MAKITA MW001G - Furrë me mikrovalë

MW001G - Furrë me mikrovalë MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MW001G MAKITA në format PDF.

📄 328 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA MW001G - page 208
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth MW001G MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë me mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MW001G - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MW001G e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT MW001G MAKITA

Modeli: MW001G
Tensioni nominal D.C. 36 V - 40 V maks.
Fuqia e mikrovalës 500 W * / 350 W
Përmasat (Gj x Th x L)Përmasat e jashtme 343 mm x 318 mm x 338 mm(Pa kutinë e baterisë)(Me dorezën në pozicion të ulur)
Foleja 255 mm x 241 mm x 120 mm
Kapaciteti 8 L
Frekuenca e përdorimit 2 450 MHz
Pesha neto 8,7 kg(Pa kutinë e baterisë)
Porta USB e furnizimit me energji Tipi A / Tensioni në dalje D.C. 5 V / Rryma në dalje D.C. 2,4 A (maks.)

* Fuqia e mikrovalëve 500 W është funksioni i përkohshëm përforcues. Ai kalon automatikisht në fuqi mikrovale 350 W pas 8 minutash.
- Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
- Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Kutia e aplikueshme e baterisë dhe karikuesi

Bateria me jone litiumi(Kutia e baterisë)BL4020 / BL4025 / BL4040 / BL4050F / BL4080F
Karikuesi DC40RA / DC40RB / DC40RC
  • Disa prej kutive të baterive dhe karikuesve të renditura më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të zonës ku ju banoni.

⚠️PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm kutitë e baterisë dhe karikuesit e listuar më lart. Përdorimi i karikuesve dhe kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.

Rekomandohet burim energjie i lidhur me kordon

Paketë elektrike portative PDC1200

  • Burimet e energjisë të lidhura me kordon të listuara më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të zonës ku banoni.
  • Përpara se të përdorni burimin e energjisë të lidhur me kordon, lexoni udhëzimet dhe shënimet e kujdesit në to.

Koha e vlerësuar e përdorimit

Kutia e baterisë (karikim i plotë) 500 W350 W
BL4020 x 26 min11 min
BL4025 x 28 min14 min
BL4040 x 215 min 21 min
BL4050F x 222 min 30 min
BL4080F x 235 min 48 min
PDC120084 min113 min

SHËNIM: Vlerat janë me përafërsi dhe mund të ndryshojnë në varësi të statusit të karikimit dhe kushteve të përdorimit.

SHËNIM: Koha e vlerësuar e përdorimit me një bateri është rreth gjysma e periudhës kur përdoren dy bateri.

Përdorimi i synuar

Pajisja synohet për ngrohjen e ushqimit.

Masa të rëndësishme

PARALAJMËRIM: Shërbimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Kontaktoni me qendrën më të afërt të autorizuar të shërbimit për kontroll, riparim apo rregullim.

PARALAJMËRIM: Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen me derën të hapur, duke qenë se përdorimi me derë të hapur mund të shkaktojë ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.

PARALAJMËRIM: Nëse dëmtohet dera (deformohet), menteshat (thyhen apo lirohen), guarnicionet e derës apo sipërfaqja izoluese, furra me mikrovalë nuk duhet të vihet në punë pa u riparuar nga një person i trajnuar.

PARALAJMËRIM: Éshtë e rrezikshme për cilindo veç personit të trajnuar që të kryejë çfarëdo shërbimi apo pune riparuese që përfshin heqjen e ndonjë kapaku që ofron mbrojtje kundër ekspozimit ndaj energjisë së mikrovalëve.

PARALAJMËRIM: Përdoreni këtë pajisje vetëm për përdorimin e synuar, siç përshkruhet në manual.

PARALAJMËRIM: Mos përdorni kimikate apo avuj gërryes në këtë pajisje.

PARALAJMËRIM: Ky Iloj pajisjeje është projektuar specifikisht për të ngrohur, gatuar apo tharë ushqimin. Nuk është projektuar për përdorim industrial apo laboratorik.

PARALAJMËRIM: Lëngjet apo ushqime të tjera nuk duhen ngrohur në enë të mbyllura, duke qenë se mund të shpërthejnë.

  1. Kjo pajisje synohet për përdorime shtëpiake dhe të ngjashme, si:

- zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;

- shtëpitë e fermave;

- nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera të banimit;

- mjedise me fjetje dhe mëngjes.

  1. Mos qëndroni dhe as shkelni mbi pajisje. Mos vendosni sende mbi pajisje.

  2. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rrezigeve të mundshme.

  3. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

  4. Nëse vini re tym, fikeni pajisjen, hiqini bateritë dhe mbajeni derën të mbyllur për të mbytur flakët.

  5. Nëse nuk ka ushqim në fole, mos e vini pajisjen në punë. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.

  6. Mos e shponi rrjetën e derës së furrës. Përndryshe mund të shkaktojë daljen e mikrovalëve jashtë.

  7. Mos e vini pajisjen në punë në hapësira të mbyllura, si p.sh. mobilie.

  8. Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të niveluar dhe të rrafshët.

  9. Mos e vini pajisjen në punë në pozicione pezull. Mos e përdorni dorezën për ndonjë qëllim tjetër veç transportit të pajisjes.

  10. Hiqeni baterinë kur transportoni pajisjen.

  11. Mos e lëvizni pajisjen gjatë punës.

  12. Mos e përdorni pajisjen në shi. Mos e lagni pajisjen. Nëse pajisja ekspozohet ndaj ujit, dërgojeni për inspektim te departamenti ynë i mbështetjes pas shitjes.

  13. Mos e ruani pajisjen në ambient të hapur. Mos e përdorni produktin pranë ujit - p.sh. pranë ndonjë lavamani, në bodrume me lagështirë, pranë ndonjë pishine apo vendesh të ngjashme.

  14. Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike, mos e fusni pajisjen në ujë ose lëngje të tjera. Mos e vendosni apo ruani produktin e pajisjes aty ku mund të bjerë ose mund të tërhiqet në ndonjë vaskë apo lavaman.

  15. Nëse pajisja pëson ndonjë goditje apo bie, dërgojeni te departamenti ynë i mbështetjes pas shitjes për inspektim dhe mirëmbajtje në kohën e duhur.

  16. Mos i mbuloni apo bllokoni vrimat e pajisjes.

  17. Ndalohet ngrohja e materialeve të djegshme dhe e eksplozivëve, sidomos e akullit të thatë.

  18. Përdorni vetëm takëme që janë të përshtatshme për përdorim në furra me mikrovalë.

  19. Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit në mikrovalë.

  20. Kur e ngrohni ushqimin në enë plastike apo letre, kushtojini vëmendje furrës për shkak të mundësisë së ndezjes.

  21. Lëngjet si uji, kafja ose çaji mund të mbinxehen përtej pikës së vlimit pa u vënë re se po vlojnë. Gjatë heqjes së enës nga mikrovala nuk ka gjithnjë flluska apo vlim të dukshëm. KJO MUND TË BËHET SHKAS PËR DERDHJE TË LËNGJEVE SHUMË TË NXEHTA NGA VLIMI KUR TRAZOHET ENA APO KUR FUTET NDONJË NGA TAKËMET E NGRËNIES NË LËNG.

  22. Përmbajtja e biberonëve dhe kavanozave me ushqime për bebe duhen trazuar apo tundur dhe u duhet kontrolluar temperatura përpara konsumit, për të shmangur djegiet.

  23. Vezët në lëvozhgë dhe vezët e plota të ziera mirë nuk duhen ngrohur në furra me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë përfunduar ngrohja në mikrovalë.

  24. Mos vendosni materiale të djegshme dhe shpërthyese pranë pajisjes.

  25. Gjatë përdorimit të pajisjes, mbajini sytë në çdo kohë në gjendjen e gatimit të furrës me mikrovalë. Vendosni kohën e duhur të gatimit. Gatimi mbi kohën e duhur mund të shkaktojë zjarr.
  26. Në procesin e gatimit të ushqimeve të lehta me më pak përmbajtje uji, për shkak të kapacitetit të ndryshëm thithës të mikrovalëve të substancave të ndryshme, mund të ketë pjesë të çrregullta të ftohta dhe të nxehta. Kjo është normale si dukuri.
  27. Sasi të vogla ushqimi apo ushqimesh me përmbajtje të ulët lagështire mund të thahen, përzhiten apo edhe të marrin flakë nëse mbinxehen.
  28. Mos thani rroba, gazeta apo materiale të tjera në furrën me mikrovalë, as mos përdorni gazetë apo qese letre për gatim.
  29. Hiqni lidhëset e përdredhura nga qeset e letrës ose plastike përpara se ta fusni qesen në furrën me mikrovalë.
  30. Mos e përdorni folenë për qëllime ruajtjeje. Mos i lini baterinë, produktet e letrës, serviset e gatimit apo ushqimin në fole kur nuk e përdorni.
  31. Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të sjellë vlim të vrullshëm, ndaj duhet bërë kujdes gjatë manovrimit të enës.
  32. Mos përdorni mjete të mprehta (si p.sh. sferë pastrimi, kruajtëse, lugë etj.) për pastrimin e folesë.
  33. Pastroni guarnicionin e derës, folenë dhe pjesët ngjitur. Shihni seksionin e pastrimit për detaje.
  34. Mosmbajtja e pajisjes në gjendje të pastër mund të çojë drejt përkeqësimit të sipërfaqes. Kjo mund të cenojë jetëgjatësinë e pajisjes dhe të rezultojë me gjasë në situatë të rrezikshme.
  35. Mos përdorni solucion për gërryerjen e sipërfaqes së pajisjes.
  36. Pajisja nuk duhet pastruar me pastrues me avull.
  37. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
  38. Nëse pajisja duhet ruajtur diku pa u përdorur për kohë të gjatë, i duhen hequr bateritë.
  39. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë.
  40. Bateritë e karikueshme duhet të hiqen nga pajisja para se të karikohen.
  41. Bateritë duhet të futen me polaritetin e duhur.
  42. Bateritë e konsumuara duhet të hiqen nga pajisja dhe të hidhen në mënyrë të sigurt.

Paralajmërimet e sigurisë për pajisje me bateri

Përdorimi dhe kujdesi për pajisjen me bateri

  1. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara se ta lidhni pajisjen me paketën e baterisë, ta ngrini ose ta mbani atë. Mbajtja e pajisjes me gishtin mbi çelës ose furnizimi me energji elektrike i pajisjeve që e kanë çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.
  2. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara se të bëni rregullime, të ndryshoni aksesorët ose të magazinoni pajisjen. Masa të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
  3. Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
  4. Përdorini pajisjet vetëm me paketat e baterisë të prodhuara posaçërisht për këtë qëllim. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
  5. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
  6. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
  7. Mos e përdorni një kuti baterie apo pajisje që është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.
  8. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose pajisjen në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
  9. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e karikoni kutinë e baterisë ose pajisjen jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
  10. Shërbimi duhet të bëhet nga një person i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të sigurt produktin.
  11. Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të riparoni pajisjen ose paketën e baterisë përveçse siç tregohet në udhëzimet e përdorimit dhe të kujdesit.

Udhëzime të rëndësishme rreth sigurisë për kutinë e baterisë

  1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
  2. Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë. Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
  3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe shpërthim.
  4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
  5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:

(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje prishje.

  1. Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
  2. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
  3. Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
  4. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
  5. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifie mbi paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e artikullit për transport, është i nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me gjasë më të detajuara vendore. Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë që të mos lëvizë në paketim.
  6. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni atë nga pajisja dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
  7. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.

  8. Nëse pajisja nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga pajisja.

  9. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund të nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose djegie në temperaturë të ulët. Tregoni kujdes gjatë manovrimit të kutive të nxehta të baterive.
  10. Mos prekni terminalin e pajisjes menjëherë pas përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të shkaktojë djegie.
  11. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, pluhurave ose papastërtive në terminalet, vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të pajisjes ose të kutisë së baterisë.
  12. Përveç kur pajisja e mbështet përdorimin pranë linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të shkaktojë një defekt ose dëmtim të pajisjes ose të kutisë së baterisë.
  13. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

⚠ KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë e Makita për pajisjen e Makita dhe karikuesin.

Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë maksimale të baterisë

  1. Ngarkojeni kutinë e baterisë përpara se të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe karikoni kutinë e baterisë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
  2. Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
  3. Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
  4. Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni nga pajisja ose karikuesi.
  5. Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).

Përshkrimi i pjesëve

▶ Fig.1

  1. Doreza
  2. Paneli i kontrollit

Shihni përshkrimin e mëposhtëm për detaje.

  1. Foleja
  2. Dera

Pajisja duhet përdorur me derën të mbyllur.

  1. Rrjeta e derës së furrës
  2. Kapaku i folesë USB
  3. Kapaku i filtrit

8. Terminali i baterisë

Paneli i kontrollit

▶ Fig.2

  1. Butoni i ndezjes së energjisë
  2. Butoni i përzgjedhjes së energjisë
  3. Fuqia e mikrovalës
  4. Koha e punës / Kodi i gabimit
  5. Treguesi i baterisë
  6. Butoni i pauzës/ndalimit
  7. Disku i rregullimit të kohës
  8. Butoni i nisjes

Tingulli bip

- Kur përfundon funksionimi i ngrohjes:

— 2 sekonda tingull bip. Tingulli do të anulohet nëse hapni derën.
— “bip, bip, bip” (një herë çdo 1 sekondë) do të bjerë çdo 1 minutë nëse nuk ka veprim.
— pajisja do të fiket pa tingull nëse nuk ka veprim për 3 minuta.

- Kur kapaciteti i mbetur i baterisë të jetë i ulët:

- Kur shfaqet kodi i gabimit:

Bie një "bip" i shkurtër.

Modaliteti i heshtjes

Pas ndezjes, shtypni gjatë butonat "STOP" dhe "START" njëherësh derisa të shfaqet "OFF" për të hyrë në modalitetin e heshtjes. Të gjitha tonet njoftuese fiken.

Në modalitetin e heshtjes, shtypni gjatë butonat "STOP" dhe "START" njëherësh derisa të shfaqet "ON" për të dalë nga modaliteti i heshtjes. Rikthehen të gjitha tonet njoftuese.

Kodi i gabimit

Kur pajisja pikas një gabim, paneli i kontrollit do të shfaqë kodin përkatës të gabimit. Referojuni seksionit për kodin e gabimit.

Simbolet

Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.

MAKITA MW001G - Simbolet - 1

MAKITA MW001G - Simbolet - 2

MAKITA MW001G - Simbolet - 3

Lexoni manualin e përdorimit.

Paralajmërim: Sipërfaqe e nxehtë. Rrezik djegiesh. Mos e prekni derisa të ftohet.

MAKITA MW001G - Simbolet - 4

MAKITA MW001G - Simbolet - 5

Ni-MH Li-ion

Vetëm për shtetet e BE-së

Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake!

Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.

Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.

PËRGATITJA

MAKITA MW001G - PËRGATITJA - 1

KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që pajisja etë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr rpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni aksionet e pajisjes.

Instalimi

MAKITA MW001G - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM: Instalojeni ose vendoseni isjen vetëm në përputhje me udhëzimet e nënë të instalimit.

  1. Nxirrni të gjithë paketimin. Kontrolloni me kujdes për dëmtim. Nëse ka, njoftoni menjëherë shitësin ose dërgojeni te departamenti ynë i mbështetjes pas shitjes.
  2. Vendosni pajisjen.

  3. Pajisja duhet vendosur në mjedis të thatë dhe pa gërryerje, të mbahet larg nxehtësisë dhe lagështirës, si p.sh. vatrat e gazit apo depozitat e ujit.

  4. Për të siguruar ventilim të mjaftueshëm, distanca mes shpinës së furrës me mikrovalë dhe murit duhet të jetë të paktën 10 cm, faqet dhe muri duhet të jenë të paktën 2 cm.
  5. Mbani të paktën distancë 2-metërshe mes furrës me mikrovalë dhe televizorit, radios dhe antenës pasi mund të shkaktohen interferenca në figurë ose zhurmë.
  6. Për të ngritur dorezën, rekomandojmë të ruani distancë të lirë mbi sipërfaqen e sipërme prej të paktën 10 cm.
  7. Furra me mikrovalë nuk duhet vënë në punë në hapësira të mbyllura, si p.sh. mobilie. Furra me mikrovalë synohet për përdorim më vete.

▶ Fig.3

SHËNIM: Kur e përdorni për herë të parë pajisjen, mund të lëshojë erë ose tym të lehtë. Shkak për këtë janë mbetjet e prodhimit ose vaji i mbetur në fole apo në rezistencë. Éshtë diçka normale dhe do të largohet pas disa përdorimeve. Mbajeni derën ose dritaren e ambientit të hapur për të siguruar ventilim të mirë. Rekomandohet së tepërmi të vendosni një gotë me ujë në fole, ta vendosni në 500 W dhe ta vini në punë disa herë.

Kutia e baterisë

Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive

Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese ndizen për pak sekonda.

▶ Fig.4: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit

Llambat treguese Kapaciteti imbetur
NMAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 1
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 275% deri 100%
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 350% deri 75%
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 425% deri 50%
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 50% deri 25%
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 6Ngarkojeni baterinë.
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 7Llambushka mund të ketë keqfunksionuar.
MAKITA MW001G - Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive - 8

SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.

SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas) do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është në punë.

Udhëzime për enët

AKUJDES: Mos përdorni kurrë enë metalike për gatim në mikrovalë dhe gatim të kombinuar, pasi ka gjasa të ndodhin shkëndija.

Rekomandohet së tepërmi të përdorni enët që janë të përshtatshme të sigurta për gatim në mikrovalë. Në përgjithësi, enët prej qelqi, plastike apo qeramike rezistente ndaj nxehtësisë janë të përshtatshme për gatim me mikrovalë. Mund të përdorni tabelën e mëposhtme për referencë.

Materiali i enësMikrovalëShënime
Qeramikë rezistente ndaj nxehtësisëPo Mos përdorni kurrë qeramikë të dekoruar me stoli metalike apo të glazuruar.
Plastikë rezistente ndaj nxehtësisëPo Nuk mund të përdoret për gatim afatgjatë në mikrovalë.
Qelq rezistent ndaj nxehtësisëPo -
Skarë pjekjejeJo -
Celofan Po Nuk duhet përdorur në gatimin e mishit apo të pjesëve të prera, pasi temperatura tepër e lartë mund ta dëmtojë celofanin.

Vendosja e rripit të krahut

Aksesorë opsionalë

⚠ KUJDES: Sigurohuni që rripi i krahut të jetë i lidhur mirë dhe siç duhet. Në të kundërt, mund të rreżohet aksidentalisht.

  1. Vendoseni rripin përmes dy vrimave në dorezë.
  2. Lidheni rripin me tokëz.

▶ Fig.5

Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/baterisë

Pajisja dhe bateria janë të pajisura me një sistem mbrojtjeje. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes dhe baterisë. Pajisja do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse pajisja ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme.

  • Mbrojtja nga mbingarkesa: Kur pajisja ose bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, pajisja fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë, fikeni pajisjen dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi mbingarkesën e pajisjes. Pastaj ndizeni pajisjen për ta rinisur.
  • Mbrojtja ndaj mbinxehjes: Kur pajisja ose bateria është e mbinxehur, pajisja ndalon automatikisht. Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
  • Mbrojtja nga mbishkarkimi: Kur kapaciteti i baterisë ulet, pajisja ndalon automatikisht. Nëse pajisja nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat, hiqni kutinë e baterisë nga pajisja dhe karikojeni atë.

Funksioni mbrojtës i hapjes dhe mbylljes së dyerve

Nëse dera hapet gjatë punës, pajisja ndalon së punuari menjëherë, drita brenda folesë ndizet dhe puna e mikrovalës pezullohet. Pas mbylljes së derës, drita brenda folesë fiket. Shtypni përsëri butonin e nisjes për të rifilluar funksionimin. Kur hapni derën ndërsa programi është në punë dhe nuk e mbyllni brenda 3 minutash, pajisja del nga programi dhe fiket. Funksionimi nuk nis pa mbyllur derën. Kur shtypni butonin e nisjes me derën e hapur, zilja bie një herë dhe shfaq kodin: F09.

Mbrojtja nga animi

Pajisja nuk mund të funksionojë kur është e anuar. Nëse pajisja është e anuar, shfaqet kodi i gabimit: F01. Vendoseni pajisjen horizontalisht dhe rinisni funksionimin.

Mbrojtjet nga shkaqe të tjera

Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të tjera që mund ta dëmtojnë pajisjen dhe i lejon pajisjes të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur pajisja ka arritur në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.

Kur shfaqet kodi i gabimit, referojuni seksionit për kodin e gabimit.

  1. Fikeni pajisjen dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
  2. Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të karikuara.
  3. Lëreni pajisjen dhe bateritë të ftohen.

Nëse nuk ka ndonjë përmirësim pas rivendosjes së sistemit të mbrojtjes, kontaktoni me departamentin tonë të mbështetjes pas shitjes.

Përdorimi i pajisjes me burimin elektrik të lidhur me kordon

Përpara se të përdorni burimin e energjisë të lidhur me kordon, lexoni udhëzimet dhe shënimet e kujdesit në të.

⚠️PARALAJMËRIM: Kur e përdorni pajisjen me burimin elektrik me tel, vendoseni burimin elektrik me tel në sipërfaqe të qëndrueshme. Ky aparat përdoret në pozicionin të palëvizshëm. Përdorimi i burimit elektrik me tel që e mbani në shpinë mund të shkaktojë aksident me rrëzim.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë

⚠KUJDES: Fikeni gjithmonë pajisjen përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.

⚠KUJDES: Mbajeni fort pajisjen dhe kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e pajisjes dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të pajisjes dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim të personit.

Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rërèshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.

Për të hequr kutinë e baterisë, rrrèshqiteni atë nga pajisja ndërsa rrèshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.

▶ Fig.6: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë

⚠ KUJDES: Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.

⚠ KUJDES: Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.

SHËNIM: Mund të instalohen deri në dy kuti baterish, megjithëse pajisja përdor vetëm një kuti baterie për të funksionuar.

Nëse instaloni dy bateri, pajisja përdor fillimisht baterinë në anën e djathtë në figurë.

Përdorimi bazë

Ndezja/fikja e pajisjes

Shtypni butonin e ndezjes së energjisë për të ndezur pajisjen me një bip. Pas ndezjes së pajisjes, paneli i kontrollit shfaq fuqinë e mikrovalës prej 500 W, kohën e punës 0 dhe informacionin për fuqinë e baterisë si parazgjedhje dhe të gjitha dritat e butonave janë ndezur.

Nëse nuk ka asnjë funksion tjetër brenda 3 minutave, ai do të fiket automatikisht dhe dritat e ekranit dhe të butonave do të fiken të gjitha për të hyrë në gjendjen e fikjes.

Pas ndezjes, shtypni butonin e ndezjes së energjisë për ta fikur në çfarëdo gjendjeje, duke përfshirë ngrohjen.

Ka dy nivele të fuqisë së ngrohjes; 500 W dhe 350 W. Shtypni butonin e përzgjedhjes së energjisë për të kaluar midis 500 W dhe 350 W. Paneli i kontrollit shfaq nivelin përkatës.

Pasi të zgjidhet fuqia, rrotulloni çelësin e rregullimit të kohës në drejtim të akrepave të orës për të rritur kohën dhe në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të zvogëluar kohën. Koha maksimale e caktimit është 20 minuta.

Pas zgjedhjes së nivelit të fuqisë dhe kohës, shtypni shkurtimisht butonin e nisjes për të nisur ngrohjen me mikrovalë. Kur ngrohja të përfundojë, do të dëgjohet një bip për të njoftuar përfundimin e funksionimit.

Pasi të nisë ngrohja me mikrovalë, shtypni shkurtimisht butonin e pauzës/ndalimit për të vendosur në pauzë ngrohjen.

Për të rifilluar funksionimin gjatë pauzës, shtypni shkurtimisht butonin e nisjes.

Për të lënë funksionimin gjatë pauzës, shtypni shkurtimisht butonin e pauzës/ndalimit. Koha e mbetur rivendoset dhe pajisja kalon në modalitetin e gatishmërisë.

VINI RE: Mos e përsëritni heqjen e kutive të baterisë menjëherë pas funksionimit. Nëse kjo bëhet disa herë nuk ndodh avari, por mund të ndodhë gabim nëse vazhdon.

Kjo pajisje është e pajisur me ventilator ftohjeje.

Ventilatori i ftohjes mund të funksionojë për të ftohur pajisjen pas funksionimit. Del zhurmë ajri kur ventilatori i ftohjes është duke punuar. Kjo nuk përbën avari të pajisjes.

SHËNIM: Koha e ngrohjes mund të rregullohet gjatë ngrohjes.

SHËNIM: Fuqia dalëse nuk mund të ndërrohet gjatë ngrohjes.

Gjendja e karikuar

Numri i shiritit në treguesit e baterisë në panelin e kontrollit tregon kapacitetin e mbetur të baterisë.

Treguesit e baterive Kapaciteti i mbetur
Ndezur Fikur
MAKITA MW001G - Gjendja e karikuar - 1Energjia e mbetur është e barabartë ose më shumë se 75%.
[C∅7Y]Energjia e mbetur është e barabartë ose më shumë se 50% dhe më pak se 75%.
MAKITA MW001G - Gjendja e karikuar - 2Energjia e mbetur është e barabartë ose më shumë se 25% dhe më pak se 50%.
MAKITA MW001G - Gjendja e karikuar - 3Energjia e mbetur është më pak se 25%.
[YDS3]Bosh (Karikoni baterinë.)
[∅SHA]Duke pulsuarKarikojeni baterinë.

SHËNIM: Edhe nëse ka kapacitet të mbetur të baterisë, paneli i kontrollit mund të pulsojë për të kërkuar karikim. Kjo nuk përbën avari të pajisjes.

Një pjesë e baterisë mund të mos funksionojë kur kapaciteti bie nën një nivel të caktuar për shkak të specifikimeve.

Veprimi i zbatuar

Këshilla gatimi

Faktorët e mëposhtëm mund të ndikojnë në rezultatin e gatimit:

Rregullimi i ushqimit

Vendosni zonat më të trasha nga jashtë enës, pjesën më të hollë drejt qendrés dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë. Mos mbivendosni nëse është e mundur.

Kohëzgjatja e gatimit

Fillojeni gatimin me një cilësim të shkurtër kohe, vlerësojeni pasi të mbarojë koha dhe zgjateni sipas nevojës konkrete. Gatimi i tepërt mund të rezultojë në tym dhe djegie.

Gatimi i ushqimit në mënyrë të barabartë

Ushqimet si mishi i pulës, hamburgeri ose bifteku duhet të kthehen një herë gjatë gatimit. Në varësi të Ilojit të ushqimit, nëse vlen për rastin, trazojeni nga jashtë në qendër të enës një ose dy herë gjatë gatimit.

Nëse ushqimi është bërë

Ngjyra dhe fortësia e ushqimit ndihmojnë për të përcaktuar nëse është bërë, këto përfshijnë:

— Del avull nga të gjitha pjesët e ushqimit, jo vetëm nga buzët
— Artikulacionet e shpendëve mund të lëvizen lirisht
— Mishi i derrit apo i shpendëve nuk ka shenja gjaku
— Peshku është i errët dhe mund të pritet lehtësisht me pirun

Ena e përzhitjes

Kur përdorni enë përzhitjeje ose vetëngrohëse, vendosni gjithmonë një izolues rezistent ndaj nxehtësisë, si p.sh. pjatë porcelani poshtë saj për të mos dëmtuar pajisjen.

Mbështjellja plastike e sigurt për mikrovalë

Kur gatuani ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, mos lini që mbështjellja plastike të bjerë në kontakt me ushqimin, pasi mund të shkrihet

Enë gatimi plastike të sigurta për mikrovalë

Disa enë gatimi plastike të sigurta për mikrovalë mund të mos jenë të përshtatshme për gatimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqeri. Gjithashtu, koha e parangrohjes e specifikuar në manualin e udhëzimeve të enëve nuk duhet të tejkalohet.

USB

Dalja USB D.C. 5 V maks. 2,4 A, identifikim automatik. Porta e daljes USB mund të përdoret për të karikuar celularin kur pajisja është e ndezur. Gjatë procesit të karikimit, pajisja nuk do të fiket automatikisht. Nëse përdorni pajisje USB me rrymë të ulët, pajisja fiket automatikisht.

Pas përfundimit të karikimit, pajisja fiket nëse nuk funksionon për 3 minuta.

VINI RE: Lidhni vetëm pajisje që janë të pajtueshme me portën USB të furnizimit me energji. Përndryshe mund të shkaktojë mosfunksionim të pajisjes.

VINI RE: Mos e lidhni portën USB të furnizimit me energji me terminalin USB të kompjuterit tuaj. Mund të shkaktojë keqfunksionim.

VINI RE: Përpara se të lidhni pajisjen USB me pajisjen, gjithmonë krijoni një kopje të të dhënave të pajisjes me USB. Përndryshe, të dhënat mund do t'ju humbasin.

VINI RE: Kur nuk përdorni pajisje ose pas karikimit, hiqni kabllon USB dhe vendosni kapakun.

Pastrimi

⚠PARALAJMËRIM: Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë e fikur dhe të hiqet kutia e baterisë përpara pastrimit.

⚠PARALAJMËRIM: Mos e zhytni pajisjen në ujë apo lëngje të tjera kur pastroni.

⚠KUJDES: Mos e prekni pajisjen menjëherë pas punës. Prisni derisa pajisja të ftohet plotësisht. Përndryshe mund të ndodhin djegie.

AKUJDES: Mos e hiqni rrjetën e derës së furrës.

VINI RE: Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqet çdo mbetje ushqimore. Mosmbajtja e pastër e pajisjes mund të çojë në përkeqësim të sipërfaqes që mund cenojë jetëgjatësinë e pajisjes.

VINI RE: Përdorni vetëm sapunë ose detergjentë të butë, jo gërryes që i vendosni me sfungjer ose leckë të butë. Mos përdorni kurrë pluhur gërryes apo furçë metalike për të pastruar ndonjë pjesë të pajisjes.

Pas përdorimit, fshijeni rrjetën e derës së furrës me një leckë të lagur, pasuar nga një leckë e thatë për të hequr stärkalat e mundshme ushqimore dhe yndyrën. Yndyra e grumbulluar mund të mbinxehet dhe të fillojë të shkaktojë tym ose të marrë flakë.

Kur pajisja është përdorur për kohë të gjatë, mund të ketë disa aroma të çuditshme në furrë. Ato mund të largohen me ndonjë nga format e mëposhtme:

- Vendosni disa feta limoni në një filxhan dhe më pas ngrohni me 500 W për 2 - 3 minuta.

- Vendosni një filxhan çaj të kuq në furrë, më pas ngroheni me 500 W për 2 - 3 minuta.

- Vendosni pak lëkurë portokalli në furrë dhe më pas ngroheni me 500 W për 1 minutë.

Si të pastroni filtrin prej sfungjeri: Pastrojeni filtrin prej sfungjeri një herë në muaj me procedurën e mëposhtme:

  1. Hapni kapakun e filtrit. Hiqni filtrin prej sfungjeri dhe hiqni pluhurin.

  2. Fshijeni sipërfaqen dhe pjesën e brendshme të kapakut të filtrit me një leckë pastrimi.

  3. Lani filtrin prej sfungjeri në ujë dhe thajeni mirë ose fshini gjërat e ndryshme dhe pluhurin e thithur në filtrin prej sfungjeri me një fshirëse me ajër. Kur filtri prej sfungjeri është i dëmtuar dhe nuk mund të pastrohet, ndërrojeni në kohë.

▶ Fig.7: 1. Kapaku i filtrit 2. Filtri prej sfungjeri

Magazinimi

Kur pajisja nuk përdoret, vendoseni në ambiente të brendshme dhe të ajrosura.

MIRËMBAJTJA dhe INSPEKTIMI

Mirëmbajtja

⚠️ PARALAJMËRIM: RREZATIMI I MIKROVALËS

Hiqni kutinë e baterisë përpara mirëmbajtjes. Ka rrezatim me mikrovalë dhe tension të lartë në furrën me mikrovalë. Kondensatori i tensionit të lartë ka ende tension të rrezikshëm brenda 30 sekondave pas ndërprerjes së energjisë. Éshtë e nevojshme të përdorni një vegël me dorezë izoluese për lidhje të shkurtër dhe shkarkim të terminalit të kondensatorit me kasën. Për të shmangur lëndimet ndaj njerëzve, është rreptësisht e ndaluar ta kryeni vetë çmontimin dhe riparimin, por duhet t'ua lini teknikëve të mirëmbajtjes.

⚠ KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që pajisja të jetë fikur, e shkëputur, dhe që kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo mirëmbajtje.

VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.

Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.

Kodi i gabimit

Kur pajisja pikas një gabim, paneli i kontrollit shfaq kodin përkatës të gabimit si më poshtë:

Kodi i gabimit Materiali
F01 Pajisjaështë vendosur mbi 30 gradë nga këndi i nivelimit.Kontrolloni nëse pajisja është vendosur horizontalisht.
F02 Mbirryma.Fikeni dhe rindizeni pasi të keni zëvendësuar baterinë.
F03 Mbitensioni.Fikeni dhe rindizeni pasi të keni zëvendësuar baterinë.
F04 Temperaturë tepër e lartë.Lëreni pajisjen të qëndrojë për një farëkohe dhe rindizeni pasi të ftohet.
F05 Avari eventilatorit brenda pajisjes.Fikeni dhe rindizeni pajisjen.
F06 Avari emagnetronit brenda pajisjes.Fikeni dhe rindizeni pajisjen.
F07 Avari eenergjizimit të brendshëm.Fikeni dhe rindizeni pajisjen.
F09 Funksioni mbrojtës i hapjes dhe mbylljessë derës mund të jetë aktiv.Referojuni seksionit për funksioninmbrojtës të hapjes dhe mbylljes së derës.Nëse gabimi ende nuk përmirësohet, fikenidhe rindizni pajisjen.

Nëse gabimi ende nuk përmirësohet, dërgojeni pajisjen në qendrat e shërbimit të autorizuar ose të fabrikës Makita.

Kryerja e servisit

Kontrolloni nëse pajisja punon apo jo siç duhet duke zbatuar sa më poshtë:

Vendosni ujë në një gotë me qelq rezistent ndaj nxehtësisë (rreth 150 ml) në folenë e furrës dhe mbylleni mirë derën. Lëreni pajisjen të punojë për 1 min.

— A ndizet drita brenda folesë?

— A nxhet uji brenda folesë?

Nëse përgjigja për ndonjë nga pyetjet e mësipërme është “JO”, pajisja ka problem në brendësi. Kërkoni riparimin pranë qendrave të shërbimit të autorizuar ose të fabrikës Makita.

Hedhja

⚠PARALAJMËRIM: Hidheni pajisjen siç duhet. Hedhja e pajisjes duhet të kryhet sipas rregullave dhe ligjeve vendase.

AKSESORË OPSIONALË

⚠KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me pajisjen Makita të specifikuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.

Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.

- Bateri originale Makita dhe karikues i autorizuar nga Makita

- Rripi i krahut

SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

БЪЛГАРСКИ (Превод на оригиналните инструкции)

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : MW001G

Kategori : Furrë me mikrovalë