3590 AA - Sharrë SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 3590 AA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 3590 AA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sharrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 3590 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 3590 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 3590 AA SKIL
Sharrë rrëshqitëse këndesh me 3590 bateri
HYRJE
- Ky mjet është bërë për t'u përdorur si makineri e palëvizshme për prerje gjatësore dhe tërthore të drurit me prerje të drejta, si edhe me prerje me kënde (është e mundur të bëhen prerje me kënde horizontale -47° deri në +47°, si edhe kënde vertikale prej 0° deri 45°)
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ②
• Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional - Përdoreni mjetin vetëm kur është montuar saktë dhe plotësisht (kini parasysh se Skil nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëmtimet e veglave dhe/ose lëndimet
personale që vijnë nga montimi i gabuar i mjetit)
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ⑦
A Mbrojtësja e poshtme
B Doreza e çelësit
C Kunj bllokimi për transport
D Mbrojtësja e sipërme
E Doreza e transportit
F Vrimat e montimit
G Këmba mbështetëse
H Qese pluhuri
J Portë pluhuri
K Boshte zgjatuese
L Çelësa për kyçjen e shufrave zgjatuese
M Kapëse për montimin e materialit
N Vrima mbështetëse
P Çelës për kapësen e shtrëngimit
Q Çelës për kapësen e rregullimit
R Leva e kapëses
S Mbrojtëse
T Vida hekzagon për rregullimin e mbrojtëses (2x)
U Çelësi i kyçjes (këndet)
V Treguesi i këndeve
W Vidë për rregullimin e këndit (djathtas)
X Vidë për rregullimin e këndit (majtas)
Y Vida e rregullimit të laserit
Z Drita e laserit
AA Laseri ndezjes/fikjes
AB Doreza e kyçjes (këndet)
AC Leva e lëshimit të dhëmbëve
AD Treguesi i këndit
AE Çelësi i kyçjes për mjetin e rrëshqitjes
AF Çelësi i ndezjes/fikjes
AG Leva e sigurisë
AH Kufizuesi i thellësisë së prerjes
AI Ndalesë thellësie
AJ Dado e ndalesës së thellësisë
AK Çelësi heksagonal
AL Vendi i ruajtjes së çelësit heksagonal
AM Butoni i bllokimit të boshtit
AN Vida e pllakës së kapakut
AO Buloni i thikës
AP Filanxha
AQ Pjesa e tavolinës
AR Deflektor pluhuri
AS Treguesi i nivelit të baterisë
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e paraqitura me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen.
Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (me bateri).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e blokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme përdorimi i një mjeti me korrent në një vend me lagështi, përdorni një pajisje mbrojtëse nga rryma (RCD). Përdorimi i një RCD pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëntime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rërèshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëntime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur, nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime, ndryshoni aksesorët ose vendosni mjetet me korrent. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrešhqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër. b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të krijuara
në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose në temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR SHARRAT E KËNDEVE
- Sharrat e këndeve janë bërë për të prerë dru dhe produkte ngjashëm drurit. Ato nuk mund të përdoren me disqe abrazive për të prerë materiale hekuri, si shufra, kunja hekuri, etj. Pluhuri gërryes bën që pjesët e lëvizshme, si mbrojtësja e poshtme, të bllokohen. Shkëndijat nga prerja abrazive e djeg mbrojtësen e poshtme, insertin e prerjes dhe pjesët e tjera plastike.
- Përdorni kapëset për ta fiksuar materialin kur është e mundur. Nëse e mbani materialin me dorë, duhet ta mbani gjithnjë dorën të paktën 100 mm larg nga secila anë e fletës së sharrës. Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale që janë tepër të vogla për t'u kapur ose fikuar me dorë. Nëse e vendosni dorën tepër afër fletës së sharrës, ekziston rrezik i lartë për t'u dëmtuar nga kontakti me fletën e sharrës.
- Materiali i punës duhet të jetë i fiksuar dhe i kapur ose mbajtur si te mbrojtësja, ashtu edhe te tavolina. Mos e shtyni materialin e punës te thika ose mos prisni në formë të lirshme në asnjë mënyrë. Materialet e pafiksuara ose që lëvizin mund të kërcejnë me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar dëntime.
- Shtyjeni sharrën te materiali. Mos e tërhiqni sharrën te materiali. Për të bërë një prerje, ngrijeni kokën e sharrës dhe tërhiqeni sipër materialit pa prerë, vëreni motorin në punë, uleni poshtë kokën e
sharrës dhe sharroni materialin. Prerja në lëvizjen e tërheqjes ka të ngjarë të bëjë që sharra të hipë sipër materialit dhe të godasë fort pjesën e thikës drejt operatorit.
- Asnjëherë mos e kaloni dorën sipër vijës së synuar të prerjes, qoftë përpara, qoftë mbrapa fletës së sharrës. Mbajtja e materialit „me duart kryq“, p.sh. duke e mbajtur materialin në të djathtë të fletës së sharrës me dorën e majtë ose anasjelltas është shumë e rrezikshme.
- Mos u zgjatni mbrapa mbrojtëses me asnjë dorën më afër se 100 mm nga cilado anë e fletës së sharrës, për të hequr ciflat e drurit, ose për çfarëdo arsyeje tjetër ndërsa fleta e sharrës është duke u rrotulluar Afërsia e diskut të sharrës që rrotullohet me dorën mund të mos jetë e dukshme dhe mund të dëmtoheni rëndë.
- Kontrolloni materialin e punës para se të prisni. Nëse materiali përthyhet ose deformohet, fiksojeni me faqen e harkuar drejt mbrojtëses. Sigurohuni gjithnjë që të mos ketë hapësirë midis materialit, mbrojtëses dhe tavolinës përgjatë vijës së prerjes. Materialet e përthyera ose të deformuara mund të rrotullohen ose të lëvizin dhe mund të shkaktojnë bllokim në diskun e sharrës gjatë prerjes. Nuk duhet të ketë gozhdë ose objekte të huaja në material.
- Mos e përdorni sharrën nëse në tavolinë ka vegla, cifla druri, etj. përveç materialit që do të pritet. Ciflat ose copat e drurit ose objektet e tjera që bien në kontakt me diskun rrotullues mund të fluturojnë me shpejtësi të lartë.
- Pritini materialet një nga një. Materialet e vendosura mbi njëra-tjetrën nuk mund të kapen ose fiksohen siç duhet, dhe mund të bllokohen te disku ose mund të lëvizin gjatë prerjes.
- Para se ta përdorni, sigurohuni që sharra këndore të montohet ose vendoset në sipërfaqe pune të fortë e të niveluar. Kur sipërfaqja e punës është e fortë dhe e niveluar, kjo pakëson rrezikun që sharra këndore të bëhet e paqëndrueshme.
- Planifikoni punën që do të bëniÇdo herë që ndryshoni këndin, sigurohuni që mbrojtësja e lëvizshme të jetë vendosur siç duhet për të mbajtur materialin, dhe të mos pengojë diskun ose sistemin mbrojtës. Pa e ndezur përsëri mjetin dhe pa material mbi tavolinë, lëvizeni diskun e sharrës duke bërë lëvizjen e sharrimit për t'u siguruar që nuk ka pengesa ose rrezik i prerjes së mbrojtëses.
- Siguroni mbështetje të mjaftueshem, si zgjatim të tavolinës, këmbalecë, etj. për materialet që janë më të gjera ose më të gjata se tavolina. Materialet që janë më të gjata ose më të gjera se sharra këndore mund të rreżohen nëse nuk mbështeten mirë. Nëse pjesa e prerë ose materiali rreżohet, ai mund ta ngrejë mbrojtësen ose mund të fluturojë për shkak të diskut rrotullues.
- Mos përdorni një person tjetër të bëjë rolin e shtesës së tavolinës ose si mbështetje shtesë. Mbështetja e paqendrueshme për materialin e punës mund të bëjë që disku të bllokohet ose materiali të lëvizë gjatë sharrimit, duke ju tërhequr juve dhe personin që ju ndihmon te disku rrotullues.
- Pjesa e prerë nuk duhet të bblokohet ose të shtyhet në asnjë mënyrë te disku rrotullues i sharrës. Nëse bblokohet, p.sh. duke përdorur ndalesa gjatësie, pjesa e prerë mund të bblokohet te disku dhe të fluturojë me forcë.
- Përdorni gjithmonë një kapëse ose pjesë të posaçme për të mbajtur materialet e rrumbullakëta,
si shufrat ose tubat. Shufrat kanë prirjen të rrotullohen kur priten, duke bërë që sharra „të kafshojë“ dhe ta tërheqë materialin së bashku me dorën tuaj te disku.
- Lëreni diskun të arrijë shpejtësi të plotë para se ta vini në kontakt me materialin. Kjo do të ulë rrezikun që materiali të kërcejë.
- Nëse materiali ose disku bblokohen, fikeni sharrën këndore. Prisni që të gjitha pjesët të ndalojnë dhe shkëputeni prizën nga energjia dhe/ose hiqni baterinë. Më pas lironi materialin e bblokuar. Nëse vazhdoni të sharroni me materialin të bblokuar, kjo mund të shkaktojë humbje të kontrollit ose mund të dëmtojë sharrën këndore.
- Pasi të mbaroni prerjen, lëshoni çelësin, mbajeni kokën e sharrës poshtë dhe prisni që disku të ndalojë para se të hiqni materialin e prerë. Zgjatja e dorës pranë thikës është shumë e rrezikshme.
- Mbajeni dorezën fort kur bëni prerje jo të plotë ose kur lëshoni çelësin para se koka e sharrës të jetë në pozicionin më të ulët. Veprimi i frenimit të sharrës mund të bëjë që sharra të tërhiqet papritur poshtë, dhe kjo paraqet rrezik.
UDHËZIME SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
- Përdoreni mjetin vetëm për të prerë dru
- Mos qëndroni mbi mjet ose mbi mbajtësen e tij Mund të ndodhin dëmtime të rënda nëse mjeti rrëzohet ose nëse sharra bie në kontakt padashur. Mos mbani materiale sipër ose pranë mjetit në mënyrë të tillë që të jetë e nevojshme të hipni në një mbajtës ose mbi mjet apo në mbajtësen e tij për t'i arritur.
- Hiqeni gjithnjë baterinë nga mjeti para se të bëni rregullime ose të ndryshoni aksesorët.
- Hiqeni gjithnjë baterinë nga mjeti para se ta transportoni sharrën këndore. Hiqeni baterinë, uleni kokën e sharrës dhe kyçeni në pozicion, përdorni dorezën mbajtëse dhe një prej dhëmbëzimeve në bazën e sharrës.
- Mos u largoni nga mjeti derisa të ketë ndaluar plotësisht.
- Kur prisni materiale që kanë formë të çrregullt, planifikoni punën në mënyrë që të mos rrëshqasë, të kafshojë diskun dhe t'ju ikë nga dora.
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjec
- Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në lagështi
PARA PËRDORIMIT
- Mbani syze, kasë dhe doreza mbrojtëse
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruesin ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa Iloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Mos punoni me materiale që përmbajnë azbest
- Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin original mbrojtës
- Para çdo përdorimi, kontrolloni mbrojtësen për të parë nëse mbyllet mirë
- Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja nuk lëviz lirshëm ose nuk mbyllet në çast
- Asnjëherë mos e kapni ose lidhni mbrojtësen në pozicion
- Asnjëherë mos e përdorni mjetin pa insertin e tavlinës; ndërrojeni insertin e tavolinës nëse është me defekt ose është dëmtuar
- Hiqni të gjitha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e prerjes para se të filloni prerjen
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
AKSESORËT
- Asnjëherë mos përdorni disqe fërkimi/fresibël me këtë disk
- SKIL mund të garantojë funksionimin e mirë të mjetit vetëm kur përdoren aksesorët e duhur, të cilët mund të merren nga shitësi i SKIL
- Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo-SKIL, zbatoni udhëzimet e prodhuesit në fjalë
- Përdorni vetëm disqe sharre që përkasin me të dhënat karakteristike që tregohen në këto udhëzime përdorimi dhe që janë testuar dhe shënuar sipas EN 847-1
- Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë të pajisjes
- Asnjëherë mos përdorni disqe që janë bërë prej High Speed Steel (HSS)
- Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e deformuar ose jo e mprehtë
- Përdorni vetëm disqe sharre me diametër vrime që puthitet me aksin e mjetit pa bërë xhoko; asnjëherë mos përdorni reduktorë ose adaptorë për të vendosur disqe sharre me vrimë me diametër të madh
- Mbrojini aksesorët nga goditjet, përplasjet dhe vajrat ose grasot
GJÄTË PËRDORIMIT
- Mos ushtroni forcë në mjet (ushtroni presion të lehtë dhe të vazhdueshëm me qëllim që të shmangni nxehjen e majave të diskut, dhe në rastin e prerjes së plastikës, shkrirjen e materialit plastik)
- Mbajini gishtat, duart dhe krahët larg nga disku rrotullues i sharrës
- Nëse disku i sharrës blokohet, fikeni mjetin menjëherë dhe hiqeni baterinë; vetëm pasi të keni bërë këtë hiqeni materialin e blokuar
- Në rast bllokimi ose në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikeni menjëherë mjetin dhe higeni baterinë
RREZATIMI I LASERIT
- Mos e drejtoni rrezen e laserit te personat ose kafshët, dhe mos i ngulni sytë laseri ose drita e reflektuar e laserit, qoftë edhe nga larg (mund të verboni dikë, të shkaktoni aksidente ose të dëmtoni sytë)
- Nëse rrezatimi i laserit ju godet në sy, duhet t'i mbyllni sytë dhe të largoni menjëherë kokën nga rrezja
- Mos bëni modifikime në pajisjen e laserit
- Mos shikoni te rrezja e laserit (rrezatimi i laserit)
- Mos përdorni mjete optike zmadhimi (si lupa, teleskopë ose dylbi) për të parë rrezen e laserit
- Mos e përdorni mjetin kur ka lëngje, gazra ose pluhur që mund të marrin flakë
- Mos e përdorni mjetin kur ka fëmijë pranë
- Mos e ndërroni laserin e instaluar me një lloj tjetër laseri PAS PËRDORIMIT
- Pasi ta keni fikur mjetin, asnjëherë mos e ndaloni rrotullimin e aksesorit duke ushtruar forcë nga anash
- Hiqini copat e prera ose pjesët e tjera të materialit nga vendi i prerjes kur të gjitha pjesët e lëvizshme të kenë ndaluar plotësisht.
- disku i sharrës nxhet shumë gjatë përdorimit; mos e prekni derisa të ftohet
- Mbajeni mjetin brenda në një vend të thatë the të kyçur, larg fëmijëve
BATERITË
- Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni mjetin për herë të parë)
- Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me këtë mjet
- Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet ndërruar
- Mos e çmontoni baterinë
- Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
- Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri): -kur karikoni 4...40°C
-gjatë punës -20...+50°C
-gjatë magazinimit -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË MJET
② Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
③ Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
④ Zonë e rrezikshmeNdalohen duart. Mbajini duart, gishtat ose krahët larg nga kjo zonë.
⑤ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me mbeturinat shtëpiake
⑥ Rrezatim laseri / Mos i ngulni sytë te rrezja e laserit / Produkt laseri i kategorisë Class 2
PËRDORIMI
- Montimi
-montoni dorezën e transportit me 2 bulona duke përdorur çelësin hekzagon AK⑨
-montoni çelësin AB të kyçjes së këndit përpara tavolinës ⑩
- Pozicioni i transportit/punës
Për të liruar mjetin (pozicioni i punës)
-shtyjeni dorezën B poshtë me një dorë ndërsa e tërhiqni jashtë kunjin e kyçjes C me dorën tjetër ⑪a
-drejtojeni me ngadalë për lart kokën e sharrës
-për sharrim me lëvizje rrëshqitëse, lironi çelësin e kyçjes AE ⑪b
Për sigurimin e mjetit (pozicioni i transportit)
-lëvizeni kokën e sharrës rreth 8 cm nga mbrapa dhe shtrëngoni çelësin e bllokimit AE ⑪c
-vendoseni këndin e pjerrët në 0° (shiko „Vendosja e këndit“)
-vendoseni këndin e sharrës 45° majtas ose djathtas (shiko „Këndi i sharrës“)
-shtyjeni dorezën B poshtë me një dorë ndërsa shtyni kunjën e bllokimit C me dorën tjetër
-përdorni dorezën e transportit E për ta transportuar mjetin ⑪d
-përndryshe përdorni dorezat anësore për ta
transportuar mjetin ⑪e
! asnjëherë mos e ngrini mjetin duke e kapur nga doreza kryesore
- Montimi i mjetit mbi sipërfaqen e punës ⑫
! për siguri, montojeni gjithnjë mjetin mbi sipërfaqe pune të rrafshët dhe të qëndrueshme (p.sh. banak pune)
-përdorni 4 vrimat e montimit F për ta fiksuar mjetin me vida të përshtatshme te sipërfaqja e punës
-gjithashtu mund ta fiksoni mjetin te sipërfaqja e punës me morseta të zakonshme
-për ta stabilizuar mjetin, mund të rregullohet lartësia e këmbës mbështetëse G
-ose mjeti mund të montohet në një mbajtëse sharre
këndore
! lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet që përfshihen me mbajtësen e sharrës
• Nxjerrja e pluhurit/ciflave ⑬
-montoni qesen e pluhurit H/fshesën me korrent siç tregohet në figurë
-zbrazeni rregullisht qesen e pluhurit për të pasur performancë optimale në thithjen e pluhurit
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë veprimit të prerjes
- Karikimi i baterisë
! Lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të dhëna me karikuesin
• Heqja/instalimi i baterisë ⑦b
rekomandohet të përdorni sharrë me bateri të paktën 4.0Ah
• Treguesi i nivelit të baterisë ⑧
-shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë AS për të shfaqur nivelin aktual të baterisë ⑧a
! nëse treguesi i nivelit më të ulët të baterisë fillon të pulsojë pasi keni shtypur butonin AS ⑧b, bateria është bosh
! nëse 2 nivelet e treguesit të baterisë fillojnë të pulsojnë pasi keni shtypur butonin AS Ⓑc, bateria nuk është brenda temperaturës së lejuar të punimit
- Mbrojtja e baterisë
-Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
-ngarkesa është tepër e lartë --> hiqeni ngarkesën dhe ndizeni përsëri
-temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit të
lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50° --> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të pulsojnë kur shtypni butonin AS ⑧d; prisni derisa bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar
-bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të baterisë ⑧b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë kur shtypni butonin AS; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të dëmtohet
- Shtesa e tavolinës së sharrës ⑭
-përdorni çelësat L për të shtrënguar shufrat zgjatuese K (në secilën anë të mjetit)
-gjatësia e shufrave zgjatusese K mund të ndryshohet me gradime nga minimumi në maksimum
• Fiksimi i materialit të punës ⑮
! për siguri optimale gjatë punës, fiksojeni gjithnjë fort materialin me kapëset e dhëna
-mos punoni me materiale që janë tepër të vogla dhe nuk mund të fiksohen
-për përmasat maksimale të materialeve, përdorni tabelën ⑯ si reference
-fiksoni kapësen e materialit te vrima mbështetëse N me çelësin P (në secilën anë të mjetit)
-përdorni 1 nga 2 foletë; për materialet me trashësi deri në 4cm dhe materialet me trashësi mbi 4cm
-shtyjeni fort materialin te mbrojtësja S
-zhbllokoni levën R
-përshtateni kapësen te materiali
-fiksoni fort materialin duke kyçur levën R
! për disa kombinime këndesh, ose në varësi të përmasave të materialit, mund të jetë e nevojshme që të përdorni morseta të zakonshme për materialin
• Vendosja e këndeve ⑰
-lironi dorezën e kyçjes AB
-shyjeni levën e lëshimit të dhëmbëve të këndit AC
-rrotulloni tavolinën e sharrës në të majtë ose në të djathtë dhe vendosni këndin e dëshiruar të sharrimit (nga 0° në 47°) duke përdorur treguesin AD
-lironi levën AC
-shtrëngoni dorezën e kyçjes AB (mos e shtrëngoni dorezën tepër fort)
-për vendosjen e shpejtë dhe të saktë të këndeve të përdorura shpesh (0°, 15°, 22.5°, 31.6°, 45°) leva e dhëmbëzimeve klikon në pozicionet përkatëse
• Vendosja e këndeve të pjerrëta ⑱
-lironi çelësin me tre këmbë U ⑱b
-lëvizeni kokën e sharrës majtas derisa treguesi i këndit të pjerrët V të tregojë nivelin e dëshiruar të pjerrësisë
-mbajeni kokën e sharrës në këtë pozicion dhe shtrëngoni çelësin U
- Prerjet komplekse 19
-prerjet komplekse kërkojnë që të vendoset si këndi i sharrimit, ashtu edhe këndi i pjerrët
! mos e përdorni sharrën në kombinime të caktuara të këndit të sharrimit dhe këndit të pjerrësisë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa mes pjesëve rrëshqitëse dhe atyre të palëvizshme të sharrës, ose midis pjesëve rrëshqitëse dhe materialit të punës
! bëni gjithnjë provë në një copë materiali që nuk ju nevojitet
• Vija e laserit 20
-për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të shënuar në materialin e punës
-ndizeni/fikeni vijën e laserit duke shtypur çelësin AA
-laseri është i pozicionuar në pjesën anësore të prerjes -pozicionimi horizontal i laserit mund të rregullohet me lehtësi me vidën Y
! para se të filloni një punë, kontrolloni pozicionimin e vijës së laserit me vijën reale të prerjes duke bërë një prerje provë në materialin që nuk ju nevojitet
- Sharrimi pa lëvizje anësore (materialet e vogla)
-lironi çelësin e kyçjes AE në rast se është shtrënguar -lëvizeni kokën e sharrës prë ta ndaluar në drejtimin e mbrojtëses S dhe shtrëngoni përsëri çelësin e kyçjes
AE
! nëse nuk e kyçni mekanizmin, kjo mund të bëjë që disku të ngjitet papritur sipër materialit të punës dhe t'ju godasë me forcë
-vendoseni mjetin në pozicionin e punës
! sigurohuni që materiali është fiksuar mirë në tavolinën e sharrimit dhe mbrojtësen S
-ndizeni mjetin duke liruar kyçin AG dhe duke tërhequr çelësin kryesor AF ②2
! mos i kryqëzoni krahët kur përdorni kokën e sharrës ⑳a
-sharroni materialin duke bërë lëvizje të njëtrajtshme
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të lama të hyjë në materialin e punës
-fikeni mjetin duke liruar çelësin AF
-prisni derisa sharra të ketë ndaluar plotësisht para se ta ngrini kokën e sharrës lart
- Sharrimi me lëvizje rrëshqitëse (materialet e gjera)
! mbani parasysh se metoda që tregohet më poshtë është metoda e vetme e sigurt
-mos e tërhiqni sharrën te materiali i punës
-lironi çelësin e kyçjes AE në rast se është shtrënguar
! sigurohuni që materiali është fiksuar mirë në tavolinën e sharrimit dhe mbrojtësen S
-tërhiqeni kokën e sharrës larg nga mbrojtësja S aq sa disku i sharrës të jetë përballë materialit ②3
-ndizeni mjetin duke shtypur levën e sigurisë AG dhe duke tërhequr çelësin kryesor AF ②2
! mos i kryqëzoni krahët kur përdorni kokën e sharrës ⑳a
-tërhiqeni kokën e sharrës në drejtimin e mbrojtëses S dhe sharroni materialin duke bërë lëvizje të njëtrajtshme ②3
! mjeti duhet të jetë duke punuar me shpejtësi maksimale kur disku të futet te materiali
! Nëse mbrojtësja e poshtme nuk hapet automatikisht, gjë e cila mund të ndodhë në kushte të caktuara (p.sh. një material pune që është shumë pranë kapacitetit maksimal), mund t'ju duhet ta hapni mbrojtësen me dorë ②b
-fikeni mjetin duke liruar çelësin AF
-prisni derisa sharra të ketë ndaluar plotësisht para se ta ngrini kokën e sharrës lart
- Sharrimi i foleve 24
-vendosni thellësinë e dëshiruar me ndalesën e thellësisë AH dhe kyçeni duke shtrënguar dadon AJ -duhet të vendoset një tako druri midis materialit dhe mbrojtëses për të pasur thellësi të njëjtë në të gjithë gjatësinë e folesë.
! sigurohuni që disku i sharrës të mos bllokohet te materiali
! bëni gjithnjë provë në një copë materiali që nuk ju nevojitet
- Ndryshimi i thikës së sharrës 25
! higeni baterinë
-merrni çelësin hekzagonal AK nga xhepi ruajtës AL
-mbajeni mbrojtësen A në pozicion të hapur
-lironi vidën e pllakës së kapakut AN (mos e zhvidhosni vidën komplet) ⑲a
-rrotulloni mbrojtësen A komplet mbrapa ⑲b
-shtyjeni butonin e aksit AM dhe mbajeni ndërsa hiqni bulonin e diksut AO duke rrotulluar çelësin hekzagonal AK NË DREJTIM TË AKREPAVE TË ORËS (= në të
njëjtin drejtim siç tregohet me shigjetë mbi diskun e sharrës)
! shtypeni butonin e kyçjes së aksit AM vetëm kur mjeti të ketë ndaluar plotësisht
-lironi butonin e kyçjes së aksit AM
-hiqni fllanxhën AP dhe diskun e sharrës
! ndryshoni diskun e sharrës me dhëmbët e sharrimit dhe shigjetën e printuar mbi diskun e sharrës të drejtuar në të njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen A
- mondoni fllanxhën AP 25c
-shtypni butonin e blokimit të aksit AM dhe mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e diskut duke rrotulluar çelësin hekzagonal AK NË DREJTIM TË KUNDËRT TË AKREPAVE TË ORËS me rrotullim 1/8 pak më fort se shtrëngimi me gishta (lejon që disku të rrëshqasë kur has rezistencë të fortë, duke pakësuar kështu mbingarkesën në motor dhe goditjen e sharrës) -shtrëngoni vidën e pllakës së kapakut AN
- Ndërrimi i insertit të tavolinës AQ 26
Ndërroni insertin e tavolinës nëse ka defekt ose është konsumuar, si më poshtë:
! higeni baterinë
-merrni çelësin hekzagonal AK nga xhepi ruajtës AL
-hiqni të 6 vidat siç tregohet në figurë
-hiqni insertin e vjetër të tavolinës duke e ngritur në fillim përpara dhe më pas duke e nxjerrë komplet
-vendosni një insert tavoline të ri
! shtrëngoni fort të 6 vidat
- Kontrollimi/rregullimi i këndit 90° të diskut ^27 ! higeni baterinë
-rrotulloni tavolinën e sharrës në pozicionin e këndit 0° dhe kyçeni
-lëvizeni kokën e sharrës në pozicionin e këndit të pjerrësisë 0°
-uleni kokën e sharrës dhe kyçeni
-kontrolloni për kënd 90° midis diskut dhe tavolinës duke përdorur një gone
-nëse është e nevojshme, rregulloni pozicionimin 90° të diskut si më poshtë:
-
lironi çelësin me tre këmbë U
-
rregulloni vidën W me një çelës 10 (nuk është i përfshirë)
-
kontrolloni përsëri me gone
-
rivendosni treguesin e këndit të pjerrësisë V në 0°
- Kontrollimi/rregullimi i pozicionimit të diskut 45° ⑳! higeni baterinë
-rrotulloni tavolinën e sharrës në pozicionin e këndit 0° dhe kyçeni
-lironi çelësin me tre këmbë U
-lëvizeni kokën e sharrës majtas
-kontrolloni për kënd 45° midis diskut dhe tavolinës me një gone
-kontrolloni që treguesi i këndit të pjerrët V ndodhet te shenja 45°
-nëse është e nevojshme, rregulloni pozicionimin e diskut 45° si më poshtë:
-
rregulloni vidën X me një çelës 10 (nuk është i përfshirë)
-
kontrolloni përsëri me gone
- Kontrollimi/rregullimi i pozicionimit të mbrojtëses 90° ⑲ ! hiqeni baterinë
-rrotulloni tavolinën e sharrës në pozicionin e këndit 0°
dhe kyçeni
-uleni kokën e sharrës dhe kyçeni
-kontrolloni për kënd 90° midis diskut dhe mbrojtëses S me një gone (sigurohuni që goneja të bjerë në kontakt me trupin e diskut, jo me dhëmbët e tij) ⑲)a
-nëse është e nevojshme, rregulloni pozicionimin e mbrojtëses 90° si më poshtë:
-
lironi 2 vidat hekzagon T ⑲b
-
rregulloni mbrojtësen derisa disku dhe mbrojtësja të kenë kontakt të plotë me gonenë
-
shtrëngoni 2 vidat hekzagon T
-
rivendoseni treguesin e këndit në 0° 29c
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Materiale të veçanta
-mbështetini gjithnjë anët e lira të materialit kur është i gjatë ③0
-sigurohuni që materialet e harkuara ose të rrumbullakëta të jenë të mbrojtura mirë nga rrëshqitjet ③1
-në vijën e prerjes nuk duhet të ketë asnjë hapësirë midis materialit dhe mbrojtëses ose tavolinës së sharrës
-nëse është e nevojshme, prodhoni një mbrojtëse ndihmëse; vrimat e mbrojtëses duhet të përdoren për të fiksuar mbrojtësen ndihmëse ③2
! mbrojtësja ndihmëse mund të përdoret vetëm në këndin e pjerrësisë 0°
- Për të punuar me veshjet anësore të dyshemeve, mund të përdoret si referencë ilustrimi ③3
- Vendoseni gjithnjë poshtë anën e mirë të materialit për të garantuar ciflosje minimale
- Përdorni vetëm disqe të mprehta dhe tipin e duhur të tyre -cilësia e prerjes përmirësohet nga numri i dhëmbëve -disqet me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri në 30 herë më gjatë se disqet e zakonshme
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Mbajeni gjithnjë mjetin të pastër (sidomos vrimat e ajrimit mbrapa trupit të motorit)
- Bëni rregullisht kontrolle për t'u siguruar që mbrojtësja e poshtme punon mirë. Pastrojeni mbrojtësen e poshtme nga grumbullimet e tallashit me një leckë të njomë.
! hiqeni baterinë para se të pastroni
-ngrijeni mbrojtësen e poshtme deri në pozicionin e hapur komplet dhe lëshojeni; nëse nuk mbyllet menjëherë dhe plotësisht, ajo duhet të kontrollohet nga një qendër servisi për mjetet me korrent SKIL
- Pastroni lamën e sharrës menjëherë pas përdorimit (veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë)
! disku i sharrës nxehet shumë gjatë përdorimit; mos e prekni derisa të jetë ftohur
- Pastroni dritën e laserit AC me një furçë të butë pas çdo përdorimi në mënyrë që vija e laserit të shihet mirë (sigurohuni që të mos ndryshoni konfigurimin e laserit)
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
-dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
- Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
- Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake -në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑤ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar
- Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake -në zbatim të Rregullave për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike 2013 (SI 2013/3113), mjetet elektrike që kanë arritur fundin e jetës së tyre duhet të mblidhen veçmas dhe të çohen në një pikë riciklimi
- simboli ⑤ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
ZHURMA
- I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 90 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës është 100 dB(A) (toleranca K = 3 dB)
- Niveli i emetimit të zhurmës është matur në përputhje me një test standard të dhënë në EN 62841; mund të përdoret për të krahasuar një mjet me një tjetër dhe si vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj zhurmës kur mjeti përdoret për aplikimet e përmendura
-emetimet e zhurmës gjatë përdorimit të mjetit mund të ndryshojnë nga vlerat e treguara, në varësi të mënyrave se si përdoret mjeti, sidomos cili është materiali me të cilin po punohet
-përdoruesi duhet të përcaktojë masat e sigurisë për t'u mbrojtur, të cilat bazohen në përllogaritjen e ekspozimit në kushtet reale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të operimit, si për shembull sa herë fiket mjeti dhe kur është duke punuar bosh, përveç kohës së aktivizimit)


