PowerMax 1800/37 G2 - Makinë prerëse bari GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PowerMax 1800/37 G2 GARDENA në format PDF.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Makinë prerëse bari
📄 122 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - page 101
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
MarkaGARDENA
ModeliPowerMax 1800/37 G2
Lloji i produktitKositëse bari elektrike me kabllo
Fuqia nominale1800 W
Tensioni i rrjetit230 V AC, 50/60 Hz
Gjerësia e prerjes37 cm
Rregullimi i lartësisë së prerjes4 pozicione, 35 – 65 mm
Vëllimi i koshit grumbullues45 L
Pesha14,2 kg
Shpejtësia e rrotullimit të tehut3500 rrot/min
Niveli i presionit akustik (LpA)83 dB(A) (pasiguria 3 dB)
Niveli i fuqisë akustike (LWA) i matur/i garantuar94 / 96 dB(A)
Dridhja dore-krahu (ahw)≤ 2,5 m/s² (pasiguria 1,5 m/s²)
Pajisjet e sigurisëPajisje sigurie me dy duar (levë nisjeje + bllokim)
Palosja e shtyllësPo, për ruajtje kompakte
Treguesi i nivelit të mbushjes së koshitPo, tregues vizual
MirëmbajtjaPastrim me furçë të butë, mos përdorni ujë
Teh rezervëRef. GARDENA 4103
GaranciaShiko certifikatën e garancisë bashkëlidhur

Pyetjet më të shpeshta - PowerMax 1800/37 G2 GARDENA

Si të montoni kositësen PowerMax 1800/37 G2 ?
Fiksoni shtyllën duke përdorur dy levat dhe vidhat e dhëna. Më pas, fiksoni kabllon në shtyllë. Në fund, montoni qesen e grumbullimit të barit duke shtypur lidhësit. Konsultoni seksionin Montimi i manualit për më shumë detaje.
Si të rregulloni lartësinë e prerjes ?
Përdorni dorezën e rregullimit: shtypni butonin dhe ulni ose ngrini dorezën për të zgjedhur midis 4 pozicioneve nga 35 në 65 mm.
Si të përdorni qesen e grumbullimit të barit ?
Ngrijeni kapakun mbrojtës, futni koshin nga doreza derisa të jetë vendosur fort. Nisni kositësen. Treguesi i nivelit hapet gjatë kositjes; kur mbyllet, koshi është plot dhe duhet zbrazur.
Çfarë të bëni nëse kositësja nuk niset ?
Kontrolloni që zgjatuesi është i lidhur siç duhet dhe nuk është i dëmtuar. Sigurohuni që asnjë pengesë të mos bllokojë motorin. Nëse problemi vazhdon, rregulloni një lartësi prerjeje më të madhe ose kontaktoni shërbimin GARDENA.
Si të zëvendësoni tehun ?
Shkëputni kositësen, vishni doreza mbrojtëse. Përdorni vetëm tehun rezervë GARDENA ref. 4103. Rekomandohet të bëni zëvendësimin e tehut nga një tregtar i autorizuar GARDENA.
Si të pastroni kositësen ?
Pastroni pjesën e sipërme me një leckë të lagur dhe të çarat e ajrosjes me një furçë të butë. Për pjesën e poshtme, anoni kositësen në anë dhe furçoni tehun dhe hapjen e nxjerrjes. Mos përdorni kurrë ujë ose tretës.
Si të ruani kositësen ?
Shkëputni kositësen, zbrazni koshin e grumbullimit, pastroni atë, më pas palosni shtyllën duke ulur levat. Ruajeni në një vend të thatë, të mbyllur dhe të mbrojtur nga ngrica, jashtë mundësive të fëmijëve.
Cilat janë udhëzimet thelbësore të sigurisë ?
Vishni doreza kundër rrëshqitjes, këpucë të mbyllura dhe pantallona të gjata. Largoni fëmijët dhe kafshët. Mos kositni kurrë në shi ose në bar të lagësht. Shkëputni spinën para çdo mirëmbajtjeje.
Çfarë lloj zgjatuesi të përdorni ?
Përdorni një zgjatues të përshtatshëm për përdorim të jashtëm, me kabllo në gjendje të mirë. Fusni zgjatuesin në pajisjen mbrojtëse të kabllit përpara se ta lidhni.
Si të zbrazni koshin e grumbullimit ?
Ndaloni kositësen, ngrijeni kapakun mbrojtës, hiqni koshin nga doreza dhe zbrazni atë. Vendoseni koshin përsëri në vend përpara se të rinisni.

Pyetjet e përdoruesve rreth PowerMax 1800/37 G2 GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë prerëse bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PowerMax 1800/37 G2 - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PowerMax 1800/37 G2 e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT PowerMax 1800/37 G2 GARDENA

sq Manual përdorimi Korrëse bari elektrike

Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.

1. KËSHILLA SIGURIE

1.1 Shpjegimi i simboleve

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 1

Lexoni manualin e përdorimit.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 2

PARALAJMËRIM – Kujdes nga objektet e hedhura; qëndroni larg objekteve përreth.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 3

PARALAJMËRIM – Hiqeni spinën para punimeve të mirëmbajtjes ose nëse kablloja e rrjetit është e dëmtuar.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 4

PARALAJMËRIM – Mbajini kabllon e rrjetit larg thikave.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 5

PARALAJMËRIM – Mbajini larg duart dhe këmbët nga korrësja. Pas fikjes së motorit thikat vazhdojnë të lëvizin.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 6

PARALAJMËRIM – Shkëputeni baterinë para punimeve të mirëmbajtjes.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 7

PARALAJMËRIM – Hiqeni mekanizmin e ndalimit para punimeve të mirëmbajtjes.

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Shpjegimi i simboleve - 8

PARALAJMËRIM – Aktivizoni mekanizmin e ndalimit para punimeve të mirëmbajtjes.

1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie

1.2.1 Këshilla të përgjithshme sigurie për makineri

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Këshilla të përgjithshme sigurie për makineri - 1

PARALAJMËRIM!

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat teknike të furnizuara me këtë makineri.

Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.

Ruani të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen. Termi i përdorur në këshillat e sigurisë "Makineri" i referohet makinerive që ushqehen me energji elektrike nga mjeti (me kabllo ushqimi) dhe makinerive që ushqehen me bateri (pa kabllo ushqimi).

1) Siguria në vendin e punës

a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente.

b) Mos punoni me makinerinë në ambiente që janë të rrezikuara nga shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të djegshme. Makineritë gjenerojnë shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.

c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë gjatë përdorimit të makinerisë. Nëse ju tërhiqet vëmendja, mund të humbisni kontrollin kundrejt makinerisë.

2) Siguria elektrike

a) Spina e furnizimit me energji e makinerisë duhet të përshtatet me prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni përshtatës spine bashkë me makineri me mbrojtje me tokëzim. Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikun e një goditje elektrike.

b) Mënjanoni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si të tubacioneve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve. Ekziston një rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.

c) Mbani makineritë larg shiut ose lagështirës. Depërtimi i ujit në një makineri rrit rrezikun e një goditje elektrike.

d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur, për ta varur makinerinë ose për të hequr spinën nga priza. Mbajeni kabllon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të lëvizshme të makinerisë.

Kabujt e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditje elektrike.

e) Nëse punoni jashtë me një makineri, përdorni vetëm kabllo zgjatuese, të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme. Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme, ul rrezikun e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i makinerisë në ambient të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një automat diferencial.

Përdorimi i një automati diferencial ul rezikun e një goditje elektrike.

3) Siguria e personave

a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe veproni me kujdes gjatë punës me një makineri. Mos përdorni një makineri nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamenteve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të makinerisë mund të shkaktojë dëmtime të rënda.

b) Mbani pajisje mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaska mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në varësi të llojit dhe përdorimit të makinerisë, ul rezikun e dëmtimeve.

c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që makineri të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe/ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani. Nëse gjatë mbajtjes së makinerisë e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni makinerinë të ndezur me rrjetin e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente.

d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para se të ndizni makinerinë. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë të lëvizshme të makinerisë, mund të shkaktojë plagosje.

e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin.

Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë makinerinë në situata të papritura.

f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të lëvizshme.

g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit të pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet.

Përdorimi i një thithëse pluhuri mund të ulë reziqet për shkak të tymrave.

h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigurisë së makinerisë, edhe nëse jeni familjarizuar me makinerinë pas disa përdorimesh.

Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.

4) Përdorimi dhe trajtimi i makinerisë

a) Mos e mbingarkoni makinerinë. Përdorni për punën tuaj makinerinë e përcaktuar për atë gjë. Me makinerinë e duhur punoni më mirë dhe më të sigurt në zonën e dhënë të performancës.

b) Mos përdorni një makineri, çelësi i së cilës është me defekt. Një makineri, e cila nuk mund të ndizet ose fiket, është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.

c) Hiqeni spinën nga priza dhe/ose hiqni baterinë para se të bëni konfigurime në makineri, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku makinerinë. Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të makinerisë.

d) Ruani makineritë e papërdorura në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin makinerinë personat që nuk janë të familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.

Makineritë janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona pa përvojë.

e) Pastrojini me kujdes makinerinë. Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e makinerisë. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të makinerisë.

Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek makineritë e mirëmbajtura keq.

f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.

Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.

g) Përdorini makineritë, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës dhe aktivitetit që duhet kryer. Përdorimi i makinerive për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.

h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pastra dhe

pa vaj ose yndyrë. Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll të sigurt të makinerisë në situata të paparashikueshme.

5) Servisi

Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe të specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.

Në këtë mënyrë garantohet që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.

1.2.2 Këshilla sigurie për korrësen e barit

a) Mos e përdorni korrësen e barit në kohë të keqe, veçanërisht kur ka stuhi. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga rrufeja.

b) Kontrollojeni mirë zonën e korrjes për kafshë të egra. Kafshët e egra mund të lëndohen nga makineria në operim.

c) Kontrollojeni mirë zonën e korrjes dhe hiqni të gjithë gurët, shkopinjtë, telat, kockat dhe trupa të tjerë të huaj.

Pjesët që nxirren jashtë mund të shkaktojnë lëndime.

d) Para përdorimit të makinerive kontrolloni gjithmonë nëse thika korrëse ose mekanizmi korrës janë të topitura ose të dëmtuara. Pjesët e topitura ose të dëmtuara rrisin rrezikun e lëndimit.

e) Para përdorimit, kontrolloni kabllon e rrjetit dhe kabllot zgjatuese të mundshme për shenja dëmtimi ose vjetërimi. Nëse gjatë operimit kablloja e rrjetit dëmtohet ose konsumohet, fikeni makinerinë dhe mos e prekni kabllon para se të keni hequr spinën. Një kabllo rrjeti ose kabllo zgjatuese e dëmtuar mund të çojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.

f) Kontrolloni rregullisht arkën e rënies së barit nëse është e konsumuar apo e topitur. Një arkë e rënies së barit që është e topitur ose e dëmtuar rrit rrezikun e lëndimeve.

g) Lërini mbulesat mbrojtëse në vendin e tyre. Mbulesat mbrojtëse duhet të jenë të fiksuara, të afta për operim dhe në mënyrë të rregullt.

Një mbulesë mbrojtëse e lirë, e dëmtuar dhe që nuk funksionon siç duhet mund të çojë në lëndime.

h) Mbajini vrimat e hyrjes së ajrit të lira nga depozitimet. Vrimat e hyrjes së ajrit të bilokuara ose depozitimet mund të çojnë në mbinxehje ose rrezik zjarri.

i) Gjatë operimit të makinerisë mbani gjithmonë këpucë sigurie që nuk rrëshqasin. Mos punoni kurrë zbathur ose me sandale të hapura.

Në këtë mënyrë evitoni rrezikun e lëndimit të këmbëve në rast kontakti me thikën korrëse që rrotullohet.

j) Gjatë operimit të makinerisë vishni gjithmonë pantallona të gjata. Lëkura e zhveshur rrit probabilitetin e lëndimeve nga objekte që nxirren jashtë.

k) Mos e operoni makinerinë në bar të lagur. Gjatë kësaj ecni, mos vraponi kurrë. Në këtë mënyrë ulni rrezikun që të rrëshqisni dhe të rrëzoheni, çka mund të çonte në lëndime.

l) Mos e operoni makinerinë në pjerrësi tepër të mëdha.

Në këtë mënyrë ulet rreziku që të humbni kontrollin, të rrëshqisni dhe të bini, çka mund të çojë në lëndime.

m) Gjatë punëve në pjerrësi sigurohuni të keni një qëndrim të sigurt; punoni gjithmonë tërthorazi me pjerrësinë, asnjëherë me drejtim lart ose poshtë, dhe jini gjithmonë të kujdesshëm kur ndryshoni drejtimin

e punës. Në këtë mënyrë ulet rreziku që të humbni kontrollin, të rrëshqisni dhe të bini, çka mund të çojë në lëndime.

n) Jini veçanërisht të kujdesshëm gjatë korrjes në të kundërt ose kur e tërhiqni makinën nga vetja.

Kjo redukton rrezikun e një kontakti me këmbët ose kofshët.

o) Mbajini kabllot e rrjetit larg thikave të korrëses.

Një kabllo mjeti i dëmtuar mund të çojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.

p) Fikeni korrësen dhe hiqni spinën nëse kapen ose dëmtohen kabllot e rrjetit. Kabllot e dëmtuara ose të kapura rrisin rrezikun e një goditje elektrike.

q) Mos i prekni thikat ose pjesë të tjera të rrezikshme që vazhdojnë të lëvizin. Në këtë mënyrë zvogëloni rrezikun e një lëndimi nga pjesë që lëvizin.

r) Sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe që spinat të jenë të hequra, para se ta largoni materialin që pritet ose të pastroni makinën. Një operim i papritur i makinerisë mund të çojë në lëndime të rënda.

Ndaleni mjetin prerës nëse makineria duhet të përmbyset për transport, gjatë përshkimit të sipërfaqeve të tjera të ndryshme nga bari dhe gjatë transportimit të makinerisë te dhe nga zona që do të përdoret.

Mos e përmbysni makinerinë gjatë ndezjes së motorit, përveç rastit kur makineria duhet të përmbyset për ndezje. Në këtë rast mos e përmbysni makinerinë më shumë sesa nevojitet patjetër dhe ngrini vetëm pjesën që është hequr nga operatori.

Mbajeni makinerinë të ndezur, hiqeni spinën nga priza dhe sigurohuni që të gjitha pjesët e lëvizshme të jenë ndaluar:

- Pas përplasjes me trupa të huaj kontrollojeni makinerinë për dëmtime dhe ndreqini ato, para se ta vini makinerinë sërish në punë.

- Nëse makineria nis të dridhet në mënyrë të pazakontë, kontrollojeni atë menjëherë për dëmtime, zëvendësoni ose riparoni të gjitha pjesët e dëmtuara dhe kontrolloni të gjitha pjesët e lira dhe shtrëngojini ato.

Mirëmbajeni korrësen në intervale të rregullta.

Kësisoj zgjatet jetëgjatësia e korrëses.

Përdorni vetëm pjesë këmbimi të rekomanduara nga GARDENA.

Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një përdorim i sigurt i korrëses.

Gjatë cilësimit të makinerisë tregoni kujdes që gishtat të mos ngecin midis mjeteve prerëse të lëvizshme dhe pjesëve të palëvizshme të makinerisë. Lëreni makinerinë gjithmonë të ftohet para se ta magazinoni.

Gjatë mirëmbajtjes së mekanizmit prerës tregoni kujdes që mekanizmi prerës të mund të lëvizet ende edhe kur burimi i rrymës të jetë i fikur.

Ne rekomandojmë mbajtjen e një mbrojtëse të dëgjimit.

1.3 Këshilla sigurie shtesë

1.3.1 Përdorimi i parashikuar:

Korrësja e barit GARDENA është konceptuar për korrjen e barit në kopshte private dhe kopshte të vegjël.

Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë (operim profesional).

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Përdorimi i parashikuar: - 1

RREZIK!

Plagosje!

→ Mos e përdorni produktin për prerjen e shkurreve, rrethimeve, bimësisë dhe luleve, për prerjen e bimëve kacavjerrëse ose të barit mbi çati ose në ballkon, për copëtimin e degëve dhe degëzimeve si dhe rregullimin e disniveleve në dhe.

→ Mos e përdorni produktin në shpate me një pjerrësi prej më shumë se 20°.

1.3.2 Këshilla sigurie elektrike shtesë

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Këshilla sigurie elektrike shtesë - 1

RREZIK!

Zemër!

Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë në mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.

→ Mos e përdorni në mjedis të rrezikuar nga shpërthimi.

→ Mos e përdorni produktin në shi ose lagështirë.

Kjo mund të rrisë rrezikun e një goditjeje elektrike.

1.3.3 Këshilla sigurie personale shtesë

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Këshilla sigurie personale shtesë - 1

RREZIK!

Rrezik mbytjeje!

Pjesët e vogla mund të gëlltiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël.

→ Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.

→ Mos e prisni barin duke e tërhequr makinerinë nga vetja. → Mbajini të pastra me një furçë vrimat e futjes së ajrit para magazinimit. → Gjatë përdorimit të korrëses mos i futni duart në vrima. → Personat me aftësi të kufizuar ose personat e dobët duhet t'i kërkojnë ndihmë një personi të dytë për transportin (pesha).

→ Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është dorëzuar.

→ Mbani doreza, këpucë kundër rrëshqitjes dhe mbrojtëse shikimi.

→ Startojeni korrësen e barit vetëm me dorezën e montuar vertikalisht.

→ Mënjanoni mbingarkesën e korrëses së barit

→ Mos punoni me produktin nëse jeni i lodhur ose i sëmurë ose nëse jeni nën efektin e alkoolit, drogave ose të barnave.

2. MONTIMI

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - MONTIMI - 1

RREZIK!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse. → Prit derisa thika të ndalojë. → Hiqe spinën nga priza.

2.1 Montimi i tubit [Fig A1]:

  1. Palosi të dyja levat Ⓞ nga jashtë.
  2. Rrotullo të dyja vrimat e rondelës ② në pozicionin e përdorimit.
  3. Shtyp të dyja levat Ⓢ kundër tubit ①.
  4. Zhvidhos të dyja vidat e montuara paraprakisht ③ nga vrimat e rondelës ②.
  5. Shtyje tubin ① në vrimat e rondelës ②. Sigurohu që tubi të jetë futur plotësisht dhe që vrimat në tub të jenë orientuar në vrimat e rondelës.
  6. Vendos vidat③ në vrimat e rondelës②.
  7. Shtrëngo të dyja vidat ③ me një kaçavidë. Sigurohu që vidat të jenë të shtrënguara plotësisht.

2.2 Fiksimi i kabllit në dorezë [Fig A2]:

→ Shtrëngo kabllon ④ në kapëset ⑤ në tub ①. Sigurohu që kablloja të mos jetë e zënë midis tubit dhe korrëses, pasi përndryshe kablloja mund të dëmtohet.

2.3 Montimi i koshit të kapjes së barit [Fig A3]:

  1. Shtyp në fillim gjuhën ⑥ në të dy bashkuesit ⑦ poshtë në thesin e kapjes së barit ⑧ derisa të dëgjohet bashkimi. Sigurohu që të dy bashkimet të jenë fiksuar.
  2. Shtyp pastaj gjuhën ⑥ në bashkuesit ⑨ anash në thesin e kapjes së barit ⑧ derisa të dëgjohet bashkimi. Sigurohu që bashkimet të jenë fiksuar.
  3. Vendos në fillim dorezën e thesit të kapjes së barit ⑩ prapa në kapakun e thesit të kapjes së barit ⑪.
  4. Pastaj shtyp dorezën e thesit të kapjes së barit ⑩ përpara në kapakun e thesit të kapjes së barit ⑪ derisa të dëgjohet bashkimi. Sigurohu që të gjithë bashkimet të jenë fiksuar.

3. PËRDORIMI

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - PËRDORIMI - 1

RREZIK!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse. → Prit derisa thika të ndalojë. → Hiqe spinën nga priza.

3.1 Lidhja e korrëses së barit me rrjetin e energjisë elektrike [Fig. O1]:

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Lidhja e korrëses së barit me rrjetin e energjisë elektrike [Fig. O1]: - 1

KUJDES!

Rrezik elektrik!

Për të mënjanuar dëmtime tek spina, duhet që kabulli zgjatues të futet në siguresën e kabullit. → Para operimit, fute kabllon zgjatuese në siguresën e kabllos.

  1. Fute prizën ⑫ e kabllos zgjatuese ⑬ në prizën ⑭ në korrëse.
  2. Bëj një lak me kabllon zgjatuese ⑬, fute lakun në siguresën e kabllos ⑮ dhe shtrëngoje.
  3. Fute spinën e kabllos zgjatuese ⑬ në një prizë të rrjetit.

3.2 Pozicioni i punës:

→ Rregullo lartësinë e tubit në mënyrë të tillë që të gjendesh në pozicion vertikal kur të përdorësh korrësen.

3.2.1 Rregullimi i gjatësisë së tubit [ Fig O2 ]:

Gjatësia e tubit mund të rregullohet në lartësinë e kokës tënde.

  1. Liro të dyja dadot ⑯.
  2. Vendose tubin ① në gjatësinë e dëshiruar.
  3. Shtrëngo të dyja dadot ⑯ sërish.

3.3 Pozicionimi i lartësisë së prerjes [Fig O3]:

Lartësia e prerjes mund të rregullohet në 4 pozicione nga 35 – 65 mm.

3.3.1 Zvogëlimi i lartësisë së prerjes:

→ Shlyp butonin ⑲ shtyp dorezën ⑳ poshtë, për të zvogëluar lartësinë e prerjes.

3.3.2 Zmadhimi i lartësisë së prerjes:

3.4 Korrja me thesin e kapjes së [Fig 04]:

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Korrja me thesin e kapjes së [Fig 04]: - 1

RREZIK!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mos i fut duart në vrimën e nxjerrjes.

3.4.1 Vendosja e thesit të kapjes së barit në korrëse:

  1. Ngrije kapakun mbrojtës ⑰.
  2. Vendos thesin e kapjes së barit ⑧ në dorezë ⑩ në korrëse. Sigurohu që thesi i kapjes së barit të jetë i shtrënguar.
  3. Starto korrësen.

3.4.2 Zbrazja e thesit të kapjes së barit:

Gjatë korrjes hapet treguesi i nivelit të mbushjes ③0. Në rast se gjatë korrjes ai mbyllet, thesi i kapjes të barit është plot.

  1. Nëse thesi i kapjes së barit ⑧ është plot, ndalo korrësen.
  2. Ngrije kapakun mbrojtës ⑰.
  3. Hiqe thesin e kapjes së barit në dorezë ⑩.
  4. Zbraz thesin e kapjes së barit ⑧.

3.5 Startimi/ndalimi i korrëses [Fig 01/05]:

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Startimi/ndalimi i korrëses [Fig 01/05]: - 1

RREZIK!

Plagosje!

Rrezik plagosjeje nëse produkti nuk ndalon me lëshimin e levës së startit.

→ Mos i anashkalo mekanizmat e sigurisë ose çelësat. → Për shembull mos e fikso levën e startit në dorezë.

3.5.1 Ndezja e korrëses:

Produkti është i pajisur me një mekanizëm sigurie që përdoret me dy duar (doreza e startit dhe bllokuesi i sigurisë), që pengon një ndezje të padëshiruar të produktit.

  1. Shtyp butonin e kyçjes ② me njërën dorë dhe tërhiq levën e startit ② me dorën tjetër në dorezë. Korrësja starton.
  2. Lësho butonin e kyçjes ②1.

3.5.2 Ndalimi i korrëses:

→ Lësho levën e startit ⑳. Korrësja ndalon.

3.6 Këshilla për korrje:

3.6.1 Këshilla për përdorimin e korrëses:

Nëse në vrimën e nxjerjes gjendet material që pritet, tërhiqe prapa korrësen rreth 1 m, në mënyrë që materiali që pritet mund të bjerë poshtë.

Për të arritur një bar të shëndetshëm ju këshillojmë që ta korni barin rregullisht, mundësisht një herë në javë. Bari bëhet më i dendur nëse ai korret shpesh.

Pas pushimeve të gjata në korjen e barit (bar pushimesh) korr si fillim me lartësinë më të madhe të prerjes në një drejtim dhe më pas diagonal në lartësinë e dëshiruar të prerjes. Kjo pengon një bllokim të mundshëm të thikës nga tepër material i prerë.

Sipas mundësisë, kore barin në gjendje të thatë. Kur bari është i lagësht, modeli i prerjes bëhet jo i njëtrajtshëm.

4. MIRËMBAJTJA

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - MIRËMBAJTJA - 1

RREZIK!

Rrezik prerjeje nga thika!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse. → Prit derisa thika të ndalojë. → Hiqe spinën nga priza.

4.1 Pastrimi i korrëses:

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Pastrimi i korrëses: - 1

RREZIK!

Rrezik!

Rrezik plagosje dhe rreziku i dëmtimit të produktit.

→ Mos e pastro produktin me ujë ose me rreke uji (sidomos rreke uji me presion të lartë). → Mos pastro me kimikate, përfshirë benzinën ose solventët. Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.

Hapësirat e ajrimit duhet të jenë gjithmonë të pastra.

→ Pastro anën e sipërme dhe të poshtme të korrëses pas çdo përdorimi.

4.1.1 Pastrimi i anës së sipërme të korrëses:

  1. Pastro anën e sipër të korrëses me një leckë të njomë.
  2. Pastro vrimat e ajrit me një furçë të butë (mos përdor objekte të mprehta).

4.1.2 Pastrimi i pjesës së poshtme të korrëses [ Fig M1 ]:

  1. Vendos me kujdes korrësen në anë.
  2. Pastro anën e poshtme, thikën dhe vrimën e nxjerrjes ②3 me një furçë të butë (mos përdor objekte të mprehta).

4.1.3 Pastrimi i thesit të kapjes së barit:

→ Pastro thesin e kapjes së barit me një furçë të butë (mos përdor objekte të mprehta).

5. MAGAZINIMI

5.1 Nxjerrja jashtë funksionimit:

Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.

  1. Hiqe spinën nga priza.
  2. Zbraz thesin e kapjes së barit.
  3. Pastro korrësen (shih 4. MIRËMBAJTJA).
  4. Ruaje korrësen në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngri-cave.

5.1.1 Pozicion magazinimi që kursen vend [Fig S1]:

  1. Palosi të dyja levat Ⓐ nga jashtë.
  2. Palos tubin ① poshtë mbi korrëse. Sigurohu që kablloja të mos jetë e zënë midis tubit dhe korrëses, pasi përndryshe kablloja mund të dëmtohet.
  3. Shtyp të dyja levat Ⓢ kundër tubit ①.

6. NDREQJA E GABIMEVE

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - NDREQJA E GABIMEVE - 1

RREZIK!

Rrezik plagosjeje me prerje për shkak të startimit të padëshiruar.

→ Mbaj doreza mbrojtëse. → Prit derisa thika të ndalojë. → Hiqe spinën nga priza.

6.1 Ndërrimi i thikës:

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Ndërrimi i thikës: - 1

RREZIK!

Plagosje!

Rrezik për plagosje me prerje nëse rrotullohet një thikë e dëmtuar ose e kthyer ose një thikë me tehe prerëse të çekuilibruara apo të topitura.

→ Mos e përdor korrësen me thika të dëmtuara ose të kthyera, thika me tehe prerëse të çekuilibruara ose të topitura. → Mos e mbreh thikën.

Pjesët e këmbimit GARDENA mund t'i gjeni pranë dyqanit GARDENA ose tek servisi GARDENA.

  1. Përdor vetëm GARDENA Thikë zëvendësuese originale Art. 4103
  2. Lëre thikën të ndërrohet nëpërmjet servisit GARDENA ose nga një shitës i autorizuar me kontratë GARDENA.

6.2 Tabela e gabimeve:

Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma

Korrësja nuk starton Kabulli zgjatues nuk është lidhur ose është i dëmtuar.→ Lidhe kabllon zgjatuese, ose nëse nevojitet ndërroje.
Motorl është billokuarPengesa blikon motorin.→ Hiq pengesën.
Lartësia e prerjes është e rregulluar shumë e vogël.→ Rregullo një lartësi prerje më të madhe.
Zharma të mëdha, korrësja rrapëllnVidat në motor, tek fiksueset ose në kasën e korrëses janë liruar.→ Lejo që vidat të fiksohen nga një tregtar i autorizuar me kontratë ose nga servisi i GARDENA.
Korrësja nuk punon mirë dhe dridhet shumëThika është e dëmtuar ose e konsumuar.→ Ndërroje thikën.
Vida e thikës është liruar. →Vidhos vidën e thikës.
Thika është tepër e ndotur. → Patro korrësen. Nëse në këtë mënyrë nuk ndreqet problemi, drejtoju servisit GARDENA.

Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma

Bari nuk është prerë pastër Thika është e pamprehur dhe e dëmtuar.→ Ndërroje thikën.
Lartësla e prerjes është e regulluar shumë e vogël.→ Rregullo një lartësl prerje më të madhe.

KËSHILLË:

Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.

→ Në rast defektesh të tjera, ju lutemi drejtohuni qendrës së servisit GARDENA.

Korrëse bari elektrikeNjësla Vlera (Art. 14637)
Të dhënat e fuqisëW1800
Tensioni i rrjetitV (AC)230
Frekuenca e rrjetitHz50 / 60
Numri I xhirove të thikësXhy/min3500
Gjerësla e prerjescm 37
Konfiguriml i lartëslsë së prerjes (4 poziclone)mm35 – 65
Vëllimet e thesit të kapjes së baritI45
Peshakg14,2
Niveli i preslonit akustik LpA1) Pasiguria kpA dB (A)833
Niveli i fuqisë akustike LWt2) : I matur/I garantuarPasiguria kWt dB (A)94 / 961,2
Dridhja dorë-krah adww1) Pasiguria kdww m/s 2 ≤ 2,51,5

Procesi i matjes në përputhje me: 1 EN IEC 62841-4-3 2 RL 2000/14/EC / S.I. 2001 No.1701

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - KËSHILLË: - 1

KËSHILLË: Vlera e dhënë e vibrimit të emetuar u mat në përputhje me një procedurë të normuar kontrolli dhe mund të përdoret për krahasimin e veglave elektrike me njëra-tjetrën. Kjo vlerë mund të përdoret edhe për vlerësimin e ekspozimit. Vlera e emetimit të dridhjeve mund të ndryshojë gjatë përdorimit të veglës elektrike, në varësi të mënyrës se si përdoret makinerla. Si masë sigurie, punoni me makinerinë maksimumi 1 orë pa ndërprerje.

8. AKSESORË/PJESË KËMBIMI

Thika e këmbimit GARDENA Si pjesë këmbimi për thikat jo të mprehta. Art. 4103

9. SERVISI

Ju lutemi, kontaktoni adresën në letrën e garancisë bashkëngjitur.

10. ASGJËSIMI

10.1 Asgjësimi i korrëses

(sipas Direktivës 2012/19/BE / S.I. 2013 nr.3113):

GARDENA PowerMax 1800/37 G2 - Asgjësimi i korrëses - 1

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.

ME RËNDËSI!

→ Hidhe produktin nëpërmjet qendrës tënde vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

  1. UDHËZIME SIGURIE 105
  2. MONTIMI 106
  3. TRAJTIMI ....106
  4. MIRËMBAJTJA 107
  5. RUAJTJA....107
  6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....108
  7. TË DHËNA TEKNIKE....108
  8. PAJISJE/PJESË KËMBIMI 108
  9. SERVISI....108
  10. HEDHJA PAS PËRDORIMIT....108
Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : PowerMax 1800/37 G2

Kategori : Makinë prerëse bari