W09TI - Kondicioner LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas W09TI LG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth W09TI LG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kondicioner në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj W09TI - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. W09TI e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT W09TI LG
Lexoni këtë manual përdoruesi plotësisht para se të përdorni pajisjen dhe mbajeni në vend të volitshëm për t'iu referuar gjithmonë.
LLOJI: FIKSUAR NË MUR
Përkthimi i udhëzimeve originale
TABELA E PËRMBAJTJES
Ky manual mund të përmbajë figura ose materiale të ndryshme nga modeli që keni blerë.
Ky manual është subjekt i rishikimeve nga prodhuesi.
UDHËZIME SIGURIE....3
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE....4
PËRDORIMI 11
Shënime për përdorimin....11
Njësia e brendshme 11
Njësia e jashtme....11
Ndërrimi i baterive....12
Vendosja e Kohës aktuale....13
Funksioni i emergjencës ....13
Përdorimi i telekomandës me valë....14
EKRANI I NJËSISË SË BRENDSHME....15
Ekrani....15
UDHËZIMET E PËRDORIMIT....16
Modaliteti i ftohjes 16
Modaliteti automatik (modaliteti i ndërrimit automatik / funksionimit automatik) ......16
Modaliteti Tharje....17
Shpejtësia e ventilatorit 18
Drita e fikur....19
Modaliteti Jet....19
Kontrolli i lëkundjes 20
Kursimi i energjisë....21
Sensori i dyfishtë....21
Temp. e dhomës....22
Ndrysho Celsius në Fahrenheit °C\~ °F 22
Ndezja/Fikja e Kohëmatësit 22
Përdorimi i funksionit Gjumë 24
Përdorimi i funksioneve të veçanta....24
MBROJTJA....25
FUNKSIONI I NDEZJES AUTOMATIKE....25
Funksioni i ndezjes automatike....25
MIRËMBAJTJA....26
Filtrat e ajrit 26
Pastrimi i shkëmbyesit të nxehtësisë ....26
Mirëmbajtja në fund të sezonit ....26
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 27
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit. Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES' siç tregohet më poshtë.

Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë simbol me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet.

PARALAJMËRIM
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje.

KUJDES
Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.
Simbolet vijuese shfaqen në njësitë e brendshme dhe të jashtme.

Simboli tregon se kjo pajisje përdor një ftohës të djegshëm. Nëse ftohësi ka rrjedhje dhe ekspozohet ndaj një burimi të jashtëm ndezjeje, ka rrezik zjarri.

Ky simbol tregon se Manuali i Përdorimit duhet të lexohet me kujdes.

Ky simbol tregon se një personel servisi duhet të trajtojë këtë pajisje duke iu referuar Manualit të Instalimit.

Ky simbol tregon se informacioni është i disponueshëm siç është Manuali i Përdorimit ose i Instalimit.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE

PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Fëmijët në shtëpi
Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Instalimi
- Mos e instalo kondicionerin në një sipërfaqe të paqëndrueshme ose në një vend ku rrezikon rrëzimin.
- Kontakto një qendër të autorizuar servisi kur instalon ose zhvendos kondicionerin.
- Instalo panelin dhe kapakun e kutisë së kontrollit në mënyrë të sigurt.
- Mos e instalo kondicionerin në një vend ku ruhen lëngjet e djegshme ose gazrat si benzina, propani, hollues boje, etj.
- Kontrollo që tubi dhe kablloja e korrentit që lidh njësitë e brendshme e të jashtme nuk janë tërhequr fort kur instalon kondicionerin.
-
Përdor siguresë dhe çelës standard elektrik, që përputhet me parametrin e kondicionerit.
-
Mos fut ajër ose gaz në sistem, përveç se me ftohësin specifik.
- Përdor gaz të padjegshëm (nitrogjen) për të kontrolluar rrjedhje dhe për të zbrazur ajrin; përdorimi i ajrit të kompresuar ose gazit të djegshëm mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
- Lidhjet e instalimeve të jashtme/brendshme elektrike duhet të sigurohen mirë dhe kablloja duhet të drejtohet mirë që të mos ketë forcë që ta tërheq atë nga terminalet lidhëse. Lidhjet e gabuara ose të papërshtatshme mund të shkaktojnë nxehtësi ose zjarr.
- Para përdorimit të kondicionerit instalo prizën e përkushtuar elektrike dhe siguresën.
- Mos e lidh telin e tokëzimit me tub gazi, rrufe pritës apo tel telefoni.
- Mos bllokoni pjesët e hapura për ajrimin e nevojshëm.
- Mjetet për shkëputje duhet të inkorporohen në instalimet elektrike fikse në përputhje me rregullat e instalimit.
- Mos e instaloni njësinë në ambiente me mundësi shpërthimi.
Përdorimi
- Kontrollo që të përdorësh vetëm ato pjesë në listën e pjesëve të servisit. Kurrë mos provo të modifikosh pajisjen.
- Kontrollo që fëmijët të mos ngjiten në njësinë e jashtme ose ta godasin atë.
- Hidhi bateritë në një vend ku nuk ka rrezik zjarri.
- Përdor vetëm ftohësin e specifikuar në etiketën e kondicionerit.
- Ndërprit korrentin, nëse ka zhurmë, erë ose tym që del nga kondicioneri.
-
Mos lër substanca të djegshme si benzinë, benzol apo hollues afër kondicionerit.
-
Kontakto një qendër të autorizuar kur kondicioneri përmbytet nga ujërat.
- Mos e përdor kondicionerin për një periudhë të gjatë kohore në një vend të vogël pa ajrim të përshtatshëm.
- Në rast të një rrjedhje gazi (siç është freoni, gazi propan, presion i ulët, gaz etj.) ajros mjaftueshëm para se ta përdorësh sërish kondicionerin.
- Kontrollo të ajrosësh mjaftueshëm kur kondicioneri dhe pajisjet për ngrohje si ngrohësi përdoren njëkohësisht.
- Mos bbloko rrugët hyrëse e dalëse të ajrit.
- Mos i vendos duart apo sende të tjera te rrugët hyrëse ose dalëse kur kondicioneri është në punë.
- Kontrollo që kablloja e korrentit nuk është i pistë, i lëshuar dhe as i prishur.
- Kurrë mos e prek, përdor apo riparo kondicionerin me duar të lagura.
- Mos vendos sende mbi kabllo.
- Mos vendos ngrohës apo pajisje të tjera për ngrohje afër kabllos së korrentit.
- Mos modifiko apo zgjat kabllon e korrentit. Gërvishtjet apo zhveshjet në kabllon e korrentit mund të shkaktojnë zjarr ose tronditje elektrike dhe duhet të ndërrohet
- Ndërprit menjëherë energjinë në rast të një prerje të energjisë ose stuhie.
- Kujdesu për të kontrolluar që kabilloja e korrentit nuk mund të tërhiqet ose dëmtohet gjatë përdorimit.
- Mos e prek tubin e ftohësit ose çdo pjesë të brendshme kur njësia është në përdorim ose menjëherë pas përdorimit.
Mirëmbajtja
- Mos e prek pajisjen duke spärkatur ujë drejtpërdrejt mbi produkt.
- Para se të pastrosh apo kryesh mirëmbajtjen, shkëpute nga korrenti dhe prit derisa të ndalojë ventilatori.
Siguria teknike
- Instalimi ose riparimet e kryera nga persona të paautorizuar mund të paraqesë rrezik për ty dhe të tjerët.
- Çdo person që është i përfshirë në punët me qarkun e ftohësit ose me ndërhyrjet në të duhet të ketë një certifikatë aktuale të vlefshme nga një autoritet vlerësimi i akredituar në industri, i cili autorizon kompetencën e tij për trajtimin e ftohësve në mënyrë të sigurt në përputhje me specifikimet e njohura të vlerësimit në industri.
- Servisi do të kryhet vetëm sipas rekomandimeve të prodhuesit të pajisjes. Mirëmbajtja dhe riparimi që kërkojnë asistencën e kuadrove të tjera të kualifikuara do të kryhen nën mbikëqyrjen e personit kompetent në përdorimin e ftohësve të djegshëm.
- Informacioni në manual ka për qëllim të përdoret nga një teknik i kualifikuar servisi, i cili ka njohuri për procedurat e sigurisë dhe është i pajisur me mjetet e duhura dhe veglat e testimit.
- Neglizhenca për të lexuar dhe ndjekur të gjitha udhëzimet në këtë manual mund të çojë në dalje jashtë funksioni të pajisjes, dëmtim të pronës, lëndim fizik dhe/ose vdekje.
- Kjo pajisje do të instalohet në përputhje me rregullat kombëtare të instalimeve elektrike.
- Kur ndërrohet kordoni i korrentit, ndërrimi duhet kryer nga personel i autorizuar duke përdorur vetëm pjesë originale ndërrimi.
- Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet për minimizuar rrezikun e tronditjes elektrike.
- Mos prit apo hiq kunjin e tokëzimit nga spina.
-
Takimi i terminalit përshtatës të tokëzimit në vidhën e mbulimit të prizës nuk e tokëzon pajisjen, veç nëse vidha e mbulimit është metal, e paizoluar dhe priza është e tokëzuar përmes instalimeve elektrike të shtëpisë.
-
Nëse ke dyshim nëse kondicioneri është tokëzuar siç duhet, njofto një elektricist të kualifikuar të kontrollojë prizën dhe qarkun.
- Ftohësi dhe gazi i izolimit që përdoret në pajisje kërkon procedura të veçanta hedhjeje. Këshillohu te një agjent servisi ose një person i kualifikuar para hedhjes së tyre.
- Nëse kablli i korrentit është dëmtuar, duhet të ndërrohet nga prodhuesi ose agjentët e tij të shërbimit apo nga persona të kualifikuar të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
- Pajisja do të ruhet në një zonë të ajrosur mirë ku madhësia e dhomës përputhet me zonën e specifikuar për përdorim.
- Pajisja duhet të ruhet në një dhomë pa flakë të hapura që janë vazhdimisht në përdorim (për shembull një pajisje gazi në përdorim) dhe pa burime ndezëse (për shembull ngrohësi elektrik në përdorim).
- Pajisja duhet të ruhet për të parandaluar dëmtimet mekanike.

KUJDES
Për të pakësuar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit, defekteve ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë të mëposhtmet:
Instalimi
- Mos e instalo kondicionerin në një zonë ku është i ekspozuar drejtpërdrejt me erën e detit (me spërkatje kripe).
-
Instalo zorrën e kullimit si duhet për një drenim të përshtatshëm të kondensimit të ujit.
-
Ki kujdes kur shpaketon ose instalon kondicionerin.
- Mos e prek ftohësin rrjedhës gjatë instalimit ose riparimit.
- Transportoje kondicionerin me dy ose më shumë veta ose përdor pirun.
- Instaloje njësinë e jashtme në atë mënyrë që të mbrohet nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Mos e vendos njësinë e brendshme në një vend ku është i ekspozuar drejtpërdrejt me rrezet e diellit përmes dritareve.
- Asgjësoni në mënyrë të sigurt materialet e paketimit si vida, gozhda, qese plastike ose bateri duke përdorur paketimin e duhur pas instalimit ose riparimit.
- Instaloje kondicionerin në një vend ku zhurma nga njësia e jashtme ose tymrat e përdorimit nuk shqetësojnë fqinjët. Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në konflikte me fqinjët.
Përdorimi
- Hiq bateritë nëse telekomanda nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohe.
- Kontrollo që filtri është i instaluar para përdorimit të kondicionerit.
- Mos harro të kontrollosh nëse ka rrjedhje të ftohësit pas instalimit ose riparimit të kondicionerit.
- Mos vendos asnjë send mbi kondicioner.
- Kurrë mos përziej lloje të ndryshme baterish, ose bateri të vjetra e të reja për telekomandën.
- Mos e lër kondicionerin shumë gjatë në punë kur lagështia është e lartë ose kur është lënë hapur dera ose dritarja.
-
Mos e përdor telekomandën nëse ka rrjedhje lëngu në bateri. Nëse rrobat ose lëkura ekspozohet ndaj lëngut rrjedhës të baterisë, laji me ujë të pastër.
-
Mos ekspozo njerëzit, kafshët apo bimët ndaj të ftohtit ose erës së nxehtë që del nga kondicioneri për periudha të gjata kohe.
- Nëse ke gëlltitur lëngun rrjedhës të baterisë, laje të gjithë gojën brenda dhe konsultohu te një doktor.
- Mos e pi ujin që kullon nga kondicioneri.
- Mos e përdor produktin për qëllime të veçanta, siç është ruajtja e ushqimeve, veprat e artit etj. Eështë kondicioner për qëllime konsumatore, jo një sistem ftohjeje me përpikëri. Ka rrezik dëmtimi ose humbje të pronës.
- Mos i rikariko apo çmonto bateritë.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Mirëmbajtja
- Kurrë mos i prek pjesët metalike të kondicionerit kur heq filtrin.
- Përdor një stol ose shkallë të forta kur pastron, mirëmban apo riparon kondicionerin në një lartësi të caktuar.
- Kurrë mos përdor agjentë të fortë pastrimi apo tretës kur pastron kondicionerin ose kur spërkat me ujë. Përdor një leckë të butë.
- Për të pastruar në brendësi të tij, kontakto një qendër të autorizuar servisi ose distributor. Përdorimi i detergjenteve të fortë mund të shkaktojë gërryerje ose dëmtim të njësisë.
Shënime për përdorimin
Sugjerim për kursimin e energjisë
- Mos e ftohni hapësirën më tepër seç duhet. Kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj dhe mund të konsumojë më shumë energji elektrike.
- Bblokoni rrezet e diellit me grila ose perde gjatë kohës që përdorni kondicionerin.
- Mbani dyert ose dritaret të mbyllura fort gjatë kohës që përdorni kondicionerin.
- Rregulloni drejtimin e qarkullimit të ajrit vertikalisht ose horizontalisht për të qarkulluar qarkullimi i ajrit në ambiente të brendshme.
- Rrisni shpejtësinë e ventilatorit për të ftohur ose ngrohur shpejt ajrin në ambiente të brendshme brenda një periudhe të shkurtër kohe.
- Hapni dritaret rregullisht për ajrosje. Cilësia e ajrit të brendshëm mund të përkeqësohet nëse kondicioneri përdoret për një kohë të gjatë.
- Pastroni filtrin e ajrit një herë në 2 javë. Pluhuri dhe papastërtitë e mbledhura në filtrin e ajrit mund të bblokojnë qarkullimin e ajrit ose të ulin performancën e njësisë.
Njësia e brendshme Njësia e jashtme

1 Paneli i përparmë
2 Filtri i ajrit
3 Filtri opsional (nëse është i instaluar)
4 Ekrani LED
5 Marrësi i sinjalit
6 Kapaku i bllokimit të terminalit
7 Gjeneratori jonizues (nëse është i instaluar)
8 Defektorët
9 Butoni i emergjencës
10 Etiketa e vlerësimit të njësisë së brendshme
11 Grila e drejtimit të qarkullimit të ajrit
12 Telekomandë
13 Skara e daljes së ajrit
14 Etiketa e vlerësimit të njësisë së jashtme
15 Kapaku i bllokimit të terminalit
16 Valvula e gazit
17 Valvula e lëngshme
SHËNIM
- Numri dhe vendndodhja e llambave të funksionimit mund të ndryshojnë sipas modelit të kondicionerit.
- Veçoria mund të ndryshohet sipas llojit të modelit.
Ndërrimi i baterive
Kur: Nuk dëgjohet asnjë sinjal bip konfirmimi nga njësia e brendshme. LCD nuk jep asnjë shenjë.
Hiqni pllakën e kapakut të baterisë nga pjesa e pasme e telekomandës, duke e rrëshqitur në drejtim të shigjetës.
Instaloni bateritë sipas drejtimit (+ dhe -) të treguar në telekomandë.
Rivendosni kapakun e baterisë duke e rrëshqitur në vendin e vet.

- Përdorni 2 bateri LR03 AAA (1,5V). Mos përdorni bateri të rikarikueshme. Zëvendësoni bateritë e vjetra me të reja të të njëjtit Iloj kur ekrani nuk është më i lexueshëm.
- Mos i hidhni bateritë si mbetje bashkiake të pandara. Nevojitet që këto mbetje të grumbullohen veçmas për trajtim të veçantë.
SHËNIM
- Ju lutemi hiqni bateritë për të shmangur dëmtimin nga rrjedhjet kur nuk i përdorni për një kohë të gjatë.
SHËNIM
- Drejtojeni telekomandën drejt kondicionerit.
- Kontrolloni që të mos ketë objekte midis telekomandës dhe receptorit të sinjalit në njësinë e brendshme.
- Asnjëherë mos e lini telekomandën të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.
- Mbajeni telekomandën në një distancë prej të paktën 1 m larg nga televizori ose nga pajisje të tjera elektrike.

Vendosja e Kohës aktuale
1 Futni bateritë (futni përsëri një bateri nëse është futur më parë/ose përdorni butonin e rindezjes).
- Ikona më poshtë pulson në fund të ekranit.

2 Shtypni butonin ☑ ose ▲ për të zgjedhur kohën.
3 Shtypni butonin Set/Cancel për të përfunduar.
SHËNIM
- Kohëmatësi ndiz/fik është i disponueshëm pas vendosjes së kohës aktuale.
Funksioni i emergjencës
Nëse telekomanda nuk funksionon ose duhet të kryhet një mirëmbajtje, veproni si më poshtë:
Hapni dhe ngrini panelin e përparmë deri në një kënd të caktuar për të arritur butonin e emergjencës.
1 Nëse e shtypni një herë butonin e emergjencës (një sinjal bip) do të aktivizohet funksionimi i detyruar FTOHJE.
2 Nëse e shtypni dy herë butonin e emergjencës brenda 3 sekondash (dy sinjale bip) do të aktivizohet funksionimi i detyruar NGROHJE.
3 Për të fikur njësinë, thjesht duhet të shtypni përsëri butonin (një sinjal bip i vetëm i gjatë).
4 Në funksionimin e detyruar, kondicioneri do të fillojë të punojë automatikisht në modalitetin ftohje/ngrohje 23 °C, me shpejtësi automatike të ventilatorit.

2 Butoni i emergjencës

PARALAJMËRIM
- Forma dhe pozicioni i butonit të emergjencës mund të jenë të ndryshme në varësi të modelit, por funksioni i tyre është i njëjtë.
SHËNIM
- Presioni statik i jashtëm i pompave të nxehtësisë është 0 Pa për të gjitha modelet.
- Butoni i emergjencës në disa modele mund të jetë në pjesën e djathtë të njësisë nën panelin e përparmë.
Përdorimi i telekomandës me valë
Mund ta përdorni kondicionerin më mirë me telekomandën me valë.

| Butoni 1 Ekrani 2 Përshkrim | ||
| Dual Sensing | ![]() | Për të vendosur ose anuluar funksionimin në modalitetin e sensorit të dyfishtë. |
| - | Për të ndezur/fikur kondicionerin. | |
| Light Off | Për të ndezur/fikur ekranin e brendshëm të kondicionerit. | |
| Mode | ![]() | Për të zgjedhur mënyrën e ftohjes. |
![]() | Për të zgjedhur modalitetin e ndërrimit automatik/funksionimit automatik. | |
![]() | Për të zgjedhur modalitetin e tharjes. | |
| [4TTS] | Për të zgjedhur mënyrën e ngrohjes. | |
![]() | Për të zgjedhur modalitetin e ventilatorit. | |
| Fan Speed | ![]() | Për të rregulluar shpejtësinë e ventilatorit. |
| Energy Saving | ![]() | Për të minimizuar konsumin e energjisë. |
| Jet Mode | [P D6KH] | Për të ndryshuar shpejt temperaturën e dhomës. |
![]() | Për të rregulluar temperaturën e dëshiruar të dhomës në modalitetin e ftohjes, ngrohjes ose modalitetit automatik. (16 °C ~ 31 °C) | |
| Swing | ![]() | Për të rregulluar drejtimin e qarkullimit të ajrit vertikalisht. |
| Swing | ![]() | Për të rregulluar drejtimin e qarkullimit të ajrit horizontalisht. (Opsionale) |
| Room Temp. | ![]() | Për të shfaqur temperaturën e dhomës. |
| Sleep | ![]() | Për të vendosur automatikisht modalitetin e gjumit. |
| Func. | ![]() | Gjeneratori i joneve përdor miliona jone për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambiente të brendshme. (Opsionale) |
![]() | Për të reduktuar lagështirën e krijuar brenda njësisë së brendshme. | |
| Timer | ![]() | Për të ndezur/fikur kondicionerin automatikisht në kohën e dëshiruar. |
| Set/ Cancel | ![]() | Për të caktuar/anuluar funksionet e veçanta dhe kohëmatësin. |
| [3WGS] | Për të rregulluar kohën. | |
| °C/°F(5 s) | ![]() | Për të ndryshuar njësinë nga °C në °F |
Ekrani

text_image
1 8:00 2 3| Nr. LED Funksioni | ||
![]() | ![]() | Ekrani i temperaturës (nëse ka)/Kodi i gabimit. |
![]() | ![]() | Ndizet gjatë funksionimit të Kohëmatësit. |
![]() | ![]() | Modaliteti GJUMË. |
SHËNIM
- Forma dhe pozicioni i çelësave dhe treguesve mund të jenë të ndryshëm në varësi të modelit, por funksioni i tyre është i njëjtë.
Modaliteti i ftohjes
Funksioni i ftohjes lejon kondicionerin të ftohë dhomën dhe në të njëjtën kohë zvogëlon lagështinë e ajrit.
Për të aktivizuar mënyrën e funksionimit në modalitetin Ftohje, shtypni butonin Mode në telekomandë deri sa në ekran të shfaqet simboli *.
Funksioni i ftohjes aktivizohet duke vendosur butonin ⏻ ose ⚫ në temperaturë më të ulët se ajo e dhomës.
Për të optimizuar funksionimin e kondicionerit, rregulloni temperaturën ①, shpejtësinë ② dhe drejtimin e qarkullimit të ajrit ③ duke shtypur butonat e treguar.

Në modalitetin Automatik, kondicioneri do të punojë automatikisht sipas temperaturës së dhomës.
Për të aktivizuar mënyrën e funksionimit në modalitetin Automatik, shtypni butonin Mode në telekomandë deri sa në ekran të shfaqet simboli Ⓐ.
Për të optimizuar funksionimin e kondicionerit, rregulloni temperaturën ①, shpejtësinë ② dhe drejtimin e qarkullimit të ajrit ③ duke shtypur butonat e treguar.

Ky funksion redukton lagështinë e ajrit për ta bërë dhomën më komode.
Për të aktivizuar mënyrën e funksionimit në modalitetin Tharje, shtypni butonin Mode në telekomandë deri sa në ekran të shfaqet simboli △.
Aktivizohet një funksion automatik i cikleve alternative të ftohjes dhe ventilatorit të ajrit.

Funksioni i ngrohjes lejon kondicionerin të ngrohë dhomën.
Për të aktivizuar mënyrën e funksionimit në modalitetin Ngrohje, shtypni butonin Mode në telekomandë deri sa në ekran të shfaqet simboli
Vendosni një temperaturë më të lartë se ajo e dhomës me anë të butonit ⬇ ose ⬇.
Për të optimizuar funksionimin e kondicionerit, rregulloni temperaturën ①, shpejtësinë ② dhe drejtimin e qarkullimit të ajrit ③ duke shtypur butonat e treguar.

Kondicioneri punon vetëm me ventilim.
Për të aktivizuar mënyrën e funksionimit në modalitetin Ventilatori, shtypni butonin Mode në telekomandë deri sa në ekran të shfaqet simboli
Për të optimizuar funksionimin e kondicionerit, rregulloni shpejtësinë ① dhe drejtimin e qarkullimit të ajrit ② duke shtypur butonat e treguar.

text_image
Dual Sensing Light Off Mode Fan Speed Energy Saving Jet Mode Swing Swing Temp C/°F(5 s) SET UP Sleep Func. Timer Set CancelShpejtësia e ventilatorit
Rregullimi i shpejtësisë së ventilatorit
- Shtypni vazhdimisht butonin Fan Speed për të rregulluar shpejtësinë e ventilatorit.
Treguesi i shpejtësisë së ventilatorit
| Ekrani Shpejtësia | |
| Automatik | |
| Jet | |
| E lartë | |
| Mesatare - e lartë | |
| Mesatare | |
| E ulët - mesatare | |
| E ulët | |
| Shumë e ulët | |

Ndizni/fikni ekranin LED në panel.
Për të fikur ekranin në panel, shtypni butonin Light Off.
Për ta ndezur sërish ekranin në panel, shtypni butonin Light Off.
Nëse ekrani i brendshëm është konfiguruar në FIKUR, kur shtypni një buton në telekomandë ekrani ndizet automatikisht për 15 sekonda.

text_image
Dual Sensing Light Off Mode Fan Speed Temp. Energy Saving Jet Mode Swing Swing Room Temp °C/°F(5 s) SET UP Sleep Func. Timer Set CancelModaliteti Jet
Për të aktivizuar funksionin e modalitetit Jet, shtypni butonin Jet Mode ose butonin Fan Speed deri sa P _0 të shfaqet në ekran.
Për të anuluar këtë funksion, shtypni Fan Speed për të kaluar në një shpejtësi tjetër ventilatori ose shtypni sërish butonin Jet Mode.
Në modalitetin Ftohje / Automatik / Ngrohje / Ventilator, kur zgjidhni funksionin e modalitetit Jet, ai do të përdorë cilësimin më të lartë të ventilatorit për të fryrë ajrin e fortë.

Shtypni butonin për të aktivizuar "Lëkundje vertikale".
- Nëse intervali kohor i shtypjes është brenda 2 sekondave, cikli i lëkundjes do të jetë si më poshtë:

- Nëse shtypni gjatë butonin, cikli i diapazonit të këndit të lëkundjes do të jetë si më poshtë:

Lëkundje horizontale
Shtypni butonin për të aktivizuar "Lëkundje horizontale".
- Nëse intervali kohor i shtypjes është brenda 2 sekondave, cikli i lëkundjes do të jetë si më poshtë:

- Nëse shtypni gjatë butonin, cikli i diapazonit të këndit të lëkundjes do të jetë si më poshtë:

SHËNIM
- Rregullimi i drejtimit të qarkullimit të ajrit horizontalisht mund të mos mbështetet, në varësi të modelit.
- Rregullimi në mënyrë arbitrare i deflektorit të ajrit mund të shkaktojë mosfunksionim të pajisjes.
- Asnjëherë mos e poziciononi me dorë pasi mekanizmi është delikat dhe mund të dëmtohet rëndë! (Modelet pa lëkundje horizontale mund të rregullohen manualisht.)
- Asnjëherë mos futni gishtat, shkopinj ose objekte të tjera në vrimat e hyrjes ose daljes së ajrit. Një kontakt i tillë aksidental mund të shkaktojë dëme ose lëndime të paparashikueshme.
- Rregullimi i ndryshimit të këndit të lëkundjes mund të mos mbështetet, në varësi të modelit.

- Modelet pa lëkundje horizontale mund të rregullohen manualisht. Tërhiqeni pak dorezën kur rregulloni këndin e lëkundjes.
- Forma dhe pozicioni i deflektorëve dhe dorezave mund të jenë të ndryshëm sipas modelit, por funksioni i tyre është i njëjtë.
Kursimi i energjisë
Në këtë modalitet pajisja e cakton automatikisht funksionimin për të arritur kursimin e energjisë.
1 Ndizni pajisjen dhe zgjidhni një modalitet Ftohje, Ngrohje.
2 Shtypni butonin "Energy Saving" dhe pajisja do të funksionojë në modalitetin Kursimi i energjisë.
3 Nëse shtypni sërish butonin "Energy Saving" modaliteti do të anulohet dhe simboli ☑ nuk do të shfaqet më në ekranin LCD.
Në modalitetin Kursimi i energjisë, temperatura
①, shpejtësia ② dhe drejtimi i qarkullimit të ajrit
3 mund të rregullohen duke shtypur butonat e treguar.

flowchart
graph TD
A["Dual Sensing"] --> B["Power Icon"]
C["Energy Saving"] --> D["Energy Saving"]
E["Fan Speed"] --> F["Fan Speed Icon"]
G["Jet Mode"] --> H["Jet Mode Icon"]
I["SwingSwing"] --> J["Room Temp (°C/T(5·s)"]
K["Sleep"] --> L["Clock Icon"]
M["Timer"] --> N["Clock Icon"]
O["Setup Cancel"] --> P["Stop Button"]
Q["Temp."] --> R["Arrow to Energy Saving"]
S["✓"] --> T["✓"]
Sensori i dyfishtë
Shtypni butonin "Dual Sensing" dhe pajisja do të funksionojë në modalitetin Sensori i dyfishtë.
Nëse shtypni sërish butonin "Dual Sensing" modaliteti do të anulohet dhe simboli ♦nuk do të shfaqet më në ekranin LCD.
Ky funksion mundëson që telekomanda të matë temperaturën në vendndodhjen e saj aktuale dhe ta dërgojë këtë sinjal 7 herë në 2 orë te kondicioneri për t'i mundësuar kondicionerit të optimizojë temperaturën rreth jush dhe të sigurojë komfort maksimal.
Do të çaktivizohet automatikisht 2 orë më vonë. Në modalitetin e sensorit të dyfishtë, temperatura
①, shpejtësia ② dhe drejtimi i qarkullimit të ajrit
3 mund të rregullohen duke shtypur butonat e treguar.
Këshillohet që telekomanda të vendoset në vendin ku njësia e brendshme merr sinjal lehtësisht.

flowchart
graph TD
A["1: Dual Sensing"] --> B["Mode"]
B --> C["Energy Saving"]
D["2: Light Off"] --> E["Fan Speed"]
E --> F["Jet Mode"]
G["3: Swing Swing"] --> H["Room Temp °C/F(S)"]
H --> I["SET UP"]
I --> J["Sleep"]
I --> K["Func."]
I --> L["Timer"]
I --> M["Set Cancel"]
Temp. e dhomës
Temperatura e dhomës shfaqet për rreth 5 sekonda nëse shtypni butonin Room Temp..
Ndrysho Celsius në Fahrenheit °C\~ °F
Shtypni butonin Room Temp. për 5 sekonda.
- Përsëriteni të njëjtin proces për ta ndryshuar përsëri.
Ndezja/Fikja e Kohëmatësit
Ky funksion e konfiguron që kondicioneri të ndizet/fiket automatikisht në kohën e dëshiruar.
Ndezja e Kohëmatësit
1 Shtypni butonin .Timer
- Ikona më poshtë pulson në fund të ekranit.

2 Shtypni butonin ☑ ose ☒ për të përzgjedhur minutat.
3 Shtypni butonin Set/Cancel për të përfunduar.
- Pas konfigurimit të kohëmatësit, ora aktuale dhe ikona OShfaqen në ekranin që tregon se koha e dëshiruar është vendosur.
- Pas Ndezjes së kohëmatësit, temperatura (1), shpejtësia (2) dhe drejtimi i rrjedhës së ajrit (3) mund të rregullohen duke shtypur butonat e treguar.
- Shtypja e një butoni në telekomandë aktivizon automatikisht ekranin e telekomandës për 5 sekonda.

Anulimi i ndezjes së Kohëmatësit
1 Shtypni butonin

- Ikona më poshtë pulson në fund të ekranit.

text_image
-ON- 6:00 AM2 Shtypni butonin Set/Cancel për të përfunduar.
Fikja e Kohëmatësit
1 Shtypni butonin

- Ikona më poshtë pulson në fund të ekranit.

2 Shtypni butonin ▼ ose ▲ për të përzgjedhur minutat.
3 Shtypni butonin Set/Cancel për të përfunduar.
- Pas konfigurimit të kohëmatësit, ora aktuale dhe ikona OERhfaqen në ekranin që tregon se koha e dëshiruar është vendosur.
Anulimi i fikjes së Kohëmatësit
1 Shtypni butonin

- Ikona më poshtë pulson në fund të ekranit.

2 Shtypni butonin Set/Cancel për të përfunduar.
SHËNIM
- Kohëmatësi nuk mund të konfigurohet njëkohësisht si Ndezur/Fikur.
- Kohëmatësi i ndezur është i disponueshëm kur produkti është i fikur.
- Kohëmatësi i fikur është i disponueshëm kur produkti është i ndezur.
Përdorimi i funksionit Gjumë
1 Ndizeni pajisjen.
- Ikona më poshtë pulson në fund të ekranit.

3 Përsëriteni veprimin për të çaktivizuar këtë funksion.
• ☆ shfaqet në ekran.
SHËNIM
- Pas 10 orësh funksionimi në modalitetin e gjumit, kondicioneri do të kthehet në modalitetin e cilësimeve të mëparshme.
Përdorimi i funksioneve të veçanta
1 Ndizeni pajisjen.
2 Shtypni vazhdimisht butonin Func. për të zgjedhur funksionin e dëshiruar.
3 Shtypni butonin Set/Cancel për të përfunduar.
4 Përsëriteni veprimin për të çaktivizuar këtë funksion.
| Ekrani Përshkrim | |
| [BWCO] | Për të reduktuar lagështirën e krijuar brenda njësisë së brendshme. |
![]() | Gjeneratori i joneve përdor miliona jone për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambiente të brendshme. |

Pastrimi automatik
Në modalitetin Ftohje dhe Tharja e ajrit, brenda njësisë së brendshme krijohet lagështi. Ky funksion e heq këtë lagështi.
Ky funksion mundëson që kondicioneri të vazhdojë të fryjë ajrin për rreth 15 minuta për të tharë pjesët e brendshme në ambientin e brendshëm për të shmangur mykun, kur kondicioneri është i fikur.

Pastrimi i ajrit (opsionale)
Këto funksione furnizojnë ajër të pastër dhe të freskët duke përdorur grimcat jonike dhe filtrin.
SHËNIM
- Disa funksione mund të mos mbështeten, në varësi të modelit.
- Disa funksione mund të funksionojnë ndryshe nga ekrani i telekomandës.
Kondicioneri është programuar për kushte jetese komode dhe të përshtatshme. Nëse përdoret në kushte jonormale si më poshtë, mund të aktivizohen disa veçori për mbrojtjen e sigurisë.
| Temperatura | MODALITETI | |
| Funksionimi në Ftohje Funksionimi në Ngrohje | ||
| Temperatura e dhomës 16 | °C ~ 31 °C | 16 °C ~ 31 °C |
| Temperatura e jashtme 21 | °C ~ 48 °C | -7 °C ~ 24 °C |

PARALAJMËRIM
- Njësia nuk funksionon menjëherë nëse ndizet pasi është fikur ose pas ndryshimit të modalitetit gjatë funksionimit. Ky është një veprim normal për vetëmbrojtje. Duhet të prisni rreth 3 minuta.
- Kapaciteti dhe efikasiteti janë sipas testimit të kryer në funksionimin me ngarkesë të plotë.
- Kärkohet shpejtësia më e lartë e motorit të ventilatorit të brendshëm dhe këndi maksimal i hapjes së fletëve dhe deflektorëve.
FUNKSIONI I NDEZJES AUTOMATIKE
Funksioni i ndezjes automatike
Pajisja është e paracaktuar në funksionin e ndezjes automatike nga prodhuesi. Në rast ndërprerjeje të papritur të energjisë, moduli memorizon kushtet e cilësimeve përpara ndërprerjes së energjisë. Kur vjen sërish energjia, njësia ndizet automatikisht me të gjitha cilësimet e mëparshme të ruajtura nga funksioni i memories.
Mirëmbajtja periodike është thelbësore për të mbajtur kondicionerin tuaj sa më efikas.
Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, shkëputni furnizimin me energji elektrike duke e hequr spinën nga priza.
Filtrat e ajrit
1 Hapni panelin e përparmë duke ndjekur drejtimin e shigjetës.

2 Duke e mbajtur panelin e përparmë të ngritur me njërën dorë, hiqni filtrin e ajrit me dorën tjetër.

3 Pastroni filtrin me ujë; nëse filtri është i ndotur me vaj, ai mund të lahet me ujë të ngrohtë (jo më shumë se 45 °C).
Lëreni të thahet në një vend të freskët dhe të thatë.
4 Duke e mbajtur panelin e përparmë të ngritur me njërën dorë, futni filtrin e ajrit me dorën tjetër.
5 Mbyll.
Pastrimi i shkëmbyesit të nxehtësisë
1 Hapni panelin e përparmë të njësisë dhe ngrijeni atë deri në fund sa të kërcasë dhe më pas shkëputeni nga menteshat për ta bërë pastrimin më të lehtë.
2 Pastroni njësinë e brendshme duke përdorur një leckë me ujë (jo më shumë se 40 °C) dhe sapun neutral. Asnjëherë mos përdorni tretës ose detergjent agresiv.
3 Nëse njësia e jashtme është e bllokuar, hiqni gjethet dhe mbetjet dhe hiqni pluhurin me fryrje ajri ose pak ujë.
Mirëmbajtja në fund të sezonit
1 Shkëputni çelësin automatik ose spinën.
2 Pastroni dhe zëvendësoni filtrat.
3 Në një ditë me diell, lëreni kondicionerin të punojë në modalitetin ventilim për disa orë, në mënyrë që pjesa e brendshme e njësisë të thahet plotësisht.
Ju lutemi kontrolloni sa vijon përpara se të kontaktoni qendrën e shërbimit. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit.
| Keqfunksionimi | Shkaqet e mundshme |
| Pajisja nuk funksionon. | Defekt i energjisë/është hequr nga priza. |
| Motori i ventilatorit të njësisë së brendshme/të jashtme është dëmtuar. | |
| Automati termomagnetik i kompresorit është me defekt. | |
| Pajisja ose siguresat mbrojtëse janë me defekt. | |
| Lidhjet janë liruar ose është shkëputur priza. | |
| Ndonjëherë ndalon së punuari për të mbrojtur pajisjen. | |
| Tension më i lartë ose më i ulët se diapazoni i tensionit. | |
| Funksioni KOHËMATËSI NDEZUR është aktivizuar. | |
| Tabela e kontrollit elektronik është dëmtuar. | |
| Erë e çuditshme. Filtri i ajrit është i ndotur. | |
| Zhurmë sikur rrjedh ujë. | Rrjedha nga pas e lëngut në qarkullimin e ftohësit. |
| Nga dalja e ajrit del një mjegull e imët. | Kjo ndodh kur ajri në dhomë bëhet shumë i ftohtë, për shembull në modalitetet "FTOHJE" ose "THARJE". |
| Dëgjohet një zhurmë e çuditshme. | Kjo zhurmë shkaktohet nga zgjerimi ose tkurrja e panelit të përparmë për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe nuk tregon asnjë problem. |
| Qarkullim i pamjaftueshëm i ajrit, qoftë i nxehtë apo i ftohtë. | Cilësimet e papërshtatshme të temperaturës. |
| Hyrja ose dalja e ajrit të njësisë së brendshme ose të jashtme është bllokuar. | |
| Filtri i ajrit është bllokuar. | |
| Shpejtësia e ventilatorit është vendosur në minimum. | |
| Burime të tjera të nxehtësisë në dhomë. | |
| Nuk ka ftohës. | |
| Pajisja nuk u përgjigjet komandave. | Telekomanda nuk është mjaftueshëm pranë njësisë së brendshme. |
| Bateria në telekomandë mund të jetë shkarkuar. | |
| Mund të ketë pengesa midis telekomandës dhe marrësit të sinjalit në njësinë e brendshme. | |
| Ekrani është i fikur. | Shtypni butonin "Drita e fikur". |
| Defekt i energjisë. | |

PARALAJMËRIM
- Fikeni menjëherë kondicionerin dhe ndërpritni furnizimin me energji elektrike në rast se:
- Ka zhurmë të çuditshme kur është në punë.
- Tabela e kontrollit elektronik éshtë me defekt.
– Siguresat ose çelësat janë me defekt. - Ka rënë ujë ose objekte brenda pajisjes.
– Kabllot ose prizat janë mbinxehur.
– Nga pajisja vjen erë shumë e fortë.
Sinjalet e gabimit në ekran
Në rast gabimi, ekrani në njësinë e brendshme shfaq kodet e mëposhtme të gabimit:
| Llamba e FUNKSIONIMIT | Përshkrimi i problemeve | |
| E1 | Pulson një herë | Defekt i sensorit të temperaturës së brendshme. |
| E2 | Pulson dy herë | Defekti i sensorit të temperaturës së tubit të brendshëm. |
| E6 | Pulson 6 herë | Mosfunksionim i motorit të ventilatorit të brendshëm. |
| E4 | Shfaq kodin | Rrjedhja e ftohësit. |
PRIRUČNIK ZA KORISNIKA
KLIMA UREĐAJ
























