SAMSUNG RS50N3513WW - Frigorifer

RS50N3513WW - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RS50N3513WW SAMSUNG në format PDF.

📄 209 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice SAMSUNG RS50N3513WW - page 130
SKIP

Pyetjet më të shpeshta - RS50N3513WW SAMSUNG

Pyetjet e përdoruesve rreth RS50N3513WW SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

L'email reste privé : il sert seulement à vous prévenir si quelqu'un répond à votre question.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RS50N3513WW - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RS50N3513WW e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RS50N3513WW SAMSUNG

Manuali i shërbimit nga përdoruesi

  1. Mund të kontrolloni se ku mund të blini pjesë ndërrimi në http://samsung.com/support
  2. Vizitoni sajtin e blerjes së pjesëve dhe futni kodin e modelit të produktit për të kontrolluar pjesët në dispozicion për blerje. Kodi i modelit është në etiketën në anën e jashtme të produktit.
  3. Mund të kontrolloni kodin dhe versionin e modelit në etiketën e kodit me shirita në pjesën e poshtme të majtë të produktit.
  4. Për pjesët e ndërrimit, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustrimit në këtë manual.
  5. Pjesët që mund t'u bëhet shërbim nga përdoruesi janë të kufizuara te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.

SHËNIM

Pas riparimit nga një ofrues shërbimi i paautorizuar, riparimit vetjak ose riparimit joprofesional të produktit, Samsung nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit, dëmtimin ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin e cila nuk respekton me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç një ofruesi të shërbimit të certifikuar nga Samsung, nuk do të mbulohet nga garancia.

! KUJDES

  • Emri i pjesës i renditur në sajt mund të ndryshojë nga ai në këtë manual. Sigurohuni që të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Ndërrimi i menteshave kërkon një kujdes shumë të madh sepse përfshin heqjen e derës.
  • Sigurohuni që të mbani doreza sigurie ndërsa bëni riparime.

Pamja e vërtetë dhe pjesët e ofruara të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe shtetit.

SAMSUNG RS50N3513WW - ! KUJDES - 1

03 Mentesha e sipërme

05 Mentesha e poshtme

02 Sirtari

04 Guarnicioni

Ndërrimi i dorezës

Emri i modelit është i ngjashëm me këta më poshtë: RS54**3****, RS52**3****, RS50**3****, Ajo që zëvendëson yllthet mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Yllthi (yllthet) në kodin e modelit tregojnë një variant të modelit dhe mund të zëvendësojë (zëvendësojnë) (0-9) ose (A-Z) në kodin e modelit.

SAMSUNG RS50N3513WW - Ndërrimi i dorezës - 1

KUJDES

  • Kur ndërroni dorezën e derës, kujdesuni që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës.
  • Shtypini fort dorezat te mbështetëset. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
  • Shtrëngojini fort vidat kur të vendosni dorezën.
  • Kontrolloni që doreza të shtrëngohet fort përpara se të përdorni produktin.

Veglat që kërkohen (nuk ofrohen)

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 1

Kaçavidë kryq Kaçavidë me kokë të sheshtë

Për të hequr dorezat

SAMSUNG RS50N3513WW - Për të hequr dorezat - 1

SHËNIM

Kjo procedurë zbatohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu dhe për atë të ngrirësit.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 1

  1. Grupet e dorezave janë të vendosura në pjesën e përparme të derës së frigoriferit.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 2

  1. Vendosni kaçavidën e vogël me kokë të sheshtë në vrimën në pjesën e poshtme të dorezës së mbështetëses së kapakut dhe nxirrni grupin e dorezës nga pjesa e përparme me rrotullimin e kaçavidës në njërën anë.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 3

Rrotulloni grupin e dorezës në njërën anë për të çmontuar pozicionin e poshtëm

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 4

  1. Zhvidosni 4 vida për të çmontuar dorezën e mbështetëses së kapakut dhe dorezën e mbështetëses.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 5

  1. Nxirrni dorezën e mbështetëses duke përdorur çelësin gjashtëkëndor siç tregohet ose kaçavidën me kokë të sheshtë që shtyn pjesën e pasme.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 6

KUJDES

Sigurohuni që ta shtrëngoni fort guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje të ajrit të ftohtë të frigoriferit.

Për të hequr guarnicionin

SAMSUNG RS50N3513WW - Për të hequr guarnicionin - 1

text_image Tërhiqni këndine guarnicionit
  1. Tërhiqni 4 këndet e guarnicionit.

  2. Tërhiqni pjesën qendrore të guarnicionit.

Për të ndërruar guarnicionin

SAMSUNG RS50N3513WW - Për të ndërruar guarnicionin - 1

text_image Tërhiqni këndin e guarnicionit
  1. Shtyni 4 këndet e guarnicionit.

  2. Shtyni pjesën qendrore të guarnicionit.

SAMSUNG RS50N3513WW - Për të ndërruar guarnicionin - 2

  1. Shtyni 4 këndet e guarnicionit.

  2. Shtyni pjesën qendrore të guarnicionit.

Ndërrimi i sirtarit

! KUJDES

Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.

Për të hequr sirtarin

SAMSUNG RS50N3513WW - Për të hequr sirtarin - 1

  1. Tërhiqeni sirtarin deri në fund.

  2. Pärkulni sirtarin lart dhe tërhiqeni derisa të hiqet.

Për të rivendosur sirtarët

Rivendosja e sirtarëve ndjek radhën e kundërt të hapave përkatës të heqjes.

Ndërrimi i menteshës

Për të ndërruar menteshat, fillimisht duhet të hiqni dyert.

! KUJDES

•Bëni shumë kujdes kur higni dyert sepse janë të rënda.

- Përpara se të ndërroni menteshat, vendosni një shtresë të butë në dysheme, si p.sh. karton, për të parandaluar gërvishtjen e dyerve kur t'i vendosni poshtë.

- Meqenëse menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të ndërrohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë që të telefononi për një shërbim teknik profesional.

- Nëse i hiqni menteshat pa e mbajtur derën, dera mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime.

- Sigurohuni që boshti të shtrëngohet fort mbi menteshë.

- Kontrolloni gë mentesha të shtrëngohet fort me frigoriferin.

- Sigurohuni që lidhësit e kabllove të jenë lidhur siç duhet.

- Kini kujdes që të mos dëmtoni kabllot kur të mbërtheni kapakun e sipërm.

! PARALAJMËRIM

- Pärkulja/shtrirja e frigoriferit kërkon të paktën 2 persona.

- Hiqni kordonin elektrik përpara kthimit të dyerve në të kundërtën.

Veglat që kërkohen (nuk ofrohen)

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 1

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 2

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 3

Kaçavidë kryq Kaçavidë me kokë të sheshtë Çelës 11 mm

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 4

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 5

SAMSUNG RS50N3513WW - Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) - 6

Çelës tub 10 mm Çelës tub 8 mm Çelës 10 mm

Kthimi i dyerve në të kundërtën

SHËNIM

Për modelet me doreza, fillimisht ktheni në të kundërtën dorezat. (Për informacione të hollësishme, shihni seksionin "Kthimi në të kundërtën i pozicionit të dorezës së derës (për modelet me doreza shirit)".

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 1

  1. Shkëputni kordonin elektrik dhe hiqni një vidë të kapakut duke përdorur një kaçavidë kryq. Pastaj hapni derën e ngrirësit dhe tërhiqni kanxhat në anët për të liruar kapakun. Ngrini kapakun drejt vetes për ta hequr.

  2. Shkëputni dy foletë e sipërme.

  3. Hiqni tre bulonat që mbajnë menteshën.

  4. Çmontoni menteshën sipërme nga

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 2

Tërhiqni drejtuesin dhe tubin
SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 3

Tërhiqni drejtuesin dhe tubin

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 4

Duhet të kryhet nga më shumë se 2 persona.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 5
KUJDES

Përpara se të kryeni veprimin e mësipërm, sigurohuni që të hiqni kordonin elektrik.

  1. Shkëputnitubin. (Vetëm mentesha e poshtme majtas)
  2. Shkarkoni ujin në tub. (Vetëm mentesha e poshtme majtas)
  3. Hiqnibulonin(3ea). (Duke përdorur çelësin ose çelësin tub 10 mm)
  4. Hiqni menteshën e poshtme djathtas/majtas.
  5. Montoni menteshën e poshtme në pjesën fundore. (Duke përdorur çelësin ose çelësin tub 10 mm)
  6. Lidhni tubin (Vetëm mentesha e poshtme majtas)
  7. Mblidhni ujin në tub. (Vetëm mentesha e poshtme majtas)

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 6
KUJDES

Përpara se të kryeni veprimin e mësipërm, sigurohuni që të hiqni kordonin elektrik.

  1. Montoni menteshën e poshtme djathtas/majtas.
  2. Vendoseni setin në këmbë.

SAMSUNG RS50N3513WW - SHËNIM - 7
KUJDES

Duhet të kryhet nga më shumë se 2 persona.

Asistenti i manualit
Powered by Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RS50N3513WW

Kategori : Frigorifer