet të respektohet kërkesa e veçantë për paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e transportimit të artikullit, kërkohet konsultimi me një ekspert për materiale të rrezikshme. Ju lutemi respektoni rregullat kombëtare ndoshta më të detajuara. Ngjisni me shirt ngjitës ose mbuloni kontaktet e hapura dhe paketoni baterinë në atë mënyrë që të mos lëvizë në paketim.
  • Përdorni bateritë vetëm me produktet e specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në produkte jo në përputhje mund të rezultojë në zjarr, mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.
  • Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore të gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
  • Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të nxhet, gjë që mund të shkaktojë djegie nga temperatura e lartë ose edhe e ulët. Tregoni kujdes gjatë manovrimit të baterive të nxehta.
  • Mos e prekni terminalin e veglës menjëherë pas përdorimit pasi mund të nxehet sa të shkaktojë djegie.
  • Mos lejoni ashkla, pluhura ose dhera të mbetura në terminale, vrima dhe kanale të baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët ose shkatërrim të veglës ose baterisë.
  • Përveçse nëse vegla mbështet përdorimin në afërsi të linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni baterinë në afërsi të linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të shkaktojë defekt ose shkatërrim të veglës ose baterisë.
  • Mbajeni baterinë larg nga fëmijët.
  • Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë maksimale të baterisë.
  • Karikoni baterinë para se të shkarkohet plotësisht. Ndaloni gjithmonë përdorimin e veglës dhe karikoni baterinë kur vini re një ulje të fuqisë së veglës.
  • Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar plotësisht.
    Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
  • Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni që bateria e nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
  • Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga vegla ose karikuesi.
  • Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).

⚠KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose baterive që janë ndryshuar, mund të rezultojë në shpërthimin e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim personal dhe dëmtim. Gjithashtu do të anulojë garancinë e Makita për veglën dhe karikuesin Makita.

Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen.

PËRSHKRIMI FUNKSIONAL

KUJDES:

- Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe bateria të jetë hequr përpara se ta rregulloni ose kontrolloni funksionin në pajisje.

Instalimi ose heqja e baterisë

KUJDES:

- Mbajeni fort pajisjen dhe baterinë kur instaloni ose hiqni baterinë.

Mosmbajtja fort e pajisjes dhe baterisë mund të bëjë që të rrèshqasin nga duart tuaja dhe të rezultojë në dëmtimin e pajisjes dhe baterisë si dhe në lëndim personal.

- Kini kujdes që mos të kapni gishtin(at) midis pajisjes dhe baterisë kur ngarkoni baterinë, si dhe ndërmjet pajisjes dhe kapakut të baterisë kur mbyllni kapakun e baterisë.

Për të instaluar baterinë, lironi bllokuesin e kapakut dhe hapni kapakun e baterisë. (Fig. 1)

Futni baterinë. Vendosni gjuhëzën e baterisë në brazdën e strukturës dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund derisa të bllokohet në vend me një klikim të vogël. Nëse mund të shihni treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, nuk është kyçur plotësisht. Pastaj mbyllni kapakun e baterisë.

Për të hequr baterinë, rërèshqiteni atë nga vegla ndërsa rërèshqitni butonin në pjesën e përparme të baterisë.

(Fig. 2)

KUJDES:

  • Gjithmonë instaloni fishekun e baterisë plotësisht në vend. Nëse jo, mund të bjere aksidentalisht nga pajisja, duke shkaktuar lëndimin tuaj ose të dikujt përreth jush.
  • Mos instaloni baterinë me forcë: Nëse bateria nuk rrëshqet lehtë, nuk po futet siç duhet.

Tregon kapacitetin e mbetur të baterisë (Fig. 3)

(Vetëm për bateri me tregues)

Shtypni butonin e kontrollit në bateri për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Drita e treguesi ndizet për disa sekonda.

Drita e treguesitKapaciteti i mbetur
NdezurFikur Pulsim
75 % deri 100 %
50 % deri 75 %
25 % deri 50 %
0 % deri 25 %
Karikoni baterinë.
Bateria mund të ketë funksionuar keq.

SHËNIM:

  • Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës së ambientit, kapaciteti i treguar mund të ndryshojë pak nga kapaciteti aktual.
  • Llamba e parë treguese (e fundit majtas) do të pulsojë kur është në funksionim sistemi i mbrojtjes së baterisë.

Përdorimi i baterive jo originale Makita ose baterive që janë ndryshuar, anulon garancinë e Makita për pajisjen dhe karikuesin Makita.

Ndezja e përzgjedhjes së modalitetit të dritës dhe ndriçimit(Fig. 4)

  1. Çelësi: Shtypni çelësin një herë, drita ndizet (në të njëjtin modalitet ndriçimi si cilësimi i fundit). Shtypni përsëri çelësin, drita fiket.
  2. Përzgjedhja e modalitetit të ndriçimit: Sekuenca e ndriçimit është: Modalitet i lartë / Modalitet i mesëm / Modalitet i ulët / Modalitet i lartë për secilën shtypje kur drita është e ndezur.

Sistemi i mbrojtjes së baterisë (Fig. 5)

Pajisja është e pajisur me një sistem mbrojtjeje të baterisë për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë. Kur bateria të jetë e ulët, dritat LED fiken përveç një drite LED siç ilustrohet. Pastaj afërsisht pesë deri në dhjetë minuta më vonë, sistemi automatikisht ndërpret rrymën.

Mbrojtja nga mbinxehja

Kur pajisja ose bateria mbinxehet, pajisja ndalon automatikisht. Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta ndizni përsëri.

PËRDORIMI

⚠KUJDES:

- Vendoseni gjithmonë pajisjen në një vend të sheshtë dhe të qëndrueshëm. Përndryshe mund të ndodhë një aksident në rënie.

Rregullimi i këndit të dritës(Fig. 6)

Lironi rrotullat në të dy anët. Rregulloni këndin e dritës (gama e rregullimit është 240°). Pastaj shtrëngoni përsëri rrotullat.

KUJDES:

Kujdesuni që të mos bllokoni gishtin(at) kur rregulloni këndin e dritës.

Ngjitja e filmit kundër shkëlqimit (Fig. 8)

Aksesorë opsionalë

  • Përpara se të ngjitni filmin kundër shkëlqimit, hiqni balta nga sipërfaqja e lenteve të pajisjes.
  • Përdorni një shishe llak për të lagur plotësisht lentet e pajisjes dhe sipërfaqen në të cilën është ngjitur filmi kundër shkëlqimit.
  • Ngjiteni në qendër të lenteve të pajisjes.
  • Përdorni një kruajtëse ose shpatull gome për të hequr ajrin ose pikat e ujit midis filmit dhe lenteve.
  • Pas ngjitjes, fshijini çdo pikë uji me një leckë të thatë.

Instalimi i mbulesës së llambës (Fig.9)

Aksesorë opsonalë

Ngjitni zgjatimin e mbulesës së llambës në vrimë e pajisjes siç tregohet.

Përdorimi me trekëmbësh (pajisje shtesë)

⚠ KUJDES:

  • Lexoni me kujdes manualet udhëzuese të aksesorëve para se t'i përdorni me ndriçuesin.
    Ju mund ta vendosni ndriçuesin mbi trekëmbësh për të lehtësuar përdorimin. (Fig. 7)

⚠️ KUJDES:

  • Kini kujdes që mos ta rrëzoni pajisjen kur bashkoni pajisjen në trekëmbësh.
  • Vendoseni trekëmbësin një sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme për të mos lejuar të bjere.
  • Hapni këmbët e trekëmbëshit në maksimum.
  • Mos e përdorni trekëmbëshin nëse era është e fortë.
  • Sigurohuni që pajisja të jetë bashkangjitur mirë në trekëmbësh.
  • Hiqeni pajisjen kur mbani trekëmbëshin ose kur palosni këmbët e trekëmbëshit.
  • Kini kujdes që mos e kapni dorën të kapur në këmbët e trekëmbëshit kur mbyllni trekëmbëshin.

MIRËMBAJTJA

KUJDES:

  • Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e fikur dhe bateria të jetë e hequr para se të përpiqeni të kryeni mirëmbajtjen ose inspektimin e saj.
  • Asnjëherë mos përdorni benzinë, vajguri, hollues, alkool ose të ngjashme. Si rezultat mund të ketë çngjyrosje, deformim ose çarje.

Vetëm punimet e mirëmbajtjes të përshkruara në këtë manual udhëzimi mund të kryhen nga përdoruesi. Çdo punë tjetër duhet të kryhet nga qendrat e shërbimit të autorizuar nga Makita.

Pastrimi

⚠️ KUJDES:

  • Asnjëherë mos e lani pajisjen në ujë.
    Herë pas here fshini pjesën e jashtme (trupin e pajisjes) të pajisjes duke përdorur një leckë të lagur në ujë me sapun.

AKSESORË OPSIONALË

KUJDES:

- Këta aksesorë ose pjesë shtesë rekomandohen për t'u përdorur me pajisjen tuaj Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i ndonjë aksesorì ose pjesë shtesë mund të paraqesë rrezik lëndimi të personave. Përdorni vetëm aksesorin ose pjesën shtesë për qëllimin e deklaruar të tij.

Nëse keni nevojë për ndihmë për më shumë detaje në lidhje me këto pajisje, pyesni qendrën tuaj lokale të shërbimit Makita.

• Bateri dhe karikues original Makita
• Film kundër shkëlqimit
- Mbulesë e llambës
- Trekëmbëshi [Nr. pjese: GM00002073]

SHËNIM:

- Disa artikuj në listë mund të përfshihen në paketën e pajisjes si aksesorë standardë. Këto mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

БЪЛГАРСКИ (Оригинални инструкции)

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : ML005G

Kategori : Ndriçim