D-CWP 300 - Pompa uji TALLAS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas D-CWP 300 TALLAS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth D-CWP 300 TALLAS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj D-CWP 300 - TALLAS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. D-CWP 300 e markës TALLAS.
MANUAL I PËRDORUESIT D-CWP 300 TALLAS
10.1 Pastrimi i rrjetës së thithjes.... 107
10.2 Pastrimi i rotorit.... 107
10.3 Pastrimi e kontrolli i galexhantit të integruar.... 108
- KËRKIMI I DEFEKTEVE 108
- GARANCIA 108
PARALAJMËRIME

Para se të vijoni me
instalimin lexoni me vëmendje të gjithë dokumentacionin.

Para çdo ndërhyrjeje, hiqeni spinën. Shmangeni në mënyrën më absolute funksionimin në të thatë: Pompa duhet të ndizet ekskluzivisht kur është e futur në ujë. Në qoftë se uji mbaron, pompa duhet të fiket menjëherë duke e hequr spinën nga korrenti.
1. ZBATIME
Pompat janë të llojit zhytëse, të projektuara e të ndërtuara për të pompuar ujëra të bardha, për përdorime shtëpiake, me funksionim me dorë ose automatik, për të tharë bodrume e garazhe që mund të përmbyten, për pompimin e puseve të drenazhit, pompimin e puseve për mbledhjen e ujit të shiut ose të depërtimeve që rrjedhin nga stjegullat e çatisë, etj. Falë formës kompakte e të përdorshme gjejnë edhe zbatime të posaçme si pompa portative për raste emergjence si, thithja e ujit nga serbatorë ose lumenj, boshatisja e pishinave dhe e shatërvanëve, ose e gërmimeve dhe e nënkalimeve. E përshtatshme edhe për kopshtari e punë hobi në përgjithësi.

Këto pompa nuk mund të përdoren në pishina, pellgje, rezervuarë ku ka njerëz, dhe/ose për pompimin e hidrokarbureve (benzinë, naftë, vajra të djegshme, solventë, etj.) sipas normave ligjore kundër aksidenteve që janë në fuqi në këtë fushë. Nuk janë projektuar për përdorim të vazhdueshëm, por për raste emergjence, për një periudhë të kufizuar. Para se t'i rivendosni, do të ishte rregull i mirë të parashikonit një fazë pastrimi. Shikoni kapitullin "Mirëmbajtja e Pastrimi".
2. LËNGJE TË POMPUESHME
| Ujëra të freskëta | • |
| Ujë shiu | • |
| Ujëra të bardha të shkarkimit | • |
| Ujëra të papastra | ○ |
| Ujëra të papërpunuara me trupa solide me fibra të gjata | ○ |
| Ujë shatërvani | • |
| Ujë lumi ose liqeni | • |
| Përmasa e pjesëzave maksimumi [mm] | ∅ 5 |
Tabelën 1
• I përshtatshëm
o I papërshtatshëm
Pompa është e papërshkueshme nga uji e duhet të zhytet në ujë deri në një thellësi maksimale prej 7m. Shikoni Tabelën 3.
3. TË DHËNA TEKNIKE E KUFIZIME NË PËRDORIM
- Tensioni i ushqimit: 220-240V, shikoni targën e të dhënave elektrike
- Siguresa të vonuara të linjës (versioni 220-240V): vlera indikative (Amperë)
• Temperatura e magazinimit: -10^ +40^
| Siguresa të linjës220-240V 50Hz | Tabelën 2 |
| 2 |
SHQIP
| Drenazhi i ujërave të bardha | |||
| Modeli | P1=300 | P1=600 | |
| Të dhëna elektrike | P1 Fuqia e thithur Nominale [W] | 300 | 600 |
| Voltazhi i rrjetit [V] | 220-240 AC | 220-240 AC | |
| Frekuenca e rrjetit [Hz] | 50 | 50 | |
| Korrenti [A] | 1.3 | 2.5 | |
| Kondensatori [μF] | 8 | 12.5 | |
| Kondensatori [Vc] | 450 | 450 | |
| Të dhëna hidraulike | Prurja maksimale [l/min] | 125 | 195 |
| Rezistenca maksimale [m] | 6.5 | 9 | |
| Rezistenca maksimale [bar] | 0.65 | 0.9 | |
| Thellësia maks. e zhytjes [m] | 7 | 7 | |
| Lartësia e ndezjes min. AUT [mm] | 115 | 115 | |
| Lartësia e fikjes [mm] | 45 | 45 | |
| Lartësia e ujit të mbetur AUT [mm] | 2-3 | 2-3 | |
| Fusha e përdorimit | Gjatësia e Kabllos së ushqimit [m] | 10 | 10 |
| Lloji i kabllos | H05 RNF | H05 RNF | |
| Shkalla e mbrojtjes së motorit | IP X8 | IP X8 | |
| Klasa e izolimit | F | F | |
| Fusha e temperaturës së lëngut [°C] sipas EN 60335-2-41 për përdorim shtëpiak | 0 °C / +35 °C | 0 °C / +35 °C | |
| Përmasa e pjesëzave maksimumi [mm] | ∅ 5 | ∅ 5 | |
| Maks. Temperatura e mjedisit [°C] | +40 °C | +40 °C | |
| Pesha | DNM GAS | 1" 1/4 M | 1" 1/4 M |
| Pesha Neto/Bruto rreth [kg] | 4.8 / 5.5 | 5.3 / 6 | |
Tabelën 3

Pompa që nuk mbështetet mbi një bazë nuk mund ta mbajë peshën e tubacioneve, të cilat duhet të mbahë ndryshe.
4. ADMINISTRIMI
4.1 Magazinimi
Të gjitha pompat duhet të magazinohen në një vend të mbuluar, të thatë e me lagështirë ajri mundësisht konstante, pa dridhje e pluhura. Jepen në ambalazhin e tyre origjinal ku duhet të rrinë deri në çastin e instalimit.
4.2 Transporti
Shmangini produktet nga goditjet e përplasjet e kota.
4.3 Pesha e përmasat
Targa ngjitëse e vendosur mbi ambalazh tregon peshën totale të elektropompës dhe përmasat e saj.
5. PARALAJMËRIME

Pompat kurrë nuk duhet të transportohen, të ngrihen ose të futen në punë kur gjenden pezull du përdorur kabllon e ushqimit, duhet të përdorni dorezën e posaçme.
- Pompa nuk duhet të futet kurrë në punë në të thatë.
- Mekanizmi i mbajtjes përmban lubrifikant jo toksik, por që mund të ndryshojë karakteristikat e ujit, në rast se bëhet fjalë për ujë të pastër, në qoftë se pompa do të kishte rrjedhje.
6. INSTALIMI
Vidhoseni bërrylin me lidhjen gomëmbajtëse që gjendet brenda në ambalazh. Përveç kësaj përdorni një fashetë për shtrëngimin e tubit për ta fiksuar tubin me lidhjen.
- Në rast se fundi i pusit, ku pompa do të mbështetet, ka shumë papastërti, nevojitet të parashikohet një mbështetje e ngritur me qëllim që të shmangen blokime në rrjetën e thithjes (Fig. 1).
- Zhyteni tërësisht pompën në ujë.
- Parashikoni që pusi i vendosjes të ketë përmasa minimale si vlerat e mëposhtme: Përmasat bazë minimale (mm) 200x200 / Lartësia min. (mm) 400
- Pusi duhet të përmasohet gjithnjë edhe në lidhje me sasinë e ujit që vjen dhe me prurjen e pompës, në mënyrë që motori të mos i nënshtrohet ndezjeve/orë të tepërta, këshillohet rreptësisht të mos tejkalohen 20 ndezje/orë.

Pompa duhet të instalohet në pozicion vertikall!
7. LIDHJA ELEKTRIKE

Gjatësia e kabllos së ushqimit që gjendet tek pompa kufizon thellësinë maksimale të zhytjes në përdorimi vetë pompës. Respektoni udhëzimet e shkruara në targën teknike e në këtë manual tabela 3.
8. NDEZJA
1) Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 220-240V.
2) Kur galexhanti arrin nivelin ON pompa do të fillojë punën e do të funksionojë derisa të arrihet niveli OFF.
3) Çelësi galexhant i integruar nis e ndalon automatikisht pompën kur treguesi (2) është i pozicionuar në "A".
Funksionimi me dorë (M):
4) Për ta ndezur pompën duhet të ngrihet çelësin e seleksionimit (3) duke e pozicionuar treguesin (2) tek "M". Në këto kushte pompa thith deri 2-3 mm.
5) Për të kontrolluar funksionimin korrekt e pastërtinë e galexhantit, hapni kapakun (1) duke e pozicionuar çelësin rrotullues të seleksionimit (3) tek "O".

RREZIK NGRIRJEJE: kur pompa mbetet e pandezur në temperaturë më të ulët se 0°C, duhet të siguroheni që të mos ketë mbetje ujore, e cila duke ngrirë mund të krijojnë krisa në pjesët plastike.
Në qoftë se pompa është përdorur me lëndë që anojnë të depozitohen, ose me ujë të kloruar shpëlajeni pas përdorimit, menjë hedhje uji të fuqishme në mënyrë që të shmanget formimi i depozitimeve ose i koreve që do t'i reduktonin karakteristikat e pompës.
10. MIRËMBAJTJA E PASTRIMI
Elektropompa gjatë funksionimit normal nuk kërkon asnjë lloj mirëmbajtjeje. Në çdo rast, të gjitha ndërhyrjet e riparimit dhe mirëmbajtjes duhet të kruhen vetëm pasi ta keni shkëputur pompën nga rrjeti i ushqimit me energji elektrike. Kur e ndizni përsëri pompën, sigurohuni që të jetë gjithnjë i montuar filtri i thithjes në mënyrë që të mos krijohet rrezik ose mundësi për kontakt rastësor me pjesët në lëvizje.
10.1 Pastrimi i rrjetës së thithjes
(Fig.2)
- Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
• Bëni drenazhin e pompës - Zhvidhosni vidhat e mbërthimit mbi filter (b)
• Hiqeni rrjetën e thithjes (c). - Pastrojeni e rimontojeni rrjetën e thithjes.
10.2 Pastrimi i rotorit
(Fig.3)
- Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
• Bëni drenazhin e pompës. - Zhvidhosni vidhat e mbërthimit mbi filter (b).
• Hiqeni rrjetën e thithjes (c). - Lajeni pompën me ujë të pastër për të hequr papastërti të mundshme midis motorit e këmishës së pompës (d).
- Pastroni rotorin (d).
- Verifikoni nëse rotori mund të rrotullohet lirisht.
- Montoni pjesët në drejtimin e kundërt me sekuencën e çmontimit.
10.3 Pastrimi e kontrolli i galexhantit të integruar
(Fig.4)
- Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
• Bëni drenazhin e pompës. - Shtyjeni levën e çelësit e çmontoni mbulesën e galexhantit.
- Nxirreni galexhantin, kontrolloni nëse ka material që pengon rrjedhjen e lirë dhe eventualisht vijoni me pastrimin.
- Verifikoni nëse rotori mund të rrotullohet lirisht.
- Montoni pjesët në drejtimin e kundërt me sekuencën e çmontimit.
11. KËRKIMI I DEFEKTEVE

Para se të filloni kërkimin e defekteve është nevojshme të ndërprisni lidhjen elektrike të pompës (hiqeni spinën nga priza).Nëse kabilloja e ushqimit ose pompa në çdo pjesë të saj elektrike është e dëmtu ndërhyrja e riparimit ose e zëvendësimit duhet të kryhet nga Ndërtuesi ose nga shërbimi i tij i asistencës teknike ose nga një person me kualifikimin e barasvlefshëm në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik.
| VËSHTIRËSI | VERIFIKIME (shkaqe të mundshme) | RREGULLIME | |
| 1 | Motori nuk ndizet e nuk bën zhurmë. | A. Verifikoni nëse motori është në korrent.B. Verifikoni siguresat mbrojtëse.C. Çelësi nuk aktivizohet nga galexhanti. | A. Verifikoni nëse spina është e futur saktësisht.B. Nëse janë djegur zëvendësojini.C. -Verifikoni nëse galexhanti lëviz lirisht.- Rriteni thellësinë e pusit. |
| 2 | Pompa nuk nxjerr prurje. | A. Rrjeta e thithjes ose tubacionet janë të bllokuara.B. Rotori është konsumuar ose bllokuar.C. Rezistenca e kërkuar është më e madhe se karakteristikat e pompës.D. Prania e ajrit.E. Niveli nën minimumin e thithjes. | A. Hiqni bllokimet ose shtrijeni tubacionin nëse është përdredhur.B. Zëvendësojeni rotorin ose hiqni bllokimin.C. Zëvendësojeni me një rotor me rezistencë më të madhe.D. Prisni të paktën 1 minutë derisa eliminohet. |
| 3 | Pompa nuk ndalon. | A. Çelësi nuk çaktivizohet nga galexhanti. | D. Verifikoni nëse galexhanti lëviz lirisht. |
| 4 | Prurja është e pamjaftueshme. | A. Verifikoni nëse rrjeta e thithjes është e bllokuar pjesërisht.B. Verifikoni nëse rotori ose tubi i daljes së ujit është pjesërisht i bllokuar ose me kore.C. Verifikoni nëse valvula e moskthimit (kur është parashikuar) është pjesërisht e bllokuar. | A. Hiqni bllokime të mundshme.B. Hiqni bllokime të mundshme.C. Pastroni me kujdes valvulën e moskthimit. |
| 5 | Pompa fiket pasika funksionuar për pak kohë. | A. Mekanizmi mbrojtës termo-amperometrik e ndalon pompën. | A. Verifikoni nëse lëngu për t'u pompuar është tepër i trashë, sepse do të shkaktonte mbinxehjen e motorit.B. Verifikoni nëse temperatura e ujit është tepër e lartë.C. Verifikoni që asnjë trup i ngurtë të mos e bllokojë rotorin.D. Ushqimi nuk përputhet me të dhënat e targës. |
12. GARANCIA

Çdo ndryshim i paautorizuar paraprakisht, i heq ndërtuesit çdo lloj përgjegjësie. Të gjitha pjesët e këmbimit të përdorura për riparimet duhet të jenë origjinale e të gjithë aksesorët duhet të autorizohen nga ndërtuesi, në mënyrë që të garantohet siguria maksimale e makinave dhe e impianteve mbi të cilat këto mund të montohen.
Ky produkt mbulohet nga garancia ligjore (në Komunitetin Evropian për 24 muaj nga data e blerjes) përsa i përket të gjitha defekteve që i vishen problemeve të fabrikimit ose të materialit të përdorur.
Produkti në garanci, sipas dëshirës, mund të zëvendësohet me një tjetër në gjendje të përkryer funksionimi, ose të riparohet falas kur respektohen kushtet e mëposhtme:
- produkti është përdorur në mënyrë korrekte e në pajtim me udhëzimet e asnjë tentativë riparimi nuk është bërë nga blerësi ose nga të tretë.
- produkti është dorëzuar në pikëshitjen ku është blerë, duke bashkëlidhur dokumentin që vërteton blerjen (faturën ose kuponin tatimor) e një përshkrim të shkurtër të problemit të hasur.
Rotori e pjesët që konsumohen, nuk hyjnë në garanci. Ndërhyrja në garanci nuk përfshin në asnjë rast periudhën fillestare.
SADRŽAJ
- PRIMENE 109
- TEČNOSTI KOJE SE MOGU PUMPATI 109
- TEHNIČKI PODACI I OGRANIČENJA UPOTREBE.... 109
- UPRAVLJANJE 110
4.1 Skladištenje 110
4.2. Transport 110
4.3 Težina i dimenzije.... 110
- UPOZORENJA....110
- INSTALACIJA 110
- ELEKTRIČNO PRIKLJUČIVANJE 111
- POKRETANJE 111
- MERE PREDOSTROŽNOSTI 111
- ODRŽAVANJE I ČIŠĆENJE 111
10.1 Čišćenje usisne rešetke.... 111
10.2 Čišćenje rotora 111
10.3 Čišćenje i provera integrisanog plovka.... 111
- TRAŽENJE KVAROVA.... 112
- GARANCIJA 112
UPOZORENJA
