GARDENA 30004 Jet - Pompa uji

30004 Jet - Pompa uji GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 30004 Jet GARDENA në format PDF.

📄 98 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice GARDENA 30004 Jet - page 82

Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 30004 Jet - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 30004 Jet e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT 30004 Jet GARDENA

Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali. Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, sensorike dhe mentale ose me mungesë përvoje dhe dijesh, nëse ato do të jenë nën monitorim ose nëse janë instruktuar në lidhje me përdorimin e sigurt të produktit dhe kuptojnë rreziqet që rezultojnë nga kjo gjë. Fëmijët nuk lejohen të lua- jnë me produktin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e për- doruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijë nëse nuk janë në monitorim. Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç. Mos e përdorni pajisjen asnjëherë kur jeni jeni të lodhur ose të sëmurë nën efektin ose nën efektin e substancave narkotike, alkoolit apo medi- kamenteve. Përdorimi i parashikuar: Pompa e kopshtit GARDENA është projektjuar për pompimin e ujërave nëntokësore dhe të shiut, të ujërave të rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave që përmbajnë klor në kopshtet e shtëpisë dhe hobi. Lëngjet për t'u pompaur: Me GARDENA pompë e kopshtit duhet të pompohet vetëm ujë. Gjatë përdorimit të pompës për shtimin e presionit, nuk duhet kaluar presi- oni maksimal i brendshëm i lejuar prej 6 bar (në krah të shkarkimit). Presioni i shkarkimit mblidhet me presionin e pompës. – Shembull: Presioni në rubinet = 2,5bar, presioni maks. i pompës së kopshtit Art. 9010 = 3,5bar, presioni total = 6,0bar. Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë (riqarkullim i vazhdueshëm). RREZIK! Plagosje! v Nuk duhet të pompohen ujë me kripë, ujë i ndotur, lëngje gërryes, lehtësisht të djegshme, agresive ose lëngje shpërthyes (p. sh. benzina, nafta ose holluesi nitrogjeni), vajra, vaj ngroh- jeje dhe ujë për konsum ushqimor. ME RËNDËSI! Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë. Simbolet mbi produkt: Lexoni manualin e përdorimit. Këshilla të përgjithshme sigurie Siguria elektrike RREZIK! Goditja elektrike! Rrezik plagosjeje nga rryma elektrike. v Produkti duhet të furnizohet me rrymë elektrike nëpërmjet një ndër- prerësi diferencial (RCD) me një rrymë nominative aktivizimi prej mak- simumi 30 mA. RREZIK! Rrezik plagosjeje! Rrezik plagosjeje nga rryma elektrike. v Shkëputeni produktin nga rrjeti para se të mirëmbani ose ndërroni pjesë. Për ta bërë këtë, priza duhet të gjendet në zonën tuaj pamore. Përdorimi i sigurt Temperatura e ujit nuk duhet të tejkalojë 35 °C. Pompa nuk lejohet të përdoret kur në ujë ka njerëz. Ndotja e lëngut mund të shkaktohet nga rrjedhja e lubrifikantëve. Ndarësit e qarkut Ndarësi termik i qarkut: Në rast mbingarkese, pompë fiket nga ndarësit termik të integruar të qarkut. Pas ftohjes së mjaftueshme të motorit, pompa është gati përsëri për përdorim.

Këshilla sigurie shtesë Siguria elektrike RREZIK! Pushim zemre! Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit. Kabllot Në rastin e përdorimit të kabllove zgjatues duhet që këto të fundit të përputhen me seksionet minimalë në tabelën e mëposhtme: Tensioni Gjatësia e kabullit Seksioni 230 – 240 V / 50 Hz deri 20 m 1,5 mm

RREZIK! Goditja elektrike! Rrezik plagosjeje nga rryma elektrike. v Shkëputeni produktin nga rrjeti para se ta nxirrni jashtë operimi, ta mirëmbani ose të diagnostikoni gabimet. Pompa duhet të vendoset e sigurt në qëndrim dhe ndaj përmbytjes dhe të mbro- het kundër rrëzimit. Vendosni pompën në distancë sigurie (min. 2m) nga lëngu i pompimit. Si siguri shtesë mund të përdoret një çelës i lejuar mbrojtës i personave. v Jeni të lutur të pyesni një elektricist. Në qoftë se linja e lidhjes në rrjet të kësaj pajisjeje dëmtohet, atëherë ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi për klientët apo nga një person përkatësisht i kualifikuar, në mënyrë që të mënjanohen rreziqet. Mbroni spinën dhe kabllon elektrike nga nxehtësia, vaji dhe nga cepat e mprehtë. Mos e ngrini pompën duke e ngritur nga kablloja dhe mos e tërhiqni spinën nga priza me anë të kabllos. Mos e vendosni pompën jashtë në shi dhe mos e përdorni pompën në ambient të lagësht. Duhet të kotrolloni rregullisht kabllon e lidhjes. Përpara përdorimit kontrolloni gjithmonë me sy pompën (veçanërisht kabllon e rrjetit dhe spinën). Një pompë e dëmtuar nuk duhet përdorur. Në rast dëmtimi, pompën kontroll- oheni patjetër pranë servisit GARDENA. Kur përdorni pompat tona me një gjenerator, duhet të respektohen paralajmëri- met e prodhuesit të gjeneratorit. Siguria personale RREZIK! Rreziku i mbytjes! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit. RREZIK! Rrezik plagosjeje nga uji i nxehtë! Gjatë përdorimit për një periudhë kohe të gjatë (> 5 min.) me presion të bllokuar, uji në pompë mund të nxehet dhe në këtë mënyrë mund të shkaktojë lëndime nga uji i të nxehtë. v Pompën lëreni të punojë maks. 5 minuta me presion të bllokuar. Gjatë mungesës së ujit thithës, uji që ndodhet në pompë mund të nxehet dhe gjatë derdhjes së tij mund të shkaktohen lëndime nga uji i nxehtë. v Pompën hiqeni nga priza e lidhur me siguresën e shtëpisë, ujin lëreni të ftohet dhe përpara se të përdoret përsëri, siguroni që uji të hyjë nga krahu thithës. Gjatë vendosjes së pompës në përdorim, duhen mbajtur parasysh rregulloret eveçanta sanitare të vendeve të ndryshme, me qëllim që të pengohet rikthimi iujërave jo të pijshëm në sistemin rrjedhës të ujit. v Jeni të lutur të pyesni specialistin sanitar. Për të parandaluar funksionimit e pompës pa ujë, duhet pasur kujdes, që fundi itubit thithës të vendoset në mes të vendit tërheqës. v Mbusheni pompën me lëngje përpara përdorimit deri në nxjerrjen e parë të lëngjeve (rreth 2 deri 3 l)! Rëra dhe materialet e tjera të ashpra në lëngjet e qarkul luese, çojnë në bllokim tëshpejtë dhe në rënien e rendimentit. v Për ujë me përmbajtje rëre, përdorni një parafiltër pompe. Qarkullimi i ujit të ndotur p.sh. me gurë, me hala pishe etj, mund të çojë në dëmtimin e pompës. v Mos lejoni të qarkullojë ujë i ndotur.

RREZIK! Plagosje! Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje. v Shkëputni produktin nga furnizimi me energji para montimit të produktit. Vendosja e pompës: Vendi i pompës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë dhe t’i sigurojë pompës një qëndrueshmëri të sigurt. v Pompa duhet të vendoset në distancë të sigurie (min. 2m) nga uji. Pompa duhet të vendoset në një ambient me pak lagështi dhe me ajrosje të mjaftueshme në zonën e ventilimit. Hapësira nga muret duhet të jetë e pakta 5cm. Nuk duhet lejuar të thithen me anë të hapësirës së ventilimit mbeturina (p. sh. rërë ose dhe). Rakordet plastike të zorrës së lidhjes në anën e thithjes dhe të presionit duhet të tërhiqen vetëm me dorë. Lidhja e zorrës në anën e thithjes [ Fig A1 ]: Në anën thithëse mos përdorni tub me sistem hyrës në pompë! v Përdorni në anën e thithjes një zorrës thithëse kundër vakuumit, p. sh.GARDENA pajisje thithëse Art. 1411 ose GARDENA zorrë thithëse e vrimës së burimit Art. 1729. Për të reduktuar kohën e rithithjes, rekomandojmë përdorimin e një zorre thithëse me parandalues të rrjedhjes së kundërt, i cili parandalon zbrazjen automatike të zorrës thithëse pas fikjes së pompës.

1. Vidhoseni rakordin e lidhjes së pompës

në lidhjen e anës së thithjes

me rakordin e lidhjes së pompës

dhe vidhoseni atë hermetikisht.

3. Për lartësi thithjeje mbi 4m: fiksoni zorrën edhe thithëse

(p.sh. duke e lidhur me një shtyllë druri). Pompa çlirohet nga pesha e tubit tërheqës. Lidhja e zorrës në anën e presionit [ Fig A2 ]: Lidhja e pompës

është e pajisur me një filetë të brendshme 33,3mm (G 1"). Për sistemin e lidhjes GARDENA nevojitet p.sh. një GARDENA rakord i lidhjes së pompës Art. 1745 (në setin e livrimit). Me anë të sistemit ndërlidhës GARDENA mund të lidhen tuba 19 mm (3/4") / 16 mm (5/8") dhe 13 mm (1/2"). Diametri i tubit Lidhja e pompës 13 mm (1/2") Pjesë e pompës për lidhje GARDENA Art. 1750 16 mm (5/8") Pjesë rubineti GARDENA Pjesë tubi GARDENA Art. 18202 Art. 18216 19 mm (3/4") Pjesë e pompës për lidhje GARDENA Art. 1752 Një shfrytëzim i optimizuar të rendimentit të pompës arrihet nëpërmjet lidhjes së zorrave 19mm (3/4") e kombinuar me, p.sh. – GARDENA set lidhës i pomës Art. 1752, ose me zorrët 25mm (1") me – GARDENA pjesë e filetuar me lidhje të shpejtë me filetë të jashtme Art. 7115 / pjesë e zorrës me lidhje të shpejtë Art. 7103.

1. Vetëm për Art. 9014: Përdorni shirit izolues

në filetën e jashtme rakordit të lidhje së pompës.

2. Vidhoseni rakordin e lidhjes së pompës

në lidhjen e anës së presionit

me pjesën lidhëse të pompës

Në rastin e lidhjes paralele të më shumë se një zorre / pajisje lidhjeje, rekomandojmë përdorimin e – GARDENA shpërndarës me 2 ose 4 drejtime Art. 8193/8194, GARDENA valvul me 2 drejtime Art. 940, të cilët mund të vidhosen direkt në rakordin e lidhjes së pompës

RREZIK! Plagosje! Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje. v Shkëputni produktin nga furnizimi me energji elektrike para se të lidhni, rregulloni ose transportoni produktin. Pompimi i ujit [ Fig O1 / O2 ]: VINI RE! Përdorimi i pompës në të thatë. 9010-20.960.02.indd 829010-20.960.02.indd 82 13.12.21 10:1413.12.21 10:14SQ

v Mbusheni pompën para çdo vënieje në punë deri në tejmbushje (rreth 2 deri 5 l) me ujë.

2. Mbushni ujë mbi grykën mbushëse

deri në tejmbushje (rreth 2 deri 5l).

me dorë (mos përdorni pinca).

4. Hapni valvulat ndarëse, nëse ka, në tubin e presionit (pajisje lidhëse,

ndalimi i ujit, etj.).

5. Zbrazni ujin e mbetur në zorrën e presionit

, në mënyrë që ajri të mund të dalë gjatë procesit të thithjes.

6. Lidheni pompën me furnizimin me energji elektrike.

min. 1m vertikalisht mbi pompë lat, shtypni çelësin Ndezur/Fikur

dhe pritni derisa pompa të ketë thithur. v Nëse pompa pas 5minutash nuk pompon ujë, fikeni pompën (shtypni çelësin Ndezur/Fikur

(shih 6. NDREQJA E GABIMEVE). Lartësia maksimale e dhënë e vetëthithjes prej 7m arrihet vetëm kur pompa është tejmbushur përmes grykës mbushëse

deri në tejmbushje dhe zorra e presionit

gjatë vetëthithjes mbahet aq lart, saqë të mos dalë ujë nga pompa nëpërmjet zorrës së presionit

Formimi i ndryshkut: Pompa Art. 9014 ka një kasë prej gize. Prandaj, pas kontaktit me ujë formohet ndryshk (ky nuk e dëmton pompën dhe nuk është pjesë e garancisë). Prandaj, pas ndezjes, në fillim mund të dalë ujë me ndryshk.

RREZIK! Plagosje! Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje. v Shkëputni produktin nga furnizimi me energji para se ta mirëmbani produktin. Larja e pompës: Pas pompimit të ujit me klor pompa duhet të lahet.

1. Pomponi ujë të vakët (max 35° C) duke shtuar një detergjent të butë

(p.sh. pastrues) derisa uji i pompuar të jetë i pastër.

2. Asgjësoni mbetjet sipas direktivave të ligjit për asgjësimin e mbetjeve.

Nxjerrja jashtë funksionimit [ Fig S1 ]: Pompa nuk është e mbrojtur kundër ngricës! Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.

1. Shkëputeni pompën nga furnizimi me energji.

2. Nëse nevojitet, mbyllni të gjitha organet e ndalimit në anën e thithjes.

3. Hapni të gjitha pikat e shkarkimit.

dhe vidën e shkarkimit të ujit

Pompa do të zbrazet.

5. Ruajeni pompën në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt kundër

ngricave. Asgjësimi: (në përputhje me Direktivën 2012/19/EU) Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit. ME RËNDËSI! v Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

6. NDREQJA E GABIMEVE

RREZIK! Plagosje! Rrezik plagosje nëse produkti startohet pa vëmendje. v Shkëputeni produktin nga furnizimi me energji para se të ndreqni defektin e produktit. Lirimi i helikësr [ Fig T1 ]: Mund të jetë shkaktuar nga mbeturinat e mbetura në rrethin e brendshëm. v Rrotulloni boshtin e helikës

me një kaçavidë. Në këtë mënyrë çlirohet rrethi i brendshëm nga mbeturinat. Problemi Shkaku i mundshëm NdihmaPompa punon, por nuk thithTuba jo të hermetizuar ose të dëmtuar.v Kontrolloni nëse tubi i thithjes ka dëmtimet dhe izolojeni hermetikisht.Pompa nuk është mbushur me ujë.v Mbushni pompën (shih 3. PËRDORIMI).Lëngu qarkullues i hedhur në pompë, derdhet nëpërmjet procesit të thithjes nëpërmjet tubit që është vendosur në anën e presionit.v 1. Mbushni pompën edhe një herë (shih 3. PËRDORIMI). 2. Mbajeni, gjatë rivënies në punë të pompës, zorrën e presioni rreth 1 m vertikalisht mbi pompë lart, derisa pompa të ketë thit- hur. Një lidhje absolute e hermetizuar arrihet nëpërmjet përdorimit të tubave GARDENA (shih 8. AKSESORË).Vidhosja në vendin e mbushjes nuk është e vidhosur hermetikisht.v Kontrolloni guarnicionin (nëse nevojitet, zëvendësojeni) dhe fiksoni filetat (mos për-dorni pinca).Ajri nuk mund të dalë sepse ana e presionit është e mbyllur ose ka akoma ujë në tubin e presionit. v Hapni valvulat ndarëse që gjenden në tubin e presionit (p. sh. spërkatja) ose zbrazni zorrën e presionit. Nuk u respektua koha e pritjes. v Ndizeni pompën dhe pritni deri në 5minuta.Filtri i thithjes ose pengesa e kthimit të ujit është e bllokuar.v Pastroni filtrin ose parandalu-esin e rrjedhës së kundërt. Lartësi thithjeje tepër e lartë. v Ulni lartësinë e thithjes. Për probleme të tjera me thithjen, përdorni tuba me pengesat për kthimin e ujit GARDENA (shih 8. AKSESORË) dhe përpara vënies në përdorim mbusheni me lëngje qarkullues. Pompa nuk punon dhe ndalon papritur së funksionuariNdarësi termik i qarkut e ka fikur pompën për shkak të mbinxehjes.v Vini re temperaturën maksi-male të lëngut (35° C).Pompa nuk ka energji elektrike.v Kontrolloni siguresat dhe lidhjet elektrike.Çelësi RCD është aktivizuar (rrymë me defekt).v Shkëputni pompën nga ushqimi me energji dhe kontakton GARDENA Service. Pompa nuk është ndezur. v Shtypni çelësin Ndezur / Fikur në Ndezur.Pompa funksionon, por fuqia e qarkullimit ulet papriturSkaji i zorrës së thithjes nuk është në ujë.v Zhyteni skajin e zorrës së thithjes më thellë në ujë. Është bllokuar filtri thithës ose pengesa e kthimit të ujit.v Pastroni filtrin e thithjes ose parandaluesin e rrjedhës së kundërt.Mos-hermetizimi në anën thithëse.v Mënjaoni mungesën e hermecitetit.Rrethi brendshëm është i bllokuar.v Lironi helikën.Krijim zhurme në sektorin hidraulik Në raste të rrjedhave të larta (p. sh. dalje e hapur e zorrës, pa aparat lidhës), në pjesën hidraulike të pompës, mund të përcillet me një zhvillim të lehtë zhurme. Por kjo është e padëmshme dhe nuk rezulton me dëmtimin e pompës. Zhurma mund të largohet me ndryshime të vogla të rrjedhjes (p. sh. me anë të hapjes / mbylljes së lehtë të jë aparati lidhës). KËSHILLË: Në rast defektesh të tjera ju lutemi, drejtojuni qendrës tuaj të servisit GARDENA. Riparimet lejohen të kryhen nga qendrat e servisit GARDENA si dhe nga tregtarët e specializuar të cilët janë të autorizuar nga GARDENA.

Pompë e kopshtit Njësia Vlera (Art. 9010) Vlera (Art. 9014) Vlera (Art. 9015) Presioni maks. / lartësia maks. e hedhjes së ujit bar /

77 / 80 2,36 75 / 78 2,52 Temperatura maks. e lën- dëve të qarkullueshme °C 35 35 35 Procesi i matjes në përputhje me:

GARDENA Tubat thithës Rezistente ndaj përthyerjes dhe hermetike, sipas dëshirës janë të disponu eshme materialet e Art. 1720 / 1721 (19 mm (3/4") / 25 mm (1")) pa armatura lidhëse ose si gjatësi fikse Art. 1411 / 1≠8 e pajisur me të gjithë armaturën lidhëse. GARDENA Pjesë lidhëse e tubit thithës Për lidhjen e anës thithëse. Art. 1723 / 1724 GARDENA Pjesë lidhëse e pompës Për lidhjen në anën e presionit. Art. 1750 / 1752 GARDENA Filtër thithës me ndalim të rikthimit të rrjedhjes Për pjesën e tubit thithës materiali mund të matet. Art. 1726 / 1727 / 1728 GARDENA Parafiltra për pompën Veçanërisht sugjerohen për mbrojtjen nga qarkullimi i rërës me ujin. Art. 1730 / 1731 GARDENA Çelës presioni elektrik Ndez dhe fik pompën automatikisht në varësi të presionit të aktivitetit. Me siguresë ndaj thatësirës. Art. 1739 GARDENA Tub burimi – tub thithës Për lidhjen e hermetizuar të pompës me burime nëntokësore ose me tuba të palëvizshëm. Gjatësia 0,5 m. Me të dyja anët 33,3 mm, spirale e brendshme (G 1). Art. 1729 GARDENA Thithja pluskuese Për thithjen pa papastërti poshtë sipërfaqes së ujit. Art. 1417 GARDENA Pjesa e lidhjes së pompës Në lidhje të sistemit të lidhjes GARDENA në anën e presionit. Art. 1745

9. SERVISI / GARANCIA

Servisi: Ju lutemi kontaktoni në adresë në pjesën e pasme. Deklarata e garancisë: Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara. Për të gjithë produktet e reja origjinale GARDENA, GARDENA Manufactu- ring GmbH jep 2vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e pro- dhuesit nuk vlen produkte të blera nga një treg dytësor. Kjo garanci irefe- rohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksi- onal ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtro- het dispozitave të mëposhtme:

  • Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
  • As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta ripa- rojnë produktin.
  • Për operim janë përdorur vetëm pjesë këmbimi dhe konsumimi origjinale GARDENA.
  • Paraqitja e kuponit tatimor. Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesët e fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçi- mi, rripa trapezoidalë dhe rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, si dhe pjesët e konsumimit dhe përdorimit. Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera kundër nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhue- sit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit / shitësit. Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës të Republikës Federale të Gjermanisë. Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA. Pjesët e konsumit: Helika është pjesë konsumi dhe kështu e përjashtuar nga garancia.
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : 30004 Jet

Kategori : Pompa uji