AquaClean 2418V P4A - Pastrues me presion të lartë GARDENA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AquaClean 2418V P4A GARDENA në format PDF.
| Lloji i produktit | Pastrues me presion mesatar me bateri |
| Marka | Gardena |
| Modeli | AquaClean 2418V P4A |
| Referenca | 14800 (standard) / 14800-55 (pa bateri) / 14800-20 (kit Premium) |
| Presioni maksimal (modaliteti i butë high) | 24 bar (2,4 MPa) |
| Presioni maksimal (modaliteti i butë soft) | 14 bar |
| Presioni maksimal (modaliteti i butë ultra soft) | 9 bar |
| Presioni maksimal i furnizimit | 6 bar (0,6 MPa) |
| Rrjedhja maksimale (modaliteti high) | 250 l/h |
| Rrjedhja maksimale (modaliteti soft) | 200 l/h |
| Rrjedhja maksimale (modaliteti ultra soft) | 100 l/h |
| Gjatësia e tubit të thithjes | 5 m |
| Lartësia maksimale e thithjes | 2 m |
| Autonomia maksimale (bateri 2,5 Ah, modaliteti high) | 15 min |
| Autonomia maksimale (bateri 2,5 Ah, modaliteti soft) | 19 min |
| Autonomia maksimale (bateri 2,5 Ah, modaliteti ultra soft) | 38 min |
| Pesha (pa bateri) | 1,5 kg |
| Niveli i presionit akustik (LpA) | 68 dB(A) |
| Niveli i fuqisë akustike (LWA) | 83 dB(A) |
| Dridhja dorë-krah (avh) | 2,8 m/s² |
| Furnizimi | Bateri Li-ion 18 V (sistemi POWER FOR ALL PBA 18V) |
| Ngarkues i përputhshëm | AL 1810 CV P4A (ref. 14900) ose AL 1830 CV P4A (ref. 14901) |
| Temperatura e lejuar e ngarkimit | 0 °C deri në 45 °C |
| Garancia e prodhuesit | 2 vjet |
| Përdorimi i synuar | Pastrimi i pllakave, veglave të kopshtit, biçikletave, automjeteve, varkave dhe pastrim i butë në kopsht privat |
| Pajisjet e përfshira | 3 grykë (0°, 15°, 40°), shufra të shkurtra dhe të gjata, tub thithjeje; kit Premium: qese uji dhe shufër shkumës shtesë |
Pyetjet më të shpeshta - AquaClean 2418V P4A GARDENA
Pyetjet e përdoruesve rreth AquaClean 2418V P4A GARDENA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues me presion të lartë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AquaClean 2418V P4A - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AquaClean 2418V P4A e markës GARDENA.
MANUAL I PËRDORUESIT AquaClean 2418V P4A GARDENA
SQ Larës i presionit të mesëm me bateri
1.SIGURIA 124
2.MONTIMI 125
3.PERDORIMI 126
4.MIREMBAJTA. 126
5.MAGAZINIMI 127
- NDREQJA E GABIMEVE. 127
7.TDEDHENATTEKNIKE 128
8.AKSESORE 128
9.SERVISIGARANCIA 128
GARDENA Larës i presionit të mesëm me bateri është projektuar për të pastruar pllaka dyshemeje, mobilje / vegla kopshti, biçikleta, automjete, anije dhe për të pastruar butë në kopshte të shtëpive private dhe kopshtet e argëtimit.
Produkti nuk është i përshtatshëm për përdorim të vazhdueshëm.

RREZIK! Plagosje!
→ Mos e përdorni produktin për larjen e njerëzve, kafshëve ose telave elektrike.
Seti i dorëzimit të setit:
| Art. 14800-20 Sett Premium | Art. 14800-55 |
| Art. 14800-31 |
| Larësl | X X X |
| Baterla | X X - |
| Karkkuesl l baterlë | X X - |
| 3 Koka të fryrjës | X X X |
| Zorra | X X X |
| Çantë ujl | - X - |
| Depozita e detergentit | - X - |
1. SIGURIA
PARALAJMËRIME!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.
Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët të mos luajnë me karikuesin.
→ Karikoni vetëm bateri litium-jon të POWER FOR ALL System tipi PBA 18V, me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të baterisë së karikuesit. Mos karikoni bateri të pa rikarikueshme. Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.

Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështisë.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.
→ Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papastërtisë ekziston rreziku i një goditjeje elektrike. → Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe të specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike. → Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh., letër, tekstile, etj.) në kontakt me të ndezshme.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
→ Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klientit për vegla elektrike GARDENA për të shmangur rrezikun e sigurisë. → Mos e operoni produktin gjatë karikimit. → Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-jon të POWER FOR ALL Systems PBA 18V. → Përdoreni baterinë vetëm me produktet e prodhuesit të POWER FOR ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme. → Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rreziku nëse përdoret me bateri të tjera. → Bateria dërgohet pjesërisht e karikuar. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht në karikues. → Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët. → Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër. → Në rast dëmtimi ose përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Futni ajër të pastër deri sa të merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes. → Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet kërkoni edhe ndihmë shtesë të mjekut. Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie. → Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet pranë. Kontrolloni pjesët e prekura. Pastrojini ose, nëse nevojitet, zëvendësojini. → Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojnë lidhje të kontakteve. Një qark i shkurtër i kontakteve të baterisë mund të ketë pasoja djegie ose zjarr. → Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë. Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
→ Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
→ Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
→ Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në temperaturë ambienti
midis -20°C dhe +50°C. Në verë mos e lini baterinë në makinë.
Në temperatura < 0°C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
→ Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0°C dhe +45°C. Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund të dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e zjarrit.
Siguria elektrike

RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implanteve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implant mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantit.
Në rast se keni një aksident, hiqni baterinë akumuluese.
Larësi nuk mund të përdoret me bateri të vjetra (emërtimi i produktit
PBA18V-V)
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale

RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëllsiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijët e vegjël. Mbajini larg fëmijëve të vegjël gjatë montimit.
Kontrollojeni produktin tuaj para përdorimit.
Dëmtim i syve dhe lëndim fizik i shkaktuar nga rryma e ujit.
→ Hiqeni baterinë para se të montoni produktin.
Montimi i pajisjeve lidhëse dhe zorrës thithëse [Fig A1/A2/A3]:

→ Produkti mund të përdoret vetëm kur zorra thithëse dhe hedhësja e spërkatjes të jenë montuar plotësisht.
Në setin e livrimit janë hedhëset e mëposhtme të spërkatjes:
Hedhëse e shkurtër spërkatjeje (rreth 6 cm)
Hedhëse të rregullueshme spërkatjeje (rreth 35 cm)
Në setin e livrimit ka pajisjet e mëposhtme lidhëse:
- Koka e fryrjes 0° Koka e fryrjes 15° Koka e fryrjes 40° Depozita e detergentit (seti Premium)
Pajisjet e mëposhtme lidhëse disponohen si aksesorë:
GARDENA Kokë rrotulluese e fryrjes AquaClean Li Art. 9345
- Shtypeni hedhësin e dëshiruar të spërkatjes ① në mbajtësen e hedhësit ② dhe rrotullojeni në drejtim orar derisa të dëgjohet shkëputja e lidhjes (rakord bajonete).
- Tërhiqeni unazën ③ e bashkuesit të shpejtë, futni pajisjen lidhëse të dëshiruar ④ mbi hedhësin e spërkatjes (1) dhe lëshojeni sërish unazën ③. Bashkimi i plotë është kryer kur unaza gjendet sërish krejtësisht përpara (rondelat e argjendta të sigurisë dhe sferat e argjendta nuk duken më).
- Rrotullojeni pajisjen lidhëse 4 për këndin e dëshiruar të spërkatjes. Dy kokat e fryrjes të papërdorura 4 mund të futen në mbajtëse ⑤
- Lidhni zorrën thithëse 6 me lidhjen 7
Në këtë mënyrë bateria mbrohet dhe mbahet përherë e karikuar plotësisht kur ruhet në karikues.
- Shtypni butonin lirues A dhe hiqni baterinë nga foleja e baterisë D
- Hiqeni baterinë 19 nga mbulesa mbrojtëse 5
- Lidheni karikuesin e baterisë © në një prizë të rrjetit të energjisë elektrike.
- Shtyjeni karikuesin e baterisë © mbi baterinë B
Nëse treguesi i karikimit të baterisë në karikues pulson jeshil, bateria karikohet.
Nëse treguesi i karikimit të baterisë në karikues ndriçon vazhdimisht me ngjyrë të gjelbër, bateria është karikuar plotësisht (kohëzgjatja e karikimit, shih 7. TË DHËNAT TEKNIKE).
- Kontrolloni në periudha të rregullta kohore nivelin e karikimit gjatë karikimit.
- Nëse bateria (B) është karikuar plotësisht, mund ta shkëputni baterinë (B) nga karikuesi (C).
Kuptimi i elementeve të treguesit:
Treguesi në karikues [Fig O3]:
Pulsimi i treguesit të procesit të karikimit sinjalizohet nëpërmjet pulsmit të treguesit të karikimit të baterisë.
![GARDENA AquaClean 2418V P4A - Treguesi në karikues [Fig O3]: - 1](/content/2026/03/489432/images/dcd8fc08f4d4ac63e3118d48647e8fc1b9e5becc77197bad48b2bce3857e4e75.jpg)
Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë ①
![GARDENA AquaClean 2418V P4A - Treguesi në karikues [Fig O3]: - 2](/content/2026/03/489432/images/26d9c5bfd8016c46ea8a5d4f1afbbd3a73076a001579073a7acda7fcefbb95fe.jpg)
Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon që bateria është karikuar plotësisht ose që temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të temperaturës së karikimit dhe prandaj nuk mund të karikohet. Në momentin që arrihet diapazoni i lejuar i temperaturës, bateria karikohet.
Kur bateria nuk është e futur, drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon që spina është e futur në prizë dhe që karikuesi është gati për punë.
Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë në produkt [Fig O4/O6]:
Pas nisjes së produktit tregohet treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë për 5 sekonda.
| Gjendja e karikimit te baterisse | Treguesi i gendjes se karikimit te baterisse |
| 67 - 100 % e karikuar | ①, ② dhe ③ ndriçojnè me ngjytré gjelber |
| 34 - 66 % e karikuar | ① dhe ② ndriçojnè me ngjytré te gjelber |
| 11 - 33 % e karikuar | ① ndriçon me ngjytré te gjelber |
| 0 - 10 % e karikuar | ① pulson me ngjytré te gjelber |
Nëse LED-i ① pulson me ngjyrë të gjelbër, bateria duhet të karikohet.
Nëse LED-i i defektit ndriçon ose pulson, shih 6. NDREQJA E GABIMEVE.
Paneli i kontrollit [Fig 05]:
Modaliteti Soft Clean:
Regjimi Soft-Clean redukton presionin e spërkatjes për pastrimin e sipërfaqeve të ndjeshme. Ai zgjat gjithashtu afatin e shërbimit të baterisë.
Ka 3 modalitete të ndryshme operimi:
Modaliteti Soft Clean high (24 bar) nuk ndriçon
Modaliteti Soft Clean soft (14 bar)
Modaliteti Soft Clean ultra soft (9 bar) ndriçon
Vlerat e dhëna të presionit mund të ndryshojnë në varësi të presionit të hyrjes.
→ Shtypni butonin Soft Clean (e) në panelin e kontrollit derisa të tregohet modaliteti i dëshiruar.
Nisja e larësit [Fig. 01/O6]:
PAEZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje, nëse produkti nuk ndalon pas lëshimit të dorezës së startit.
→ Mos i anashkaloni mekanizmat e sigurisë ose çelësat. Për shembull, mos e fiksoni levën e startit në dorezë.
Start:
Produkti është i pajisur me një mekanizëm sigurie (leva e startit me mekanizëm sigurie) që pengon një ndezje të padëshiruar të produktit.
Larësi duhet të përdoret me një bateri vetëm nëse mbulesa mbrojtëse ⑧ është shtyrë mbi bateri.
- Tërhiqeni mbulesën mbrojtëse ⑤ mbi bateri ⑥
- Vendoseni baterinë në folenë e baterisë derisa ajo të fiksohet duke kërcitur.
- Shtypni bllokimin e ndezjes ① në anën e majtë dhe tërhiqeni levën e startit ⑱. Larësi niset dhe treguesi i ngarkesës së baterisë tregohet për 5 sekonda.
- Lëshojeni sërish bllokimin e ndezjes (1). Larësi lëviz më tej pa qenë nevojshme të shtypet bllokimi i ndezjes.
Stop:
- Lëshojeni levën e startit 16. Larësi ndalon.
- Mbylleni furnizimin me ujë (p.sh. rubinetin).
- Tërhiqeni levën e startit 6 për të hequr presionin nga sistemi.
- Shkëputeni zorrën thithëse nga larësi.
- Shtypni butonin lirues (A) dhe hiqni baterinë (B) nga foleja e baterisë (B).
Përdorimi në regjimin e thithjes:
- Shtypni bllokimin e ndezjes ① në anën e majtë dhe tërhiqeni levën e startit ⑥.
- Gjatë thithjes fikeni modalitetin Soft Clean (LED-i nuk ndriçon).
- Thithni në lartësi të ulët (rreth 0 deri 1 m).
- Prisni derisa të jetë pompuar ujë dhe të jetë arritur presioni i plotë.
- Pastaj shkoni në pozicionin tuaj të punës.
Kjo mund të zgjasë deri në 30 sekonda (në lartësi të mëdha thithjeje) derisa uji të pompohet në modalitetin e thithjes. Lartësia maksimale e thithjes është 2 m.
4. MIRËMBAJTJA
RREZIK! Plagosje! Rrezik për sytë dhe
→ Hiqeni baterinë para se të mirëmbani produktin.
Pastrimi i larësit [Fig. M1]:
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje dhe rreziku i dëmtimit të produktit.
→ Mos e pastroni produktin me ujë ose me rrymë uji (sidomos rrymë uji me presion të lartë). → Mos pastroni me kimikate, përfshirë benzinën ose tretësit. Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.
Hapësirat e ajrimit duhet të jenë gjithmonë të pastra.
- Pastroni hapësirat e ajrimit ① me një furçë të butë (mos përdorni kaçavidë).
- Pastroni të gjitha pjesët lëvizëse pas çdo përdorimi. Në veçanti, hiqni ndotjet në lëvizje.
- Zhvidhosni lidhjen ⑦ (nëse nevojitet me një çelës vidash me numër çelësi 17).
- Hiqni filtrin e pajisjes nga lidhja ⑦ dhe pastrojeni me ujë të rrjedhshëm.
- Hiqeni hedhësin e spërkatjes (1) dhe lajeni hedhësin e spërkatjes (1) me ujë të pastër.
- Hiqni filtrin e thithjes 2 dhe pastrojeni filtrin e thithjes 12.
- Fiksojeni lidhjen ⑦ me dorë në të njëjtën kohë.
Pastrimi i baterisë dhe karikuesit të baterisë:
Sigurohuni që sipërfaqja dhe kontaktet e baterisë dhe të karikuesit të baterisë të jenë gjithmonë të pastra dhe të thata, para se të lidhni karikuesin e baterisë.
Mos përdorni ujë të rrjedhshëm.
→ Karikuesi i baterisë: Pastroni kontaktet dhe pjesët plastike me një leckë të butë, të thatë. → Bateria: Pastroni herë pas here hapësirat e ajrimit dhe lidhjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.
5. MAGAZINIMI
Nxjerrja jashtë funksionit:
Produkti duhet të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
- Hiqni baterinë.
- Karikoni baterinë.
- Pastrojeni larësin, baterinë dhe karikuesin e baterisë (shih 4. MIRËMBAJTJA).
- Ruajeni laesin, baterinë dhe karikuesin e baterisë në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngricave.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU)

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
Asgjësimi i baterisë:

Bateria GARDENA përmban qeliza jonesh litiumi, të cilat në përfundim të jetëgjatësisë së tyre duhet të asgjësohen të ndara nga mbetjet normale të shtëpisë.
Li-ion
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojini bateritë nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
- Shkarkoni plotësisht qelizat e joneve të litiumit (drejtojuni në servisin GARDENA).
- Sigurojini kontaktet e qelizave të joneve të litiumit kundër lidhjes së shkurtër.
- Hidhini në përputhje me rregullat qelizat e joneve të litiumit.
6. NDREQJA E GABIMEVE
Lëndim i syve dhe lëndim fizik i shkaktuar nga rryma e ujit.
Hiqeni baterinë përpara se të diagnostikoni produktin.
Problemi | Shkaku i mundshëm | Ndihma
| Larësi nuk pompon aspak ose pak ujë | Rezervuari l ujtë ᵓshtë bosh. | → Mbusheni rezervuarin e ujt. |
| Në sistem ka ajër. | → Hlqeni hedhësen dhe shtypni levö n e startit për reth 30 sekonda derisa të pompohetdukshëm ujë. Montojeni sërish hedhësen. |
Problemi | Shkaku i mundshëm | Ndihma
| Larešnuk pompon aspak ujë | Nësystem ka ajër. | →Higni ajrin nga sistemi neriartësīt vogel. Pastaj shkoni nëposicin e punës. |
| Filtri i pajisjes(shih 4. MIRÉMBAJTJA),flirti i thitjnes ose kokat e fryjresjanë bllokuar. | →Pastrojeni filtrin e pajisjesdhe filtrin e thitjnes. Pastrojini kokat e fryjres p.sh. me njegilpëre. | |
| Rënae epresionl gjatēoperimit | Filtri i pajisjes ose filtri i thitjnesështë i ndotur. | →Pastrojeni filtrin e pajisjesdhe filtrin e thitjnes(shih 4. MIRÉMBAJTJA). |
| Gjendja e karikimit të bateriseështë tepër e ület. | →Karikoni baterëne. | |
| Ujithethjo miñegndepozita e ujlt | Lartësia e thitjnes ñshtë tepër e lartë. | →Reduktoni lartësinë e thitjnes. |
| Nësistem ka ajër. | →Higeni heddësen dhe shtypni levën e starti per rreth30 sekonda derisa tepompohetdukshëm ujë.Montojeni sérish hedësen. | |
| Filtri i pajisjes ose filtri i thitjnesështë i ndotur. | →Pastrojeni filtrin e pajisjesdhe filtrin e thitjnes(shih 4. MIRÉMBAJTJA). | |
| Larešnuk ndalon | Leva e starti ngec. | →Higeni baterëne dhe lironi levën e startit. |
| Larešnuk starton osendealet. | Bateria ñshtë bosh. | →Karikoni baterëne. |
| Larešnuk starton osendealet. | Temperatura e baterisështë jashtë diapazoni të lejuar. | →Pritni derisa temperatura e baterisët jétë sörisht midis0 °C - + 45 °C. |
| LED-i ñi defektitndriçón kuq [Fig 04] | Lareši ñshtë mmbexhur(p.sh. nga rezet direktete diellit). | →Lereni larësin të ftohet nënjë vend të freshët në hijë. |
| Eşhtë futur ujë në bateri. | →Lereni baterëne të thahet nënjë vend të mbrojtur. | |
| Midis kontakteve të baterisënë larës gjenden pika uji osagelashti. | →Hiqni pikal e ujl / lagështinéme një leckë thatë. | |
| Motori ñshtë bilokuar. | →Drejtojuni servisit GARDENA. | |
| Koka e fryjres e bilokuarpjesärisht ose plotësht. | →Pastrojini kokat e fryjresp.sh. me një gillpërë osemel. | |
| Larešnuk starton osendealet. | Produkti ka defekt. | →Drejtojuni servisit GARDENA. |
| LED-i ñi defektit pulson kuq [Fig 04] | Bateria nështë futurplotësht të folenëbaterësè. | →Vendoseni bateriënë plotështnë folenëe baterësè deri saajo të fiksohet duke kërcitur. |
| Larešnuk starton osendealet. | Bateria nështë futur | →Zëvendësoti baterëne. |
| LED-i ñi defektit nukndriçón [Fig 04] | Bateria ka defekt. | →Drejtojuni servisit GARDENA. |
| Produkti ka defekt. | →Drejtojuni servisit GARDENA. | |
| Procesi l karikmitnukështë i mundur.Treguesi l karikmitte bate-rtsë ñdriconne mënyrëtë vazdhueshme [Fig 03] | Bateria nështë lichur(korrekt). | →Lidheni baterëne konekt nëkarikues. |
| Kontaktet e baterësãjanëtë ndotura. | →Pastrojoni kontaktet e baterëse(p.sh. duke e futur dhe njxerrë disa here bateriñezëvendësoti bateriëne, nëse nevojitet). | |
| Temperatura e baterisështë jashtë diapazoni të lejuar tëtemperaturessekarikmit. | →Pritni derisa temperatura e baterësè tjetë särisht midis0 °C - + 45 °C. | |
| Bateria ka defekt. | →Zëvendësoti baterëne. | |
| Treguesi l karikmitte baterësënuk ndrlön [Fig 03] | Spina e karikuesit nuk ñshtëfutur (korrekt). | →Futeni splën (plotësht)ne prizë. |
| Priza, kablojøa ose karikuesi skanë defekt. | →Kontrolloni tensionin erjelit.Nëse nevojitet, kontrolloni karikuesin nga një tregtar i aturlzuar me kontratë osenga GARDENA Service. |

KËSHILLË: Në rast të defekteve të tjera, ju lutemi, drejtohuni qendrës tuaj të shërbimit GARDENA. Riparimet lejohen të kryhen vetëm nga qendrat e shërbimit GARDENA ose nga tregtarë të specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.
Frekuenca e rrjetit Hz 50-60
| Fuqia nominale | W 26 |
| Tensionl karkdmit te baterisé | V (DC) 18 |
| Korrenti maks. i karikimit te baterisse | mA | 1000 |
Koha e karikimit të baterisë 80% /97 - 100% (rreth)
PBA 18V 2,0Ah W-B min. 96/124
PBA 18V 2,5Ah W-B min. 120/154
PBA 18V 4,0Ah W-C min. 192/244
Diapazoni i lejuar i temperaturës 0–45 °C
të karikimit
Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.
Për të gjitha produktet e reja origjinale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produkti përdoret ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk mbulon produktet e blera nga tregtarët me pakicë. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksional ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtrohet dispozitave të mëposhtme:
- Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
- As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta riparojnë produktin.
- Për operim janë përdorur vetëm pjesë këmbimi dhe konsumimi origjinale GARDENA.
- Paraqitja e kuponit tatimor.
Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesë të fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçimi, rripa trapezoidale dhe rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, si dhe pjesë të konsumimit dhe përdorimit.
Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera kundër nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit/shitësit.
Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës së Republikës Federale të Gjermanisë.
Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.
Pjesët e konsumit:
Filtrat dhe pjesët aksesore (p.sh. çanta e ujit) janë pjesë konsumi dhe nuk përfshihen në garanci.
- TEENINDUS/GARANTII 133