MAKITA VC3012L - Fshesë pa tela

VC3012L - Fshesë pa tela MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas VC3012L MAKITA në format PDF.

📄 156 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice MAKITA VC3012L - page 135
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
SKIP

Pyetjet më të shpeshta - VC3012L MAKITA

Pyetjet e përdoruesve rreth VC3012L MAKITA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë pa tela në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VC3012L - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VC3012L e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT VC3012L MAKITA

Udhëzuesi origjinal i përdorimit

Udhëzime të rëndësishme për sigurinë

MAKITA VC3012L - Udhëzime të rëndësishme për sigurinë - 1

MAKITA VC3012L - Udhëzime të rëndësishme për sigurinë - 2

Para se të vendosni në përdorim pajisjen, lexoni me vëmendje manualin e përdorimit dhe mbajeni atë pranë për çdo rast.

Qëllimi i përdorimit dhe përdorimi në mënyrën e duhur

Vënia në përdorim e pajisjes i nënshtrohet rregullave ndërkombëtarë në fuqi. Krahas udhëzuesit të përdorimit dhe rregullave të detyrueshme në fuqi për ruajtjen nga aksidentet në vendin/shtetin e përdorimit, duhet të respektohen edhe rregullat e njohura teknike për një përdorim të sigurt dhe profesional.

VINI RE – Pajisja duhet

  • të përdoret vetëm nga persona, të cilët janë të trajnuar për përdorimin dhe janë shprehimisht të autorizuar për vënien e saj në përdorim
  • të vihet në punë vetëm nën mbikëqyrje

Pajisja nuk parashikohet të përdoret nga persona (përfshirë këtu edhe fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo me aftësi të kufizuara mendore apo me mungesë përvoje dhe njohurish.

Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje, për të siguruar që nuk luajnë me pajisjen.

Pajisjet në këtë udhëzues përdorimi janë të përshtatshme për

– thithjen e pluhurit dhe lëngjeve

  • për thithjen e sipërfaqeve të makinerive të dorëspër përdorim profesional, p.sh. në hotele, shkolla, spitale, fabrika, dyqane, zyra apo biznese qiradhënësish
  • për ndarjen e pluhurit me një kufi ekspozimi më të madh se 1 mg/m³ (pluhur i klasit L). Ju lutemi përmbajuni rregullave në fuqi të vendit tuaj.

MAKITA VC3012L - Qëllimi i përdorimit dhe përdorimi në mënyrën e duhur - 1

VINI RE – Materialet e mëposhtme nuk duhet të thithen nga pajisja:

  • materiale të nxehta (cigare të ndezura, thëngjij të nxehtë etj.)
  • lëngje të djegshme, eksplozive apo agresive (p.sh. benzinë, lëngje tretëse, acide, solucione alkaline etj.)
  • pluhura djegës, eksplozivë (p.sh. pluhur magnezi etj.)

KUJDES – Pajisja duhet

– të përdoret vetëm në ambiente të brendshme dhe jo jashtë
- të mbrohet nga reflektimi UV

A Përpara vënies në përdornim

Para përdorimit, personat përdorues të pajisjes duhet të jenë të informuar për

  • përdorimin e duhur të pajisjes
  • rrezikun në lidhje me materialet që do të thithen
  • eliminimin e sigurt të materialit të thithur

Gjatë tërheqjes së pluhurave, norma e këmbimit të ajrit në dhomë duhet të jetë e mjaftueshme, që ajri i përdorur prej pajisjes të rishkarkohet në dhomë (ju lutemi përmbajuni rregullave në fuqi të vendit tuaj).

Pajisja të vihet në përdorim vetëm në gjendje të padëmtuar. Të mos përdoret asnjëherë pa filter apo me filter të dëmtuar.

Sigurohuni, që voltazhi i tensionit, i dhënë në tabelën e produktit, të përkojë me voltazhin e rrjetit lokal. Rekomandohet, që pajisja të lidhet nëpërmjet një stakuesi të rrymës dëmtuese (salvavitë).

Kontrolloni rregullisht, nëse kabilloja e furnizimit elektrik ka pësuar dëmtime si p.sh. plasaritje apo shfaq shenja vjetërsie. Nëse kabilloja e ushqimit elektrik është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar para përdorimit të mëtejshëm të pajisjes përmes Makita-Service ose një elektricisti të kualifikuar, për të evituar rreziqet e mundshme. Kabilloja e ushqimit të zëvendësohet vetëm nga lloji i kabllos, përshkruar në këtë udhëzues përdorimi.

Si kabllo zgjatuese të përdoret vetëm lloji i rekomanduar prej prodhuesit ose një i një cilësie më të lartë.

Kontrolloni prerjen tërthore minimale të kabllos zgjatuese:

Gjatësia e kabillos Prerjatërthore
< 16 A < 25 A
deri në 20 m 1,5 mm ^2 2,5 mm^2
20 deri në 50 m 2,5 mm ^2 4,0 mm^2

B Operimi

Pozicioni i çelësit Funksioni
I Ndezur
0 Fikur
AUTO Auto-On/Off

© Thithja e lëngjeve

Para thithjes së lëngjeve të hiqet gjithmonë qesja e filtrit.

KUJDES – Të kontrollohet funksioni i pluskuesit.

VINI RE – Nëse krijohet shkumë apo ka rrjedhje lëngjesh, të ndërpritet menjëherë puna dhe të boshatiset mbajtësi i papastërtive.

D Pastrimi i elementit filter

Nëse fuqia e thithjes bie:

  1. Ndizni fshesën me korrent.
  2. Bllokoni me pëllëmbën tuaj grykën e zorrës apo gypit thithës.
  3. Shtypni butonin e pastrimit të filtrit, të paktën tre herë, për çdo herë nga 2 sekonda. Në këtë mënyrë krijohet një rrymë ajri, dhe petëzat e elementit filtër do të pastrohen nga pluhuri i grumbulluar në to.
  4. Nëse fuqia thithëse është e ulët pas pastrimit të filtrit: Ndërroni filtrin.

E Vendosja në ushqim e pajisjes elektrike

KUJDES! Ndiqni udhëzimet e përdorimit dhe udhëzimet e sigurisë në këtë udhëzues, për pajisjet e vendosura në prizat elektrike.

Përdoreni prizën e fshesës vetëm për qëllimet e specifikuara në udhëzuesin e përdorimit.

Para se të vendosni spinën e pajisjes në prizë:

  1. Fikni fshesën me korrent.
  2. Fikni pajisjen që do të vendoset në korrent.

F + G Mirëmbajtja, pastrimi dhe riparimi

Aplikoni vetëm punimet e mirëmbajtjes, të cilat janë të përshkruara në udhëzuesin e përdorimit. Hiqeni gjithmonë nga priza fhesën, para se ta pastroni dhe mirëmbani. Kurrë mos spërkatni me ujë pjesën e sipërme të fhesës me korrent: Rrezik për personat, rreziku i qarkut të shkurtër.

Përdorimi i pjesëve jo-origjinale të këmbimit, vë në rrezik sigurinë e fshesës me korrent. Përdorni vetëm pjesë këmbimi të markës Makita.

Gjatë punëve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, pajisja duhet të trajtohet në mënyrë të tillë, që të mos krijohet asnjë lloj rreziku për personelin.

Në zonën e mirëmbajtjes

- përdorni një ventilim të filtruar të detyrueshëm

- përdorni veshje mbrojtëse

- pastroni zonën e mirëmbajtjes në mënyrë që të mos depërtojë asnjë substancë e rrezikshme në mjedis

Gjatë procesit të mirëmbajtjes dhe riparimit duhet që të gjitha pjesët e ndotura, të cilat nuk mund të pastroheshin në mënyrë të kënaqshme

- të paketohen në qese hermetike

— dhe të eliminohen në përputhje me direktivat kombëtare në fuqi për eliminimin e tyre

Të paktën një herë në vit duhet të kryhet, nga Makita-Service apo nga një person i kualifikuar, një test i pluhurave p.sh. për dëmtimin e filtrit, nëse fshesa është e mbyllur hermetikisht ndaj ajrit dhe funksionet e pajisjeve të kontrollit.

Eliminimi i elementeve të filtrit, qeseve të filtrit apo qeseve të eliminimit

Elementet e filtrit, qeset e filtrit apo qeset e eliminimit të eliminohen në përputhje me direktivat kombëtare në fuqi për eliminimin e tyre.

Transporti

Përpara transportit të mbajtësit të mbeturinave, të mbyllen mirë të gjitha bravat. Mos e anoni fshesën, nëse në mbajtësin e mbeturinave ndodhen lëngje. Mos e ngrini pajisjen me çengel vinçi.

Ruajtja

KUJDES – Ruajeni pajisjen në ambient të thatë dhe të mbrojtur nga ngrica.

Riciklimi i pajisjes

MAKITA VC3012L - Riciklimi i pajisjes - 1

Në mbështetje të Direktivës Europiane 2012/19/BE për pajisjet e vjetra elektronike dhe elektrike duhet që të gjitha pajisjet elektrike të përdorura të grumbullohen veçmas dhe të riciklohen ekologjikisht. Për informacione të mëtejshme, kontaktoni autoritetet tuaja lokale ose shitësin më tert.

Garancia

Për garancinë dhe aplikimin e saj janë në fuqi kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. E drejta e ndryshimeve si rezultat i risive teknike është e rezervuar.

Pjesë këmbimi dhe aksesorë

Përshkrimi Nr. i porosisë
Elementi filtër P-70219
Qese filtri leshi 107418007
Qese eliminimi P-70297

Pamje të zbërthyera dhe lista të pjesëve të këmbimit do të gjeni në faqen tonë të internetit: www.makita.com

Riparimi i avarive

Avaria Shkaku Riparimi
‡ Motori nuk punon. > Siguresa eprizës ështëstakuar.> Mbrojtja ndaj mbingarkesës ka reaguar.Ndizni siguresën.Fikeni thithësin, lëreniafërsisht 5 minuta të ftohet.Nëse thithësi nuk rindizet pas kësaj, atëherë konsultohuni me shërbimin ndaj klientit të Makita-s.
Avaria Shkaku Riparimi
‡ Motori nuk punon në operimin automatik> Pajisja elektrike është defekt ose nuk është vendosur siç duhet në prizë.• Kontrolloni funksionimin e pajisjes elektrike p.sh. duke e vendosur spinën siç duhet.
‡ Rënie e fuqisë thithëse > Gradimii fuqisë thithëse është vendosur në shkallë shumë të ulët.> Diametri i tubit nuk përputhet me pozicionin e çelësit.> Tubi thithës/gypi është i bllokuar.> Gomina/buza e enës ndërmjet pjesës së sipërme thithëse dhe depozitës së papastërtive është ndotur/defekt.> Qesja e filtrit është plotë. • shikoni seksionin «Ndërrimi i qeses së filtrit».> Elementi filtrër është i ndotur. • shikoni seksionin «Pastrimi i elementit filtrër» apo «Ndërrimi i elementit filtrër».• Vendosni gradimin e fuqisë thithëse sipas përshkrimit në seksionin «Gradimi i fuqisë thithëse».• Përshtatni pozicionin e çelësit me diametrin e tubit.• Pastroni tubin thithës/gypin.• Pastroni/zëvendësoni gominën izoluese.
‡ Asnjë fuqi thithjeje gjatë thithjes së lëngjeve> Depozita është plotë (pluskuesi bllokon hapjen thithëse).• Fikeni pajisjen. Boshatisni depozitën.
‡ Luhatjet e tensionit > Impedancë(rezistenca e plotë) tepër e lartë në furnizimin me energji elektrike.• Përdorni kabllon e përshtatshme zgjatuese (shikoni seksionin «Të dhënat teknike»).• Lidheni pajisjen në një prizë tjetër, e cila të jetë më afër me kutinë e siguresave. Nuk pritet të ketë luhatje të tensionit mbi 7%, në qoftë rezistenca e plotë elektrike është ≤ 0,15 Ω në pikën e përcjelljes.

Vetëm për vendet europiane

Deklarata e konformitetit e BE

Makita deklaron se makineria/të e mëposhtme:

Përshkrime të makinerisë/ve: Fshesë me korrent për përdorim në të njomë dhe në të thatë

Numri/Tipi i modelit: VC3012L

në përputhje me Direktivat e mëposhtme të BE:

2006/42/BE, 2014/30/EU, 2011/65/EU

Ato janë prodhuar në përputhje me standardet dhe normat:

EN 60335-1: 2012 + A11:2014, EN 60335-2-69:2012

Dokumentacioni teknik në përputhje me 2006/42/BE është i disponueshëm pranë:

Makita Europe N.V., Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070 Kortenberg, Belgium

MAKITA VC3012L - Deklarata e konformitetit e BE - 1

06.06.2016

Yasushi Fukaya

Director

Makita Europe N.V., Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070 Kortenberg, Belgium

Të dhënat teknike

Makita VC3012L
EU/RU AU CH GB 230 V CDN
Tensioni i rrjetit V 230 240 230 120
Frekuenca e rrjetit Hz 50 60
Konsumi i energjisë / Vlerësuar me tanishëmW/A 1200 840/7
Ngarkesa e energjisë për prizëW2400120011001750600
Ngarkesa totale e energjisëW36002400230029501440
SiguresaA16101315
Vëllimi i rrymës së ajrit m^3/h (cfm)222 (130)192 (113)
Presioni i ulëtmbar / hPa(in H_2O )250 / 250 (100)230 / 230(92)
Niveli i presionit të zhurmës në distancë 1 m, ISO 3744dB(A)62 ±2
Niveli i zhurmësdB(A)59 ±2
Vibrimi-dorë-krah m/s^2 <2,5
Gjatësia e kabllos elektrikem7,5
Lloji i kabllos elektrikeH07RN-F 3G1,5 mm^2 SJTW-AAWG14/3
Klasi i mbrojtjesI
Lloji i mbrojtjesIPX4
Interferenca në nivelin e valëve radioEN 55014-1
Klasi i pluhuritL
Vëllimi i mbajtësit të papastërtiveI (UKgal / USgal)30 (6,6 / 8,9)
Gjerësia mm (in)385 (15,2)
Thellësiamm (in)485 (19,1)
Lartësiamm (in)500 (19,7)
Pesha, përfshirë aksesorët (neto, në përdorimet e zakonshme)kg (lb)10 (22)

Makita VC3012L

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : VC3012L

Kategori : Fshesë pa tela