UB402MP - Aksesor për fryrëse MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas UB402MP MAKITA në format PDF.
| Lloji i produktit | Aksesor për fryrës |
| Marka | Makita |
| Modeli | UB402MP |
| Gjatësia totale | 760 mm |
| Pesha neto | 1,2 kg |
| Vëllimi i ajrit | 0 – 6,2 m³/min |
| Shpejtësia e ajrit (mesatare) | 0 – 39,1 m/s |
| Shpejtësia e ajrit (maks.) | 0 – 47,4 m/s |
| Njësitë motorike të përputhshme | DUX60, DUX18, UX01G (motorë me shumë funksione pa tel) |
| Furnizimi me energji | Nëpërmjet njësisë motorike (bateri Li-ion Makita) |
| Përdorimi i parashikuar | Fryrje pluhuri dhe mbeturinash |
| Grykë fundore | Përfshirë, me mundësi rregullimi të gjatësisë |
| Aksesorë opsionalë | Zgjatues gryke, grykë e sheshtë, komplet gryke për ulluqe |
| Fiksimi | Me levë shtrëngimi në njësinë motorike |
| Rrip transporti | Përdorni rripin e dhënë (përveç UX01G me BL4080F) |
| Mirëmbajtja | Pastrim me leckë të lagur, lubrifikim i boshtit motorik çdo 30 orë |
| Siguria | Syze mbrojtëse, mbrojtje dëgjimi, veshje e përshtatshme, distancë sigurie 15 m |
| Standardet | CE, EN 60335-1, EN 50636-2-100 |
| Garancia | Konsultohuni me manualin e njësisë motorike |
Pyetjet më të shpeshta - UB402MP MAKITA
Pyetjet e përdoruesve rreth UB402MP MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aksesor për fryrëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj UB402MP - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. UB402MP e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT UB402MP MAKITA
| Modeli: UB402MP | ||
| Kapacitetet *1 Vëllimi i ajrit 0 - 6,2 m | ^3 /min | |
| Shpejtësia e ajrit (mesatarja) 0 - 39,1 m/s | ||
| Shpejtësia e ajrit (maksimalja) 0 + 47,4 m/s | ||
| Kapacitetet *2 Vëllimi i ajrit 0 - 6,2 m | ^3 /min | |
| Shpejtësia e ajrit (mesatarja) 0 - 39,1 m/s | ||
| Shpejtësia e ajrit (maksimalja) 0 + 47,4 m/s | ||
| Kapacitetet *3 Vëllimi i ajrit 0 - 6,2 m | ^3 /min | |
| Shpejtësia e ajrit (mesatarja) 0 - 39,1 m/s | ||
| Shpejtësia e ajrit (maksimalja) 0 + 47,4 m/s | ||
| Gjatësia totale 760 mm | ||
| Pesha neto 1,2 kg | ||
*1. Kapacitet e aksesorit të fryrëses së bashku me DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
*2. Kapacitet e aksesorit të fryrëses së bashku me DUX18 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
*3. Kapacitet e aksesorit të fryrëses së bashku me UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
- Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Njësia e miratuar elektrike
Ky aksesor është miratuar për t'u përdorur vetëm me njësinë(të) e mëposhtme elektrike:
- DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- DUX18 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
⚠PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e përdorni aksesorin me njësi elektrike të pamiratuara. Kombinimi i pamiratuar mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.

Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë.



Lexoni manualin e përdorimit.

Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.


Flokët e gjatë mund të shkaktojnë aksidente nga ngecja e tyre në pajisje.
Mbajini njerëzit e tjerë larg.

Mbani mbrojtëse për sytë dhe veshët.

Mos e ekspozoni ndaj lagështirës.

Ruani distancën me të paktën 15 m.

Ni-MH Li-ion
Vetëm për shtetet e BE-së Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake! Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit. Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Përdorimi i synuar
Ky aksesor është projektuar vetëm për qëllimin e fryrjes së pluhurit së bashku me një njësi të miratuar elektrike. Asnjëherë mos e përdorni aksesorin për qëllime të tjera. Keqpërdorimi i aksesorit mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit: Jan-Baptist Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM. Autorizojmë Hiroshi Tsujimura për hartimin e skedarit teknik dhe deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et);
Përcaktimi: Aksesori i fryrëses. Përcaktimi i Ilojit(eve): UB402MP.
Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit 2006/42/EC dhe gjithashtu plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të Direktivave të KE-së/BE-së të mëposhtme: 2000/14/EC dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme të harmonizuara: EN 60335-1:2012+A11:2014+A13:2017+A1:2019+A14:2019+A2:2019, EN 50636-2-100:2014.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 31.10.2022
Personi përgjegjës: Hiroshi Tsujimura, Drejtor - Makita Europe N.V.

PARALAJMËRIME SIGURIE
Udhëzimet e sigurisë të fryrëses
⚠PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet që jepen me këtë makineri, si edhe me manualin e udhëzimeve të njësisë elektrike përpara përdorimit. Moszbatimi i të gjitha paralajmërimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë të përdoruesit dhe/ose të personave pranë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termat “furçë elektrike / fshesë elektrike” dhe “makineri” në paralajmërimet dhe masat paraprake u referohen kombinimit të aksesorit dhe njësisë elektrike.
Trajnim
- Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me komandat dhe përdorimin e saktë të fryrëses.
- Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, të përdorin fryräsen. Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
- Mos e përdorni kurrë fryrësen nëse ka njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
- Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet që mund t'u ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
- Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe pantallona të gjata gjatë përdorimit të fryrëses.
- Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që mund të futen në vrimën e hyrjes së ajrit. Mbajini flokët e gjatë larg vrimave të hyrjes së ajrit.
- Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Éshtë përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
- Për të parandaluar irritimin nga pluhuri, rekomandohet të mbahet maskë mbrojtëse për fytyrën.
- Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk rrëshqasin. Çizmet dhe këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes dhe me majë të mbyllur reduktojnë rrezikun e lëndimit.
- Mbani mbrojtje për veshët, siç janë kufjet mbrojtëse. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Përdorimi
- Largoni fëmijët, kalimtarët dhe kafshët nga zona. Si kërkesë minimale, mbajini të gjithë fëmijët, kalimtarët dhe kafshët shtëpiake në një distancë prej 15 m; edhe jashtë zonës prej 15 m vazhdon të ekzistojë rreziku nga objektet që kërcejnë. Kalimtarët duhet të nxiten që të vendosin syze sigurie. Nëse ju afrohet dikush, ndalojeni pajisjen.
▶ Fig.1
-
Fikeni fryresen dhe hiqni kutinë e baterisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
-
sa herë që largoheni nga fryrësja;
- përpara pastrimit të bllokimeve;
- përpara se të kontrolloni, pastroni apo të kryeni punë në fryrëse;
-
nëse fryësja nis të ketë dridhje jonormale.
-
Përdoreni fryresen vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira ndriçimi artificial.
- Mos u zgjatni më shumë se ç'është e mundur dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe mbështetjen e këmbëve.
- Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në zona të pjerrëta.
- Ecni, mos vraponi asnjëherë.
- Mbajini të pastra nga mbeturinat të gjitha hyrjet e ajrit të ftohjes.
- Mos i fryni kurrë mbeturinat në drejtimin e njerëzve të tjerë të pranishëm.
- Përdoreni fryësen në një pozicion të rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të forte.
- Mos e përdorni fryrësen në vende të larta.
- Kur përdorni fryresen, mos ia drejtoni asnjëherë grykëzën personave që ndodhen pranë.
- Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose daljen e fryrëses.
- Bëni kujdes të mos e bllokoni hyrjen e thithjes ose të fryrjes me pluhura apo papastërti, kur punoni në zonë me pluhura.
- Mos përdorni grykëza të ndryshme nga ato që ofrohen nga Makita.
- Mos e përdorni fryresen për të fryrë topa, gomone ose artikuj të ngjashëm.
- Mos e përdorni fryresen pranë dritareve të hapura etj.
- Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në orar të arsyeshëm - jo herët në mëngjes ose natën vonë, kur mund të shqetësoni njerëzit.
- Përpara fryrjes, rekomandohet përdorimi i krehrave dhe fshesave për të liruar papastërtitë.
- Përpara fryrjes, njomini lehtë sipërfaqet që janë me pluhur ose përdorni spërkatës uji nëse është e nevojshme.
- Rregulloni gjatësinë e hundëzës së fryrëses në mënyrë që fluksi i ajrit të mund të funksionojë pranë tokës.
- Nëse fryrësja godet objekte të huaja ose nëse fillon të nxjerrë zhurma ose dridhje të pazakonta, fikeni menjëherë fryrësen për ta ndaluar. Hiqeni kutinë e baterisë dhe kontrollojeni fryrësen për të parë nëse ka për dëme përpara se ta rindizni dhe ta vini në punë. Nëse fryrësja është e dëmtuar, kërkojini qendrés së autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.
- Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë e thithjes ose daljen e fryrëses.
- Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara se të fusni kutinë e baterisë, ta ngrini ose ta transportoni fryrësen. Mbajtja e fryrëses me gishtin mbi çelës ose furnizimi me energji i fryrëses që e ka çelësin e ndezur bëhen shkak për aksidente.
- Mos fryni kurrë materiale të rrezikshme, si p.sh. gozhda, copa xhami apo sende me teh.
-
Mos e përdorni fryësen pranë materialeve të ndezshme.
-
Shmangni punën me fryrëse për periudha të gjata në ambiente me temperaturë të ulët.
- Para se ta montoni ose t'i bëni rregullime pajisjes, fikeni motorin dhe hiqeni kutinë e baterisë.
- Mbani pajisje mbrojtëse personale përpara ndezjes së motorit.
- Përpara se të nisni motorin, kontrolloni makinerinë për dëmtime, vida/dado të liruara ose për ndonjë montim jo të saktë. Kontrolloni të gjitha levat e komandave dhe çelësat për një punë më të thjeshtë. Pastroni dhe thani dorezat.
- Mos u përpiqni kurrë ta ndizni motorin nëse makineria është e dëmtuar ose jo e montuar plotësisht.
- Rregulloni rripat e krahëve dhe dorezën për dorën sipas përmasave trupore të përdoruesit.
- Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut. Mbajeni fort makinerinë në anën tuaj të djathtë.
- Mbajeni dorezën e përparme me dorën e majtë dhe dorezën e pasme me dorën e djathtë, pavarësisht nëse jeni person që përdorni dorën e majtë ose të djathtë. Shtrëngoni gishtat rreth dorezës.
- Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni makinerinë me një dorë. Humbja e kontrollit mund të rezultojë në lëndime të rënda ose fatale. Për të reduktuar rrezikun e lëndimeve, mbajini duart dhe këmbët larg nga furçat ose tamburet e fshesës.
- Nëse makineria përplaset fort ose bie, kontrolloni gjendjen e saj para se të vazhdoni punën. Kontrolloni komandat dhe pajisjet e sigurisë për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni për dëmtime, kërkojini qendrës sonë të autorizuar të shërbimit të kryejë inspektimin dhe riparimin.
- Zbatoni udhëzimet në manualin e njësisë së energjisë për përdorimin e përshtatshëm të njësisë së energjisë.
- Referojuni manualit të udhëzimeve të njësisë elektrike për mënyrën e nisjes dhe kontrollit të makinerisë.
- Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një sipërfaqe të paqëndrueshme ose të rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe gjithmonë sigurohuni që të mbështetni këmbët mirë.
- Mos e përdorni makinerinë në mot të keq ku shikueshmëria është e kufizuar. Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktohet rrëzim ose funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë së ulët.
- Mos e përdorni makinerinë kur ka rrezik rrufesh.
▶ Fig.2
Transportimi
- Ndalojeni motorin gjatë transportit. Ndryshe, ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim.
Dridhja
- Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit dhe shkakton simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje, dhimbje, ndjesi shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni te mjeku. Për të ulur rrezikun e “sëmundjes së dridhjeve të shpeshta”, mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
-
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për t'u siguruar që fryrësja është në kushte të sigurta pune.
-
Nëse pjesët janë të konsumuara ose të dëmtuara, zëvendësojini me pjesë të ofruara nga Makita.
-
Ruajeni fryresen në një vend të thatë larg fëmijëve.
-
Kur e ndaloni fryresen për kontroll, shërbim, magazinim apo ndërrim aksesorësh, fikeni fillimisht dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të ndalojnë plotësisht, si dhe hiqni kutinë e baterisë. Lëreni fryresen të ftohet përpara se të bëni punë mbi të. Mirëmbajeni fryresen me kujdes dhe mbajeni të pastër.
-
Gjithmonë lëreni fryräsen të ftohet përpara se ta magazinoni.
-
Mos e ekspozoni fryräsen ndaj shiut. Ruajeni fryräsen në ambiente të mbyllura.
-
Kur e ngrini fryräsen, sigurohuni të pärkulni gjunjët dhe bëni kujdes të mos lëndoni mesin.
-
Pastroni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë nga pajisja. Mos përdorni kurrë benzinë, benzol, hollues, alkool dhe lëndë të ngjashme për pastrim. Kjo mund të rezultojë në çngjyrosje, deformim ose krisje të pjesëve përbërëse plastike.
-
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose riparime që nuk përshkruhen në këtë broshurë ose manual përdorimi të njësisë elektrike. Këto punime duhen kryer në qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
-
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërrimin e aksesorëve.
-
Përdorni gjithmonë vetëm pjesë këmbimi origjinale dhe aksesorë origjinalë. Përdorimi i pjesëve ose aksesorëve të furnizuar nga një palë e tretë mund të shkaktojë prishje të pajisjes, dëmtim të pronës dhe/ose lëndim serioz të personit.
-
Makineria duhet të inspektohet dhe të mirëmbahet në intervale të rregullta nga qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
-
Përpara se ta magazinoni makinerinë, pastrojeni tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes. Hiqni kutinë e baterisë.
-
Mos e mbështesni pajisjen te ndonjë objekt tjetër, si p.sh. në mur. Ajo mund të bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
-
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
-
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
- Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
- Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.
- Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
- Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Siguria elektrike dhe e baterisë
- Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
- Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të). Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik nëse gëlltitet.
- Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të lagura.
- Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
- Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin, as spinën dhe kontaktet e tij.
Shërbimi
- Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën elektrike.
- Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
⚠️PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
▶ Fig.3: 1. Kapaku 2. Tubi 3. Hundëza e fundit
MONTIMI
APARALAJMËRIM: Përpara montimit ose kalibrimit të pajisjes, fikeni motorin dhe hiqeni kutinë e baterisë. Përndryshe, ventilatorët mund të lëvizin dhe të shkaktojnë dëmtime.
⚠PARALAJMËRIM: Kur montoni ose kalibroni pajisjen, gjithmonë uleni atë poshtë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
Montimi i tubit bashkues
⚠KUJDES: Kontrolloni gjithmonë që tubi i aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi i gabuar mund të bëjë që aksesoriti të bjerë nga njësia elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
- Hiqni kapakun nga fundi i tubit.
▶ Fig.4: 1. Tubi 2. Kapaku
VINI RE: Mos e hidhni kapakun sepse nevojitet për ruajtjen e aksesorit.
- Rrotullojeni levën drejt aksesorit.
▶ Fig.5: 1. Leva - Bashkërenditni kunjin me shenjën e shigjetës në njësinë elektrike. Futeni tubin derisa butoni i lëshimit të kërcejë jashtë.
Sigurohuni që vija e pozicionit në majë të shigjetës në njësinë elektrike, shenja e shigjetës në njësinë elektrike dhe shenja e shigjetës në tub të jenë përballë njëra-tjetrës.
▶ Fig.6: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës në njësinë elektrike 3. Kunji 4. Vija e pozicionit 5. Shenja e shigjetës në tub
- Lëvizeni levën drejt njësisë elektrike.
▶ Fig.7: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me tubin.
VINI RE: Mos e shtrëngoni levën pa pasur të futur tubin e aksesorit. Ndryshe, leva mund ta shtrëngojë hyrjen e boshtit të transmissionit më shumë se sa duhet dhe mund ta dëmtojë.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë butonin e lëshimit.
▶ Fig.8: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
Instalimi i hundëzës fundore
Bashkërendisni pjesën e dalë të tubit fryrës me kanalin në gryközën fundore, më pas vendosni gryközën fundore te tubi fryrës dhe pastaj ktheni gryközën fundore për ta fiksuar në vend.
▶ Fig.9: 1. Shenja e trekëndëshit 2. Grykëza fundore 3. Tubi i fryrëses
Për ta hequr hundëzën fundore, kryeni procedurën e anasjelltë të instalimit.
SHËNIM: Gjatësia e hundëzës mund të ndryshohet duke e lëvizur hundëzën siç tregohet në figurë.
▶ Fig.10
Instalimi i grykëzës së shtypur ose i grykëzës zgjatuese
Aksesor opsional
- Hiqeni hundëzën fundore nga aksesori.
- Vendosni hundëzën e shtypur ose hundëzën zgjatuese te aksesori, dhe më pas rrotullojeni për ta fiksuar.
▶ Fig.11: 1. Grykëza e shtypur 2. Grykëza zgjatuese 3. Aksesori
Instalimi i grupit të hundëzës së ullukëve
Aksesor opsional
- Hiqeni hundëzën fundore, hundëzën zgjatuese ose hundëzën e shtypur nga aksesori.
- Lironi vidën në kapësen e tubit të vogël, dhe kalojeni kapësen e tubit te aksesori.
▶ Fig.12: 1. Vida 2. Morsa e zorrës (e vogël) 3. Aksesori
- Lidheni tubin zgjatues me aksesorin.
Bashkërenditni folenë në tubin zgjatues me pjesën e dalë te aksesori, dhe më pas kalojeni tubin zgjatues përgjatë folesë së tij në mënyrë që shenjat e trekëndëshave të jenë përballë njëra-tjetrës.
▶ Fig.13: 1. Tubi zgjatues 2. Aksesori - Vendoseni kapësen e tubit në fole siç tregohet në figurë dhe shtrëngoni vidën.
▶ Fig.14: 1. Vida 2. Morsa e zorrës - Sipas lartësisë së punës, lidhni pjesën e mbetur të tubave zgjatues me tubin zgjatues i cili është bashkuar tashmë.
⚠ KUJDES: Kur përdorni grupin e hundëzës së ullukëve së bashku me një kokë elektrike me shumë funksione dhe aksesorin e fryrëse, mos përdorni tri a më shumë tuba zgjatimi. Mund shkaktojë çekuilibrim dhe të rezultojë në lëndim.
-
Rrotulloni daljen e hundëzës së fundit siç tregohet në figurë.
▶ Fig.15 -
Lidheni hundëzën e fundit me tubin zgjatues. Kur e lidhni, bashkërenditni shenjën trekëndore në hundëzën e fundit dhe tubin zgjatues, dhe më pas shtyjeni hundëzën e fundit derisa të kërcasë. Pas kësaj, rrotulloni hundëzën e fundit në një pozicion të përshtatshëm për punën tuaj.
▶ Fig.16: 1. Hundëza e fundit 2. Tubi zgjatues 3. Shenja trekëndore
Kur hiqni hundëzën e fundit, bashkërenditni shenjat trekëndore me hundëzën e fundit dhe tubin zgjatues, më pas nxirreni hundëzën e fundit nga tubi zgjatues.
▶ Fig.17: 1. Hundëza e fundit 2. Tubi zgjatues 3. Shenja trekëndore
PËRDORIMI
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
⚠PARALAJMËRIM: Përpara përdorimit, rregulloni pozicionin e varëses dhe të rripat e krahut në pozicionin që ju përshtatet.
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike. ⚠️PARALAJMËRIM: Përpara përdorimit, rregulloni pozicionin e varëses dhe të rripat e krahut në pozicionin që ju përshtatet.
Përdorimi i fryrëses
⚠KUJDES: Mos e vendosni makinerinë përtokë kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Mbajeni makinerinë fort me të dyja duart dhe kryejeni fryrjen duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur kryeni fryrje reth një ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos e drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër kënde, nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën e gjerë.
Rregulloni shpejtësinë e ajrit me këmbëzën e çelësit të njësisë së energjisë sipas mjedisit ose kushteve të përdorimit.
▶ Fig.18
Përdorimi i setit të hundëzës së ullukëve
⚠KUJDES: Kur përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve, mos e mbani fryrësen me një dorë, por me të dyja duart.
▶ Fig.19
⚠KUJDES: Mos e përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve pranë telave elektrikë.
▶ Fig.20
AKUJDES: Mos e përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve në ditë me erë.
▶ Fig.21
⚠ KUJDES: Kur përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve, mbajini njerëzit ose kafshët më shumë se 15 m larg nga fryrësja.
▶ Fig.22
Mbajeni fryräsen lart vertikalisht duke kapur dorezën e fryrëses. Vendoseni daljen e fryrëses në ulluk dhe më pas ndizeni fryräsen.
▶ Fig.23
Për përdoruesit e UX01G
VINI RE: Kur përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve, nëse përdorni UX01G si njësi energjie dhe instaloni BL4080F në UX01G, mos përdorni rripin e krahut të përfshirë në paketën e njësisë së energjisë, por përdorni rripat e rekomanduar të krahut që tregohen më poshtë. Për rripat e rekomanduar të krahut, pyesni qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita.
Vendosja e rripit të krahut
⚠ KUJDES: Përdorni gjithnjë rripat e krahut që janë përfshirë me njësinë e energjisë. Përpara përdorimit, rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të përdoruesit, për të parandaluar lodhjen.
⚠ KUJDES: Para vënies në punë, sigurohuni që rripat e krahut të jenë lidhur siç duhet te varësja në njësinë e energjisë.
⚠ KUJDES: Përpara përdorimit, sigurohuni që tokëza e rripave të krahut të jetë shtrënguar mirë.
⚠ KUJDES: Përdorni gjithnjë rripat e krahut që tregohen më poshtë. Mos ripërdorni rripa të tjerë krahu.
- Vendosni rripat e krahut dhe shtrëngoni tokëzën.
▶ Fig.24: 1. Tokëza
SHËNIM: Kur hiqni rripat e krahut, zhbllokojeni tokëzën dhe hiqni rripat e krahut.
- Rregulloni rripat e krahut në një pozicion komod pune.
▶ Fig.25 - Kapeni grepin në rripin e krahut te varësja e njësisë së energjisë.
▶ Fig.26: 1. Grepi 2. Varësja
Rripi i krahut ka një mjet për lirim të shpejtë. Thjesht shtypni anët e tokëzës për të liruar rripin e krahut.
▶ Fig.27: 1. Tokëza
MIRËMBAJTJA
⚠PARALAJMËRIM: Përpara inspektimit apo mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë. Përndryshe, ventilatorët mund të lëvizin dhe të shkaktojnë dëmtime të rënda.
⚠PARALAJMËRIM: Kur inspektoni ose kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni poshtë atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i makinerisë
Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur.
▶ Fig.28
Hiqini pluhurat apo papastërtitë nga hyrja e thithjes në pjesën e pasme të aksesorit.
▶ Fig.29: 1. Foleja e thithjes
Inspektimi i përgjithshëm
Kontrolloni për pjesë të dëmtuara. Kërkojini qendrés së autorizuar të shërbimit t'i zëvendësojë ato nëse është e nevojshme.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE: Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Aksi i transmissionit:
Aplikoni graso (graso Makita N No.2 ose ekuivalent të saj) çdo 30 orë pune.
▶ Fig.30
SHËNIM: Grasoja originale Makita mund të blihet nga shitësi juaj lokal i Makita.
Magazinimi
Gjatë magazinimit të aksesorit veçmas nga njësia elektrike, vendosni kapakun në fund të tubit.
▶ Fig.31
Intervali i inspektimit dhe i mirëmbajtjes
| Orë pune Përpara | përdorimit | Çdo ditë (10 orë) | 30 orë | |
| E gjithë njësia Kontrolloni me sy | për pjesë të dëmtuara | √ | - | - |
| Aksi i transmissionit Aplikoni graso | -- | √ | ||
| Njësia elektrike Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike | ||||
NDREQJA E DEFEKTEVE
Përpara se të kërkoni riparime, bëni fillimisht një kontroll nga ana juaj. Nëse zbuloni ndonjë problem që nuk shpjegohet në manual, mos u mundoni të çmontoni makinerinë. Përkundrazi, drejtojuni qendrave të autorizuara të shërbimit Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë këmbimi Makita për riparimet.
| Gjendja anormale Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi) Zgjidhja | ||
| Motori nuk ndizet. - Referojuni manualit të përdorimit të njësisë | elektrike. | |
| Motori ndalon shpejt. - Referojuni manualit të përdorimit të njësisë | elektrike. | |
| Shpejtësia e motorit nuk rritet. - Referojuni manualit të përdorimit të njësisë | elektrike. | |
| Ventilatorët nuk rrotullohen.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Tubat e njësisë elektrike dhe aksesorinuk janë lidhur siç duhet. | Lidhni tubat sipas mënyrës së duhur. |
| Sistem transmissioni jonormal Kontaktoni | me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. | |
| Njësia elektrike dridhet në mënyrëjonormale.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Sistem transmissioni jonormal Kontaktoni | me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. |
| Ventilatorët vazhdojnë të rrotullohenedhe nëse lëshohet këmbëza eçelësit.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Njësia elektrike nuk funksionon mirë. Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. | |
AKSESORË OPSIONALË
AKUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me makinerinë Makita të përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo i shtojcave të tjera mund të përbëjë rrezik lëndimi ndaj njerëzve. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
• Grykëza zgjatuese
• Grykëza e shtypur
- Grupi i hundëzës së ulluqeve
• Bateri dhe ngarkues original Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e produktit si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
СПЕЦИФИКАЦИИ