PowerMax 37 E - Makinë prerëse bari GARDENA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas PowerMax 37 E GARDENA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth PowerMax 37 E GARDENA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë prerëse bari në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PowerMax 37 E - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PowerMax 37 E e markës GARDENA.
MANUAL I PËRDORUESIT PowerMax 37 E GARDENA
Prerëse bari elektrike
EST Kasutusjuhend
Elektriline muruniiduk
LT Eksploatavimo instrukcija
Elektriné vejapjové
LV Lietošanas instrukcija
AL Riparimet mund të bëhen vetëm nga qendrat e shërbimit të GARDENA-s ose nga shitësit e autorizuar nga GARDENA.
11.Vida doreze të poshtme x 2
12.Doreza e kutisë së barit
13.Kapaku i kutisë së barit
- Pjesa e poshtme e kutisë së barit x 2 - 37E/42E
15.Pjesa e poshtme e kutisë së barit - 34E
16.Fisha e grirjes së barit - 37E/42E
17.Manuali i udhëzimeve
18.Simbolet paralajmëruese
19.Etiketa e klasifikimit të produktit
EST - OSAD
Nëse nuk përdoret siç duhet ky produkt mund të jetë i rezikshëm! Ky produkt mund të shkaktojë plagosje serioze përdoruesit dhe të tjerëve, paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë duhet të ndiqen për të siguruar siguri të arsyeshme dhe efikasitet në përdorimin e këtij produkti. Përdoruesi është përgejgës për të ndjekur paralajmënimet dhe udhëzimet e sigurisë në këtë manual dhe tek produkti.
Shpjegim i simboleve tek produkti

Paralajmërim

Lexoni udhëzimet e përdorimit me kujdes për t'u siguruar se i kuptoni të gjitha kontrollet dhe se çfarë bëjnë ato.

Kur është në funksionim produktin mbajeni gjithnjë në tokë. Animi ose ngritja e produktit mund të bëjë që të dalin gurë.

Mbajini personat larg. Mos punoni me pajisjen nëse ka njerëz ose veçanërisht fëmijë apo kafshë rreth e rrotull.

Bëni kujdes nga tehet e mprehta - hiqni spinën nga korrenti përpara se të bëni mirëmbajtjen ose nëse kabillo është dëmtuar.


Të përgjithshme
- Ky produkt nuk duhet përdorur nga persona (përfshi fëmijët), me aftësitë fizike, ndjesore ose mendore, ose të cilëve ju mungon përvoja dhe njohuritë, përveçse kur ata mbikëqyrjen ose ju jepen udhëzimet për përdorimin e produktit nga një person përgjegjës. Fëmijët duhet të mbikëqyrren për t'u siguruar se ata nuk luajnë me produktin. Për arsye sigurie, fëmijët nën moshën 16 vjeç ose personat që nuk i njohin këto udhëzime funksionimi nuk duhet ta përdorin këtë produkt.
- Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin udhëzimet ta përdorin këtë pajisje.
- Ndaloni përdorimin e pajisjes kur ka afër njerëz, veçanërisht fëmijë, ose kafshë shtëpiake.
- Produktin përdoreni vetëm në mënyrën dhe për funksionet e përshkruara në këto udhëzime.
- Mos e vini kurrë në funksionim produktin kur jeni të lodhur, të sëmurë ose nën ndikimin e alkoolit, drogës ose medikamenteve.
- Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet që ndodhin tek persona të tjerë ose ndaj pronës së tyre.
- Lexoni udhëzimet e përdorimit me kujdes për t'u siguruar se i kuptoni të gjitha kontrollet dhe se çfarë bëjnë ato.
Elektriket
- Rekomandohet përdorimi i Pajisjes me Korrent të Mbetur (R.C.D.) me një korrent jo më të lartë se 30mA. Edhe me R.C.D të instaluar 100%, siguria nuk mund të garantohet, dhe praktikat e sigurta duhen zbatuar gjatë gjithë kohës. Kontrolloni R.C.D sa herë që e përdorni.
- Përpara përdorimit, kontrolloni kabullin për shenja dëmtimi ose vjetrimi. Nëse kabulli ka defekt, çojeni produktin në një Qendër Shërbimi të
Autorizuar dhe zëvendësojeni kabullin.
- Mos e përdorni një produkt nëse kabllot elektrike janë dëmtuar ose vjetëruar
- Nëse kabillo është prerë, ose izolimi është dëmtuar, shkëputeni menjëherë pajisjen nga korrenti. Mos e prekni kabllon elektrike deri sa energjia elektrike të jetë shkëputur. Mos e riparoni një prerje ose dëmtim në kabillo. Zëvendësojeni atë me një të re.
- Kallo juaj zgjatuese duhet të ç'mbështillet, kabllot e mbështjella mund të tejnxehen dhe mund të reduktojnë efikasitetin e pajisjes tuaj.
- Mbajeni kabllon larg nga produkti; punoni gjithnjë larg nga pika e korrentit duke lëvizur poshtë e lartë dhe asnjëherë në formë rrethi.
- Mos e tërhiqni kabllon rreth objekteve të mprehta.
- Fikni korrenti përpara se të hiqni spinën, konektorin e kabllos ose kabllon zgjatuese.
- Fikni, hiqni spinën nga korrenti dhe kontrolloni kabllon e energjisë elektrike për dëntime ose vjetrim përpara sa ta mblidhni kabllon për ta vendosur në ruajtje. Mos e riparoni kabllon e dëmtuar; zëvendësojeni me një të re. Përdorni vetëm kabllo originale të zëvendësimin.
- Kabllon mblidheni gjithnjë me kujdes, duke shmangur përdredhjen.
- Mos e mbani kurrë produktin nga kablloja.
- Mos e tërhiqni kurrë kabllon për të shkëputur spinat.
- Përdorni vetëm tension të energjisë elektrike me korrent të alternuar treguar në etiketën e klasifikimit të produktit.
- Produktet tona janë izoluar dyfish në EN60335. Në asnjë lloj rrethane nuk duhet që asnjë pjesë e produktit të lidhet me tokëzimin.
Kabllot
Nëse përdoren kabillo zgjatuese, ato duhet të plotësojnë minimumin e karakteristikave në tabelën e mëposhtme:
Tensioni
Kabllo
Prerja
gjatësia pjesës
220-240V/ 50Hz Deri në 20 m 1.5 mm
- Kabllot elektrike dhe zgjatuesit mund t'i gjeni në Qendrën lokale të miratuar të shërbimit.
- Përdorni vetëm kabillo zgjatuese që janë krijuar posaçërisht për përdorim jashtë dhe që janë në pajtim me një nga specifikimet e mëposhtme: Gomë e zakonshme (60245 IEC 53), polivinikloridi i zakonshëm (60227 IEC 53) ose PCP e zakonshme (60245 IEC 57)
- Nëse dëmtohet përcjellësi i shkurtër i lidhjes, për të shmangur rreziqet duhet ndërruar nga prodhuesi, nga agjenti i tij i shërbimit apo nga persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm.
Përgatitja
- Ndërkohë që përdorni produktin tuaj, vishni gjithnjë këpucë dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur ose nëse keni veshur sandale.
- Sigurohuni që bari të mos ketë shkopa, gura, kocka, tela dhe plehra; ato mund të flaken nga teha.
- Përpara se ta përdorni pajisjen dhe pasi çdo goditje, kontrolloni për shenja vjetrimi ose dëmtimi dhe riparojini sipas nevojës.
- Zëvendësoni tehet e ngrëna ose të dëmtuara së bashku me fiksueset në palë për të ruajtur ekuilibrin.
Përdorimi
- Përdoreni produktin vetën gjatë ditës ose kur ka dritë të mirë artificiale.
Siguria
-
Shmangni funksionimin e produktit tuaj në bar të lagur, kur është e mundur.
-
Bëni kujdes në bar të lagur; mund të rrëshqisni.
-
Në vende të pjerrëta, bëni më shumë kujdes se ku vini këmbët dhe vishni këpucë që nuk rrëshqasin.
-
Produktin përdoreni tërthorazi në vende të pjerrëta, mos e përdorni kurrë poshtë e lartë.
-
Bëni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në vende të pjerrëta. Ecni dhe mos vraponi kurrë
-
Sigurohuni që të jeni në një pozicion të sigurt dhe të qëndrueshëm ndërsa punoni, veçanërisht në vende të pjerrëta. Mos e përdorni prerësen e barit afër pishinave ose pellgjeve në kopësht.
-
Mos ecni mbrapsht kur përdorni pajisjen, nuk të pengoheni e të bini.
-
Mos e prisni kurrë barin duke e tërhequr produktin nga vetja.
-
Fikeni pajisjen përpara se ta shtyni në sipërfaqe që nuk janë me bar.
-
Mos e vini kurrë në punë produktin me mbrojtëse të dëmtuara ose pa mbrojtëset e vendosura.
-
Mbajini duart dhe këmbët larg nga prerja, kjo do të thotë gjatë gjithë kohës dhe veçanërisht kur ndizni motorin.
-
Mos e anoni produktin kur motori është në punë.
-
Mos vendosni duart afër pjesës ku del bari.
-
Mos e ngrini ose mos e mbartni produktin kur është në punë ose ende i lidhur tek energjia elektrike.
-
Hiqeni spinën nga korrenti :
- përpara se ta lini produktin pa e mbikëqyrur për një periudhë;
- përpara se të pastroni një bllokim;
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose punoni tek pajisja;
- nëse godisni një objekt. Mos e përdorni produktin tuaj deri sa të jeni të sigurt që i tëre produkti është në kushte pune të sigurta.;
- nëse produkti fillon të dridhet në mënyrë jonormale. Kontrolloni menjëherë. Dridhja e tejskajshme mund të shkaktojë plagosje.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
-
Kujdes: Mos i prekni tehet kur rrotullohen
-
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për t'u siguruar që produkti funksionon në kushte pune të sigurta.
-
Kontrolloni kutinë e barit vazhdimisht për dëmtime ose prishje.
-
Zëvendësoni pjesët e vjetruara ose të dëmtuara për siguri.
-
Përdorni pjesët zëvendësuese të specifikuara për këtë produkt.
-
Bëni kujdes gjatë rregullimit të produktit për të parandaluar ngecjet e gishtave tek tehet që lëvizin dhe pjesët e fiksuara të pajisjes.
-
Ruajeni në një vend të freskët e të thatë larg nga fëmijët. Mos e ruani produktin jashtë.
Ku duhet ta përdorni prerësen tuaj të barit GARDENA PowerMax
Prerësja e barit GARDENA është krijuar për të prerë barin në kopsht dhe rreth tij.
Mos e përdorni prerësen e barit në një vend më të pjerrët se 20° maksimumi.
Për të parandaluar plagosjet, prerësja nuk duhet përdorur për të prerë, kaçubet, shkurret, shkorret, për të prerë dhe krasitur bimët kacavjerrëse ose barin në çati ose në saksitë e ballkoneve. Për më tepër, prerësja e barit nuk duhet përdorur për të prerë degë, cingla ose për të niveluar dheun e tokës.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
Kur pajisja merret nga prodhuesi rrotat janë në pozicion të ngritur. Mos e ndizni produktin përpara se ta keni çuar nga pozicioni i rritur në pozicionin 5. (shiko figurën A)
Montimi i dorezave të poshtme tek prerësja e barit
-
Vendosni dorezat e poshtme tek deku dhe shtyjini poshtë (B1)
-
Duke përdorur një kaçavidë kryqe vendosni vidat tek deku dhe dorezat dhe shtrëngojini mirë (B2).
Montimi i dorezave të sipërme tek dorezat e poshtme
Powermax vetëm 34E
-
Sigurohuni që doreza e sipërme të jetë vendosur mirë me butonin e hapjes tek pjesën më të lartë të kutisë së ndezjes.
-
Sigurohuni që doreza e sipërme (C1) dhe doreza e poshtme (C2) të jenë përputhur mirë. Ka dy vrima për rregullimin e lartësisë së dorezës së sipërme.
-
Vendosni bulonin (C3), rondelen (C4) dhe dorezën e krahut (C5). Shtrëngojeni dorezën e krahut.
-
Përsëritini hapat në enën tjetër.
-
Vendosni ballon tek doreza me kapësen e ofruar. Shikoni faqet e përmbajtjes për pozicionin. Sigurohuni që kabillo nuk ka ngecur ndërmjet dorezës së sipërme dhe asaj të poshtme.
Powermax vetëm 37E dhe 42E
-
Vendoseni bulonin regjistrues (D1) nëpër dorezën e poshtme. Përsëriteni për anën tjetër.
-
Vendoseni regjistruesin e pjerrësisë (D2) mbi bulonin regjistrues dhe bashkojeni me dorezën e poshtme, duke u siguruar të puthitet mirë në vend. Përsëriteni për anën tjetër.
-
Lëreni dorezën e sipërme në dysheme sipas ilustrimit në Fig. E dhe vendoseni mbi bulonin regjistrues në të dyja anët, duke u siguruar që kablloja të mbërthehet te regjistruesi i pjerrësisë (E1).
-
Vendoseni diskun bllokues (F1) te buloni regjistrues dhe rrotullojeni dy herë në drejtim oran nga ana e simbolit të bllokimit (G).
-
Ngreni dorezën e sipërme në pozicionin e përdoruesit (H) dhe shtrëngojeni plotësisht diskun bblokues nga ana e simbolit të bblokimit (G).
-
Kapeni kabllon me dorezën e sipërme dhe të poshtme me kapëset e dhëna (J).
Montimi i kutisë së barit
Montimi i dorezës së kutisë së barit
- Vendoseni dorezën e kutisë së barit në foletë e sipërme të kutisë së barit dhe shtyjeni deri sa të futet në pozicion. (K1)
- Kontrolloni pjesën e poshtme të kapakut (K2), sigurohuni që kapëset e dorezës së kutisë së barit të jenë vendosur mirë.
Montimi i kutisë së barit
-
Powermax vetëm 37E dhe 42E:- Vendosini së bashku dy gjysmat e kutisë së barit duke drejtvijuar kapëset Sigurohuni që të gjitha kapëset të jenë vendosur mirë para se t'i puthitni në vend. (L)
-
Powermax 34E / 37E & 42E:- Vendosni kapakun e kutisë së barit tek kutia e barit duke i njehsuar kapëset. Sigurohuni që të gjitha kapëset të jenë vendosur mirë përpara se t'i fusni në pozicionin (M).
Vendosja e kutisë së montuar të barit tek prerësja e barit.
-
Ngrini kapakun e sigurisë (N1)
-
Powermax vetëm 37E dhe 42E :- Hiqni fishën e grirjes së barit (V1) nga foleja e daljes (N2).
- Sigurohuni që foleja e daljes së mbeturinave është e pastër dhe nuk ka mbeturina (N2).
- Vendosni kutinë e montuar të baruit tek 2 pikat (N3) mbrapa dekut siç është ilustruar në figurë. P1
- Uleni kapakun e sigurisë mbi kutinë e barit. Sigurohuni që kutia e barit të jetë vendosur mirë.
• E RËNDËSISHME! PASI TË KENI BËRË MONTIMIN SIGUROHUNI QË NUK KA HAPËSIRA NDËRMJET KAPAKUT TË SIGURISË DHE KUTISË SË BARIT.
- Për ta hequr kutinë duhet të ndiqni këtë procedurë në rend të kundërt.
- Për pjesë të mëdha me bar ku nuk nevojitet mbledhja e barit pajisjen mund ta përdorni pa kutinë e barit. Sigurohuni që kapaku i sigurisë të jetë mbyllur mirë. Dizenjimi i kapakut të sigurisë lejon që bari i prerë të dalë poshtë nga mbrapa makinerisë.
Përshtatja e lartësisë së prerjes
- Lartësia e prerjes përshtatet duke ngritur ose ulur rrotat me anë të levës së përshtatjes së lartësisë (A).
- Ky produkt ka pesë nivele të lartësisë së prerjes (20 - 60 mm).
Lartësitë e prerjes:- 1 & 2 - ulët, 3 - mesatare, 4 & 5 -
e lartë
- SHËNIM Rekomandohet që të përdoret një lartësi mesatare për shumicën e pjesëve me bar. Cilësia e barit tuaj do të jetë e dobët dhe grumbullimi nuk do të bëhet siç duhet nëse e prisni shumë të shkurtër.
Regjistrimi i lartësisës së dorezës - Vetëm për Powermax 37E/42E
Ky produkt vjen me dorezë të regjistrueshme, duke mundësuar 5 pozicione të ndryshme për t'iu përshtatur lartësisë së përdoruesit. (Q) Regjistrimi i lartësisë së dorezës
- Rrotulloni të dy disqet bllokuese (R1) në drejtim kundërorar (rreth 2 rrotullime) nga ana e simbolit të zhbllokimit (R2) deri në lëshimin e dhëmbëzave (R3), duke u siguruar që doreza e sipërme të
mbështetet mirë gjatë gjithë kohës.
-
Regjistroni pozicionin e dorezës në një lartësi komode, duke u siguruar që treguesi në diskun blokues (R4) të jetë në të njëjtin pozicion në të dy regjistruesit e pjerrësisë.
-
Shtrëngoni të dy disqet bllokuese derisa të sigurohen në pozicion.
Ndezja dhe ndalimi
Për ta ndezur prerësen tuaj të barit
- Vendosni kabllon zgjatuese mbrapa kutisë së ndezjes. (S1)
- Krijoni një hallkë tek kabllo dhe shtyjeni hallkën tek foleja. (S2)
- Për ta siguruar, vendoseni hallën mbi çengel dhe tërhiqni kabllon mbrapsht nëpërmjet folesë (S3).
- Lidheni kabllon tek korrenti dhe ndizeni.
Kutia e çelësit të ndezjes ka një buton për ç'kyçen (S4) për të parandaluar ndezjen aksidentale. - Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ç'kyçjes (S4) tek kutia e çelësit të ndezjes, pastaj shtypni një
nga levat e fillimit/ndalimit drejt dorezës së sipërme (S5).
- Vazhdoni ta shtypni levën e ndezjes/fikjes drejt dorezës së sipërme dhe lironi butonin e ç'kyçjes (S6).
- SHËNIM - Pajisja ka dy leva të ndezjes/fikjes. Çdonjëra mund të përdoret për të ndezur prerësen e barit.
Për ta ndaluar prerësen tuaj të barit
- Lironi presionin tek leva e Ndezjes/Fikjes.
Dritarja për të parë nëse kutia e barit është plot
- Kur kutia e barit mbushet, niveli i barit mund të shikohet nëpërmjet dritares (T1).
- Kur dritarja/kutia e barit është mbushur plot ajo duhet boshatisur.
Mulčēšanas noslēgs - Vetëm për Powermax 37E/42E
Fisha e grirjes së barit Përdorimi si fishë grirje je
- Prerësja juaj e barit është e pajisur me fishë për grirjen e barit (V1).
- Fikeni prerësen e barit sipas përshkrimit te Ndezja dhe Fikja.
- Ngrini kapakun e sigurisë dhe fusni fishën e grirjes
tek foleja e pasme e daljes, (V2) duke u siguruar që të jetë vendosur mirë (V3).
- Fisha e grirjes së barit eviton bllokimin e tubit grumbullues nga mbledhja e barit në pjesën e poshtme (V4).
Si ta prisni barin
Produkti juaj mund të përdoret për të prerë barin duke përdorur metodat e mëposhtme:-
-
Me kutinë e barit të vendosur:- bari mblidhet me efikasitet dhe ngjishet në kutinë e barit. (P1)
-
Mulch Plug Fitted - vetëm Powermax 37E/42E: - vetëm bari i prerë grihet hollë për t'i rikthyer ushqyesit kopshtit (V3).
-
Me dalje nga mbrapa:- Pret me efikasitet barin e gjatë pa qenë nevoja për zbrazjen e kutisë së barit (P2)
-
Filloni të prisni barin anash sa më afër pikës së korrentit në mënyrë që kabllo të jetë shtrirë mbi barin që keni prerë.
-
Barin priteni dy herë në javë gjatë sezonit të rritjes, përndryshe bari do të vuajë nëse pritet menjëherë më shumë se një e treta e gjatësisë së tij.
Mos e mbingarkoni prerësen tuaj të barit
Nëse prisni bar të rritur e të dendur kjo mund të bëjë që shpejtësia e motorit të ulet, dhe do të dëgjoni një ndryshim në zhurmën e motorit. Nëse shpejtësia e motorit ulet mundet që ta keni mbingarkuar prerësen e barit gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim. Kur prisni bar të rritur e të dendur në fillim priteni duke përdorur parametrin e lartë për prerje i cili do të reduktojë ngarkesën. Shikoni Përshtatja e Lartësisë së Prerjes.
Krehri anësor (W1)
Mundëson kositjen rrëzë mureve dhe gardheve
Kujdesi për prerësen tuaj të barit
Pastrimi
• PËRDORNI DOREZA
- E RËNDËSISHME:- është shumë e rëndësishme që ta mbani pastër prerësen e barit. Copat e prera të barit të mbetura në tubat e ajrit ose poshtë saj mund të përbëjnë një rrezik të mundshëm zjarri.
-
Hiqeni barin poshtë me një furçë. (X1)
-
Përdorni një furçë të butë – hiqni copat e prera të barit nga të gjitha tubat e ajrit (X2), nga foleja e daljes (X3) dhe nga kutia e barit (X4).
-
Duke përdorur një furçë të butë, hiqni copëzat e prera të barit nga dritarja ku kontrollohet niveli i barit (X5).
-
Fshijeni sipërfaqen e prerëses tuaj të barit me një cohë të thatë (X6).
- E RËNDËSISHME:- Mos përdorni kurrë ujë për të pastruar prerësen tuaj të barit. Mos e pastroni me kimikate, përshi karburant, ose tretës – disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë plastike të rëndësishme.
Ruajtja e prerëses së barit
- Ruajeni në një vend të thatë ku prerësja juaj e barit është e mbrojtur nga dëmtimi
Powermax 34E
- Lironi kokat anësore të dorezave për të palosur dorezat mbi produkt (Z1) duke u siguruar që doreza e sipërme të jetë e mbështetur.
Powermax 37E/42E
- Lironi regjistruesit e pjerrësisë për të palosur dorezat mbi produkt (Z2) duke u siguruar që doreza e sipërme të jetë e mbështetur. Sigurohuni që disqet bblokuese të jenë zhvidhosur tërësisht (Y1) përpara palosjes.
- Ruajeni produktin në këmbë, mbi rrotat e prapme, sipas ilustrimit në Fig. Z3, duke u siguruar që pjesa e sipërme e kutisë së çelësave të përshtatet në pjesën e futur poshtë kutisë së barit.
Në fund të prerjes së barit
-
Rivendosni, bulonat, dadot ose vidat, nëse nevojitet.
-
Pastrojeni prerësen tuaj të barin mirë.
-
Sigurohuni që kabllo elektrike është vendosur siç duhet për të parandaluar dëmtimin.
Këshilla për të gjetur defektet
Nuk funksionon
-
A po ndiqen procedura e saktë e ndezjes? Shikoni 'Ndezja e prerëses tuaj të barit'
-
A është ndezur korrenti?
-
Kontrolloni siguresën tek spina, nëse është djegur zëvendësojeni.
-
Siguresa vazhdon të digjet?
Shkëputeni menjëherë nga furnizimi me korrent dhe konsultohuni me Qendrën e Shërbimit të GARDENA-S. Grumbullimi i barit nuk bëhet mirë
-
Shkëputeni nga furnizimi me korrent.
-
Pastroni pjesën e jashtme të folesë së ajrit, folenë e daljes dhe poshtë dekut.
-
Ngrijeni në një lartësi më të lartë të prerjes. Shikoni Përshtatja e Lartësisë së Prerjes.
-
Nëse prerja jo e mirë vazhdon. Shkëputeni menjëherë nga furnizimi me korrent dhe konsultohuni me Qendrën e Shërbimit të GARDENA-S.
Dridhje të tepërta
- Shkëputeni nga furnizimi me korrent.
-
Kontrolloni që teha të jetë vendosur saktë?
-
Nëse teha është dëmtuar ose vjetruar, zëvendësojeni me një të re.
-
Nëse dridhjet vazhdojnë? Shkëputeni menjëherë nga furnizimi me korrent dhe konsultohuni me Qendrën e Shërbimit të GARDENA-S. Prerësja e barit bëhet e rëndë për t'u shtyrë
-
Shkëputeni nga furnizimi me korrent.
-
Në bar të gjatë ose terren jo të njëtrajtshëm, lartësia e prerjes duhet të ngrihet në një pozicion më të lartë. Shikoni Përshtatja e Lartësisë së Prerjes.
-
Kontrolloni që rrotat të mund të rrotullohen lirisht.
- Nëse problemi vazhdon?
Shkëputeni menjëherë nga furnizimi me korrent dhe konsultohuni me Qendrën e Shërbimit të GARDENA-S.
Pjesë Ndërrimi
Teh
GARDENA 34E Art.: 4015-20
GARDENA 37E Art.: 4016-20
GARDENA 42E Art.: 4017-20
Numri Part: 585207101
Numri Part: 585207001
Numri Part: 585206901
Të dhëna për mjedisin
Produktet e Husqvarna UK Ltd. janë prodhuar nën një Sistem Menaxhimi të Mjedisit (ISO 14001) duke përdorur, atje ku është praktike, komponentë të prodhuar në mënyrën më të përgjegjshme për mjedisin, në pajtim me procedurat e kompanisë, dhe me mundësinë për të ricikluar në fund të jetës së produktit.
- Paketimi është i riciklueshëm dhe komponentët plastikë janë etiketuar (atje ku është praktike) për riciklim të kategorizuar.
- Kujdesi ndaj mjedisit duhet të merret parasysh kur hidhni produktin në 'fund të jetës'.
- Nëse është e rëndësishme, kontaktoni autoritetet tuaja vendore për informacion mbi hedhjen.

Simboli mbi produkt ose tek paketimi, tregon se ky produkt nuk mund të trajtohet si mbetje shtëpiake. Në vend të kësaj ajo duhet të dorëzohet në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar se ky produkt mënjanohet në mënyrën e duhur, ju ndihmoni në shmangien e pasojave negative të mundshme për ambientin dhe shëndetin e njeriut, çka do të shkaktohej përndryshe nga mënjanimi i papërshtatshëm i këtij produkti. Për informacione më të detajuara rreth riciklimit të këtij produkti, lutemi kontaktoni zyrën tuaj lokale të bashkisë, shërbimin e mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin
Shërbimi/Garancia
GARDENA e garanton këtë produkt për 2 vjet (duke filluar nga data e blerjes). Kjo garanci mbulon të gjitha defektet e rënda të pajisjes që mund të provohen se janë defekte të lëndës së parë ose të prodhimit. Nëse aplikohen kushtet e mëposhtme brenda garancisë, ne ose do ta zëvendësojmë produktin, ose do ta riparojmë atë pa asnjë detyrim:
- Produkti duhet të jetë trajtuar siç duhet dhe në përputhje me kërkesat e udhëzimeve të përdorimit.
- As blerësi, as një palë e tretë e paautorizuar nuk duhet të jenë përpjekur për ta riparuar produktin. Teha është
një pjesë e konsumueshme dhe nuk mbulohet nga garancia. Kjo garanci e prodhuesit nuk ndikon në pretendimet e garancinë ekzistuese të përdoruesit kundrejt tregtarit/shitësit.
Nëse ndodh një defekt me prerësen tuaj të barit Powermax, lutemi kthejeni njësinë me defekt së bashku me një kopje të faturës dhe përshkrimin e defektit, me postë të paguar tek një nga qendrat e shërbimit të GARDENA-s të renditura mbrapa këtyre udhëzimeve të përdorimit.
Certifikata e konformitetit të BE-së
E nënshkruara Husqvarna AB, S-561 82, Huskvarna, Suedi, nëpërmjet kësaj vërteton se, kur dalin nga fabrika jonë, produktet e treguara më poshtë janë në përputhje me direktivat e harmonizuara të BE-së, me standardet e sigurisë së BE-së dhe me standardet e veçanta të produktit. Kjo certifikatë bëhet e pavlefshme nëse produktet ndryshohen pa pëlqimin tonë.
Përcaktimi: ....Lawnmower = kositës lëndinë
Përcaktimi i tipit/tipeve: ....34E, 37E, 42E
Viti i vendosjes së shenjës CE.....2013
Direktivat e BE-së:
2006/42/EC, 2004/108/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
Të harmonizuara EN:
EN60335-1, EN60335-2-77, EN50366, EN55014-1, EN61000-3-2, EN61000-3-3
Niveli karakteristik i emisioneve të lidhura në fushën e punës L_pA në pajtim me EN60335-2-77 dhënë në tabelë.
Vlera e dridhjeve a_vhw në pajtim me EN ISO 20643 dhënë në tabelë.
Vlerat e nivelit të zhurmës L_WA në pajtim me 2000/14/EC janë dhënë në tabelë.
Procedura e vlerësimit të konformitetit....Annex VI
Organi i njoftuar....Intertek, Cleeve Road
Leatherhead, Surrey
KT22 7SB, England
Huskvarna 05/12/2013
P. Lameli
Përgjegjësi teknik