3572 FA - Sharrë SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 3572 FA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 3572 FA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sharrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 3572 FA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 3572 FA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 3572 FA SKIL
- Ky mjet është bërë për prerje gjatësore dhe tërthore të drurit me prerje të drejta, si dhe prerje me kënde deri në 53°
- Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Çelësi heksagonal
B Vendi i ruajtjes së çelësit heksagonal
C Butoni i bllokimit të boshtit
D Buloni i diskut
E Filanxha
F Mbrojtësja e poshtme
G Leva për hapjen e mbrojtëses së poshtme
H Sipërfaqja e kapjes
J Levë për vendosjen e thellësisë së sharrimit
K Pllaka e këmbës
L Treguesi i thellësisë së prerjes
M Levë për rregullimin e këndit të prerjes
N Treguesi i këndit të prerjes
P Vidë për rregullimin e ndalesës fundore 90°
Q Treguesi i vijës së prerjes
R Përshtatësi i fshesës me korrent
S Doreza prapa
T Doreza përpara
U Sustë ndalese 45°
V Dritë LED
W Çelësi i sigurisë
Y Çelësi i aktivizimit
Z Rregullatori paralel
AA Çelës për rregullimin e drejtuesit paralel
AB Të çarat e ajrosjes
AC Butoni tregues i nivelit të baterisë
AD Çengeli i sharrës
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e paraqitura me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen.
Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (me bateri).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë.
Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë
kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme përdorimi i një mjeti me korrent në një vend me lagështi, përdorni një pajisje mbrojtëse nga rryma (RCD). Përdorimi i një RCD pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur, nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime, ndryshoni aksesorët ose vendosni mjetet me korrent. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të krijuara në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëntime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR SHARRAT RRETHORE ME BATERI
1) PROCEDURAT E PRERJES
a) RREZIK: Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama. Mbajeni dorën e dytë te doreza ndihmëse, ose te trupi i motorit. Nëse sharra mbahet me të dyja duart, nuk është e mundur që të priten prej saj.
b) Mos u zgjasni poshtë materialit të punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga lama poshtë materialit të punës.
c) Rregulloni thellësinë e prerjes sipas trashësisë së materialit të punës. Poshtë materialit të punës duhet të duket më pak se një dhëmb i plotë i lamës.
d) Asnjëherë mos e mbani materialin që po pritet me duar ose me këmbë. Sigurojeni materialin e punës në një platformë të qëndrueshme. Éshtë e rëndësishme që ta mbështesni materialin si duhet për të minimizuar ekspozimin e trupit, bllokimin e lamës ose humbjen e kontrollit.
e) Mbjeni mjetin vetëm duke kapur sipërfaqet e izoluara kur bëni një punë dhe akseori mund të bjerë në kontakt me telat e fshehur (kontakti me një tel me korrent do të bëjë gjithashtu që pjesët metalike të ekspozuara të mjetit të kenë korrent dhe t'i shkaktojnë operatorit goditje elektrike)
f) Kur grisni, përdorni gjithnjë një drejtues paralel ose një drejtues të drejtë anësor. Kjo gjë përmirëson saktësinë e prerjes dhe zvogëlon mundësinë e blokimit të lamës.
g) Përdorni gjithnjë disqe prerëse me maëdhësinë dhe formën e duhur (diamanti ose të rrumbullakëta) të vrimave. Disqet që nuk përputhen me pjesën e montimit të sharrës do të lëvizin keq, dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
h) Mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar ose të pasaktë të lamës. Rondelet dhe buloni i lamës janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për rendiment optimal dhe siguri në përdorim.
2) SHKAQET É GODITJES MBRAPSHT DHE PARALAJMËRIMET PËRKATËSE
- Goditja mbrapsht éshtë një reagim i papritur nga një disk sharre i kafshuar, i bllokuar ose i pozicionuar keq, duke bërë që sharra të humbasë kontrollin dhe të ngrihet lart nga materiali drejt operatorit
- Kur disku kafshohet ose bblokohet fort nga mbyllja e copës së prerë, disku bblokohet dhe reagimi i motorit e lëviz gjithë pajisjen drejt operatorit
- Nëse disku përdridhet ose pozicionohet keq te vendi i prerjes, dhëmbët në anën e pasme të diskut mund të ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke bërë që disku të hipë sipër copës së prerë dhe të kërcejë drejt operatorit
- Goditja e kthimit është pasojë e përdorimit të gabuar të mjetit dhe/ose procedurave apo kushteve të gabuara të përdorimit, dhe mund të shmanget duke marrë masat paraprake të përshtatshme, siç tregohet më poshtë.
a) Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe pozicionojini krahët në mënyrë të tillë që t'u rezistoni forcave të goditjes mbrapsht. Poziciononi trupin tuaj në njërën anë të lamës, por jo në një vijë me lamën. Goditja e kthimit mund të bëjë që sharra të kërcejë prapa por forcat e goditjes së kthimit mund të kontrollohen nga operatori nëse merren masat paraprake të duhura.
b) Kur lama është e bblokuar ose kur ndërprisni prerjen për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni sharrën nga puna ose ta tërhiqni sharrën mbrapsht ndërkohë që disku është në lëvizje, përndryshe mund të kërcejë. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të eliminuar shkakun e bblokimit të lamës. Shmangni prerjen e gozhdëve ose vidave.
c) Kur e ndizni përsëri sharrën te materiali, vendoseni sharrën në qendër te pjesa e prerë dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës nuk janë në kontakt me materialin. Nëse disku i sharrës bllokohet, mund të ngjitet lart ose të kërcejë nga materiali ndërsa sharra ndizet përsëri.
d) Mbështetini panelet e mëdha për të pakësuar rrezikun që disku të kafshohet dhe të kërcejë. Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë anës së panelit.
e) Mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara. Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë një gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat për rregullimin e thellësisë së diskut dhe të këndit duhet të jenë të shtrënguara fort dhe të siguruara para se të bëhet prerja. Nëse rregullimi i lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
1) FUNKSIONI I MBROJTËSES SË POSHTME
a) Kontrolloni mbrojtësen e poshtme nëse mbyllet mirë para çdo përdorimi. Mos e vini sharrën në punë nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirshëm dhe nuk mbyllet në çast. Mos e shtrëngoni apo lidhni asnjëherë mbrojtësen e poshtme në pozicionin e hapur. Nëse sharra rreżohet padashur, mbrojtësja e poshtme mund të përthyhet. Shkëputeni spinën, ngrijeni mbrojtësen e poshtme me dorezën tërheqëse dhe sigurohuni që lëviz lirshëm dhe nuk prek diskun ose ndonjë pjesë të tij, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses
së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe susta nuk funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen para përdorimit. Mbrojtësja e poshtme mund të punojë ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara, depozitave ngjitëse ose grumbullimit të copërave.
c) Mbrojtësja e poshtme duhet të tërhiqet manualisht vetëm për prerjet e veçanta, si për shembull prerjet me zhytje dhe prerjet e përbëra. Ngrijeni mbrojtësen e poshtme duke tërhequr dorezën menjëherë sapo doreza futet në material, doreza e poshtme duhet të lirohet. Për të gjitha sharrimet e tjera, mbrojtësja e poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
d) Vini re gjithnjë që mbrojtësja e poshtme të mbulojë diskun para se ta ulni sharrën në banak ose në dysheme. Disku prerës i pambrojtur në lëvizje do të bëjë që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në rrugën e saj. Kini parasysh kohën që i duhet diskut prerës për të ndaluar pasi lëshohet çelësi.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
- Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në lagështi
- Mos punoni me materiale që përmbajnë azbest (azbesti konsiderohet kancerogjen)
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruesin ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Mos e përdorni këtë sharrë së bashku me një tavolinë sharre
- Hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
AKSESORËT
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Përdorni vetëm disqe sharre që përkasin me të dhënat karakteristike që tregohen në këto udhëzime përdorimi dhe që janë testuar dhe shënuar sipas EN 847-1
- Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë të pajisjes
- Përdorni vetëm disqe sharre me diametër minimal 184 mm, diametër maksimal 184 mm dhe vrimë aksi 16 mm
- Asnjëherë mos përdorni disqe sharrash prej High Speed Steel (HSS)
- Asnjëherë mos përdorni disqe fërkimi/fresibël me këtë disk
PARA PËRDORIMIT
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Hiqni të gjitha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e prerjes para se të filloni prerjen
- Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
- Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
GJATË PËRDORIMIT
- Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani mbrojtëse për veshët
- Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin original mbrojtës
- Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
- Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
- Në rast bllokimi ose të ndonjë defekti elektrik ose mekanik, fikeni menjëherë mjetin dhe shkëputeni spinën
PAS PËRDÖRIMIT
- Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
- Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë anësore
BATERITË
- Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni mjetin për herë të parë)
- Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me këtë mjet
-Bateri SKIL: BR1*31****
-Karikues SKIL: CR1*31****
- Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet ndërruar
- Mos e çmontoni baterinë
- Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
- Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri): -kur karikoni 4...40°C -gjatë punës -20...+50°C -gjatë magazinimit -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
⑤ Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku temperatura nuk i kalon 50°C
⑥ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me mbeturinat shtëpiake
PËRDORIMI
- Karikimi i baterisë
! Lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të dhëna me karikuesin
• Heqja/instalimi i baterisë ②
• Montimi i lamës së sharrës ②
! hiqeni baterinë nga mjeti
-merrni çelësin gjashtëkëndor A nga vendi B
-shtypni butonin e kyçjes së aksit C dhe mbajeni
ndërsa hiqni bulonin e diskut D duke rrotulluar çelësin hekzagon A NË DREJTIM TË AKREPAVE TË ORËS (= në të njëjtin drejtim që tregohet me shigjetë në diskun e sharrës)
! shtypni butonin e kyçjes së aksit C vetëm kur mjeti është i ndaluar
-lironi butonin e kyçjes së aksit C
-hiqni fllanxhën E
! sigurohuni që sipërfaqet e kapjes H ose flanxhat të jenë komplet të pastra dhe të drejtohen te disku
-hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G dhe mbajeni ndërsa montoni diskun me dhëmbë, dhe shigjeta e printuar në diskun tregon të njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e poshtme
-lironi mbrojtësen e poshtme F
-montoni fllanxhën E
-shtypni butonin e bllokimit të aksit C dhe mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e diskut me çelësin hekzagon 1/8 rrotullim pak më fort se shtrëngimi me gishta (bën të mundur rrëshqitje të diskut të sharrës kur has rezistencë të tepërt, duke pakësuar kështu mbingarkesën e motorit dhe kërcimin e sharrës)
-lironi butonin e kyçjes së aksit C
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-66 mm) 7
-për prerje me cilësi optimale, disku nuk duhet të shkojë më shumë se 3 mm nën material
-lironi levën J
-ngrini/ulni këmbëzën K derisa të vendoset thellësia e dëshiruar e prerjes në matës duke përdorur treguesin L -shtrëngoni levën J
• Treguesi i nivelit të baterisë ⑧
-shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë AC për të shfaqur nivelin aktual të baterisë ⑧a
! kur niveli më i ulët i baterisë fillon të pulsojë pasi keni shtypur butonin AC ⑧b, bateria është bosh
! kur 2 nivele të treguesit të baterisë fillojnë të pulsojnë pasi keni shtypur butonin AC ⑧c, bateria nuk është brenda temperaturës së lejuar të punimit
- Drita LED ⑲ V
Drita LED ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin e ndezjes/fikjes
! kur drita LED fillon të pulsojë, kjo do të thotë se është aktivizuar mbrojtja e baterisë (shiko më poshtë)
- Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën dhe ndizeni përsëri
-temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit të lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50°
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të pulsojnë kur shtypni butonin AC 8c; prisni derisa bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar
-bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të baterisë 8b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë kur shtypni butonin AC; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të dëmtohet
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-53°) ⑨
-lironi levën M
-anojeni mjetin derisa të vendoset këndi i dëshiruar i prerjes duke përdorur treguesin N
-shtrëngoni levën M
Për prerje me kënd më të madh se 45°, lironi levën M, lëshoni sustën e ndalesës 45° U për ta anuar mjetin te këndi i dëshiruar i prerjes në matës Shtrëngoni levën M.
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së prerjes
- Kontrolli i këndit të prerjes 90° ⑨
-rregulloni dhe shträngoni këmbëzën K deri te thellësia maksimale e prerjes ⑦
-rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prerjes në 0°
-kontrolloni për kënd 90° midis diskut dhe fundit të këmbëzës me një gone
-nëse është e nevojshme të bëni rregullime, lironi levën M dhe përdorni vidën e rregullimit P siç tregohet në figurë
• Treguesi i vijës së prerjes Q ⑩
-për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të shënuar në materialin e punës
-për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në pjesën e mbështetur të materialit
-mund të rregullohet për t'u përshtatur me gjerësi të ndryshme sharrash, megjithatë mund të ndodhë që njëri disk i sharrës nuk përshtatet, atëherë zgjidhni nëse materiali mbetje do të jetë në anën e brendshme apo të jashtme të diskut ⑩
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e dhëmbëve të diskut dhe jo nga gjerësia e trupit të diskut ! bëni gjithnjë prerje provë për të verifikuar vijën e vërtetë të prerjes
Për përdorimin e fshesës me korrent
-montoni adaptorin e fshesës me korrent R siç tregohet në figurë
-lidheni tubin e fshesës me korrent te adaptori R i fshesës me korrent
! asnjëherë mos lejoni që tubi i fshesës me korrent të pengojë mbrojtësen e poshtme ose veprimin e prerjes
• Vënia e mjetit në punë ⑪
-montoni baterinë
-mbajeni gjithnjë dorezën S fort me një dorë dhe dorezën T fort me dorën tjetër
-vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë në kontakt me materialin e punës
-ndizeni mjetin duke shtypur fillimisht çelësin e sigurisë W (= çelësi i sigurisë nuk mund të kyçet) dhe më pas duke tërhequr këmbëzën Y
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të lama të hyjë në materialin e punës
-mbrojtësja e poshtme F hapet automatikisht kur disku futet në material (hapni mbrojtësen e poshtme manualisht duke përdorur levën G vetëm për prerjet e veçanta, si për shembull prerjet me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe në vazhdim për të shmangur mbinxehjen e
majave të thikave)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
-pasi të përfundoni prerjen, fikeni mjetin duke liruar çelësin Y
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht para se ta hiqni veglën nga materiali i punës
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Vendoseni gjithnjë poshtë anën e mirë të materialit për të garantuar ciflosje minimale
- Përdorni vetëm disqe të mprehta dhe tipin e duhur të tyre ⑬
-cilësia e prerjes përmirësohet nga numri i dhëmbëve -disqet me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri në 30 herë më gjatë se disqet e zakonshme
- Çengeli i sharrës ⑭
Përdorni vetëm çengelin për ta varur sharrën
- Drejtuesi paralel Z ⑮
-për kryerjen e prerjeve të sakta përgjatë anës së materialit
-mund të futet këmbëza
Rregullimi i treguesit paralel
-lironi çelësin AA
-rregulloni sipas gjerësisë së dëshiruar të prerjes duke përdorur matësin e drejtuesit paralel (përdorimi i treguesit të vijës së prerjes Q si reference 0)
-shtrëngoni çelësin AA
- Prerja me zhytje ⑯
-caktoni thellësinë e dëshiruar të prerjes
-anojeni mjetin përpara me treguesin e vijës së prerjes Q të pozicionuar te vija e dëshiruar e prerjes e shënuar në material
-hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G
-menjëherë para se lama të futet në material, ndizni veglën dhe ulni gradualisht pjesën e poshtme prapa të veglës duke përdorur fundin e këmbëzës si pikën menteshë
-lëvizni veglën gradualisht poshtë si dhe përpara
-sapo disku të futet në material, lironi levën G
! mos e tërhiqni kurrë veglën prapa
- Prerja e paneleve të mëdhenj ⑰
-mbështeteni panelin afër prerjes mbi dysheme, tavolinë ose bango
! caktoni thellësinë e prerjes në mënyrë që të prisni panelin por jo pjesën mbështetëse
-nëse drejtuesi paralel nuk lejon gjerësinë e dëshiruar të prerjes, fiksoni ose gozhdoni një copë druri të drejtë te materiali si drejtues, dhe përdorni anën e drejtë të këmbëzës te ky drejtues ⑱
- Për më shumë informacion, shikoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
- Mbajeni gjithnjë mjetin të pastër (veçanërisht hapësirat e ajrimit AB)
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- Mbajeni gjithnjë vendin pranë mbrojtëses së poshtme F ② të pastër (hiqni pluhurin dhe ciflat duke fryrë me ajër me kompresion ose me furçë)
- Pastroni lamën e sharrës menjëherë pas përdorimit (veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë)
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
- Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
- Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake -në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑥ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
- I matur sipas EN 62841 niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 101 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës 109 dB(A) (toleranca K = 3 dB), dhe dridhja * (shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s²) *prerje druri 5.98 m/s
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
-përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesore të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
-kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës
