GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Sharrë

PowerSaw 250/18V P4A - Sharrë GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PowerSaw 250/18V P4A GARDENA në format PDF.

📄 330 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - page 267
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth PowerSaw 250/18V P4A GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sharrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PowerSaw 250/18V P4A - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PowerSaw 250/18V P4A e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT PowerSaw 250/18V P4A GARDENA

Udhëzimet fillestare

  1. UDHËZIMET E SIGURISË ....267
  2. MONTIMI....271
  3. PËRDORIMI....273
  4. MIRËMBAJTJA 275
  5. MAGAZINIMI 276
  6. NDREQJA E GABIMEVE .....276
  7. TË DHËNAT TEKNIKE....277
  8. AKSESORË/PJESËT KËMBIMI .....277
  9. GARANCIA/SERVISI 278
  10. ASGJËSIMI 278

1. UDHËZIMET E SIGURISË

1.1 Simbolet në produkt

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simbolet në produkt - 1

→ Lexoni manualin e përdorimit.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simbolet në produkt - 2

→ Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simbolet në produkt - 3

→ Vishni syze mbrojtëse dhe mbrojtëse dëgjimi.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simbolet në produkt - 4

→ Përdoreni gjithmonë motosharrën me të dyja duart.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simbolet në produkt - 5

→ Kini kujdes nga shtytja prapa e motosharrës dhe shmangni prekjen e majës së shufrës udhëzuese.

1.2 Udhëzime të përgjithshme sigurie

1.2.1 Këshilla të përgjithshme sigurie për pajisjen

PARALAJMÈRIM! Lexoni të gjitha paralajmër e sigurisë, udhëzimet, ilust dhe të dhënat teknike të fu ara me këtë pajisje.

Gabimet në respektimin e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe /ose lëndime të rënda.

Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për të ardhmen.

Termi “pajisje” i përdorur në pjesën e paralajmërimeve u referohet pajisjeve që ushqehen me energji elektrike nga rrjeti (me kordon ushqyes) dhe pajisjeve që ushqehen me bateri (pa kordon ushqyes).

1) Siguria në vendin e punës

a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet në atmosfera shpërthyese, si p.sh. në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të ndezshme. Pajisjet gjenerojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë përdorimit të pajisjes.

Nëse shpërqendroheni mund të humbisni kontrollin e pajisjes.

2) Siguria elektrike

a) Spinat e furnizimit me energji të pajisjes duhet të përshtaten me prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni përshtatës spine bashkë me pajisje me mbrojtje me tokëzim.
Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikun e goditjeve elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara, si ato të tubacioneve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve. Ekziston një rrezik i lartë goditjeje elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
c) Mbajini pajisjet larg shiut ose lagështirës.

Uji që hyn në pajisje rrit rrezikun e goditjeve elektrike.

d) Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e përdorni kordonin për ta mbajtur, për ta tërhequr ose për ta hequr pajisjen nga priza. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të lëvizshme të pajisjes.

Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike.

e) Nëse punoni jashtë me pajisjen, përdorni vetëm kordonë zgjatues të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme.

Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për ambientet e jashtme ul rrezikun e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i pajisjes në ambient të lagsht është i paevitueshëm, përdorni një burim energjie të mbrojtur me automat diferencial (RCD).

Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditjeje elektrike.

3) Siguria personale

a) Qëndroni në gjendje gatishmërie, kushtojini vëmendje veprimeve që bëni dhe përdorni logjikën e shëndoshë gjatë përdorimit të pajisjes. Mos e përdorni pajisjen nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamenteve.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë lëndime të rënda.
b) Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse personale si p.sh maskë për pluhurin, këpu- cë për sigurinë kundër rërshqitjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në varësi të kushteve përkatëse, ul rrezikun e lëndimeve.

c) Shmangni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur para se ta lidhni me rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani. Mbajtja e pajisjes me gishtin te çelësi apo vënia e saj në punë ndërkohë që çelësi është i ndezur, mund të shkaktojë incidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat e dadove para se të ndizni pajisjen. Çelësat e dadove apo çelësat e tjerë të lënë në pjesët rrotulluese të pajisjes, mund të shkaktojnë lëndim.
e) Shmangni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë pajisjen në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesët e lëvizshme.
g) Nëse disponohen mekanizma për thithjen dhe grumbullimin e pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet. Përdorimi i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos kini vetëbesim të tepruar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigurisë së pajisjes, edhe nëse jeni familjarizuar me pajisjen pas disa përdorimesh. Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në lëndime të rënda brenda një fraksioni sekondi.

4) Përdorimi i pajisjes dhe mirëmbajtja

a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni pajisjen përkatëse për qëllimin e caktuar.
Me pajisjen e duhur punoni më mirë dhe më i sigurt sipas normës përkatëse të efikasitetit.
b) Mos përdorni një pajisje çelësi i së cilës është me defekt. Një pajisje e cila nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit përbën rrezik dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë, nëse është e heqshme, para se të bëni konfigurime në pajisje, të ndryshoni aksesorë ose ta magazinoni diku pajisjen. Kjo masë parandaluese pengon ndezjen aksidentale të pajisjes.
d) Mbajini pajisjet joaktive larg fëmijëve dhe mos lejoni që të përdoren nga persona që nuk janë të familiarizuar me to ose me këto udhëzime.
Pajisjet janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona pa përvojë.
e) Mirëmbani pajisjet dhe aksesorët. Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë problem tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e pajisjes. Nëse ka dëmtime, riparojeni pajisjen përpara përdorimit. Shumë aksidente vijnë si pasojë e mosmirëmbajtjes së duhur të pajisjeve.
f) Mbajini pajisjet prerëse të mprehta dhe të pas-tra. Pajisjet prerëse të mirëmbajtura me kujdes e me tehe prerës të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe janë më të lehta për t'u manovruar.
g) Përdorini pajisjen, aksesorët, veglat e pajisjes etj. në përputhje me këto udhëzime, duke pasur parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i pajisjes për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.

h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të pastra dhe pa vaj ose graso. Doreza dhe sipërfaqet e kapjes që rrešhqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll të sigurt të pajisjes në situata të paparas- hikueshme.

5) Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri

a) Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Një karikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish mund të paraqesë rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në veglat elektrike. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi mund të krijojnë lidhje nga njëri pol në të-trin. Një lidhje e shkurtër mes poleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes, duhet të kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të shkaktojnë zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose pajisjen ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta. Zjarri dhe temperatura mbi 130°C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose pajisjen me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi në temperatura jashtë diapazonit të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.

6) Servisi

a) Besojani riparimin e pajisjes suaj vetëm një personi të kualifikuar për riparime i cili përdor vetëm pjesë këmbimi identike. Në këtë mënyrë garantohet siguria e vazhdueshme e pajisjes.
b) Mos i kurrë bëni shërbime mirëmbajtjeje baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.

1.2.2 Udhëzimet e sigurisë për motosharrat

1) Këshilla të përgjithshme sigurie për motosharrën

a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të sharrës gjatë kohës që është në punë. Para se ta ndizni, sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos jetë në kontakt me ndonjë send. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të motosharrës mund të shkaktojë kapjen e veshjes apo trupit tuaj me zinxhirin e sharrës.
b) Mbajeni gjithmonë motosharrën në dorezën e pasme me dorën e djathtë dhe dorën e majtë mbajeni në dorezën e përparme. Nuk duhet ta mbani asnjëherë motosharrën me duart në pozicionet e anasjella pasi kjo rrit rrezikun e plagosjes.

c) Mbajeni motosharrën vetëm në sipërfaqet e izoluara të dorezave, pasi zinxhiri i sharrës mund të bjere në kontakt me kabllo të fshehura. Zinxhirët e sharrës që prekin tel me rrymë mund të elektrizojnë pjesët e ekspozuara metalike të motosharrës dhe mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.

d) Mbani mbrojtëse për sytë. Rekomandohen pajisje mbrojtëse të mëtejshme për dëgjimin, kokën, duart dhe këmbët. Pajisjet e përshtatshme mbrojtëse reduktojnë lëndimin personal nga copëzat që fluturojnë ose nga kontakti aksidental me zinxhirin e sharrës.

e) Mos e përdorni motosharrën nëse jeni në një pemë, në një shkallë, nga një çati, ose sipër një baze mbështetëse të paqëndrueshme. Përdorimi i motosharrës në këtë mënyrë mund të shkaktojë plagosje të rëndë.

f) Kini qëndrim të sigurt dhe përdoreni motosharren vetëm kur qëndroni në sipërfaqe të palëvizshme, të sigurta dhe të sheshta. Sipërfaqet e rrëshqitshme ose të paqëndrueshme mund të shkaktojnë humbjen e ekuilibrit ose të kontrollit të motosharrës.

g) Kur prisni një degë që është nën tension, kini kujdes nga zmbrapsja e saj. Kur fibrat e drurit të mos jenë më nën tension, dega e tendosur mund të godasë përdoruesin dhe/ose ta nxjerrë motosharrën jashtë kontrollit.

h) Kini shumë kujdes kur prisni kaçubet dhe fidanët. Materiali i hollë mund të kapet te zinxhiri i sharrës dhe t'ju fshikullojë ose t'ju çekuilibrojë.

i) Transportoni motosharrën duke e mbajtur te doreza e përparme teksa ajo është e fikur dhe larg trupit tuaj. Vendosni gjithmonë kapakun e majës së shufrës udhëzuese gjatë transportimit ose ruajtjes së motosharrës. Përdorimi i përshtatshëm i motosharrës redukton gjasat e kontaktit aksidental me zinxhirin e sharrës në lëvizje.

j) Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e zinxhirit dhe ndryshimin e shufrës dhe zinxhirit. Zinxhiri që nuk është tendosur ose lubrifikuar siç duhet mund të këputet ose të risë mundësinë e zmbrapsjes.

k) Prisni vetëm materiale drusore. Mos e përdorni motosharrën për qëllime të tjera nga ato për të cilat është parashikuar. Për shembull: mos e përdorni motosharrën për të prerë materiale prej metali, plastike, muratura ose materiale jodrusore. Përdorimi i motosharrës për qëllime të tjera nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.

m) Kjo motosharrë nuk është parashikuar për rüzimin e trungjeve të pemëve. Përdorimi i motosharrës për qëllime të tjera nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë lëndime të rëndë ndaj përdoruesit ose personave në afërsi.

2) Shkaqet dhe parandalimi i zmbrapsjes nga përdoruesi

Zmbrapsja mund të ndodhë kur hundëza ose maja e shufrës udhëzuese bie në kontakt me një objekt, ose kur materiali drusor bëhet më i ngushtë dhe bën që zinxhiri të ngecë tek e çara.

Kur maja bie në kontakt me objektet, në disa raste, mund të shkaktojë një zmbrapsje të menjëhershme, duke e shtyrë shufrën udhëzuese lart dhe mbrapa në drejtim të përdoruesit.

Bblokimi i zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme të shufrës udhëzuese mund ta zmbrapsë me shpejtësi shufrën udhëzuese në drejtim të përdoruesit.

Secili prej këtyre reagimeve mund të shkaktojë humbjen e kontrollit të sharrës, gjë që mund të rezultojë në lëndim të rëndë. Mos u mbështetni vetëm te pajisjet e sigurisë që janë të integruara në motosharrën tuaj. Si përdorues të motosharrës, duhet të merrni disa masa që të mbroheni nga aksidentet ose lëndimet gjatë prerjes.

Zmbrapsja shkaktohet nga keqpërdorimi i motoshar-rës dhe/ose procedurave ose kushteve të gabuara të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat paraprake si më poshtë:

a) Kapeni fort, duke shtrënguar dorezat e motosharrës me duar. Mbani të dyja duart në motosharrë dhe pozicionojeni trupin dhe krahun në mënyrë të atillë që t'ju lejojë të bëni rezistencë në rast zmbrapsjeje. Forcat e zmbrapsjes mund të kontrollohen nga përdoruesi, nëse merren masa të përshtatshme. Shtrëngojeni fort motosharrën.

b) Shmangni qëndrimet jo normale të trupit dhe mos prisni mbi lartësinë e shpatullës. Kjo ju ndihmon të parandaloni kontaktin e padëshiruar të majës dhe ju lejon të keni kontroll më të mirë të motosharrës në situata të papritura.

c) Përdorni vetëm zëvendësuesit e shufrave udhëzuese dhe zinxhirëve të sharrës të specifikuara nga prodhuesi. Shufrat udhëzuese dhe zinxhirët e gabuar zëvendësues mund të shkaktojnë këputje të zinxhirit dhe/ose zmbrapsje.

d) Ndiqni udhëzimet e prodhuesit lidhur memprehjen dhe mirëmbajtjen për zinxhirin e shar-rës. Reduktimi i lartësisë së matësit të thellësisë mund të rrisë gjasat e zmbrapsjes.

1.2.3 Shpjegim i veçorive të sigurisë së motosharrës

Kyçësi i çelësit ndezur [Fig. A1]

Kyçësi i çelësit ndezur ^12 parandalon shtypjen e levës së ndezjes ^10 kur motosharra fiket. Kjo parandalon ndezjen e pagëllimshme.

Frena e motorit

Frena e motorit ndalon zinxhirin e sharrës sapo leva e ndezjes ⑩ lëshohet. Kjo redukton rrezikun e lëndimit nga zinxhiri i sharrës në lëvizje.

Siguresa e përparme e dorës [Fig. A1]

Siguresa e përparme e dorës ① mbron dorën e majtë nga lëndimet për shkak të zinxhirit nëse zinxhiri i sharës del jashtë folesë në shufrën udhëzuese ④ ose këputet.

Frena e zinxhirit [Fig. A1]

Siguresa e përparme e dorës ① është gjithashtu doreza e frenës së zinxhirit ①.

Frena e zinxhirit çaktivizohet kur doreza e frenës së zinxhirit ① tërhiqet pas dhe kyçet.

Frena e zinxhirit aktivizohet kur doreza e frenës së zinxhirit ① shtyhet përpara drejt shufrës udhëzuese ④. Më pas kjo bblokon zinxhirin në lëvizje të sharrës në një fraksion sekonde.

Frena e zinxhirit aktivizohet:

– Nëse doreza e frenës së zinxhirit ① shtyhet përpara drejt shufrës udhëzuese me dorën e majtë ④ (për të kontrolluar funksionimin) ose.

– Nëse e shtyni dorezën e frenës së zinxhirit me kyçin e dorës ① në drejtim të përparmë për shkak të zmbrapsjes.

Frena e zinxhirit nuk mund të parandalojë zmbrapsjen. Ajo thjesht redukton rrezikun e lëndimit nëse shufra udhëzuese ④ godet trupin e përdoruesit në rast zmbrapsjeje.

Përpara se të përdorni motosharrën, kontrolloni gjithmonë nëse frena e zinxhirit punon siç duhet në pozicionin e punës.

Nëse frena e zinxhirit nuk punon, nuk duhet ta përdorni motosharrën. Në këtë rast, kontaktoni shërbimin e GARDENA.

Siguresa e pasme e dorës [Fig. A1]

Siguresa e pasme e dorës ⑧ mbron dorën e djath- të nga lëndimet për shkak të zinxhirit nëse zinxhiri i sharrës del jashtë folesë në shufrën udhëzuese ④ ose këputet.

Siguresa e zinxhirit [Fig. A1]

Siguresa e zinxhirit ② mbron ndaj lëndimeve të shkaktuara nga zinxhiri i sharrës gjatë transportit dhe ruajtjes.

Kapësi i zinxhirit [Fig. A1]

Kapësi i zinxhirit ⑥ ndodhet në kapakun e ingranazhit ⑦ dhe parandalon që zinxhiri të kërcejë në drejtim të përdoruesit nëse zinxhiri del jashtë folesë në shufrën udhëzuese ④ ose këputet.

Tendosja e zinxhirit në masën e duhur mund të parandalojë daljen e zinxhirit jashtë folesë në shufrën udhëzuese ④ ose képutjen (shihni "2.4 Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës [Fig. A4]").

Drita LED e defekteve [Fig. O4]

Drita LED e defekteve Ⓦ tregon defektet e baterisë dhe të motosharrës (shihni "6.1 Tabela e defekteve").

1.3 Udhëzime të tjera sigurie

1.3.1 Përdorimi i synuar

Motosharra me bateri e GARDENA është projektuar për të prerë materiale drusore dhe pemë të vogla (trungje me diametër jo më të madh se gjatësia e shufrës udhëzuese).

Produkti nuk është i përshtatshëm për përdorim të vazhdueshëm (përdorim profesional).

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Përdorimi i synuar - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi!

Motosharra nuk është e përshtatshme për rëzimin e trungjeve të pemës (trungje me diametër me të madh se gjatësia e shufrës udhëzuese).

→ Mos e përdorni motosharrën për rrežimin e trungjeve të pemëve.

1.3.2 Udhëzimet e sigurisë për bateritë dhe karikuesit e baterive

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Udhëzimet e sigurisë për bateritë dhe karikuesit e baterive - 1

Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.

→ Ruajini këto udhëzime në një vend të sigurt.

Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.

→ Mos e përdorni produktin në atmosfera shpërthyese.

→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë do të siguroheni që fëmijët të mos luajnë me karikuesin.

→ Karikoni vetëm bateri me jone litiumi të sistemit „POWER FOR ALL“ Iloji PBA 18 V me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme. Përndryshe, ka rrezik për zjarr dhe shpërthim.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Udhëzimet e sigurisë për bateritë dhe karikuesit e baterive - 2

Përdoreni karikuesin e baterisë vetëm në ambiente të mbyllura dhe mbajeni larg lagështisë. Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.

→ Mbani karikuesin e baterisë të pastër.

Për shkak të papastërtisë ka rrezik për goditje elektrike.

→ Para përdorimit kontrolloni gjithmonë karikuesin e baterisë, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëntime. Mos e hapni karikuesin vetë dhe riparojeni vetëm nga një specialist i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi originale.

Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.

→ Mos e përdorni karikuesin e baterisë në sipër-faqe lehtësisht të djegshme (p. sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedise të djegshme.

Për shkak të nxehjes së karikuesit gjatë procesit karikimit rreziku i zjarrit është i pranishëm.

→ Nëse kablloja e lidhjes ka nevojë për zëvendësim, kjo duhet të kryhet nga GARDENA ose nga një qendër e autorizuar shërbimi pas shitjes për veglat elektrike GARDENA për të shmangur rreziqet e sigurisë.

→ Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë me jone litiumi të sistemit „POWER FOR ALL“ PBA 18 V.

→ Për të karikuar bateritë, përdorni vetëm karikues baterish të rekomandueshme nga prodhuesi. Një karikues baterie që është i përshtatshëm vetëm për një lloj baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.

→ Mund të dalin avuj nëse bateria është e dëmtuar ose përdoret në mënyrë të gabuar. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Sigurohuni që zona të jetë e ajrosur mirë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni efekte negative. Avujt mund të irritojnë aparatin e frymëmarrjes.

→ Nëse bateria është me defekt, lëngu i baterisë mund të derdhet dhe të lagë objektet pranë saj. Kontrolloni pjesët e prekura.

Pastrojini kêto pjesë ose, nëse nevojitet, zëvendëso-jini ato.

→ Në rast se përdoret në mënyrë të papërsh-tatshme ose nëse është e dëmtuar, nga bateria mund të rrjedhë lëng i ndezshëm. Shmangni kontaktin me këtë lëng. Në rast kontakti aksi-dental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut.

Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.

→ Përdoreni baterinë vetëm me produktet partnere të sistemit „POWER FOR ALL“.
Bateritë 18 V që mbajnë mbishkrimin „POWER FOR ALL“ janë plotësisht të përputshme me produktet në vijim: të gjitha produktet partnere 18 V të sistemit „POWER FOR ALL“.
→ Shihni rekomandimet e baterisë në manualin e përdorimit për produktin tuaj. Kjo është mënyra e vetme për të përdorur në mënyrë të sigurt baterinë dhe produktin, si edhe për të mbrojtur bateritë nga mbingarkesat e rrezikshme.
→ Karikojini bateritë duke përdorur vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi ose nga partnerët e sistemit „POWER FOR ALL“.

Një karikues baterie që është i përshtatshëm vetëm për një lloj të caktuar baterie, përbën rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera (lloji i baterisë: PBA 18 V etj. / Karikuesit e përputshshëm të baterisë: AL 18 etj.).

→ Bateria dërgohet pjesërisht e karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, karikoni baterinë plotësisht në karikues përpara përdorimit për herë të parë.
→ Mbajini bateritë larg fëmijëve.

→ Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
→ Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojnë një lidhje të kontakteve.

Një lidhje e shkurtër midis poleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.

→ Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit. Bëni kujdes nga kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
→ Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhda, kaçavida ose forca e jashtme.

Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të shpërt-hejë ose të mbinxehet.

→ Mos i kurrë bëni shërbime mirëmbajtjeje baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose píkat e autorizuara të shërbimit të klientit.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Udhëzimet e sigurisë për bateritë dhe karikuesit e baterive - 3

Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, duke përfshirë ekspozimin për një kohë të gjatë ndaj rrezeve të diellit, zjarrit, papastërtisë, ujit dhe lagështisë.

Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.

→ Përdoreni dhe mbajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti midis - 20 °C dhe + 50 °C.
Për shembull, mos e lini baterinë në makinë gjatë stinës së verës. Në temperatura < 0 °C, performanca mund të ulet në varësi të pajisjes.
→ Karikojeni baterinë vetëm në temperatura ambienti midis 0 °C dhe + 45 °C.

Karikimi me temperatura jashtë këtij diapazoni mund të dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun për zjarr.

→ Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para se ta karikoni apo ta magazinoni.

1.3.3 Udhëzime shtesë për sigurinë elektrike

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Udhëzime shtesë për sigurinë elektrike - 1

RREZIK!

Rrezik për arrest kardiak!

Produkti dhe ndaluesi radio gjenerojnë një fushë elektromagnetike gjatë funksionimit. Kjo fushë elektromagnetike mund të ndikojë në funksionalitetin e implanteve mjekësore aktive ose pasive (p. sh. stimuluesit kardiakë), gjë e cila mund të rezultojë në lëndime të rënda ose vdekje.

→ Konsultohuni me mjekun tuaj dhe me prod- huesin e implantit përpara përdorimit të këtij produkti.

1.3.4 Udhëzime të tjera për sigurinë personale

→ Ndiqni të gjitha udhëzimet kur pastroni materiale të grumbulluara nga motosharra, kur e vendosni në ruajtje ose kur kryeni procedurat e mirëmbajtjes. Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur dhe bateria e hequr. Ndezja e paqëllimshme e motosharrës gjatë pastrimit të materialeve të grumbulluara ose gjatë mirëmbajtjes mund të shkaktojë lëndime të rënda.

Pajisjet mbrojtëse personale [Fig. S1]:

Gjatë përdorimit të kësaj motosharre, përdoruesi duhet të mbajë veshur veshjet mbrojtëse të përshtatshme si në vijim:

– Veshje mbrojtëse të puthitura mirë pas trupi,
– Këpucë sigurie me sholla të palëvizshme, me majë rezistente ndaj goditjeve dhe mbrojtje ndaj prerjeve,
– Doreza me mbrojtje ndaj prerjeve (doreza mbrojtëse),
– Syze mbrojtëse ose një mburojë për fytyrën,
– Mbrojtëse veshësh,
– Helmetë mbrojtëse (në rast rreziku për shkak të objekteve që bien).

Pajisjet mbrojtëse personale mund të merren nga tregtarët e specializuar të përshtatshëm.

2. MONTIMI

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - MONTIMI - 1

RREZIK!

Zinxhirët e sharrave mund të shkaktojnëprerje

Nëse produkti ndizet aksidentalisht, personat në afërsi mund të lëndohen nga zinxhiri i sharrës.

→ Hiqeni baterinë para se të montoni produktin.
→ Vishni doreza mbrojtëse.

2.1 Fusha e furnizimit

Nr. i artikullit14790-20Nr. i artikullit14790-55
Motosharrëme baterixx
Siguresae zinxhiritxx
Karikuesi ibaterisëx-
Bateri (4,0 Ah) x -
Manuali i përdorimitxx

2.2 Çelësi [Fig. A1]

1 Siguresa e përparme e dorës7 Kapaku i ingranazhit13 Gjuhëza e kapakut
2 Siguresa e zinxhirit8 Siguresa e pasme e dorës14 Tendosësi i zinxhirit
3 Mbështetësi i dhëmbëzuar9 Doreza e pasme15 Kapaku i depozitës së vajit
4 Shufra udhëzuese10 Leva e ndez- jes16 Treguesi i nivelit të vajit
5 Zinxhiri i sharrës11 Doreza e për- parme18 Bateria
6 Kapësi i zinxhirit12 Kyçësi i çelë- sit ndezur19 Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë në produkt

2.3 Vendosja e zinxhirit të sharrës [Fig. A2/A3]

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Vendosja e zinxhirit të sharrës [Fig. A2/A3] - 1

RREZIK!

Lëndim!

Ekziston rreziku për lëndim nga zinxhiri i sharrës ose shufra udhëzuese e gabuar.

→ Përdorni vetëm zinxhirë sharre dhe shufra udhëzu-ese GARDENA.

Mund të merrni pjesë këmbimi për art. 14790 nga tregtari juaj i produkteve GARDENA ose direkt nga shërbimi i GARDENA.

• Zinxhir sharre GARDENA art. 14790-00.600.24
• Shufra udhëzuese GARDENA art. 14790-00.690.00

  1. Vendosni zinxhirin e sharrës mbi një sipërfaqe të qën- drueshme.
  2. Rrotulloni gjuhëzën e kapakut ⑬ në drejtimin e kundërt të akrepave të orës derisa të rrotullohet lehtësisht.
  3. Hiqni kapakun e ingranazhit ⑦.
  4. Mbani fort shufrën udhëzuese ④ dhe rrotulloni tendosësin e zinxhirit ⑱ në drejtimin e kundërt të akrepave të orës sa më shumë të mundeni.
  5. Kushtojini vëmendje drejtimit në të cilin lëviz zinxhiri i sharrës ⑤. Ana e mprehtë e dhëmbëzave të sharrës duhet të jetë e drejtuar përpara në pjesën e sipërme ④ të shufrës udhëzuese (shihni shkrimin për “Power For All 18 V” te shufra udhëzuese ④).

  6. Filloni te maja e shufrës udhëzuese. Vendosni zinxhirin e sharrës ⑤ përreth shufrës udhëzuese④. Teksa e bëni këtë, drejtoni dhëmbëzat e poshtme n të zinxhirit të sharrës ⑤ brenda në fole⑨ në shufrën udhëzuese ④.

  7. Vendosni zinxhirin e sharrës ⑤ rreth ingranazhit në mënyrë që ⑲ dhëmbëzat e poshtme ⑪ të zinxhirit të sharrës ⑤ të fiksohen në ⑲ hapësirat e ingranazhit.
  8. Rrëshqitni shufrën udhëzuese ④ në vidën mbajtëse ⑳.
  9. Sigurohuni që asnjë dhëmbëz e poshtme e n zinxhirit të sharrës ⑤ të mos jetë jashtë folesë ⑨ së shufrës udhëzuese.
  10. Rrotulloni tendosësin e zinxhirit ^18 në drejtimin e akrepave të orës derisa zinxhiri i sharrës ^5 të jetë lehtësisht i tendosur në shiritin udhëzues ^4 .
  11. Si fillim, vendosni grepin ① e kapakut të ingranazhit ⑦ në motosharrë dhe më pas shtyjeni kapakun e ingranazhit ⑦ në motosharrë.
  12. Rrotulloni gjuhëzën e kapakut ⑬ në drejtimin e akrepave të orës derisa të jetë mbërthyer fort.
  13. Shtrëngoni zinxhirin e sharrës ⑤ (Shihni “2.4 Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës”).

2.4 Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës [Fig. A4]

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës [Fig. A4] - 1

RREZIK!

Rrezik djegieje

Zinxhiri i sharrës dhe shufra udhëzuese nxehen gjatë përdorimit.

→ Mos e shtrëngoni zinxhirin e sharrës menjëherë pas përdorimit.
→ Prisni derisa zinxhiri i sharrës të jetë ftohur.

Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës siç duhet nënkupton që ⑤ prerja do të përmirësohet dhe do të ketë më shumë jetëgjatësi.

  • Një zinxhir sharre i shtrënguar tej mase ⑤ mund të mbingarkojë motorin dhe të shkaktojë dëmtim.
  • Një zinxhir sharre i patendosur ⑤ mund të bëjë që zinxhiri i sharrës të dalë jashtë ⑤shufrës udhëzuese ④.
    → Për këtë arsye, kontrollojeni tendosjen e zinxhirit rregullisht (përafërsisht çdo 10 minuta), pasi zinxhiri mund të lirohet gjatë përdorimit.

→ Duke qenë se a ^5 është i ri, kontrolloni tendosjen e zinxhirit në inter vale më të shkurtra përdorimi (çdo disa minuta).

  1. Kontrolloni në zinxhiri i sharrës është i mprehur siç duhet (shihni “4.1 Mprehja e zinxhirit të sharrës”).
  2. Zhvidhoseni gjuhëzën e kapakut ⑬ në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa tendosësi i zinxhirit ⑭ të mund të rrotullohet.
  3. Rrotulloni tendosësin e zinxhirit ⑭ në drejtimin e akrepave të orës derisa zinxhiri i sharrës ⑤ të jetë lehtësisht i tendosur në shiritin udhëzues ④ (mbajeni gjuhëzën e kapakut të fiksuar ndërkohë që ⑬ e bëni këtë).
  4. Kontrolloni tendosjen e zinxhirit:

Tërhiqeni zinxhirin e sharrës ⑤ kundrejt shufrës udhëzuese ④ (hapësira duhet të jetë përafërsisht 2 – 3 mm).

  1. Tendosja e zinxhirit është shumë e ulët

(hapësira është më e madhe se 3 mm): Rrotulloni tendosësin e zinxhirit ⑭ në drejtimin e akrepave të orës

(duke e mbajtur majën e shufrës udhëzuese me drejtim për lart).

Tendosja e zinxhirit është shumë e lartë (hapësira është më e vogël se 2 mm): Rrotulloni tendosësin e zinxhirit ⑭ në drejtimin e kundërt të akrepave të orës (duke e mbajtur majën e shufrës udhëzuese me drejtim për lart).

  1. Nëse zinxhiri i sharrës ⑤ është fiksuar siç duhet: Rrotulloni gjuhëzën e kapakut⑬ në drejtimin e akrepave të orës derisa të jetë mbërthyer fort.
  2. Më pas, kontrolloni nëse zinxhiri i sharrës ⑤, shufra udhëzuese ④ dhe kapaku i ingranazhit ⑦ janë fiksuar siç duhet dhe nëse zinxhiri i sharrës ⑤ është tendosur siç duhet.

2.5 Lubrifikimi i zinxhirit të sharrës

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Lubrifikimi i zinxhirit të sharrës - 1

RREZIK!

Zinxhirët e këputur të sharrave mund të shkaktojnë lëndime

Mungesa e lubrifikimit e shufrës udhëzuese mund të shkaktojë këputjen e zinxhirit duke rezultuar në lëndime të rënda.

→ Hidhni një sasi të mjaftueshme vaji për zinxhirin në motosharrë.
→ Kontrolloni nëse sistemi i lubrifikimit me vaj është funksional.

Vaj i miratuar për zinxhirin:

Vaji organik për zinxhirin nuk është i përfshirë në përmbajtjen e dërgesës.

Ne rekomandojmë të përdorni vetëm vaj biologjik për zinxhirët “GARDENA” art. nr. 6006 ose vaj të biodegradueshëm për zinxhirë nga shitësit e specializuar.

2.5.1 Shtimi i vajit për zinxhirin [Fig. A5]

Nëse niveli i vajit te treguesi i nivelit të vajit ⑯është më i ulët se MIN, mbusheni me vaj të ri për zinxhirin.

  1. Zhvidhosni kapakun e depozitës së vajit ⑮.
  2. Hidheni vajin e zinxhirit në grykën e mbushjes ⑰ derisa treguesi i nivelit të vajit ⑱ të tregojë që është mbushur plot. Bëni kujdes që të mos e derdhni vajin e zinxhirit në motosharrë (nëse kjo ndodh, pastrojeni mirë motosharrën dhe grykën e mbushjes).
  3. Vidhosni kapakun e depozitës së vajit ⑮sërish në grykën e mbushjes⑰.

2.5.2 Kontrolli i sistemit të lubrifikimit me vaj [Fig. S2]

  1. Drejtojeni shufrën udhëzuese drejt një sipërfaqeje të lehtë për prerjen e drurit në një distancë prej përafërsisht 20 cm.
  2. Ndizni motosharrën (shihni "3.4.1 Ndezja e motosharrës").
    Pas një minute punë, sipërfaqja e prerjes së drurit duhet të tregojë shenja të dukshme vaji ⑳.

3. PËRDORIMI

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - PËRDORIMI - 1

RREZIK!

Zinxhirët e sharrave mund të shkak-tojnë prerje

Nëse produkti ndizet aksidentalisht, personat në afërsi mund të lëndohen nga zinxhiri i sharrës.

→ Hiqni baterinë përpara se të kontrolloni ose transportoni produktin.
→ Vishni pajisje mbrojtëse personale.

3.1 Karikimi i baterisë [Fig. O1/O2/O3]

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Karikimi i baterisë [Fig. O1/O2/O3] - 1

KUJDES!

Dëmtimi i pronës.

Nëse tensioni i burimit të energjisë nuk përputhet me specifikimet në pillakën e specifikimeve të karikuesit të baterisë, karikuesi i baterisë mund të dëmtohet.

→ Vini re tensionin e rrjetit.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Dëmtimi i pronës. - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi.

Mund t'ju ngecin gishtat kur vendosni baterinë.

→ Kini kujdes gishtat.

Falë procesit inteligjent të karikimit, gjendja e karikimit të baterisë dallohet automatikisht dhe karikohet me rrymën përkatëse optimale në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë. Në këtë mënyrë bateria mbrohet me kujdes dhe mbahet përherë e karikuar plotësisht kur ruhet në karikues.

  1. Shtypni butonin e lëshimit Ⓐ dhe hiqni baterinë Ⓑ nga mbajtësja e baterisë Ⓓ.
  2. Lidhni karikuesin e baterisë © me një prizë elektrike.
  3. Rrëshqitni karikuesin e baterisë © në bateri®. Nëse treguesi i karikimit të baterisë ℒ te karikuesi i baterisë pulson me ngjyrë të gjelbër, bateria po karikohet. Nëse treguesi i karikimit të baterisë ℒ te karikuesi i baterisë ndriçon vazhdimisht me ngjyrë të gjelbër, bateria është plotësisht e karikuar (koha e karikimit, shihni 7. TË DHËNAT TEKNIKE).
  4. Kontrolloni rregullisht nivelin e karikimit gjatë karikimit.
  5. Kur të jetë Ⓑ plotësisht e karikuar, bateria mund të shkëputet nga karikuesi i baterisë©

3.2 Domethënia elementeve të ekranit

3.2.1 Treguesi i karikimit të baterisë në karikuesin e baterisë [Fig. O3]

Pulsimi i treguesit të karikimit të baterisë ①

Cikli i karikimit sinjalizohet nëpërmjet pulsimit të treguesit të karikimit të baterisë ①.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Treguesi i karikimit të baterisë në karikuesin e baterisë [Fig. O3] - 1

Shënim: Procesi i karikimit është i mundur vetëm kur temperatura e baterisë është brenda diapazonit të lejuar të temperaturës së karikimit, shihni 7. TË DHËNAT TEKNIKE.

Treguesi i kari- kimit të baterisë tregon një dritë të vazhdu- eshme ①c

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Treguesi i karikimit të baterisë në karikuesin e baterisë [Fig. O3] - 2

Drita e vazhdueshme në treguesin e karikimit të baterisë (L) sinjalizon që bateria është karikuar plotësisht ose që temperatura e baterisë është përtej diapazonit të lejuar të temperaturës së karikimit dhe rrjedhimisht nuk mund të karikohet. Sapo të arrihet diapazoni i lejuar i temperaturës, bateria karikohet.

Nëse bateria nuk është e vendosur, drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon lc që spina është e futur në prizën elektri- ke dhe që karikuesi i baterisë është gati për t'u përdorur.

3.2.2 Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Ⓓ te produkti [Fig. O4/A1]

Pas ndezjes së produktit, treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Ⓟ shfaqet për 5 sekonda.

Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisëGjendja e karikimit të baterisë
11, 12 dhe 13 ndriçojnë me ngjyrë të gjelbër67–100% e karikuar
11 dhe 12 ndriçojnë me ngjyrë të gjelbër34–66% e karikuar
11 ndriçon me ngjyrë të gjelbër11–33% e karikuar
11 pulson me ngjyrë të gjelbër0–10% e karikuar

Nëse drita LED Ⓛ pulson me ngjyrë të gjelbër, bateria duhet të karikohet.

Nëse drita LED e defekteve ⓤndizet ose pulson, shihni 6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE.

3.3 Pozicioni i punës [Fig. S2]

→ Mbajeni motosharrën në pozicion të ngritur me dorën tuaj të majtë në dorezën e përparme ⑪ dhe dorën e djathtë në dorezën e pasme ⑨.

3.4 Ndezja/fikja e motosharrës [Fig. A1/O1/S2]

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Ndezja/fikja e motosharrës [Fig. A1/O1/S2] - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

Rrezik lëndimi nëse produkti nuk fiket kur lëshohet leva e ndezjes.

→ Mos e neutralizoni mekanizmin e sigurisë ose çelësat.
→ Për shembull, mos e fiksoni levën e ndezjes në dorezë.
→ Mos bëni në produkt asnjë ndryshim që nuk përmendet në këtë manual.

3.4.1 Përpara se të filloni

  1. Kontrolloni nëse zinxhiri i sharrës është ⑤ mprehur siç duhet (shihni “4.1 Mprehja e zinxhirit të sharrës”).

  2. Kontrolloni nëse zinxhiri i sharrës është ⑤ shtrënguar siç duhet (shihni “2.4 Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës [Fig. A4]”).

  3. Kontrolloni që të ketë mjaftueshëm vaj për zinxhirin në depozitë (shihni "2.5.1 Shtimi i vajit për zinxhirin [Fig. A5]).

3.4.2 Ndezja e motosharrës

Produkti éshtë i pajisur me një pajisje sigurie për të dyja duart (leva e ndezjes ⑩ dhe kyçësi i çelësit të ndezur ⑫) e parandalojnë produktin të ndizet në mënyrë të paqël-limshme.

  1. Tërhiqni siguresën e zinxhirit ② kundrejt shufrës udhëzuese④.
  2. Fusni baterinë Ⓑ te mbajtësja e baterisë Ⓓ derisa të dëgjoni një tingull kërcitës.
  3. Mbajeni motosharrën në pozicion të ngritur me dorën tuaj të majtë në dorezën e përparme ⑪ dhe dorën e djathtë në dorezën e pasme ⑨.
  4. Nëse doreza e frenës së zinxhirit ① është aktive, çaktivizoni dorezën e frenës së zinxhirit①.
  5. Shtyni kyçësin e çelësit ndezur ⑫ përpara dhe tërhiqni levën e ndezjes ⑩ drejt dorezës së pasme ⑨. Motosharra ndizet.
  6. Kontrolloni nëse sistemi i lubrifikimit me vaj është funksional përpara se të përdorni motosharrën (shihni “2.5.2 Kontrolli i sistemit të lubrifikimit me vaj [Fig. A6]”).

3.4.3 Ndalimi i motosharrës

  1. Lëshoni levën e ndezjes ⑩. Motosharra ndalon.
  2. Prisni që zinxhiri i sharrës ⑤ të ndalojë së lëvizuri.
  3. Aktivizoni dorezën e frenës së zinxhirit ①.
  4. Hiqni baterinë Ⓑ.
  5. Rrëshqitni siguresën e zinxhirit ② sipër shufrës udhëzuese ④.
  6. Rrotulloni tendosësin e zinxhirit ⑭ në drejtim të kundërt të akrepave të orës me një rrotullim për të shtendosur zinxhirin e sharrës.

Zinxhiri i sharrës shkurtohet ndërkohë që ftohet. Kjo parandalon që zinxhiri i sharrës të dëmtohet teksa ftohet.

3.5 Transportimi i motosharrës [Fig. A1/S3]

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Transportimi i motosharrës [Fig. A1/S3] - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi

Nëse motosharra është gati për përdorim dhe mbahet nga doreza e pasme ⑨ duke përdorur vetëm çelësat e fikjes dhe ndezjes, është e mundur që çelësi i ndezjes ⑫ dhe leva e ndezjes të aktivizohen ⑩ aksidentalisht në të njëjtën kohë dhe që motosharra të ndizet.

→ Transportojeni motosharrën vetëm duke e mbajtur te doreza e përparme⑪.

  1. Aktivizoni dorezën e frenës së zinxhirit ①.
  2. Rrëshqitni siguresën e zinxhirit ② sipër shufrës udhëzuese ④.
  3. Hiqni baterinë Ⓑ.

  4. Transportojeni motosharrën duke e mbajtur te doreza e përparme ⑪.

3.6 Udhëzime për sharrimin

3.6.1 Sharrimi në këmbalec [Fig. S4]

Rekomandojmë që përdoruesit fillestarë të praktikohen të paktën me prerjen e materialeve drusore të rrumbullakëta mbi një këmbalec ②ose platformë.

Kjo është mënyra më e sigurt për ta përdorur motosharrën.

  1. Nëse është e mundur, fiksoni materialin drusor te këmbaleci.
  2. Më pas sharroni nga lart poshtë. Sigurohuni që të qëndroni mbi një sipërfaqe solide.

3.6.2 Përdorimi i mbështetëses së dhëmbëzuar [Fig. A1]

Nëse është e mundur, përdorni mbështetësen e dhëmbë-zuar ③ për të bërë prerje të sigurta.

→ Për ta bërë këtë, shtyjeni mbështetësen e dhëmbëzuar ③ te lëvorja ose sipërfaqja e trungut në mënyrë që të mund ta kontrolloni motosharrën më lehtësisht.

3.6.3 Sharrimi i degève

Kur sharroni degë, sigurohuni që personat e tjerë të mos jenë të ekspozuar ndaj rrezikut, që të mos goditet asnjë linjë elektrike dhe që të mos shkaktohet asnjë dëmtim në pronë.

Nëse një degë bie në kontakt me një linjë elektrike, informoni menjëherë kompaninë e shërbimit të energjisë.

Kur jeni duke sharruar në një sipërfaqe të pjerrët, përdo- ruesi i motosharrës duhet të vendoset në terrenin sipër degës që do të pritet pasi dega ka të ngjarë të rrotullohet ose rrëshqasë poshtë pas prerjes.

Planifikoni një rrugëdalje përpara se të sharroni, dhe pas- trojeni atë nëse është e nevojshme.

Përpara se të sharroni, kontrolloni pjerrësinë natyrale të pemës, vendndodhjen e degëve më të mëdha dhe drejtimin e erës për të vlerësuar drejtimin në të cilin do të bjerë dega.

Pastroni papastërtitë, gurët, lëvoret e varura, gozhdët, kapëset dhe telat nga dega.

3.6.4 Çdegëzimi [Fig S5]

Çdegëzim do të thotë heqje e degëve nga një pemë e prerë. Gjatë çdegëzimit, mos prisni në fillim degët më të mëdha, të drejtuara për poshtë që mbështesin pemën. Hiqni degët më të vogla, siç tregohet në Fig. S5, me një prerje. Degët që janë nën tension duhet të priten nga poshtë lart për të parandaluar bilokimin e motosharrës.

3.6.5 Copëzimi [Fig. S6/S7/S8/S9]

Copëzim do të thotë prerja në seksione e një peme tashmë të rrežuar. Sigurohuni që të qëndronin mbi një sipërfaqe solide dhe shpërndajeni peshën trupore në mënyrë të barabartë te të dyja këmbët. Nëse është e mundur, trungu duhet të jetë i mbështetur dhe i fiksuar në vend nga degët, trarët ose pykat. Ndiqni udhëzimet te “3.6.1 Sharrimi në këmbalec [Fig. S4]”.

Nëse e gjithë gjatësia e trungut të pemës është shtrirë një-trajtësisht, siç tregohet në Fig. S6, sharrojeni nga sipër. Nëse trungu i pemës po mbështetet në njërin skaj, siç tre- gohet në Fig. S7, sharroni si fillim një të tretën e diametrit të trungut nga pjesa e poshtme, dhe më pas prisni pjesën e mbetur nga sipër në nivelin e prerjes së poshtme.

Nëse trungu i pemës është mbështetur në të dyja skajet, siç tregohet në Fig. S8, sharroni si fillim një të tretën e diametrit të trungut nga sipër, më pas prisni dy të tretat nga poshtë në nivelin e prerjes së sipërme.

Kur sharroni në pjerrësi, qëndroni gjithmonë sipër trungut të pemës, siç tregohet në Fig. S9. Për të mbajtur kontroll të plotë në momentin e prerjes së trungut, reduktoni presionin për poshtë drejt fundit të prerjes duke mbajtur të shtrën-guar fort dorezat e motosharrës. Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos prekë përtokë. Pasi të keni përfunduar prerjen, prisni derisa zinxhiri i sharrës të ndalojë para se të hiqni motosharrën. Gjithmonë fikeni motorin e motosharrës para se të kaloni nga një pemë te tjetra.

4. MIRËMBAJTJA

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - MIRËMBAJTJA - 1

RREZIK!

Zinxhirët e sharrave mund të shkak-tojnë prerje

Nëse produkti ndizet aksidentalisht, personat në afërsi mund të lëndohen nga zinxhiri i sharrës.

→ Hiqeni baterinë para se të kryeni shërbimin e produktit.

→ Vishni doreza mbrojtëse.

4.1 Kontrolli i mprehtësisë së zinxhirit të sharrës [Fig. A4]

Nëse performanca e prerjes përkeqësohet ose dhëmbëzat ① janë më të shkurtra se 3 mm, zinxhiri i sharrës duhet të zëvendësohet.

Motosharra me bateri mund të përdoret në mënyrë efikase vetëm nëse zinxhiri i sharrës është në gjendje të mirë dhe i mprehtë. Kjo redukton gjithashtu rrezikun e zmbrapsjes.

Zinxhiri i sharrës mund të mprihet nga çdo tregtar i specializuar. Mos u përpiqni ta mprihni zinxhirin e sharrës vetë nëse nuk keni mjetet e posaçme dhe përvojën e nevojshme.

→ Dërgojeni zinxhirin e sharrës për ta mprehur te një tregtar i specializuar.

4.2 Pastrimi i motosharrës

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Pastrimi i motosharrës - 1

RREZIK!

Rrezik lëndimi!

Rrezik lëndimi dhe rrezik dëmtimi ndaj produktit.

→ Mos përdorni ujë ose rrymë uji (veçanërisht rrymë uji me presion të lartë) për të pastruar produktin.
→ Mos pastroni me kimikate, duke përfshirë benzinën ose tretësit. Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.

Foletë e qarkullimit të ajrit duhet të jenë gjithnjë të pastra.

  1. Përdorni një leckë të njomur për të pastruar motosharrën.

  2. Pastroni hapësirat e ventilimit ② duke përdorur një furçë të butë (mos përdorni kaçavidë).

  3. Pastroni të gjitha pjesët e lëvizshme pas çdo përdorimi

4.3 Pastrimi i baterisë dhe karikuesit të baterisë

Sipërfaqja dhe kontaktet e baterisë dhe karikuesi i baterisë duhet të jenë të pastra dhe të thata para lidhjes së baterisë me karikuesin e baterisë.

→ Mos përdorni ujë të rrjedhshëm.

4.3.1 Pastrimi i baterisë

Mos përdorni substanca kimike për të pastruar baterinë.

→ Përdorni një furçë të butë, të pastër dhe të thatë për të pastruar herë pas herë foletë e ajrosjes dhe kontaktet e baterisë.

4.3.2 Pastrimi i karikuesit të baterisë

→ Përdorni një leckë të butë dhe të thatë për të pastruar kontaktet dhe pjesët plastike.

5. MAGAZINIMI

5.1 Fikja

Produkti duhet të ruhet larg fëmijëve.

  1. Rrëshqitni siguresën e zinxhirit ② sipër shufrës udhëzuese ④.
  2. Hiqni baterinë Ⓑ.
  3. Karikimi i baterisë (shihni "3.1 Karikimi i baterisë [Fig. O1/O2/O3]).
  4. Pastroni motosharrën, baterinë dhe karkikuesin e baterisë (shihni "4. Mirëmbajtja").
  5. Ruajeni motosharrën, baterinë dhe karikuesin e bate- risë në një mjedis të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngricave.

6. NDREQJA E GABIMEVE

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - NDREQJA E GABIMEVE - 1

RREZIK!

Zinxhirët e sharrave mund të shkaktojnëprerje

Nëse produkti ndizet aksidentalisht, personat në afërsi mund të lëndohen nga zinxhiri i sharrës.

→ Hiqni baterinë përpara procedurës së zgjidhjes së problemeve lidhur me defektet e produktit.
→ Vishni doreza mbrojtëse.

6.1 Tabela e gabimeve

Problemi Shkaku i munds-hëmZgjidhja
Prerja nuk është precizeZinxhiri i sharrës është i dëmtuar ose i konsumuar.→ Zëvendësoni zinxhirin e shar-rës ose dërgojeni për ta mprehur.
Problemi Shkaku i munds-hëmZgjidhja
Koha e funksioni-mit është shumë e shkurtërZinxhiri i sharrës është shumë i tendosur.→ Kontrolloni ten-dosjen e zinxhi-rit.
Motosharra nuk ndalonLeva e ndezjes ka ngecur.→ Hiqeni baterinë dhe lironi levën e ndezjes.
Motosharra nuk ndizet ose ndalon.Drita LED L1 pul-son me dritë të gjelbër [Fig. 04]Bateria është bosh. → Karikoni baterinë.
Motosharra nuk ndizet ose ndalon.Drita LED e defek-teve Wndriçon me ngjyrë të kuqe [Fig. 04]Temperatura e baterisë është përtej diapazonit të lejuar.→ Prisni derisa temperatura e baterisë të ketë rënë midis 0°C dhe + 45°C.
Midis poleve të baterisë ka pika uji ose lagështi.→ Hiqni pikat e ujit ose lagështinë me një leckë të thatë.
Motori është blloku-ar nga një pengesë.→ Hiqeni penge-sën.
Motosharra nuk ndizet ose ndalon.Drita LED e defek-teve Wpulson me ngjyrë të kuqe [Fig. 04]Motosharra ka defekt.→ Kontaktoni shërbimin "GARDENA".
Motosharra nuk ndizet ose ndalon.Drita LED e defekteve Wnuk ndizet [Fig. 04]Doreza e frenës së zinxhirit është aktive.→ Çaktivizoni dore-zën e frenës së zinxhirit.
Bateria është me defekt.→ Zëvendësoni baterinë.
Motosharra ka defekt.→ Kontaktoni shërbimin "GARDENA".
Procesi i kariki-mit nuk është i mundur.Treguesi i karikimit të baterisë Lndizet vazhdimishtme ngjyrë të gjelbërBateria nuk është vendosur siç duhet në karikuesin e baterisë.→ Vendosni siç duhet baterinë te karikuesi i baterisë.
Kontaktet e baterisë janë të ndotura→ Pastroni kontak-tet e baterisë (p. sh. duke e futur dhe nxjerrë disa herë baterinë). Zëven-dësoni baterinë nèse është e nevojshme.)
Temperatura e baterisë është përtej diapazonit të lejuar.→ Prisni derisa temperatura e baterisë të ketë rënë midis 0°C dhe + 45°C.
Bateria është me defekt.→ Zëvendësoni baterinë.
ProblemiShkaku i munds-hëmZgjidhja
Procesi i kariki-mit nuk është i mundur.Treguesi i kariki-mit të baterisë ^1c nuk ndizetSpina elektrike e karikuesit të baterisë nuk është futur siç duhet në prizë.→ Fusni plotësisht spinën e rrjetit në prizën elektrike.
Priza, kablloja ose karikuesi kanë defekt.→ Kontrolloni ten-sionin e rrjetit.→ Nëse nevojitet, kontrolloni karikuesin nga një tregtar i speciali-zuar dhe i autorizuar ose nga shërbimi i GARDENA.

SHËNIM:

Riparimet duhet të kryhen vetëm nga sektorët e shërbimit të GARDENA ose tregtarët e specializuar të miratuar nga GARDENA.

→ Kontaktoni qendrën tuaj të shërbimit GARDENA në rast defektesh të tjera (shikoni pjesën mbrapa).

Motosharrë me bateri Njësia Vlera (art. nr. 14790)
Shpejtësia e zinxhirit në gjendje të qetëm/s8
Gjatësia e shufrës udhëzuesemm250
Lloji i zinxhirit të sharrësOregon 90PX040X
Lloji i shufrës udhë- zueseOregon 104MLEA041
Trashësia e dhëmbë- zave të poshtmemm1,1
Vëllimi i depozitës së vajitml 150
Pesha (pa zinxhirin e sharrës, shufrën udhëzuese, kapakun e shufrës udhëzuese, vajin, baterinë)kg 3,3
Tendosja e zinxhirit pa vegla (SDS)x
Lubrifikimi automatik i zinxhiritx
Niveli i presionit të tingullit L_pA^1) dB(A)87
Toleranca k_pA dB(A)3
Niveli i zhurmës së fuqisë së tingullit L_WA^2) :
matur/garantuardB(A)99 / 101
Toleranca k_WA dB(A)3
Motosharrë me bateri Njësia Vlera (art. nr. 14790)
Dridhja e dorës dhe krahut _vhw^1) m/s ^2 3
Toleranca k_vhw m/s ^2 1,5
Metodat e matjes sipas:1-EN IEC 62841-4-1 2-RL 2000/14/EC / S.I. 2001 Nr.1701
Bateria e sistemit PBA 18 V 4,0 Ah W-BNjësia Vlera (art. nr. 14905)
Tensioni i baterisë V (DC) 18
Kapaciteti i baterisë Ah 4,0
Numri i pilave (jone litiumi)10
Karikues baterie të përshtatshëm me sistem "POWER FOR ALL"AL 1810 CV/AL 1815 CV/AL 18V-20/AL 1830 CV/AL 1880 CV
Karikuesi i baterisë së sistemit AL 18V-20 P4ANjësia Vlera (art. nr. 14911)
Tensioni i rrjetit V (AC) 220-240
Frekuenca e rrjetit Hz 50-60
Fuqia nominale W 26
Tensioni i karikimit të baterisëV (DC) 18
Rryma maksimale e karikimit të baterisëmA 1000
Koha e karikimit të baterisë (përafërsisht)PBA 18 V 2,0 Ah W-Bmin.115
PBA 18 V 2,5 Ah W-Bmin.136
PBA 18 V 4,0 Ah W-Cmin.228
Diapazoni i lejuar i temperaturës së karikimit°C 0-35
Pesha kg 0,17
Klasa e mbrojtjes☐/II
Bateri PBA 18 V të përshtatshme për sistemin "POWER FOR ALL"PBA 18V

8. AKSESORË/PJESËT KËMBIMI

Zinxhir sharre GARDENAPër të zëvendësuar një zinxhir sharre të konsumuar.Artikulli 14790-00.600.24
Shufra udhëzuese GARDENAPër të zëvendësuar një shufër udhëzuese të konsumuar.Artikulli 14790-00.690.00
Vaj biologjik për zinxhirë GARDENAVaj për të lubrifikuar zinxhirinArtikulli 6006
Bateri sistemiGARDENAP4A PBA 18V/45P4A PBA 18V/72Bateri për kohëzgjatjetë shtuar ose përzëvendësim.Artikulli 14903Artikulli 14905
Karikues i shpejtëGARDENAPër karikimin e shpejtëtë baterisë së sistemit"POWER FOR ALL"PBA 18 V..W-..Artikulli 14901

9. GARANCIA/SERVISI

9.1 Regjistrimi i produktit

Regjistrojeni produktin tuaj te gardena.com/registration.

9.2 Servisi

Ju lutemi t'i gjeni detajet aktuale të kontaktit me shërbimin tonë në faqen e pasme dhe online:

10.1. Asgjësimi i zinxhirit të sharrës

(në përputhje me Direktivën 2012/19/BE / S.I. 2013, nr. 3113)

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Asgjësimi i zinxhirit të sharrës - 1

Produkti nuk duhet të asgjësohet me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Ai duhet të asgjësohet sipas rregulloreve lokale mje-disore.

E RËNDËSISHME!

→ Asgjësojeni produktin përmes qendrës suaj lokale të grumbullimit për riciklim.

10.2. Asgjësimi i baterisë

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Asgjësimi i baterisë - 1

Bateria përmban pila me jone litiumi që duhet të asgjësohen veçmas nga mbeturinat e zakonshme shtëpiake pas daljes nga përdorimi.

  1. Shkarkoni plotësisht pilat me jone litiumi (kontaktoni shërbimin „GARDENA“ për këtë).
  2. Sigurohuni që kontaktet e pilave me jone litiumi të mos bëjnë qark të shkurtër duke vendosur ngjitës mbi to.
  3. Asgjësojini siç duhet pilat me jone litiumi nëpërmjet qendrës suaj lokale të grumbullimit për riciklim.

sr Baterijska otorna testera PowerSaw 250/18V P4A

Originalna uputstva

  1. BEZBEDNOSNA UPUTSTVA....278
  2. SKLAPANJE 283
  3. RUKOVANJE....284
  4. ODRŽAVANJE....286
  5. SKLADIŠTENJE .....287
  6. OTKLANJANJE GREŠAKA .....287
  7. TEHNIČKI PODACI .....288
  8. OPREMA / REZERVNI DELOVI .....288
  9. GARANCIJA/SERVIS....289
  10. ODLAGANJE U OTPAD....289

1. BEZBEDNOSNA UPUTSTVA

1.1 Simboli na proizvodu

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simboli na proizvodu - 1

→ Pročitajte korisničko uputstvo.

GARDENA PowerSaw 250/18V P4A - Simboli na proizvodu - 2

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : PowerSaw 250/18V P4A

Kategori : Sharrë