SAMSUNG

RR39M7140SA - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RR39M7140SA SAMSUNG në format PDF.

📄 182 faqe PDF ⬇️ Shqip SQ 🔧 SAV 💬 Pyetje AI 🖨️ Printo
Notice SAMSUNG RR39M7140SA - page 141
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RR39M7140SA

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RR39M7140SA - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RR39M7140SA e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RR39M7140SA SAMSUNG

1. Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë

2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për

të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit. - Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.

3. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në

këtë manual. - Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kuzohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat. SHËNIM Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia. KUJDES

  • Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
  • Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
  • Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet. 1Door_RR7000_User-servicing-manual.indb 1 2020-12-22 3:42:32Shqip Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit. RZ32* RR39*

01 Mentesha e sipërme 02 Guarnicioni 03 Sirtari 04 Etiketa e barkodit 05 Mentesha e poshtme SHËNIM Rendi i çmontimit dhe montimit të pjesëve është i njëjtë si për ngrirësin, ashtu dhe për frigoriferin. 1Door_RR7000_User-servicing-manual.indb 2 2020-12-22 3:42:32Shqip Zëvendësimi i dorezave KUJDES

  • Bëni kujdes që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës kur zëvendësoni dorezën e saj.
  • Shtyni fort dorezat në mbështetëse. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
  • Shtrëngoni fort vidat kur montoni dorezën.
  • Përpara se të përdorni produktin, kontrolloni që doreza është montuar mirë. Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Për të shkëputur dorezat SHËNIM Kjo procedurë aplikohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu edhe për atë të ngrirësit.

1. Zhbllokoni dhe hiqni kapakun e dorezës.

2. Hiqni secilën vidë në pjesën e sipërme

dhe të poshtme të dorezës.

3. Montoni dorezën e re në rendin e

kundërt të çmontimit. 1Door_RR7000_User-servicing-manual.indb 3 2020-12-22 3:42:32Shqip Zëvendësimi i guarnicionit KUJDES Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi. Për të hequr guarnicionin Guarnicioni Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera. Për të zëvendësuar guarnicionin Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës. Zëvendësimi i sirtarit KUJDES Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit. Për të hequr sirtarin

1. Tërhiqeni sirtarin përpara.

2. Hiqeni sirtarin duke e anuar.

Për të rimontuar sirtarët Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes. 1Door_RR7000_User-servicing-manual.indb 4 2020-12-22 3:42:33Shqip Zëvendësimi i menteshave Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni llimisht dyert. KUJDES

  • Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
  • Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
  • Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
  • Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
  • Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
  • Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
  • Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm. PARALAJMËRIM
  • Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
  • Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt. Veglat e nevojshme (nuk ofrohen) Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës dadosh 10 mm (për boshtin e menteshës së sipërme) Çelës dadosh 8 mm (për dadot) Çelës dadosh 12 mm (për boshtin e menteshës së poshtme) 1Door_RR7000_User-servicing-manual.indb 5 2020-12-22 3:42:33Shqip Anasjellja e derës

1. Përdorni një kaçavidë të sheshtë në të

gjitha vrimat në pjesën e sipërme të derës për të hequr kapakun e kornizës së sipërme. SHËNIM Filloni nga vrima që gjendet më larg menteshës.

2. Nxirrni anën e majtë të kapakut të

menteshës për ta hequr dhe më pas ngrini lehtë lart pjesën e poshtme për ta nxjerrë. KUJDES Kur hiqni kapakun e menteshës, bëni kujdes të mos dëmtoni bashkuesit dhe telat mbi ose përreth derës së frigoriferit. SHËNIM Mbajeni kapakun e menteshës në një vend të sigurt. Ai nevojitet kur të ktheni derën në pozicionin llestar (përpara anasjelljes së derës).

3. Shkëputni bashkuesit mbi ose përreth

derës së frigoriferit. Lironi vidat nga mentesha e sipërme për t'i hequr. KUJDES Për të parandaluar rrëzimin e derës së frigoriferit, sigurohuni që ta mbani fort ndërsa hiqni menteshën e sipërme. 1Door_RR7000_User-servicing-manual.indb 6 2020-12-22 3:42:33Shqip

4. Pasi të keni hequr menteshën e sipërme,

ngrini derën e frigoriferit për ta hequr. Mbajeni derën në një vend të sigurt. KUJDES Dera është e rëndë. Për të parandaluar dëmtimin ose lëndimin, bëni kujdes gjatë heqjes së derës. Mentesha e poshtme Mentesha e poshtme

1. Shtrijeni produktin poshtë.

2. Zhvidhosni menteshën e poshtme nga

poshtë duke përdorur një kaçavidë kryq. KUJDES

  • Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.