1764 - 1766 - Pompa për ujë shiu GARDENA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 1764 - 1766 GARDENA në format PDF.
| Lloji i produktit | Pompë submersible për grumbulluesin e ujit të shiut |
| Marka | GARDENA |
| Modelet | 1764, 1766 |
| Fuqia nominale | 550 W (për të dy modelet) |
| Tensioni i furnizimit | 230 V ~ 50 Hz |
| Rrjedha maksimale | 4700 l/h |
| Presioni maksimal / Lartësia maksimale e ngritjes | 2,3 bar / 23 m |
| Thellësia maksimale e zhytjes | 7 m |
| Lartësia e mbetur e ujit | 5 mm |
| Temperatura maksimale e lëngut | 35 °C |
| Gjatësia e kabllit të furnizimit | 10 m (H07RN-F për 1766, H05RN-F për 1764) |
| Pesha pa kabllo | 4,9 kg (modeli 1764), 5,9 kg (modeli 1766) |
| Materiali i trupit | Plastik teknik |
| Lloji i mbrojtjes | IPX8 (submersible) |
| Siguria e mungesës së ujit | Ndalim automatik me notues (1764) ose me detektim të rrjedhës (1766) |
| Mbrojtja termike | Ndërprerës termik i integruar |
| Shkarkim automatik i ajrit | Po, përmes valvulës së shkarkimit |
| Valvul kthimi | I integruar (modeli 1766) |
| Lidhja e shkarkimit | Tub 19 mm (3/4") i rekomanduar, i përshtatshëm për 13 mm dhe 16 mm |
| Filtri | Filtër i lëvizshëm me bajonetë (pjesë e konsumueshme) |
| Temperatura e ruajtjes | Pa ngrica, vend i thatë |
| Garancia | 2 vjet (përjashtohen pjesët e konsumueshme) |
Pyetjet më të shpeshta - 1764 - 1766 GARDENA
Pyetjet e përdoruesve rreth 1764 - 1766 GARDENA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa për ujë shiu në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 1764 - 1766 - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 1764 - 1766 e markës GARDENA.
MANUAL I PËRDORUESIT 1764 - 1766 GARDENA
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
GARDENA pompa e depozitës së ujërave të shiut është projektuar për nxjerrjen e ujit nga burimet, puset dhe rezervuarët e tjerë të ujit, për operimin e pajisjeve të vaditjes dhe sistemeve, për pompimin e ujit të shiut, ujërave të rrjetit të ujësjellësit dhe ujit me përmbajtje klori në shtëpi private dhe kopshte hobi.
Pompa është plotësisht zhytëse (e mbyllur hermetikisht) dhe mund të zhytet nën ujë (në një thellësi maksimale 7 m).
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë (riqarkullim i vazhdueshëm).

RREZIK! Plagosje!
Nuk duhet të pompohen ujë me kripë, ujë i ndotur, lëngje gërryes, lehtësisht të djegshme, agresive ose lëngje shpërthyes (p.sh. benzinë, naftë ose hollues nitro), vajra, vaj ngrohjeje dhe ujë për konsum ushqimor.
1. SIGURIA
ME RËNDËSI!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.
→ Shkëputeni produktin nga rrjeti para se të mirëmbani ose ndërroni pjesë. Për ta bërë këtë, priza duhet të gjendet në zonën tuaj pamore.
Përdorimi i sigurt
Temperatura e ujit nuk duhet të tejkalojë 35°C.
Pompa nuk lejohet të përdoret kur në ujë ka njerëz.
Ndotja e lëngut mund të shkaktohet nga rrjedhja e lubrifikantëve.
Ndarësit e qarkut
Siguresa ndaj lëvizjes në të thatë:
Nëse niveli i ujit është tepër i ulët, pompa ndizet automatikisht.
→ Zhyteni pompën më thellë në ujë.
Ndarësi termik i qarkut:
Në rast mbingarkese, pompa fiket nga ndarësit termik të integruar të qarkut. Pas ftohjes së mjaftueshme të motorit, pompa është gati përsëri për përdorim.
Ventilim automatik
Kjo pompë është e pajisur me një valvul shkarkimi që eliminon çdo xhep ajri në pompë. Për arsye funksionale, një sasi e vogël uji mund të rrjedhë poshtë dorezës.
Këshilla sigurie shtesë
Siguria elektrike

RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implanteve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implant mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantit.
Kabllot
Në rastin e përdorimit të kabllove zgjatues duhet që këto të fundit të përputhen me seksionet minimale në tabelën e mëposhtme:
| Tensioni | Gjatësia e kabullit | Seksioni |
| 230 – 240 V/50 Hz | deri 20 m | 1,5 mm² |
| 230 – 240 V/50 Hz | 20 – 50 m | 2,5 mm² |

RREZIK! Goditja elektrike!
Nëpërmjet një kablloje elektrike të prerë mund të kalojë ujë në fushën elektrike dhe mund të shkaktojë një qark të shkurtër.
→ Mos e prisni në asnjë mënyrë spinën (p.sh. për ta kaluar në mur). → Mos e tërhiqni spinën nga kablloja, por hiqeni nga priza duke e tërhequr te kapaku i spinës. → Në qoftë se linja e lidhjes në rrjetin e kësaj pajisjeje dëmtohet, atëherë ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi i klientëve apo nga një person përkatsisht i kualifikuar, në mënyrë që të mënjanohen rreziqet.
Spina dhe lidhjet e ndërmjetme duhet të jenë të mbrojtura nga spërkatja e ujit. Sigurohuni që lidhjet elektrike të jenë larg zonës së mbuluar me ujë.
Mbroni spinën dhe kabllon elektrike nga nxehtësia, vaji dhe nga cepat e mprehtë.
Kujdes tensionin. Të dhënat e pllakës së parametrave duhet të përkojnë me të dhënat e rrjetit elektrik.
Gjatë qëndrimit në pishinë, spina e pompës duhet të hiqet patjetër nga priza.
Kablloja e energjisë elektrike nuk duhet të përdoret për transportin e pompës.
Zhytja ose nxjerrja e pompës nga uji duhet të kryhet me anën e tubit teleskopik. Në mënyrë alternative, një litar mund të ngjitet në pompë për zhytje, tërheqje dhe sigurimin e pompës së depozitës së shiut.
Duhet të kontrolloni rregullisht kabllon e lidhjes.
Përpara përdorimit kontrolloni gjithmonë me sy pompën (veçanërisht kabllon e rrjetit dhe spinën).
Një pompë e dëmtuar nuk duhet përdorur. Në rast dëmtimi, pompën kontrolloheni patjetër pranë servisit GARDENA.
Mos e çmontoni pompën më shumë sesa në gjendjen e dorëzimit.
Para përdorimit, pas mirëmbajtjes, sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të mbyllura.
Kur përdorni pompat tona me një gjenerator, duhet të respektohen paralajmërimet e prodhuesit të gjeneratorit.
Siguria personale

RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.
Kujdes nivelin minimal të ujit, i cili duhet të jetë sipas të dhënave të pompës.
Vetëm për Art. 1762/1764: Mos e lini pompën të punojë më gjatë se 10 minuta kundër anës së presionit të mbyllur.
Rëra dhe materialet e tjera të ashpra në lëngjet qarkulluese, çojnë në bllokim të shpejtë dhe në zvogëlimin e rendimentit të pompës.
Pompa nuk duhet të vihet në operim pa filtër.
Gelëxhanti mund të përdoret vetëm jashtë ujit.
Zorra nuk duhet të hiqet gjatë operimit.
Lëreni pompën të ftohet para se të ndreqni defektin.
2. MONTIMI

RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputni produktin nga furnizimi me energji para montimit të produktit.
Montimi i tubit teleskopik [Fig A1]:
Kur të vijë çasti për të lidhur zorrën e kopshtit, rekomandojmë të përdorni bashkues zorre GARDENA:
- Art. 18215 për 13 mm (1/2") dhe 16 mm (5/8") ose
- Art. 18216 Gjatë përdorimit të një tubi 19 mm (3/4") sasia e ujit të nxjerrë nga pompa është më e madhja.
Tubi teleskopik mund të rregullohet në një gjatësi 38 – 55 cm.
- Vetëm për Art. 1766: Vidhosni pjesën e sipërme të tubit teleskopik (1a) në drejtim kundërorar mbi pjesën e poshtme të tubit teleskopik (1b). Sigurohuni që copë guarnacioni i sheshtë i vogël (2c) ulet mbi filetat lidhëse të pjesës së poshtme të tubit teleskopik (1b).
- Vetëm për Art. 1762/1764: Lidheni bllokimin e galexhantit A mbi lidhjen e pompës ③
- Vidhosni tubin teleskopik ① mbi lidhjen e pompës ③. Sigurohuni që guarnicioni i sheshtë i madh ② të jetë mbi filetën lidhëse të tubit teleskopik ①.
- Lirojeni manikotën e filetuar ⑥ të tubit teleskopik ①.
- Vendoseni tubin teleskopik ① në lartësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni përsëri qaforen e fashës ④.
- Lidheni zorrën e kopshit me tubin teleskopik ①.
Tubi teleskopik ① është i pajisur me një GARDENA valvul ndarëse ⑤. Valvula ndarëse ⑤ mund të përdoret edhe për rregullimin fin të performancës së pompës.
3. PËRDORIMI

RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputni produktin nga furnizimi me energji elektrike para se të lidhni, rregulloni ose transportoni produktin.
Pompimi i ujit nga një rezervuar [Fig O1]:
Gjatësia e tubit teleskopik ① duhet të montohet në atë mënyrë, që pompa të mos prekë pjesën fundore të enës mbledhëse. Në këtë mënyrë mbahen larg mbeturinat në enë nga pompa.
- Varni pompën në tubin teleskopik ① në rezervuar.
- Nëse është e nevojshme, zgjatni tubin teleskopik (1) me një zorrë (shih 8. AKSESORË).
- Lidheni pompën me furnizimin me energji elektrike. Kujdes! Pompa lëviz menjëherë.
Përdorimet:
Në rezervuarët e sheshtë [Fig. O2]:
Nëse përdoret pompa e depozitës së shiut në kontejnerë të sheshtë, p.sh. për zbrazjen e një pishine lundrimi, tubi teleskopik mund të çmontohet dhe të ndërrohet me një
GARDENA rakorderi e rubinetit 33,3 mm (G 1) Art. 18202/18042/2602.
Lidhja e zorrës 13 mm (1/2"), 16 mm (5/8") ose 19 mm (3/4") bëhet përmes pjesëve origjinale GARDENA SYSTEM OSE GARDENA rakorderi zorre të sistemit profesional.
Në rezervuarët e thellë:
Në enë të thella (maksimumi deri në 7 m), pompa nuk mund të qëndrojë e varur me anën e tubit teleskopik. Pastaj pompa duhet të zhytet në rezer-
vuar përmes një litari që është fiksuar në pompë. Rekomandojmë fiksimin e zorrës në pompë pa një tub teleskopik.
Përdorimi në një implant Micro-Drip-System:
Është i mundur përdorimi i një impianti Micro-Drip-System.
Vetëm për Art. 1762: Pompa është e përshtatshme në mënyrë optimale për t'u lidhur me një sistem mikro-drip pa pajisje bazë.
Vetëm për Art. 1766: Nga 100 l/h pompa lëviz vazhdimisht. Gjatë kësaj, pompa ndizet dhe fiket shpesh dhe kalon në programin për sasi të vogla.
Operimi me një spërklës:
| Artikulli | Prurja maks. / presioni né sprenkler | Sipērfaqja maks. e spēr-katjes | Sprenkler tē mundshēm | Gjatësia maks. zorrës e reko-manduar | |
| 19 mm (3/4") | 13 mm (1/2") | ||||
| 1762 | 570 l/h / 0,8 bar | 30 m² | Aqua (S) | 30 m | 10 m |
| 1764/1766 | 750 l/h / 1,8 bar | 90 m² | Aqua (S, M, L), AquaZoom (S, M, Compact) | 35 m | 15 m |
Vetëm për Art. 1762/1764:
Përdorimi automatik me galexhant [Fig. O3]:
Me qëllim që pompa të fiket automatikisht kur mbaron edhe lënda e transportueshme, duhet që çelësi i ujit ⑥ të lëvizë i lirë mbi sipërfaqen e ujit.
Rregullimi i lartësisë së ndezjes dhe fikjes [Fig. O4]:
Lartësia maksimale e ndezjes dhe lartësia minimale e fikjes (shihni
- TË DHËNA TEKNIKE) mund t'i përshtaten, duke shtyrë kabllon e çelësit galexhant në bllokuesin e çelësit galexhant.
- Sa më e shkurtër të jetë kablloja ndërmjet galexhantit (6) dhe bllokimit të galexhantit (4), aq më e ulët është lartësia e ndezjes dhe aq më e lartë është lartësia e fikjes. → Shtypni kabllon e galexhantit ⑥ në vrimën e bllokimit të galexhantit A.
![GARDENA 1764 - 1766 - Rregullimi i lartësisë së ndezjes dhe fikjes [Fig. O4]: - 1](/content/2025/01/331637/images/d7847234e1bb819e68fd2afa1915965ed0e5514c23d11731620f825a3ed550a1.jpg)
VINI RE!
Në mënyrë që të garantohet fikja dhe ndezja e çelësit galexhant, gjatësia e kabllit ndërmjet çelësit galexhant dhe bllokuesit të çelësit galexhant duhet të jetë minimumi 10 cm.
Operimi manual [Fig. 05]:
Pompa qëndron vazhdimisht në operim pasi galexhanti do të urëzohet. Kjo bën që të çaktivizohet siguresa e lëvizjes në të thatë të pompës.
- Shtypni galexphantin ⑥ me kabllon poshtë mbi bllokimin e galexphantit A.
- Vendoseni pompën në ujë me qëndrim të sigurt - ose - ose zhyteni pompën me një litar të fiksuar në pompë në një burim ose pus.
- Lidheni pompën me furnizimin me energji elektrike. Kujdes! Pompa lëviz menjëherë.
Lartësia min. e ujit të mbetur (shih 7. TË DHËNAT TEKNIKE) arrihet vetëm në operimin manual pasi në operimin automatik galexhanti e fik pompën para kohe.
Përdorimi automatik:
Pompa fiket automatikisht kur nuk mund të tërhiqet ujë.
Presioni mbetet në zorrë për shkak të valvulës së kontrollit të integruar derisa uji të hiqet nëpërmjet zorrës.
Kur të tërhiqet ujë nëpërmjet tubit (presioni në tub zbret nën afro 1,5 bar) pompa ndizet automatikisht.
Programi për sasi të vogla dhe paralajmërimi për rrjedhje:
Paralajmërimi për rrjedhje:
Kontrolli i rrjedhjes e fik pompën, sapo uji mbaron. Në rastet e rrjedhjes së jashtme në anën e presionit (p.sh. tubi ose rubineti nuk është hermetikisht i mbyllur) pompa ndizet dhe fiket në periudha kohore të shkurtra. Nëse pompa fiket dhe ndizet më shpesh se x 7 xe 2 min. (në një rrjedhje < 61 / h ) pompa fiket plotësisht. Nëse është menjanuar rrjedhja e jashtme në krah të presionit, pompa duhet të hiqet nga priza dhe të vendoset përsëri në të, me qëllim që të jetë e gatshme për përdorim.
Programi për sasi të vogla:
Në mënyrë që pompa të mos fiket para kohe në rastin e një përdorimi të padëshiruar me sasi të vogla (p.sh. sistemi i ujitjes me pika), paralajmërimi për rrjedhje aktivizohet pas 60 minutash (Programi për sasi të vogla).
Ndezja dhe fikja ciklike e pompës gjatë programit për sasi të vogla nuk ka ndikim në jetëgjatësinë e shërbimit të pompës.
Për ujitjen e vazhdueshme me pika:
Në rast se programi i sasive të vogla duhet të përdoret për më shumë se 60 minuta, duhet që vaditja të ndërpritet për 5 minuta përpara përfundimit të kohës prej 60 minutash. Më pas mund të rifillohet programi për sasi të vogla prej 60 minutash.
4. MIRËMBAJTJA

RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputeni produktin nga furnizimi me energji para se ta mirëmbani produktin.
Pastrimi i filtrit [Fig. M1]:
Për të garantuar një operim të vazhdueshëm dhe pa probleme, duhet që filtri ⑦ të pastrohet në intervale kohore të rregullta.
Pas transportit të ujit të papastër, duhet që filtri ⑦ të pastrohet menjëherë.
- Rrotulloni filtrin ⑦ 1/4 rrotullim në drejtim orar dhe fiksojeni (tapa bajonetë).
- Pastroni filtrin ⑦ nën ujin e rrjedhshëm.
- Montoni filtrin ⑦ sërish në rend të kundërt.
Pompa nuk duhet të vihet në operim pa filtër.
Larja e pompës:
Pas pompimit të ujit me klor, pompa duhet të lahet.
- Pomponi ujë të vakët (max 35° C) duke shtuar një detergjent të butë (p.sh. pastrues) derisa uji i pompuar të jetë i pastër.
- Asgjësoni mbetjet sipas direktivave të ligjit për asgjësimin e mbetjeve.
5. MAGAZINIMI
Nxjerrja jashtë funksionimit:
Pompa nuk është e mbrojtur kundër ngricës!
Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.
- Shkëputeni pompën nga furnizimi me energji.
- Zhvidhosni tubin teleskopik/zorren e presionit.
- Hapni plotësisht valvulën ndarëse të tubit teleskopik.
- Mbajeni pompën në pozicion në këmbë dhe lëreni ujin të kalojë nëpër pompë.
Vetëm për Art. 1766: Kthejeni pompën me kokë poshtë derisa të mos rrjedhë më ujë.
- Pastroni pompën (shih 4. MIRËMBAJTJA).
- Ruajeni pompën dhe tubin teleskopik në një vend të thatë, të mbyllur dhe të mbrojtur nga ngrica.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU)
Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj lokale të grumbullimit dhe riciklimit.

6. NDREQJA E GABIMEVE

RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje.
→ Shkëputeni produktin nga furnizimi me energji para se të ndreqni defektin e produktit.
| Problemi | Shkaku i mundshēm | Ndihma |
| Pompa punon, por nuk qarkullon ujē | Nuk mund tê dalë ajri, pēr shkak se presioni öhîte i mbyllur. (Mbase Óshtë pērthyer tubi i presionit). | → Hapni tubacionin e presionit (p.sh. valvulēn ndarëse, pajisjet e pompimit). |
| Pompa punon, por nuk qarkullon ujē | Valvula ndarëse ßehtë e mbyllur. → Hapni valvulën ndarëse. | |
| Flluska né këmbën thithëse. | → Prisni reth 60 sekonda derisa pompa të ajroset vetë (nëse nevojtet, fiken/ndizeni). | |
| Filtri ßehtë bllokuar. | → Pastroni filtrin (shih 4. MIRÉMBAJTJA). | |
| Niveli i ujit gjatë vënies në përdorim ßehtë nën nivelinminimal të ujit. | → Zhyteni pompën më thellë. | |
| Pompa nuk punon dhe ndalon papritur së funksonuari | Ndarësi termik i qarkut e ka fikur pompën për shkak të mbinxehjes. | → Pastroni filtrin (shih 4. MIRÉMBAJTJA). Vini re temperaturën maksimale të lëngut (35° C). |
| Pompa nuk ka energji elektrike. | → Kontrolloni siguresat dhe lidhjet elektrike. | |
| Çelësi RCD ßehtë aktivizuar (rhythmë me defekt). | → Shkëputni pompën nga ushqimi me energia dhe kontakton GARDENA Service. | |
| Vetëm per Art. 1766: | Aktivizohet paralajmérimi për rjedhje. Kohëzgjatja maksimale e paralajmérimit për rjedhje (programi për sisi të vogla 60 min.) ßehtë tejkaluar. | → Gjatë përdorimit të programit për sisi të vogla, shkurtoni kohëzgjatjen e uijtes ose nderpriteni për 5 minuta. Rrisni konsumin e ujit. Hiqni spinën. |
| Rjedhje në anën e presionit. | → Eliminoni rjedhjet në anën e presionit. | |
| Pompa leviz, por rendimenti ulet | Filtri ßehtë bllokuar. | → Pastroni filtrin (shih 4. MIRÉMBAJTJA). |

KËSHILLË: Në rast defektesh të tjera, ju lutemi, drejtojuni qendrës tuaj të servisit GARDENA. Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë autorizuar nga GARDENA.
- TË DHËNAT TEKNIKE
| Pompë fugce për ujin e shut | Njësia | Vlera (Art. 1762) | Vlera (Art. 1764) | Vlera (Art. 1766) |
| Fuqia nominale | W | 400 | 550 | 550 |
| Tensioni i rreetit | V (AC) | 230 | 230 | 230 |
| Frekuenca e rreetit | Hz | 50 | 50 | 50 |
| Sasia maks. thithëse | l/h | 4000 | 4700 | 4700 |
| Presioni maks./lartësia | bar / | 1,3 / | 2,3 / | 2,3 / |
| maks. e hedhjes SSEujit | m | 13 | 23 | 23 |
| Thellësia maksimale | m | 7 | 7 | 7 |
| e zhytjes | ||||
| Lartësia e ujit të mbetur | mm | 5 | 5 | 5 |
| Presioni i ndezjes | bar | - | - | 1,5 |
| Thellësia min. e zhytjes për | mm | 60 | 60 | 60 |
| vënien në pëdorim (rreth) | ||||
| Kabloja lidhëse | m | 10 (H05RN-F) | 10 (H05RN-F) | 10 (H07RN-F) |
| Pesha pa kabllon (rreth) | kg | 3,5 | 4,9 | 5,9 |
| Temperatura maks. e lëndëve të qarkullueshme | °C | 35 | 35 | 35 |
- AKSESORË
| GARDENA rakord zorre 1/2" | Art. 18215 Art. 18255 |
| GARDENA rakord zorre 3/4" | Art. 18216 Art. 18256 |
| Zgatja e tubit teleskopik: | |
| GARDENA pjesa e lidhjes SSE pompës 1" | Art. 1745 |
| GARDENA niple professionale 2 x | Art. 2817 |
| GARDENA rakord rubineti 1" 2 x | Art. 2802 |
| GARDENA zorrë 3/4" | Art. 18085 |
9. SERVISI/GARANCIA
Servisi:
Ju lutemi kontaktoni në adresën në pjesën e pasme.
Deklarata e garancisë:
Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.
Për të gjitha produktet e reja origjinale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk vlen për produktet e blera nga një treg dytësor. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose të fabrikimit. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksional ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtrohet dispozitave të mëposhtme:
- Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
- As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta riparojnë produktin.
- Për operim janë përdorur vetëm pjesë këmbimi dhe konsumimi origjinale GARDENA.
- Paraqitja e kuponit tatimor.
Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesët e fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçimi, rripa trapezoidalë dhe rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, dhe pjesët e konsumimit nga përdorimi.
Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera kundër nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit/shitësit.
Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës së Republikës Federale të Gjermanisë.
Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.
Pjesët e konsumit:
Helika dhe filtri janë pjesë konsumi dhe kështu të përjashtuar nga garancia.
- LISATARVIKUD 88
- TEENINDUS/GARANTII 88