CYBEX Pallas BFix - Ulëse makine

Pallas BFix - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Pallas BFix CYBEX në format PDF.

📄 144 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice CYBEX Pallas BFix - page 98
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sedilja e makinës për fëmijë
Marka Cybex
Modeli Pallas B-Fix
Grupet e peshës Grupi 1: 9 deri 18 kg, Grupi 2/3: 15 deri 36 kg
Mosha e rekomanduar Rreth 9 muaj deri 12 vjeç
Përmasat (përafërsisht) Lartësia ~65 cm, Gjerësia ~45 cm, Thellësia ~50 cm
Pesha (përafërsisht) ~10 kg
Fiksimi në automjet ISOFIX / Latch-Connect + rripi i sigurisë me tre pika
Mënyra e përdorimit Grupi 1 Me mburojë goditjeje
Mënyra e përdorimit Grupi 2/3 Pa mburojë goditjeje, me rripin e automjetit
Rregullimi i lartësisë Mbështetësja e kokës e rregullueshme vazhdimisht (maksimumi 2 cm midis shpatullës dhe mbështetëses së kokës)
Mbrojtja anësore Po, mbrojtje e integruar nga goditjet anësore
Procesi i mbrojtjes Mburoja e goditjes (Grupi 1) + drejtuesi i optimizuar i rripit
Homologimi UN R44/04, universal dhe gjysmë-universal
Materialet e mbulesës Pëlhurë e larë, pjesë plastike
Kujdesi dhe pastrimi Mbulesa e larë në makinë në 30°C, program delikat; asnjë tharëse rrobash ose ekspozim i drejtpërdrejtë në diell
Pastrimi i pjesëve plastike Me një agjent pastrimi të butë dhe ujë të nxehtë
Jetëgjatësia maksimale 11 vjet (nga data e prodhimit)
Garancia e prodhuesit 3 vjet
Aksesorët e përfshirë Mburoja e goditjes, udhëzuesi i rripit, Latch-Connect
Përputhshmëria me automjetin Sedilje me rrip tre pikësh dhe/ose lidhës ISOFIX

Pyetjet më të shpeshta - Pallas BFix CYBEX

Si të instaloni sediljen Cybex Pallas B-Fix me ISOFIX?
Zgjatni rripat Latch-Connect, lidhni grepat në pikat e ankorimit ISOFIX, më pas shtrëngojini duke tërhequr skajin e lirë. Sigurohuni që pjesa e pasme e sediljes së fëmijës të prekë plotësisht pjesën e pasme të automjetit.
Si të rregulloni mbështetësen e kokës së Pallas B-Fix?
Përdorni pajisjen e rregullimit të vendosur në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës. Rregulloni në mënyrë që të mos ketë më shumë se 2 cm (gjerësia e dy gishtave) midis shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
Kur mund të kaloj nga grupi 1 (me mburojë) në grupin 2/3 (pa mburojë)?
Kalimi është i mundur kur fëmija peshon të paktën 15 kg, por rekomandohet të mbani mburojën deri në 18 kg. Mos e hiqni kurrë mburojën para 15 kg.
Si të instaloni rripin në grupin 1 (9-18 kg)?
Vendosni mburojën e goditjes mbi ngritësin. Tërhiqni rripin e automjetit, futeni në udhëzuesin e kuq të mburojës, mbyllni kapësen (klik), shtrëngoni rripin e barkut duke tërhequr rripin e shpatullës, më pas kaloni rripin e shpatullës nëpër udhëzuesin e rripit të mburojës.
Si të instaloni rripin në grupin 2/3 (15-36 kg)?
Vendosni rripin e automjetit rreth fëmijës. Rripi i barkut duhet të kalojë nëpër udhëzuesit e kuq të ngritësit. Tërhiqni rripin e shpatullës për ta shtrënguar. Kaloni rripin e shpatullës nëpër udhëzuesin e shpatullës (i). Sigurohuni që të kalojë mbi klavikulën pa prekur qafën.
A mund ta përdor sediljen në sediljen e pasagjerit të përparmë?
Po, por vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe duke ndjekur gjithmonë rekomandimet e prodhuesit të automjetit. Shtyjeni sediljen e përparme sa më shumë prapa.
Si të pastroni mbulesën e Cybex Pallas B-Fix?
Mbulesa përbëhet nga katër pjesë (mbështetëse koke, pjesa e pasme, ngritësi, mburoja). Lahet në makinë në 30°C, program delikat. Mos përdorni tharëse rrobash ose ekspozim të drejtpërdrejtë në diell. Mos përdorni kurrë zbardhues ose produkte agresive.
A ka garanci sedilja?
Po, Cybex ofron një garanci 3-vjeçare për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin e blerjes. Më shumë informacion në go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats.
A mund ta përdor sediljen pa sistemin Latch-Connect?
Po, sedilja mund të instalohet vetëm me rripin e sigurisë me tre pika të automjetit. Sistemi Latch-Connect mund të ruhet nën sedilje kur nuk përdoret.
Çfarë të bëni në rast aksidenti?
Një aksident mund të dëmtojë sediljen pa shenja të dukshme. Zëvendësoni sediljen e makinës pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin ose prodhuesin tuaj.

Pyetjet e përdoruesve rreth Pallas BFix CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Pallas BFix - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Pallas BFix e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Pallas BFix CYBEX

CYBEX Pallas B-Fix – grupi 1, 9 deri në 18 kg

CYBEX Solution B-Fix – grupi 2/3, 15 deri në 36 kg

Rekomandohet përafërsisht nga moshat 9 muaj deri në 12 vjeç

Faleminderit që zgjodhët sexholinon Pallas B-Fixsi për fëmijën tuaj.

Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta instaloni sexholinon në makinë dhe mbajini pranë te vendi i caktuar për manualin e përdorimit (a).

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje me manualin e automjetit.
-është e përshtatshme vetëm për sedilje makinash me rrip automatik me tri pika, të miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi të barasvlershëm.
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me mbështetësen e automjetit.
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie. Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë mbajlösen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara. Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me të kuqe te sexholinoja.

Rripi i prehrit duhet të jetë sa më ulët të jetë e mundur në ijët e fëmijës suaj që të ketë efekt optimal në rast aksidenti. Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi automatik në tri pika i automjetit të jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
Për përdorimin në grupin 1, duhet të përdoret mbrojtësja nga goditjet.
- Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj. Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX originale, pasi mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
Pjesët e sistemit të sigurimit për fëmijën nxehen në diell dhe mund të ndodhë që të djegin lëkurën e fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit.
¶Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 11 vjet. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Disa sedilje automjetesh janë bërë me materiale delikate. Përdorimi i sexholinos mund të lërë shenja dhe/ose të prishë ngjyrën. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

PJESËT E PRODUKTIT

(a) Vendi i manualit të përdorimit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja e lëvizshme e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë për mbështetësen e kokës
(e) Përforcuesi
(f) Mbrojtësi nga goditjet

(g) Kalimi i rripit Grupi 1
(h) Kalimi i rripit të prehërit Grupi 2/3
(i) Kalimi i rripit të supeve
(j) Mbrojtja nga goditjet anësore
(k) Shuli-Lidhja-Çengelët
(I) Shuli-Rregullatori
(m) Pikat e kapjes ISOFIX

MONTIMI FILLESTAR

Lidheni mbështetësen e shpinës (b) me përforcuesin (e) duke e kapur boshtin e kalimit te aksi i përforcuesit. Më pas, mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara. Vendoseni mbrojtësen nga goditjet (f) në përforcues (e).

POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET

Sexholinoja me sistem lidhjeje me shul mund të përdoret në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të cilët janë miratuar për përdorim “universal” në manualin e automjetit.

Një certifikim "gjysm-universal" u jepet sistemeve tësigurimit që janë të lidhura me makinën përmes sistemit të lidhjes me shul. Për këtë arsye, sistemi i lidhjes me shul mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Ju lutemi shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Versionin më të fundit mund ta gjeni në www.cybex-online.com. Kur fëmija ka shtat më tepër se 135 cm, pajtueshmëria mes Pallas B-Fix dhe automjetit mund të jetë më e vogël. Ju lutemi shikoni listën e llojeve të automjeteve për të parë nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime në të gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.

Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.

INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET

  1. Sigurohuni gjithmonë që...
  2. mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  3. kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
  4. Zgjatini rripat e sistemit të lidhjes me shul duke përdorur rregullatorin e shulit (I).

  5. Lidhini çengelët e lidhjes me shul (k) te pikat e kapjes ISOFIX (m).

  6. Shtrëngojeni sistemin e lidhjes me shul duke e tërhequr rripin në rregullator derisa pozicioni i sexholinos të jetë rregulluar si duhet.
  7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos (b) të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.

Nese mbështetësja e kokës së automjetit ju pengon, tërhiqeni për lart deri ne fund ose hiqeni komplet (përveç sediljeve të kthyera mbrapa).

  1. Sigurohuni që sexholinoja është e fiksuar duke tërhequr pikat e kapjes ISOFIX (m).

  2. Në rast se sexholinoja përdoret me sistem lidhjeje me shul, ajo mund të lihet mënjanë poshtë sediljes.

Duke përdorur sistemin e lidhjes me shul, mund ta fiksoni CYBEX Pallas Bfix në automjet, duke e rritur kështu më tej sigurinë për fëmijën. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.

HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI

Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.

  1. Lironi rripat e shtrënguar duke përdorur rregullatorin e shulit (I).
  2. Shkëputini çengelët e lidhjes së shulit (k) në të dyja anët.
  3. Hiqeni sexholinon.
  4. Mund ta mbani sistemin e lidhjes me shul në përforcuesin e sexholinos.

RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e kokës (c) mund të rregullohet duke përdorur rregullatorin e lartësisë së mbështetëses së kokës (d) mbrapa mbështetëses së kokës (c). Çojeni mbështetësen e kokës aq sa të mbeten deri në 2 cm (reth gjerësia e 2 gishtave) midis supave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (c).

Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja është e montuar në makinë.

MODALITETI | DUHUR | INSTALIMIT

Grupi 19 – 18 kgGrupi 2/315 – 36 kg
Modaliteti i instalimitme mbrojtëse nga goditjetpa mbrojtëse nga goditjet
InstalimiCYBEX Pallas BFix - RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 1CYBEX Pallas BFix - RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS - 2

SIGURIMI I FËMIJËS ME MBROJTËSEN NGA GODITJET - GRUPI 1 (9–18 KG)

  1. Vendoseni mbrojësen nga goditjet (f). Pjesët anësore të mbrojtëses nga goditjet (f) puthiten saktë mes mbështetëseve të krahëve dhe sipërfaqes së qëndrimit të përforcuesit.
  2. Tërhiqeni komplet rripin e sigurimit të automjetit.
  3. Vendoseni rripin e prehërit mbi rrugën e caktuar të kuqe mbi mbrojtësen nga goditjet (g).
  4. Kyçeni rripin e automjetit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend dhe të bëjë një zhurmë "klik".
  5. Shtrëngojeni rripin e prehrit duke i tërhequr mbrapa rripat e supeve.
  6. Kalojeni rripin e supeve në paralel me rripin e prehrit te rruga e kalimit të rripit (g) dhe shtrengojeni rripin e supeve. Sigurohuni që të dyja pjesët e kapakut të rripit ta mbulojnë të gjithë gjerësinë e mbrojtëses nga goditjet (f) te rruga e kalimit të rripit (g).
  7. Kalojeni rripin e supeve te rruga e kalimit të rripit të mbrojtëses nga goditjet (g) derisa të kapet brenda shinës së rripit.
  8. Vendoseni rripin e supeve midis mbështetëses së kokës (c) dhe mbështetëses së shpinës (b). Nuk është e nevojshme që rripi i supeve të kalohet te shina e rripit të supeve (i).

KALIMI NGA GRUPI 1 TE GRUPI 2/3

Hiqeni mbrojtësen nga goditjet (f), menjëherë sapo fëmija juaj të arrijë peshën 18 kg.

Mbani parasysh se kalimi nga grupi 1 te grupi 2/3 nuk lejohet nëse fëmija juaj peshon më pak se 15 kg. Mbajeni mbrojtësen nga goditjet në një vend të sigurt.

SIGURIMI I FËMIJËS PA MBROJTËSEN NGA GODITJET – GRUPI 2/3 (15–36 KG)

  1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një "KLIKIM".
  2. Vendoseni rripin e prehrit në shinat me ngjyrë të kuqe të rripit të prehrit (h) të sexholinos.
  3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
  4. Anash sexholinos, pranë tokëzës së rripit, rripi i supeve dhe rripi i prehrit duhet të vendosen së bashku te shina te shina e rripit të prehrit (h).
  5. Kalojeni rripin e supeve përmes shinës së rripit të supeve (i) derisa të jetë brenda shinës së rripit.
  6. Sigurohuni që rripi i supeve të kalojë mbi klavikulën e fëmijës dhe që të mos e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e mbështetëses së kokës (c) për të ndryshuar pozicionin e rripit.

HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS

Kapaku i sediljes për fëmijë përbëhet nga katër pjesë (mbështetësja e kokës, mbështetësja e shpinës, përforcuesi dhe mbrojtësja nga goditjet). Këto mbahen në pozicion në disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një.

Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.

Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të dreijtpërdrejta të diellit!

GARANCIA NGA PRODHUESI DHE RREGULLORET PËR HEDHJEN

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojten për të kërkuar garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara. Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

CYBEX Pallas BFix - GARANCIA NGA PRODHUESI DHE RREGULLORET PËR HEDHJEN - 1

text_image CYBEX PALLAS B-FIX UN-R44-04 UNIVERSAL SEMI-UNIVERSAL 9 - 18 kg E1 04301395 CYBEX GmbH Rasingenix: 18, 29448 Bayrauth Ocimaly

CYBEX Pallas BFix - GARANCIA NGA PRODHUESI DHE RREGULLORET PËR HEDHJEN - 2

CERTIFIKACIJA

UN R-44/04

CYBEX Pallas B-Fix – grupa 1, 9 do 18 kg

CYBEX Solution B-Fix – grupa 2/3, 15 do 36 kg

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Pallas BFix

Kategori : Ulëse makine