3900 Silent - Pompa uji GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 3900 Silent GARDENA në format PDF.

GARDENA 3900 Silent - Pompa uji
📄 152 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GARDENA 3900 Silent - page 122
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitPompë uji e zhytur për ujë të pastër
MarkaGardena
Modeli3900 Silent
Dimensionet (Gj x G x L)20 x 18 x 35 cm
Pesha6,2 kg
Furnizimi me energji230 V ~ 50 Hz
Fuqia e absorbuar500 W
Rrjedha maksimale6000 l/h
Lartësia maksimale e ngritjes9 m
Thellësia maksimale e zhytjes7 m
Madhësia maksimale e grimcave5 mm
Lidhësi i shkarkimitG1" mashkull
Kablloja e energjisë10 m
Teknologji e heshturPo
Funksionim automatikÇelës me notues të integruar
Mbrojtje nga puna pa ujëNdalim automatik
Klasa e mbrojtjesIP X8
Temperatura maksimale e ujit35 °C
MirëmbajtjaPastrim i rregullt i sitës dhe rotorit
Pjesë këmbimiGuarnicioni, sita, notuesi, kablloja në dispozicion
RiparueshmëriaIndeksi i riparueshmërisë 8,2/10
Garancia2 vjet
Vendi i prodhimitGjermani

Pyetjet më të shpeshta - 3900 Silent GARDENA

Si ta instaloj pompën Gardena 3900 Silent?
Vendoseni pompën në një bazë të qëndrueshme në ujë, sigurohuni që notuesi të ngrihet lirshëm. Lidhni tubin e shkarkimit dhe lidheni me furnizimin me energji.
Cila është rrjedha maksimale e pompës?
Rrjedha maksimale është 6000 l/h në lartësi shkarkimi zero.
A mund të punojë pompa pa ujë?
Jo, ajo është e pajisur me mbrojtje nga puna pa ujë që ndalon automatikisht pompën në rast mungese uji.
Si ta pastroni pompën?
Shkëputni pompën, hiqni sitën dhe pastrojeni nën ujë të pastër. Pastroni gjithashtu rotorin nëse është e nevojshme. Mos përdorni kimikate agresive.
Pse nuk ndizet pompa?
Kontrolloni furnizimin me energji, notuesin (duhet të jetë në pozicion të lartë), dhe që sita të mos jetë e bllokuar. Sigurohuni që pompa është e zhytur.
Cila është thellësia maksimale e zhytjes?
Thellësia maksimale e zhytjes është 7 metra.
A mund ta përdor pompën për ujë të ndotur?
Jo, kjo pompë është projektuar për ujë të pastër me grimca deri në 5 mm. Për ujë të ndotur, përdorni një pompë të përshtatshme.
Si ta rregulloni nivelin e ndezjes?
Niveli i ndezjes përcaktohet nga pozicioni i kabllos së notuesit. Shkurtoni kabllon për nisje në nivel më të lartë, zgjatni atë për nivel më të ulët.
Çfarë të bëni në rast rrjedhjeje në lidhës?
Kontrolloni që guarnicioni unazor të jetë në vend dhe në gjendje të mirë. Zëvendësoni atë nëse është e nevojshme. Shtrëngoni siç duhet lidhësin.
Ku mund të gjej pjesë këmbimi për Gardena 3900 Silent?
Pjesët e këmbimit janë në dispozicion te shitësit e Gardena ose në faqen zyrtare. Referojuni tabelës së pjesëve në manual.

Pyetjet e përdoruesve rreth 3900 Silent GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 3900 Silent - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 3900 Silent e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT 3900 Silent GARDENA

Përkthim i udhëzimeve originale.

1.PARALAJMÉRIME SIGURIE122
2.FUNKSIONIMI123
3.INSTALIMI123
4.PÉRDORIMI124
5.MIRÉMBAJTJA125
6.MAGAZINIMI125
7.ZGJIDHJA E PROBLEMEVE125
8.TÈ DHÊNAT TEKNIKE126
9.AKSESORËT/PJESËT REZERVË127
10.GARANCIA/SERVISI127
11.ASGJÉSIMI127

1. PARALAJMËRIME SIGURIE

1.1 Shpjegimi i simboleve:

GARDENA 3900 Silent - Shpjegimi i simboleve: - 1

→ Lexoni manualin e përdorimit.

1.2 Paralajmërime të përgjithshme sigurie

1.2.1. Udhëzime të përgjithshme sigurie për pompat

GARDENA 3900 Silent - Udhëzime të përgjithshme sigurie për pompat - 1

RREZIK!

Goditje elektrike.

Rrezik lëndimi nga rryma elektrike.

→ Produkti duhet të furnizohet me energji nëpërmjet një automati diferencial (RCD) me një rrymë nominale veprimi jo më të madhe se 30 mA. → Shkëputni produktin nga rrjeti elektrik përpara se ta nxirrni nga përdorimi, t'i bëni shërbime apo t'i zëvendësoni pjesët. Kur ta bëni këtë, duhet që priza elektrike të jetë brenda fushëpamjes suaj.

1.3 Udhëzimet e sigurisë për pompat

1.3.1. Përdorimi i sigurt

Temperatura e ujit nuk duhet të kalojë vlerën 35°C. Pompa nuk duhet të përdoret kur ka njerëz në ujë.

1.3.2. Automatët

Automatët termikë: Në rast mbingarkese, pompa fiket nga mbrojtja termike e integruar e motorit. Pasi motori të jetë ftohur mjaftueshëm, pompa është përsëri gati për përdorim.

1.4 Këshilla sigurie shtesë

1.4.1. Përdorimi i synuar

Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët e moshës tetë vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose pa përvojë dhe pa njohuri, me kusht që të mbikëqyren ose të jenë udhëzuar për përdorimin e produktit në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me produktin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje, përveç rasteve kur janë tetë vjeç ose më të rritur dhe janë të mbikëqyrur.

Nuk rekomandohet përdorimi i këtij produkti nga të rinjtë nën 16 vjeç.

Blloku i depozitës së ujit me presion GARDENA është menduar për pompimin e ujërave nëntokësore, ujit të shiut, ujit të rrjetit dhe të ujit me klor në kopshte dhe ngastra toke private.

Produkti nuk është parashikuar për përdorim tregtar. Produkti nuk është parashikuar për funksionim pa ndërprerje.

1.4.2. Transportimi i lëngjeve

Blloku i depozitës së ujit me presion GARDENA mund të përdoret vetëm për të transportuar ujë.

GARDENA 3900 Silent - Transportimi i lëngjeve - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

→ Mos transportoni ujë të kripur, ujë të ndotur, lëndë gërryese, shumë të ndezshme ose shpërthyese (për shembull benzinë, naftë, hollues nitro), vajra, karburant ose ushqime.

1.4.3. Paralajmërime sigurie shtesë:

GARDENA 3900 Silent - Paralajmërime sigurie shtesë: - 1

RREZIK!

Rrezik për arrest kardiak

Ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike gjatë funksionimit. Kjo fushë elektromagnetike mund të ndikojë në funksionalitetin e implanteve mjekësore aktive ose pasive (p.sh. stimuluesit kardiakë), gjë e cila mund të rezultojë në lëndime të rënda ose vdekje.

→ Konsultohuni me mjekun tuaj dhe me prodhuesin e implantit përpara përdorimit të këtij produkti. → Pas përdorimit të produktit, shkëputni spinën e rrjetit nga priza e rrjetit.

→ Vendoseni pompën në një pozicion të qëndrueshëm dhe të mbrojtur nga përmbytjet në mënyrë që të mos bjerë në ujë. → Vendoseni pompën në një distancë të sigurt (minimumi 2 m) nga lëngu që transportohet. Një çelës sigurie personal i miratuar mund të përdoret si një veçori sigurie shtesë për automatin diferencial (RCD). → Pyesni një elektricist të kualifikuar për këtë.

Informacioni në pllakën e specifikimeve duhet të përputhet me të dhënat e rrjetit.

→ Hiqeni pompën nga priza përpara se dikush të futet në një pishinë të lidhur me të. Nëse kordoni elektrik i kësaj pajisjeje është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose ekipi i tij i shërbimit pas shitjes ose nga një person me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.

→ Mbroni spinën elektrike dhe kordonin elektrik nga nxehtësia, vaji ose skajet e mprehta. → Mos e mbani pompën nga kablloja dhe mos e përdorni kabllon për të hequr spinën nga priza në mur. → Instaloni bilokun e depozitës së ujit me presion në një vend të mbrojtur nga përmbytjet. → Mos e ekspozoni pompën në shi ose mos e përdorni pompën në ambiente të lagura apo me lagështi. → Kontrolloni kordonin elektrik në intervale të rregullta. → Kryeni gjithmonë një kontroll vizual të pompës (veçanërisht të kordonit elektrik dhe spinës elektrike) përpara përdorimit. Pompa e dëmtuar nuk duhet përdorur. → Është e domosdoshme që pompa të kontrollohet për dëmtime nga shërbimi i GARDENA. Modifikimet elektrike mund të kryhen vetëm nga elektricistë të kualifikuar. → Shkëputni pompën nga rrjeti elektrik përpara se ta mbushni, ta hiqni apo t'i bëni shërbime mirëmbajtëse. → Mbani parasysh paralajmërimet e prodhuesit të gjeneratorit kur përdorni pompat tona me një gjenerator.

1.4.4. Kabllot

Kur përdorni kabllo zgjatuese, ato duhet të jenë në përputhje me seksionet minimale tërthore në tabelën e mëposhtme:

Tensioni Gjatësia e kabillos Seksioni tërthor
230-240 V/50 Hz Deri 20 m 1,5 mm 2
230-240 V/50 Hz 20-50 m 2,5 mm 2

1.4.5. Paralajmërime shtesë për sigurinë personale

GARDENA 3900 Silent - Paralajmërime shtesë për sigurinë personale - 1

RREZIK!

Rrezik mbytjeje

Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht. Ekziston rreziku i mbytjes së fëmijëve të vegjël nga qesja e polietilenit.

→ Mbani larg fëmijët e vegjël gjatë montimit të produktit.

GARDENA 3900 Silent - Rrezik mbytjeje - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi nga uji i nxehtë

Uji i pompuar është me presion dhe mund të shkaktojë lëndime nëse bie direkt në trup apo sy.

→ Shkëputni pompën nga rrjeti elektrik dhe lëreni ujin të ftohet. → Mos hapni tapat apo rakordet kur uji është i nxehtë.

→ Përpara se ta rindizni pajisjen sigurohuni që furnizimi me ujë kryhet siç duhet dhe mbusheni pompën plotësisht me ujë.

Nëse zorrët ose tubat ekspozohen ndaj diellit, ato mund të nxehen shumë. → Mos e përdorni produktin me flokë të lëshuar. → Mos e lidhni pompën në furnizimin me ujë të pjishëm. → Që pajisja mos të punojë në të thatë, sigurohuni që fundi i zorrës thithëse të jetë gjithmonë e zhytur në materialin që transportohet. → Mbusheni pompën me ujë deri në prag derdhjeje (minimumi 2,2 l) çdo herë përpara se ta ndizni. → Kur të mbushni pompën me ujë, sigurohuni që mos të ketë zorrë apo konsumatorë të lidhur me të dhe që pompa të jetë në pozicion horizontal. → Sigurohuni që zorrët nuk janë të përdredhura.

Rëra dhe materiale të tjera gërryese mund të përshpejtojnë amortizimin dhe të reduktojnë performancën e pompës.

→ Nëse uji përmban rërë përdorni parafiltrin e pompës.

Pompimi i ujit të kontaminuar, për shembull me gurë, hala pishe etj., mund të dëmtojë pompën.

→ Mos pomponi ujë shumë të kontaminuar.

2. FUNKSIONIMI

2.1 Si punon blloku i depozitës së ujit me presion

Pasi është mbushur, pompa thith ujë nga thellësi deri në 8 m dhe e pompon në depozitë. Ky veprim ruan ujin, i cili mbahet nën presion nga një presion i paracaktuar i ajrit dhe një membranë ndarëse.

Pompa fillon punën kur zbrazet nga uji dhe arrihet presioni fillestar i synuar (shihni 8. Të dhënat teknike) dhe ndalon përsëri procesin e mbushjes kur pompohet presioni i ndërprerjes. Kjo do të thotë që nga depozita mund të pompohen jashtë sasi të vogla uji në një mënyrë efikase për energjinë. Megjithatë, në shpejtësi të larta qarkullimi, si për shembull në ujitje, luhatjet e presionit midis presionit të ndezjes dhe fikjes janë qartazi të dukshme.

3. INSTALIMI

GARDENA 3900 Silent - INSTALIMI - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

Rrezik lëndimi për shkak të ndezjes pa dashje.

→ Shkëputni spinën e kordonit elektrik nga priza.

3.1 Vendi i instalimit

  • Nëse pajisja instalohet nën nivelin e ujit, duhet të instalohet një pajisje mbyllëse për të parandaluar humbjen e padëshiruar të ujit.
  • Vendi i instalimit duhet të jetë horizontal, i fortë dhe i thatë dhe duhet të sigurojë mbështetje të fortë për bllokun e depozitës së ujit me presion.
  • Ai duhet të jetë të paktën 2 m larg burimeve ujore.
  • Bloku i depozitës së ujit me presion duhet të instalohet në një vend të thatë dhe të mbrojtur nga përmbytjet, me ventilim të mjaftueshëm rreth hapësirave të ventilimit. • Ai duhet të jetë të paktën 5 cm larg mureve.
  • Nga rrjeta e ventilimit nuk duhet të futen papastërti (për shembull rërë ose dhe).

3.1.1 Instalimi i bllokut të depozitës së ujit me presion [Fig. A6/A7/A8]

- Bloku i depozitës së ujit me presion mund të vidhoset në një sipërfaqe të fortë. Shihni Fig. A7 më poshtë për skicën e hapësirës së vrimave. Ne sugjerojmë që të përdoren katër vida 7,5 x 45 (vidë për beton) ose 8 x 45 (vidë për dru) për ta instaluar pajisjen në dysheme.

- Sigurohuni që sipërfaqja nuk dridhet. Rekomandohet të përdoren vida me kokë hekzagonale.

- Vendoseni bllokun e depozitës së ujit me presion në një mënyrë të tillë që të mund të vendosni një enë të madhësisë së duhur për zbazjen e pompës nën tapën e zbazjes (15). Për të parandaluar rrjedhjen e ujit në dysheme gjatë procesit të zbazjes dhe për të lejuar zbazjen e plotë të pompës, blloku i depozitës së ujit me presion duhet të anohet përpara me një kënd afërsisht 80° drejt tapës së zbazjes (15).

- Poziciononi bllokun e depozitës së ujit me presion në një mënyrë të tillë që çelësi elektrik të jetë lehtësisht i arritshëm.

- Nëse është e mundur instalojeni bllokun e depozitës së ujit me presion në një lartësi më të madhe se sipërfaqja e ujit që doni të pomponi. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, midis pompës dhe zorrës thithëse instaloni një valvul mbyllëse rezistente ndaj vakuumit.

- Kur instaloni në mënyrë të përhershme bllokun e depozitës së ujit me presion në ambiente të brendshme për furnizimin e brendshëm me ujë, ai nuk duhet të lidhet fort në tuba rixhidë, por në mjetin e tubave në anën e presionit duhen lidhur me linja me zorrë fleksibël (p.sh. zorrë me përforcim), për të reduktuar zhurmën dhe që të shmanget dëmtimi i pompës për shkak të goditjes së presionit të ujit.

- Përdorni valvula mbyllëse të përshtatshme për instalim të përhershëm në anën e presionit. Kjo është e rëndësishme për shembull, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e pajisjes ose për nxjerjen e saj nga përdorimi.

Shablloni i shpimit 1:1 [Fig. A6] ofrohet në fund të manualit të përdorimit (261 mm x 190 mm).

  1. Shponi sipërfaqen e përzgjedhur (të ngurtë) (3) sipas modelit të vrimave në shabllonin e shpimit 1:1 [Fig. A6].
  2. Përdorni një kaçavidë (maksimumi 5 mm) dhe futeni në vrimën anësore (h) të njërit kapak (1) [Fig. A7].
  3. Shtypni kaçavidën për të liruar grepin fiksues (2 grepa për kapak (1)).
  4. Ndërsa mbani të shtypur grepin fiksues, tërhiqni kapakun anësor (1) nga këmba e enës me presion. Përdorni të njëjtën procedurë për kapakun e dytë.
  5. Vidhosni me dorë bllokun e depozitës së ujit me presion në sipërfaqe të fortë (2) duke përdorur katër vida me kokë hekzagonale (3) (nuk janë të ofruara) [Fig. A8].
  6. Shtyni dy kapakët anësor (1) përsëri në këmbën e enës me presion derisa grepat fiksues të mbërthehen në vend.

3.2 Lidhja e zorrës në anën e thithjes

Lidhja në anën e thithjes (5) ka një filetë të jashtme 33.3 mm (G 1"). Pjesa e lidhjes në anën e thithjes mund të shtrëngohet vetëm me dorë [Fig. A2].

Duhet të përdoret një zorrë thithëse me pengues të rrjedhës së kundërt, për të parandaluar defektet dhe për të siguruar një kohë të shkurtër pritjeje përpara rifillimit të pompimit.

Thithja e ajrit në sistemin e thithjes mund të çojë në humbje të funksionimit dhe rritje të zhurmës.

→ Lidhni me kujdes sistemin thithës.

→ Kontrolloni guarnicionin në intervale të rregullta dhe zëvendësojeni atë nëse është e nevojshme.

Mos përdorni komponentë modularë të zorrës së ujit në anën e thithjes.

Në anën e thithjes duhet përdorur një zorrë thithëse rezistente ndaj vakuumit [Fig. A3]:

  • Për shembull, kompleti i thithjes GARDENA artikulli 1411/1412/1418
  • ose zorra thithëse për shatërvan GARDENA artikulli 1729.
  • Lidhni zorrët e thithjes (4) pa lidhje të filetuar në vendin e lidhjes në anën e thithjes duke përdorur kompletin për lidhjen e thithjes (për shembull artikulli 1723/1724), duke u siguruar që janë hermetike.

Shënim: Rrjedhjet në anën e thithjes nuk mund të shihen [Fig. A9].

3.2.1 Ka dy lloje sistemesh lidhjeje

Të projektuar për guarnicion të sheshtë:

Ndër të tjera, të gjithë konektorët GARDENA janë prej plastike.

Nuk nevojitet shirit izolues i filetave.

→ Sigurohuni që guarnicioni i sheshtë (G) është futur në rakordin e zorrës thithëse dhe është i padëmtuar.

Projektuar për shirit izolues të filetave (fije lini/Teflon):

Nëse përdorni lidhje të ndryshme, përdorni shirit izolues në filetën mashkull të lidhjeve.

Një sistem izolimi i gabuar mund të shkaktojë rrjedhje/hyrje ajri dhe të zvogëlojë kapacitetin e thithjes.

→ Përdorni sistemin izolues të ofruar për këtë qëllim.

3.2.2 Lidhja e zorrës thithëse [Fig. A9]

  1. Sigurohuni që guarnicioni i sheshtë (G) është futur në rakordin e zorrës thithëse.
  2. Vidhosni zorrën thithëse rezistente ndaj vakuumit (4) në vendin e lidhjes në anën e thithjes (5) në mënyrë që të jetë hermetike. Rakordi i zorrës thithëse duhet të instalohet drejt [Fig. A1].
  3. Shtrini zorrën e thithjes (4) në mënyrë që të jetë e drejtë dhe jo e përdredhur.
  4. Për lartësi thithjeje mbi 3 m: Fiksoni gjithashtu zorrën e thithjes (4) (lidheni për shembull te një kunj druri).

Ky veprim liron pompën nga pesha e zorrës thithëse.

Nëse uji ka kontaminim shumë të imët, përveç filtrit të integruar rekomandohet dhe parafiltri i pompës Gardena artikulli 1730/1731.

3.3 Lidhja e zorrës me anën e presionit

Për një ventilim të mirë, mos e lidhni zorrën e presionit pa mbushur pompën (shihni 4.1.1 Ndezja e pompës).

Ka dy konektorë në anën e presionit. Ata kanë filetë të jashtme 33,3 mm (G 1").

Pjesa e lidhjes në anën e presionit mund të shtrëngohet vetëm me dorë.

Duhet instaluar një tub fiks në kënd vertikal, në mënyrë që uji të mund të rrjedhë përsëri në pompë në anën e presionit.

Shpejtësia e dërgimit e pompës mund të përdoret në mënyrë efikase duke lidhur zorrë 19 mm (3/4") së bashku me:

  • për shembull kompletin e lidhjes së pompës GARDENA artikulli 1752,
  • ose zorrë 25 mm (1") me bashkues të shpejtë me filetë femër GARDENA artikulli 7109/konektor zorre me bashkues të shpejtë artikulli 7103.

Ka dy lidhje në anën e presionit. Një lidhje horizontale (e rrotullueshme 180°) dhe një lidhje vertikale. Lidhja që nuk përdoret duhet të mbyllet me tapë (7a).

Mbani ose fiksoni vertikalisht zorrën e presionit për të parandaluar përdredhjet në daljen vertikale të pompës.

Shtrijeni zorrën në tokë dhe sigurohuni që ajo të mos ketë gunga në formë U ose zorrë të përdredhura. Mënyra më e mirë për të lejuar daljen e ajrit është shtrirja e zorrës së presionit në mënyrë që të drejtohet nga lart kur shikohet nga pompa.

3.3.1 Lidhja e zorrës së presionit [Fig. A10]

→ Lidhni zorrën e presionit në vendin e lidhjes në anën e presionit (7). → Sigurohuni që guarnicioni i sheshtë (G) është futur brenda në lidhje. Nëse përdorni lidhje të ndryshme, përdorni shirit izolues në filetën mashkull të lidhjeve.

3.3.2 Lidhja e zorrës së presionit duke përdorur GARDENA combisystem

Për GARDENA combisystem kërkohet, për shembull, lidhja e pompës GARDENA artikulli 1745.

GARDENA combisystem mund të përdoret për të lidhur zorrë 19 mm (¾")/16 mm (¾") dhe 13 mm (½").

Diametri i zorrës Lidhja e pompës

13 mm ( 1/2 ") Kompleti I lldhjes së pompës GARDENAArtikulli 1750
16 mm ( 5/8 ") Konektori I rublnetit GARDENAArtikulli 18202
Konektori i zorrës GARDENAArtikulli 18216
19 mm ( 3/4 ") Kompleti I lldhjes së pompës GARDENAArtikulli 1752

4. PËRDORIMI

GARDENA 3900 Silent - PËRDORIMI - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

Rrezik lëndimi për shkak të ndezjes pa dashje.

→ Shkëputni spinën nga priza e rrjetit.

4.1 Ndezja/fikja e pompës [Fig. 01/02/03]

GARDENA 3900 Silent - Ndezja/fikja e pompës [Fig. 01/02/03] - 1

KUJDES!

Punimi në të thatë i pompës

Sigurohuni që pompa të jetë mbushur me ujë deri në prag derdhjeje përpara se ta ndizni (të paktën 1,2 l).

4.1.1 Ndezja e pompës

  1. Lidhni zorrën thithëse (In).
  2. Hiqni zorrën e presionit (Out).
  3. Vidhosni me dorë kapakun ⓐ në vrimën e mbushjes ⑨.
  4. Nxirni filtrin (Fig. M2) dhe hidhni ngadalë rreth 1,5 l ujë përmes vrimës së mbushjes ⑨ derisa të arrihet një nivel i qëndrueshëm i ujit në nivel me lidhjen e thithjes (Fig. A4). Më pas rivendosni filtrin.
  5. Nëse përdorni komplet thithjeje me valvul kontrolli: Mbushni me ujë zorrën e thithjes. Kjo përshpejton procesin e ushqimit.
  6. Zbrazni zorrën e presionit nga uji i mbetur ⑥ përpara se ta lidhni atë. Kjo lejon daljen jashtë të ajrit gjatë procesit të ushqimit.
  7. Pasi të keni mbushur pompën: Lidhni zorrën e presionit (Out) në pompë.
  8. Vidhosni me dorë kapakun Ⓤ në vrimën e mbushjes Ⓔ (mos përdorni vegla).
  9. Hapni valvulat mbyllëse në linjën e shpërndarjes (aksesorët e ujitjes, barrierën e ujit etj.). Të gjithë konsumatorët duhet të hapen sa më shumë të jetë e mundur.
  10. Fusni spinën e kordonit elektrik në prizë.
  11. Për lartësi të mëdha thithjeje: Ngrijeni dhe mbajeni zorrën e presionit ⑥ të paktën 1,8 m sipër pompës gjatë procesit të ushqimit.
  12. Lëvizni çelësin e ndezjes/fikjes ⑩ në pozicionin Ndezur.

Pompa ndizet (ndizet drita e çelësit të ndezjes/fikjes) dhe ajo pompon ujë pas procesit të ushqimit.

Matësi i presionit ⑰ tregon presionin e ujit në depozitë.

Procesi i ushqimit mund të zgjasë deri në pesë minuta.

Shënim: Kur përdoret për herë të parë, mund të ketë një rritje të shkurtër (rreth 10 sekonda) të nivelit të zhurmës afër depozitës.

4.1.2 Nëse pompa nuk pompon ujë pas pesë minutash

  1. Lëvizni çelësin e ndezjes/fikjes ⑩ në pozicionin Fikur. Pompa fiket.
  2. Lëreni pompën të ftohet.
  3. Shikoni shkaqet e mundshme tek "7.2 Tabela e gabimeve".
  4. Rindizni pompën (shihni "4.1.1 Ndezja e pompës").

4.1.3 Fikja e pompës

→ Lëvizni çelësin e ndezjes/fikjes në pozicionin Fikur.

Pompa fiket.

4.2 Këshilla për përdorimin e pompës

4.2.1 Funksionimi pa zhurmë:

Blloku i depozitës së ujit me presion nuk bën zhurmë. Kjo veçori pozitive mund të ruhet vetëm nëse pajisja instalohet siç duhet:

→ Zgjidhni sipërfaqe me dridhje të ulëta (mos e vendosni për shembull mbi pllaka metalike apo mbi depozita plastike).

4.2.2 Instalimi i një parafiltri (aksesor)

Nëse parafiltri është shumë i gjatë, ai mund të instalohet në një pozicion të ndryshëm (për shembull horizontalisht) dhe jo vertikalisht i përmbysur.

4.2.3 Përdorimi i spërkatësve

Ndezja dhe fikja automatike e pompës mund të rezultojë në një model ujitjeje të pabarabartë, në varësi të shpejtësisë së qarkullimit të spërkatësit.

5. MIRËMBAJTJA

GARDENA 3900 Silent - MIRËMBAJTJA - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

Rrezik lëndimi për shkak të ndezjes pa dashje.

→ Shkëputni spinën e kordonit elektrik nga priza. → Sigurohuni që të gjitha pjesët të ruhen siç duhet pas mirëmbajtjes

5.1 Pastrimi i bllokut të depozitës së ujit me presion [Fig. M1]

GARDENA 3900 Silent - Pastrimi i bllokut të depozitës së ujit me presion [Fig. M1] - 1

RREZIK!

Rrezik i lëndimit dhe dëmtimit të pronës!

Mospastrimi i produktit siç duhet mund të lëndojë njerëz dhe dëmtojë produktin.

→ Mos përdorni ujë ose rrymë uji (veçanërisht rrymë uji me presion të lartë) për të pastruar produktin.

→ Mos përdorni kimikate, duke përfshirë naftë ose tretës, për të pastruar produktin.

Disa prej këtyre substancave mund të dëmtojnë pjesë të rëndësishme plastike.

Hapësirat e ventilimit të ajrit duhet të mbahen gjithnjë të pastra.

  1. Pastroni trupin e bllokut të depozitës së ujit me presion me një copë të lagur.
  2. Pastroni hapësirat e ajrimit me një furçë të butë (mos përdorni objekte të mprehta).

5.2 Shpëlarja e pompës

Pompa duhet shpëlarë pas pompimit të ujit me klor.

  1. Pomponi ujë të vakët (temperatura maksimale 35°C), mundësisht duke shtuar një lëng pastrimi të butë (p.sh. detergent të lëngët), derisa uji i pompuar të jetë i pastër.
  2. Hidhni mbetjet siç specifikohet në udhëzimet lokale të depozitimit të mbetjeve.

5.3 Kontrollimi i presionit të ajrit në depozitë [Fig. M1]

→ Kontrolloni presionin e ajrit në depozitë nëse pajisja nuk funksionon siç duhet.

Niveli i presionit të ajrit në depozitë duhet të jetë afërsisht 1,0 bar. Për mbushjen me ajër nevojitet një pompë ajri/pompë gomash me manometër. Presioni i tepërt i ajrit nuk rrit presionin e ujit dhe shkakton anomali.

  1. Zbërtheni kapakun mbrojtës (11).
  2. Hapni valvulat mbyllëse në linjën e shpërndarjes (aksesorët e ujitjes, barrierën e ujit etj.). Kjo shkakton çlirim të presionit në anën e presionit.
  3. Vendosni pompën e ajrit/pompën e gomave në valvulën e depozitës (valvul si e makinës) (12).
  4. Mbusheni me ajër derisa manometri në pompën e ajrit/pompën e gomave të tregojë përafërsisht vlerën 1,0 bar.
  5. Vidhosni kapakun mbrojtës (11) përsëri në vend.

5.4 Pastrimi i filtrit të integruar dhe i valvulës së kontrollit [Fig. M2]

Në varësi të nivelit të ndotjes së ujit, filtri duhet pastruar në intervale të rregullta, dhe sa më shpejt nëse pëson defekt.

  1. Mbyllni të gjitha valvulat mbyllëse në anën e thithjes.
  2. Hapni valvulat mbyllëse në linjën e shpërndarjes (aksesorët e ujitjes, barrierën e ujit etj.). Kjo shkakton çlirim të presionit në anën e presionit.
  3. Zbërtheni me duar rakordin ⑧ në tubin e mbushjes ⑨ (mos përdorni vegla).
  4. Nxirreni filtrin (13) jashtë nga tubi i mbushjes ⑨ duke përdorur veglën e heqjes (r).
  5. Pastroni filtrin (13) dhe valvulën e kontrollit (14) në ujë të rrjedhshëm dhe me një furçë të butë ose lëng pastrimi të butë nëse është e nevojshme.
  6. Lubrifikoni guarnicionin e jashtëm unazor të filtrit (13) me graso makinerie jo të dëmshme për mjedisin. Kjo do ta bëjë më të lehtë heqjen e filtrit kur të jetë nevoja për pastrim.
  7. Instaloni filtrin (13) dhe kontrolloni valvulën (14) në rend të kundërt.

6. MAGAZINIMI

GARDENA 3900 Silent - MAGAZINIMI - 1

KUJDES!

Dëmtimi i pompës nga ngrirja

Rrezik lëndimi për shkak të ndezjes pa dashje.

→ Ruajeni bllokun e depozitës së ujit me presion në një vend të mbrojtur nga ngrica.

6.1 Nxjerrja nga përdorimi [Fig. S1]

Produkti duhet të ruhet larg fëmijëve.

  1. Shkëputni spinën nga priza e rrjetit.
  2. Mbyllni valvulat mbyllëse në linjën e thithjes.
  3. Hapni valvulat mbyllëse në linjën e shpërndarjes (aksesorët e ujitjes, barrierën e ujit etj.). Kjo shkakton çlirim të presionit në anën e presionit.
  4. Zhvidhosni me duar rakordin ⑧ në tubin e mbushjes ⑨ dhe tapën e zbrazjes së ujit (15). Ky veprim do të zbrazë pompën.
  5. Anoni paksa blokun e depozitës së ujit me presion drejt zbrazjes (deri në 80°) në mënyrë që pompa të kullojë plotësisht.
  6. Zbërtheni zorrën e thithjes dhe zorrën e presionit.
  7. Shtrëngoni me dorë rakordin ⑧ në vrimën e mbushjes ⑨ dhe tapën e zbrazjes së ujit (15) (mos përdorni vegla).
  8. Ruajeni bllokun e depozitës së ujit me presion në një vend të thatë, të mbuluar dhe të mbrojtur nga ngrica.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

GARDENA 3900 Silent - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

Rrezik lëndimi për shkak të ndezjes pa dashje.

→ Shkëputni spinën nga priza e rrjetit. → Lëreni pompën të ftohet përpara se të filloni me zgjidhjen e problemeve.

7.1 Zbërthimi i helikës [Fig. T1]

Nëse helika është bllokuar nga kontaminimi, mund të lirohet.

→ Rrotulloni boshtin e helikës (16) në drejtim të akrepave të orës me një kaçavidë të izoluar.

Ky veprim do të lirojë helikën e bllokuar.

7.2 Tabela e gabimeve

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Pompa është në punë, por nuk krijon thithjeRrjedhje ose dëmtim në linjën e thithjes [Fig. A2].→ Kontrolloni linjën o thithjes për dëmtime dhe mbylloni hermetikisht.
Një lidhje e izoluar hermetikisht mund të arrihet duke përdorur zorrët thithèse GARDENA (shihni 9. Aksesorët/pjesët rezervë).
Pompa thith ajër në pikön e lidhjes [Fig. A2].→ Mbyllini hermetikisht lichjet në anën e thithjos.
Nuk ka ujë në cisternë, depozitën e ujit, tubat e ujit elj.→ Sigurohuni që në anën e thithjes ka furnizim me ujë.
Pompa nuk ka qenë o mbushur me ujë [Fig. A4].→ Mbushni pompön (shihni 4.1.1 Ndezja e pompës).
Gjatë procesit të ushqimit, nga zorra e presionit del ujë.1. Rimbushni pompën.2. Mbani të ngritur zorrën e presionit.3. Rindizni pompën. (shihni 4.1.1 Ndezja e pompës).
Ka rjedhje në rakordin ë tubin e mbushjes [Fig. A2].→ Kontrolloni guamicionin (zëvendësojeni nëse nevojet) dhe shtrëngoni rakordin me dore (mos përdorni vegla).
Ajri nuk mund të dalë sepse linja e shpërndarjes është e mbyllur ose në zorrën e presionit ka ujë të mbetur.→ Hapni valvuiat mbyllëse (për shembull kokën spërkatëse) në linjën e shpërndarjes ose zbraznı zorrën e presionit.
Ajri nuk mund të dalë sepse zorra e prosionit është e përdredhur1. Shtrijeni zorrën e presionit drojt dori në gjatësiné e saj të plotë.2. Drejojeni zorrën lart nga dalja e pompës.3. Mos e përthyeni zorrën o prosionit në daljon e pompës.4. Hapini të githë konsumatorët në maksimum.
Procesi i ushqimit nuk ka põrfunduar endo.→ Prtni deri në pesë minuta dori sa pompa të pompojë ujë.
Filtri i thithjes ose parandaluesi i rrjedhës së kundërt në zorrën e thithjes është bilokuar.→ Pastroni filtrin e thithjes ose parandaluesin e rrjedhës së kundërt.
Fundi i zorrës së thithjes nuk është në ujë [Fig. A5].→ Zhyteni më thollë në ujë fundin e zorrës së thithjes.
Lartësia e thithjes është shurnë e madhe [Fig. A5].→ Zvogëloni lartësinë e thithjes
Nëse keni probleme të tiera me thithjen, përdorni zorrët thithèse GARDENA me parandalues të rrjedhës së kundërt (shihni 9. Aksesorët/pjesët rezervë).Mbusheni pompën me ujë përpara se ta ndizni.
Pompa nuk ndizet ose fiket papritur gjatë punësPompa është fikur nga raisja termike e mbingarkesës për shkak të mbinxehjes.→ Lëreni pompën të ftohet, zorazeni dhe rimbusheni.→ Vini re temperaturën maksimale të materialit (35°C).
Nö pompë nuk kalon energji elektrike.→ Kontrolloni sigurosat dhe konektorët clicktrikë.
Ka vepruar automati RCD (ryrnë e mbetur).→ Higeni spinën nga priza dhe kontaktoni shërbimin e GARDENA.
Pompa është në punë por shpejtësia e qarkullimit bie papriturÉshtë bilokuar filtri i integruar→ Pastroni filtrin e integruar.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Fundi i zorrës së thithjes nuk është në ujë [Fig. A5].→ Zhyteni më thellë në ujë fundin e zorrës së thithjos.
Filtri i thithjos ose parandaluesi i rjedhës sõ kundört në zorrën o thithjes është bilokuar.→ Pastroni filtrin o thithjos ose parandaluesin e rjodhës sõ kundört.
Nuk ka ujë në cisternë, depozitën e ujit, tubat e ujit etj.→ Sigurohuni që në anën e thithjes ka fumizim me ujë.
Linja o thithjos mjodh [Fig. A2].→ Eliminoni rjodhjon.
Helika është e bilokuar.→ Lironi helikën.
Zorra e presionit është e përdredhur.→ Shtrijeni zorrën e presionit pa e përdredhur dhe mos e përkulni në daljen e pompës.
Fileta është e pisët.→ Për ta zbërthyer komponentin, përdorni pincë hidraulike me një leckë midis komponentit dhe pincës.→ Pastroni filetën në filtër che në pompë.
Filtri nuk mund të zbërthehet me dorë
Sjellje e pazakontë ndërrimi (e ndryshme papritmas).Niveli i presionit në depozitë është shumë i ulet.→ Mbushni me ajër depozitën me presion 1 bar.
Rrjedhje në anën e presionit.→ Eliminoni rjedhjen në anën e presionit.
Mombrana e depozitës është e dëmtuar.→ Produkti tõ kontrolichet nga shörbimi i GARDENA.

E RËNDËSISHME!

Riparimet mund të kryhen vetëm nga qendrat e shërbimit "GARDENA" ose nga tregtues të specializuar të miratuar nga "GARDENA".

→ Kontaktoni qendrën e shërbimit GARDENA në rast defektesh të tjera (shikoni anën tjetër të faqes).

Zorrë thithëse GARDENA Rezistente ndaj

põrdredhjeve dne vakuumit,tė disponueshme memetär artikulli 1720/1721(19 mm (3/4")/25 mm (1") pa rakordo lidhjejo osene gjatësi fikse artikulli1411/1418 e kompletuarme rakordet e lidhjeve.
Konektorl I zorrës thilthëse GARDENAPër lidhje në anën e thithjes. Artikulli 1723/1724
Kompleti i lidhjes së pompës GARDENAPër lidhjo në anën o presionit.Artikulli 1750/1752
Filtër thithjeje GARDENA me parandalues të rrjedhjes së kundërtPër instalimin e zorrëve thilthëse të ofruara me metër.Artikulli 1726/1727/1728
Parafiltri i pompës GARDENARekomandohet për të pompuar ujë që përmban rërë.Artikulli 1730/1731
Zorrë thithëse fleksibël GARDENAPër lidhjo të pompës me rezistencë ndaj vakuumit në tuba fleksbël ose rixhidë. Gjatësia 0,5 m. Me filetë femër 33,3 mm (G 1) në të dyja anët.Artikulli 1729
Tub pluskues l thithjes GARDENAPër thithje pa papastërti nën sipärfagen e ujit.Artikulli 1417
Bashkues i shpejtë GARDENAPër lidhje në anën e presionit të zorrëve të presionit 1 st .Artikulli 7109/7103

10. GARANCIA/SERVISI

10.1 Regjistrimi i produktit

→ Regjistrojeni produktin tuaj te gardena.com/registration.

10.2 Servisi

Ju lutemi t'i gjeni detajet aktuale të kontaktit me shërbimin tonë në faqen e pasme dhe online:

11.1. Asgjësimi i bllokut të depozitës së ujit me presion (në përputhje me Direktivën 2012/19/EU/S.I. 2013 nr. 3113):

GARDENA 3900 Silent - Asgjësimi i bllokut të depozitës së ujit me presion (në përputhje me Direktivën 2012/19/EU/S.I. 2013 nr. 3113): - 1

Produkti nuk duhet të asgjësohet me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Ai duhet të asgjësohet sipas regulloreve lokale mjedisore.

E RËNDËSISHME!

→ Asgjësojeni produktin përmes qendrës suaj lokale të grumbullimit për riciklim.

Karakteristikat e performancës

GARDENA 3900 Silent - E RËNDËSISHME! - 1GARDENA 3900 Silent - E RËNDËSISHME! - 2

sr 3800 Silent/3900 Silent rezervoar pod pritiskom

Prevod originalnih uputstava.

  1. BEZBEDNOSNE NAPOMENE 127
  2. FUNKCIJA 128
  3. INSTALACIJA 128
  4. RUKOVANJE 129
  5. ODRŽAVANJE 130
  6. SKLADIŠTENJE 130
  7. OTKLANJANJE GREŠAKA 131
  8. TEHNIČKI PODACI 132
  9. PRIBOR / REZERVNI DELOVI 132
  10. GARANCIJA/SERVIS 132
  11. ODLAGANJE U OTPAD 132

1. BEZBEDNOSNE NAPOMENE

1.1 Shpjegimi i simboleve:

GARDENA 3900 Silent - Shpjegimi i simboleve: - 1

→ Lexoni udhëzimet e përdorimit.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : 3900 Silent

Kategori : Pompa uji