RB34A7B5C38W - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RB34A7B5C38W SAMSUNG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RB34A7B5C38W - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RB34A7B5C38W e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT RB34A7B5C38W SAMSUNG
1. Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë zëvendësuese.
2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar
pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit. - Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.
3. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
- Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kuzohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat. SHËNIM Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia. KUJDES
- Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës
- Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
- Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet. RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 1 2020-11-19 PM 5:57:14Shqip Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.
01 Mentesha e sipërme 02 Guarnicioni 03 Sirtari 04 Dorezat (vetëm modelet që e kanë) 05 Mentesha e mesit 06 Etiketa e barkodit 07 Mentesha e poshtme RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 2 2020-11-19 PM 5:57:14Shqip Zëvendësimi i dorezave Emri i modelit ka këtë pamje: RB38**6****, RB38**2****, RL38**6****, RB3L**2****, RB36**6****, RB36**2****, RL36**6****, RL36**2****, RB34**6****, RB34**2****, RL34**6****, RL34**2**** Ajo që zëvendëson yjet mund të ndryshojë në varësi të modelit. Yjet në kodin e modelit tregojnë një model variant dhe mund të zëvendësojnë (0-9) ose (A-Z) në kodin e modelit. KUJDES
- Bëni kujdes që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës kur zëvendësoni dorezën e saj.
- Shtypini mirë dorezat në mbështetëse. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
- Shtrëngoni fort vidat kur montoni dorezën.
- Përpara se të përdorni produktin, kontrolloni që doreza është montuar mirë. Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Për të shkëputur dorezat SHËNIM Kjo procedurë aplikohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu edhe për ngrirësin.
1. Përdorni një kaçavidë të sheshtë për të hequr
kapakët e vidave. - Pasi të keni shkëputur dorezën, vendosni përsëri kapakët e vidave në vrimat vidave.
2. Përdorni një kaçavidë kryq për të hequr vidat
dhe për të shkëputur dorezën. SHËNIM Përdorni këto vida për të shtrënguar dorezën në anën e kundërt.
3. Montoni dorezën e re në rend të kundërt të
çmontimit. RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 3 2020-11-19 PM 5:57:22Shqip Zëvendësimi i guarnicionit KUJDES Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi. Për të hequr guarnicionin Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera. Për të zëvendësuar guarnicionin Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës. Zëvendësimi i sirtarit KUJDES Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit. Për të hequr sirtarin Ngrini lehtë pjesën e përparme të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur. Për të rimontuar sirtarët Rimontimi i sirtarëve kryhet duke zbatuar në rend të kundër hapat përkatës të heqjes së tyre. RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 4 2020-11-19 PM 5:57:23Shqip Zëvendësimi i menteshave Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni llimisht dyert. KUJDES
- Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
- Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
- Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
- Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
- Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
- Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm. PARALAJMËRIM
- Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
- Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt. Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë çelës 11 mm çelës kriket 10 mm çelës kriket 8 mm çelës 10 mm RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 5 2020-11-19 PM 5:57:23Shqip Anasjellja e derës SHËNIM Për modelet me dorezë, ktheni në llim dorezat. (Për informacione të detajuara, shihni seksionin "Zëvendësimi i dorezave (Për modele me dorezë me shufër)".)
1. Me derën e frigoriferit të mbyllur, përdorni një
kaçavidë kryq për të hequr vidat që shtrëngojnë kapakun e sipërm (A).
2. Ngrini lehtë kapakun e sipërm (A) dhe vendoseni
sipër frigoriferit. - Tregoni kujdes kur të ngrini kapakun e sipërm (A). Ka një tel të lidhur poshtë tij.
3. Hiqni telin dhe bashkuesin e telit të vendosur në
mbajtësin poshtë kapakut të sipërm. - Ky hap mund të mos aplikohet për disa modele. KUJDES Mos i tërhiqni bashkuesit shumë fort.
4. Shkëputni bashkuesin e telave (A).
- Ky hap mund të mos aplikohet për disa modele. RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 6 2020-11-19 PM 5:57:24Shqip
5. Përdorni një çelës kriket (8 mm) për të hequr vidat
që shtrëngojnë menteshën e sipërme (A). KUJDES Për të parandaluar rënien e derës së frigoriferit, sigurohuni që ta mbani fort kur të hiqni vidat.
6. Hapni derën e frigoriferit dhe më pas ngrijeni
derën që ta hiqni atë nga mentesha e mesit. Mbajeni derën në një vend të sigurt. KUJDES Dera është e rëndë. Për të parandaluar dëmtimin ose lëndimin, bëni kujdes gjatë heqjes së derës.
7. Hapni derën e ngrirësit dhe më pas përdorni
një çelës kriket (8 mm) për të hequr vidat që shtrëngojnë menteshën e poshtme (A). RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 7 2020-11-19 PM 5:57:24Shqip
8. Kur dera e ngrirësit të jetë mbështetur në
menteshën e poshtme (A), tërhiqeni ngadalë menteshën e poshtme (A) për ta hequr nga mbajtësi në fund të frigoriferit. Pasi të keni hequr menteshën e poshtme (A) nga mbajtësi, hiqeni atë nga dera e ngrirësit dhe më pas tërhiqeni poshtë derën e ngrirësit për ta hequr nga mentesha e mesit (B). KUJDES Për të parandaluar rënien e derës së ngrirësit, sigurohuni që ta mbani fort derisa të jetë hequr në mënyrë të sigurt nga mentesha e mesit (B).
9. Përdorni një kaçavidë kryq dhe një çelës kriket
(10 mm) për të hequr vidat që shtrëngojnë menteshën e mesit (A).
10. Rimontojeni në rend të kundërt me çmontimin,
pasi të keni zëvendësuar menteshën e sipërme, të mesit dhe/ose të poshtme. KUJDES
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 8 2020-11-19 PM 5:57:25Македонски Прирачник за сервисирање за корисниците
Notice-Facile