GARDENA ClassicCut Li - Gërshërë për gjelbërim

ClassicCut Li - Gërshërë për gjelbërim GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ClassicCut Li GARDENA në format PDF.

📄 530 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GARDENA ClassicCut Li - page 233
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ClassicCut Li GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Gërshërë për gjelbërim në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ClassicCut Li - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ClassicCut Li e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT ClassicCut Li GARDENA

Prerëse bari dhe shkurresh me bateri

et Kasutusjuhend

sq Prerëse bari dhe shkurrresh me bateri ClassicCut Li/ComfortCut Li

Pärkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.

  1. PËRDORIMI 233
  2. MIRËMBAJTJA.... 236
  3. MAGAZINIMI....237
  4. NDREQJA E GABIMEVE....238
  5. TË DHËNAT TEKNIKE.... 239
  6. AKSESORË/PJESË KËMBIMI....240
  7. GARANCIA/SERVISI....240
  8. ASGJËSIMI....241

1. PËRDORIMI

GARDENA ClassicCut Li - PËRDORIMI - 1

RREZIK!

sje me prerje nga thika!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse.
→ Prit derisa thika të ndalojë.
→ Vendos mbulesën mbrojtëse mbi thikë.

1.1 Karikimi i baterisë [Fig 01]:

GARDENA ClassicCut Li - Karikimi i baterisë [Fig 01]: - 1

KUJDES!

Tensioni i burimit të energjisë elektrike duhet të përputhet me të dhënat në pllakën e tipit të karikuesit.

→ Vëre tensionin e rrjetit.

233

Kablloja e spinës 5V me fishën USB nuk përfshihet në setin e livrimit. Për të përdorur prerësen me bateri ju nevojitet një kabllo spine USB (5 V) me autorizime standarde të certifikuara/specifie sipas vendeve.

Për të arritur shpejtësinë e plotë të karikimit dhe kohën më të shkurtër të karikimit rekomandojmë një kabllo spine 2 A. Një kabllo spine USB me rrymë të ulët zgjat kohën e karikimit.

Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht.

Gjatë karikimit prerësja me bateri është jashtë funksioni.

  1. Hap kapakun e pluhurit ①.
  2. Fut spinën USB-C © të kabllos së karikimit USB të furnizuar në prizën e karikimit ②.
  3. Fut spinën USB-A Ⓐ të kabllos së karikimit USB në kabllon e spinës.
  4. Mbyll kabllon e spinës në prizën e rrjetit.

Bateria është duke u karikuar. LED-et e gjelbra (L1, ⑫ dhe L3) tregojnë progresin aktual të karikimit.

Kur bateria të jetë karikuar plotësisht të gjithë 3 LED-et (L1, L2dhe L3) ndriçojnë gjelbër për 300 sekonda.

234

  1. Kontrollo në periudha të rregullta kohore nivelin e karikimit gjatë karikimit.
  2. Shkëput kabllon e karikimit USB-C nga priza e karikimit ②.
  3. Mbyll kapakun e pluhurit

1.2 Treguesi i karikimit të baterisë [Fig 02]:

1.2.1 Treguesi i karikimit të baterisë gjatë karikimit:

Kur bateria të jetë karikuar plotësisht (100%), LED-et ①, ② dhe ③ ndriçojnë gjelbër për 300 sekonda.

Treguesi i karikimit të baterisë Gjendja e karikimit të baterisë

1, 2 dhe 3 ndriçojnë100 % e karikuar
1 dhe 2 ndriçojnë, 3 pulson66 – 99 % e karikuar
1 ndriçon, 2 pulson33 – 65 % e karikuar

① pulson 0 – 32 % e karikuar

1.2.2 Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë në operim:

Pas nisjes së produktit tregohet treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë për 5 sekonda.

Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisëGjendja e karikimit të baterisë
1, 12 dhe 13 ndriçojnë67 – 100 % e karikuar
11 dhe 12 ndriçojnë34 – 66 % e karikuar
11 ndriçon11 – 33 % e karikuar

① pulson 0 - 10 % e karikuar

Nëse LED-i Ⓛ pulson, bateria duhet të karikohet.

Nëse LED-i i defektit Ⓦndriçon ose pulson, shih 4. NDREQJA E GABIMEVE.

1.3 Rregullimi i dorezës (vetëm për ComfortCut) [Fig O3]:

Doreza mund të rregullohet në 5 shkallë dhe përshtatet sipas nevojave individuale.

  1. Shtyp në të dyja anët e xhuntos së bërrylit ③ dhe rregullo dorezën ④ në këndin e dëshiruar.

  2. Lëre dorezën ④ të fiksohet në këndin e dëshiruar.

Sigurohu që doreza të jetë fiksuar.

1.4 Zëvendësimi i thikës [Fig 04]:

Mund të përdoren vetëm thika GARDENA:

• GARDENA Thikë bari dhe baksusi Art. 9862

• GARDENA Thikë shkurresh Art. 9863

  1. Shtyp njëkohësisht të dyja anët e butonave të kyçjes ⑤ dhe hiq thikën ⑥.

  2. Vendos thikën tjetër derisa bashkuesi të fiksohet me kërcitje. Sigurohu që thika të jetë fiksuar.

1.5 Nisja / ndalimi i prerëses me bateri [Fig 05]:

GARDENA ClassicCut Li - Nisja / ndalimi i prerëses me bateri [Fig 05]: - 1

RREZIK! Plagosje!

Rrezik plagosjeje nëse produkti nuk ndalon me lëshimin e levës së startit.

→ Mos i anashkalo mekanizmat e sigurisë ose çelësat.

→ Për shembull mos e fikso levën e startit në dorezë.

235

1.5.1 Nisja i prerëses me bateri:

Produkti është i pajisur me një mekanizëm sigurie (doreza e startit dhe bblokuesi i sigurisë), që pengon një ndezje të padëshiruar të produktit.

1.5.1.1 Pa shkop teleskopik [ Fig O5 ]:

  1. Hiqe mbulesën mbrojtëse ⑦ nga thika ⑥.
  2. Vendos butonin e kyçjes ⑧ përpara dhe tërhiqe levën e startit ⑨ në dorezë ④.
    Prerësja me bateri niset dhe treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Ⓟ tregohet për 5 sekonda.
  3. Lësho butonin e kyçjes ⑧.

1.5.1.2 Me shkop teleskopik [Fig O6]:

Nëse është i montuar shkopi teleskopik, butoni i kyçjes dhe leva e startit në prerësen me bateri janë funksion.

  1. Monto shkopin teleskopik.
  2. Hiqe mbulesën mbrojtëse ⑦ nga thika ⑥.
  3. Mbaje dorezën ④h në shkopin teleskopik, vendos butonin e kyçjes ⑧h përpara në shkopin teleskopik dhe tërhiqe levën e startit ⑨h në shkopin teleskopik.
    Prerësja me bateri niset dhe treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë Ⓓ tregohet për 5 sekonda.
  4. Lësho butonin e kyçjes ⑧h.

1.5.2 Ndalimi i prerëses me bateri:

  1. Lësho levën e startit ⑨h.
    Prerësja me bateri ndalon.
  2. Prit derisa thika të ndalojë.
  3. Vendos mbulesën mbrojtëse ⑦ mbi thikë ⑥.

2. MIRËMBAJTJA

GARDENA ClassicCut Li - MIRËMBAJTJA - 1

RREZIK!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse.
→ Prit derisa thika të ndalojë.
→ Vendos mbulesën mbrojtëse mbi thikë.

2.1 Pastroni prerësen me bateri:

GARDENA ClassicCut Li - Pastroni prerësen me bateri: - 1

RREZIK!

Plagosje!

Rrezik plagosje dhe rreziku i dëmtimit të produktit.

→ Mos e pastro produktin me ujë ose me rrëke uji (sidomos rrëke uji me presion të lartë).
→ Mos pastro me kimikate, përfshirë benzinën ose solventët.

Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.

  1. Shtyp njëkohësisht të dyja anët e butonave të kyçjes ⑤ dhe hiq thikën ⑥.
  2. Pastro prerësen me bateri me një leckë të njomë.
  3. Lyeje thikën p.sh. me GARDENA sprej kujdesi Art. 2366. Mënjano kontaktin e vajit me pjesët plastike.
  4. Vendos thikën derisa bashkuesi të fiksohet me kërcitje.

Sigurohu që thika të jetë fiksuar.

3. MAGAZINIMI

3.1 Nxjerrja jashtë funksionimit:

Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.

  1. Vendos mbulesën mbrojtëse mbi thikë.
  2. Kariko baterinë.
  3. Pastro prerësen me bateri (shih 2. MIRËMBAJTJA).
  4. Ruaje prerësen me bateri në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngricave.

237

4. NDREQJA E GABIMEVE

GARDENA ClassicCut Li - NDREQJA E GABIMEVE - 1

RREZIK!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse.
→ Prit derisa thika të ndalojë.
→ Vendos mbulesën mbrojtëse mbi thikë.

4.1 Tabela e gabimeve:

Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma

Prerja nuk është e pastërThika është e dëmtuar ose e konsumuar.→ Ndërroje thikën.
Koha e lëvizjes është tepër e shkurtërThika është e ndotur.→ Pastro thikën.
Prerësja me bateri nuk niset ose ndalet.LED-i ^1 pulson me ngjyrë të gjelbër[Fig 04]Bateria është bosh. → Kariko baterinë.
Prerësja me bateri nuk niset ose ndalet.LED ^Wd e defektit pulson kuq [ Fig 04 ]Pengesa bllokon motorin. → Hiq pengesën.
Prerësja me bateri nuk ndalonLeva e startit ngec.→ shih KËSHILLA SIGURIE.
Prerësja me bateri nuk niset ose ndalet.LED-i ^Wd i defektit ndriçon kuq [ Fig 04 ]Gabim baterie/bateria me defekt.→ Drejtoju servisit GARDENA.

KËSHILLË:

Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.

→ Në rast defektesh të tjera të lutem drejtoju qendrës së servisit GARDENA.

238

Procesi i matjes në përputhje me:
^1) EN IEC 62841-4-2 ^2) RL 2000/14/EC / S.I. 2001 No.1701

GARDENA ClassicCut Li - KËSHILLË: - 1

KëSHILLË: Vlera e dhënë e vibrimit të emetuar u mat në përputhje me një procedurë të normuar kontrolli dhe mund të përdoret për krahasimin

e veglave elektrike me njëra-tjetrën. Kjo vlerë mund të përdoret edhe për vlerësimin paraprak të ekspozimit. Vlera e emetimit të dridhjeve mund të ndryshojë gjatë përdorimit faktik

të veglës elektrike, në varësi të mënyrës se si përdoret makineria. Si masë sigurie duhet të punoni makinerinë maksimumi 1 orë pa ndërprerje.

BateriaNjësia VleraArt. 9884/9885/9886VleraArt. 9887/9888/9889
Tensioni i baterisë V (DC) 3,6 / 3,7 3,6
Kapaciteti i baterisë Ah 2,53,0 / 3,2
Numri i pilave (Li-jon)11

239

6. AKSESORË/PJESË KËMBIMI

GARDENA Thikë bari dhe Për prerjen e barit dhe baksusit. Art. 9862 baksusi

GARDENA Thikë shkurrresh Për prerjen e shkurreve. Art. 9863

GARDENA shkop teleskopik Për prerjen vertikale. Art. 9859

GARDENA set rrote Për mbështetje gjatë prerjes. Art. 9861

GARDENA Sprej kujdesi Zgjat jetëgjatësinë e thikës dhe ruan kohëzgjatjen e baterisë. Art. 2366

7. GARANCIA/SERVISI

7.1 Regjistrimi i produktit:

Regjistrojeni produktin tuaj te gardena.com/registration.

7.2 Servisi:

Ju lutemi t'i gjeni detajet aktuale të kontaktit me shërbimin tonë në faqen e pasme dhe online:

8.1 Asgjësimi i prerëses me bateri:

(sipas Direktivës 2012/19/BE / S.I. 2013 nr.3113)

GARDENA ClassicCut Li - Asgjësimi i prerëses me bateri: - 1

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.

ME RËNDËSI!

→ Hidhe produktin nëpërmjet qendrës tënde vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

8.2 Asgjësimi i baterisë:

GARDENA ClassicCut Li - Asgjësimi i baterisë: - 1

Bateria përmban celula jonesh litiumi, të cilat në përfundim të jetëgjatësisë së tyre duhet të asgjësohen të ndara nga mbetjet normale të shtëpisë.

ME RËNDËSI!

Bateria duhet të çmontohet vetëm nga një specialist.

  1. Nëse keni pyetje lidhur me çmontimin e baterisë, lutemi drejtoju servisit GARDENA.
  2. Hidhi pilat e joneve të litiumit në mënyrë profesionale ose nëpërmjet qendrés tënde vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

Prerëse bari dhe shkurrresh me bateri

et Ohutusjuhised

Lexoni manualin e përdorimit.

GARDENA ClassicCut Li - ME RËNDËSI! - 1

Vini Re! Mekanizmi i prerjes lëviz ende pas fikjes së motorit.

GARDENA ClassicCut Li - ME RËNDËSI! - 2

Mbani larg personat e tjere.

GARDENA ClassicCut Li - ME RËNDËSI! - 3

Rrezik - Mbani duart larg nga thika.

GARDENA ClassicCut Li - ME RËNDËSI! - 4

Mos e ekspozoni kundrejt shiut.

GARDENA ClassicCut Li - ME RËNDËSI! - 5

Për karkikuesin: Hiqeni spinën menjëherë nga rrjeti elektrik nëse u dëmtua ose u këput përçuesi.

GARDENA ClassicCut Li - ME RËNDËSI! - 6

Mbani mbrojtëse për sytë.

Këshilla të përgjithshme sigurie

Këshilla të përgjithshme sigurie për makineri

GARDENA ClassicCut Li - Këshilla të përgjithshme sigurie për makineri - 1

PARALAJMËRIM!

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat teknike të furnizuara me këtë makineri. Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe / ose plagosje të rënda.

Ruani të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen. Termi i përdorur në këshillat e sigurisë "Makineri, i referohet makinerive që ushqehen me energji elektrike nga rrjeti (me kabillo ushqimi) dhe makinerive që ushqehen me bateri (pa kabillo ushqimi).

1) Siguria në vendin e punës

a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente.

b) Mos punoni me makinerinë në ambiente që janë të rrezikuara nga shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të diegshme.

Makinerite gjenerojne shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.

c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjere gjatë përdorimit të makinerisë.

Nëse ju tërhiqet vëmendja mund të humbisni kontrollin kundrejt makinerisë.

2) Siguria elektrike

a) Spina e furnizimit me energji e makinerisë duhet të përshtatet me prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni përshtatësh spine bashkë me makineri me mbrojtje me tokëzim. Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikon e një goditje elektrike.

b) Mënjanoni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si të tubacioneve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve. Ekziston një rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.

c) Mbani makineritë larg shiut ose lagështirës. Depërtimi i ujit në një makineri rrit rrezikun e një goditje elektrike.

d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur, për ta varur makinerinë ose për të hequr spinën nga priza. Mbajeni kabllon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të lëvizshme të makinerisë.

Kabujt e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditje elektrike.

e) Nëse punoni jashtë me një makineri, përdorni vetëm kabllo zgjatuese, të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme.

Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme, ul rezikun e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i makinerisë në ambient të lagësht është i paevitueshëm, përdorni një automat diferencial. Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditje elektrike.

3) Siguria e personave

a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe veproni me kujdes gjatë punës me një makineri. Mos përdorni një makineri nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamenteve.

Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të makinerisë mund të shkaktojë dëmtime të rënda.

b) Mbani pajimet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse.

Mbajtja e pajimeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, képucët e sigurisë kundër rrëshqítjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në varësi të llojit dhe përdorimit të makinerisë, ul rrezikun e dëntimeve.

c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që makineria të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani.

Nëse gjatë mbajtjes së makinerisë e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni makinerinë të ndezur me rrjetin e fur nizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente.

d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para se të ndizni makinerinë.

Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë të lëvizshme të makinerisë, mund të shkaktojë plagosje.

e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë makinerinë në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit të pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren sîç duhet.

Përdorni i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.

h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigurisë së makinerisë, edhe nëse jeni familjarizuar me makinerinë pas disa përdorimesh. Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëntime brenda një fraksioni sekondi.

4) Përdorimi dhe trajtimi i makinerisë

a) Mos e mbingarkoni makinerinë. Përdorni për punën tuaj makinerinë të përcaktuar për atë gjë. Me makinerinë e duhur punoni më mirë dhe më të sigurt në zonën e dhënë të performancës.
b) Mos përdorni një makineri, çelësi i së cilës është me defekt. Një makineri, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë para se të bëni konfigurime në makineri, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku makinerinë.

Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të makinerisë.

d) Ruani makineritë të papërdorura në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin makinerinë personat që nuk janë të familjari-zuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.
Makineritë janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes makinerinë. Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e makinerisë. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të makinerisë. Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek makineritë të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
g) Përdorini makineritë, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës dhe aktivitetit që duhet kryer.
Përdorimi i makinerive për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe pa vaj ose graso.

Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll të sigurt të makinerisë në situata të paparashikueshme.

5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri
a) Karikoni bateritë vetëm në karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për një karkikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në makineritë. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve.

Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.

d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndihmën e mjekut.

Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.

e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të çojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta. Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën me bateri kurrë

jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.

6) Servisi

a) Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi originale. Në këtë mënyrë garantohet që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.

Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash

a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika. Mos u përpiqni ta largoni materialin e prerë kur thikat janë ende në lëvizje ose ta fiksoni materialin që do të pritet. Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses së ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave në dorezë kur thika është ndalur dhe pa i pasur gishtat afër çelësit të rrymës. Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave ul rrezikun e operimit të pagëllimshëm dhe të një plagosje të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet prerësja e ligustrave, vendosini gjithmonë mbulesën mbi thikë. Trajtimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e plagosjes nga thika.

219

d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe të jetë aktivizuar bblokimi i ndezjes, kur largoni materialin që pritet të bblokuar ose bëni punime mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e prerëses së ligustrave gjatë largimit të materialit që pritet të bblokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Mbajeni prerësen e ligustrave vetëm në sipër-faqet e izoluara të dorezave, pasi thika mund të bjerë në kontakt me kabillo të fshehura.

Kontakti i thikës me një tel me tension mund t'i vendosin pjesët metalike të pajisjes nën tension dhe të shkaktojë një goditje elektrike.

Operim i sigurt për prerëse bari

1 Shkollimi

a) Lexoni me vëmendje shpjegimet e përdorimit. Familjarizohuni me pjesët e përdorimit dhe mënyrën korrekte për përdorimin e pajisjes.
b) Mos lejoni asnjëherë fëmijë apo persona të cilët nuk e njohin pajisjen ta përdorin atë. Ka mundësi që rregullime ligjore lokale ta kufizojnë moshën e përdoruesit në veçanti.
c) Mbani parasysh, që përdoruesi mban përgjegjësi për aksidentet e mundshme dhe dëmin e shkaktuar karshi personave të tretë ose pasurisë së tyre.

2 Përdorimi

a) Përpara përdorimit kontrolloni kabllon si dhe zgjatimet nëse kanë shenja defekti ose janë vjetruar. Në rast se kablloja dëmtohet gjatë përdorimit, hiqeni nga priza

menjëherë. MOS E PREKNI KABLLON PËRPRA SE TA KENI SHKËPUTUR NGA PRIZA. Mos e përdorini pajisjen, në rast se kabloja është me defekt ose e amortizuar.
b) Përpara përdorimit të pajisjes kontrolloni me shikim nëse ka dëntime, nëse mungojnë pjesë, ose pjesët mbrojtëse apo mbuluese janë montuar gabim.
c) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë, në rast se ka persona të tjerë, veçanërisht fëmijë apo kafshë shtëpiake në afërsi.

3 Vënia në punë

a) Mbajeni kabllon së bashku me zgjatuesin larg pjesës prerëse.
b) Ju duhet të mbani syze mbrojtëse dhe këpucë të sigurta pune gjatë gjithë kohës që përdorni pajisjen.
c) Shmangni përdorimin e pajisjes kur kushte e motit janë të papërshtatshme, veçanërisht kur ka rrufe.
d) Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës ose kur ndriçimi artificial është optimal.
e) Mos e përdorni asnjëherë makinerinë në rast se ajo i ka mbulesën apo pajisjen mbrojtëse të dëmtuara, ose kur këto pjesë mbrojtëse mungojnë.
f) Ndizeni motorin vetëm në ato raste kur i keni duart dhe këmbët larg pjesës prerëse të pajisjes.
g) Ruajeni pajisjen të shkëputur nga rryma elek trike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen bllokuese si dhe baterinë)
– gjithnjë në ato raste, kur pajisjen nuk e keni nën vëzhgim;
- përpara heqjes së një bllokimi;

  • përpara kontrollit, pastrimit ose përpunimit të pajisjes;
  • mbas kontaktit me një trup të huaj;
    – gjithnjë kur pajisja fillin dhe të dridhet në mënyrë të pazakonshme.

h) Kujdes, rrezikoni të shkaktoni prerje në duar dhe në këmbë.

i) Siguroni gjithnjë, që hyrjet e ajrit të mbahen të lira nga ndikimi i trupave të huaj.

4 Mirëmbajtja dhe magazinimi

a) Pajisja të mbahet e shkëputur nga rryma elek trike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen bblokuese si dhe baterinë) përpara se të fillojnë punimet për mirëmbajtjen apo pastrimin e pajisjes.
b) Përdorni pjesë këmbimi dhe përdorimi që ju janë këshilluar vetëm nga prodhuesi.
c) Pajisja duhet kontrolluar vazhdimisht dhe duhet mirëmbajtur. Kryeji ndreqjet e saj vetëm në një punishte e cila është e autorizuar me kontratë.
d) Në qoftë se pajisja nuk është në përdorim, mbajeni të magazinuar larg fëmijëve

5 Sugjerim (për makineritë të operuara nga rryma dhe për makineritë me karikues të integruar)

Makineria duhet të ushqehet nëpërmjet një pajijsjeje të rrymës së mbetur (RCD) me një rrymë hapjeje prej jo më shumë se 30 mA.

Këshilla sigurie shtesë

Përdorimi i parashikuar:

Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, sensorike dhe mentale ose me mungesë përvoje dhe dijesh, nëse ato do të jenë nën monitorim ose nëse janë instruktuar në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe kuptojnë rreziqet që rezultojnë nga kjo gjë. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me produktin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijë nëse nuk janë në monitorim. Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç.

Përdorimi me thikë bari:

GARDENA Prerëse bari me bateri është parashikuar për prerjen e qosheve të barit dhe prerjën ekzakte të formës së shkurreve, në veçanti baksusit, në kopshtin privat të shtëpisë dhe hobit.

Përdorimi me thikë shkurresh:

GARDENA Prerëse shkurresh me bateri është parashikuar për prerjen kaçubave, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse, në kopshtin privat të shtëpisë dhe hobit. Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë.

GARDENA ClassicCut Li - Përdorimi me thikë shkurresh: - 1

RREZIK! Plagosje!

→ Mos e përdorni prerësen me bateri për copëtim materiali ose për përgatitje silazhi.

→ Mos e përdorni prerësen me bateri me thikën e shkurreve art. 9863 për prerjen e barit / qosheve të barit.

Këshilla sigurie për bateri dhe karikues

GARDENA ClassicCut Li - Këshilla sigurie për bateri dhe karikues - 1

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.

Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.

Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.

→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.

→ Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.

Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.

GARDENA ClassicCut Li - Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. - 1

GARDENA ClassicCut Li - Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. - 2

Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.

Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.

→ Mbajeni karikuesin pastër. Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.

→ Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë dhe

riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.

→ Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p. sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.

→ Mos e operoni produktin gjatë karikimit.

→ Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.

→ Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.

→ Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.

→ Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë leng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut. Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.

→ Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet pranë. Kontrolloni pjesët e pre-kura. Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.

→ Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara.
Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
→ Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagshtira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
→ Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti midis 0 °C dhe + 40 °C.
Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në temperatura
< 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
→ Karikojeni baterinë me një lidhje USB vetëm nëpërmjet saj në një temperaturë ambienti ndërmjet 0 °C dhe + 40 °C.
Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund ta dëm- tojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.

Këshilla sigurie elektrike shtesë

GARDENA ClassicCut Li - Këshilla sigurie elektrike shtesë - 1

RREZIK! Pushim zemre!

Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.

→ Karikoni mbi një mbështetëse zjarrduruese.

→ Karikoni vetëm në ambiente të brendshme.
→ Përdoreni prerësen me bateri vetëm në ambiente të jashtme.
→ Mos e hapni kasën (vetëm servisi GARDENA është përgjegjës për këtë).
→ Vini re këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për karikue-sin me spinë.
→ Kontrolloni me kujdes vendin ku do të vendoset produkti dhe largoni të gjitha kabllot dhe objektet e huaja.
→ Para përdorimit dhe pas marrjes së një goditjeje të fuqishme, produkti duhet të kontrollohet nëse vërehet konsumim ose dëmtim. Nëse është e nevojshme, dërgojeni për të kryer punimet e nevojshme të riparimit.
→ Nëse, për shkak të një defekti, produkti nuk fiket, vendoseni produktin mbi një sipërfaqe të fortë dhe prisni duke e vrojtuar atë deri sa të harxohet bateria. Produktin me defekt dërgojeni në servisin GARDENA
→ Mos u përpiqni asnjëherë të punoni me një produkt të paplotë, ose kur në të janë kryer modifikime të paautorizuara.
→ Fikeni produktin nëse fillon të dridhet në mënyrë anomale. Dridhjet e forta mund të shkaktojnë dëmtime.

Këshilla sigurie personale shtesë

GARDENA ClassicCut Li - Këshilla sigurie personale shtesë - 1

RREZIK! Rreziku i mbytjes!

Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël.

223

→ Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.

→ Mos punoni nën efektin e alkoolit, drogës, apo ilaçeve.
→ Ju duhet të dini si ta fikni menjëherë produktin në çdo kohë në një rast emergjence.
→ Evitoni kontaktin me vajin e thikës, në veçanti kur keni alergji ndaj tij.

→ Punoni vetëm gjatë dritës së diellit ose në kushte të mira shikimi.

→ Kontrollojeni produktin tuaj para çdo përdorimi. Para çdo përdorimi, kryeni një kontroll pamor të produktit.
→ Kontrolloni nëse janë të lira vrimat e ventilimit.
→ Kontrolloni thikën para çdo përdorimi.
→ Mbajeni thikën në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur.

→ Nëse, gjatë punës së produktit, shkaktohet një nxehtësi e madhe, lëreni të ftohet para magazinimit.
→ Mos e mbingarkoni produktin.

Paralajmërim!

Gjatë punës me mbrojtjen e dëgjimit dhe për shkak të zhurmave të shkaktuara nga produkti, operatori mund të mos vërejë personat që afrohen.

→ Mbani gjithmonë uniforma të përshtatshme, doreza mbrojtëse dhe këpucë të forta pune.
→ Sigurohuni që të keni veshur këpucë pune të sigurta gjatë punës.
→ Mos punoni në terren rrëshqitës.

et OHUTUSJUHISED

Sümbolite selgitus:

GARDENA ClassicCut Li - Sümbolite selgitus: - 1

Lugege kasutusjuhendit.

GARDENA ClassicCut Li - Sümbolite selgitus: - 2

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : ClassicCut Li

Kategori : Gërshërë për gjelbërim