UB403MP - Aksesor për fryrëse MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas UB403MP MAKITA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth UB403MP MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aksesor për fryrëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj UB403MP - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. UB403MP e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT UB403MP MAKITA
*1. Kapacitet e aksesorit të fryrëses së bashku me DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon (me bateri BL1860B x 2)
*2. Kapacitet e aksesorit të fryrëses së bashku me DUX18 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon (me bateri BL1860B)
*3. Kapacitet e aksesorit të fryrëses së bashku me UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon (me bateri BL4040)
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
- Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Njësia e miratuar elektrike
Ky aksesor është miratuar për t'u përdorur vetëm me njësinë(të) e mëposhtme elektrike:
- DUX60 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- DUX18 Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
- UX01G Kokë elektrike me shumë funksione pa kordon
⚠PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos e përdorni aksesorin me njësi elektrike të pamiratuara. Kombinimi i pamiratuar mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.

Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë.



Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.

Flokët e gjatë mund të shkaktojnë aksidente nga ngecja e tyre në pajisje.





Mbani mbrojtëse për sytë dhe veshët.
Mos e ekspozoni ndaj lagështirës.
Vetëm për shtetet e BE-së
Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Përdorimi i synuar
Ky aksesor është projektuar vetëm për qëllimin e fryrjes së pluhurit së bashku me një njësi të miratuar elektrike. Asnjëherë mos e përdorni aksesorin për qëllime të tjera. Keqpërdorimi i aksesorit mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Deklaratat e konformitetit
Vetäm për shtetet evropiane
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit: Jan-Baptist Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM. Autorizojmë Kazuhisa Makino për hartimin e skedarit teknik dhe deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et);
Përcaktimi: Aksesori i fryrëses. Përcaktimi i Ilojeve: UB403MP.
Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të ligjit 2006/42/KE dhe gjithashtu plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të Direktivave të KE-së/BE-së të mëposhtme: 2000/14/EC dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme të harmonizuara: EN 62841-1:2015+A11:2022, EN IEC 62841-4-6:2024+A11:2024.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 26.9.2024
Personi përgjegjës: Kazuhisa Makino, Drejtor - Makita Europe N.V.

Deklarata e konformitetit (për MB)
Vetëm për MB
Ne si prodhuesit: Makita Europe N.V., Selia e biznesit: Jan-Baptist Vinkstraat 2 3070 Kortenberg BELGIUM.
Autorizojmë Kazuhisa Makino për hartimin e skedarit teknik dhe deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme se produkti(et);
Përcaktimi: Aksesori i fryrëses. Përcaktimi i Ilojeve: UB403MP.
Plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të S.I. 2008/1597 (të ndryshuar), si dhe plotëson të gjitha dispozitat përkatëse të direktivave të mëposhtme të MB-së: S.I. 2001/1701 (i ndryshuar) dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme të përcaktuara: EN 62841-1:2015+A11:2022, EN IEC 62841-4-6:2024+A11:2024.
Vendi dhe data e deklarimit: Kortenberg, Belgjikë. 26.9.2024
Personi përgjegjës: Kazuhisa Makino, Drejtor - Makita Europe N.V.
Paralajmërimet e përgjithshme për sigurinë e veglës
⚠️PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Siguria në zonën e punës
- Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e ngarkuara ose të errëta provokojnë aksidente.
- Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshme. Veglat elektrike krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
- Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë ndërkohë që përdorni veglën elektrike. Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
Siguria elektrike
- Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet me prizën. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë mos e modifikoni spinën. Mos përdorni spina përshtatëse me vegla elektrike të tokëzuara. Spinat e pamodifikuara dhe që përshtaten me prizën pakësojnë rrezikun e goditjes elektrike.
-
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
-
Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut dhe kushteve me lagështi. Uji që hyn në veglën elektrike shton rrezikun e goditjes elektrike.
- Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr ose për ta hequr veglën nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit, pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
- Kur e përdorni veglën elektrike në ambient të jashtëm, përdorni kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim të jashtëm. Përdorimi i kordonit të përshtatshëm për ambient të jashtëm ul rrezikun e goditjes elektrike.
- Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një burim energjie të mbrojtur nga automati (RCD). Përdorimi i një RCD-je ul rrezikun e goditjes elektrike.
- Veglat elektrike mund të prodhojnë fusha elektromagnetike (EMF) të cilat nuk janë të dëmshme për përdoruesin. Megjithatë, përdoruesit e stimuluesve kardiakë ose pajisjeve të ngjashme mjekësore, duhet të kontaktojnë me prodhuesin e pajisjes së tyre dhe/ose mjekun përpara se ta përdorin këtë vegël elektrike.
Siguria personale
- Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni dhe veproni me mend kur përdorni veglën elektrike. Mos e përdorni veglën elektrike kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogave, alkoolit ose mjekimit. Një moment hutimi ndërkohë që përdorni veglën elektrike mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
- Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet e duhura reduktojnë lëndimet personale.
- Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta lidhni me burimin e energjisë dhe/ose paketën e baterisë, apo përpara se të ngrini ose të mbani veglën. Mbajtja e veglës elektrike me gishtin të vendosur te çelësi mund të sjellë aksidente.
- Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni veglën. Çelësat e mbetur në pjesët rrotulluese të veglës elektrike mund të rezultojnë në lëndim personal.
- Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani ekuilibrin. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në situata të papritura.
-
Vishuni sic duhet. Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg pjesëve lëvizëse. Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen te pjesët lëvizëse.
-
Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete ndihmëse të nxjerrjes dhe mbledhjes së pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhura dhe të përdoren siç duhet. Mbledhja e pluhurave mund të pakësojë rreziqet në lidhje me to.
- Mos lejoni që njohja që keni fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju bëjë të shkujdesur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë së veglave. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të rënda në një fraksion sekonde.
- Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Ešhtë përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
- Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni veglën e duhur elektrike për përdorimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do ta bëjë punën më mirë dhe më të sigurt, me shpejtësinë për të cilën është projektuar.
- Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të kontrollohet me çelës është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
- Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni paketën e baterisë, nëse mund të hiqet, nga vegla elektrike përpara se të bëni rregullime, të ndërroni aksesorë ose ta ruani veglën. Masa të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së veglës elektrike aksidentalisht.
-
Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve dhe mos i lejoni personat që nuk e njohin veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të pakualifikuar.
-
Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e veglës elektrike. Nëse vegla elektrike është e dëmtuar, riparojeni përpara përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat jo të mirëmbajtura.
- Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe kontrollohen më lehtë.
- Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve, duke pasur parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglës elektrike për punë të ndryshme nga ato të synuara mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
- Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso. Dorezat dhe sipërfaqet e kapjes që janë të rrëshqitshme nuk lejojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të veglës në situata të papritura.
- Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza pune prej lecke sepse ato mund të ngecin. Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
- Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
- Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
- Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
- Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.
- Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
- Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
- Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt veglën elektrike.
- Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
- Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërimin e aksesorëve.
Paralajmërime sigurie për fryräsen e gjetheve me bateri
Termat “furçë elektrike / fshesë elektrike” dhe “makineri” në paralajmërimet dhe masat paraprake u referohen kombinimit të aksesorit dhe njësisë elektrike.
- Mos e përdorni makinerinë në kushte moti të keq, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga vetëtima.
- Mbani mbrojtje për sytë dhe veshët. Pajimet e përshtatshme mbrojtëse ulin rrezikun e lëndimit personal.
- Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk rrëshqasin. Mos e përdorni makinerinë kur jeni zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit të këmbëve.
- Mos vishni veshje të lirshme apo artikuj si p.sh. shalle, lidhëse, zinxhirë, kravata etj., që mund të tërhiqen në foletë e ajrimit. Lidhini mbrapa ose mbulojini flokët e gjatë për t'u siguruar që të mos tërhiqen në foletë e ajrimit. Nëse ndonjë prej këtyre artikujve tërhiqet në foletë e ajrimit, mund të rrisë rrezikun e lëndimit.
- Mbajini larg kalimtarët ndërsa përdorni makinerinë.Mbetjet e flakura mund të rrisin rrezikun e lëndimeve.
- Asnjëherë mos e drejtoni grykën e ventilatorit në drejtim të njerëzve apo të kafshëve shtëpiake, apo në drejtim të dritareve. Bëni kujdes të mëtejshëm kur fryni mbeturinat pranë objekteve të forta, si p.sh. pemë, automobila dhe mure që mund të shkaktojnë rikoshet të mbeturinave. Objektet e flakura mund të dëmtojnë pronën dhe të rrisin rrezikun e lëndimit.
- Mos përdorni makinerinë për të fryrë ndonjë gjë që digjet apo që është e ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hi i nxehtë. Këto burime ndezëse mund të rrisin rrezikun e zjarrit.
- Mos e prekni ventilatorin ndërsa jeni ende në lëvizje. Fikeni makinerinë, prisni derisa ventilatori të ndalojë përpara se të hiqni ndonjë pjesë që mund t'i japë akses ventilatorit. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit nga pjesët e lëvizshme.
-
Kur pastroni materialin e ngecur ose kur riparoni makinerinë, sigurohuni që çelësi i ndezjes të jetë i fikur. Ndezja e papritur e makinerisë gjatë pastrimit të materialit të bblokuar ose servisit mund të rezultojë në lëndime të rënda.
-
Substancat e huaja mund të bblokojnë kanalet ajrore dhe të ngarkojnë rrymat e ajrit. Hiqni çdo pengesë në rrugën e ajrit nëse rendimenti i fryrjes ndikohet ndjeshëm.
- Mbani gjithnjë doreza gjatë punës. Shmangni përdorimin e makinerisë me duar të zhveshura. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit në duar dhe gishta.
- Përdoreni këtë makineri rrafsh me tokën dhe jo në shkallë apo mbi ndonjë mbështetëse të paqëndrueshme.
- Kur makineria godet ndonjë objekt të fortë ose nëse duket se ka dridhje të tepërt, inspektojeni për dëmtime.
- Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ventilimit të mos kenë mbetje.
- Pastroni makinerinë përpara ruajtjes.
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
- Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira ndriçimi artificial. Mos e përdorni makinerinë kur shikueshmëria është e kufizuar. Përndryshe mund të shkaktohet rrëzim ose funksionim i pasaktë për shkak të shikueshmërisë së ulët.
- Mos e përdorni fryräsen në vende të larta.
- Përdoreni fryësen në një pozicion të rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
⚠PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
▶ Fig.1: 1. Kapaku 2. Tubi 3. Hundëza e fundit
MONTIMI
⚠PARALAJMËRIM: Përpara montimit ose kalibrimit të pajisjes, fikeni motorin dhe hiqeni kutinë e baterisë. Përndryshe, ventilatorët mund të lëvizin dhe të shkaktojnë dëmtime.
⚠PARALAJMËRIM: Kur montoni ose kalibroni pajisjen, gjithmonë uleni atë poshtë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
Montimi i tubit bashkues
⚠ KUJDES: Kontrolloni gjithmonë që tubi i aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
- Kthejeni levën e njësisë elektrike drejt aksesorit.
▶ Fig.3: 1. Leva - Drejtoni perçinën me sustë në tub me shenjën e shigjetës në njësinë elektrike. Futeni tubin derisa butoni i lëshimit të kërcejë jashtë.
Sigurohuni që vija e pozicionit të jetë në majë të shenjës së shigjetës në njësinë elektrike dhe shenjat e shigjetave në tub dhe njësinë elektrike të jenë përballë njëra-tjetrës.
▶ Fig.4: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës në njësinë elektrike 3. Perçina me sustë 4. Vija e pozicionit 5. Shenja e shigjetës në tub
- Kthejeni levën sërish drejt njësisë elektrike.
▶ Fig.5: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me tubin.
VINI RE: Mos e shtrëngoni levën pa pasur të futur tubin e aksesorit. Ndryshe, leva mund ta shtrëngojë hyrjen e boshtit të transmissionit më shumë se sa duhet dhe mund ta dëmtojë.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë butonin e lëshimit.
▶ Fig.6: 1. Leva 2. Butoni i lëshimit 3. Tubi
Grupi i hundëzës fundore
Aksesori i fryrëses është i pajisur si standard me një hundëz të shkëputshme fundore. Rregullojeni ose zëvendësojeni hundëzën sipas preferencës.
Heqja e hundëzës fundore
Duke mbajtur trupin e aksesorit, kthejeni dhe rrëshqitni hundëzën fundore përgjatë brazdës udhëzuese për përpara.
▶ Fig.7: 1. Hundëza fundore 2. Brazda udhëzuese 3. Dalja e fryrëses
Montimi i hundëzës fundore
Drejtoni brazdën udhëzuese në hundëzën fundore me pjesën e dalë të rakordit në daljen e fryrëses. Rrëshqiteni dhe kthejeni hundëzën fundore mbrapa përgjatë brazdës udhëzuese për ta fiksuar në vend me një klikim.
▶ Fig.8: 1. Grykëza fundore 2. Dalja e fryrëses 3. Brazda udhëzuese 4. Pjesa e dalë e rakordit 5. Simbolet e trekëndëshit
SHËNIM: Sigurohuni që të mbyllni mirë hundëzën fundore në mënyrë që një nga tri simbolet e trekëndëshit në daljen e fryrëses dhe ai në hundëzën fundore të jenë përballë njëri-tjetrit.
Rregullimi i gjatësisë së hundëzës
Vendosni hundëzën fundore në një nga tri gjatësitë sipas përdorimit të synuar. Duke mbajtur trupin e aksesorit, kthejeni dhe rrëshqitni hundëzën fundore mbrapa dhe përpara përgjatë brazdës udhëzuese për ta kyçur në pozicionin e preferuar me një klikim.
▶ Fig.9: 1. Hundëza fundore 2. Brazda udhëzuese 3. Simbolet e trekëndëshit
Montimi dhe heqja e hundëzës së shtypur/hundëzës zgjatuese
Aksesor opsional
- Duke mbajtur trupin e aksesorit, kthejeni dhe rrëshqitni hundëzën fundore përgjatë brazdës udhëzuese për përpara.
▶ Fig.10: 1. Hundëza fundore 2. Brazda udhëzuese 3. Dalja e fryrëses - Drejtoni brazdën udhëzuese në tubin përshtatës me pjesën e dalë të rakordit në daljen e fryrëses. Rrëshqiteni dhe kthejeni tubin përshtatës mbrapa përgjatë brazdës udhëzuese për ta fiksuar në vend me një klikim.
▶ Fig.11: 1. Tubi përshtatës 2. Dalja e fryrëses 3. Brazda udhëzuese 4. Pjesa e dalë e rakordit 5. Simbolet e trekëndëshit
SHËNIM: Sigurohuni që të mbyllni mirë tubin përshtatës në mënyrë që pjesa e përparme e tri simboleve të trekëndëshit në daljen e fryrëses dhe ai në tubin përshtatës të jenë përballë njëri-tjetrit.
- Drejtoni brazdën udhëzuese në aksesorin e hundëzës me pjesën e dalë të rakordit në daljen e fryrëses. Rërshqiteni dhe kthejeni aksesorin e hundëzës mbrapa dhe përpara përgjatë brazdës udhëzuese për ta fiksuar në pozicionin e preferuar me një klikim.
▶ Fig.12: 1. Hundëza e shtypur 2. Hundëza zgjatuese
3. Tubi përshtatës 4. Brazda udhëzuese
5. Pjesa e dalë e rakordit 6. Simbolet e trekëndëshit
SHËNIM: Sigurohuni që ta kapni mirë aksesorin e hundëzës në mënyrë që një nga dy simbolet e trekëndëshit në tubin përshtatës dhe në aksesorin e hundëzëz të jenë përballë njëri-tjetrit.
- Për ta hequr aksesorin e hundëzës, kryeni procedurën e anasjelltë të instalimit.
Instalimi i grupit të hundëzës së ullukëve
Aksesor opsional
- Duke mbajtur trupin e aksesorit, kthejeni dhe rrëshqitni hundëzën fundore përgjatë brazdës udhëzuese për përpara.
▶ Fig.13: 1. Hundëza fundore 2. Brazda udhëzuese 3. Dalja e fryrëses
2. Drejtoni brazdën udhëzuese në tubin përshtatës me pjesën e dalë të rakordit në daljen e fryrëses. Rrëshqiteni dhe kthejeni tubin përshtatës mbrapa përgjatë brazdës udhëzuese për ta fiksuar në vend me një klikim.
▶ Fig.14: 1. Tubi përshtatës 2. Dalja e fryëses 3. Brazda udhëzuese 4. Pjesa e dalë e rakordit 5. Simbolet e trekëndëshit
SHËNIM: Sigurohuni që të mbyllni mirë tubin përshtatës në mënyrë që pjesa e përparme e tri simboleve të trekëndëshit në daljen e fryrëses dhe ai në tubin përshtatës të jenë përballë njëri-tjetrit.
- Lironi një kapëse të madhe zorre duke e hequr dhe kalojeni përmes tubit përshtatës.
- Vendosni kapësen e zorrës (e madhe) mbi brazdën udhëzuese në tubin përshtatës. Shtrëngoni kapësen e zorrës (e madhe) për të siguruar montimin.
- Lironi një kapëse të vogël të zorrës duke e hequr dhe kalojeni përmes tubit për shtatës.
▶ Fig.15: 1. Kapësja e zorrës (e madhe) 2. Kapësja e zorrës (e vogël) 3. Vida 4. Tubi përshtatës
- Drejtoni brazdën udhëzuese në tubin zgjatues me pjesën e dalë të rakordit në tubin përshtatës. Rrëshqiteni dhe kthejeni tubin zgjatues mbrapa përgjatë brazdës udhëzuese për ta fiksuar në vend me një klikim.
▶ Fig.16: 1. Tubi zgjatues 2. Tubi përshtatës 3. Brazda udhëzuese 4. Pjesa e dalë e rakordit 5. Simbolet e trekëndëshit
SHËNIM: Sigurohuni ta fiksoni mirë tubin zgjatues, në mënyrë që pjesa e pasme e dy simboleve të trekëndëshit në tubin përshtatës dhe ajo në tubin zgjatues të tregojnë drejt njëra-tjetrës.
- Vendosni kapësen e zorrës (e vogël) mbi brazdën udhëzuese në tubin zgjatues. Shtrëngoni kapësen e zorrës (e vogël) për të siguruar montimin.
▶ Fig.17: 1. Tubi zgjatues 2. Kapësja e zorrës (e vogël) - Zgjeroni rrezen e fryrëses duke përdorur tuba zgjatues shtesë nëse lind nevoja.
⚠ KUJDES: Kur instaloni grupin e hundëzës së ullukëve në aksesorin e fryrëses, mos përdorni tri a më shumë tuba zgjatues. Mund shkaktojë çekuilibrim dhe të rezultojë në lëndim.
- Përgatitni hundëzën fundore për të krijuar një kënd të ngushtë fryrjeje duke i rrotulluar kokën e hundëzës.
▶ Fig.18: 1. Hundëza fundore 2. Koka e hundëzës
- Drejtoni brazdën udhëzuese në hundëzën fundore me pjesën e dalë të rakordit në tubin zgjatues. Rrëshqitni hundëzën fundore prapa gjatë gjithë rrugës përgjatë brazdës udhëzuese derisa të fiksohet me një klikim.
Rrotulloni hundëzën fundore dhe kokën e hundëzës sipas nevojës përkatëse. Këndi i fryrjes mund të rregullohet sipas dëshirës pas instalimit për të përm bushur nevojat tuaja për kënde të ndryshme.
▶ Fig.19: 1. Hundëza fundore 2. Tubi zgjatues 3. Brazda udhëzuese 4. Pjesa e dalë e rakordit 5. Koka e hundëzës
Për të çmontuar një grup, rrotulloni fillimisht hundëzën fundore për të rreshtuar simbolet e trekëndëshit në hundëzën fundore dhe tubin zgjatues. Më pas tërhiqeni hundëzën fundore nga tubi zgjatues.
▶ Fig.20: 1. Hundëza fundore 2. Tubi zgjatues 3. Simbolet e trekëndëshit
PËRDORIMI
⚠PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
⚠PARALAJMËRIM: Përpara përdorimit, rregulloni pozicionin e varëses dhe të rripat e krahut në pozicionin që ju përshtatet.
Përdorimi i fryrëses
⚠KUJDES: Mos e vendosni makinerinë përtokë kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur nga hyrja e ajrit dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Mbajeni makinerinë fort me të dyja duart dhe kryejeni fryrjen duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur kryeni fryrje rreth një ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos e drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër kënde, nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën e gjere.
Rregulloni shpejtësinë e ajrit me këmbëzën e çelësit të njësisë së energjisë sipas mjedisit ose kushteve të përdorimit.
▶ Fig.21
Përdorimi i grupit të hundëzës së ullukëve
⚠KUJDES: Kur përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve, mos e mbani fryrësen me një dorë, por me të dyja duart.
⚠KUJDES: Mos e përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve pranë telave elektrikë.
▶ Fig.22
▶ Fig.23
⚠ KUJDES: Mos e përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve në ditë me erë.
▶ Fig.24
⚠ KUJDES: Kur përdorni grupin e hundëzës së ulluqeve, mbajini njerëzit ose kafshët më shumë se 15 m larg nga fryrësja.
▶ Fig.25
Mbajeni fryresen lart vertikalisht duke kapur dorezën e fryreses. Vendoseni daljen e fryreses në ulluk dhe më pas ndizeni fryresen.
▶ Fig.26
MIRËMBAJTJA
⚠️PARALAJMËRIM: Përpara inspektimit apo mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë. Përndryshe, ventilatorët mund të lëvizin dhe të shkaktojnë dëntime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Kur inspektoni ose kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni poshtë atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
⚠️PARALAJMËRIM: Ndiqni paralajmërimet dhe masat paraprake në kapitullin “PARALAJMËRIME SIGURIE” dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i makinerisë
Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur.
▶ Fig.27
Hiqini pluhurat apo papastërtitë nga hyrja e ajrit në pjesën e pasme të aksesorit.
▶ Fig.28: 1. Hyrja e ajrit
Inspektimi i përgjithshëm
Kontrolloni për pjesë të dëmtuara. Kërkojini qendrés së autorizuar të shërbimit t'i zëvendësojë ato nëse është e nevojshme.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE: Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Aksi i transmissionit:
Aplikoni graso (graso Makita N No,2 ose ekuivalent të saj) çdo 30 orë pune.
▶ Fig.29
SHËNIM: Grasoja originale Makita mund të blihet nga shitësi juaj lokal i Makita.
Magazinimi
Gjatë magazinimit të aksesorit veçmas nga njësia elektrike, vendosni kapakun në fund të tubit.
▶ Fig.30
Intervali i inspektimit dhe i mirëmbajtjes
| Orë pune Përpara | përdorimit | Çdo dítë (10 orë) | 30 orë | |
| E gjithë njësia Kontrolloni me sy | për pjesë të dëmtuara | √ | - | - |
| Aksi i transmissionit Aplikoni graso | - - | √ | ||
| Njësia elektrike Referojuni manualit të përdorimit të njësisë elektrike | ||||
NDREQJA E DEFEKTEVE
Përpara se të kërkoni riparime, bëni fillimisht një kontroll nga ana juaj. Nëse zbuloni ndonjë problem që nuk shpjegohet në manual, mos u mundoni të çmontoni makinerinë. Përkundrazi, drejtojuni qendrave të autorizuara të shërbimit Makita, duke përdorur gjithmonë pjesë këmbimi Makita për riparimet.
| Gjendja anormale Shkaku i mundshëm (keqfunksionimi) Zgjidhja | ||
| Motori nuk ndizet. - Referojuni manualit të përdorimit të njësisë | elektrike. | |
| Motori ndalon shpejt. - Referojuni manualit të përdorimit të njësisë | elektrike. | |
| Shpejtësia e motorit nuk rritet. - Referojuni manualit të përdorimit të njësisë | elektrike. | |
| Ventilatorët nuk rrotullohen.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Tubat e njësisë elektrike dhe aksesorinuk janë lidhur siç duhet. | Lidhni tubat sipas mënyrës së duhur. |
| Sistem transmissioni jonormal Kontaktoni | me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. | |
| Njësia elektrike dridhet në mënyrëjonormale.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Sistem transmissioni jonormal Kontaktoni | me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. |
| Ventilatorët vazhdojnë të rrotullohenedhe nëse lèshohet këmbëza eçelësit.⇒ Ndalojeni menjëherë motorin. | Njësia elektrike nuk funksionon mirë. | Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimipër riparim. |
AKSESORË OPSIONALË
⚠KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me makinerinë Makita të përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo i shtojcave të tjera mund të përbëjë rrezik lëndimi ndaj njerëzve. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
• Tubi përshtatës
• Grykëza zgjatuese
• Grykëza e shtypur
• Grupi i hundëzës së ulluqeve
• Bateri dhe ngarkues original Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e produktit si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
СПЕЦИФИКАЦИИ