EM380 - Koshese elektrike DOLMAR - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EM380 DOLMAR në format PDF.

📄 196 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice DOLMAR EM380 - page 141
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : DOLMAR

Modeli : EM380

Kategori : Koshese elektrike

Shkarko udhëzimet për tuajin Koshese elektrike në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EM380 - DOLMAR dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EM380 e markës DOLMAR.

MANUAL I PËRDORUESIT EM380 DOLMAR

Kositëse bari me korrent Udhëzimet origjinale

SHQIP (Udhëzimet origjinale) Shpjegim i pamjes së përgjithshme

Doreza e sipërme Butoni për sigurinë Kutia e çelësit Çelësi i bllokimit Spina Mbledhësja e barit

Disku Platforma Kapaku i motorit Leva e rregullimit të lartësisë Mbajtësja e kabllos Doreza e poshtme

NJOHJA ME KOSITËSEN TUAJ TË

BARIT Lexojeni këtë manual me kujdes duke parë paraprakisht me vëmendje udhëzimet e rekomanduara të sigurisë, gjatë dhe pas përdorimit të kositëses së barit. Ndjekja e këtyre udhëzimeve të thjeshta gjithashtu do ta mbajë kositësen tuaj të barit në kushte të mira pune. Njihuni me komandat e kontrollit të kositëses suaj përpara se të përpiqeni ta vini në punë, por mbi të gjitha, sigurohuni që të dini si ta ndaloni kositësen në rast emergjence. Mbajeni këtë manual të përdoruesit dhe të gjithë literaturën tjetër bashkë me kositësen për referenca të ardhshme.

1. SIMBOLET E SHËNUARA NË

PRODUKT Lexoni me kujdes këtë libër udhëzimesh përpara se të përdorni kositësen e barit dhe mbajeni në vend të sigurt për referenca të ardhshme. Mbajini larg kalimtarët. Bëni kujdes nga disqet e mprehta. Disqet vazhdojnë të rrotullohen pasi motori të jetë fikur. Hiqeni spinën nga makineria përpara mirëmbajtjes ose nëse kordoni është dëmtuar. Mbajeni kordonin fleksibël të furnizimit me korrent larg nga disku prerës. Shenja CE Produkti përmbush kërkesat dhe rregulloret e caktuara nga Komuniteti Evropian. Shenja WEEE KUJDES! Veglat elektrike të nxjerra nga përdorimi nuk e kanë vendin te mbeturinat shtëpiake. Ato duhen çuar në një pikë grumbullimi të përbashkët për asgjësim jo të dëmshëm për mjedisin dhe në përputhje me rregulloret lokale. Shenja e nivelit të zhurmës Zhurma e veglës nuk i kalon 96 dB.

Doreza e çelësit Buloni Rondela Kapaku i pasmë Treguesi i nivelit SIMBOLI I ALARMIT TË SIGURISË: Tregon se mund të tregohet kujdes ose paralajmërim së bashku me simbolet ose figurat e tjera.

Kositësja juaj ka izolim të dyfishtë. Kjo nënkupton se të gjitha pjesët e jashtme janë të izoluara elektrikisht nga furnizimi me energji elektrike. Kjo arrihet duke vendosur një barrierë izolimi shtesë ndërmjet pjesëve elektrike dhe mekanike.

Qëllimi i rregullave të sigurisë është t’ju tërheqin vëmendjen për rreziqet e mundshme. Simbolet e sigurisë dhe shpjegimet e tyre kërkojnë vëmendje të kujdesshme dhe aftësinë tuaj për të kuptuar. Paralajmërimet e sigurisë nuk e eliminojnë rrezikun në vetvete. Udhëzimet ose paralajmërimet e dhëna nuk zëvendësojnë masat e përshtatshme për parandalimin e aksidenteve. PARALAJMËRIM: Mosrespektimi i paralajmërimeve të sigurisë mund të rezultojë në lëndim të rëndë për ju ose të tjerët. Ndiqni gjithmonë masat paraprake për të ulur rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike dhe lëndimeve personale. Ruajeni manualin e përdorimit dhe rishikojeni shpesh për të vazhduar punën e sigurt dhe për t’i udhëzuar të tjerët që mund ta përdorin këtë vegël. PARALAJMËRIM: Kjo pajisje prodhon fushë elektromagnetike gjatë punës. Fusha mund të ndërhyjë në kushte të caktuara me implantet aktive apo pasive mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë me pajisjen. PARALAJMËRIM: Përdorimi i veglave mund të bëjë që sytë të goditen nga sende të huaja, gjë që mund të sjellë lëndim të rëndë të syve. Përpara se të përdorni veglën elektrike, mbani gjithmonë syze mbrojtëse ose syze sigurie me mburoja anësore dhe mbrojtëse të plotë fytyre kur të jetë e nevojshme. Rekomandojmë që të përdorni një maskë të gjerë për mbrojtje të shikimit për përdorim mbi syzet optike ose syzet standarde të sigurisë me mburojë anësore.

1. Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me

komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes.

2. Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i

njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.

3. Mos kositni kurrë nëse keni njerëz pranë, sidomos

fëmijë ose kafshë shtëpiake.

4. Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është

përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t’u ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.

5. Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe

pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni me këmbë zbathur ose kur mbani sandale të hapura; shmangni veshjen e rrobave të gjera ose që kanë rripa ose lidhëse që varen.

6. Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret pajisja

dhe hiqni të gjitha sendet që mund të goditen nga pajisja.

7. Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të

parë nëse disqet, vidat e disqeve dhe grupi i kositjes kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini disqet e konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve për të ruajtur drejtpeshimin. Ndërrojini etiketat e dëmtuara ose të palexueshme.

8. Para përdorimit, kontrolloni rrymën elektrike dhe

kordonin zgjatues për shenja dëmtimi ose konsumimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni menjëherë nga rryma elektrike. MOS E PREKNI KORDONIN PARA SE TË SHKËPUSNI RRYMËN ELEKTRIKE. Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar.

9. Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë

10. Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të

11. Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta.

12. Ecni, mos vraponi asnjëherë.

13. Për pajisjet rotative me rrota, kositni përgjatë ballinës

së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë.

14. Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në

15. Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.

16. Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur

tërhiqni kositësen drejt vetes.

17. Ndalojini disqet nëse kositësja duhet anuar për

transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes.

18. Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse me

defekt ose pa pajisje sigurie, për shembull deflektorë dhe/apo mbledhëse bari të vendosura në vendin e duhur.

19. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me

këmbët larg disqeve.

20. Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, përveçse

kur kositësja e barit duhet të anohet për t’u nisur. Në

këtë rast, mos e anoni më shumë nga sa është nevoja dhe ngrini vetëm pjesën që ndodhet larg përdoruesit.

21. Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara

22. Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën

pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së shkarkimit.

23. Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër

kositësen e barit kur motori është në punë.

24. Ndaloni motorin dhe hiqni spinën. Sigurohuni që të

gjitha pjesët lëvizëse të ndalojnë plotësisht. - sa herë që largoheni nga makineria: - përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni marmitën; - përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi kositëse; - pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini kositësen në punë. Nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë anormale (kontrollojeni menjëherë): - kontrolloni për dëmtim; - ndërroni ose riparoni çdo pjesë të dëmtuar; - kontrolloni për pjesë të liruara dhe shtrëngojini.

25. Ndaloni kositësen:

- sa herë që nuk jeni vetë pranë kositëses së barit.

26. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të

shtrënguara për t’u siguruar që pajisja të jetë në kushte të sigurta pune.

27. Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum

28. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të

29. Kositësja nuk duhet përdorur nëse kordonët janë

dëmtuar ose konsumuar.

30. Nuk duhet lidhur një kordon i dëmtuar me furnizimin

me energji ose nuk duhet prekur një kordon i dëmtuar përpara se të shkëputet nga furnizimi me energji. Kordoni i dëmtuar mund të çojë në kontakt me pjesë të ngarkuara me energji.

31. Nuk duhet prekur disku përpara se makineria të

shkëputet nga furnizimi me energji dhe disku të ketë ndaluar plotësisht.

32. Kordonët e zgjatimit duhen mbajtur larg diskut. Disku

mund të shkaktojë dëmtim të kordonëve dhe të çojë në kontakt me pjesë të ngarkuara me energji elektrike.

33. Për të shkëputur furnizimin me energji elektrike (pra,

të hiqni spinën nga priza): - kur lini makinerinë vetëm; - përpara se të pastroni një bllokim; - përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni me kositësen; - pasi keni goditur sende të huaja; - sa herë që makineria nis të dridhet në mënyrë jo normale.

34. Ndalohet përdorimi i makinerisë nga fëmijët.

35. Kjo pajisje nuk është prodhuar për t’u përdorur nga

persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose nga persona të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria e përshtatshme, nëse nuk janë vëzhguar ose udhëzuar për përdorimin e kësaj pajisjeje nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

36. Nëse kablloja ose kordoni i jashtëm fleksibël është i

dëmtuar, ai duhet të ndërrohet vetëm nga prodhuesi ose nga agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet (jo më të lehtë se H05VV-F 2 x 1,0 mm2).

37. Udhëzimet për përdorimin e sigurt të veglës, përfshirë

rekomandimin që vegla duhet të furnizohet nga një automat (RCD) që lëshon një rrymë jo më të madhe se 30 mA.

38. Bëni kujdes gjatë rregullimit të makinerisë për të

parandaluar ngecjen e gishtave ndërmjet disqeve që lëvizin dhe pjesëve të palëvizshme të makinerisë.

39. Lëreni gjithmonë makinerinë të ftohet përpara se ta

40. Kur të kryeni shërbime ndaj disqeve asnjëherë mos

harroni se, edhe pse burimi i energjisë elektrike është i fikur, disqet sërish mund të lëvizen.

41. Për siguri, ndërroni pjesët e konsumuara dhe të

dëmtuara; përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë.

42. Bëni kujdes gjatë rregullimit të pajisjes për të

parandaluar ngecjen e gishtave ndërmjet disqeve që lëvizin dhe pjesëve të palëvizshme të makinerisë.

43. Nëse kordoni i furnizimit me energji elektrike është i

dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona me kualifikim të njëjtë që të shmanget rreziku.

Modeli EM-380 Tensioni nominal 230-240 V~ Frekuenca nominale 50 Hz Fuqia nominale 1400 W Shpejtësia pa ngarkesë 3450 min-1 Vëllimi i mbledhëses së barit 40 L Gjerësia e prerjes 380 mm Pesha neto 13 kg Shkalla e mbrojtjes kundër lëngjeve IP24 Rregullimi i lartësisë 25-75 mm, 6 rregullime Modeli EM-380 Niveli i presionit të zërit në pozicionin e përdoruesit 83 dB(A), K=3 dB(A) Niveli i matur i fuqisë së zërit 93,4 dB(A), K=2,13 dB(A) Niveli i garantuar i fuqisë së zërit 96 dB(A) Dridhja maks. 2,88 m/s2, K=1,5 m/s2

5-1 MONTONI DOREZËN PALOSËSE

A) Fiksoni dorezat e poshtme shufër në trupin e njësisë me çelësat e bllokimit. (Fig. 2A/Fig. 2B/Fig. 2C) B) Bashkoni dorezën e sipërme dhe të poshtme me bulona, rondela dhe çelësa bllokimi. (Fig. 2D/Fig. 2E/ Fig. 2F) C) Bashkoni mbledhësen e kabllos në pozicionin e treguar dhe vendosni kabllon. (Fig. 2G/Fig. 2H) 5-2 MONTIMI I MBLEDHËSES SË BARIT

1. Për ta vendosur: Ngrini kapakun e pasmë dhe ngeceni

mbledhësen e barit në pjesën e pasme të kositëses së barit. (Fig. 3A/Fig. 3B/Fig. 3C)

2. Për ta hequr: Kapni dhe ngrini kapakun e pasmë, hiqni

mbledhësen e barit. Mbi mbledhësen e barit ka një tregues të nivelit që tregon nëse mbledhësja është bosh apo plot: - Nëse mbledhësja është plot, treguesi ulet; kur të ndodhë kjo, ndaloni menjëherë kositjen dhe zbrazni mbledhësen, sigurohuni që të jetë e pastër dhe që rrjeta të ajroset siç duhet. (Fig. 3D) - Treguesi i nivelit ngrihet nëse mbledhësja nuk është plot gjatë kositjes. (Fig. 3E) E RËNDËSISHME: Nëse pozicioni i treguesit është shumë i ndotur, treguesi nuk do të ngrihet - në këtë rast, pastroni menjëherë vendin e folesë së treguesit.

6. RREGULLIMI I LARTËSISË SË

PRERJES Shtyni me drejtim përpara për të shkëputur levën nga mbajtësja. Lëvizeni levën përpara ose prapa për të rregulluar lartësinë. Lartësia (e diskut nga toka) mund të rregullohet nga 25 mm (pozicioni 1) deri në 75 mm (pozicioni 6), 6 pozicione të lartësisë. Të gjitha disqet do të jenë në të njëjtën lartësi prerjeje. (Fig. 4A/Fig. 4B) PARALAJMËRIM: Bëjeni këtë rregullim vetëm pasi disku të ketë ndaluar. PARALAJMËRIM: Hiqni kordonin elektrik nga furnizimi me energji elektrike.

7. PARALAJMËRIMET PËR

SIGURINË a) Gjithmonë përdoreni me deflektorin ose mbledhësen e barit në pozicionin e saktë. b) Gjithmonë ndaloni motorin përpara se të hiqni mbledhësen e barit ose të rregulloni lartësinë e pozicionit të prerjes.

1. Përpara se të nisni prerjen hiqni të gjithë objektet e

huaja nga sheshi që makineria mund t’i përplasë tej. Ndërkohë që prisni, hapni sytë për ndonjë objekt të huaj që mund t’ju ketë shpëtuar. (Fig. 5A)

2. Asnjëherë mos e ngrini pjesën e pasme të kositëses

ndërkohë që ndizni motorin ose gjatë përdorimit normal. (Fig. 5B)

3. Asnjëherë mos vendosni duart ose këmbët poshtë

sotokartit ose në marmitën e pasme ndërkohë që motori është në punë. (Fig. 5C)

8-1 NDEZJA Përpara se ta lidhni kositësen e barit me rrymën elektrike sigurohuni që tensioni i furnizuar të jetë 230-240 V~ 50 Hz. Përpara ndezjes së kositësit të barit, fiksoni kordonin zgjatues me makinerinë, siç tregohet në figurën Fig. 6A. Ndizeni motorin si më poshtë. (Fig. 6B) a) Shtypni butonin e sigurisë (1). b) Ndërkohë, tërhiqni dorezën e çelësit (2) dhe mos e lëshoni. Nëse lëshoni dorezën e çelësit, motori do të ndalojë. KUJDES: Disku nis të rrotullohet sapo motori të ndizet. PARALAJMËRIM:Elementet prerëse vazhdojnë të rrotullohen pasi motori të jetë fikur. 8-2 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË KOSITJES Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më shumë se 1/3 e gjatësisë së barit. Prerja e rekomanduar për kositje është 1/3 e gjatësisë së barit. Shpejtësia në terren do të duhet rregulluar në mënyrë që pjesët e prera të mund të shpërndahen njëtrajtshëm në fushë. Për prerje të rënda në bar të trashë mund të nevojitet përdorimi i një prej shpejtësive më të ngadalta për të pasur prerje me kositjen e duhur. Kur kositni bar me fije të gjata mund t’ju duhet ta prisni në dy kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3 tjetër të gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase dhe të prisni në motiv tjetër nga ai i përdorur në kalimin e parë. Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë në pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja duhet të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur prerjen më të mirë dhe për t’i mundësuar të kositë më me efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës. Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur. Kositja e gjetheve. Kositja e gjetheve mund të jetë gjithashtu e mirë për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni të jenë të thata dhe të mos jenë shumë të dendura mbi fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet nga pemët përpara se të kositni.

PARALAJMËRIM: Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni motorin. Hiqeni spinën kryesore, inspektoni me kujdes kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet inspektuar në çast dhe duhet riparuar.

Disku është i përbërë nga çeliku i presuar. Do të jetë e nevojshme që ai të riformohet vazhdimisht (me një disk mprehës). Sigurohuni që të jetë gjithmonë i ekuilibruar (një disk i paekuilibruar do të shkaktojë dridhje të rrezikshme). Për të kontrolluar ekuilibrin, fusni një shufër të rrumbullakët në vrimën qendrore dhe mbështeteni diskun në pozicion horizontal. Disku i ekuilibruar mbetet në pozicion horizontal. Nëse disku nuk është i ekuilibruar, skaji më i rëndë anon nga përpara. Riformoni skajin e rëndë derisa disku të jetë e ekuilibruar. Për ta hequr diskun (1), zhvidhosni vidën e diskut (2) dhe ndërroni çdo pjesë të dëmtuar. Gjatë rimontimit, sigurohuni që pjesa e përparme e skajeve prerëse të jetë në drejtimin e rrotullimit të motorit. Vida e diskut (2) duhet të shtrëngohet me forcën rrotulluese 20 Nm. PARALAJMËRIM: Për shërbim, ndërroni diskun me: VETËM DOLMAR 7290731. PARALAJMËRIM: Hiqni kordonin elektrik nga furnizimi me energji elektrike. PARALAJMËRIM: Mbroni duart duke veshur doreza të trasha apo duke përdorur stof të trashë për të kapur disqet prerëse gjatë zëvendësimit të tyre.

10. KORDONËT ZGJATUES

Duhet të përdorni vetëm kordonë zgjatues për përdorim të jashtëm, prej PVC-je për ngarkesë normale, me diametër jo më të vogël se 1,0 mm2 (jo më të lehtë se H05VV-F 2 x 1,0 mm2). Përpara përdorimit kontrolloni rrymën elektrike dhe kordonët zgjatues për shenja dëmtimi gjatë përdorimit, shkëpusni kordonin për shenja dëmtimi ose vjetërsimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni menjëherë nga rryma elektrike. MOS E PREKNI KORDONIN PARA SE TË SHKËPUSNI RRYMËN ELEKTRIKE. Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është dëmtuar ose konsumuar. Mbajeni kordonin zgjatues larg elementeve prerëse. PARALAJMËRIM: Sigurohuni gjithmonë që hapësirat për ajrosje të mos kenë papastërti.

11. MIRËMBAJTJA DHE KUJDESI

PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni shërbime mirëmbajtjeje ose pastrimi, hiqni gjithmonë prizën! Mos e spërkatni njësinë me ujë. Hyrja e ujit mund të shkatërrojë njësinë e kombinacionit çelës-spinë dhe motorin elektrik. Pastroni njësinë me një copë, furçë dore, etj. Kërkohet inspektim nga ekspertë, mos bëni asnjë rregullim vetë, duhet të kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit Dolmar: a) Nëse kositësja e barit godet një objekt. b) Nëse motori ndalon papritur. c) Nëse disku është i përkulur (nuk qëndron drejt!) d) Nëse boshti i motorit është i përkulur (nuk qëndron drejtë!) e) Nëse ndodh një qark i shkurtër kur kablloja është e lidhur. f) Nëse ingranazhet dëmtohen. g) Nëse rripi në formë V-je ka defekt. h) Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë të rekomanduara nga prodhuesi.

12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Defekti Veprimi korrigjues Motori nuk niset Kontrolloni kabllon e lidhjes me linjën kryesore. Nisni punën me barin e shkurtër ose në zona ku bari është prerë. Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit disku prerës duhet të rrotullohet me lehtësi. Korrigjoni lartësinë e prerjes. Kontrolloni karbonçinat e motorit, nëse diktoni që kanë mbaruar, ju lutemi të ndërroni HT118. Rënie e fuqisë së motorit Korrigjoni lartësinë e prerjes. Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit. Mprihni sërish/ndërroni diskun e kositjes në një qendër të autorizuar shërbimi. Mbledhësja e barit nuk mbushet Korrigjoni lartësinë e prerjes. Lëreni sheshin e barit të thahet. Mprihni sërish/ndërroni diskun e kositjes në një qendër të autorizuar shërbimi. Pastroni rrjetën e hekurit në mbledhësen e barit. Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit. Transmisioni i disqeve nuk funksionon Rregulloni kabllon fleksibël. Kontrolloni rripin në formë V-je/ ingranazhet në një qendër të autorizuar shërbimi. Kontrolloni transmisionin e disqeve për dëmtim. PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni shërbime mirëmbajtjeje ose pastrimi, gjithmonë hiqni prizën nga spina dhe prisni derisa prerësi të ketë ndaluar plotësisht. KUJDES: Defektet që nuk mund të ndreqen me ndihmën e kësaj tabele, mund të ndreqen vetëm nga qendra e autorizuar e shërbimit Dolmar.

13. ASGJËSIMI NË PËRPUTHJE

ME MJEDISIN Sipas direktivës së BE-së mbi mbeturinat elektrike dhe pajisjet elektronike dhe implementimin e saj në ligjin kombëtar, të gjitha veglat elektrike duhet të grumbullohen të veçuara dhe të riciklohen në përputhje me mjedisin. Asgjësim alternativ: Nëse pronari i veglës elektrike nuk e kthen veglën te prodhuesi, ai është i përgjegjshëm për asgjësimin e duhur te një pikë e caktuar grumbullimi që e përgatit pajisjen për riciklim në përputhje me ligjet dhe rregulloret kombëtare të riciklimit. Kjo nuk përfshin aksesorë dhe vegla pa pjesë elektrike ose elektronike.

(Vetëm për shtetet evropiane) Nënshkruesi, Rainer Bergfeld, si person i autorizuar nga Dolmar GmbH, deklaron se makineria(të) DOLMAR: Emërtimi i makinerisë: Kositëse bari me korrent Nr. i modelit/ Lloji: EM-380 Specifikimet: Shihni “4. Të dhëna teknike”, janë për prodhim në seri dhe konform direktivave të mëposhtme evropiane: 2004/108/KE, 2006/42/KE, 2000/14/KE & 2005/88/KE, 2006/95/KE Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara EN 60335-1, EN 60335-2-77, EN 62233, EN 55014-1, EN 55014-2, EN 61000-3-2, EN 61000-3-3 Dokumentacioni teknik ndodhet në dosje në: Dolmar GmbH, Jenfelder Straße 38, Abteilung FZ, D-22045 Hamburg Procedura e vlerësimit të pajtueshmërisë e kërkuar nga direktiva 2000/14/KE ishte në përputhje me shtojcën VI. Autoriteti i njoftuar: TÜV SÜD Industrie Service GmbH Westendstraße 199, 80686 München, Germany Numri i identifikimit: 0036 Modeli: EM-380 Niveli i matur i fuqisë së zërit: 93,4 dB (A) Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB (A)