D-DW 400 - Pompa uji TALLAS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas D-DW 400 TALLAS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth D-DW 400 TALLAS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj D-DW 400 - TALLAS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. D-DW 400 e markës TALLAS.
MANUAL I PËRDORUESIT D-DW 400 TALLAS
10.1 Pastrimi i rrjetës së thithjes (Fig.7) 97
10.2 Pastrimi i rotorit (Fig.8) 97
- KËRKIMI I DEFEKTEVE 97
- GARANCIA 97
PARALAJMËRIME

Para se të vijoni me
instalimin lexoni me vëmendje të gjithë dokumentacionin.

Para çdo ndërhyrjeje, hiqeni spinën. Shmangeni në mënyrën më funksionimin në të tõe: Pompa duhet të ndizet ekskluzivisht kur utur në ujë. Në qoftë se uji mbaron, pompa duhet të fiket menjëherë equr spinën nga korrenti.
1. ZBATIME
Pompat janë të llojit zhytëse, të projektuara e të ndërtuara për të pompuar ujëra të turbullta pa fibra, për përdorime shtëpiake, me funksionim me dorë ose automatik, për të tharë bodrume e garazhe që mund të përmbyten, për pompimin e puseve të drenazhit, pompimin e puseve për mbledhjen e ujit të shiut ose të depërtimeve që rrjedhin nga stjegullat e çatisë, etj.
Falë formës kompakte e të përdorshme gjejnë edhe zbatime të posaçme si pompa portative për raste emergjence si, thithja e ujit nga serbatorë ose lumenj, boshatisja e pishinave dhe e shatërvanëve, ose e gërmimeve dhe e nënkalimeve. E përshtatshme edhe për kopshtari e punë hobi në përgjithësi.

Këto pompa nuk mund të përdoren në pishina, pellgje, rezervuarë ku ka njerëz, dhe/ose për pompimin e hidrokarbureve (benzinë, naftë, vajra të djegshme, solventë, etj.) sipas normave ligjore kundër aksidenteve që janë në fuqi në këtë fushë. Nuk janë projektuar për përdorim të vazhdueshëm, por për raste emergjence, për një periudhë të kufizuar. Para se t'i rivendosni, do të ishte rregull i mirë parashikonit një fazë pastrimi. Shikoni kapitullin "Mirëmbajtja e Pastrimi".
2. LËNGJE TË POMPUESHME
| Ujëra të freskëta | • |
| Ujë shiu | • |
| Ujëra të bardha të shkarkimit | • |
| Ujëra të papastra | • |
| Ujëra të papërpunuara me trupa solide me fibra të gjata | ○ |
| Ujë shatërvani | • |
| Ujë lumi ose liqeni | • |
| Përmasa e pjesëzave maksimumi [mm] | ∅ 30 |
Tabelën 1
• I përshtatshëm
o I papërshtatshëm
Pompa është e papërshkueshme nga uji e duhet të zhytet në ujë deri në një thellësi maksimale prej 7m. Shikoni Tabelën 3.
3. TË DHËNA TEKNIKE E KUFIZIME NË PËRDORIM
- Tensioni i ushqimit: 220-240V, shikoni targën e të dhënave elektrike
- Siguresa të vonuara të linjës (versioni 220-240V): vlera indikative (Amperë)
- Temperatura e magazinimit: -10^ + 40^
| Siguresa të linjës 220-240V50Hz | Tabelën 2 |
| 3 |
SHQIP
| Drenazhi ujëra të papastra | ||||
| Modeli | P1=330 | P1=440 | P1=180 | |
| Të dhëna elektrike | P1 Fuqia e thithur Nominale [W] | 330 | 440 | 180 |
| Voltazhi i rrjetit [V] | 220-240 AC | |||
| Frekuenca e rrjetit [Hz] | 50 | |||
| Korrenti [A] | 1.5 | 1.6 | 0.8 | |
| Kondensatori [μF] | 8 | 8 | 4 | |
| Kondensatori [Vc] | 450 | |||
| Të dhëna hidraulike | Prurja maksimale [l/min] | 130 | 140 | 85 |
| Rezistenca maksimale [m] | 5.5 | 7 | 4 | |
| Rezistenca maksimale [bar] | 0.55 | 0.7 | 0.4 | |
| Thellësia maks. e zhytjes [m] | 7 | |||
| Lartësia e ndezjes min. AUT [mm] | 260 | |||
| Lartësia e fikjes min./maks. [mm] | 100/150 | |||
| Lartësia e ujit të mbetur [mm] | 10 | |||
| Fusha e përdorimit | Gjatësia e Kabillos së ushqimit [m] | 10 | ||
| Lloji i kabillos | H05 RNF | |||
| Shkalla e mbrojtjes së motorit | IP X8 | |||
| Klasa e izolimit | B | |||
| Fusha e temperaturës së lëngut [°C] sipas EN 60335-2-41 për përdorim shtëpiak | 0 °C / +35 °C | |||
| Përmasa e pjesëzave maksimumi [mm] | ∅ 30 | |||
| Maks. Temperatura e mjedisit [°C] | +40°C | |||
| Pesha | DNM GAS | 1" 1/4 F | 1" 1/4 F | -- |
| Pesha Neto/Bruto rreth [kg] | 4.2/5.15 | 4.65 / 5.6 | -- | |
Tabela 3

Pompa që nuk mbështetet mbi një bazë nuk mund ta mbajë peshën e tubacioneve, të cilat duhet të mbahen ndryshe.
4. ADMINISTRIMI
4.1 Magazinimi
Të gjitha pompat duhet të magazinohen në një vend të mbuluar, të thatë e me lagështirë ajri mundësisht konstante, pa dridhje e pluhura. Jepen në ambalazhin e tyre origjinal ku duhet të rrinë deri në çastin e instalimit.
4.2 Transporti
Shmangini produktet nga goditjet e përplasjet e kota.
4.3 Pesha e përmasat
Targa ngjitëse e vendosur mbi ambalazh tregon peshën totale të elektropompës dhe përmasat e saj.
5. PARALAJMËRIME

Pompat kurrë nuk duhet të transportohen, të ngrihen ose të futen në punë kur gjenden pezull duke përdorur kabllon e ushqimit, duhet të përdorni dorezën e posaçme.
- Pompa nuk duhet të futet kurrë në punë në të thatë.
- Në trup është parashikuar një vrimë shfryrëse për të shmangur dukuri të kavitacionit në çastin e ndezjes së pompës. Gjatë funksionimit të pompës pra është normale një rrjedhje e vogël uji nëpërmjet tij. (Fig.1).
- Mekanizmi i mbajtjes përmban lubrifikant jo toksik, por që mund të ndryshojë karakteristikat e ujit, në rast se bëhet fjalë për ujë të pastër, në qoftë se pompa do të kishte rrjedhje.
6. INSTALIMI
Vidhoseni bërrylin me lidhjen gomëmbajtëse që gjendet brenda në ambalazh. Për versionin ujërave të papastra kemi në dispozicion vetëm një lidhje për tubacionet me përmasa 30 mm, në rast se dëshironi të përdorni një tubacion me diametër më të madh zëvendësojeni rakordin në formë bërryli. Përveç kësaj përdorni një fashetë për shtrëngimin e tubit për ta fiksuar tubin me lidhjen.
- Këshillohet përdorimi i tubacioneve që kanë diametër të brendshëm minimumi prej 30 mm për të shmangur uljen e rendimentit të pompës dhe mundësinë e bllokimeve.
- Në rast se fundi i pusit, ku pompa do të mbështetet, ka shumë papastërti, nevojitet të parashikohet një mbështetje e ngritur me qëllim që të shmangen bllokime në rrjetën e thithjes (Fig. 2).
- Zhyteni tërësisht pompën në ujë.
- Parashikoni që pusi i vendosjes të ketë përmasa minimale si vlerat e mëposhtme: Përmasat bazë minimale (mm) 460x460 / Lartësia min. (mm) 400
SHQIP
- Kini kujdes me gëllim që galexhanti të jetë i lirë të lëvizë, lëreni të paktën 5 cm nga faqja e pusit.
- Pusi duhet të përmasohet gjithnjë edhe në lidhje me sasinë e ujit që vjen dhe me prurjen e pompës, në mënyrë që motori të mos i nënshtrohet ndezjeve/orë të tepërta, këshillohet rreptësisht të mos tejkalohen 20 ndezje/orë.

Pompa duhet të instalohet në pozicion vertikal!
7. LIDHJA ELEKTRIKE

Gjatësia e kabllos së ushqimit që gjendet tek pompa kufizon thellësinë maksimale të zhytjes në përdorir e vetë pompës. Respektoni udhëzimet e shkruara në targën teknike e në këtë manual tabela 3.
8. NDEZJA
Ekzistojnë dy mënyra funksionimi:
• ME DORË (A)
Megjithëse elektropompat e kanë galexhantin mund të përdoren sipas mënyrës me dorë (manuale) Fig.3
1) Mbërthejeni çelësin pluskues në mënyrë që të rrijë vertikal mbi pompën (me kabllon poshtë) (a). Derisa çelësi pluskues mbetet i ngritur, pompa mbetet në funksionim pavarësisht nga niveli i ujit.
2) Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 220-240V.
3) Pompa do të hyjë në funksionim, sigurohuni që të jetë e zhytur në lëngun që duhet të thithë.
Kini vëmendjen sepse pompa nuk do të fiket automatikisht, pasi arrin nivelin minimal do të duhet të fiket me dorë nga përdoruesi, ose duke hequr spinën ose duke ulur galexhantin (funksionimi automatik).
Niveli i thithjes maksimale arrihet vetëm gjatë funksionimit me dorë, sepse në kushtet e funksionimit automatik çelësi pluskues e ndalon pompën para arritjes së këtij niveli.
• AUTOMATIKE (B)
Modelet e pajisura me çelës galexhant futen në funksionim automatikisht kur niveli i ujit ngrihet e fiken kur arrihet niveli minimal i parashikuar (Fig. 4).
1) Lëreni galexhantin të lëvizë lirisht.
2) Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 220-240V.
3) Kur galexhanti arrin nivelin ON pompa do të fillojë punën e do të funksionojë derisa të arrihet niveli OFF.
Rregullimi i lartësisë së ndezjes/fikjes:
(Për të ditur lartësinë e futjes e nxjerrjes minimale, konsultoni kapitullin e të Dhënave teknike.)
Gjatësia e kabllos nga një anë duhet t'i lejojë çelësit pluskues që të lëvizë lirisht e nga ana tjetër të shmangë që çelësi të shkojë në fund. Pjesa e kabllos midis çelësit pluskues e qokës që bllokon kabllon nuk duhet të jetë më pak se 10 cm. Sa më shumë e shkurtër të jetë pjesa e kabllos midis çelësit pluskues e qokës që bllokon kabllon, aq më e ulët do të jetë lartësia e ndezjes e aq më e lartë ajo e fikjes. Pika e mbërthimit mund të ndryshohet, për shembull në kapësen e mëposhtme, me të njëjtën gjatësi do të kemi nivel më të ulët të fikjes e të ndezjes (Fig. 5). Pompa dorëzohet e pajisur me një fashetë (Fig. 6) që mbërthen kabllon e galexhantit dhe ia pengon rrëshqitjen në kapëse; në rast se vendosni që ta zgjasni ose ta shkurtoni kabllon e lirë të galexhantit, zhvendoseni fashetën në pikën që korrespondon, në qoftë se nuk është e mundur të bëni zëvendësimin. Motorët njëfazorë janë të pajisur me mbrojtës termo-amperometrik të inkorporuar e mund të lidhen direkt me rrjetin. Shënim: nëse motori është i mbingarkuar fiket automatikisht. Pasi ftohet, rindizet automatikisht pa nevojën e asnjë ndërhyrjeje me dorë.
Filtri është projektuar në mënyrë të tillë që të rregullojë kalimin e lirë nga 30 mm deri në 5 mm, në rastin kur përdoren ujëra të bardha, mjafton thjesht ta rrotulloni e ta ulni.
9. MASA PARAPRAKE
RREZIK NGRIRJEJE: kur pompa mbetet e pandezur në temperaturë më të ulët se 0°C, duhet të siguroheni që të mos ketë mbetje ujore, e cila duke ngrirë mund të krijojnë krisa në pjesët plastike.
Në qoftë se pompa është përdorur me lëndë që anojnë të depozitohen, ose me ujë të kloruar shpëlajeni pas përdorimit, me një hedhje uji të fuqishme në mënyrë që të shmanget formimi i depozitimeve ose i koreve që do t'i reduktonin karakteristikat e pompës.
10. MIRËMBAJTJA E PASTRIMI
Elektropompa gjatë funksionimit normal nuk kërkon asnjë lloj mirëmbajtjeje. Në çdo rast, të gjitha ndërhyrjet e riparimit dhe mirëmbajtjes duhet të kruhen vetëm pasi ta keni shkëputur pompën nga rrjeti i ushqimit me energji elektrike. Kur e ndizni përsëri pompën, sigurohuni që të jetë gjithnjë i montuar filtri i thithjes në mënyrë që të mos krijohet rrezik ose mundësi për kontakt rastësor me pjesët në lëvizje.
SHQIP
10.1 Pastrimi i rrjetës së thithjes (Fig.7)
- Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
- Bëni drenazhin e pompës.
• Zhvidhosni vidhat e mbërthimit mbi filter (b)
• Hiqeni rrjetën e thithjes (c) - Pastrojeni e rimontojeni rrjetën e thithjes.
10.2 Pastrimi i rotorit (Fig.8)
- Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
• Bëni drenazhin e pompës - Zhvidhosni vidhat e mbërthimit mbi filtër (b)
- Hiqeni rrjetën e thithjes (c)
- Lajeni pompën me ujë të pastër për të hequr papastërti të mundshme midis motorit e këmishës së pompës (d).
- Pastroni rotorin (d).
- Verifikoni nëse rotori mund të rrotullohet lirisht.
- Montoni pjesët në drejtimin e kundërt me sekuencën e çmontimit.
11. KËRKIMI I DEFEKTEVE

Para se të filloni kërkimin e defekteve është nevojshme të ndërprisni lidhjen elektrike të pompës (hiqeni spinën nga priza).Nëse kabloja e ushqimit ose pompa në çdo pjesë të saj elektrike është e dëmtuar ndërhyrja e riparimit ose e zëvendësimit duhet të kryhet nga Ndërtuesi ose nga shërbimi i tij i asistencës teknike ose nga një person me kualifikimin e barasvlefshëm në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik.
| VËSHTIRËSI | VERIFIKIME (shkaqe të mundshme) | RREGULLIME | |
| 1 | Motori nuk ndizet e nuk bën zhurmë. | A. Verifikoni nëse motori është në korrent.B. Verifikoni siguresat mbrojtëse.C. Çelësi nuk aktivizohet nga galexhanti. | A. Verifikoni nëse spina është e futur saktësisht.B. Nëse janë djegur zëvendësojini.C. -Verifikoni nëse galexhanti lëviz lirisht.Vendoseni në drejtimin e sipërm.- Rriteni thellësinë e pusit |
| 2 | Pompa nuk nxjerr prurje. | D. Rrjeta e thithjes ose tubacionet janë të bilokuara.E. Rotori është konsumuar ose bilokuar.F. Rezistenca e kërkuar është më e madhe se karakteristikat e pompës.G. Prania e ajrit. | A. Hiqni bilokimet ose shtrijeni tubacionin nëse është përdredhur.B. Zëvendësojeni rotorin ose hiqni bilokimin.C. Zëvendësojeni me një rotor me rezistencë më të madhe.D. Prisni të paktën 1 minutë derisa eliminohet. |
| 3 | Pompa nuk ndalon. | A. Çelësi nuk çaktivizohet nga galexhanti. | A. Verifikoni nëse galexhanti lëviz lirisht. |
| 4 | Prurja është e pamjaftueshme. | A. Verifikoni nëse rrjeta e thithjes është e bilokuar pjesërisht.B. Verifikoni nëse rotori ose tubi i daljes së ujit është pjesërisht i bilokuar ose me kore.C. Verifikoni nëse valvula e moskthimit (kur është parashikuar) është pjesërisht e bilokuar. | A. Hiqni bilokime të mundshme.B. Hiqni bilokime të mundshme.C. Pastroni me kujdes valvulën e moskthimit. |
| 5 | Pompa fiket pasi ka funksionuar për pak kohë. | A. Mekanizmi mbrojtës termo-amperometrik e ndalon pompën. | A. Verifikoni nëse lëngu për t'u pompuar është tepër i trashë, sepse do të shkaktonte mbinxehjen e motorit.B. Verifikoni nëse temperatura e ujit është tepër e lartë. |
12. GARANCIA

Çdo ndryshim i paautorizuar paraprakisht, i heq ndërtuesit çdo lloj përgjegjësie. Të gjitha pjesët e këmb të përdorura për riparimet duhet të jenë origjinale e të gjithë aksesorët duhet të autorizohen nga ndërtue në mënyrë që të garantohet siguria maksimale e makinave dhe e impianteve mbi të cilat këto mund të montohen.
Ky produkt mbulohet nga garancia ligjore (në Komunitetin Evropian për 24 muaj nga data e blerjes) përsa i përket të gjitha defekteve që i vishen problemeve të fabrikimit ose të materialit të përdorur.
Produkti në garanci, sipas dëshirës, mund të zëvendësohet me një tjetër në gjendje të përkryer funksionimi, ose të riparohet falas kur respektohen kushtet e mëposhtme:
- produkti është përdorur në mënyrë korrekte e në pajtim me udhëzimet e asnjë tentativë riparimi nuk është bërë nga blerësi ose nga të tretë.
- produkti është dorëzuar në pikëshitjen ku është blerë, duke bashkëlidhur dokumentin që vërteton blerjen (faturën ose kuponin tatimor) e një përshkrim të shkurtër të problemit të hasur.
Rotori e pjesët që konsumohen, nuk hyjnë në garanci. Ndërhyrja në garanci nuk përfshin në asnjë rast periudhën fillestare.
SADRŽAJ
- PRIMENE 98
- TEČNOSTI KOJE SE MOGU PUMPATI 98
- TEHNIČKI PODACI I OGRANIČENJA UPOTREBE 98
- UPRAVLJANJE 99
4.1 Skladištenje 99
4.2. Transport 99
4.3 Težina i dimenzije....99
- UPOZORENJA....99
- INSTALACIJA....99
- ELEKTRIČNO PRIKLJUČIVANJE 100
- POKRETANJE 100
- MERE PREDOSTROŽNOSTI 100
- ODRŽAVANJE I ČIŠĆENJE 100
10.1 Čišćenje usisne rešetke (Sl. 7).... 101
10.2 Čišćenje rotora (Sl. 8)....101
- TRAŽENJE KVAROVA.... 101
- GARANCIJA 101
UPOZORENJA

Pre nego što