EasyCut 45/18V - Gërshërë për gjelbërim GARDENA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EasyCut 45/18V GARDENA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth EasyCut 45/18V GARDENA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Gërshërë për gjelbërim në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EasyCut 45/18V - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EasyCut 45/18V e markës GARDENA.
MANUAL I PËRDORUESIT EasyCut 45/18V GARDENA
sq Manual përdorimi 222 Prerëse ligustrash elektrike
sr Uputstvo Za Upotrebu 231 Električne makaze za živicu
Manuali origjinal i përdorimit
- UDHËZIMET E SIGURISË .... 222
- PËRSHKRIMI | PRODUKTIT ..... 227
- INSTALIMI....227
- PËRDORIMI 227
- MIRËMBAJTJA 228
- MAGAZINIMI....229
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ..... 229
- TË DHËNAT TEKNIKE....230
- AKSESORËT/PJESËT REZERVË....230
10.SERVISI 230
11.ASGJËSIMI....230
1. UDHËZIMET E SIGURISË
1.1 Simbolet në produkt

→ Lexoni manualin e përdorimit.

RREZIK!
→ Mbajini duart larg thikës.

→ Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut.

→ Vishni syze mbrojtëse dhe mbrojtëse dëgjimi.

RREZIK!
→ Hiqeni baterinë para pastrimit ose mirëmbajtjes.
1.2 Udhëzime të përgjithshme sigurie
1.2.1 Udhëzime të përgjithshme sigurie për pajisjen

RREZIK!
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
→ Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet që vijnë me këtë pajisje.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzi-met për të ardhmen.
Termi “pajisje” i përdorur në pjesën e paralajmërimeve u referohet pajisjeve që ushqehen me
energji elektrike nga rrjeti (me kordon ushqyes) dhe pajisjeve që ushqehen me bateri (pa kordon ushqyes).
1) Siguria në vendin e punës
a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksi-dente.
b) Mos i përdorni pajisjet në atmosfera shpërthyese, si p.sh. në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të ndezshme. Pajisjet gjenerojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë përdorimit të pajisjes.
Nëse shpërqendroheni mund të humbisni kontrollin e pajisjes.
2) Siguria elektrike
a) Spinat e furnizimit me energji të pajisjes duhet të përshtaten me prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni përshtatës spine bashkë me vegla elektrike me mbrojtje me tokëzim. Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikun e goditjeve elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara, si ato të tubacioneve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve. Ekziston një rrezik i lartë goditjeje elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
c) Mbajini pajisjet larg shiut ose lagështi-rës. Uji që hyn në pajisje rrit rrezikun e goditjeve elektrike.
d) Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e përdorni kordonin për ta mbajtur, për ta tërhequr ose për ta hequr pajisjen nga priza. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të lëvizshme të pajisjes. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike.
e) Nëse punoni jashtë me pajisjen, përdorni vetëm kordonë zgjatues të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për ambientet e jashtme ul rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i pajisjes në ambient të lagësht është i paevitueshëm, përdorni një burim energjie të mbrojtur me automat diferencial (RCD). Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditjeje elektrike.
3) Siguria personale
a) Qëndroni në gjendje gatishmërie, kush-tojini vëmendje veprimeve që bëni dhe përdorni logjikën e shëndoshë gjatë përdorimit të pajisjes. Mos e përdorni pajis-jen nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamenteve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë lëndime të rënda.
b) Përdorni pajisje mbrojtëse persona- le. Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë.
Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse personale si një maske për pluhurin, këpucëve të sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskës mbrojtëse ose mbrojtëses së dëgjimit, në varësi të kushteve përkatëse, ul rrezikun e lëndimeve.
c) Shmangni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur para se ta lidhni me rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani. Mbajtja e pajisjes me gishtin te çelësi apo vënia e saj në punë ndërko-hë që çelësi është i ndezur, mund të shkaktojë incidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat e dadove para se të ndizni pajisjen. Çelësat e dadove apo çelësat e tjerë të lënë në pjesët rrotulluese të pajisjes, mund të shkaktojnë lëndim.
e) Shmangni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë pajisjen në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesët e lëvizshme.
g) Nëse disponohen mekanizma për thithjen dhe grumbullimin e pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet. Përdorimi i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos kini vetëbesim të tepruar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigurisë së veglës, edhe nëse jeni familjarizuar me pajisjen pas disa përdorimesh. Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në lëndime të rënda brenda një fraksioni sekondi.
4) Përdorimi i pajisjes dhe mirëmbajtja a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni pajisjen përkatëse për qëllimin e caktuar.
Me pajisjen e duhur punoni më mirë dhe më i sigurt sipas normës përkatëse të efikasitetit.
b) Mos përdorni një pajisje çelësi i së cilës éshtë me defekt. Një pajisje e cila nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit përbën rrezik dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë, nëse është e heqshme, para se të bëni konfigurime në pajisje, të ndryshoni aksesorë ose ta magazinoni diku pajisjen. Kjo masë parandaluese pengon ndezjen aksi-dentale të pajisjes.
d) Mbajini pajisjet joaktive larg fëmijëve dhe mos lejoni që të përdoren nga persona që nuk janë të familjarizuar me to ose me këto udhëzime. Pajisjet janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona pa përvojë.
e) Mirëmbani pajisjet dhe aksesorët. Kontrolloni për keqvendosje ose ngecje të pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë problem tjetër që mund të ndikojë në përdorimin e pajisjes. Nëse ka dëmtime, riparojeni pajisjen përpara përdorimit.
Shumë aksidente vijnë si pasojë e mosmirëmbajtjes së duhur të pajisjeve.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura me kujdes e me tehe prerës të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe janë më të lehta për t'u manovruar.
g) Përdorini veglat elektrike, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me këto udhëzime. Kushtojini vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës dhe aktivitetit që duhet kryer. Përdorimi i pajisjes për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të pastra dhe pa vaj ose graso.
Doreza dhe sipërfaqet e kapjes që rrëshqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll të sigurt të pajis- jes në situata të paparashikueshme.
5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri a) Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Një karikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish mund të paraqesë rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në pajisjen elektrike. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi mund të krijojnë lidhje
nga njëri pol në tjetrin. Një lidhje e shkurtër mes poleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse nuk përdoret siç duhet, nga bateria mund të rrjedhë lëng. Duhet të shmangni kontaktin me këtë lëng. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes, duhet të kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose vegël të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të çojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose veglën ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta. Zjarri dhe temperatura mbi 130°C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) ) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën me bateri jashtë diapazonit të temperaturës të specifikuar tek udhëzimet. Karikimi i gabuar ose karikimi në temperatura jashtë diapazonit të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
6) Servisi
a) Besojani riparimin e pajisjes suaj vetëm një personi të kualifikuar për riparime i cili përdor vetëm pjesë këmbimi identike. Në këtë mënyrë garantohet siguria e vazhdueshme e pajisjes.
b) Mos i kurrë bëni shërbime mirëmbajtjeje baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
1.2.2 Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika. Mos e largoni materialin e prerë ose mos e fiksoni materialin që do të pritet kur thikat janë ende në lëvizje. Thikat vazhdoj-në të lëvizin pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëseve të ligustrave mund të shkaktojë lëndime të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave nga doreza kur thika është ndalur dhe pa prekur ndonjë nga çelësat e rrymës. Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm dhe të një lëndimeve të shkaktuara nga thikat.
c) Kur e transportoni ose magazinoni prerësen e ligustrave, vendosni gjithmonë mbulesën e thikës. Përdorimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e lëndimit nga thikat.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe që bateria të jetë hequr ose shkëputur kur largoni materialin e blokuar ose kur riparoni njësinë. Ndezja e paqëllimtë e prerëses së ligustrave gjatë largimit të materialit të blokuar ose mirëmbajtjes mund të cojë në lëndime të rënda.
e) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe që çelësi i sigurisë të jetë ndezur, kur largoni materialin e bllokuar ose riparoni njësinë. Ndezja e paqëllimtë e prerëses së ligustrave gjatë largimit të materialit të bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në lëndime të rënda.
f) Mbajeni prerësen e ligustrave duke përdorur vetëm sipërfaqet e izoluara të kapjes, pasi thika mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur. Kontakti i thikave me një tel nën tension mund të vendosë nën tension edhe pjesët e ekspozuara metalike të pajisjes dhe të shkaktojë goditje elektrike për përdoruesin.
g) Mbani të gjithë kordonët dhe kabllot elektrike larg zonës së prerjes. Kordonët elektrikë mund të jenë të fshehur në ligustra ose shkurre dhe të priten pa dashje nga thika.
h) Mos e përdorni prerësen e ligustrave në mot të keq, veçanërisht kur ka rrezik rrufeje. Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Kontrolloni ligustrat dhe shkurret për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe kabllo të fshehura).
Rekomandohet të përdorni automat diferencial me rrymë nominale prej 30 mA ose më pak.
Mbajeni prerësen e ligustrave nga të dyja dorezat me të dyja duart.
1.3 Udhëzime të tjera sigurie
Prerësja e ligustrave nuk synohet për përdorim nga persona (duke përfshirë këtu edhe fëmijët) me aftësi fizike, ndjeshmëri dhe aftësi mendore të kufizuara, ose nga ata që nuk kanë njohuritë apo përvojën e nevojshme, me përjashtim të rasteve, kur ata mbikëqyren apo janë udhëzuar paraprakisht lidhur me përdorimin e prerëses së ligustrave nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhen monitoruar për të garantuar që ata të mos luajnë me prerësen e ligustrave.
Prerësja e ligustrave synohet të përdoret nga përdoruesi duke qëndruar në tokë dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
1.3.1 Përdorimi i synuar
Nuk rekomandohet përdorimi i prerëses së ligustrave nga të rinjtë nën 16 vjeç. Prerësja e ligustrave me bateri GARDENA synohet për prerjen e ligustrave, shkurreve, bimëve shumëv-jeçare dhe mbulimeve të barit në kopshte dhe ngastra private shtëpie.
Produkti nuk është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë.

RREZIK!
Rrezik lëndimi!
→ Mos e përdorni prerësen e ligustrave për të prerë barin/këndet me bar, për copëtimin e materialeve apo për të bërë pleh.
1.3.2 Udhëzimet e sigurisë për bateritë dhe karikuesit e baterive

→ Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
→ Ruajini këto udhëzime në një vend të sigurt. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.
→ Mos e përdorni produktin në atmosfera shpërthyese.
→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pas-trimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë do të siguroheni që fëmijët të mos luajnë me karikuesin.
→ Karikoni vetëm bateri me jone litiumi të sistemit „POWER FOR ALL“ Iloji PBA 18 V me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të karikuesit.
→ Mos karikoni bateri që nuk rikarikohen.
Përndryshe, ka rrezik për zjarr dhe shpërthim.

→ Përdoreni karikuesin e baterisë vetëm në ambiente të mbyllura dhe mbajeni larg lagshtisë. Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
→ Mbani karikuesin e baterisë të pastër.
Për shkak të papastërtisë ka rrezik për goditje elektrike.
→ Para përdorimit kontrolloni gjithmonë karikuesin e baterisë, kabllon dhe spinën. Mos
e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmti- me. Mos e hapni karikuesin vetë dhe ripa- rojeni vetëm nga një specialist i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origji- nale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
→ Mos e përdorni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p. sh. letër, teks- tile etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxhjes së karikuesit gjatë procesit karikimit rreziku i zjarrit është i pranishëm.
→ Nëse kabilloja e lidhjes ka nevojë për zëvendësim, kjo duhet të kryhet nga GARDENA ose nga një qendër e autorizu-ar shërbimi pas shitjes për veglat elektrike GARDENA për të shmangur rreziqet e sigurisë.
→ Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë me jone litiumi të sistemit „POWER FOR ALL“ PBA 18 V.
→ Mos i mbuloni hapësirat e ventilimit në karikuesin e baterisë. Përmdryshe kari-kuesi i baterisë mund të mbinxehet dhe të mos funksionojë më siç duhet. [Vetëm për 14910, 14911]
→ Mund të dalin avuj nëse bateria është e dëmtuar ose përdoret në mënyrë të gabuar. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Sigurohuni që zona të jetë e ajrosur mirë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni efekte negative. Avujt mund të irritojnë aparatin e frymëmarrjes.
→ Nëse bateria është me defekt, lëngu i baterisë mund të derdhet dhe të lagë objektet pranë saj. Kontrolloni pjesët e prekura. Pastrojini këto pjesë ose, nëse nevojitet, zëvendësojini ato.
→ Në rast se përdoret në mënyrë të papërsh-tatshme ose nëse është e dëmtuar, nga bateria mund të rrjedhë lëng i ndezshëm. Shmangni kontaktin me këtë lëng. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërko-ni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
→ Përdoreni baterinë vetëm me produktet partnere të sistemit „POWER FOR
ALL". Bateritë 18 V që mbajnë mbishkrimin „POWER FOR ALL“ janë plotësisht të përputshme me produktet në vijim: të gjitha produktet partnere 18 V të sistemit „POWER FOR ALL“.
→ Shihni rekomandimet e baterisë në manualin e përdorimit për produktin tuaj. Kjo është mënyra e vetme për të përdorur
në mënyrë të sigurt baterinë dhe produktin, si edhe për të mbrojtur bateritë nga mbingarkesat e rrezikshme.
→ Karikojini bateritë duke përdorur vetëm me karikues të rekomanduar nga prod-huesi ose nga partnerët e sistemit
„POWER FOR ALL“. Një karikues baterie që është i përshtatshëm vetëm për një lloj të caktuar baterie, përbën rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera (lloji i baterisë: PBA 18 V etj. / Karikuesit e përputhshëm të baterisë: AL 18 etj.).
→ Bateria dërgohet pjesërisht e karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, karikoni baterinë plotësisht në karikues përpara përdorimit për herë të parë.
→ Mbajini bateritë larg fëmijëve.
→Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
→ Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojnë një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër midis poleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
→ Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit. Bëni kujdes nga kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
→ Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta, të tilla si gozhdët, kaçavidat ose forcat e jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të shpërthejë ose të mbin- xehet.
→ Mos i kurrë bëni shërbime mirëmbajtjeje baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e bateri-ve duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.

→ Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, duke përfshirë ekspozimin për një kohë të gjatë ndaj rrezeve të diellit, zjarrit, papastërtisë, ujit dhe lagështisë. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
→ Përdoreni dhe ruajeni baterinë vetëm në temperaturë ambienti ndërmjet -20°C dhe +50°C. Për shembull, gjatë verës mos e lini baterinë në makinë. Në temperatura < 0°C, performanca mund të ulet në varësi të pajisjes.
→ Karikojeni baterinë vetëm në temperaturë ambienti midis 0°C dhe +45°C. Karikimi jash-të diapazonit të temperaturës mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
→ Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para se ta karikoni apo ta magazinoni.
1.3.3 Udhëzime shtesë për sigurinë elektrike

RREZIK! Rrezik për arrest kardiak!
Prerësja e ligustrave krijon një fushë elektromagnetike gjatë punës. Kjo fushë mund të ndikojë në funksionalitetin e implanteve mjekësore aktive ose pasive dhe mund të shkaktojë lëndime të rënda ose fatale (p.sh. në rastin e stimuluesit kardiak).
→ Konsultohuni me mjekun tuaj dhe me prodhuesin e implantit përpara përdorimit të prerëses së ligustrave.
→ Hiqeni baterinë kur nuk jeni duke e përdorur prerësen e ligustrave.
→ Përdoreni produktin e baterisë vetëm në temperatura midis – 10 °C dhe + 40 °C.
→ Inspektoni me kujdes terrenin në të cilin duhet të përdoret produkti dhe hiqni të gjitha kabllot dhe objektet e tepërta.
→ Në rast të një ndezjeje aksidentale (p.sh. për shkak të një çelësi të bllokuar), shkëputni baterinë nga prerësja e ligustrave menjëherë dhe çojeni atë të riparohet nga shërbimi GARDENA.
→ nëse prerësja e ligustrave fillon të dridhet në mënyrë anormale, fikeni atë dhe shkëputni baterinë nga prerësja e ligustrave. Dridhjet e forta mund të shkaktojnë lëndim.
→ Mos e përdorni produktin afër ujit.
→ Mos punoni në afërsi të pishinave apo pellgjet të kopshteve.
→ Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
1.3.4 Udhëzime të tjera për sigurinë personale

RREZIK! Rrezik mbytjeje!
Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël.
→ Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit të produktit.
Ju duhet të dini si ta fikni menjëherë prerësen e ligustrave në rast emergjence.
→ Evitoni kontaktin me vajin e thikës, veçanërisht në rast se jeni alergjik.
→ Punoni vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira shikimi.
→ Kontrolloni prerësen e ligustrave para çdo përdorimi. Para çdo përdorimi, kontrolloni me sy prerësen e ligustrave. Kontrolloni nëse hapësi-rat e ventilimit janë të bllokuara.
→ Mos e magazinoni prerësen e ligustrave derisa ajo të jetë ftohur plotësisht pas një sasie të lartë nxehtësie që është gjeneruar gjatë punës.
→ Gjatë punës me mbrojtëse dëgjimi dhe për shkak të zhurmave që shkaktohen nga prerësja e ligustrave, mund të ndodhë që personat që afrohen të mos vihen re nga përdoruesi.
→ Mbani gjithmonë veshje të përshtatshme, doreza mbrojtëse dhe këpucë të forta.
→ Sigurohuni që të përdorni këpucë të sigurta gjatë punës.
→ Mos e përdorni prerësen e ligustrave nëse jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamenteve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses së ligustrave mund të shkaktojë lëndime të rënda.
2. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
2.1 Prerësja e ligustrave
Prerësja e ligustrave me bateri GARDENA synohet për prerjen e ligustrave, shkurreve, bimëve shumëvjeçare dhe mbulimeve të barit në kopshte dhe ngastra private shtëpie.
Prerësja e ligustrave është e pajisur me një pajisje sigurie me dy doreza (2 leva ndezjeje) që parandalojnë ndezjen aksidentale.
Në majën e thikës ka dy vrima ⑦ për të varur pajisjen. Kjo mundëson që prerësja e ligustrave të varet në mënyrë të sigurt në një mbajtëse ose kanxhë të përshtatshme [Fig. D1].
2.2 Bateria dhe karikuesi
Një bateri Ⓑ dhe një karikues Ⓓ përfshihen në paketimin e dërgimit për prerëset e ligustrave me bateri Artikulli nr. 14734-20 dhe 14735-20.
Falë procesit inteligjent të karikimit, gjendja e kariki- mit të baterisë Ⓑ dallohet automatikisht dhe karikohet me rrymën përkatëse optimale në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë. Në këtë mënyrë bateria mbrohet Ⓑ me kujdes dhe mbahet përherë e karikuar plotësisht kur ruhet në karikues Ⓒ.
2.2.1 Treguesi i karikimit të baterisë Ⓗ në karikuesin e baterisë Ⓗ [Fig. O3]
Drita pulsuese Karikimi
![GARDENA EasyCut 45/18V - Treguesi i karikimit të baterisë Ⓗ në karikuesin e baterisë Ⓗ [Fig. O3] - 1](/content/2026/05/753186/images/c1599b267c6fe8e19685685eda116c8512f3957343ce3b315c5b94aa09639c12.jpg)
Drita jopul-
suese
![GARDENA EasyCut 45/18V - Treguesi i karikimit të baterisë Ⓗ në karikuesin e baterisë Ⓗ [Fig. O3] - 2](/content/2026/05/753186/images/e247bc72b42f9ef09c45f7a26866a354e36730a25ddffb5067a00631e1e4728e.jpg)
Tregon sa më poshtë:
– Bateria është karikuar plotësisht.
- Temperatura e baterisë është jashtë intervalit të lejuar.
– Karikuesi i baterisë është gati për përdorim.
3. INSTALIMI

RREZIK!
Rrezik lëndimi!
Nëse prerësja e ligustrave ndizet aksidentalisht ekziston rreziku i lëndimeve nga prerjet.
→ Hiqni baterinë dhe rrëshqitni kapakun mbrojtës mbi thikë përpara se të vendosni dorezën.
3.1 Vendosja e dorezës [Fig. A1 / O7]
- Bëni gati vidhat ② e ofruara.
- Rrëshqitni dorezën ① te foleja mbi prerësen e ligustrave.
- Sigurohuni që doreza ① është futur plotësisht dhe që vrima në dorezë është e drejtvendosur me vri-mat e filetuara.
- Futni të dyja vidhat ② në vrimat e filetuara të prerëses së ligustrave pa e shtypur levën e ndezjes ③.
- Shtrëngoni vidhat ②.
- Sigurohuni që vidhat ② të jenë të shtrënguara dhe që leva e ndezjes ③ të mund të shtypet tërësisht.
4. PËRDORIMI

RREZIK!
Rrezik lëndimi!
Nëse prerësja e ligustrave ndizet aksidentalisht ekziston rreziku i lëndimeve nga prerjet.
→ Prisni derisa thika të ndalojë plotësisht, më pas hiqni baterinë dhe rrëshqitni kapakun mbrojtës mbi thikë para se të transportoni prerësen e ligustrave.
4.1 Karikimi i baterisë [Fig. O1 / O2 / O3]
![GARDENA EasyCut 45/18V - Karikimi i baterisë [Fig. O1 / O2 / O3] - 1](/content/2026/05/753186/images/83f752b2b6b8356aca269cb8fbcfdb4a1197b41912a9eae930efd018ce562c82.jpg)
RREZIK!
Goditje elektrike
→ Vini re tensionin e rrjetit.
→ Sigurohuni që tensioni i burimit të energjisë elektrike të përkojë me tensionin e specifikuar në pllakën e specifikimeve të karikuesit të baterisë
- Shtypni butonin e hapjes Ⓐ në pjesën e pasme të baterisë dhe hiqni baterinë Ⓑ nga mbajtësja e baterisë.
- Lidhni karikuesin e baterisë ©me një prizë të rrjetit.
- Shtyjeni karikuesin e baterisë © mbi bateri B.
»Nëse treguesi i karikimit të baterisë ① në karikues pulson në ngjyrë të gjelbër, bateria po karikohet.
»Kur treguesi i karikimit të baterisë ① ndriçon në ngjyrë të gjelbër, bateria është karikuar plotësisht (⇒ 9).
- Kontrolloni statusin e karikimit rregullisht gjatë procesit të karikimit.
- Shkëputni baterinë Ⓑ nga karikuesi Ⓓ kur bateria Ⓑ të karikohet plotësisht.
- Shkëputni karikuesin © nga priza e rrjetit.
4.2 Ndezja/fikja e prerëses së ligustrave [Fig. O1 / O7]
![GARDENA EasyCut 45/18V - Ndezja/fikja e prerëses së ligustrave [Fig. O1 / O7] - 1](/content/2026/05/753186/images/b93b8331175395c84a4f38e7cb188a737ff9427f0f39b499be45e4b84e1b61d7.jpg)
RREZIK!
Rrezik lëndimi!
Rrezik lëndimi nëse prerësja e ligustrave nuk fiket pasi lëshohet leva e ndezjes.
→ Mos o anashkaloni pajisjet ose çelësat e sigurisë. Për shembull, mos e fiksoni levën e ndezjes në dorezë.
☑ Bateria është karikuar
☑ Doreza është vendosur (⇒ 3.1)
Ndezja
- Hiqni mbulesën mbrojtëse nga thika.
- Vendosni baterinë Ⓑ në folenë e baterisë Ⓓ deri sa ajo të fiksohet me një tingull kërcitës.
- Me një dorë, shtypni dhe mbani shtypur levën e ndezjes ③ te doreza ①.
- Me dorën tjetër, shtypni dhe mbani shtypur levën e ndezjes ⑤ te doreza kryesore ④.
»Prerësja e ligustrave ndizet.
Prerja
- Shtypni dhe mbani shtypur të dyja levat e ndezjes ③/⑤.
»Prerësja e ligustrave është funksionale.
- Prisni në një nga pozicionet e mëposhtme të punës:
– Prerje anësore [Fig. O4]
– Prerje për nivel të lartë [Fig.05]
– Prerje për nivel të ulët [Fig. O6]
Fikja
→ Lëshoni të dyja levat e ndezje ^3 / ^5 dhe mbajeni prerësen e ligustrave vetëm nga doreza ^1 ose nga doreza kryesore ^4 për të parandaluar ndezjen aksidentale të prerëses.
»Prerësja e ligustrave ndalon.
Ndërprerja e prerjes
- Shtypni butonin e hapjes Ⓐ në pjesën e pasme të baterisë dhe hiqni baterinë Ⓑ nga mbajtësja e baterisë Ⓓ
- Pastroni prerësen e ligustrave dhe baterinë Ⓑ (⇒ 5).
- Rrëshqitni kapakun mbrojtës mbi thikë.
- Magazinoni prerësen e ligustrave dhe baterinë® (⇒ 6).
5. MIRËMBAJTJA

RREZIK!
Rrezik lëndimi!
Nëse prerësja e ligustrave ndizet aksidentalisht ekziston rreziku i lëndimeve nga prerjet.
→ Prisni derisa thika të ndalojë plotësisht, hiqni baterinë dhe rrëshqitni kapakun mbrojtës mbi thikë para se të kryeni shërbimet e mirëmbajtjes në prerësen e ligustrave.
☑ Bateria është hequr
5.1 Pastrimi i prerëses së ligustrave [Fig. M1]
![GARDENA EasyCut 45/18V - Pastrimi i prerëses së ligustrave [Fig. M1] - 1](/content/2026/05/753186/images/dc7668e6ec8235b9bf6ccbf820f65e6eeefb13434cf6330d881479bfead4d6ba.jpg)
RREZIK!
Rrezik lëndimi!
Rrezik lëndimi dhe rrezik dëmtimi ndaj prerëses së ligustrave.
→ Mos përdorni ujë ose rrymë uji (veçanërisht rrymë uji me presion të lartë) për të pastruar prerësen e ligustrave.
→ Mos përdorni kimikate, duke përfshirë naftë ose tretës, për të pastruar prerësen e ligustrave. Disa kimikate mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme plastike.
- Përdorni një leckë të njomë për të pastruar prerësen e ligustrave.
- Përdorni një furçë të butë për të pastruar hapësirat e ventilimit ⑥. Mos përdorni kaçavidë për këtë. Sigurohuni që hapësirat e ventilimit ⑥ të jenë gjithnjë të pastra dhe pa papastërti.
- Vajisni thikën me një vaj me viskozitet të ulët (p.sh. Vaji i mirëmbajtjes nga GARDENA Artikul- li nr. 2366), dhe sigurohuni të shmangni kontaktin me pjesët plastike.
5.2 Pastrimi i baterisë dhe i karikuesit [Fig. O2]
→ Sigurohuni që sipërfaqja dhe kontaktet e baterisë Ⓑ dhe të karikuesit të baterisë Ⓓ të jenë gjithmonë të pastra dhe të thata para se të lidhni karikuesin e baterisë Ⓓ.
→ Mos përdorni ujë të rrjedhshëm.
→ Karikuesi i baterisë: Përdorni një leckë të butë dhe të thatë për të pastruar kontaktet dhe pjesët plastike.
→ Bateria: Pastroni herë pas here pjesët e kontaktit të baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.
6. MAGAZINIMI
Nxjerrja nga përdorimi [Fig. 01 / 02]: Prerësja e ligustrave duhet të ruhet larg fëmi-jëve.
- Shtypni butonin e hapjes Ⓐ në pjesën e pasme të baterisë dhe hiqni baterinë Ⓑ nga mbajtësja e baterisë Ⓓ.
- Rrëshqitni kapakun mbrojtës mbi thikë.
- Karikoni baterinë Ⓑ.
- Pastroni prerësen e ligustrave, baterinë Ⓑ dhe karikuesin e baterisë Ⓓ (⇒ 6).
- Magazinojeni prerësen e ligustrave, baterinë Ⓑ dhe karikuesin e baterisë në një mjedis të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngricave.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

RREZIK!
Rrezik lëndimi!
Nëse prerësja e ligustrave ndizet aksidentalisht ekziston rreziku i lëndimeve nga prerjet.
→ Prisni derisa thika të ndalojë plotësisht, hiqni baterinë dhe rrëshqiteni kapakun mbrojtës mbi thikë para se të tentoni ndonjë shërbim të zgjidhjes së problemeve në prerësen e ligustrave.
7.1 Tabela e gabimeve
| Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja | ||
| Prerësja e ligustrave nuk mund të fiket më | Leva e ndezjes kangecur. | → Hiqeni baterinë dhe lëshoni levën e ndezjes. |
| Gardhi nuk pritet pastër | Thika është e pam-prehtë ose e dëmtuar. | → Thika duhet të zëvendësohet nga shërbimi GARDENA. |
| Prerësja e ligustrave dridhet shumë | Thika është e dëmtuar. | → Fikni prerësen e ligustrave dhe zëvendësoni thikën. |
| Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja | ||
| Prerësja e ligustrave nuk ndizet ose fiket. | Bateria është e zbrazur. | → Karikoni baterinë. |
| Bateria është me defekt. | → Zëvendësoni baterinë. | |
| Temperatura e baterisë është përtej diapazonit të lejuar. | → Prisni derisa temperatura e baterisë të jetë sërish midis 0°C dhe +45°C. | |
| Bateria nuk është futur plotësisht në folenë e baterisë. | → Fusni baterinë plotësisht në mbajtësen e baterisë derisa ta dëgjoni të puthitet në vend. | |
| Midis pjesëve të kontaktit të baterisë në prerësen e ligustrave ka pika uji ose lagshti. | → Përdorni një leckë të thatë për të hequr pikat e ujit ose lagështinë. | |
| Motori është i bllokuar. | → Hiqeni pengesën. Ndizni përsëri prerësen e ligustrave. | |
| Produkti ka defekt. | → Kontaktoni shërbimin "GARDENA". | |
| Procesi i karikimit nuk është i mundur. Treguesi i karikimit të baterisë Lc ndriçon në mënyrë të vazhdueshme [Fig. 03] | Bateria nuk është lidhur (siç duhet). | → Lidheni baterinë siç duhet me karikuesin e baterisë. |
| Kontaktet e baterisë janë të ndotura. | → Pastroni kontaktet e baterisë (p. sh. duke e futur dhe nxjerrë disa herë baterinë). Zëvendësoni baterinë nëse është e nevojshme.) | |
| Temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të lejuar të temperatu-rës së karikimit. | → Prisni derisa temperatura e baterisë të jetë sërish midis 0°C dhe +45°C. | |
| Bateria është me defekt. | → Zëvendësoni baterinë. | |
| Treguesi i karikimit të baterisë Lc nuk ndriçon [Fig. 03] | Spina e karikuesit nuk është futur (saktë). | → Fusni plotësisht spinën e rrjetit në prizën elektrike. |
| Priza, kablloja ose karikuesi kanë defekt. | → Kontrolloni tensionin e rrjetit. Nëse nevojitet, kontrolloni karikuesin nga një tregtar i specializuar dhe i autorizuar ose nga shërbimi i GARDENA. | |
Shënim: Në rast defektesh të tjera ju lutemi, drej-tojuni qendrës tuaj të servisit GARDENA. Riparimet duhet të kryhen vetëm nga sektorët e shërbimit të GARDENA ose tregtarët e specializuar të miratuar nga GARDENA.
Shënim: Vlera e cilësuar e emetimit të dridhjeve u mat në përputhje me një procedurë të standardizuar testimi dhe mund të përdoret për krahasimin e veglave elektrike me njëra-tjetrën. Kjo vlerë mund të përdoret edhe për vlerësimin paraprak të ekspozimit. Vlera e emetimit të dridhjes mund të ndryshojë gjatë përdorimit konkret të veglës elektrike.
Bateria Njësia Vlera (PBA 18 V 2.0 Ah W-B)
| Tensioni i baterisë | V (DC) 18 | |
| Kapaciteti i baterisë | Ah | 2.0 |
| Numri i pilave (jone litiumi) | 5 | |
| Karikues baterie tëpërshtatshëm me sistem"POWER FOR ALL" | AL 1810 CV / AL 1815 CV /AL 18V-20 / AL 1830 CV /AL 1880 CV / AL 18V-44 | |
| Karikuesi i baterisë | Njësia | Vlera(AL 1810 CV) | Vlera(AL 18V-20) |
| Tensioni i rrjetit | V (AC) | 220 – 240 | 220 – 240 |
| Frekuenca e rrjetit | Hz 50 – 60 | 50 – 60 | |
| Fuqia nominale | W | 26 | 50 |
| Tensioni i karikimit të baterisë | V (DC) 18 | 18 | |
| Rryma maksimale e karikimit të baterisë | mA 1000 | 2000 | |
| Koha e karikimit të bate-risë (afërsisht) | |||
| PBA 18 V 2.0 Ah W-B | min. | 124 | 64 |
| PBA 18 V 2.5 Ah W-B | min. | 154 | 79 |
| PBA 18 V 4.0 Ah W-C | min. | 244 | 124 |
| Temperatura e lejuar e baterisë gjatë karikimit | °C | 0 – 45 | 0 – 45 |
| Pesha | g | 170 | 210 |
| Klasa e mbrojtjes | ☐/ II | ☐/ II | |
| Bateri të përshtatshme për sistemin "POWER FOR ALL" | PBA 18V | PBA 18 V | |
9. AKSESORËT/PJESËT REZERVE
| Vaji i mirëmbajtjes GARDENA | Zgjat jetëgjatësinë e thikës dhe baterisë. | Artikulli nr. 2366 |
| Bateria e sistemit GARDENA | Bateri për kohëz-gjatje shtesë pune ose për zëven-dësim | Artikulli nr. 14903 / 14921 Artikulli nr. 14905 / 14922 |
| PBA 18 V/45 P4A | ||
| PBA 18 V/72 P4A | ||
| Karikues i shpejtë bate-rie GARDENA | Për karikimin e shpejtë të baterisë së sistemit "POWER FOR ALL" PBA 18 V..W-. | Artikulli nr. 14901 Artikulli nr. 14912 |
10. SERVISI
Informacioni aktual i kontaktit për departamentin tonë të shërbimit mund të gjendet në internet: www.garde-na.com/contact
11. ASGJËSIMI
11.1 Asgjësimi i produktit

Simboli tregon se produkti nuk është mbetje shtëpiake. Riciklojeni produktin përmes sistemit lokal të mbledhjes për pajisjet elektrike dhe elektronike.
Kjo do të ndihmojë në asgjësimin e duhur të mbetjeve në fund të jetëgjatësisë së produktit. Për më shumë informacion, kontaktoni autoritetet lokale, shërbimin lokal për asgjësimin e mbetjeve, tregtarin ose shitësin e GARDENA. Asgjësimi jo i duhur mund të ketë ndikim negativ në mjedis dhe shëndetin e njeriut për shkak të pranisë së mundshme të substancave të rrezikshme.
E RËNDËSISHME!
→ Asgjësojeni produktin përmes qendrës tuaj komunale të grumbullimit të riciklimit.
11.2 Asgjësimi i baterisë

Bateria përmban celula jonesh litiumi, të cilat në përfundim të jetëgjatësisë së tyre duhet të asgjësohen të ndara nga mbetjet normale të shtëpisë.
Li-ion
- Shkarkoni plotësisht pilat me jone litiumi (kontaktoni shërbimin „GARDENA“ për këtë).
- Sigurohuni që kontaktet e pilave me jone litiumi të mos bëjnë qark të shkurtër duke vendosur ngjitës mbi to.
- Asgjësojini siç duhet pilat me jone litiumi në pikat lokale të grumbullimit për riciklim ose nëpërmjet tyre.