0512 CA - Sharrë SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 0512 CA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 0512 CA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sharrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 0512 CA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 0512 CA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 0512 CA SKIL
Krasitëse me bateri 0512
HYRJE
- Kjo pajisje është bërë për të prerë degë, për krasitje dhe për prerje të drurëve dhe të pemëve
- Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
- Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë të ilustruara në skicë ②
- Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin
- Lexojeni dhe ruajeni këtë manual ②
- Kushtojuni vëmendje të veçantë udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëmtime të rënda
TË DHËNA TEKNIKE ①
Zinxhiri i ndërrimit: 3810968001
Fleta e ndërrimit të zinxhirit: 3810969001
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Mbështjellës zinxhir
B Mbrojtësja nga goditja mbrapsht
C Fleta
D Zinxhiri
E Çelësi i kapakut anësor
F Kapaku anësor
G Butoni i blokimit
H Çelësi i aktivizimit
J Doreza
K Treguesi i nivelit të baterisë
L Kapëse
M Tapë për depozitën e vajit
N Kapësja e kapakut
P Serbatori i vajit
Q Shina për ruajtje
R Grep
S Hallka e zinxhirit
T Foleja e fletës së zinxhirit
U Ingranazh
V Simboli i prerjes
W Kunja e shtrëngimit
X Dhëmbëza
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME SIGURIE PËR PAJISJEN
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë pajisje. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen.
Fjala “pajisje” në paralajmërime i referohet pajisjes suaj me energji (kordon) ose pajisjes me bateri (pa kordon).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet në atmosfera shpërthyese, si për shembull në praninë e lëngjeve, gazrave ose pluhurit të djegshëm. Pajisjet krijojnë shkëndija të cilat mund të bëjnë që pluhuri ose tymrat të marrin flakë.
c) Mbajini fëmijët dhe kalimtarët larg kur e përdorni pajisjen. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spina e pajisjes duhet të përputhet me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni spina përshtatëse me pajisjet me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos i ekspozoni pajisjet në shi ose lagështi. Nëse në pajisje futet ujë, rritet rreziku i goditjeve elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Asnjëherë mos përdorni kordonin për të mbajtur, tërhequr ose shkëputur nga priza pajisjen. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bblokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur e përdorni pajisjen jashtë, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim jashtë. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në
mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme ta përdorni pajisjen në një vend të lagësht, përdorni furnizim energjie të mbrojtur me automat (RCD). Përdorimi i një RCD pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
a) Qëndroni të vëmendshëm, shikoni çfarë po bëni dhe ushtroni gjykim të shëndoshë kur e përdorni pajisjen. Mos e përdorni pajisjen kur jeni të lodhur ose jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose mjekimeve. Një moment i vetëm i mungesës së vëmendjes gjatë përdorimit të pajisjeve mund të shkaktojë dëmtime fizike të rënda.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin e fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, si dhe para se të ngrini ose transportoni pajisjen. Transportimi i pajisjeve me gishtin te çelësi ose lidhja e pajisjeve me energjinë ndërkohë që çelësi është i ndezur është burim aksidentesh.
d) Hiqni çdo kaçavidë ose çelës rregullimi para se ta ndizni pajisjen. Nëse çelësi ose kaçavida lihet në një pjesë rrotulluese të pajisjes, kjo mund të shkaktojë dëmtime të rënda.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo mundëson kontroll më të mirë të makinës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që njohuria e fituar nga përdorimi i shpeshtë i pajisjeve t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet për sigurinë e pajisjes. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMIN DHE KUJDESIN E MAKINËS
a) Mos ushtroni forcë në pajisje. Përdorni pajisjen e duhur në varësi të punës. Pajisja e duhur do ta bëjë punën më mirë dhe në mënyrë më të sigurt me shpejtësinë për të cilën është krijuar.
b) Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk ndizet dhe fiket. Çdo pajisje që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
c) Shkëputeni spinën nga energjia dhe/ose hiqeni baterinë, nëse mund të hiqet, nga pajisja para se të bëni rregullime, para se të ndryshoni aksesorët ose para se t'i lini pajisjet. Këto masa parandaluese reduktojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes padashur.
d) Kur pajisjet janë duke punuar bosh, mbajini larg fëmijëve dhe mos lejoni që kjo pajisje të përdoret
nga persona që nuk e njohin pajisjen ose që nuk i dinë këto udhëzime. Pajisjet janë të rrezikshme në duart e personave të patrajnuar.
e) Mirëmbajini pajisjet dhe aksesorët. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe për çdo problem tjetër që mund të ndikojë te funksionimi i pajisjes. Nëse dëmtohet, riparojeni pajisjen para se ta përdorni. Shumë aksidente shkaktohen nga pajisjet që nuk janë mirëmbajtur siç duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorini pajisjen, aksesorët, puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të bëhet. Përdorimi i pajisjes për lloje të tjera punësh, përveç atyre të parashikuara, mund të sjellë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të rrëshqitshme nuk bëjnë të mundur lëvizjen dhe kontrollin e sigurt të pajisjes në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR PAJISJEN
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër.
b) Përdorini pajisjet vetëm me bateri të posaçme. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje që janë dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose pajisjen ndaj zjarrit ose temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit ose ndaj një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Zbatoni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose pajisjen jashtë temperaturës që përcaktohet në udhëzime. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Kërkojini një personi të kualifikuar që t'i bëjë riparime pajisjes vetëm duke përdorur pjesë identike. Kjo do të garantojë që të ruhet siguria e
pajisjes.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR SHARRËN KRASITËSE
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga zinxhiri i sharrës kur sharra krasitëse është në punë. Para se ta ndizni sharrën krasitëse, sigurohuni që zinxhiri i sharrës nuk prek asgjë. Një moment i vetëm shpërqendrimi gjatë përdorimit të sharrave krasitëse mund të bëjë që rrobat ose trupi t'ju kapet te zinxhiri i sharrës.
b) Mbajeni gjithnjë sharrën krasitëse me një dorë te doreza e kontrollit dhe dorën tjetër te doreza ndihmëse nga sipër.
c) Kapeni sharrën krasitëse vetëm te sipërfaqet e izoluara të kapjes, përndryshe zinxhiri mund të prekë telat e fshehur. Nëse zinxhiri i sharrës bie në kontakt me një tel korrenti, kjo mund të bëjë që pjesët e ekspozuara të sharrës krasitëse të marrin korrent dhe t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
d) Mbani syze mbrojtëse. Rekomandohet të përdoren mjete mbrojtëse të mëtejshme për dëgjimin, kokën, duart dhe këmbët. Mjetet mbrojtëse të përshtatshme reduktojnë dëmtimet personale prej mbeturinave që fluturojnë ose prej kontaktit aksidental me zinxhirin e motorsekës.
e) Mos e përdorni sharrën krasitëse hipur në pemë ose në shkallë, nga çatia ose hipur në një mbajtëse jo të qëndrueshme. Përdorimi i sharrës krasitëse në këtë mënyrë mund të shkaktojë lëndime fizike të rënda.
f) Pozicionojini gjithnjë mirë këmbët dhe përdoreni sharrën krasitëse vetëm kur qëndroni mbi sipërfaqe të fiksuar, të sigurt dhe në nivel. Sipërfaqet e rrešhqitshme ose të paqëndrueshme mund të shkaktojnë humbje të ekuilibrit të sharrës krasitëse.
g) Kur prisni një degë që është nën tension, bëni kujdes nga efekti sustë. Kur tensioni në fibrat e drurit lirohet, dega nën tension mund të godasë përdoruesin dhe/ose të shkaktojë humbjen e kontrollit të sharrës krasitëse.
h) Bëni jashtëzakonisht kujdes kur prisni shkurret dhe kleçkat. Materiali i hollë mund të kapë zinxhirin e motorsekës dhe të kërcejë drejt jush ose t'ju bëjë të humbni ekuilibrin.
i) Transportojeni sharrën krasitëse të fikur dhe duke e mbajtur larg trupit. Kur e transportoni ose vendosni sharrën krasitëse, vendosni gjithnjë kapakun e fletës së zinxhirit. Mbajtja siç duhet e sharrës krasitëse do të parandalojë kontaktin padashur me zinxhirin në lëvizje.
j) Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, shtrëngimin e zinxhirit dhe ndryshimin e fletës dhe zinxhirit. Tendosja ose lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund ta këpusë ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.
k) Prisni vetë dru. Mos e përdorni sharrën krasitëse për qëllime të tjera. Për shembull: mos e përdorni sharrën krasitëse për të prerë materiale metalike, plastike, guri ose materiale ndërtimi që nuk janë prej druri. Përdorimi i sharrës krasitëse për qëllime të tjera mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
I) Kjo sharrë krasitëse nuk është bërë për të prerë pemët. Përdorimi i sharrës krasitëse për qëllime të tjera mund t'i shkaktojë lëndime fizike të rënda përdoruesit ose kalimtarëve.
m) Zbatoni të gjitha udhëzimet kur pastroni materialin e
bblokuar, kur e vendosni ose kur i bëni shërbime sharrës krasitëse. Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur dhe që bateria të jetë hequr.
Shkaqet dhe parandalimi goditjeve mbrapsht nga përdoruesi:
a) Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet dhe kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes.
b) Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një reagim të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e drejtimit dhe duke e çuar drejt përdoruesit.
c) Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme të fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me shpejtësi drejt përdoruesit.
d) Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju bëjë të humbni kontrollin e sharrës, dhe kjo mund të sjellë dëmtime fizike të rënda. Mos u mbështetni vetëm te pajisjet e sigurisë që ka sharra. Si përdorues i sharrës krasitëse, duhet të bëni disa hapa në mënyrë që të mos ndodhin aksidente ose lëndime ndërsa prisni.
e) Goditja mbrapsht është pasojë e keqpërdorimit të sharrës krasitëse dhe e procedurave të gabuara të punës ose kushteve të papërshtatshme, të cilat mund të shmangen duke marrë masat parandaluese të mëposhtme:
-Kapni fort me gishtat e duarve dorezat e sharrës krasitëse, duke i vendosur të dyja duart në sharrë dhe poziciononi trupin dhe krahun në mënyrë të tillë që t'u bëni ballë forcave të goditjes mbrapsht. Forcat e goditjeve mbrapsht mund të kontrollohen nga operatori, nëse merren masat e duhura paraprake. Mos e lëshoni sharrën krasitëse.
-Mos u zgjatni tepër dhe mos prisni mbi lartësinë e shpatullave. Kjo ndihmon për të parandaluar kontaktin padashur të majës dhe kështu mund ta kontrolloni më mirë sharrën krasitëse në situata të papritura.
-Përdorni vetëm fletë zinxhiri dhe zinxhirë të specifikuar nga prodhuesi. Vendasja e gabuar e fletëve të zinxhirit dhe zinxhirëve mund të bëjë që zinxhiri të këputet ose të godasë mbrapsht.
-Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për mprehjen dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të sharrës. Ulja e lartësisë së matësit të thellësisë mund të shkaktojë më tepër goditje mbrapsht.
UDHËZIME SHTESË PËR SIGURINË
SIGURIA PERSONALE
- Mos e prekni zinxhirin që rrotullohet
- Përdorni gjithnjë mjete mbrojtëse personale. Kjo pakëson rrezikun e dëntimeve nga kërcimi i materialeve që po priten dhe nga prekja padashur e zinxhirit.
-Helmet a e sigurisë, kur ka një rrezik të rënies së degëve apo diçka të ngjashme
-Mbrojtja e dëgjimit
-Syze mbrojtëse ose maskë fytyre
-Doreza me mbrojtje nga sharra
-Pantallona me mbrojtje nga sharra
-Këpucë sigurie me mbrojtje nga sharra, majat prej çeliku dhe shualle që nuk rrëshqasin
- Mos e përdorni sharrën krasitëse pranë njerëzve të tjerë, kafshëve ose fëmijëve.
- Mos e përdorni sharrën krasitëse pasi keni pirë alkool
ose nëse jeni nën ndikimin e drogës ose ilaçeve
- Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
PAS PÉRDORIMIT
- Fikeni gjithnjë pajisjen dhe hiqeni baterinë -sa herë që e lini pajisjen pa mbikëqyrje -para se të hiqni materialet e bllokuara -para se të kontrolloni, pastroni ose punoni në pajisje. -pasi keni goditur një objekt të huaj -sa herë që pajisja fillon të dridhet në mënyrë jonormale
- Mbajeni pajisjen brenda në një vend të thatë dhe të mbyllur me çelës, larg fëmijëve -mbajeni baterinë veçmas nga pajisja
BATERITË
- Bateria e përfshirë, nëse ka, është e karikuar pjesërisht (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni plotësisht baterinë te karikuesi i baterisë para se ta përdorni pajisjen për herë të parë)
- Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me këtë mjet
- Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet ndërruar
- Mos e çmontoni baterinë
- Mos e ekspozoni pajisjen/baterinë në shi
- Temperatura e lejuar e ambientit (pajisja/karikuesi/bateria):
-kur karikoni 4...40°C
-gjatë punës -20...+50°C
-gjatë magazinimit -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË MAKINË/BATERI
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
⑤ Mos e ekspozoni pajisjen në shi
⑥ Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
⑦ Mbajeni pajisjen/karikuesin/baterinë në vende ku temperatura nuk i kalon 50°C
⑧ Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe bateritë së bashku me mbeturinat shtëpiake
⑨ Bëni kujdes nga goditja mbrapsht e sharrës krasitëse dhe shmangni kontaktin me majën e fletës së zinxhirit
⑩ Përdorni gjithnjë dy duar kur përdorni produktin
PËRDORIMI
- Udhëzime për montimin dhe rregullimin ! ndaloni motorin dhe hiqni baterinë nga pajisja ! përdorni gjithmonë doreza mbrojtëse kur prekni zinxhirin
- Montimi i fletës dhe zinxhirit -vendoseni sharrën krasitëse mbi sipërfaqe të rrafshët të përshtatshme. Hiqni kapakun anësor F duke e rrotulluar çelësin e kapakut anësor E në drejtim të kundërt të akrepave të orës ⑪ -shtrijeni zinxhirin ri të sharrës D mbi sipërfaqe të rrafshët dhe drejtojeni nëse është përdredhur ⑫ -vendosini hallkat e zinxhirit S në folenë e fletës së zinxhirit T. Poziciononi zinxhirin D në mënyrë që të ketë një lak mbrapa fletës së zinxhirit C ⑬. -kalojeni lakun anembanë ingranazhit U ⑭ ! sigurohuni që zinxhiri është në drejtimin e duhur duke e krahasuar me simbolin e prerjes V -ngrijeni mbrojtësen e goditjes mbrapsht B. Vendoseni
fletën e zinxhirit C mbi sipërfaqen e montimit.
Sigurohuni që të jetë pozicionuar siç duhet mbi kunjën e shtrëngimit W. ⑭
-vendosni kapakun anësor F siç tregohet në figurë ⑮
-shtrëngoni lehtë çelësin e kapakut anësor E duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Mos e shtrëngoni plotësisht çelësin E derisa të keni rregulluar shtrëngimin e zinxhirit.
! zinxhiri i sharrës duhet të jetë shtrënguar siç duhet para se të përdoret
• Tendosja e zinxhirit
-lironi çelësin e kapakut anësor për të liruar kunjën e shtrëngimit W sîç tregohet në figurë ⑯.
-sigurohuni që fleta e zinxhirit C të ketë pak lëvizje.
-kontrolloni shtrëngimin e zinxhirit duke e tërhequr zinxhirin D lart. Shtrëngimi i saktë i zinxhirit arrihet kur fleta e zinxhirit D mund të ngrihet rreth 2 mm nga fleta e zinxhirit C në gendër ⑰.
-tërhiqeni fletën e zinxhirit D përgjatë pjesës së sipërme të fletës së zinxhirit C nga njëra anë në anën tjetër disa herë ⑰. Zinxhiri G duhet të jetë i shtrënguar, por gjithsesi të lëvizë lirshëm.
-shtrëngoni fort çelësin e kapakut anësor E për të fiksuar fletën e zinxhirit C ⑱
- Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të dhëna me karikuesin
• Heqja/vendosja e baterisë ②
• Vendosja e kapëses ⑲
Fiksojeni kapësen L në sharrë duke përdorur vidën e dhënë.
• Treguesi i nivelit të baterisë ⑳
-shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë K për të shfaqur nivelin aktual të baterisë ⑳a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të baterisë pasi keni shtypur butonin K 20b, bateria është bosh
! kur 2 nivelet e treguesit të baterisë fillojnë të pulsojnë pasi keni shtypur butonin K ⑳c, bateria nuk është brenda temperaturës së lejuar të punimit
- Mbrojtja e baterisë
Pajisja fiket papritur ose nuk lejohet që të ndizet kur
- ngarkesa éshtë shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën dhe ndizeni përsëri
-temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit të lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50°
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të pulsojnë kur shtypni butonin K ⑳c; prisni derisa bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar
-bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të baterisë ⑳b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë kur shtypni butonin K; karikoni baterinë
! mos vazhdoni ta shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja është fikur vetë; mund të dëmtohet bateria
- Lubrifikimi ②1
Jeta e zinxhirit dhe kapaciteti i prerjes varen nga lubrifikimi i mirë. Zinxhiri lubrifikohet automatikisht me vaj zinxhiri gjatë punimit.
! sharra krasitëse nuk jepet e mbushur me vaj;
është e rëndësishme që ta mbushni me vaj para përdorimit
! mos e përdorni asnjëherë sharrën krasitëse pa vaj zinxhiri ose kur niveli i vajit është më poshtë se rreth 1/5 e kapacitetit të depozitës së vajit, përndryshe produkti do të dëmtohet
! mos pini duhan ose mos sillni zjarr ose flakë pranë vajit ose sharrës krasitëse. Nafta mund të derdhet dhe të shkaktojë zjarr.
-pastroni tapën e depozitës së vajit M dhe vendin pranë për t'u siguruar që në depozitën e vajit të mos bien papastërti.
-pozicionojeni sharrën krasitëse anash mbi sipërfaqe të fortë e të rrafshët me tapën e depozitës M të drejtuar lart. Ngrijeni dhe rrotullojeni kapësen e tapës N në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta hequr tapën.
-hidhni në depozitë vajin e fletës dhe zinxhirit. Mos lejoni që vaji të derdhet nga hapja. Mos e mbushni tepër dhe lini rreth 5 mm hapësirë midis nivelit të vajit dhe buzës së brendshme të depozitës për të lënë tolerancë për zgjerimin. Pastroni vajin e tepërt.
-vendosni përsëri dhe shtrëngoni tapën M
! përdorni vetëm vaj zinxhiri të biodegradueshëm
! për të parandaluar kullimin e vajit kur sharra nuk është duke u përdorur, zbrazeni depozitën e vajit pas çdo përdorimi, më pas vëreni në punë sharrën për një minutë
! për të parandaluar formimin e ndryshkut në zinxhir dhe në ingranazhin e fletës, sigurohuni që zinxhiri të lubrifikohet pak para se ta lini për kohë të gjatë
- Mjetet e sigurisë kundër goditjes mbrapsht
-sharra krasitëse është e pajisur me një mbrojtëse kundër goditjes mbrapsht, duke parandaluar kontaktin me zinxhirin e sharrës D ②22
! mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga mbrojtësja gjatë përdorimit
! mos e kapni ose mos e lidhni asnjëherë mbrojtësen nga goditja mbrapsht në pozicion të hapur ②3
! mos u përpiqni të prisni me anën e sipërme të fletës
-kunjat X poshtë mbrojtëses nga goditja mbrapsht B janë bërë për të siguruar më shumë kontroll të sharrës ndërsa prisni. Ato ndihmojnë për ta mbajtur sharrën palëvizur në degë ose në dru ndërsa prisni ②4
! shtyjini gjithnjë kunjat te materiali që po pritet për të pasur kontroll më të mirë të sharrës
-sharra èshtë e pajisur gjithashtu me një frenë elektrike, kur çelësi aktivizues H lëshohet, frena elektrike aktivizohet automatikisht për të ndaluar shpejt rrotullimin e zinxhirit
- Ndezja/fikja ②5
-shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit G, më pas shtypni çelësin H për ta ndezur sharrën -lëshoni butonin e bllokimit G dhe vazhdoni ta mbani shtypur çelësin H për të vazhduar punën -fikeni pajisjen duke lëshuar çelësin H
• Përdorimi i pajisjes ②6
-mbajeni gjithnjë sharrën krasitëse me të dyja duart: njërën dorë te doreza J dhe dorën tjetër te doreza ndihmëse nga sipër;
! sharra krasitëse duhet të punojë me shpejtësi maksimale para se të prekë drurin
-mos e sforconi zinxhirin gjatë prerjes; lëreni zinxhirin të bëjë punën e tij
-përdoreni gjithnjë sharrën krasitëse duke i pozicionuar mirë këmbët
! bëni kujdes kur arrini në fund të prerjes; pesha e sharrës mund të ndryshojë papritur ndërsa sharroni pemë (mund të ndodhin aksidente në këmbë dhe duar)
! mbani parasysh se zinxhiri nuk duhet të prekë në tokë apo në ndonjë objekt tjetër
! mos u zgjatni tepër dhe mos prisni mbi lartësinë e shpatullave.
! mos prisni trung me diametër më të madh se (15 cm)
- Prerja e trungjeve ②6
Prerja e trungjeve është prerja e gjatësisë së një trungu.
! sigurohuni që t'i keni pozicionuar mirë këmbët dhe që ta keni peshën të shpërndarë njëlloj në të dyja këmbët
! sigurohuni që asnjë objekt të mos prekë majën e fletës së zinxhirit dhe zinxhirin gjatë prerjes
-sigurohuni që trungu të jetë i mbështetur në të gjithë gjatësinë e tij para se të prisni nga sipër (prerja e trungut nga sipër) ⑳
-filloni në anën e sipërme të trungut me fundin e sharrës te trungu, ushtroni presion të lehtë poshtë
-vini re se sharra do të ketë prirjen të largohet nga ju -kapni kunjat e sharrës krasitëse në trung kur është e mundur
-kur sharroni në vend të pjerrët, qëndroni gjithnjë në anën e sipërme të trungut
-lironi presionin e prerjes kur të jeni afër fundit të sharrimit pa e lëshuar dorezën e sharrës krasitëse -mos lejoni që zinxhiri të prekë në tokë
- Prerja e degève ⑳
Prerja e degëve do të thotë të presësh degët nga një pemë që është prerë tashmë.
-kur prisni degët, lërini degët më të mëdha që të mbajnë trungun larg nga toka
-përdoreni sharrën krasitëse për të hequr degët e vogla me një prerje, siç tregohet në figurë
! bëni shumë kujdes dhe mos lejoni që maja e fletës së zinxhirit të prekë trungun ose degët e tjera në mënyrë që të shmangni goditjen mbrapsht
! sharra nuk është e përshtatshme për të prerë nga poshtë lart sepse mbrojtësja nga goditja mbrapsht nuk mund të ngrihet gjatë punimit
! mos e përdorni asnjëherë për të prerë degët mbajtëse që janë nën tension
- Krasitja 29
Krasitja është prerja e degëve nga një pemë e paprerë. -pozicionojeni sharrën në kënd 60° ose më pak, në varësi të rastit specifik
-prisni në fillim degët e gjata
-pritni më parë degët e poshtme për t'u lënë më shumë hapësirë degëve të sipërme që të bien
-punoni ngadalë, duke i mbajtur të dyja duart në krasitëse dhe duke e kapur fort. Mbajini mirë këmbët dhe ruani ekuilibrin
-mbajeni pemën midis jush dhe zinxhirit ndërsa krasitni. Priteni nga ana e pemës që është në të kundërt me
degën që po prisni
! mos prerë nga një shkallë. Lërini këto punë për profesionistët.
! mos bëni prerje të rrafshët pas degës kryesore ose trungut derisa të keni prerë pjesën më të madhe të degës, për të pakësuar peshën.
! mos e përdorni sharrën krasitëse për të prerë pemët
! mos e përdorni më afër se 15m nga linjat elektrike
! mbajini kalimtarët të paktën 15m larg
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
! para se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, para se ta transportoni ose ta lini pajisjen, ndaloni motorin dhe hiqeni baterinë nga pajisja
! vishni gjithnjë doreza kur prekni fletën dhe zinxhirin
! Asnjëherë mos e prekni zinxhirin ndërkohë që motori është në punë
- Mbajeni gjithnjë pajisjen të pastër
-pas çdo përdorimi, pastroni mbeturinat nga zinxhiri dhe fleta me një furçë të butë. Fshijeni sipërfaqen e sharrës krasitëse me leckë të pastër të njomur me detergjent të butë.
-hiqeni kapakun anësor, më pas përdorni një furçë të butë për të hequr mbetjet nga fleta, zinxhiri, ingranazhi dhe kapaku anësor.
-pastroni gjithnjë ciflat e drurit, tallashin dhe papastërtitë nga foleja e fletës së zinxhirit kur ndërroni zinxhirin.
- Kontrolloni rregullisht për defekte të dukshme, si lirimi, zhvendosja ose dëmtimi i zinxhirit dhe fletës së zinxhirit, lirimi i kapjeve dhe konsumi ose dëmtimi i elementeve përbërës
- Kryeni mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura para përdorimit të sharrës krasitëse
- Mos e mprehni asnjëherë vetë zinxhirin. Shkoni te servisi i SKIL për ta mprehur zinxhirin në mënyrë profesionale.
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe në procedurat e testimeve, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për pajisjet SKIL
-Dërgojeni pajisjen të çmontuar së bashku me dokumentin e blerjes te shitësi ose te servisi më i afërt i SKIL (adresat, si edhe diagrami i shërbimit të pajisjes gjenden në www.skil.com)
! para se ta ktheni, depozita e vajit duhet të zbrazet komplet
- Mbani parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose përdorimit të papërshtatshëm të pajisjes përjashtohen nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyesni shitësin)
- Transporti
-vendoseni kellëfin e zinxhirit mbi fletën e zinxhirit dhe zinxhir
-mbajeni gjithnjë produktin nga doreza
-mbrojeni produktin nga goditjet e rënda ose dridhjet e forta që mund të ndodhin gjatë transportit në automjete
-sigurojeni produktin për të mos e lejuar të rrëshqasë ose bjerë
- Ruajtja ③0
-pastrojeni produktin dhe vendoseni këllëfin e zinxhirit mbi fletën e zinxhirit dhe zinxhir
-nëse sharra krasitëse do të lihet për një periudhë më të gjatë, pastroni zinxhirin dhe fletën e zinxhirit -pastrojeni produktin dhe zbrazeni depozitën e vajit -vareni lakun e hallkës R në bazamentin e shinës ruajtëse Q dhe montojeni mirë shinën Q në mur me 2 vida (nuk janë përfshirë) dhe të niveluar horizontalisht -mbajini produktin dhe aksesorët e tij në një vend të errët, të thatë, pa ngricë dhe të ajrosur mirë -mbajeni gjithnjë produktin në një vend që nuk mund të arrihet nga fëmijët. Ruajtja ideale është nën temperaturën e dhomës. -mbajeni gjithnjë larg nga agjentët gërryes, si lëndët kimike të kopshteve dhe kripërat e shkrijes së akullit
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin, kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit)
! në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikeni menjëherë pajisjen dhe hiqeni baterinë
Makina nuk funksionon
-bateria bosh -> karikoni baterinë
-bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
-defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
Pajisja punon me shkëputje
-lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
-çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
Zixhiri i thatë
-nuk depozitën e vajit nuk ka vaj-> mbusheni me vaj
-vrima e ajrimit në tapën e depozitës së vajit është billokuar -> pastroni tapën
-kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit të vajit
Zxhiri/fleta e zinxhirit tejnxehet
-në depozitën e vajit nuk ka vaj -> mbusheni me vaj
-vrima e ajrimit në tapën e depozitës së vajit është bblokuar -> pastroni tapën
-kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit të vajit
-zinxhiri është shumë i tendosur -> rregulloni tendosjen e zinxhirit
-zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni Makina vibron në mënyrë jonormale
-tendosja e zinxhirit shumë e lirshme -> rregulloni tendosjen e zinxhirit
-zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni
-zinxhiri i konsumuar -> zëvendësoni zinxhirin
-dhëmbët e zinxhirit janë në drejtimin e gabuar ->
montojeni përsëri me zinxhirin në drejtimin e duhur
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
- Mos i hidhni pajisjet elektrike, aksesorët dhe paketimet e tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake -në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin
-simboli ⑧ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
- I matur sipas EN 62841 niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 81 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës është 89.2 dB(A) (toleranca K = 3 dB), dhe dridhja <2.5 m/s² (shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s²).
- Niveli i emetimit të dridhjeve është matur në përputhje me një test të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një pajisje me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj dridhjeve kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
-përdorimi i pajisjes për aplikime të tjera, ose me aksesorë të tjerë dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
-kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të ulin ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e dridhjeve duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart ngrohtë dhe duke e organizuar punën


