CYBEX Anoris T iSize - Ulëse makine

Anoris T iSize - Ulëse makine CYBEX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Anoris T iSize CYBEX në format PDF.

📄 195 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice CYBEX Anoris T iSize - page 137
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Anoris T iSize CYBEX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Anoris T iSize - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Anoris T iSize e markës CYBEX.

MANUAL I PËRDORUESIT Anoris T iSize CYBEX

Madhësia: 76 - 115 cm

Pesha: deri në 21 kg

CYBEX Anoris T iSize - 1

Ju falënderojmë që vendosët të zgjidhni sexholinon Anoris T i-Size për makinë. Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e caktuar (24).

INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME

Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.

Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.

Mos e përdorni nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm. Mos e përdorni më fëmija e kalon peshën maksimale prej 21 kg.

Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me manualin e automjetit.

Mos përdorni asnjë pikë për mbajtje ngarkese përveç atyre që tregohen në udhëzuesin e përdorimit dhe që janë shënuar në sediljen e automjetit për ta siguruar sexholinon.

Para çdo udhëtimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet të jetë e shtrënguar si duhet dhe të puthitet mirë në trup. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.

Vetëm nëse mbështetësja e kokës është pozicionuar në mënyrë optimale, kjo mund t'i sigurojë mbrojtje dhe rehati fëmijës suaj.

Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.

Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.

Që sexholinoja të sigurojë mbrojtjen më të mirë të mundshme, përdorni gjithnjë mbrojtjen lineare për goditjet anësore (L.S.P) të derës anësore.

Përveç kësaj, sexholinoja është testuar dhe aprovuar për t'u përdorur PA mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të palosur.

Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) me drejtim nga brenda automjetit duhet të paloset nëse sexholinoja përdoret në sediljen e përparme ose nëse dikush tjetër është ulur në sediljen e pasme të automjetit.

Mos u përpiqni asnjëherë ta çmontoni sediljen vetë, madje as për ta hedhur. Ju këshillojmë fort që të mos i hiqni pjesët e fiksuara, si për shembull mbrojtësen nga goditjet. Ju lutem të ndiqni udhëzimet për hedhjen, që tregohen në këtë udhëzues.

Asnjëherë mos i hiqni pjesët e mbrojtëses nga goditjet! Mund të hiqet vetëm kapaku i jashtëm i mbrojtëses nga goditjet.

Mos vendosni objekte mbi mbrojtësen nga goditjet. Mos përdorni objekte të mprehta sipër ose pranë mbrojtëses nga goditjet.

Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bblokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.

Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar lëndime fatale.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e saj. Sigurohuni që të përdoret vetëm mbulesë sexholinoje CYBEX, pasi mbulesa është pjesë e domosdoshme e sigurimit.

Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.

Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijn tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.

Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen me sy të lirë. Ndërrojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.

Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 10 vite. Sexholinoja është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

Vetëm mbulesa e heqshme e sexholinos mund të lahet në lavatriçe.

Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.

Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.

Sexholinoja është pajisur me një sistem të brendshëm airbegu. Gjithashtu ajo është testuar dhe miratuar edhe pa sistem aktiv airbegu.

PJESËT E PRODUKTIT

Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (1)Doreza e rregullimit të mbështetëses së kokës (13)
Shiriti i mbrojtjes së baterisë (2)Doreza e rregullimit të pozicionit (14)
Ndarja e baterisë (3)Mbrojtësja nga goditjet (15)
Këmbëza mbështetëse (4)Butonat e rregullimit të rripit (16)
Paneli i ekranit (5)Tokëza e rripit (17)
Butonat e lëshimit ISOFIX (6)Gjuhëza e tokëzës (18)
Krahët e kyçjes ISOFIX (7)Rripat e rregullimit (19)
Pikat e kapjes ISOFIX (8)Butoni i kontrollit (20)
Treguesit ISOFIX (9)Treguesi i mbrojtëses nga goditjet (21)
Butoni i rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10)Treguesi i baterisë (22)
Butoni i kyçjes L.S.P. (23)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11)Ndarja për udhëzuesin e përdorimit (24)
Mbështetësja e kokës (12)

PËRGATITJA PËR INSTALIMIN

Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P) (1) paloset automatikisht kur e nxirrni sexholinon nga paketimi. Sigurohuni që mbrojtësja lineare nga goditjet anësore (L.S.P) e drejtuar nga dera e automjetit, të jetë e palosur para se të niseni. Para se ta përdorni për herë të parë, shiriti i mbrojtjes së baterisë (2) duhet të hiqet nga vendi i baterisë (3) poshtë sexholinos.

Menjëherë sapo të fillohet montimi i sexholinos, mund të dëgjohet një sinjal akustik derisa këmbëza mbështetëse (4) të montohet si duhet.

Nëse instalimi ka filluar dhe nuk dëgjohet asnjë tingull ose sinjal paralajmërues, ose treguesit vizualë në ekran (5) nuk janë të ndezur, duhet të ndërrohen bateritë.

POZICIONI I DUHUR NË AUTOMJET

Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miraturar në përputhje me Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse automjeti juaj ka një pozicion qëndrimi i-Size, ju lutem kontrolloni listën e automjeteve për të parë nëse lejohet të përdoret në atë automjet.

Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta merrni në www.cybex-online.com.

Nëse automjeti juaj nuk është i pajisur me ISOFIX, sexholinoja nuk mund të përdoret. Nëse automjeti juaj nuk ka hapësirë të mjaftueshme, mbrojtësja nga goditjet lineare anësore (L.S.P) mund të paloset.

Nuk është e garantuar se në të gjitha automjetet e aprovuara mund të përdoren të gjitha pozicionet dhe pjerrësitë.

Per arsye sigurie dhe rehatie, rekomandojmë ta përdorni sexholinon mbrapa pasagjerit përpara.

INSTALIMI NË AUTOMJET

Sigurohuni gjithmonë për sa vijon...

  • mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
  • gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e mjetit sa më pas që të jetë e mundur

  • Paloseni këmbëzën mbështetëse (4) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal përpara.

  • Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.

  • Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (6) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (7).

Të dly butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.

  1. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) deri në fund jashtë sexholinos.

5 Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8) derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Treguesit ISOFIX (9) do të bëhen nga ngjyrë e KUQE në të GJELBËR.

Pihat e kapjes ISOFIX janë dy vegjë metalike për sexholino. Këto ndodhen nõërmjet mbështetëses së shpinës dhe sipërfaqes së uljes të sediljes së makinës. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi t'i referoheni manualit të automjetit.

  1. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet mirë në pikat e kapjes ISOFIX (8) duke u përpjekur për t'i hequr.

  2. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa të drejtvendoset plotësisht me të.

  3. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni këmbëzën derisa të prekë mirë dyshemenë e mjetit.

  4. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali akustik paralajmërues ndalon.

  5. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të siguruar transmetim optimal të forcave.

Eghe lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me mbështetësen e shpinës së mjetit.

HEQJA NGA AUTOMJETI

  1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
  2. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në pozicionin e tyre të transportit.
  3. Duke shtypur butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) shtyjeni këmbëzën mbështetëse (4) mbrapa dhe paloseni për të kursyer hapësirë.

LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS

Mbështetësja e kokës (12) mund të lëvizet duke përdorur dorezën e lëvizjes së mbështetëses të kokës (13).

Kur lëvizni mbështetësen e kokës (12), sigurohuni që të mbeten deri në 2 cm (afërsisht sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.

RREGULLIMI I PJERRËSISE

Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit (14) në pjesën e përparme të sexholinos.

Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të klikojë në vend kur e çoni te pjerrësia që doni.

SIGURIMI I FËMIJËS

  1. Lirojeni mbrojtësen nga goditjet (15) duke shtypur butonat e rregullimit të rripit (16) dhe tërhiqeni njëkohësisht përpara mbrojtësen nga goditjet.
  2. Lironi tokëzën e rripit (17) të mbrojtëses nga goditjet (15) duke shtypur butonin e kuq të lëshimit të sediljes dhe vendoseni mbrojtësen nga goditjet pas sexholinos.
  3. Vendoseni fëmijën në sexholino.
  4. Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (15) dhe futeni gjuhëzën e rripit (18) të mbrojtëses nga goditjet te tokëza përkatëse e rripit (17) të sediljes së makinës. Sigurohuni që tokëza të kyçet me një zhumë "KLIK". Rripat nuk duhet të përdridhen. Treguesi i mbrojtëses nga goditjet (21) bëhet JESHIL.
  5. Tërhiqeni mbrojtësen nga goditjet (15) për të kontrolluar nëse tokëza e rripit (17) është kyçur si duhet.

  6. Shträngoni dy rripat e rregullimit (19) duke i tërhequr së bashku me mbrojtësen nga goditjet me forcë të barabartë për ta përshtatur mbrojtësen nga goditjet sipas madhësisë së fëmijës. Lëvizeni pak majtas dhe djathtas mbrojtësen nga goditjet që jetë në pozicionin më të mirë. Shträngoni rripat derisa mbrojtësja nga goditjet të puthitet mirë në trupin dhe legenin e fëmijës.

Odo herë që sigurohet fëmija, kontrolloni që mbrojtësja nga goditjet të puthitet si duhet dhe shtrëngoni rripat.

Para se të niseni, kontrolloni që të gjithë treguesit në ekran (5) të jenë ngjyrë JESHILE duke shtypur butonin e kontrollit (20).

Airbag i sexholinos ndodhet brenda mbrojtëses nga goditjet dhe ai ofron më tepër siguri në rast aksidenti.

Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme që airbag i sexholinos të aktivizohet:

•Bateria duhet të jetë e karikuar mjaftueshëm.

  • Sexholinoja duhet të jetë montuar si duhet dhe mbrojtësja nga goditjet të jetë e lidhur.
    •Të gjithë treguesit në ekran të jenë ndezur në ngjyrë JESHILE.

MENAXHIMI I BATERISË

Në varësi të jetëgjatësisë së baterisë dhe mënyrës së përdorimit, mund të jetë e nevojshme që bateritë të ndërrohen. Nëse bateritë janë bosh, airbag dhe treguesit dhe sinjalet paralajmëruese nuk janë aktive.

Një sinjal paralajmërues tregon se bateritë duhen të ndërrohen.

Për t'i ndërruar bateritë, duhet të hapni vendin e baterive (3) me një mjet të përshtatshëm. Pasi t'i keni ndërruar bateritë, kjo hapësirë duhet të mbyllet përsëri. Treguesi i baterisë në ekran ndizet në ngjyrë JESHILE. Nëse ekrani nuk ndizet edhe pasi keni ndërruar bateritë, ju lutem kontaktoni shitësin ose prodhuesin.

Përdorni vetëm bateri të rekomanduara të tipit CR17450 (3V DC).

  • Mos e shkëmbeni terminalin pozitiv me atë negativ kur i vendosni.
    •Përdorni vetëm bateri të njëjta dhe të reja që nuk janë dëmtuar.
    •Hiqini gjithnjë bateritë e zbrazura.
    •Mbajini të gjitha bateritë larg nga fëmijët.
    •Mos i karikoni bateritë.
    •Mos lejoni që bateritë të pësojnë goditje të forta.
    •Mos e ekspozoni kurrë këtë produkt ose bateritë ndaj zjarrit.
  • Mos i mbani bateritë në vend të nxehtë dhe me lagështi.

- Mos i çmontoni bateritë. Mos krijoni qark të shkurtër në bateri.

•Hiqini bateritë nëse do t'i lini për kohë të gjatë.

SINJALET PARALAJMËRUESE

Treguesit në ekran (5) aktivizohen menjëherë sapo të paktën një prej krahëve të kyçjes ISOFIX lidhet me automjetin. Kushtojini vëmendje sinjaleve paralajmëruese të mëposhtme:

CYBEX Anoris T iSize - SINJALET PARALAJMËRUESE - 1

Instalimi i gabuar i krahëve të kyçjes ISOFIX

Të dy krahët e kyçjes ISOFIX duhet të kapen si duhet.

CYBEX Anoris T iSize - Instalimi i gabuar i krahëve të kyçjes ISOFIX - 1

Instalimi i gabuar i këmbëzës mbështetëse

Këmbëza mbështetëse duhet të zgjatet plotësisht dhe të mbështetet në dysheme.

CYBEX Anoris T iSize - Instalimi i gabuar i këmbëzës mbështetëse - 1

Mbrojtësja nga goditjet nuk është lidhur

Kontrolloni nëse gjuhësa e tokëzës është lidhur.

CYBEX Anoris T iSize - Mbrojtësja nga goditjet nuk është lidhur - 1

Defekt

Mbaroni udhëtimin sipas planit dhe më pas kontaktoni shitësin ose prodhuesin.

CYBEX Anoris T iSize - Defekt - 1

Karikimi i baterisë është <30%

Bateritë duhet të ndërrohen së shpejti.

CYBEX Anoris T iSize - Karikimi i baterisë është &lt;30% - 1

Karikimi i baterisë është <10%

Bateritë duhet të ndërrohen sa më shpejt të jetë e mundur

CYBEX Anoris T iSize - Karikimi i baterisë është &lt;10% - 1

të kontrolluar gjendjen e baterive, shtypni butonin e kontrollit.

PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE

Për ta palosur mbrojtësen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1), veproni si më poshtë:

  1. Tërhiqeni mbështetësen e kokës (12) në pozicionin më të sipërm dhe paloseni mbulesën e mbështetëses së kokës në drejtim lart për të zbuluar butonin e kyçjes L.S.P (23).
  2. Mbylleni mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P) (1) dhe mbajeni të shtypur. Shtyjeni në drejtim jashtë butonin e kyçjes L.S.P (23).
  3. Menjëherë sapo butoni i kyçjes L.S.P. (23) të shtyhet deri në fund, mbrojtësja lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1) mund të lirohet.

Për ta palosur përsëri mbrojtësen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1), shtypni fort pjesën mbi L.S.P. që ka shënimin "PRESS".

PASTRIMI DHE KUJDESI PËR PRODUKTIN

Mbulesa përbëhet nga 3 pjesë, të cilat janë të lidhura me sexholinon në pika të ndryshme. Lironi të gjitha bashkimet. Më pas mund të hiqen pjesët një nga një. Sigurohuni që të hiqni vetëm mbulesën e sipërme të mbrojtjes nga goditjet. Për ta vendosur përsëri mbulesën, veproni në rend të kundërt.

Vešem mbulesa e heqshme e sexholinos mund të lahet në temperaturë 30°C në cilin e rrobave delikate. Ju lutem ta lani mbulesën veç nga rrobat e tjera dhe të mos e thani asnjëherë me tharëse. Mos e thani mbulesën nën diellin e nxehtë!

CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku ky produkt i është shitur konsumatorit përmes kanaleve të shitjes me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Nëse te përshkrimi i artikullit tregohet garancia, të drejtat tuaja statutore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të pacenuara.

CYBEX Anoris T iSize - PASTRIMI DHE KUJDESI PËR PRODUKTIN - 1

Sexholinoja dhe komponentët e saj janë mbetje të veçanta, ndaj nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e zakonshme. Produktı duhet të hidhet sipas rregullave vendëse. Të gjitha informacionet aktuale për hedhjen në vendin tuaj mund të gjenden në go.cybex-online.com/anoris-t-isize-disposal.

CERTIFIKACIJA

Anoris Ti-Size

UN R129/03

Starost: 15+ M

Veličina: 76 - 115 cm

Težina: do 21 kg

CYBEX Anoris T iSize - CERTIFIKACIJA - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CYBEX

Modeli : Anoris T iSize

Kategori : Ulëse makine