MAKITA VC4210M - Fshesë me vakum

VC4210M - Fshesë me vakum MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas VC4210M MAKITA në format PDF.

📄 328 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice MAKITA VC4210M - page 284
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : VC4210M

Kategori : Fshesë me vakum

SKIP

Pyetjet më të shpeshta - VC4210M MAKITA

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VC4210M - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VC4210M e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT VC4210M MAKITA

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal Udhëzues i shkurtër Elementët komandues 1 Çengel tubi 2 Doreza 3 Kutia e aksesorëve 4 Rregullatori për fuqinë e thithjes 5 Çelësi 6 Tapë mbyllëse 7 Rrotat drejtuese 8 Ena 9 Hundëza e hyrjes 10 Kapëse mbyllëse 11 Spina 12 Treguesi-LED 13 Rregullimi i diametrit të tubit Udhëzues i shkurtër me ilustrime Udhëzuesi i shkurtër me ilustrime do t'ju ndihmojë gjatë vënies në punë, përdorimit dhe magazinimit të pajisjes. Udhëzuesi është i ndarë në seksione, të cilat cilësohen me simbolet e mëposhtme:

A1 - Shpaketimi i aksesorit A2 - Vendosja e qeskës së filtrit A3 - Vendosja e qeskës së mbeturinave A4 - Lidhja e tubit dhe funksionimi A5 - Vendosja e aksesorit A6 - Montimi i pllakës përshtatëse A7 - Montimi i shufrës shtytëse

Përdorimi dhe funksionimi B1 - Paralajmërim për fluksin volumetrik B2 - Sistemi i pastrimit të filtrit AutoClean B3 - Ruajtja e kabllit dhe tubit

Lidhja e pajisjeve elektrike C1 - Lidhja e pajisjeve shtesë

Mirëmbajtja D1 - Zëvendësimi i qeskës së filtrit D2 - Zëvendësimi i qeskës së mbeturinave D3 - Zëvendësimi i filtrit D4 - Pastrimi i difuzorit të ajrit të ftohjes së motorit D5 - Pastrimi i guarnicioneve dhe i mbiujësit Përmbajtje 1 Të dhëna sigurie ...................................... 271

1.1 Identifikimi i udhëzimeve .................... 271

1.2 Udhëzues përdorimi ........................... 271

1.3 Përdorimi në përputhje me qëllimin

1.7 Udhëzime të rëndësishme

paralajmëruese .................................. 272 2 Këshilla për rreziqet ................................274

2.3 Pjesë këmbimi dhe aksesorë ............. 275

2.4 Mjedise me rrezik shpërthimi ose të

djegshme ............................................ 275 3 Përdorimi dhe funksionimi .....................275

3.1 Ndezja dhe përdorimi i pajisjes .......... 275

3.2 Çelës automatik ndezur/fikur për

3.6 Filtri i ajrit të ftohtë .............................. 276

4 Pas përdorimit të pajisjes ....................... 277

5.1 Mirëmbajtja dhe inspektimi periodik ... 278

5.2 Mirëmbajtja ......................................... 278

6 Informacione të tjera ...............................278

6.1 Deklarata e konformitetit të BE .......... 278

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal 1 Të dhëna sigurie Ky dokument përmban udhëzime të shkurtra dhe informacione lidhur me sigurinë e pajisjes. Përpara se ta vini pajisjen në punë për herë të parë, duhet të lexoni me kujdes udhëzuesin e përdorimit. Ruajeni këtë udhëzues për ta përdorur më vonë. Informacione të tjera Informacione të tjera për pajisjen i gjeni në faqen tonë të internetit www.makita.com. Nëse keni pyetje, ju lutemi t'i drejtoheni shërbimit të Makita në vendin tuaj. Shihni faqen e pasme të këtij dokumenti.

1.1 Identifikimi i udhëzimeve

RREZIK Identifikon një situatë të vështirë, e cila çon në dëmtime të rënda ose vdekjeprurëse. VINI RE Identifikon një situatë të vështirë, e cila mund të çojë në dëmtime të rënda ose vdekjeprurëse. KUJDES Identifikon një situatë të vështirë, e cila mund të çojë në dëmtime të lehta.

1.2 Udhëzues përdorimi

  • të përdoret vetëm nga persona që janë trajnuar për përdorimin e saktë dhe të ngarkuar në mënyrë të qartë për përdorimin
  • të vihet në punë vetëm nën mbikëqyrje Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me kufizime fizike ose mendore, ose persona pa përvojën dhe njohuritë e duhura. Fëmijët duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që nuk do të luajnë me pajisjen. Mos aplikoni asnjë metodë pune të pasigurt. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pa filtër. Në situatat e mëposhtme, fikeni pajisjen dhe hiqni spinën:
  • Përpara pastrimit dhe mirëmbajtjes
  • Përpara këmbimit të pjesëve
  • Përpara ndërrimeve në pajisje
  • Nëse krijohet shkumë ose del ujë Krahas këtij udhëzuesi, duhet të respektohen edhe rregullat vendore për mbrojtjen nga aksidentet si dhe rregullat për sigurinë dhe përdorimin e përgjegjshëm. Para përdorimit, personat përdorues të pajisjes duhet të jenë të informuar për:
  • përdorimin e duhur të pajisjes
  • rrezikun në lidhje me materialet që do të thithen
  • eliminimin e sigurt të materialit të thithur

1.3 Përdorimi në përputhje me qëllimin dhe

rregullat Kjo fshesë korrenti e lëvizshme është projektuar, zhvilluar dhe testuar me kujdes, për një funksionim efikas dhe të sigurt, nëse mirëmbahet si duhet dhe përdoret në përputhje me udhëzimet e mëposhtme. Pajisja është e përshtatshme për përdorim industrial, si në fabrika, në kantiere ndërtimi dhe në punishte. Kjo pajisje është e përshtatshme gjithashtu edhe për përdorimin komercial, si për shembull në hotele, shkolla, spitale, fabrika, dyqane, zyra ose në bizneset qiradhënëse. Aksidentet si pasojë e keqpërdorimit mund të shmangen vetëm nga përdoruesi. LEXONI DHE RESPEKTONI GJITHË TË DHËNAT E SIGURISË. Pajisja është e përshtatshme për thithjen e lëndëve të thata që nuk marrin flakë dhe të lëngjeve. Çdo përdorim tjetër konsiderohet i papërshtatshëm. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga një përdorim i tillë. Rreziku i një përdorimi të tillë bie vetëm mbi përdoruesin. Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur nënkupton përdorimin e saktë, si dhe mirëmbajtjen sipas rregullave dhe riparimet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Rryma e ajrit në sistemin e presionit të sigurisë duhet të kontrollohet në mënyrë të saktë, për të pasur një shpejtësi ajri minimale prej V min = 20 m/s në tubin thithës. Pajisja është e përshtatshme për thithjen e pluhurave të thatë dhe që nuk marrin flakë, lëngjeve që nuk marrin flakë, pluhurit të drurit dhe pluhurit të rrezikshëm për shëndetin me KVEP (Kufiri i vlerës së ekspozimit profesional) > 0,1 mg/m

Kategoria e pluhurit M (IEC 60335-2-69). Në këtë kategori pluhurash bëjnë pjesë pluhurat me KVEP > 0,1 mg/m³ siç është pluhuri i drurit. Thithëset e kësaj kategorie pluhurash testohen si pajisje në tërësi. Niveli maksimal i pasazhit është 0,1 %, mënjanimi duhet të kryhet pa pluhura. Me përdorimin e thithëseve të pluhurit duhet të kihet parasysh një shpejtësi e mjaftueshme e ndërrimit të272

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal ajrit, kur ajri që del nga thithësja del në dhomë. Para përdorimit të pajisjes, ju lutemi të respektoni rregullat në fuqi në vendin tuaj.

1.4 Lidhja elektrike

Lidheni pajisjen në një çelës mbrojtës kundër defekteve të rrymës elektrike. Pjesët elektrike (prizat, spinat, bashkueset dhe zgjatuesit) vendosini në mënyrë të tillë që të respektoni kategorinë mbrojtëse. Lidhjet dhe bashkimet e kabllove të korrentit si dhe zgjatuesit duhet të jenë hermetikë ndaj ujit.

1.5 Kabllot zgjatues

Përdorni vetëm kabllo zgjatues me specifikimet e dhëna nga prodhuesi ose më të larta. Gjatë përdorimit të kabllove zgjatues, ruani diametrin minimal: Gjatësia e kabllit Prerja tërthore e kabllit < 16 A < 25 A deri në 20 m 1,5 mm

20 deri në 50 m 2,5 mm

Për garancinë janë në fuqi kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga modifikimet në pajisje, nga përdorimi i furçave të gabuara ose përdorimi i pajisjes për qëllime të tjera nga ato të parashikuara.

1.7 Udhëzime të rëndësishme paralajmëruese

VINI RE Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes së korrentit ose lëndimin e mundshëm, ju lutemi të lexoni dhe të ndiqni të dhënat dhe cilësimet e sigurisë, përpara përdorimit të pajisjes. Kjo pajisje është ndërtuar në mënyrë të sigurt për t'u përdorur për qëllimet e dhëna të pastrimit. Në rastin e dëmtimit të pjesëve elektrike ose mekanike, pajisja ose aksesori duhet të riparohet nga një servis i kualifikuar ose nga prodhuesi, para se të përdoret pajisja, në mënyrë që të shmangen dëmet në pajisje dhe lëndimi i përdoruesit. Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje nëse është e lidhur. Nëse nuk e përdorni si dhe përpara proceseve të mirëmbajtjes, hiqni spinën. Përdorimi i pajisjes në ambient të hapur duhet të kufizohet në minimum. Mos e përdorni pajisjen, nëse kablli i ushqimit ose spina janë të dëmtuara. Për nxjerrjen e spinës nga priza, tërhiqni spinën dhe jo kabllin. Mos e prekni spinën ose pajisjen me duar të njoma. Përpara se të hiqni spinën, fikni fshesën e korrentit. Mos e tërhiqni e mos e ngrini pajisjen nga kablli. Mos e përdorni kabllin si dorezë. Bëni kujdes që kablli të mos ketë ngecur ose të mos tërhiqet nëpër qoshe ose skaje të mprehta. Mos e tërhiqni pajisjen nga kablli. Bëni kujdes që kablli të mos bjerë në kontakt me sipërfaqe të nxehta.273

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal Flokët, pjesët e varura të rrobave dhe pjesët e trupit mos i mbani në afërsi të grykës thithëse ose pranë pjesëve të lëvizshme të pajisjes. Mos e përdorni pajisjen, nëse një nga grykët thithëse është bllokuar dhe nuk ka ngecur asnjë objekt në to. Mbajini grykët thithëse të pastra nga pluhuri, pushi, flokët dhe materiale të ngjashme, pasi kjo mund të pengojë rrymën e ajrit. Mos e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme me temperaturë të ulët. Mos thithni lëngje të djegshëm ose që mund të marrin flakë, si benzina. Mos e përdorni në vende, kur mund të ketë të pranishme të tilla lëngje. Mos thithni në asnjë mënyrë objekte me tym ose që po digjen (si p.sh. cigare, shkrepëse, hi të nxehtë). Gjatë pastrimit nëpër shkallë, bëni kujdes të veçantë. Përdoreni pajisjen vetëm nëse është vendosur filtri. Nëse pajisja nuk funksionon si duhet, ka rënë poshtë ose është dëmtuar, nëse ka qëndruar në mjedis të hapur ose nëse ka rënë në ujë, duhet ta dërgoni në një servis ose tek dyqani. Nëse pajisja formon shkumë ose nxjerr lëngje, fikeni atë menjëherë. Pajisja nuk duhet të përdoret si pompë uji. Pajisja është e përshtatshme për thithjen e përzierjeve ajër-ujë. Lidheni pajisjen në një prizë të tokëzuar sipas normave të fuqi. Priza dhe kablli zgjatues duhet të kenë një çelës mbrojtës funksional. Në vendin e punës, kujdesuni që të ketë ajrim të mjaftueshëm. Mos e përdorni pajisjen për t'u mbështetur ose ngjitur. Në këtë mënyrë, pajisja do të rrëzohet dhe do të dëmtohet. Rrezik lëndimi. Përdoreni prizën e pajisjes vetëm për qëllimet e specifikuara në udhëzues.274

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal 2 Këshilla për rreziqet

2.1 Pjesët elektrike

RREZIK Pjesa e sipërme e pajisjes përmban pjesë që janë në korrent. Kontakti me pjesët në korrent mund të shkaktojë lëndime të rënda ose deri vdekjeprurëse.

1. Mos spërkatni asnjëherë

ujë në pjesën e sipërme të pajisjes. RREZIK Goditje korrenti si pasojë e dëmtimit të kabllit të korrentit. Prekja e kabllit të dëmtuar të korrentit mund të shkaktojë lëndime të rënda apo deri vdekjeprurëse.

1. Mos e dëmtoni kabllin e

korrentit (mos vendosni ngarkesë sipër, mos e tërhiqni e mos e palosni).

2. Kontrolloni rregullisht nëse

kablli i korrentit është i dëmtuar ose nëse ka shenja konsumimi.

3. Nëse kablli elektrik

është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga një shitës i autorizuar Makita ose nga një person tjetër i kualifikuar, për të shmangur rreziqet.

4. Në asnjë mënyrë mos e

rrotulloni kabllin e korrentit rreth gishtit ose pjesëve të tjera të trupit.

2.2 Pluhur i rrezikshëm

VINI RE Lëndë të rrezikshme. Thithja e lëndëve të rrezikshme mund të shkaktojë lëndime të rënda apo deri vdekjeprurëse.

1. Lëndët e mëposhtme nuk

duhet të thithen me këtë pajisje: – materiale të nxehta (cigare të ndezura, hi i nxehtë, etj.) – lëngje të djegshme, shpërthyes apo agresive (p.sh. benzinë, lëngje tretës, acide, solucione bazike, etj.) – pluhur i djegshëm, shpërthyes (p. sh. pluhur magnezi ose alumini, etj.)275

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal

2.3 Pjesë këmbimi dhe aksesorë

KUJDES Pjesë këmbimi dhe aksesorë. Përdorimi i pjesëve dhe aksesorëve jo- origjinalë të këmbimit, vë në rrezik sigurinë e pajisjes.

1. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë

origjinalë të markës Makita. Pjesët e këmbimit që janë të rëndësishme për sigurinë në punën e përdoruesit ose për funksionimin e pajisjes, jepen më poshtë: Përshkrimi Nr. i porosisë Filtër i sheshtë PTFE, 1 copë

W107418351 Qeskë filtri pushi, 5 copë W107418353 Qeskë për mbeturinat, 5 copë W107418355 Filtër ajri për ftohjen e motorit, 1 copë W107418352

2.4 Mjedise me rrezik shpërthimi ose të

djegshme KUJDES Kjo pajisje nuk është e përshtatshme për përdorimin në mjedise me rrezik shpërthimi ose të djegshëm, ose në mjedise ku mund të ketë rreziqe të tilla si pasojë e rrjedhjes së lëngjeve ose gazeve të djegshëm apo avujve. 3 Përdorimi dhe funksionimi KUJDES Dëmtimi si pasojë e tensionit të gabuar të rrjetit. Pajisja mund të dëmtohet nëse lidhet në një tension të gabuar të rrjetit.

1. Sigurohuni, që tensioni i dhënë në tabelën e

produktit të përkojë me tensionin e rrjetit tuaj elektrik.

3.1 Ndezja dhe përdorimi i pajisjes

1. Vendoseni çelësin në pozicionin 0 (Fikur).

2. Sigurohuni që në pajisje të jetë vendosur filtri i

3. Lidhni tubin thithës në hundëzën hyrëse:

Shtyjeni tubin brenda, derisa të qëndrojë puthitur me hundëzën hyrëse.

4. Lidhini të dy tubat me mbajtës tubash: Rrotulloni

tubat për t'u siguruar që janë lidhur fort.

5. Lidheni gypin tek tubi. Zgjidheni gypin në

përputhje me materialin që do të thithni.

6. Nëse do e përdorni pajisjen bashkë me pajisjet

që prodhojnë pluhur: Lidhni tubin thithës me adaptorin.

7. Sigurohuni që rregullimi i diametrit të tubit

thithës të jetë të përputhje me diametrin e tubit thithës.

8. Futeni spinën në prizë.

9. Ndizni motorin: Vendoseni çelësin në

Fikeni pajisjen. Prizë me rrymë të vazhduar Pozicioni i çelësit AUTO: Aktivizoni çelësin automatik ndezur/ fikur Pozicioni i çelësit I +

Ndizni pajisjen me funksionin automatik të pastrimit të filtrit të çaktivizuar Pozicioni i çelësit AUTO +

Aktivizoni çelësin automatik ndezur/ fikur me funksionin automatik të pastrimit të filtrit të çaktivizuar Rregulloni fuqinë e thithjes me çelësin e posaçëm rrotullues Diametri i tubit duhet të përputhet me rregullimin e diametrit të tubit. ø 21 ø 21 ø 27 ø 27 ø 32 ø 32 ø 36 ø 36 ø 38 ø 38

3.2 Çelës automatik ndezur/fikur për veglat

elektrike KUJDES Prizë. Priza është e përshtatshme për pajisjet elektrike shtesë. Për më shumë referojuni të dhënave teknike.

1. Përpara se të lidhet një pajisje shtesë, fshesa e

korrentit dhe pajisja shtesë duhet të fiken.

2. Lexoni dhe respektoni udhëzuesin e përdorimit

dhe të dhënat e sigurisë së pajisjeve shtesë.276

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal Pajisja ka një prizë të tokëzuar të integruar. Atje mund të lidhni një pajisje të jashtme shtesë. Kur një çelës është në pozicionin , priza është gjithë kohën në korrent, d.m.th. që pajisja mund të përdoret si kabëll zgjatues. Në pozicionin AUTO, thithësja mund të fiket përmes veglës elektrike të lidhur. Pluhuri mund të thithet direkt aty ku është. Duhet të lidhen vetëm pajisje të autorizuara që prodhojnë pluhur. Konsumi maksimal i energjisë së pajisjes së lidhur jepet tek „Të dhënat teknike“. Sigurohuni që pajisja e lidhur në spinën e aksesorit është e fikur, përpara se të vendosni çelësin në pozicionin AUTO.

3.3 AutoClean (Pastrimi automatik)

Pajisja ka një sistem automatik për pastrimin e filtrave, AutoClean. Gjatë përdorimit kryhet një pastrim filtri automatik, për të pasur gjithmonë një fuqi thithjeje optimale. Gjatë përdorimit me veçanërisht shumë pluhur ose kur fuqia e thithjes dobësohet, këshillohet një pastrim manual shtesë i filtrit.

2. Mbylleni vrimën e gypit ose të tubit thithës me

3. Vendoseni çelësin e pajisjes në pozicionin

„I“ dhe lëreni thithësen të punojë për rreth 10 sekonda me vrimën e mbyllur të tubit thithës. Nëse edhe pas kësaj, fuqia e thithjes është e dobët, nxirrni filtrin dhe pastrojeni mekanikisht ose ndërroni filtrin. Në përdorime të caktuara, siç është thithja e lëngjeve, këshillohet të fikni sistemin automatik të pastrimit të filtrit. Për hollësi, shihni kapitullin 3.1.

3.4 Monitorimi i fluksit volumetrik

KUJDES Kontrolloni nëse gjithë filtrat janë të pranishëm dhe të vendosur siç duhet. Pajisja ka një sistem për monitorimin e shpejtësisë së rrymës së ajrit. Përpara thithjes së pluhurit me kufirin e vlerave për përqendrimin maksimal të ekspozimit profesional, kontrolloni monitorimin e fluksit volumetrik.

1. Kur motori është në punë, mbajeni tubin thithës

të mbyllur, për të reduktuar rrymën e ajrit. Pas rreth një sekonde, treguesi-LED ndizet në panelin e komandimit. Pas disa sekondash të tjera tingëllon një sinjal akustik paralajmërues.

2. Përshtateni rregullimin e diametrit të tubit sipas

diametrit aktual të tubit. Kur kjo dritë LED ndizet, shpejtësia e rrymës së ajrit është më e vogël se 20 m/s.

1. Kontrolloni nëse ena ose qeska e filtrit janë të

2. Kontrolloni nëse rryma e ajrit në tubin thithës,

tek gypi ose filtri është e reduktuar.

KUJDES Pajisja ka një sistem antistatik për të shkarkuar elektricitetin statik, i cili krijohet gjatë thithjes së pluhurit. Sistemi antistatik ndodhet në pjesën e përparme të pjesës së sipërme të motorit dhe krijon një linjë tokëzimi për në hundëzën hyrëse. Për një funksionim pa të meta, këshillohet përdorimi i një tubi thithës të përçueshëm elektrik ose antistatik.

1. Në rast të përdorimit të qeskës opsionale të

mbeturinave, bëni kujdes që kjo të mos ndikojë në terminalin antistatik.

3.6 Filtri i ajrit të ftohtë

Për të mbrojtur panelin elektronik dhe motorin, pajisja është e pajisur me një difuzor të ajrit të ftohtë. Difuzori i ajrit të ftohtë duhet të pastrohet rregullisht. Në zonat me përqendrim të lartë të pluhurit të imët në ajrin e mjedisit, këshillohet ta pajisni pajisjen me një fishek filtri opsional për ajrin e ftohtë, në mënyrë që në kanalet e ajrit dhe tek motori të mos krijohet pluhur. Drejtojuni rishitësit tuaj lokal. KUJDES Nëse filtri i ajrit të ftohtë është bllokuar nga pluhuri, çelësi mbrojtës i mbingarkesës së motorit mund të lirohet.

1. Në këtë rast, fikeni pajisjen, pastroni filtrin e ajrit

të ftohtë dhe lëreni pajisjen të ftohet për rreth 5 minuta.

3.7 Thithja e lëngjeve

KUJDES Pajisja ka një sistem notues, i cili e mbyll rrymën e ajrit përmes pajisjes, kur është arritur niveli maksimal i lëngut.

1. Në këtë rast, fikni pajisjen.

2. Hiqni spinën dhe boshatisni enën.

3. Lëngjet thithini vetëm kur janë vendosur notuesi

4. Mos thithni lëngje të djegshëm.277

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal

5. Përpara thithjes së lëngjeve, hiqni gjithmonë

filtrin ose qeskën e mbeturinave dhe kontrolloni nëse sistemi i notuesit funksionon si duhet.

6. Në rast se formohet shkumë, lini menjëherë

punën dhe boshatisni depozitën.

7. Pastrojeni sistemin e notuesit rregullisht dhe

kontrolloni dëmet. Përpara boshatisjes së enës, hiqni spinën nga priza. Nxirreni tubin nga hundëzat hyrëse. Hapni kapëset mbyllëse të pjesës së sipërme të motorit, duke nxjerrë pjesën e poshtme të kapëseve mbyllëse. Hiqeni pjesën e sipërme të motorit nga ena. Pas çdo thithjeje të lëngjeve boshatisni enën. Pastroni enën dhe sistemin e notuesit. Anojeni enën për boshatisjen nga pas ose në anë. Derdheni lëngun në një shkarkues dyshemeje, ose të ngjashme. Vendoseni pjesën e sipërme të motorit sërish mbi enë. Mbyllni kapëset mbyllëse anësore. Lëvizjet e forta mund ta lirojnë në mënyrë të pavullnetshme sistemin e notuesit. Në këtë rast, fikni pajisjen dhe prisni tre sekonda, në mënyrë që të rifilloni sistemin nga zero. Më pas vendoseni pajisjen sërish në punë.

3.8 Thithni lëndët e thata

KUJDES Thithja e lëndëve të rrezikshme për mjedisin. Nëse thithen lëndë të tilla, kjo do të thotë rrezik për mjedisin.

1. Lëndët e thithura eleminojini sipas rregullave në

fuqi. Përpara boshatisjes pas thithjes së thatë, hiqni spinën nga priza. Hiqeni tubin thithës nga pajisja dhe mbyllini hundëzat hyrëse me tapat mbyllëse, për të shmangur përhapjen e pluhurave të dëmshëm. Hapni kapëset mbyllëse të pjesës së sipërme të motorit, duke nxjerrë pjesën e poshtme të kapëseve mbyllëse. Hiqeni pjesën e sipërme të motorit nga ena. Filtri kryesor: Kontrolloni filtrin. Për të pastruar filtrin, tundeni, shkundni pluhurin ose lajeni. Pas përdorimit, lëreni filtrin të thahet. Qeska e pluhurit: Kontrolloni se sa është mbushur qeska e pluhurit. Kur qeska e pluhurit është e mbushur plot, ndërrojeni atë. Hiqni qeskën e vjetër të pluhurit. Qeska e re e pluhurit është e vendosur nëse rondela prej letre me membranë gome do të vendoset në hundëzat hyrëse. Bëni kujdes që membrana prej gome të shtyhet në hundëzat hyrëse mbi shtresën e trashë. Pas boshatisjes: Vendoseni pjesën e sipërme të motorit sërish mbi enë. Mbyllni kapëset mbyllëse anësore. Gjatë thithjes në të thatë, filtri duhet të jetë gjithmonë i montuar në pajisje. Fuqia e thithjes së pajisjes varet nga madhësia dhe cilësia e filtrit dhe qeskave të pluhurit. Për këtë arsye, përdorni filtër dhe qeskë pluhuri origjinale. 4 Pas përdorimit të pajisjes

Pas thithjes së pluhurit të rrezikshëm, mbyllini hundëzat hyrëse me tapa mbyllëse dhe pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes. Kur nuk e përdorni pajisjen, hiqeni gjithmonë spinën nga priza. Mbështilleni kabllin në pajisje duke nisur nga pajisja. Kablli i korrentit mund të mbështillet rreth pjesës së sipërme të motorit ose tek ena. Disa versione kanë mbajtëse dhe depozita për vendosjen e aksesorëve.

1. Përpara transportit të pajisjes, mbyllni gjithë

2. Mbyllini hundëzat hyrëse me tapa mbyllëse.

3. Mos e anoni pajisjen, nëse në mbajtësin e

papastërtive ka lëngje.

4. Mos përdorni vinç për ngritjen e pajisjes.

Ruani pajisjen në një vend të thatë, të mbrojtur nga shiu dhe acari. Makineria duhet të ruhet vetëm në ambiente të mbyllura. Filtrat e lagur dhe pjesa e brendshme e enës së lëngshme duhet të thahen para se të ruhen.

4.4 Pozicionimi i aksesorëve

Për lehtësi në transportin dhe ruajtjen e aksesorëve, në anë të pajisjes ka shina, ku mund të shtrëngohen aksesorët me rripa. Rripi dhe çengeli fleksibël në pjesën e pasme të pajisjes shërben për mbledhjen e tubit thithës dhe kabllit të rrjetit. Për udhëzime shihni udhëzuesin e shkurtër. Në pajisje mund të montohet gjithashtu një pllakë përshtatëse

me sistem shtrënguese, për të fiksuar enë depozituese me dy ose me katër pika. Përpara montimit të pllakës përshtatëse, hiqni spinën. KUJDES

Mos e ngrini pajisjen nga pllaka përshtatëse, nëse nuk është montuar ena depozituese. Gjatë përdorimit të enës depozituese, bëni kujdes278

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal peshën dhe ekuilibrin e pajisjes. Pesha maksimale e enës depozituese është 30 kg.

4.5 Riciklimi i pajisjes

Pajisjen e konsumuar nxirreni jashtë përdorimi.

1. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti.

2. Priteni kabllin e korrentit.

3. Pajisjet elektrike mos i hidhni në mbeturinat

shtëpiake. Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, pajisjet e përdorura elektronike dhe elektrike mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike me mbetjet shtëpiake! Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, pajisjet e përdorura elektrike dhe elektronike duhet të grumbullohen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit. Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje. 5 Mirëmbajtja

5.1 Mirëmbajtja dhe inspektimi periodik

Mirëmbajtja dhe inspektimi periodik i pajisjes duhet të kryhet nga persona të kualifikuar posaçërisht nën mbikëqyrjen e normave në fuqi. Veçanërisht çelësat mbrojtës, rezistenca izoluese dhe gjendja e kabllit lidhës duhet të testohen periodikisht. Në rast dëmtimi, pajisja duhet të nxirret jashtë përdorimi dhe duhet të kontrollohet e riparohet plotësisht nga një teknik shërbimi i autorizuar. Të paktën një herë në vit, tekniku i Makita ose një person i ngarkuar duhet të kryejë një inspektim teknik, ku duhet të kontrollohet edhe filtri, hermeticiteti dhe mekanizmat e kontrollit.

Përpara punimeve të mirëmbajtjes, hiqni gjithmonë spinën e rrjetit. Përpara përdorimit të pajisjes, bëni kujdes që tensioni dhe frekuenca e rrjetit të jenë në përputhje me të dhënat e tabelën e produktit. Pajisja është ndërtuar për procese të rënda të vazhdueshme. Në varësi të kohëzgjatjes së punës, duhet të ndërrohet edhe filtri i pluhurit. Mbajeni enën të pastër. Për këtë përdorni një leckë të thatë dhe pak lustër me spërkatje. Gjatë mirëmbajtjes dhe pastrimit të fshesës së korrentit, bëni kujdes që të mos ketë asnjë rrezik për personelin e mirëmbajtjes dhe personat e tjerë. Në zonën e mirëmbajtjes:

  • Vendosni ventilimin e detyruar me filtër
  • Përdorni veshje mbrojtëse
  • Pastroni zonën e mirëmbajtjes në mënyrë që të mos depërtojë asnjë lëndë e rrezikshme në mjedis Gjatë mirëmbajtjes dhe riparimit duhet që të gjitha pjesët e ndotura, të cilat nuk mund të pastroheshin mjaftueshëm:
  • Të paketohen në qeska të hermetizuara mirë
  • Të mënjanohen në përputhje me normat në fuqi për lëndë të ngjashme Hollësitë e shërbimit të pas-shitjeve mund t'i gjeni tek shitësi ose tek servisi Makita në vendin tuaj. Shihni faqen e pasme të këtij dokumenti. 6 Informacione të tjera

6.1 Deklarata e konformitetit të BE

Vetëm për vendet europiane: Me anë të së cilës deklarojmë, se për shkak të konceptimit dhe ndërtimit të saj, si dhe të tipit të dalë në treg, makineria e mëposhtme është në përputhje me direktivat kryesore të BE për ruajtjen e shëndetit dhe të sigurisë. Në rastin e një ndryshimi në makineri, mbi të cilin nuk është rënë dakord me ne, kjo deklaratë e humbet vlefshmërinë. Produkti: Fshesë me korrent për përdorim në të njomë dhe në të thatë Tipi: VC4210M Direktivat e BE në fuqi: 2006/42/EG, 2014/30/EU, 2011/65/EU Normat e harmonizuara të aplikuara: EN 60335-1:2012+A11:2014+A13:2017+A15:2021 EN 60335-2-69:2012 EN 55014-1:2017+A11:2020 EN 55014-2:2015

Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit Përkthimi i udhëzuesit origjinal

6.2 Të dhënat teknike

l/min (m³/h) 4500 (270) 4200 (252) Presioni i ulët mbar (hPa) 250 (250) 230 (230) Niveli i zhurmës së sipërfaqes matëse 1 m distancë, ISO 3744 dB(A) 68 ±2 Zhurma gjatë punës dB(A) 60 ±2 Vibrimi-dorë-krah m/s² <2,5 Gjatësia e kabllos elektrike m 7,5 Lloji i kabllos elektrike H07RN-F 3G1,5 mm² H05RN-F 3G1,00 mm² H07RN-F 3G1,0 mm² H07RN-F 3G1,5 mm² H07BQ-F 3G1,5 H07BQ-F 3G2,5 Klasi i mbrojtjes I Lloji i mbrojtjes IPX4 Interferenca në nivelin e valëve radio EN 55014-1 Klasi i pluhurit M Vëllimi i mbajtësit të papastërtive max. l (UKgal /USgal) 42 (9,2 / 11,1) pluhur l (UKgal /USgal) 34 (7,5 / 9,0) ujë l (UKgal /USgal) 30 (6,6 / 8,9) Gjerësia mm (in) 385 (15,2) Thellësia mm (in) 575 (22,6) Lartësia mm (in) 605 (23,8) Pesha, përfshirë aksesorët (neto, në përdorimet e zakonshme) kg (lb) 16,0 (35,3)

  • e matur tek turbina Rezervohet e drejta për ndryshime të të dhënave teknike pa njoftim paraprak.280