SAMSUNG

RB29FSRNDBC - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RB29FSRNDBC SAMSUNG në format PDF.

📄 209 faqe PDF ⬇️ Shqip SQ 🔧 SAV 💬 Pyetje AI 🖨️ Printo
Notice SAMSUNG RB29FSRNDBC - page 130
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RB29FSRNDBC

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RB29FSRNDBC - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RB29FSRNDBC e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RB29FSRNDBC SAMSUNG

1. Mund të kontrolloni se ku mund të blini pjesë ndërrimi në http://samsung.com/support

2. Vizitoni sajtin e blerjes së pjesëve dhe futni kodin e modelit të produktit për të

kontrolluar pjesët në dispozicion për blerje. Kodi i modelit është në etiketën në anën ejashtme të produktit. ‐ Mund të kontrolloni kodin dhe versionin e modelit në etiketën e kodit me shirita në pjesën e poshtme të majtë të produktit.

3. Për pjesët e ndërrimit, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustrimit në

këtë manual. ‐ Pjesët që mund t’u bëhet shërbim nga përdoruesi janë të kufizuara te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat. SHËNIM Pas riparimit nga një ofrues shërbimi i paautorizuar, riparimit vetjak ose riparimit joprofesional të produktit, Samsung nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit, dëmtimin ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin e cila nuk respekton me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç një ofruesi të shërbimit të certifikuar nga Samsung, nuk do të mbulohet nga garancia. KUJDES

  • Emri i pjesës i renditur në sajt mund të ndryshojë nga ai në këtë manual. Sigurohuni që të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Ndërrimi i menteshave kërkon një kujdes shumë të madh sepse përfshin heqjen e derës.
  • Sigurohuni që të mbani doreza sigurie ndërsa bëni riparime.Shqip - 130 Pamja e vërtetë dhe pjesët e ofruara të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe shtetit.

04Shqip - 131 Ndërrimi i dorezës Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) Për të hequr dorezat SHËNIM Kjo procedurë zbatohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu dhe për atë të ngrirësit. Emri i modelit është i ngjashëm me këta më poshtë: RB29F*, RB29H*, RB30J*, RB31F*, RB31H*, RB33J*, RB34J*, RB3CJ* Ajo që zëvendëson yllthet mund të ndryshojë në varësi të modelit. Yllthi (yllthet) në kodin e modelit tregojnë një variant të modelit dhe mund të zëvendësojë (zëvendësojnë) (0-9) ose (A-Z) në kodin e modelit. KUJDES

  • Kur ndërroni dorezën e derës, kujdesuni që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës.
  • Shtypini fort dorezat te mbështetëset. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
  • Shtrëngojini fort vidat kur të vendosni dorezën.
  • Kontrolloni që doreza të mbërthehet fort përpara se të përdorni produktin. Kaçavidë kryq Kaçavidë me kokë të sheshtë

1. Përdorni një kaçavidë me kokë sheshtë

për të hequr kapakët e vidave. ‐ Pas heqjes së dorezës, vendosni sërish kapakët e vidave në vrimat etyre.

2. Përdorni një kaçavidë kryq për të hequr

vidat dhe për të hequr dorezën. SHËNIM Përdorni këto vida për të mbërthyer dorezën në anën e kundërt.

3. Montoni dorezën e re sipas radhës së

kundërt të çmontimit.Shqip - 132 Ndërrimi i guarnicionit Ndërrimi i sirtarit KUJDES Sigurohuni që ta shtrëngoni fort guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje të ajrit të ftohtë të frigoriferit. KUJDES Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit. Për të hequr guarnicionin Hapni derën dhe hiqni guarnicionin ngadera. Për të ndërruar guarnicionin Vendosni një guarnicion të ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës. Për të hequr sirtarin Ngrini lehtë pjesën e përparme të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur. Për të rivendosur sirtarët Rivendosja e sirtarëve ndjek radhën e kundërt të hapave përkatës të heqjes.Shqip - 133 Ndërrimi i menteshës Veglat që kërkohen (nuk ofrohen) Kaçavidë kryq Kaçavidë me kokë të sheshtë Çelës 11 mm Çelës tub 10 mm Çelës tub 8 mm Çelës 10 mm Për të ndërruar menteshat, fillimisht duhet të hiqni dyert. KUJDES

  • Bëni shumë kujdes kur hiqni dyert sepse janë të rënda.
  • Përpara se të ndërroni menteshat, vendosni një shtresë të butë në dysheme si p.sh. karton, për të parandaluar gërvishtjen e dyerve kur t’i vendosni poshtë.
  • Meqenëse menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të ndërrohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë që të telefononi për një shërbim teknik profesional.
  • Nëse i hiqni menteshat pa e mbajtur derën, dera mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime.
  • Sigurohuni që boshti të shtrëngohet fort mbi menteshë.
  • Kontrolloni që mentesha të shtrëngohet fort me frigoriferin.
  • Sigurohuni që lidhësit e kabllove të jenë lidhur siç duhet.
  • Kini kujdes që të mos dëmtoni kabllot kur të mbërtheni kapakun e sipërm. PARALAJMËRIM
  • Përkulja/shtrirja e frigoriferit kërkon të paktën 2 persona.
  • Hiqni kordonin elektrik përpara kthimit të dyerve në të kundërtën.Shqip - 134 Kthimi i dyerve në të kundërtën SHËNIM Për modelet me doreza, fillimisht ktheni në të kundërtën dorezat. (Për informacione të hollësishme, shihni seksionin "Kthimi në të kundërtën i pozicionit të dorezës së derës (për modelet me doreza shirit)”.

1. Hiqni derën e kabllos së kapakut (1).

Çmontoni derën e hapësirës së kapakut (2).

2. Hiqni menteshën e kapakut për të shtyrë një

kanxhë ‐ Vendosni një kaçavidë me kokë të sheshtë dhe vendoseni sërish ‐ Ngrini lart kapakun dhe shtyni një kanxhë (kujdesuni që të mos dëmtoni kabllon e menteshës së kapakut duke e shtyrë shumë fort) ‐ Çmontojeni duke e shtyrë

3. Shkëputni lidhësin e kabllove për derën

efrigoriferit. ‐ Ky hap mund të mos zbatohet te disa modele. KUJDES Mos i tërhiqni shumë fort lidhësit.

‐ (Tregoni kujdes që të mos rrëzoni derën gjatë çmontimit.)Shqip - 135

5. Hiqni derën e frigoriferit nga mentesha e mesit

duke e ngritur me kujdes derën drejt lart . KUJDES Dera është e rëndë, kini kujdes të mos dëmtoheni kur hiqni derën.

6. Çmontoni menteshën e mesit duke hequr vidat

duke përdorur një kaçavidë kryq (+). KUJDES Dera e ngrirësit mund të bjerë përpara prandaj mbështetni derën.

7. Hiqni derën e ngrirësit nga mentesha

eposhtme duke e ngritur me kujdes derën drejtlart. KUJDES Dera është e rëndë, kini kujdes të mos dëmtoheni kur hiqni derën.Shqip - 136

8. Me derën e ngrirësit të vendosur në

menteshën e poshtme (A), tërhiqeni ngadalë menteshën e poshtme (A) për ta hequr nga mbajtësja në pjesën e poshtme të frigoriferit. Pasi mentesha e poshtme (A) të hiqet nga mbajtësja, hiqeni nga dera e frigoriferit dhe më pas tërhiqni poshtë derën e ngrirësit për ta hequr ngamentesha e mesit (B). KUJDES Për të parandaluar rënien e derës së frigoriferit, sigurohuni që ta mbani fort derën e ngrirësit derisa të hiqet me siguri nga mentesha e mesit (B).

9. Përdorni një kaçavidë kryq dhe çelës tub

(10 mm) për të hequr vidat që mbërthejnë menteshën e mesit (A).

10. Montoni sërish në radhën e kundërt të

çmontimit pasi të keni ndërruar menteshën e sipërme, të mesit dhe/ose të poshtme. KUJDES

  • Sigurohuni që lidhësit e kabllove të jenë lidhur siç duhet.
  • Kini kujdes që të mos dëmtoni kabllot kur të mbërtheni kapakun e sipërm.Македонски - 137 Прирачник за сервисирање