BOSCH Climate Class 8000i - Kondicioner

Climate Class 8000i - Kondicioner BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Climate Class 8000i BOSCH në format PDF.

📄 176 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BOSCH Climate Class 8000i - page 141
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Climate Class 8000i BOSCH

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kondicioner në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Climate Class 8000i - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Climate Class 8000i e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT Climate Class 8000i BOSCH

Përmbajtja 1 Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë

1 Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë.... 141

1.1 Shpjegimi i simboleve .... 141
1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie.... 142
1.3 Shënimet në këtë manual.... 142

2 Të dhëna për produktin.... 143

2.1 Deklarata e konformitetit .... 143
2.2 Deklarata e thjeshtuar e konformitetit për radiopajisjet 143
2.3 Pajisjet e lëvruara .... 143
2.4 Përmasat dhe distancat minimale ..... 143
2.4.1 Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme.... 143
2.4.2 Linjat e freonit.... 143

3 Instalimi....144

3.1 Përpara instalimit.... 144
3.2 Kërkesat për vendin e instalimit .... 144
3.3 Montimi i pajisjes .... 144
3.3.1 Montimi i njësisë së brendshme .... 144
3.3.2 Montimi i njësisë së jashtme .... 145
3.4 Lidhja e tubacionit ..... 145
3.4.1 Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të jashtme .... 145
3.4.2 Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme .... 145
3.4.3 Kontrolli i shtrëngimit dhe mbushja e sistemit . . . . 145
3.5 Lidhja elektrike 146
3.5.1 Këshilla të përgjithshme.... 146
3.5.2 Lidhja e njësisë së brendshme.... 146
3.5.3 Lidhja e njësisë së jashtme ..... 146

4 Vënia në punë .... 147

4.1 Lista e kontrollit për vënien në punë .... 147
4.2 Prova funksionale ..... 147
4.3 Dorëzimi te përdoruesi.... 147

5 Zgjidhja e problemeve .... 148

5.1 Gabinet me tregues .... 148
5.2 Gabime pa tregues....148

6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja .... 149

7 Deklarata e privatësisë .... 149

8 Të dhënat teknike.... 150

1.1 Shpjegimi i simboleve

Këshilla sigurie

Tek këshillat paralajmëruese, fjalët sinjalizuese karakterizojnë llojin dhe ashpërsinë e pasojave, nëse nuk respektohen masat për parandalimin e rezigeve.

Fjalët e mëposhtme sinjalizuese janë të përcaktuara dhe mund të jenë përdorur në dokumentin që keni para:

BOSCH Climate Class 8000i - Këshilla sigurie - 1

RREZIK

RREZIK do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda dhe deri me rrezik për jetën.

BOSCH Climate Class 8000i - RREZIK - 1

PARALAJMËRIM

PARALAJMËRIM do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda deri në rrezik për jetën.

BOSCH Climate Class 8000i - PARALAJMËRIM - 1

KUJDES

KUJDES do të thotë që mund të shkaktohen dëme të lehta deri të mesme të rënda në persona.

KËSHILLË

KËSHILLË do të thotë që mund të shkaktohen dëme materiale.

Informacione të rëndësishme

BOSCH Climate Class 8000i - Informacione të rëndësishme - 1

Informacionet e rändësishme pa rreziqe për njerëzit ose sendet shënohen me simbolin informues Info.

Simboli Kuptimi

Paralajmërim për substancat e djegshme: freoni R32 në këtë produkt është një gaz me djegshmëri të ulët dhe toksicitet të ulët (A2L ose A2).
Mirëmbajtja duhet kryer nga një person i kualifikuar në përputhje me udhëzimet në manualin e mirëmbajtjes.
Respektoni udhëzimet e manualit të përdorimit gjatë punës.

tab. 1

1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie

⚠️ Udhëzime për grupin e synuar

Ky manual instalimi u drejtohet specialistëve të ftohjes dhe kondicionimit, si dhe inxhinierëve elektrikë.

Duhet të respektohen udhëzimet në të gjitha manualet në lidhje me impiantin. Në rast mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në persona deri në rrezikim për jetën.

  • Lexoni udhëzimet e instalimit për të gjithë komponentët e impiantit përpara instalimit.
    ▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes.
    ▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat kombëtare dhe rajonale.
    ▶ Dokumentoni punimet e kryera.

⚠️ Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur

Njësia e brendshme synohet për instalim brenda ndërtesës me lidhje drejt një njësie të jashtme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh. rregullatorë.

Njësia e jashtme synohet për instalim jashtë ndërtesës me lidhje drejt një a më shumë njësive të brendshme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh. rregullatorë.

Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e parashikuar. Përdorimi i papërshtatshëm dhe dëmet si pasojë e këtij përjashtohen nga detyrimet tona.

Për instalimin në vende të posaçme (garazhe nëntokësore, salla tenike, ballkone apo në ambiente gjysmë të hapura):

▶ Fillimisht kini parasysh kërkesat për vendin e instalimit të përcaktuara në dokumentacionin teknik.

⚠️ Rreziqet e përgjithshme nga freoni

▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon R32.
Gazi i freonit mund të shkaktojë gaze toksike kur bie në kontakt me zjarrin.
▶ Nëse ka rrjedhje të freonit gjatë instalimit, ajroseni mirë ambientin.
▶ Pas instalimit kontrolloni sistemin për rrjedhje.
▶ Mos lejoni substanca të ndryshme nga freoni (R32) që të hyjnë në qarkun e freonit.

⚠️ Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për qëllime të ngjashme

Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme:

„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën vëzhgim.“

„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet.“

⚠ Dorëzimi te përdoruesi

Gjatë dorëzimit udhëzojeni përdoruesin për përdorimin dhe kontrollin e sistemit të kondicionerit.

▶ Shpjegimi i përdorimit - gjatë këtij shpjegimi të trajtohen sidomos veprimet që kanë të bëjnë me sigurinë.
▶ Kini sidomos parasysh pikat e mëposhtme:

- Modifikimi apo riparimi lejohen të kryhen vetëm nga një kompani e specializuar e autorizuar.

- Për funksionim të sigurt dhe në mbrojtje të ambientit nevojiten së paku inspektime vjetore dhe pastrim-mirëmbajtje me porosi.

▶ Tregojini pasojat e mundshme (lëndim deri në rrezik për jetë apo dëmtim i pronës) në rast moskryerjeje apo kryerjeje me mangësi të inspektimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
▶ Dorëzonjani manualet e instalimit dhe përdorimit përdoruesit për t'i ruajtur.

1.3 Shënimet në këtë manual

Figurat mund të gjenden të përmbledhura në fund të këtij manuali. Teksti përmban referenca për tek ilustrimet.

Produktet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të shfaqur në këtë manual.

2 Të dhëna për produktin

2.1 Deklarata e konformitetit

Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.

BOSCH Climate Class 8000i - Deklarata e konformitetit - 1

Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat parashikojnë vendosjen e këtij markimi.

Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në internet: www.bosch-climate.gr.

2.2 Deklarata e thjeshtuar e konformitetit për radiopajisjet

Nëpërmjet këtij dokumenti Bosch Thermotechnik GmbH, deklaron se produkti Climate Class 6000i/8000i me radioteknologji i përshkruar në këtë manual pajtohet me direktivën 2014/53/EU.

Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së ofrohet në internet: www.bosch-climate.gr.

2.3 Pajisjet e lëvruara

Legjenda për figurën 1:

[1] Njësia e jashtme (mbushur me freon)
[2] Njësia e brendshme (mbushur me azot)
[3] Pllaka e lidhjes së montimit
[4] Pllaka e pasqyrës (vetëm për modelet me ngjyra CLC8001i... T/S/R) ^1)
[5] Kapaku i klemave me vidë
[6] Telekomanda me bateri
[7] Paketa e dokumentacionit të produktit
[8] Materiali i fiklsimit (7 vida të gjata, 1 vidë speciale për fiksimin e telekomandës dhe 8 upa)
[9] Llamarina (për lidhjen e kabllove në kapëse)
[10] Lidhja e kullimit dhe kolektori i kullimit (vetëm për modelet CLC8001i...)
[11] Lidhja e kullimit (vetëm për modelet CLC6001i...)

2.4 Përmasat dhe distancat minimale

2.4.1 Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme

Figura 2

[1] Upa (pajisjet e lëvruara)
[2] Vida e posaçme (pajisjet e lëvruara)
A Modeli CLC8001i...
B Modeli CLC6001i...

2.4.2 Linjat e freonit

Legjenda për figurën 3:

[1] Tubi nga ana e gazit
[2] Tubi nga ana e lëngut
[3] Bërryli në formë sifoni si ndarës vaji

i

Nëse njësia e jashtme vendoset më lart se e brendshmja, kaloni një hark në formë sifoni në anën e gazit pas maksimumi 6 m dhe një bërryl tjetër në formë sifoni çdo 6 m (→ figura 3, [1]).

▶ Ruani gjatësinë maksimale të tubit dhe diferencën maksimale të lartësive mes njësisë së brendshme dhe të jashtme.

Gjatësia maksimale e tubit1) [m]Diferenca maksimale e lartësive2) [m]
Të gjithë tipat ≤ 15 ≤ 10

1) Ana e gazit ose e lëngut
2) Matur nga skaji i poshtëm në skajin e poshtëm.

tab. 2 Gjatësia e tubit dhe diferenca maksimale e lartësive

Diametri i tubit
Lloji i pajisjes Ana e lëngut [mm] Ana e gazit [mm]
Të gjithë tipat 6,35 (1/4") 9,53 (3/8")

tab. 3 Diametri i tubit në varësi të tipit të pajisjes

Diametri i tubit [mm] Diametri i tubit alternativ [mm]
6,35 (1/4")6
9,53 (3/8")10

tab. 4 Diametri i tubit alternativ

Specifikimi i tubave
Gjatësia min. e tubit3 m
Freon shtesë me gjatësi tubi mbi 7,5 m (ana e lëngut)CLC6001i...: 15 g/mCLC8001i...: 0 g/m ^1)
Trashësia e tubit në diametër 6,35 mm deri 12,7 mm≥ 0,8 mm
Trashësia e termoizolimit≥ 6 mm
Materiali i termoizolimitShkumë polietileni

1) Parambushur për gjatësinë maksimale të tubave prej 15 m.

tab. 5

3 l n s t a l i m

3.1 Përpara instalimit

BOSCH Climate Class 8000i - Përpara instalimit - 1

KUJDES

Rrezik lëndimi për shkak të skajeve të mprehta!

▶ Mbani doreza mbrojtëse gjatë instalimit.

BOSCH Climate Class 8000i - Rrezik lëndimi për shkak të skajeve të mprehta! - 1

KUJDES

Rrezik djegieje!

Tubat bëhen shumë të nxehtë gjatë funksionimit.

▶ Sigurohuni që tubat të ftohen përpara se t'i prekni.
▶ Kontrolloni tërësinë e dorëzimit.
- Kontrolloni nëse vrimat ka si fërshëllimë për shkak të presionit negativ gjatë hapjes së tubave të njësisë së brendshme.

3.2 Kërkesat për vendin e instalimit

▶ Ruani distancat minimale ( figura 4).

Njësia e brendshme

▶ Mos e instaloni njësinë e brendshme në një ambient ku ka në punë burime të hapura ndezjeje (p.sh. flakë të lira, pajisje gazi në punë apo sistem ngrohjeje elektrike në punë).
Pajisja mund të instalohet në një ambient me sipërfaqe dyshemeje prej 4 m ^2 , nëse lartësia e instalimit është të paktën 2,5 m. Në lartësi më të vogla instalimi, sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë përkatësisht më e madhe.
▶ Vendi i instalimit nuk duhet të jetë më lart se 2000 m mbi nivelin e detit.
Mbajini hyrjen dhe daljen e ajrit pa pengesa, që ajri të mund të qarkullojë lirshëm. Përndryshe mund të ketë rënie të rendimentit dhe zhurmë më të lartë.
▶ Mbajini televizorët, radiot dhe pajisjet e ngjashme të paktën 1 m larg pajisjes dhe telekomandës.
▶ Për instalimin e njësisë së brendshme, zgjidhni një mur që i amortizon dridhjet.

Njësia e jashtme

▶ Mos e ekspozoni njësinë e jashtme ndaj avujve të vajit të motorit, avujve të llixhave, gazit sulfurik etj.
▶ Mos e instaloni njësinë e jashtme drejtpërdrejt në ujë as mos e ekspozoni ndaj erës detare.
▶ Njësia e jashtme duhet të jetë gjithnjë pa dëborë.
▶ Nuk duhet të ndërhyjë ajri i shkarkuar apo zhurma e funksionimit.
- Ajri duhet të qarkullojë mirë përreth njësisë, por pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj erërave të forta.
Kondensati i krijuar gjatë funksionimit duhet të lihet të rrjedhë lirshëm. Nëse është nevoja, instaloni një zorrë kullimi. Në rajonet e ftohta nuk rekomandohet të instaloni zorrë kullimi pasi mund të ngrijë
▶ Vendoseni njësinë e jashtme në një bazë të qëndrueshme.

Mund të ndodhë dëmtim i materialit për shkak të montimit të pasaktë!

Montimi i pasaktë mund të sjellë rënien e pajisjes nga muri.

▶ Montojeni pajisjen vetëm në një mur të fiksuar e të rrafshët. Muri duhet të ketë mundësinë të mbajë peshën e pajisjes.
▶ Përdorni vida e upa të përshtatshme për tipin e murit dhe peshën e pajisjes.

3.3.1 Montimi i njësisë së brendshme

▶ Hapeni kutinë dhe tërhiqni njësinë e brendshme.
▶ Vendoseni njësinë e brendshme me kallëpet e paketimit përpara.
▶ Pllaka e montimit mbrapa njësisë së brendshme.
▶ Përcaktoni vendin e instalimit duke pasur parasysh distancat minimale (→ figura 2).
▶ Fiksojeni pllakën e montimit me një vidë e upë përmes vrimës në mes të murit dhe drejtojeni horizontalisht (→ figura 4).
Fiksojeni pllakën e montimit me gjashtë vida e upa të tjera në mënyrë që të qëndrojë rrafsh me murin.
▶ Shponi murin për kalimin e tubave (pozicioni i rekomanduar në i shpimit në mur është pas njësisë së brendshme → figura 5).

i

Shenjat [1] përdoren për të pozicionuar vrimën.

▶ Nëse është nevoja ndërroni pozicionin e kullimit të kondensatit (→ figura 6).

i

Në shumicën e rasteve, rakordet e tubave në njësinë e brendshme ndodhen mbrapa njësisë së brendshme. Ne rekomandojmë shtrirjen e tubave përpara varjes së njësisë së brendshme.

▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.

▶ Nëse është nevoja, përkuleni tubacionin në drejtimin e dëshiruar dhe hapni një vrimë në anë ose poshtë pllakës së kapakut (→ figura 8).
▶ Kalojeni tubacionin përmes murit dhe montojeni njësinë e brendshme në pllakën e montimit (→ figura 9).
▶ Për CLC8001i... T/S/R ka pllaka të mëtejshme pasqyre që duhen fiksuar në pikat e duhura (→ figura 10, [2]).
– Përcaktoni pozicionin e pllakave të pasqyrës. 1)
- Hiqni shiritin ngjitës.
- Përshtatini pllakat e pasqyrës në pllakat ekzistuese të pasqyrës[1].

Nëse njësia e jashtme duhet hequr nga pllaka e montimit:

▶ Shtyjini shenjat nga poshtë njësisë së brendshme dhe tërhinqni njësinë e brendshme përpara (→ figura 11, [1]).

i

Këto shenja nuk janë të dukshme në modelet me ngjyraCLC8001i..., pasi në këtë pikë vendoset një pllakë pasqyre. Sidoqoftë, njësia e brendshme mund të hiqet nga muri duke i shtypur zonat përkatëse në këtë mënyrë.

3.3.2 Montimi i njësisë së jashtme

▶ Vendoseni kartonin në këmbë.
▶ Prisni e hiqni ngjitëset e paketimit.
▶ Hiqeni kartonin nga lart dhe hiqni paketimin.
▶ Në varësi të tipit të instalimit, përgatisni dhe montoni mbajtësen ose suportin e murit.
- Kapni ose varni njësinë e jashtme duke përdorur takot e dhëna të vibrimit për këmbët.
▶ Kur instalohet me mbajtëse apo konsolë muri, lidheni kolektorin e dhënë të kullimit [2] me bërrylin e kullimit [3] në vrimën e kullimit [1] (→ figura 12).

3.4 Lidhja e tubacionit

3.4.1 Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të jashtme

BOSCH Climate Class 8000i - Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të jashtme - 1

KUJDES

Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë

Lidhjet e pasakta të tubave mund të shkaktojnë rrjedhjen e freonit.

▶ Kur ripërdorni lidhjet me flanxhë, ribëjeni gjithnjë pjesën me flanxha.

BOSCH Climate Class 8000i - Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë - 1

Tubat e bakrit ofrohen në madhësi metrike dhe me inçë, por filetimi i dadove të flanxhave është njëlloj. Rakordet e flanxhave në njësitë e brendshme dhe të jashtme janë krijuar për përmasa në inçë.

▶ Kur përdorni tuba bakri metrikë, ndërrojini dadot e flanxhave me ato për diametrin e përshtatshëm (→ tabela 6).

BOSCH Climate Class 8000i - Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë - 2

Nëse kullimi i ujit bëhet problem, lidhni zorrë kullimi komerciale[4].

▶ Hiqni kapakun për lidhjet e tubave (→ figura 13).
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.
▶ Rimontoni kapakun për lidhjet e tubave.

▶ Përcaktoni diametrin dhe gjatësinë e tubit (→ faqja 143).
▶ Priteni tubin me prerëse tubash ( figura 7).
▶ Hiqini buzët tubave nga brenda dhe hiqni pullat.
▶ Vendosni dadon në tub.
Zgjerojeni tubin me gotë me bordurë në përmasën nga tabela 6. Dadoja duhet rrëshqasë lehtësisht në buzë por jo përtej saj.
- Lidheni tubin dhe shtrëngojeni vidën me forcë rrotullimi sipas tabelës 6.
▶ Përsëritni hapat e mësipërm për tubin e dytë.

KËSHILLË

Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes linjave të freonit

  • Izolojini linjat e freonit veçmas njëra-tjetrës.
    ▶ Vendosni e fiksoni izolimin e tubave.
Diametri i jashtëm i tubit ∅ [ m m ]Forca e rrotullimit [Nm] Diametri i vrimës me bordurë (A) [mm]Skaji me bordurë i tubit Dado e filetuar e paramontuar me bordurë
6,35 (1/4") 18-20 8,4-8,7 1/4"BOSCH Climate Class 8000i - Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes linjave të freonit - 1
9,53 (3/8") 32-39 13,2-13,5

tab. 6 Karakteristikat e lidhjeve të tubave

3.4.2 Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme

Kolektori i kondensatit i njësisë së brendshme është i pajisur me dy lidhje. Nga fabrika vijnë të montuara një zorrë kondensati dhe një tapë, këto mund të ndërrohen (→ figura 6).

▶ Vendosni zorrën e kondensatit me pjerrësi.

3.4.3 Kontrolli i shtrëngimit dhe mbushja e sistemit

Respektoni rregulloret shtetërore dhe vendore për testimin e rrjedhjes.

▶ Hiqni kapakët e tri valvulave (→ figura 14, [1], [2] dhe [3]).
▶ Lidhni hapësin Schrader [6] dhe manometrin [4] te valvula Schrader [1].
▶ Vidhosni hapësin Schrader dhe hapni valvulën Schrader [1].
▶ Mbajini valvulat [2] dhe [3] të mbyllura dhe mbusheni sistemin me azot derisa presioni 10 % të jetë mbi vlerën nominale prej 42,5 bar.
▶ Kontrolloni nëse presioni rri i pandryshuar pas 10 minutash.
▶ Futni azot derisa të arrihet presioni nominal.
▶ Kontrolloni nëse presioni nuk ndryshon edhe pas së paku 1 ore.
▶ Clironi azotin.

Mbushja e impiantit

KËSHILLË

Avari për shkak freoni të gabuar

Njësia e jashtme është e mbushur me freon R32 nga fabrika.

▶ Nëse duhet shtuar freon, mbusheni vetëm me të njëjtin freon. Mos përzieni tipa të ndryshëm freoni.
Zbrazeni dhe thajeni sistemin me një pompë me vakuum (→ figura 14, [5]) për së paku 30 minuta derisa të arrihet afro -1 bar (ose afro 500 Micron).
▶ Hapni valvulën e sipërme [3] (ana e lëngut).
▶ Kontrolloni me manometër [4] nëse rrjedhja është e lirshme.
▶ Hapni valvulën e poshtme [2] (ana e gazit). Freoni shpërndahen nëpër sistem.
▶ Së fundi kontrolloni kushtet e presionit.
▶ Zhvidhosni hapësin Schrader [6] dhe mbyllni valvulën Schrader [1].
▶ Hiqni pompën e vakuumit, manometrin dhe hapësin Schrader.
▶ Rivendosni kapakët në valvula.
▶ Rivendosni kapakun për lidhjet e tubave në njësinë e jashtme.

3.5 Lidhja elektrike

3.5.1 Këshilla të përgjithshme

BOSCH Climate Class 8000i - Këshilla të përgjithshme - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik për jetën nga rryma elektrike!

Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje elektrike.

Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa dashje.

▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist i miratuar.
▶ Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare.
▶ Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
▶ Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
▶ Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶ Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶ Mos ngatërroni fazën me nulin. Përndryshe mund të shkaktoni avari.
▶ Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin maksimal të energjisë së pajisjes.

3.5.2 Lidhja e njësisë së brendshme

Njësia e brendshme lidhet me njësinë e jashtme përmes një kabilloje komunikimi 4-telëshe të tipit H07RN-F. Prerja tërthore e përçuesit të kabllos së komunikimit duhet të jetë minimumi 1,5 mm ^2 .

KËSHILLË

Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së brendshme

Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.

▶ Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.

Për lidhjen e kabllos së komunikimit:

▶ Hapni kapakun e sipërm dhe të parmë.
– Lironi fiksuesit e kapakut të sipërm.
- Mbani kapakun e sipërm përkundër trupit dhe ngrijeni.
– Hiqni kapakun e parmë nga grepat dhe tërhiqeni shinën përpara. (→ figura 15).
▶ Përgatitni fundin e kabllos së lidhjes [3] për njësinë e brendshme (→ figura 16 deri 17).
▶ Hiqni vidën [4] dhe hiqni kapakun [5] e klemave të lidhjes.
▶ Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos nga mbrapa njësisë së brendshme dhe kaloni kabllon.
▶ Lidheni kabllon me klemat N, 1, 2.
▶ Lidhni përçuesin mbrojtës [2] te.
▶ Vini re caktimin e telave në klema.
▶ Rilidhni kapakun e klemave të lidhjes.
▶ Rilidhni kapakun e parmë dhe të sipërm.
▶ Kaloni kabllot te njësia e jashtme.

3.5.3 Lidhja e njësisë së jashtme

Një kabllo elekrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (4 tela) lidhen me njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën elektrike përmes një sigurese (→ tabela 7).

Njësia e jashtmeMbrojtja e rrjetitPrerja tërthore e përçuesit
Kabilloja elektrikeKabilloja e komunikimit
Të gjithë tipat 16 A ≥ 1,5 mm2≥ 1,5 m ^2

tab. 7

▶ Përgatitni fundin e kabllos së korrentit (→ figura 18).

▶ Përgatitni fundin e kabllos së komunikimit (→ figura 19).

▶ Hiqni kapakët [3+6] të lidhjeve elektrike (→ figura 20).

BOSCH Climate Class 8000i - Lidhja e njësisë së jashtme - 1

Modeli CLC6001i... ka vetëm kapakun e jashtëm [3].

▶ Sigurojeni kabllon e korrentit [2] dhe kabllon e komunikimit [1] me kapësen [4]. Nëse është nevoja, vendoseni pjesën e dhënë [5] ndërmjet tyre.

▶ Lidhni kabllon e korrentit me klemat N, 1 dhe
▶ Lidhni kabllot e komunikimit në klemat N, 1, 2 dhe (caktimi i telave në klema sipas njësisë së brendshme).

▶ Rivendosni kapakët.

4 Vënia në punë

4.1 Lista e kontrollit për vënien në punë

1 Njësia e jashtme dhe e brendshme janë montuar në rregull.
2 T u b a t j a n ë• lidhur në rregull,• termoizoluar në rregull,• k o n t r o l l u a r p ë rshtrëngimin.
3 Őshtë vendosur dhe provuar kullimi i duhur i kondensatit.
4 Lidhja elektrike është kryer në rregull.• Ushqimi elektrik është në diapazonin normal• Përçuesi mbrojtës është lidhur në rregull• Kabilloja e lidhjes është fiksuar në rripin e klemave
5 Të gjithë kapakët janë të vendosur dhe në vendin e vet.
6 Fleta e ajrit e njësisë së brendshme është montuar saktë dhe është aktivizuar aktuatori.

tab. 8

4.2 Prova funksionale

Pas instalimin me provën e rrjedhjes dhe lidhjen elektrike, sistemi mund të testohet:

▶ Vendosni ushqimin elektrik.
▶ Ndizni njësinë e brendshme me telekomandë.
Mbajeni shtypur tastin ON/OFF [1] për 5 sekonda për të rregulluar modalitetin e ftohjes (→ figura 21) Bie një tingull dhe pulson drita e punës.
▶ Provoni modalitetin e ftohjes për 5 minuta.
▶ Siguroni lirinë e lëvizjes së fletës së ajrit [2].
Zgjidhni modalitetin e ftohjes në telekomandë.
▶ Provoni modalitetin e ngrohjes për 5 minuta.
▶ Shtypni tastin ON/OFF sërish për të ndaluar funksionimin.

4.3 Dorëzimi te përdoruesi

▶ Kur konfigurohet sistemi, kalojani udhëzimet e instalimit klientit.
▶ Shpjegojini klientit si ta vëre në punë sistemin duke përdorur manualin e përdorimit.
▶ Rekomandojini klientit ta lexojë me kujdes manualin e përdorimit.

5 Zgjidhja e problemeve

5.1 Gabinet me tregues

BOSCH Climate Class 8000i - Gabinet me tregues - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik për jetën nga rryma elektrike!

Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje elektrike.

Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa dashje.

Një gabim në pajisje mund të sinjalizohet edhe me pulsim sekuencial të dritave të mëposhtme:

• Dritae epunës ⏻ (egjelbër)
• Drita e kronometrit (portokalli)
• Drita WLAN (e.gjelbër)

Numri i simboleve pulsuese tregon shifrën e kodit të gabimit.

Për shembull, në rastin e gabimit 23 - 4 drita e punës ⏻ (e gjelbër) pulson 2 herë, pastaj drita e kronometrit (portokalli) pulson 3 herë dhe drita WLAN (egjelbër) pulson 4 herë. Përndryshe, kodi i gabimit mund të gjendet në manualin e përdorimit të telekomandës →.

Nëse ndodh një gabim për më shumë se 10 minuta:

▶ Ndërprisni korrentin për pak dhe ndizeni sërish njësinë e brendshme.

Kur një defekt nuk mund të mënjanohet:

▶ Telefonojini shërbimit të klientit dhe jepni kodin e gabimit dhe të dhënat e pajisjes.

Kodi i gabimit Shkaku i mundshëm
00 – 0 Puna normale
01 – ... Lidhje e shkurtër e termistorit me njësinë e jashtme
02 – ... Gabim për shkak temperature të tepruar në kompresor ose shkëmbyesin e nxehtësisë
03 – 0 Njësia e jashtme fiket përkohësiht për mbrojtje.
05 – ... Hapeni qarkun tek termistori në njësinë e jashtme
06 – ...Mbingarkesë për shkak freoni të pamjaftueshëm ose bllokim në hyrjen ose daljen e ajrit.
07 – ...Avari në modulin IPM ose mbrohje nga mbirryma në qarkun kryesor të njësisë së jashtme.
09 – ...Avari në termistor ose valvulën 4-drejtimëshe, ose freon i pamjaftueshëm.
10 – ... Gabim parametri në EEPROM e njësisë së jashtme
11 – ... Avari në fryrësen e njësisë së jashtme
13 – ... Avari në kompresor gjatë ndezjes ose funksionimit
14 – ... Avari në modulimin e amplitudës së pulsit
17 – ... Lidhje e pasaktë elektrike e pajisjeve me qarkun kryesor
18 – ... Lidhje e pasaktë elektrike e pajisjeve me qark të shkurtër
19 – ... Avari në ajruesin e njësisë së brendshme
20 – ... Gabim parametri në EEPROM e njësisë së brendshme
24 – ... Avari në komunikim e njësisë së brendshme me WLAN
26 – ... Avari në termistorin e njësisë së brendshme

tab. 9

5.2 Gabime pa tregues

Problemi Shkaku i mundshëm Ndihma
Rendimenti i njësisë së brendshme është shumë i dobët.Shkëmbyesi i nxehtësisë i njësisë së jashtme ose të brendshme është i ndotur.► Pastrojeni shkëmbyesin e nxehtësisë së njësisë së jashtme ose të brendshme.
Ka pak freon► Kontrolloni shtrëngimin e tubave, nëse është nevoja riizolojini.► Mbusheni me freon.
Njësia e jashtme ose e brendshme nuk punon.Nuk ka korrent► Kontrolloni lidhjen me korrentin.► Ndizni njësinë e brendshme.
Është aktivizuar automati Fl.► Kontrolloni lidhjen me korrentin.► Kontrolloni automatin Fl.
Njësia e jashtme ose e brendshme ndizet e fiket gjithë kohës.Ka pak freon në sistem.► Kontrolloni shtrëngimin e tubave, nëse është nevoja riizolojini.► Mbusheni me freon.
Ka shumë freon në sistem.Hiqni freonin me një pajisje rikuperimi të freonit.
Ka lagështi ose papastërti në qarkun e freonit.► Zbrazni qarkun e freonit.► Mbusheni me freon të ri.
Luhatje të larta të tensionit.► Vendosni rregullator tensioni.
Ka defekt të kompresorit.► Ndërroni kompresorin.

tab. 10

6 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja

Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch. Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet.

Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme.

Paketimi

Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal. Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.

Pajisja e vjetër

Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen. Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë, pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen.

Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike

BOSCH Climate Class 8000i - Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike - 1

Ky simbol do të thotë që produkti duhet hedhur së bashku me mbeturina të tjera, por duhet lënë në pikat e grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim, riciklim dhe asgjësim.

Simboli vlen për shtetet me legjislacion për mbetjet elektrike, si p.sh. direktiva evropiane 2012/19/KE për pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike. Këto rregulla përcaktojnë kuadrin e kushteve për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra elektronike në secilin shtet.

Duke qenë se pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të rrezikshme, ato duhen ricikluar me përgjegjësi për të zvogëluar dëmin në mjedis dhe rreziqet ndaj shëndetit të njeriut. Për më tej, riciklimi i mbetjeve elektronike kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore.

Për më shumë rreth hedhjes ekologjike të mbetjeve elektrike dhe elektronike kontaktoni me autoritetet vendase, kompaninë tuaj për menaxhimin e mbetjeve apo shitësin nga ku keni blerë produktin.

Informacion të mëtejshëm mund të gjeni këtu: www.weee.bosch-thermotechnology.com/

Bateritë

Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.

Freon R32

BOSCH Climate Class 8000i - Freon R32 - 1

Pajisja përmban gaz të fluorinuar efekti serrë R32 (potenciali i efektit serrë 675 ^1 ) me djegshmëri dhe toksicitet të ulët (A2L ose A2).

Sasia e përmbajtur përcaktohet në pllakën e markës së njësisë së jashtme.

Freoni rrezik për mjedisin dhe duhet grumbulluar e hedhur veçmas.

7 Deklarata e privatësisë

Për të mundësuar monitorimin në distancë dhe telekomandimin e një sistemi ngrohjeje/ventilimi Bosch me këtë produkt, nevojitet lidhje me internetin. Pas lidhjes me internetin, ky produkt vendos automatikisht lidhjen me një server Bosch. Të dhënat e lidhjes në fjalë, sidomos adresa IP, transmetohen automatikisht dhe në vijim procesohen nga Bosch Thermotechnik. Procesimi mund të ndërpritet duket i rikthyer cilësimet e këtij produkti në vlerat e fabrikës. Informacion të mëtejshëm në lidhje me procesimin e të dhënave mund të gjeni në deklaratat vijuese të mbrojtjes së të dhënave dhe në internet.

8 Të dhënat teknike

CLC6001i-Set 25 HECLC6001i-Set 35 HECLC8001i-Set 25 HECLC8001i-Set 35 HE
Ftohja
Rryma nominale kW2,53,52,53,5
kBTU/h912912
Konsumi i fuqisë në rrymë nominale W 550 870 480 780
Fuqia (min. - maks.) kW 0,9-3,0 0,9-4,2 0,9-3,0 0,9-4,2
Ngarkesa e ftohjes (Pdesignc) kW 2,5 3,5 2,5 3,5
Efikasiteti energjetik (SEER) - 7,7 7,6 8,58,5
Klasa e efikasitetit të energjisë-A++A++A+++A+++
Ngrohja
Rryma nominalekW3,24,03,24,2
kBTU/h10,913,610,914,3
Konsumi i fuqisë në rrymë nominale W 7501000610 910
Fuqia (min. - maks.) kW 0,9-4,5 0,9-5,5 0,9-5,0 0,9-6,5
Ngarkesa e ngrohjes (Pdesignh)kW 2,83,0 2,8 3,2
Efikasiteti energjetik (SCOP)-4,64,65,15,1
Klasa e efikasitetit të energjisë-A++A++A+++A+++
Përgjithësisht
Ushqimi elektrikV/Hz220-240/50220-240/50220-240/50220-240/50
Konsumi maks. i fuqisëW1430184015002000
Freoni-R32R32 R32R32
Sasia e mbushjes me freong91091011001100
Presioni nominalMPa4,254,254,254,25
Njësia e brendshme
Fluksi i volumit (i lartë/i ulët) m^3/h 687/636696/678786/852852/852
Niveli i presionit të zërit (i lartë/i ulët/i qetë)dB(A)39/33/2340/34/2346/37/2346/37/23
Niveli i zhurmësdB(A)54555759
Përmasat (gjerësi × thellësi × lartësi)mm879 × 229 × 289879 × 229 × 289879 × 229 × 289879 × 229 × 289
Pesha netokg991010
Njësia e jashtme
Qarkullimi volumetrik m^3/h 1728187219501950
Niveli i presionit të zhurmësdB(A)48494748
Niveli i zhurmësdB(A)62635961
Temperatura e lejueshme e ambientit (ftohje/ngrohje)°C-10...48/-15...24-10...48/-15...24-10...48/-15...24-10...48/-15...24
Përmasat (gjerësi × thellësi × lartësi)mm780 × 269 × 540780 × 269 × 540800 × 300 × 630800 × 300 × 630
Pesha netokg30303939

tab. 11

Sadržaj 1 Tumačenje simbola i sigurnosna uputstva

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : Climate Class 8000i

Kategori : Kondicioner