SKIL 4600 AD - Saw

4600 AD - Saw SKIL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 4600 AD SKIL në format PDF.

📄 112 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SKIL 4600 AD - page 98
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitSharrë rrethore
MarkaSKIL
Modeli4600 AD
Dimensionet (Gj x Gj x L)300 x 200 x 250 mm
Pesha4,5 kg
Furnizimi me energjiElektrike, 1200 W
Tensioni230 V / 50 Hz
Shpejtësia pa ngarkesë5000 rrot/min
Diametri i tehut185 mm
Hapja e tehut20 mm
Thellësia e prerjes në 90°65 mm
Thellësia e prerjes në 45°45 mm
Kapaciteti i pjerrësisë0° deri 45°
Funksionet kryesorePrerje e drejtë, e pjerrët
SiguriaMbrojtje e tehut e tërheqshme, bllokim i boshtit
Mirëmbajtja dhe pastrimiPastroni rregullisht ventilimet, kontrolloni konsumimin e qymyrit
Pjesë këmbimiTeh, qymyr motori, rrëshqitës
RiparueshmëriaI riparueshëm nga qendra e autorizuar, pjesë të disponueshme për 10 vjet
Informacione të përgjithshmeGarancia ligjore e përputhshmërisë
Aksesorët e përfshirëTeh sharre, çelës shtrëngimi, udhëzues prerjeje

Pyetjet më të shpeshta - 4600 AD SKIL

Si ta ndërroj tehun e sharrës rrethore Skil 4600 AD?
Shkëputeni mjetin nga rryma, shtypni bllokimin e boshtit, përdorni çelësin e dhënë për të liruar dado, hiqni tehun dhe zëvendësoni atë. Shtrëngoni mirë.
Si të rregulloni thellësinë e prerjes?
Lironi levën e rregullimit të thellësisë, rregulloni bazën për të marrë thellësinë e dëshiruar, pastaj shtrëngoni përsëri.
Si të kryeni një prerje në pjerrësi?
Lironi butonin e pjerrësisë, anoni bazën në këndin e dëshiruar (0-45°), shtrëngoni. Sigurohuni që tehu të mos prekë asgjë.
Cilat janë masat paraprake të sigurisë që duhen ndjekur?
Vishni syze dhe tapa veshësh, mos vishni rroba të gjera, mbani një kapje të fortë, prisni derisa tehu të ndalojë plotësisht.
Çfarë lloj tehu të përdoret?
Përdorni teh me diametër 185 mm dhe hapje 20 mm. Zgjidhni sipas materialit (druri, metali, etj.).
Si ta pastroj sharrën time?
Pastroni pluhurin nga ventilimet, fshini bazën me një leckë të thatë, kontrolloni qymyret rregullisht.
Çfarë të bëni nëse sharra nuk pret drejt?
Kontrolloni që tehu të jetë i shtrënguar mirë dhe jo i shurdhër, që udhëzuesi të jetë i rreshtuar dhe që baza të jetë e sheshtë.
Çfarë të bëni nëse shfaqen shkëndija në motor?
Kjo mund të jetë për shkak të konsumimit të qymyrit. Zëvendësoni ato me qymyr origjinal. Nëse vazhdon, konsultohuni me një profesionist.
Si ta ruaj sharrën në mënyrë të sigurt?
Ruajeni në një vend të thatë, jashtë mundësive të fëmijëve, me mbrojtjen e tehut të vendosur.
Cila është garancia?
Garancia ligjore e përputhshmërisë është 2 vjet. Mbani dëshminë e blerjes.

Pyetjet e përdoruesve rreth 4600 AD SKIL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Saw në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 4600 AD - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 4600 AD e markës SKIL.

MANUAL I PËRDORUESIT 4600 AD SKIL

  • Kjo pajisje është e projektuar për prerjen e drurit, plastikës, dhe metaleve si dhe për krasitje dhe krasitjen e pemëve; ajo është e përshtatshme për prerje të drejta dhe me hark
  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③

TË DHËNAT TEKNIKE ①

ELEMENTET E PAJISJES ②

A Çelësi për ndezje/fikje
B Butoni për blokimin e çelësit
C Vendi i ruajtjes së çelësit heksagonal
D Pllaka mbështetëse
E Të çarat e ajrosjes
F Çelësi për rregullimin e dorezës
G Doreza
H Kapësja e grykës

SIGURIA

UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË

A PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen. Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).

1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS

a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.

b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.

c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.

2) SIGURIA ELEKTRIKE

a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.

b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.

c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.

d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.

e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.

c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.

d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.

e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.

f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.

g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.

b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.

c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.

d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.

e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.

f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.

g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rrezige.

5) SHËRBIMI

a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SHTESË PËR SIGURINË

TË PËRGJITHSHME

  • Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
  • Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
  • Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
  • Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
  • Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
  • Disa Iloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
  • Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
  • Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve

AKSESORËT

  • SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
  • Mos përdorni lama të topitura ose të dëmtuara (lamat e përkulura mund të thyhen me lehtësi ose të shkaktojnë goditjen e kthimit)

PARA PËRDORIMIT

  • Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
  • Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
  • Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e prerjes para se të filloni prerjen
  • Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
  • Përdorni kllapa ose pajisje të tjera për të siguruar dhe mbështetur materialin e punës (mbajtja e materialit të punës në dorë ose mbështetur në trup mund të shkaktojë humbje të kontrollit)
  • Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)

GJATË PËRDORIMIT

  • Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani mbrojtëse për veshët
  • Mbani syze mbrojtëse kur punoni me materiale që krijojnë ashkla
  • Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla

  • Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën

  • Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes mund të bjere në kontakt me tela të fshehur ose kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)

- Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama; mbajeni dorën tjetër përpara ⑪a / në kapësen e grykës H ⑪b (nëse të dyja duart mbajnë sharrën, ato nuk mund të priten nga lama)

  • Mos e mbani kurrë copën që po prisni në duar ose mes këmbëve (është e rëndësishme që ta mbështesni mirë materialin për të minimizuar ekspozimin e trupit, ngecjen e lamës ose humbjen e kontrollit)
  • Mos u zgjasni poshtë materialit të punës (afërsia e lamës me dorën tuaj është e fshehur nga këndvështrimi juaj)
  • Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME

- Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme me një prizë kundër ujit

PAS PËRDORIMIT

  • Përdorni doreza mbrojtëse kur hiqni lamën nga pajisja (lama e sharrës mund të jetë e nxehtë pas një përdorimi të gjatë)
  • Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL

③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
⑤ Kjo pajisje pranon lamat më të zakonshme për sharrat sege me bosht T dhe U, si dhe lamat standarde të sharrave sege alternative
⑥ Mos e hidhnī veglën bashkë me materialet e mbetjeve familjare

PËRDORIMI

  • Ndezje/Fikje ⑦
  • Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim ⑧
  • Ndërrimi i thikave të sharrës ⑨

!hiqeni spinën

- Funksionimi i veglës

!shtrëngoni mirë materialin e punës

-mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet -para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që ana përpara e pllakës mbështetëse të jetë rrafsh mbi materialin e punës -ndizni veglën

!pajisja duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para se lama të hyjë në materialin e punës

-mbajeni pillakën mbështetëse D ② fort mbi materialin e punës për të minimizuar forcën kundështuese dhe dridhjen

!sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht para se ta hiqni veglën nga materiali i punës

  • Fryrja e pluhurave ⑩
  • Mbajtja dhe drejtimi i veglës

!gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑪

-mbajini të çarat e ajrimit E② të pambuluara

-mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen që të punojë për ju

- PËRDORIMI I PAJISJES SI SHARRË SEGE ALTERNATIVE ^12

-rrëshqiteni çelësin F përpara për të zhbllokuar dorezën G

  • tërhiqeni dorezën G lart deri sa të kërcasë në vendin përkatës
  • futeni thikën deri në fund me dhëmbët prapa -sigurohuni që lama e sharrës të dalë përtej materialit gjatë goditjes -mos bëni prerje me zhytje

• PËRDORIMI I PAJISJES SI SHARRË SEGE ⑬

-rrëshqiteni çelësin F përpara për të zhbllokuar dorezën G
- shtyjeni dorezën G poshtë deri sa të kërcasë në vendin përkatës
- futeni thikën deri në fund me dhëmbët përpara -për një prerje të drejtë me saktësi, lëvizeni pajisjen me pllakën mbështetëse përgjatë anës së një druri të drejtë
-shponi paraprakisht një vrimë para se të kryeni të çara

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

- Përdorni thikat e duhura për sharrën ⑭

!kjo pajisje pranon lamat më të zakonshme për sharrat sege me bosht T dhe U, si dhe lamat standarde të sharrave sege alternative ^15

  • Kur prisni metale, lubrifikojeni thikën e sharrës rregullisht me vaj
  • Prerje pa ashkla

-mbulojeni vijën e prerjes me disa shtresa ngjitës të gjerë para prerjes

-vendoseni gjithmonë poshtë anën e mirë të materialit të punës

- Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes E ②) !shkëputni spinën para pastrimit
  • Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)

MJEDISI

- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)

-në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
-simboli ⑥ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETITCE

Sharrë sege / sege alternative 4600 Të dhënat teknike ①

  • Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në "Të dhënat teknike" është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/EC (deri 19.04.2016), 2014/30/EU (nga 20.04.2016), 2006/42/EC, 2011/65/EU
  • Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë

- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 88 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 99 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi * m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)

* kur prisni panel me ashkla druri 17,7 m/s²
* kur prisni trarë druri 12,3 m/s²
* kur prisni metal 18,8 m/s²

- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura

-përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
-kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit

!mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës

SKIL 4600 AD - Sharrë sege / sege alternative 4600 Të dhënat teknike ① - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SKIL

Modeli : 4600 AD

Kategori : Saw