TCS 2018 P4A - Prerës të Gardhit GARDENA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TCS 2018 P4A GARDENA në format PDF.

GARDENA TCS 2018 P4A - Prerës të Gardhit
📄 174 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GARDENA TCS 2018 P4A - page 149
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Makinë prerëse në shtyllë (shkurtuese gardhesh) me bateri
Marka Gardena
Modeli TCS 2018 P4A (ref. 14770)
Furnizimi me energji Bateri Li-Ion 18 V POWER FOR ALL System
Pesha (me bateri) 3,5 kg
Gjatësia e tehut 200 mm
Shpejtësia e zinxhirit 3,8 m/s
Vëllimi i rezervuarit të vajit 60 cm³
Gama e shtrirjes së tubit teleskopik 0 deri 50 cm (rregullim i vazhdueshëm)
Niveli i presionit akustik (Lpa) 73 dB(A)
Niveli i fuqisë akustike i garantuar 93 dB(A)
Dridhje dore-krahu 1 m/s²
Lloji i zinxhirit 90 px
Kapaciteti maksimal i prerjes Degë deri në 8 cm diametër
Pjerrësia e kokës 5 pozicione me hap prej 30° (afërsisht)
Bateri e përputhshme Sistemi POWER FOR ALL PBA 18V (p.sh. ref. 14903 2,5 Ah)
Ngarkuesi i përfshirë AL 1810 CV P4A (ref. 14900), 220-240 V~, 50-60 Hz
Koha e karikimit (80%/100%) 120 min / 154 min (bateri 2,5 Ah)
Pajisja e sigurisë Dy çelësa (levë ndezjeje + buton bllokimi)
Lubrifikimi Automatik, rezervuar vaji i integruar
Pjesë që konsumohen Zinxhiri dhe tehu (ref. 4048/4049), vaji (ref. 6006)
Garancia 2 vjet (përjashto pjesët që konsumohen)

Pyetjet më të shpeshta - TCS 2018 P4A GARDENA

Si të karikoni baterinë e makinës prerëse Gardena TCS 2018 P4A?
Hiqeni baterinë nga vendi duke shtypur butonin e shkyçjes. Lidheni karikuesin (AL 1810 CV) në një prizë elektrike, pastaj lidheni baterinë. Drita jeshile që pulson tregon karikimin; kur mbetet e ndezur fikse, bateria është e mbushur. Shkëputeni më pas baterinë.
Cilin vaj të përdorni për zinxhirin?
Përdorni vaj special për sharrë elektrike, mundësisht vajin Gardena ref. 6006 ose një vaj mineral cilësie të ngjashme. Hidheni në rezervuar (kapaku i zi) deri në nivelin e syrit të shikimit.
Si të shtrëngoni zinxhirin?
Lëshoni dy vidhat në anën e tehut me ndihmën e çelësit Allen të përfshirë. Ngrini zinxhirin në mes të tehut: hendeku duhet të jetë 2-3 mm. Rrotulloni vidhën rregulluese në drejtim të akrepave të orës për të shtrënguar, kundër akrepave për të lëshuar. Shtrëngoni vidhat dhe kontrolloni pas disa minutash përdorimi.
Çfarë të bëni nëse makina prerëse nuk ndizet?
Kontrolloni fillimisht baterinë: a është e karikuar? LED-et e gjelbërta që pulsojnë tregojnë bateri bosh. Nëse ndizet LED e kuqe, prisni që temperatura e baterisë të kthehet midis 0 °C dhe 45 °C. Pastroni kontaktet nëse është e nevojshme. Nëse asgjë nuk funksionon, kontaktoni shërbimin pas shitjes Gardena.
A mund të përdoret makina prerëse në shi?
Jo. Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut ose lagështisë. Përdoreni vetëm në mot të thatë dhe në kushte të mira shikueshmërie. Ruani baterinë dhe karikuesin larg ujit.
Cila është distanca e sigurisë që duhet respektuar në lidhje me linjat elektrike?
Qëndroni të paktën 10 metra larg linjave elektrike. Kontakti me një linjë nën tension mund të shkaktojë elektrokutim fatal.
Si të pastroni makinën prerëse pas përdorimit?
Hiqeni baterinë dhe vendosni kapakun mbrojtës. Pastroni pajisjen me një leckë të lagur, pa ujë ose presion të lartë. Pastroni çarjet e ajrimit me një furçë të butë. Mos përdorni tretës.
Cilat pajisje mbrojtëse të vishni?
Vishni gjithmonë një helmetë mbrojtëse, syze sigurie, doreza kundër rrëshqitjes, këpucë sigurie kundër rrëshqitjes dhe mbrojtës të veshëve (kufje kundër zhurmës).
Kujdes: mbajtja e mbrojtësve të dëgjimit mund të zvogëlojë perceptimin e zhurmave përreth.
Si të zëvendësoni zinxhirin?
Përdorni doreza. Lëshoni dy vidhat dhe hiqni kapakun. Hiqni zinxhirin e vjetër dhe tehun. Vendosni zinxhirin e ri mbi teh duke respektuar drejtimin e rrotullimit. Montoni tehun në njësinë e motorit duke angazhuar bulonën, pastaj vendosni përsëri kapakun. Shtrëngoni zinxhirin siç tregohet.
Ku të gjeni pjesë këmbimi për Gardena TCS 2018 P4A?
Pjesët origjinale Gardena janë të disponueshme te shitësit e autorizuar: zinxhiri dhe tehu ref. 4048 (bashkë) ose zinxhiri i vetëm ref. 4049, vaji ref. 6006, bateria shtesë ref. 14903 (2,5 Ah) ose 14905 (4,0 Ah), karikuesi i shpejtë ref. 14901. Kontaktoni shërbimin pas shitjes Gardena në 0810 00 78 23.

Pyetjet e përdoruesve rreth TCS 2018 P4A GARDENA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Prerës të Gardhit në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TCS 2018 P4A - GARDENA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TCS 2018 P4A e markës GARDENA.

MANUAL I PËRDORUESIT TCS 2018 P4A GARDENA

Ky produkt nuk është parashikuar të përdoret nga persona (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi fizike, ndjeshmëri dhe aftësi mendore të kufizuara, ose nga ata që kanë njohuri

të pamjaftueshme apo përvojë të nevojshme, me përjashtim të rasteve, kur ata shoqërohen në këtë proces pune nga persona që mund të garantojnë përgjegjësinë e tyre ose shpjegohen paraprakisht prej tij për mënyrën e përdorimit të produktit. Fëmijët duhen monitoruar për të garantuar që ata të mos luajnë me produktin. Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç.

Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më vonë.

Mbani syze dhe kufje mbrojtëse.

GARDENA TCS 2018 P4A - 1

GARDENA TCS 2018 P4A - 2

GARDENA TCS 2018 P4A - 3

GARDENA TCS 2018 P4A - 4

Rrezik për jetën nga goditja elektrike? Qëndroni larg kabllove të korrentit për të paktën 10 minuta.

Mbani gjithmonë dorashka mbrojtëse.

Mbani gjithmonë këpucë sigurie që nuk rrëshqasin.

Mbani gjithmonë helmetë mbrojtëse.

GARDENA TCS 2018 P4A - 5

GARDENA TCS 2018 P4A - 6

Drejtimi i lëvizjes së zinxhirit.

Për karikuesin: Hiqeni spinën menjëherë nga rrjeti elektrik nëse u dëmtua ose u këput kordoni.

Këshilla të përgjithshme sigurie

Këshilla të përgjithshme sigurie për veglat elektrike

GARDENA TCS 2018 P4A - Këshilla të përgjithshme sigurie - 1

PARALAJMËRIM!

Lexoni të gjitha udhëzimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat teknike të furnizuara me këtë vegël elektrike. Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.

Ruani të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen. Termi i përdorur në këshillat e sigurisë "Vegël elektrike" i referohet veglave elektrike që ushqehen me energji elektrike nga rrjeti (me kabull ushqimi) dhe veglave elektrike që ushqehen me bateri (pa kabull ushqimi).

1) Siguria në vendin e punës a) Mbani sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja dhe sektori i punës i pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente. b) Mos punoni me veglat elektrike në ambiente që janë të rrezikuara nga shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të djegshme. Veglat elektrike gjenerojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt. c) Mbani larg fëmijët dhe personat e tjerë gjatë përdorimit të veglës elektrike. Nëse ju tërhiqet vëmendja mund të humbni kontrollin kundrejt pajisjes. 2) Siguria elektrike a) Spina e furnizimit me energji e veglës elektrike duhet të përshtatet me prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni përshtatës spine bashkë me vegla elektrike me mbrojtje me tokëzim. Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikun e një goditje elektrike. b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si tubacionet, sistemet e ngrohjes, sobat dhe frigoriferët. Ekziston rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar. c) Mbani veglat elektrike larg shiut ose lagështisë. Depërtimi i ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike. d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur, për ta varur veglën elektrike ose për të hequr spinën nga priza. Mbani kabllon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesët e lëvizshme të pajisjes. Kabllot e dëmtuara ose të ngatërruara rrisin rrezikun e një goditje elektrike. e) Nëse punoni jashtë me një vegël elektrike, përdorni vetëm linja zgjatuese, të cilat janë të përshtatshme për ambientet e jashtme. Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme, ul rrezikun e goditjes elektrike. f) Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambiente të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një automat diferencial. Përdorimi i një automat diferencial ul rrezikun e një goditje elektrike.

3) Siguria e personave

a) Jeni të vëmendshëm, kushtojini vëmendje asaj se çfarë bëni dhe veproni me kujdes gjatë punës me vegël elektrike. Mos përdorni vegël elektrike nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose medikamenteve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të vegël elektrike mund të shkaktojë dëmtime të rënda. b) Mbani pajisjet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaska mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në varësi të llojit dhe përdorimit të vegël elektrike, ul rrezikun e dëmtimeve. c) Shmangni ndezjen aksidentale. Sigurohuni që vegla elektrike të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elektrike dhe/ose baterinë, para se ta merrni ose mbani. Nëse gjatë mbajtjes së veglës elektrike e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni pajisjen të ndezur në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente. d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin vidave para se të ndizni veglën elektrike. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë të lëvizshme të pajisjes, mund të shkaktojë plagosje. e) Shmangni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë veglën elektrike në situata të papritura. f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët lëvizëse. g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe grumbullimit të pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet. Përdorimi i thithëses së pluhurit mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave. h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigurisë së veglës elektrike, edhe nëse jeni familjarizuar me veglën elektrike pas disa përdorimesh.

Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.

4) Përdorimi dhe trajtimi i veglës elektrike

a) Mos e mbinxehni pajisjen. Përdorni për punën tuaj veglën elektrike të përshtatshme për atë punë. Me veglën e duhur elektrike punoni më mirë dhe më i sigurt në zonën e dhënë të performancës. b) Mos përdorni një vegël elektrike, çelësi i së cilës është me defekt. Një vegël elektrike, e cila nuk mund të ndizet ose fiket, është e rrezikshme dhe duhet të riparohet. c) Hiqeni spinën nga priza dhe/ose hiqni baterinë para se të bëni konfigurime në pajisje, të ndryshoni aksesorë ose të ruani veglën. Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të veglës elektrike. d) Ruani veglat elektrike të papërdorura në një vend që nuk mund të arrihet nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin pajisjen personat që nuk janë të familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime. Veglat elektrike janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona pa përvojë. e) Pastroni me kujdes veglat elektrike. Kontrolloni nëse pjesët lëvizëse funksionojnë siç duhet dhe nuk bllokohen, nëse janë thyer ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e veglës elektrike. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të pajisjes. Shumë aksidente kanë shkakun e tyre te veglat elektrike të mirëmbajtura keq. f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të pastruara me kujdes dhe me tehe prerëse të mprehta nuk ngecin dhe janë më të lehta për t'u mbajtur. g) Përdorni veglat elektrike, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës dhe aktiviteteve që duhet kryer. Përdorimi i veglave elektrike për qëllime të tjera nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme. h) Mbani dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pastra dhe pa vaj ose yndyrë. Doreza dhe sipërfaqe dorezash që rrëshqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll të sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikueshme. 5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri a) Karikoni bateritë vetëm në karikues të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për një karikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera. b) Përdorni vetëm bateri të përshtatshme për këtë vegël elektrike. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri. c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojnë lidhje të kontakteve. Lidhja e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr. d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i baterisë që rrjedh mund të shkaktojë irritim të lëkurës ose djegie. e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të shkaktojnë zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi. f) Mos ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta. Zjarri ose temperatura mbi 130°C mund të shkaktojnë shpërthim. g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose veglën me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e zjarrit.

6) Servisi

a) Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm me personel të kualifikuar dhe të specializuar, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale. Në këtë mënyrë garantohet që siguria e veglës elektrike vazhdon të ruhet. b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga shërbimi i autorizuar i klientit.

Dispozitat kombëtare mund ta kufizojnë përdorimin e sharrës së degëve. Kontrollojeni produktin pas përdorimit dhe pasi të ketë rënë në tokë ose pas goditjeve të tjera për të konstatuar dëtime ose defekte.

Udhëzime sigurie për sharrën e degëve

a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga zinxhiri. Mos u përpiqni ta largoni materialin e prerë kur zinxhiri është ende në lëvizje, as të fiksoni materialin që pritet. Zinxhiri lëviz më tej pas fikjes së çelësit. Në moment pakujdesie gjatë përdorimit të sharrës së degëve mund të shkaktojë plagosje të rënda. b) Mbajeni sharrën e degëve në dorë kur zinxhiri është ndalur, duke i pasur gishtat larg çelësit të ndezjes. Mbajtja e duhur e sharrës së degëve ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm dhe të plagosjeve të shkaktuara nga zinxhiri. c) Kur transportohet sharra e degëve, vendosini gjithmonë mbulesën mbi zinxhir. Trajtimi i duhur i sharrës së degëve ul rrezikun e plagosjes nga zinxhiri. d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e ndezjes janë fikur dhe koka e baterisë të jetë hequr ose shkëputur, kur largoni materialin që pritet i bllokuar ose bëni punë mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e sharrës së degëve gjatë largimit të materialit që pritet i bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda. e) Sigurohuni që të gjithë çelësat e ndezjes të jenë fikur dhe të jetë aktivizuar bllokimi i ndezjes, kur largoni materialin që pritet të bllokuar ose bëni punë mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e sharrës së degëve gjatë largimit të materialit që pritet të bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda. f) Mbajeni sharrën e degëve vetëm në sipërfaqet e izoluara të dorezave, pasi zinxhiri mund të bjerë në kontakt me kabllo të fshehura. Kontakti i zinxhirit me një tel nën tension mund t'i vendosë pjesët metalike të pajisjes nën tension dhe të shkaktojë goditje elektrike. g) Mbani larg të gjitha kabllot nga zona e prerjes. Kabllot mund të jenë të fshehura në ligustra ose pemë dhe të priten pa dashje nga zinxhiri. h) Mos e përdorni sharrën e degëve kur ka mot të keq, veçanërisht kur ka rrezik rrufeje. Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.

Udhëzime sigurie për sharrën e degëve

a) Uleni rrezikun e ndërprerjes së rrymës duke mos e përdorur kurrë sharrën e degëve me akses të zgjatur në afërsi të linjave elektrike. Përdorimi në afërsi të linjave elektrike mund të çojë në lëndime të rënda ose goditje elektrike vdekjeprurëse. b) Operojeni sharrën e degëve me akses të zgjatur gjithmonë me të dyja duart. Mbajeni sharrën e degëve me akses të zgjatur me të dyja duart për të shmangur humbjen e kontrollit. c) Kur bëni punë në lartësi me sharrën e degëve me akses të zgjatur, mbani mbrojtëse për kokën. Pjesë të prera që bien mund të çojnë në lëndime të rënda.

Kontrolloni gjithmonë dhe pastroni për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe kabllo të fshehura).

Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë shkarkimi 30 mA ose më pak.

Mbajeni sharrën e degëve me të dyja duart në të dyja dorezat.

Sharra e degëve është projektuar për punim ku përdoruesi qëndron mbi tokë dhe jo në shkallë apo sipërfaqe të tjera të paqëndrueshme.

Para përdorimit të sharrës së degëve, sigurohuni që pajisjet e bllokimit të pjesëve të lëvizshme (p.sh. të bishtit të zgjatur dhe të elementit rrotullues) gjenden në pozicionin e bllokimit.

Këshilla sigurie shtesë

Trajtimi i sigurt i baterive

GARDENA TCS 2018 P4A - Trajtimi i sigurt i baterive - 1

Të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.

Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.

Ruani mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i zotëroni plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.

→ Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin. → Karikoni vetëm bateri litium-jon të POWER FOR ALL System tipi PBA 18V, me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 qeliza baterie ose më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përputhet me tensionin e karikimit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të pa karikueshme. Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.

GARDENA TCS 2018 P4A - Të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. - 1

Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.

Depërtimi i ujit në pajisjen elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.

→ Mbajeni karikuesin pastër. Për shkak të papastërtisë ekziston rreziku i goditjes elektrike. → Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin.

vetë dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe të specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditjeje elektrike.

→ Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit, ekziston rrezik zjarri.

→ Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, si duhet të bëhet nga GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klientit për vegla elektrike GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.

→ Mos e operoni produktin gjatë karikimit.

→ Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë lithium-ion të sistemeve POWER FOR ALL PBA 18V.

→ Përdoreni baterinë vetëm me produkte të prodhuesit POWER FOR ALL Systems. Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.

→ Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi. Për shkak të karikuesit, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.

→ Bateria degradohet plotësisht nëse karikohet. Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.

→ Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.

→ Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.

→ Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.

→ Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë lëng nga bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe ndihmë shtesë të mjekut. Lëngu i baterisë së derdhur mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.

→ Kur bateria është e dëmtuar mund të lëshojë lëng dhe të dëmtojë objektet pranë. Kontrolloni pjesët e prekura. Pastrojini ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.

→ Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojnë lidhje të kontakteve. Lidhja e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.

Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë. Mund të ndodhë një qark i shkurtër, bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.

Mos e hidhni baterinë e dëmtuar. Mirëmbajtja e baterisë duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.

GARDENA TCS 2018 P4A - Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës. - 1

Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.

Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në temperaturë ambienti midis -20°C dhe +50°C. Në verë mos e lini baterinë në diell. Në temperatura nën 0°C, kapaciteti i baterisë zvogëlohet. Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit është midis 0°C dhe +45°C. Karikimi jashtë këtij diapazoni të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e zjarrit.

Siguria elektrike

GARDENA TCS 2018 P4A - Siguria elektrike - 1

RREZIK! Pushim zemre!

Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të implanteve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse, personat me një implant mjekësor duhet që para përdorimit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantit.

Karikuesin lidheni vetëm në një tension alternativ siç jepet në tabelën e tipit.

Mos e përdorni produktin nëse ka ndonjë dëmtim të dukshëm.

Mos e përdorni produktin kur ka rrezik stuhie.

Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.

Siguria personale

GARDENA TCS 2018 P4A - Siguria personale - 1

RREZIK! Rreziku i mbytjes!

Pjesët e vogla mund të gëlltiten me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijëve të vegjël gjatë montimit.

Sharra e degëve duhet të përdoret vetëm në mënyrën e parashikuar posaçërisht. Përdoreni vetëm në mënyrën e parashikuar për përdorim. Personit përdorues i takon përgjegjësia për aksidentimet e personave të tjerë, dhe për rrezikun që u kanoset atyre gjegjësisht pronës së tyre. Kini kujdes veçanërisht ndaj mbeturinave që mund t'u shkaktohen personave të tjerë brenda rrezes së punës, kur tubi teleskopik është i zgjatur.

GARDENA TCS 2018 P4A - RREZIK! Rreziku i mbytjes! - 1

RREZIK!

Gjatë mbajtjes së mbajtëses së sharrës, për shkak të zhurmës së produktit, ndoshta nuk dallohet kur afrohen persona.

Gjatë montimit, mbani roba të përshtatshme, dorashka dhe këpucë të forta. Shmangni kontaktin me vajin e zinxhirit, veçanërisht nëse reagoni në mënyrë alergjike.

Kontrolloni zonat ku do të përdorni sharrën e degëve dhe hiqni çdo tel, kabllo elektrik dhe objekte të tjera të huaja.

Çdo rregullim (ndërrimi i kokës prerëse, ndryshimi i gjatësisë së tubit teleskopik) duhet të kryhet me mbulesën mbrojtëse të vendosur, dhe sharra e degëve nuk duhet të vendoset mbi teh.

Para përdorimit dhe pas çdo goditjeje të fuqishme, pajisja duhet të kontrollohet për të parë nëse është dëmtuar.

Nëse paraqitet nevoja, mundësoni që të ndërmerren riparimet e nevojshme. Mos u përpiqni asnjëherë të punoni me një sharrë degësh të papërshtatshme ose në të cilën janë kryer modifikime të paautorizuara.

Përdorimi dhe mirëmbajtja e mjeteve elektronike

Ju duhet të jeni në gjendje të fikni produktin në rast emergjence. Mos e mbani asnjëherë nga kapësja mbrojtëse sharrën e degëve.

Mos e përdorni sharrën e degëve nëse janë dëmtuar mekanizmat mbrojtës. Gjatë përdorimit të sharrës së degëve nuk duhet të përdoren shkallë.

Përdorni produktin vetëm kur qëndroni mbi një sipërfaqe të fortë.

Tërhiqeni akumulatorin:

  • para se sharra e degëve të qëndrojë pa mbikëqyrje;
  • para se të hiqet ndonjë bllokim;
  • para se sharra e degëve të kontrollohet e të pastrohet ose para se të ndërmerret punë në të, kur prekni një objekt. Sharra e degëve duhet të përdoret sërish, nëse është siguruar në mënyrë absolute, që sharra e degëve është në një gjendje të sigurt pune; kur sharra e degëve fillon të vibrojë shumë. Në raste të tilla duhet të kontrollohet menjëherë. Dridhjet, po qe se janë të tepërta, mund të shkaktojnë lëndime;
  • para se t'ia dorëzoni produktin një personi tjetër.

GARDENA TCS 2018 P4A - Tërhiqeni akumulatorin: - 1

RREZIK PLAGOSJEJE

Mos e prekni zinxhirin.

→ Kur të mbaroni punën ose kur e ndërprisni punën, vendosni përsëri mbulesën e sigurisë.

Të gjitha dadot duhet të shtrëngohen mirë, në mënyrë që produkti të jetë në funksionim sa më i sigurt.

Nëse produkti është nxehur gjatë operimit, lëreni produktin të ftohet para magazinimit.

Sharra e degëve nuk duhet të vendoset mbi 35 °C ose nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

Mos e vendosni sharrën e degëve në vende me elektricitet statik. Kujdes nga materiali që pritet që bie.

Punoni vetëm ditën ose në kushte me shikueshmëri të mirë.

2. MONTIMI

RREZIK! Plagosje!

Rrezik plagosjeje për shkak të prishjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.

→ Hiqeni baterinë dhe vendosni mbulesën mbrojtëse mbi shpatë para se të montoni produktin.

Në ambalazh janë përfshirë sharra e degëve, bateria, karikuesi, zinxhiri, tehu, kapaku mbrojtës me çelësin heksagon dhe manuali i përdorimit.

Montoni shkopin teleskopik [Fig A1/A2]:

  1. Shtyjeni tubin teleskopik ② derisa të kërcasë në njësinë e motorit ①. Për këtë duhet të mbivendosen dy shenjat.
  2. Shtrëngojeni dadon gri ③.

Montoni rripin mbajtës [Fig A3]:

GARDENA TCS 2018 P4A - Montoni rripin mbajtës [Fig A3]: - 1

Duhet të përdoret rripi mbajtës.

  1. Zgjeroni tokezat e rripit ④, futeni në shufër dhe shtrëngoni fort vidën ⑤.
  2. Vareni karabininë ⑥ në tokezën e rripit ④.
  3. Vendoseni rripin me mbyllëse të shpejtë në gjatësinë e dëshiruar.

3. PËRDORIMI

KUJDES! Plagosje!

Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti startohet pa vëmendje.

→ Prisni derisa zinxhiri të jetë ndaluar plotësisht, hiqeni baterinë dhe shtyjeni mbulesën mbrojtëse mbi shpatë, para se ta rregulloni ose transportoni produktin.

Karikimi i baterisë [Fig 01/02/03]:

GARDENA TCS 2018 P4A - Karikimi i baterisë [Fig 01/02/03]: - 1

→ Vini re tensionin e rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë elektrike duhet të përputhet me të dhënat në pllakën e tipit të karikuesit.

Te GARDENA sharre degësh Art. 14770-55 nuk përfshihen bateri dhe karikues në setin e lëvrimit.

Falë procesit inteligjent të karikimit, gjendja e karikimit të baterisë dallohet automatikisht dhe karikohet me rrymën përkatëse optimale në varësi të temperaturës dhe tensionit të baterisë.

Në këtë mënyrë bateria mbrohet dhe mbahet përherë e karikuar plotësisht kur ruhet në karikues.

  1. Shtypni butonin lirues (A) dhe hiqni baterinë (B) nga foleja e baterisë (D).
  2. Lidheni karikuesin e baterisë (C) në një prizë të rrjetit të energjisë elektrike.
  3. Shtyjeni karikuesin e baterisë (C) mbi bateri.

Nëse treguesi i karikimit të baterisë (C) në karikues pulson jeshil, bateria karikohet.

Nëse treguesi i karikimit të baterisë në karikues ndriçon vazhdimisht me ngjyrë të gjelbër, bateria është karikuar plotësisht (kohëzgjatja e karikimit, shih 7. TË DHËNAT TEKNIKE).

  1. Kontrolloni në periudha të rregullta kohore nivelin e karikimit gjatë karikimit.
  2. Nëse bateria është karikuar plotësisht, mund ta shkëputni baterinë nga karikuesi (C).

Kuptimi i elementeve treguesit:

Treguesi në karikues [Fig. O3]:

Pulsimi i treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon procesin e karikimit.

Udhëzim: Procesi i karikimit është i mundur vetëm kur temperatura e baterisë është në diapazonin e lejuar të temperaturës së karikimit, shih 7. TË DHËNAT TEKNIKE.

Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë

GARDENA TCS 2018 P4A - Treguesi në karikues [Fig. O3]: - 1

Drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon që bateria është karikuar plotësisht ose që temperatura e baterisë është jashtë diapazonit të temperaturës së karikimit dhe prandaj karikimi mund të ndërpritet. Në momentin që arrihet diapazoni i lejuar i temperaturës, bateria karikohet.

Kur bateria nuk është e futur, drita e vazhdueshme e treguesit të karikimit të baterisë sinjalizon që spina është e futur në prizë dhe që karikuesi është gati për punë.

Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë (P) në produkt [Fig. O4/O14]:

Pas ndezjes së produktit tregohet treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë P për 5 sekonda.

Gjendja e karikimit të baterisë - Treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë

67 - 100 % e karikuar①, ② dhe③ ndriçojnè me ngjyṛ tē gjelbēr
34 - 66 % e karikuar① dhe ② ndriçojnè me ngjyṛ tē gjelbēr
11 - 33 % e karikuar① ndriçon me ngjyṛ tē gjelbēr
0 - 10 % e karikuar① pulson me ngjyṛ tē gjelbēr

Nëse LED-i pulson me ngjyrë të gjelbër, bateria duhet të karikohet.

Nëse LED-i i defektit ndriçon ose pulson, shih 6. NDREQJA E GABIMEVE.

Shtoni vajin e zinxhirit [Fig. O5]:

GARDENA TCS 2018 P4A - Shtoni vajin e zinxhirit [Fig. O5]: - 1

Lëndim në trup si pasojë e thyerjes së zinxhirit, kur zinxhiri nuk është lubrifikuar mjaftueshëm me vaj. → Provoni para çdo përdorimi, nëse sasia e vajit të zinxhirit është e mjaftueshme.

Ju këshillojmë GARDENA Vaj sharre me zinxhir Art. 6006 ose vaj mineral zinxhiri të ngjashëm në dyqan.

  1. Zhvidhosni kapakun e depozitës së vajit ⑦.
  2. Shtoni vajin e zinxhirit në grykën mbushëse ⑧ derisa dritarja prej xhami ⑨ të jetë mbushur plotësisht me vaj.
  3. Vidhosni kapakun e depozitës së vajit ⑦ sërish mbi grykën mbushëse ⑧.
  4. Kontrolloni sistemin e lubrifikimit me vaj.

Nëse është derdhur vaj mbi produkt, duhet të pastrohet plotësisht.

Kontrolloni sistemin e lubrifikimit me vaj [Fig. O6]:

→ Drejtojeni shpatën ⑩ në një distancë rreth 20 cm mbi një sipërfaqe prej druri. Pas një minute pune të pajisjes, sipërfaqja duhet të ketë gjurmë vaji.

GARDENA TCS 2018 P4A - Kontrolloni sistemin e lubrifikimit me vaj [Fig. O6]: - 1

Në asnjë mënyrë mos e vini në kontakt rripin ② me rërë ose dhe, sepse kjo shkakton konsumim të lartë të zinxhirit!

Pozicione pune:

Sharra e degëve mund të përdoret në 2 pozicione pune (lart / poshtë). Për një prerje të pastër, degëzat duhet të priten me 2 hapa (figura të ngjashme).

Sharroni lart (degëza të trasha) [Fig O6/O7/O8]:

  1. Sharojeni degëzën nga poshtë maksimumi deri në 1/3 e diametrit (zinxhiri rrëshqet në mbërtheckën e përparme 8).
  2. Sharrojeni degëzën nga lart (zinxhiri rrëshqet në mbërtheckën e pasme b).

Anoni njësinë e motorit [Fig 010]:

Njësia e motorit mund të anohet në 15° - hapa nga 60° deri në 60°

  1. Mbajeni butonin portokalli të shtypur dhe anojeni njësinë e motorit 1 në drejtimin e dëshiruar.
  2. Lëshojini të dy butonat portokalli (1) dhe lëreni njësinë e motorit (1) të mbërthehet.

Tërhiqni jashtë tubin teleskopik [Fig 011]:

Tubi teleskopik ② mund të tërhiqet jashtë pa shkallë, deri në 50 cm.

  1. Lironi dadon portokalli ⑫
  2. Nxirreni tubin teleskopik ② në gjatësinë e dëshiruar.
  3. Shtrëngojeni sërish dadon portokalli @

Startoni sharrën e degëve [Fig 01/012/013/014]:

GARDENA TCS 2018 P4A - Startoni sharrën e degëve [Fig 01/012/013/014]: - 1

ZIK! Plagosje!

Rrezik i plagosjes, nëse produkti nuk ndalon, pas lëshimit të levës së startit.

→ Mos i anashkaloni mekanizmat e sigurisë ose çelësat. Për shembull, mos e fiksoni levën e startit në dorezë.

Para fillimit të punës, duhet të kontrollohen kushtet e mëposhtme:

  • Është shtuar mjaftueshëm vaj zinxhiri dhe sistemi i grasatimit është kontrolluar (shih 3. PËRDORIMI). - Zinxhiri është tendosur (shih 4. MIRËMBAJTJA).

Start:

Produkti është i pajisur me një mekanizëm sigurie që përdoret me dy çelësa (leva e startit me çelës ndezës), që pengon një ndezje të padëshiruar të produktit.

  1. Vendoseni baterinë 8 në folenë e baterisë ① derisa ajo të fiksohet duke kërcitur.
  2. Zbërthejeni gjuhëzën e mbulesës mbrojtëse ⑧ dhe nxirreni atë nga shpata.
  3. Mbajeni sharrën e degëve me një dorë në sipërfaqen e izoluar të dorezave në tubin teleskopik (2) dhe me dorën tjetër në dorezë (8).
  4. Shtyjeni përpara bllokimin e ndezjes 15 dhe tërhiqeni levën e startit 16. Sharra e degëve niset dhe treguesi i gjendjes së karikimit të baterisë 17 tregohet për 5 sekonda.
  5. Lëshojeni bllokimin e ndezjes 18.

Stop:

  1. Lëshojeni levën e startit 60. Sharra e degëve ndalon.
  2. Shtyjeni mbulesën mbrojtëse tek shpata dhe mberthejeni atë, derisa gjuhëza 18 të mberthehet.
  3. Shtypni butonin lirues A dhe hiqni baterinë B nga foleja e baterisë D.

4. MIRËMBAJTJA

KUJDES! Rrezik lëndimi!

Rrezik lëndimi për shkak të prerjeve nëse produkti ndizet pa kujdes.

Prisni derisa zinxhiri të jetë ndalur plotësisht, hiqeni baterinë dhe shtyjeni mbulesën mbrojtëse mbi shpatë, para se ta mirëmbani produktin.

Pastroni sharrën e degëve:

KUJDES! Rrezik lëndimi!

Rrezik lëndimi dhe dëmtimi i produktit.

Mos e pastroni produktin me ujë ose me rrymë uji (sidomos rrymë uji me presion të lartë). Mos pastroni me kimikate, përfshirë benzinën ose tretësit. Disa prej tyre mund të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej plastike.

Hapësirat e ajrimit duhet të jenë gjithmonë të pastra.

  1. Pastrojeni sharrën e degëve me një leckë të njomë.
  2. Pastroni hapësirat e ajrimit me një furçë të butë (mos përdorni kaçavidë).
  3. Nëse është e nevojshme, pastrojeni shpatën me një furçë.

Pastrimi i baterisë dhe karikuesit të baterisë:

Sigurohuni që sipërfaqja dhe kontaktet e baterisë dhe të karikuesit të baterisë të jenë gjithmonë të pastra dhe të thata, para se të lidhni karikuesin e baterisë.

Mos e përdorni ujin e rrjedhshëm.

→ Karikuesi i baterisë: Pastroni kontaktet dhe pjesët plastike me një leckë të butë, të thatë. → Bateria: Pastroni herë pas here hapësirat e ajrimit dhe lidhjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.

Tendosni zinxhirin [Fig. M1/M2/M3/M4]:

GARDENA TCS 2018 P4A - Tendosni zinxhirin [Fig. M1/M2/M3/M4]: - 1

RREZIK DJEGIEJE!

Një zinxhir i tendosur shumë fort mund të shkaktojë mbingarkesë të motorit dhe si pasojë dëmtime, sikur edhe një tendosje e pamjaftueshme mund të bëjë që zinxhiri të kërcejë jashtë nga shina. Një zinxhir i tërhequr sa duhet ofron rendiment më të mirë të sharrimit, kohë pune optimale të baterisë dhe zgjatje të jetëgjatësisë. Për këtë arsye, kontrollojeni tendosjen rregullisht, pasi gjatë përdorimit zinxhiri mund të rritet (veçanërisht kur zinxhiri është i ri; pas montimit të parë duhet të kontrollohet tendosja e zinxhirit nëse sharra me zinxhir ka qenë në punë për disa minuta). → Mos e tendosni zinxhirin menjëherë pas përdorimit, por prisni derisa ai të jetë ftohur.

Çelësi për vidat ndodhet në kapakun mbrojtës.

  1. Lironi të dyja vidat (Mos i zhvidhosni vidat (7).
  2. Ngrijeni mbi shpatë zinxhirin që ndodhet në mesin e shpatës 20. Hapësira duhet të jetë rreth 2 - 3 mm.
  3. Rrotulloni vidën rregulluese 24 në drejtim orar, nëse tendosja e zinxhirit është e vogël. Rrotulloni vidën rregulluese 24 në drejtim kundërorar, nëse tendosja e zinxhirit është e madhe.
  4. Shtrëngoni sërish të dy vidat 17.
  5. Startoni sharrën e degëve për rreth 10 sekonda.
  6. Kontrolloni sërish tendosjen e zinxhirit dhe nëse është nevoja rregullojeni.

5. MAGAZINIMI

Nxjerrja jashtë funksionit [Fig. O12]:

Produkti duhet të ruhet në vende jo të aksesueshme nga fëmijët.

  1. Shtyjen mbulesën mbrojtëse te shpata dhe mbylleni atë, derisa gjuha 9 të mbërthehet.
  2. Hiqni baterinë.
  3. Karikoni baterinë.
  4. Pastrojeni sharrën e degëve, baterinë dhe karikuesin e baterisë (shih 4. MIRËMBAJTJA).
  5. Ruajeni pompën, baterinë dhe sharrën e degëve në një vend të thatë, të mbyllur dhe të sigurt ndaj ngricave.

Asgjësimi:

(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU)

GARDENA TCS 2018 P4A - Asgjësimi: - 1

Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret lokale të mbrojtjes së mjedisit.

ME RËNDËSI!

→ Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit dhe riciklimit.

Frekuenca e rrjetit Hz 50-60

Fuqia nominale W 26

Tensioni i karikimit të baterisë V (D

18

Rryma maks. e karikimit të

baterise

96/124

Koha e karikimit te baterise

80%/97-100%(rreth)

PBA 18V 2.0Ah W-B min. 96/124

PBA 18V 2.5Ah W-B min. 120/154

PBA 18V 4,0Ah W-C min. 192/244

Diapazoni i lejuar i temperatures se karikimit

45

7

Bateria e sistemit GARDENA Bateri per kohezgjatje shtese e pune ose per

Zinxhir dhe rrp rezervéGARDENAZinxhir dhe rlp pér zévendésim. Art. 4048
Zinxhir i këmbimitGARDENAZinxhir ëp këmbim. Art. 4049
Vaj ëp sharrén me zinxhirGARDENAPér vajsjen e zinxhirit. Art. 6006

Bateria e sistemit GARDENA Bateri për kohëzgjatje shtesë të punës ose për

Tnua.

Tnua.

Art. 14903

PBA 18V/72 P4A

Art. 14905

Karikues i shpejtë baterie Për karikimin e shpejtë të baterisë POWER FOR ALL

Art. 14901

GARDENA AL 1830 CV P4A

System PBA 18V..W.

9. SHËRBIMI/GARANCIA

Shërbimi:

Ju lutemi kontaktoni adresën në pjesën e pasme.

Deklarata e garancisë:

Në rastin e një pretendimi për garanci, nuk keni detyrime financiare për shërbimet e përfituara.

Për të gjitha produktet e reja origjinale GARDENA, GARDENA Manufacturing GmbH jep 2 vjet garanci nga data e blerjes së parë nga tregtari, nëse produktet janë përdorur ekskluzivisht në sektorin privat. Kjo garanci e prodhuesit nuk vlen për produktet e blera nga një rishitës. Kjo garanci i referohet të gjitha defekteve kryesore të produktit, të cilat mund të provohen se janë shkaktuar për shkak të gabimeve të materialit ose në fabrikim. Kjo garanci përmbushet duke ofruar një produkt zëvendësues tërësisht funksional ose duke riparuar produktin defektiv që na dërgohet falas; ne ruajmë të drejtën të zgjedhim midis këtyre dy mundësive. Ky shërbim u nënshtrohet dispozitave të mëposhtme:

  • Produkti është përdorur për qëllimin e synuar sipas rekomandimeve në udhëzimet e punës.
  • As blerësi dhe as një palë e tretë nuk janë përpjekur ta hapin apo ta riparojnë produktin.
  • Për operim përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe konsumi origjinale GARDENA.
  • Paraqitja e kuponit tatimor.

Garancia nuk përfshin konsumimin normal të pjesëve dhe komponentëve (për shembull në thika, në pjesët e fiksimit të thikave, turbina, mjete ndriçimi, rripa trapezoidale ose rripa të dhëmbëzuar, helika, filtra ajri, kandela), ndryshimet optike, si dhe pjesët e konsumit në përdorim.

Garancia e prodhuesit kufizohet në dërgesën zëvendësuese dhe riparimin pas kushteve të sipërpërmendura. Pretendime të tjera ndaj nesh si prodhues, si p.sh. për zhdëmtim, nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit. Kjo garanci e prodhuesit nuk prek të drejtat ligjore dhe kontraktuale ekzistuese për garancinë kundrejt tregtarit/shitësit.

Garancia e prodhuesit është objekt i së drejtës së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kur bëhet fjalë për një rast garancie, lutemi, dërgojeni produktin me defekt së bashku me një kopje të kuponit tatimor dhe përshkrimin e gabimit, me pullën e mjaftueshme, në adresën e servisit GARDENA.

Pjesët e konsumit:

Pjesët e konsumit, si zinxhiri dhe rripi, nuk përfshihen në garanci.

Zagësana apakës [Att. O6/O9]:

→Nozagjiet zaru no augas (kede velk zaru aiz aizmugureja attura b).

Motora bloka sasversana [Att. 010]:

Motorabloku ① var sasvērt par 15° posmiem amplitūdā no 60° līdz -60°

  1. Turiet nospiestus abus oranžos taustiņus (un sasveriet motora bloku ① vēlamajā virzienā.
  2. Atlaidiet abus oranžos taustiņus ① un ļaujiet motora blokam ① nofiksēties.

Teleskopiskās caurules izbīdīšana [Att. 011]:

Teleskopisko cauruli ② bezpakāpju režīmā var izbīdīt uz āru līdz pat 50 cm.

  1. Atskrūvējiet oranžo uzgriezni ②
  2. Izbidiet teleskopisko cauruli (2) vēlamajā garumā.
  3. Atkārtoti pievelciet oranžo uzgriezni ②

Atzarotāja iedarbināšana [Att. 01/012/013/014]:

GARDENA TCS 2018 P4A - Atzarotāja iedarbināšana [Att. 01/012/013/014]: - 1

UZMANĪBU! Miesas bojājums!

Ja tiekot atlaistai palaišanas svirai izstrādājums neapstājas, pastāv miesas bojājumu gūšanas risks.

→ Nedeaktivējiet drošības ierīces vai slēdžus. Piemēram, nenostipriniet palaišanas sviru pie roktura.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GARDENA

Modeli : TCS 2018 P4A

Kategori : Prerës të Gardhit