BOSCH Climate 3000i - Kondicioner

Climate 3000i - Kondicioner BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Climate 3000i BOSCH në format PDF.

📄 240 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice BOSCH Climate 3000i - page 202
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : Climate 3000i

Kategori : Kondicioner

Shkarko udhëzimet për tuajin Kondicioner në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Climate 3000i - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Climate 3000i e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT Climate 3000i BOSCH

Përmbajtja 1 Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë

1.1 Shpjegimi i simboleve

Këshilla sigurie Tek këshillat paralajmëruese, fjalët sinjalizuese karakterizojnë llojin dhe ashpërsinë e pasojave, nëse nuk respektohen masat për parandalimin e rreziqeve. Fjalët e mëposhtme sinjalizuese janë të përcaktuara dhe mund të jenë përdorur në dokumentin që keni para: RREZIK RREZIK do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda dhe deri me rrezik për jetën. PARALAJMËRIM PARALAJMËRIM do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda deri në rrezik për jetën. KUJDES KUJDES do të thotë që mund të shkaktohen dëme të lehta deri të mesme të rënda në persona. KËSHILLË KËSHILLË do të thotë që mund të shkaktohen dëme materiale. Informacione të rëndësishme Informacionet e rëndësishme pa rreziqe për njerëzit ose sendet shënohen me simbolin informues Info. tab. 1

1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie

H Udhëzime për grupin e synuar Ky manual synohet për përdoruesit e sistemit të kondicionerit. Duhet të respektohen udhëzimet në të gjitha manualet në lidhje me impiantin. Në rast mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në persona deri në rrezikim për jetën. ▶ Lexojini dhe ruajini manualet e përdorimit për të gjithë komponentët e sistemit përpara përdorimit. ▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes. 1 Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë. . . . . . . . .202

1.1 Shpjegimi i simboleve . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .202

1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie . . . . . . . . . . . . . . . . .202

1.3 Shënimet në këtë manual . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .203

2.2 Të dhënat teknike të telekomandës. . . . . . . . . . . . . . .204

3.1 Përmbledhje e njësisë së brendshme. . . . . . . . . . . . .204

3.4 Caktimi i modalitetit kryesor të punës . . . . . . . . . . . .206

3.6.2 Çelësi i ekranit dhe i sinjalizuesit të alarmit (Mute

Mode) . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .207

3.6.3 Funksionet e kursimit të energjisë. . . . . . . . . . . . . . . .207

3.6.10 Funksionet e avancuara të punës . . . . . . . . . . . . . . . .207

5.4 Lënia pa punë për kohë më të gjatë. . . . . . . . . . . . . . .209

5.5 Modaliteti manual. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .209

6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .209 Simboli Kuptimi Paralajmërim për substancat e djegshme: freoni R32 në këtë produkt është një gaz me djegshmëri të ulët dhe toksicitet të ulët (A2L ose A2). Mirëmbajtja duhet kryer nga një person i kualifikuar në përputhje me udhëzimet në manualin e mirëmbajtjes. Respektoni udhëzimet e manualit të përdorimit gjatë punës.Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë

Climate 3000i – 6721823682 (2021/09) H Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur Njësia e brendshme synohet për instalim brenda ndërtesës me lidhje drejt një njësie të jashtme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh. rregullatorë. Njësia e jashtme synohet për instalim jashtë ndërtesës me lidhje drejt një a më shumë njësive të brendshme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh. rregullatorë. Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e parashikuar. Përdorimi i papërshtatshëm dhe dëmet si pasojë e këtij përjashtohen nga detyrimet tona. Për instalimin në vende të posaçme (garazhe nëntokësore, salla tenike, ballkone apo në ambiente gjysmë të hapura): ▶ Fillimisht kini parasysh kërkesat për vendin e instalimit të përcaktuara në dokumentacionin teknik. H Rreziqet e përgjithshme nga freoni ▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon. Gazi i freonit mund të shkaktojë gaze toksike kur bie në kontakt me zjarrin. ▶ Kontrolloni rregullisht sistemin nga një specialist i lecensuar dhe lëreni të presë. ▶ Nëse ka dyshim për rrjedhje freoni, ajroseni mirë ambientin dhe njoftoni specialistin e miratuar. H Restaurimi dhe riparimet Modifikimet e papërshtatshme të sistemit të kondicionerit mund të shkaktojnë lëndime dhe/ose dëmtime të pronës. ▶ Kryeni punime vetëm nga një kompani të licencuar. ▶ Mos u bëni modifikime njësisë së jashtme, të brendshme apo pjesëve të tjera të sistemit të kondicionerit. ▶ Hiqeni kondicionerin nga korrenti përpara të gjitha punëve të mirëmbajtjes. H Këshilla për administrimin e sistemit Përdorimi i gabuar i kondicionerit mund t'ju cenojë shëndetin. ▶ Mos e ekspozoni trupin drejtpërdrejt në rrymën e ajrit për periudha të gjata kohe. ▶ Për foshnjat, fëmijët, të moshuarit, personat në shtrat apo invalidë, sigurohuni që temperatura e ambientit të jetë e përshtatshme për ata që ndodhen në ambient. ▶ Mos fusni kurrë sende në pajisje, mund të lëndoheni. Keqpërdorimi i pajisjes mund të sjellë rënie të rendimentit, si dhe dëmtim të pajisjes dhe lëndim. ▶ Mos i bllokoni hyrjet dhe daljet e ajrit të pajisjeve. ▶ Mbyllini dyert dhe dritaret gjatë funksionimit. ▶ Mbrojeni njësinë e brendshme nga hyrja e ujit. ▶ Kontrollojeni rregullisht skeletin e montimit të njësisë së jashtme për konsumim dhe fiksimin e duhur. ▶ Mos ushtroni peshë mbi njësinë e jashtme, p.sh. me objekte apo persona. ▶ Mbajini në minimum pluhurin, avujt dhe lagështinë në ambientin e instalimit të njësisë së brendshme. ▶ Mos përdorni gaze që digjen lehtësisht pranë pajisjeve, si p.sh. nga kënaçet spërkatëse. ▶ Nëse diçka nuk ju duket në rregull me kondicionerin (p.sh. erë e djegur, kabllo me defekt), ndalojeni funksionimin dhe hiqeni menjëherë nga korrenti. H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për qëllime të ngjashme Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme: „Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën vëzhgim.“ „Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet.“

1.3 Shënimet në këtë manual

Figurat mund të gjenden të përmbledhura në fund të këtij manuali. Teksti përmban referenca për tek ilustrimet. Produktet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të shfaqur në këtë manual.Të dhëna për produktin Climate 3000i – 6721823682 (2021/09)

2Të dhëna për produktin

2.1 Deklarata e konformitetit

Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare. Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat parashikojnë vendosjen e këtij markimi. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në internet: www.bosch-climate.gr.

2.2 Të dhënat teknike të telekomandës

Njësia e brendshme mund të përdoret në një sistem me kondicioner Multisplit. Në këtë rast, funksionet e mëposhtme janë joaktive:

  • Funksionet e kursimit të energjisë ECO dhe GEAR
  • Zbulimi i rrjedhjes së freonit
  • Modaliteti automatik i kursimit të energjisë në modalitet gatishmërie (1 W standby)

2.4 Informacion për freonin

Kjo pajisje përmban gaze të fluorinuara të efektit serrë, si p.sh. freon. Njësia është e mbyllur hermetikisht. Informacioni i mëposhtëm për freonin pajtohet me kërkesat e rregullores së BE-së nr. 517/2014 për gazet e fluorinuara të efektit serrë. Këshillë për përdoruesin: Nëse instaluesi juaj rimbush freonin, duhet të plotësojë sasinë shtesë të mbushjes dhe sasinë totale të freonit në tabelën e mëposhtme. tab. 3 Gaz F 3Përdorimi

3.1 Përmbledhje e njësisë së brendshme

Legjenda për figurën1: [1] Kapaku i sipërm [2] Hapësira për filtrin e vogël [3] Filtri i ajrit [4] Shpina e ekranit [5] Butoni për modalitetin manual [6] Fleta e ajrit Ekrani i njësisë së brendshme tab. 4 Simbolet në ekran Ushqimi elektrik 2 AAA Bateritë Rrezja e sinjalit 8 m temperatura e lejueshme e ambientit –5 °C ... 60 °C Lloji i produktit Fuqia nominale e ftohjes [kW] Fuqia nominale ngrohjes [kW] Lloji i freonit Potenciali për ngrohje globale (GWP) [kgCo

i mbushjes së parë Sasia e mbushjes së parë [kg] Sasia e mbushjes shtesë [kg] Sasia totale e mbushjes për vënien në punë [kg] CL3000i 26 E 2,64 2,93 R32 675 0,41 0,6 (Gjatësia e tubit-5) *0,012 CL3000i 35 E 3,52 3,81 R32 675 0,44 0,65 (Gjatësia e tubit-5) *0,012 CL3000i 53 E 5,28 5,57 R32 675 0,74 1,1 (Gjatësia e tubit-5) *0,012 CL3000i 70 E 7,03 7,33 R32 675 0,98 1,45 (Gjatësia e tubit-5) *0,024 0010033387-001 Simboli Shpjegim Numri Treguesi i temperaturës Lidhja WLAN

1) E mundshme vetëm me portëkalim IP si aksesor.

Shfaqet në disa funksione kur aktivizohen. Tregon që është aktiv kohëmatësi i ndezjes kur njësia e brendshme është e fikur. 0F Shfaqet në disa funksione kur janë të fikura. dF Shkrirja automatike aktive FP Antifrizi aktiv: Njësia e brendshme e mban temperaturën e ambientit të paktën 8 °C. CL Funksioni i vetëpastrimit është aktiv (I clean) Ex, Px, Fx Kodi i gabimit („x“ është për çfarëdo shifre).Përdorimi

3.2 Përmbledhje e telekomandës

Butonat e telekomandës tab. 5 Butonat e telekomandës Treguesi në telekomandë tab. 6 Simbolet në ekran

3.3 Përdorimi i telekomandës

Rrezja e sinjalit është 8 m. Objektet që ndodhen midis apo që përdorin llamba të caktuara fluoreshente në të njëjtën hapësirë mund të ndikojnë në transmetimin e sinjalit. ▶ Drejtojeni telekomandën në dritaren marrëse të sinjalit të pajisjes dhe shtypni butonin e dëshiruar. Pajisja bën një bip kur merr një sinjal. KËSHILLË Funksionimi i duhur i telekomandës mund të pamundësohet përfundimisht. ▶ Mos e ekspozoni telekomandën në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. ▶ Mos e lini telekomandën pranë një ngrohësi. ▶ Mbrojeni telekomandën nga lagështia dhe goditjet. Poz. Butoni Funksioni 1 K Aktivizo/çaktivizo. Mode Caktoni modalitetin e funksionimit. Funksioni i kursimit të energjisë 2SET Zgjedhja e funksioneve të avancuara të punës. OK Konfirmoni zgjedhjen. Konfiguroni kohëmatësin. . Rrisni temperaturën. / Ulni temperaturën. 3 Niveli i ventilatorit Swing Caktoni funksionin e lëvizjes. Fluks indirekt i ajrit (Wind avoid me) Turbo Ftohje/ngrohje e përshpejtuar LED Fikeni ekranin e njësisë së brendshme dhe sinjalizuesin e alarmit (Mute Mode). Clean Vetëpastrimi (I clean) 0010032825-003

0010037254-001 Poz. Simboli Shpjegim 1 Funksioni i punës: Fluksi indirekt i ajrit është aktiv (Wind avoid me). Infografik: Vetëpastrimi është aktiv (I clean). Pa funksion. Funksioni i punës: Modaliteti i qetësimit është aktiv. Funksioni i punës: Funksioni i ndjekjes së personit është aktiv (Follow Me); Matja e temperaturës në telekomandë. Infografik: Funksioni i kontrollit me valë. Infografik: Statusi i baterisë 2 Modaliteti i punës: Modalitet manual Modaliteti i punës: Modalitet ftohjeje Modaliteti i punës: Modalitet heqjeje të lagështisë Modaliteti i punës: Modaliteti i ngrohjes Modaliteti i punës: Modaliteti me ventilator 3 Treguesi i vlerës: Si rregull tregon temperaturën, shpejtësinë e ventilatorit ose (në rast aktivizimi të kohëmatësit) cilësimin e kohëmatësit. Infografik: Treguesi i transmetimit, ndizet kur telekomanda i dërgon një sinjal njësisë së brendshme. Infografik: Funksioni i kursimit të energjisë është aktiv. Infografik: Funksioni i kursimit të energjisë është aktiv. Infografik: Kohëmatësi i ndezjes/fikjes është aktiv. Infografik: Ulja e zhurmës është aktive (Silent Mode). Treguesi i vlerës: Tregon nivelin aktual të ventilatorit. Ka 10 nivele të ndryshme fuqie dhe cilësimin AUTO për kontroll automatik. 4 Infografik: Funksioni i rrotullimit automatik vertikal është aktiv (lart/poshtë). Infografik: Ftohja/ngrohja e shpejtë është aktive.Përdorimi Climate 3000i – 6721823682 (2021/09)

3.4 Caktimi i modalitetit kryesor të punës

Ndezja/fikja e pajisjes ▶ Shtypni butonin K, për ta ndezur apo fikur pajisjen. Pajisja fillon në modalitetin e caktuar të punës. Cilësimet mund të bëhen edhe kur është e fikur. Pajisja i ruan cilësimet edhe nëse shkëputet korrenti. Pas fikjes, pajisja qëndron në gatishmëri. Teknologjia inteligjente e aktivizim-çaktivizimit mundëson një modalitet automatik kursimi energjie në modalitetin e gatishmërisë (1 W standby). Modaliteti automatik Në modalitetin automatik njësia kalon automatikisht mes modalitetit të ngrohjes dhe të ftohjes për të ruajtur temperaturën e dëshiruar. ▶ Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran. ▶ Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /. Në modalitetin automatik niveli i ventilatorit nuk mund të caktohet. Modaliteti i ftohjes ▶ Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran. ▶ Shtypni butonin derisa të arrihet shpejtësia e dëshiruar e ventilatorit. ▶ Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /. Modaliteti i ventilatorit ▶ Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran. ▶ Shtypni butonin derisa të arrihet niveli i dëshiruar i ventilatorit. Për kontrollin automatik mund të zgjidhni AUTO. Në modalitetin e ventilatorit temperatura nuk mund të caktohet apo shfaqet. Modaliteti i heqjes së lagështisë ▶ Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet në ekran. ▶ Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /. Në modalitetin e heqjes së lagështisë, niveli i ventilatorit nuk mund të rregullohet. Funksioni i ngrohjes ▶ Shtypni Mode derisa të shfaqet në ekran. ▶ Rregulloni temperaturën e dëshiruar me butonat . dhe /. ▶ Shtypni butonin derisa të arrihet shpejtësia e dëshiruar e ventilatorit. Në temperatura shumë të ulëta të jashtme kapaciteti i ngrohjes i sistemit të kondicionerit mund të mos jetë i mjaftueshëm. Ne rekomandojmë të shtoni më shumë gjeneratorë ngrohjeje.

3.5 Konfigurimi i kohëmatësit

Kohëmatësit e ndezjes dhe të fikjes mund të caktohen nga 0 në 24 orë, për 10 orët e para me rritje 30-minutëshe, pastaj me rritje 1-orëshe. Caktimi në 0 orë e ndalon kohëmatësin. Caktimi i kohëmatësit të ndezjes ▶ Shtypni butonin derisa të shfaqet simboli . ▶ Shtypni butonin . ose / për të caktuar kohën e dëshiruar. Konfigurimi zbatohet pas një kohe të shkurtër. Caktimi i kohëmatësit të fikjes ▶ Shtypni butonin derisa të shfaqet simboli . ▶ Shtypni butonin . ose / për të caktuar kohën e dëshiruar. Konfigurimi zbatohet pas një kohe të shkurtër. Anulimi i kohëmatësit ▶ Përdorni butonin për të zgjedhur kohëmatësin e duhur. ▶ Caktoni 0.0 orë. Kohëmatësi ndalon pas një kohe të shkurtër. Kombinimi i kohëmatësve Dy kohëmatës mund të caktohen në të njëjtën kohë. Secili kohëmatës mund të programohet për t'u aktivizuar përpara tjetrit. ▶ Caktoni kohëmatësin e ndezjes dhe të fikjes. Cilësimet kombinohen automatikisht. tab. 7 Shembull Kohëmatësi i ndezjes dhe i fikjes nuk mund të programohet për vënien në punë të pajisjes në temperatura të ndryshme apo cilësime të tjera.

3.6 Funksione të tjera

3.6.1 Caktimi i funksionit të lëvizjes

KËSHILLË Nëse fletët e lëvizjes së ajrit qëndrojnë në pozicionin më të ulët gjatë modalitetit të ftohjes për një periudhë të gjatë kohe, mund ketë rrjedhje kondensati. Rregullimi manual vertikal i fletëve të lëvizjes së ajrit mund të shkaktojë interferencë. ▶ Për të rregulluar vertikalisht fletët e lëvizjes së ajrit përdorni vetëm telekomandën. Lëvizja horizontale (majtas/djathtas) Pozicioni horizontal duhet caktuar me dorë. ▶ Fikni njësinë e brendshme dhe ndërpirsni korrentin. ▶ Palosni për lart pllakën drejtuese të ajrit ( figura 2). ▶ Lëvizini fletët e ajrit horizontalisht me dorë në pozicionin e dëshiruar. ▶ Kthejeni pllakën drejtuese të ajrit në pozicionin e vet fillestar. Lëvizja automatike vertikale (lart/poshtë) ▶ Shtypni e mbani butonin Swing për mbi 2 sekonda, për të aktivizuar lëvizjen automatike vertikale. Telekomanda tregon simbolin . ▶ Për të ndaluar lëvizjen automatike vertikale: shtypni sërish butonin Swing. Pozicioni i pastrimit Për pastrim më të thjeshtë, fletët e lëvizjes së ajrit mund të vendosen në një pozicion të posaçëm (në varësi të modelit). ▶ Kur fiket pajisja, shtypni e mbani njëherësh për një sekondë butonin Mode dhe Swing. ▶ Për të dalë nga pozicioni i pastrimit: shtypini e mbajini sërish të dy butonat. Ora aktuale Ora 13:00 Caktimi i kohëmatësit të ndezjes 4,0 h Caktimi i kohëmatësit të fikjes 8,5 h Koha e ndezjes Ora 17:00 Koha e fikjes Ora 21:30Përdorimi

3.6.2 Çelësi i ekranit dhe i sinjalizuesit të alarmit (Mute Mode)

▶ Për ta ndezur apo fikur ekranin në njësinë e brendshme dhe sinjalizuesin e alarmit: Shtypni tastin LED. ▶ Për të shfaqur temperaturën aktuale të ambientit: mbani butonin LED për 5 sekonda. ▶ Për të shfaqur temperaturën e caktuar: Mbani shtypur për 5 sekonda të tjera tastin LED.

3.6.3 Funksionet e kursimit të energjisë

Pajisja ka funksionet e mëposhtme të kursimit të energjisë prej nga mund të zgjidhni:

: funksionim me fazën e ventilatorit AUTO dhe temperaturë të rregulluar për së paku 24 °C

  • GEAR (75%): ulni konsumin e energjisë me 25 %
  • GEAR (50%): ulni konsumin e energjisë me 50 %
  • Asnjë prej simboleve të mësipërme: funksionim normal ▶ Për të aktivizuar një funksion kursimi energjie, shtypni butonin derisa të shfaqet funksioni i dëshiruar. Funksioni ECO cakton automatikisht 24 °C, nëse temperatura e caktuar më parë ishte më e ulët. Funksioni çaktivizohet sapo temperatura bie nën 24 °C.

3.6.4 Ulja e zhurmës (Silent Mode)

Ky funksion ul zhurmën e njësisë së brendshme dhe të jashtme gjatë funksionimit. Është veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni fqinjët gjatë natës. ▶ Gjatë funksionimit shtypni butonin për 2 sekonda. Për të ndaluar funksionin: ▶ Shtypni sërish butonin për 2 sekonda. -ose- ▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin Clean. Për shkak të funksionimit me frekuencë të ulët të kompresorit, fuqia e ftohjes/ngrohjes mund të mos arrihet gjatë funksionimit të qetë të njësisë së jashtme.

3.6.5 Fluks indirekt i ajrit (Wind avoid me)

Ky funksion parandalon fryrjen e ajrit direkt drejt trupit. Funksioni ofrohet vetëm në modalitet ftohjeje, heqjeje lagështie dhe ventilatori.

3.6.6 Ftohje/ngrohje e përshpejtuar

Kur ftohni/ngrohni shpejt njësia e jashtme punon në fuqi maksimale për ta ngrohur ose ftohur shpejt ambientin. ▶ Ftohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ftohjes dhe shtypni butonin Turbo. ▶ Ngrohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ngrohjes dhe shtypni butonin Turbo. Për të ndaluar funksionin: ▶ Shtypni sërish butonin Turbo.

3.6.7 Vetëpastrimi (I clean)

Pajisja ka një funksion për vetëpastrimin e avulluesit. Vetëpastrimi ngrin pluhurin, mykun dhe yndyrën. Në vijim çdo gjë shkrihet dhe thahet shpejt me ajër të nxehtë. ▶ Për të aktivizuar vetëpastrimin: shtypni butonin Clean. Gjatë vetëpastrimit, ekrani i njësisë së brendshme tregon CL. Pas 20 deri në 45 minutash vetëpastrimi mbaron automatikisht.

3.6.8 Mbrojtja ndaj ngricës (8 °C Heating)

Mund të aktivizohet kundërngrirja për ta mbajtur temperaturën e ambientit së paku 8 °C. ▶ No modalitetin e ngrohjes 2x shtypni brenda 1 sekonde butonin /. Pajisja qëndron fikur derisa temperatura të bjerë nën 8 °C. Për të ndaluar funksionin: ▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin Clean.

3.6.9 Kyçja e tasteve

Bllokimi i butonave mund të përdoret për bllokimin e butonave të telekomandës. ▶ Për të aktivizuar/çaktivizuar bllokimin e butonave: shtypni njëherësh butonat Clean dhe Turbo për 5 sekonda. Kur është aktiv bllokimi i butonave, ekrani tregon simbolin .

3.6.10 Funksionet e avancuara të punës

▶ Shtypni butonin Set. ▶ Zgjidhni funksionin me butonin Set ose butonin ., /. – = funksioni i modalitetit të gjumit – = funksioni i ndjekjes së personit – = funksioni i komandimit me valë ▶ Konfirmoni zgjedhjen me butonin OK. Për të ndaluar funksionin: ▶ Përsëritni hapat nga më lart. Modaliteti i qetësimit Ky funksion përdoret për kursimin e energjisë gjatë periudhave të pushimit. Pas një ore, pajisja ngroh ose ftoh më pak. Për këtë qëllim temperatura ndryshohet me 1 °C. Pas dy orësh temperatura e caktuar ndryshon edhe me 1 °C. Në vijim qëndron në temperaturën e re. Funksioni nuk ofrohet në modalitetin e heqjes së lagështisë dhe të ventilatorit. Funksioni i ndjekjes së personit (Follow Me) Ky funksion aktivizon telekomandën në pikën aktuale për të matur temperaturën me interval 3 minutash. Njësia e brendshme tani komandohet në bazë të këtyre matjeve. Funksioni ofrohet vetëm në modalitetin e ftohjes, ngrohjes dhe automatik. Funksioni i komandimit me valë Ku funksion përdoret për të vendosur një lidhje përmes WLAN. Nëse pajisja nuk e tregon funksionin, duhet shtypur shtatë herë rresht butoni LED. Për lidhjen me WLAN nevojitet një portëkalim i integruar IP (aksesor).

1) Vetëm në modalitet ftohjejeZgjidhja e problemeve

4 Zgjidhja e problemeve

4.1 Gabimet me tregues (Self diagnosis function)

Nëse ndodhin gabime gjatë funksionimit, llambat pulsojnë për një periudhë të zgjatur kohe ose ekrani tregon një kod gabimit (p.sh. EH 02). Nëse ndodh një gabim për më shumë se 10 minuta: ▶ Ndërprisni korrentin për pak dhe ndizeni sërish njësinë e brendshme. Kur një defekt nuk mund të mënjanohet: ▶ Telefonojini shërbimit të klientit dhe jepini kodin e gabimit dhe të dhënat pajisjes.

4.2 Gabime pa tregues

Nëse ndodhin gabime gjatë funksionimit të cilat nuk mund të shmangen: ▶ Telefonojini shërbimit të klientit dhe raportoni gabimin dhe të dhënat e pajisjes. tab. 8 Problemi Shkaku i mundshëm Rendimenti i njësisë së brendshme është shumë i dobët. Temperatura e caktuar është shumë e lartë ose e ulët. Filtri i ajrit është i ndotur dhe duhet pastruar. Ndikim i pafavorshëm i ambientit mbi njësinë e bendshme, p.sh. për shkak të pengesave përpara daljeve të ajrit të pajisjeve, për shkak të dyerve/dritareve të hapura në ambient apo për shkak të burimeve të forta të nxehtësisë në ambient. Funksionimi me zhurmë të ulët është aktivizuar dhe pengon fuqinë e plotë. Njësia e brendshme nuk ndizet. Njësia e brendshme ka një mekanizëm mbrojtës kundër mbingarkimit. Rindezja e njësisë së brendshme mund të marrë 3 minuta. Kanë rënë bateritë e telekomandës. Është aktivizuar kohëmatësi. Modaliteti i punës ndryshon nga ftohja apo ngrohja në modalitet ventilatori. Njësia e brendshme ndryshon modalitetin e punës për të parandaluar formimin e brymës. Temperatura e caktuar arrihet përkohësisht. Njësia e brendshme krijon mjegull të bardhë. Në rajone me lagështirë, diferenca e madhe në temperaturë mes njësisë së brendshme dhe ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë mjegull të bardhë. Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme krijojnë mjegull të bardhë. Nëse modaliteti i ngrohjes punon direkt pas shkrirjes automatike, mund të krijohet mjegull e bardhë për shkak të lagështisë së shtuar. Njësia e brendshme dhe e jashtme bëjnë zhurmë. Një zhurmë si fishkëllimë në njësinë e brendshme mund të ndodhë kur rrjeta e ajrit rivendos pozicionin e vet. Një fishkëllimë e lehtë gjatë funksionimit është normale. Kjo shkaktohet nga rrjedhja e freonit. Një zhurmë kërcitëse mund të ndodhë kur pjesët metalike dhe plastike të pajisjes bymehen apo tkurren gjatë ngrohjes/ftohjes. Njësia e jashtme bën zhurma të ndryshme gjatë punës, që janë normale. Njësia e brendshme ose e jashtme lëshon pluhur. Për periudha të gjata të lëna pa punë mund të mblidhet pluhur në pajisje nëse nuk e mbuloni. Erë jo e mirë gjatë funksionimit. Erërat e këqija nga ajri mund të penetrojnë e të përhapen nëpër pajisje. Filtri i ajrit mund të ketë marrë myk dhe duhet pastruar. Ventilatori i njësisë së jashtme nuk punon gjithë kohës. Për funksionim optimal, ventilatori kontrollohet me tjetër formë. Funksionimi është i çrregullt ose i paparashikueshëm ose njësia e brendshme nuk reagon. Interferenca nga stacionet celulare ose amplifikatorët e sinjaleve të palëve të treta mund të ndikojnë mbi njësinë e brendshme. ▶ Shkëputeni dhe riniseni njësinë e brendshme për një kohë të shkurtër. Penda e ajrit ose fleta e lëvizjes së ajrit nuk lëviz siç duhet. Penda e ajrit ose fleta e lëvizjes së ajrit është rregulluar me dorë ose nuk është montuar siç duhet. ▶ Fikeni njësinjë e brendshme dhe kontrolloni nëse komponentët janë kyçur mirë në vend. ▶ Ndizni njësinë e brendshme.Mirëmbajtja

Climate 3000i – 6721823682 (2021/09) 5Mirëmbajtja KUJDES Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse ▶ Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes. ▶ Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një kompani e specializuar e miratuar.

5.1 Ndërrimi i baterive

Ju duhen 2 bateri të madhësisë AAA. Nuk rekomandohet përdorimi i baterive të karikueshme. ▶ Hiqni kapakun e folesë së baterive ( figura 3). ▶ Futni bateritë e reja dhe kushtojini kujdes polaritetit të saktë. ▶ Rivendosni kapakun e folesë së baterive.

5.2 Pastrimi i pajisjes dhe i telekomandës

KËSHILLË Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë! ▶ Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt. ▶ Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione të forta. ▶ Fshijeni njësinë e brendshme dhe telekomandën me një lecktë të butë. ▶ Pastrojeni njësinë e jashtme vetëm nga një kompani e specializuar e miratuar.

5.3 Pastrimi i filtrave të ajrit

KËSHILLË Filtri i ajrit mund të deformohet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit. ▶ Mos i ekspozoni filtrat e ajrit në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Pastrojini filtrat e ajrit çdo 2 javë dhe përpara e pas lënies pa punë për kohë të gjata. ▶ Fikni njësinë e brendshme. ▶ Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart. ▶ Shtyjeni filtrin e ajrit për lart dhe nxirreni ( figura 4). ▶ Hiqini filtrat e vegjël të ajrit, nëse ka ( figura 1, [2]). ▶ Pastrojini filtrat e vegjël të ajrit me një fshesë dore me korrent. ▶ Lajeni filtrin e madh të ajrit me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë dhe thajeni në hije. ▶ Rivendosini filtrat e vegjël dhe filtrin e madh të ajrit.

5.4 Lënia pa punë për kohë më të gjatë

Përpara fikjes për kohë të gjatë: ▶ Pastrojini filtrat e ajrit. ▶ Aktivizoni vetëpastrimin e njësisë së brendshme me butonin Clean. ▶ Pas vetëpastrimit aktivizoni modalitetin e ventilatorit derisa njësia e brendshme të thahet. ▶ Fikeni pajisjen e brendshme dhe shkëputeni nga korrenti. ▶ Hiqini bateritë nga telekomanda. ▶ Mbrojini pajisjet nga pluhuri.

5.5 Modaliteti manual

KËSHILLË Dëmtimi i pajisjes për shkak të përdorimit të papërshtatshëm Funksionimi manual nuk synohet për përdorim të përhershëm. ▶ Përdoreni vetëm për provë apo në raste emergjence. ▶ Përdoreni vetëm për kohë të shkurtër. ▶ Fikni njësinë e brendshme. ▶ Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart. ▶ Shtypni butonin e modaliteti të ftohjes manuale me një send të hollë: – Shtypni një herë: imponohet modaliteti automatik. – Shtypni dy herë: imponohet modaliteti i ftohjes. – Shtypni tri herë: njësia e brendshme fiket. ▶ Për të rikthyer funksionimin normal, përdorni telekomandën. 6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch. Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet. Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme. Paketimi Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal. Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen. Pajisja e vjetër Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen. Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë, pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen. Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike Ky simbol do të thotë që produkti duhet hedhur së bashku me mbeturina të tjera, por duhet lënë në pikat e grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim, riciklim dhe asgjësim. Simboli vlen për shtetet me legjislacion për mbetjet elektrike, si p.sh. direktiva evropiane 2012/19/KE për pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike. Këto rregulla përcaktojnë kuadrin e kushteve për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra elektronike në secilin shtet. Duke qenë se pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të rrezikshme, ato duhen ricikluar me përgjegjësi për të zvogëluar dëmin në mjedis dhe rreziqet ndaj shëndetit të njeriut. Për më tej, riciklimi i mbetjeve elektronike kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë rreth hedhjes ekologjike të mbetjeve elektrike dhe elektronike kontaktoni me autoritetet vendase, kompaninë tuaj për menaxhimin e mbetjeve apo shitësin nga ku keni blerë produktin. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni këtu: www.weee.bosch-thermotechnology.com/ Bateritë Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit. Freon R32 Pajisja përmban gaz të fluorinuar efekti serrë R32 (potenciali i efektit serrë 675

) me djegshmëri dhe toksicitet të ulët (A2L ose A2). Sasia e përmbajtur përcaktohet në pllakën e markës së njësisë së jashtme. Freoni është rrezik për mjedisin dhe duhet grumbulluar e hedhur veçmas.

1) sipas shtojcë I të rregullores (BE) Nr. 517/2014 të Parlamentit Evropian dhe të