TALLAS D-DWP 1000 - Pompa uji

D-DWP 1000 - Pompa uji TALLAS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas D-DWP 1000 TALLAS në format PDF.

📄 120 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice TALLAS D-DWP 1000 - page 97
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth D-DWP 1000 TALLAS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj D-DWP 1000 - TALLAS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. D-DWP 1000 e markës TALLAS.

MANUAL I PËRDORUESIT D-DWP 1000 TALLAS

10.1 Pastrimi i rrjetës së thithjes 97
10.2 Pastrimi i rotorit....97

  1. KËRKIMI I DEFEKTEVE 97
  2. GARANCIA 97

PARALAJMËRIME

TALLAS D-DWP 1000 - PARALAJMËRIME - 1

Para se të vijoni me instalimin lexoni me vëmendje të gjithë dokumentacionin.

TALLAS D-DWP 1000 - PARALAJMËRIME - 2

Para çdo ndërhyrjeje, hiqeni spinën. Shmangeni në mënyrën më absolute funksionimin në të thatë: Pompa duhet të ndizet ekskluzivisht kur është e futur në ujë. Në qoftë se uji mbaron, pompa duhet të fiket menjëherë duke e hequr spinën nga korrenti.

1. ZBATIME

Pompat zhytëse të fuqishme për drenazhin, boshatisjen e ujitjen e vogël; mund të përdoren me ujëra të pista edhe në prani të trupave në suspension me vëllim maksimal deri në 38 mm. Pompat për përdorime shtëpiake, me funksionim me dorë ose automatik, për të tharë bodrume e garazhe që mund të përmbyten, për pompimin e puseve të drenazhit, pompimin e puseve për mbledhjen e ujit të shiut ose të depërtimeve që rrjedhin nga stjegullat e çatisë, etj.

Falë formës kompakte e të përdorshme gjejnë edhe zbatime të posaçme si pompa portative për raste emergjence si, thithja e ujit nga serbatorë ose lumenj, boshatisja e pishinave dhe e shatërvanëve, ose e gërmimeve dhe e nënkalimeve. E për shtatshme edhe për kopshtari e punë hobi në përgjithësi.

TALLAS D-DWP 1000 - ZBATIME - 1

Këto pompa nuk mund të përdoren në pishina, pelligje, rezervuarë ku ka njerëz, dhe/ose për pompimin e hidrokarbureve (benzinë, naftë, vajra të djegshme, solventë, etj.) sipas normave ligjore kundër aksidenteve që janë në fuqi në këtë fushë. Nuk janë projektuar për përdorim të vazhdueshëm, por për raste emergjence, për një periudhë të kufizuar. Para se t'i rivendosni, do të ishte rregull i mirë të parashikonit një fazë pastrimi. Shikoni kapitullin "Mirëmbajtja e Pastrimi".

2. LËNGJE TË POMPUESHME

Ujëra të freskëta
Ujë shiu
Ujëra të bardha të shkarkimit
Ujëra të papastra
Ujëra të papërpunuara me trupa solide me fibra të gjata
Ujë shatërvani
Ujë lumi ose liqeni
Përmasa e pjesëzave maksimumi [mm] ∅ 38

Tabelën 1

• I përshtatshëm
o l papërshtatshëm

Pompa është e papërshkueshme nga uji e duhet të zhytet në ujë deri në një thellësi maksimale prej 7m. Shikoni Tabelën 3.

3. TË DHËNA TEKNIKE E KUFIZIME NË PËRDORIM

  • Tensioni i ushqimit: 220-240V, shikoni targën e të dhënave elektrike
  • Siguresa të vonuara të linjës (versioni 220-240V): vlera indikative (Amperë)
    • Temperatura e magazinimit: -10°C +40°C
Siguresa të linjës 220-240V50Hz
3

Tabelën 2

SHQIP

Drenazhi ujëra të papastra
ModeliP1=1000
Të dhëna elektrike P1 Fuqia e thithur Nominale [W]1000
Të dhëna hidraulike Prurja maksimale [l/min] 320
Fusha e përdorimit Gjatësia e Kabllos së ushqimit [m] 10
PeshaDNM GAS1" 1/2 F
Pesha Neto/Bruto rreth [kg]8.2 / 10.1

Tabela 3

TALLAS D-DWP 1000 - TË DHËNA TEKNIKE E KUFIZIME NË PËRDORIM - 1

Pompa që nuk mbështetet mbi një bazë nuk mund ta mbajë peshën e tubacioneve, të cilat duhet të mbahen ndryshe.

4. ADMINISTRIMI

4.1 Magazinimi

Të gjitha pompat duhet të magazinohen në një vend të mbuluar, të thatë e me lagështirë ajri mundësisht konstante, pa dridhje e pluhura. Jepen në ambalazhin e tyre origjinal ku duhet të rrinë deri në çastin e instalimit.

4.2 Transporti

Shmangini produktet nga goditjet e përplasjet e kota.

4.3 Pesha e përmasat

Targa ngjitëse e vendosur mbi ambalazh tregon peshën totale të elektropompës dhe përmasat e saj.

5. PARALAJMËRIME

TALLAS D-DWP 1000 - PARALAJMËRIME - 1

Pompat kurrë nuk duhet të transportohen, të ngrihen ose të futen në punë kur gjenden pezull duke përdorur kabllon e ushqimit, duhet të përdorni dorezën e posaçme.

  • Pompa nuk duhet të futet kurrë në punë në të thatë.
  • Pompa duhet të pozicionohet në mënyrë që vrimat e këmbës thithëse të mos bblokohen, tërësisht ose pjesërisht nga papastërtia.
  • Mekanizmi i mbajtjes përmban lubrifikant jo toksik, por që mund të ndryshojë karakteristikat e ujit, në rast se bëhet fjalë për ujë të pastër, në goftë se pompa do të kishte rrjedhje.
  • Pompa është e pajisur me një siguresë të motorit termike. Në rast mbinxehjeje eventuale të motorit, siguresa e fik pompën automatikisht. Koha e ftohjes është rreth 15-20 min. Pas kësaj pompa rindizet automatikisht. Pas ndërhyrjes së siguresës së motorit është absolutisht e nevojshme të kërkohet shkaku dhe të eliminohet. Konsultoni Kërkimin e Defekteve.

6. INSTALIMI

Vidhoseni bërrylin me lidhjen gomëmbajtëse që gjendet brenda në ambalazh. Për versionin ujërave të papastra kemi në dispozicion vetëm një lidhje për tubacionet me përmasa 1"1/2, në rast se dëshironi të përdorni një tubacion me diametër më të madh zëvendësojeni rakordin në formë bërryli. Përveç kësaj përdorni një fashetë për shtrëngimin e tubit për ta fiksuar tubin me lidhjen.

  • Këshillohet përdorimi i tubacioneve që kanë diametër të brendshëm minimumi prej 38 mm për të shmangur uljen e rendimentit të pompës dhe mundësinë e blokimeve.
  • Në rast se fundi i pusit, ku pompa do të mbështetet, ka shumë papastërti, nevojitet të parashikohet një mbështetje e ngritur me qëllim që të shmangen bllokime në rrjetën e thithjes (Fig. 1).
    • Zhyteni tërësisht pompën në ujë.
  • Parashikoni që pusi i vendosjes të ketë përmasa minimale si vlerat e mëposhtme:

Përmasat bazë minimale (mm) 400x400 / Lartësia min. (mm) 400

SHQIP

  • Kini kujdes me qëllim që galexhanti të jetë i lirë të lëvizë, lëreni të paktën 5 cm nga faqja e pusit.
  • Pusi duhet të përmasohet gjithnjë edhe në lidhje me sasinë e ujit që vjen dhe me prurjen e pompës, në mënyrë që motori të mos i nënshtrohet ndezjeve/orë të tepërta, këshillohet rreptësisht të mos tejkalohen 20 ndezje/orë.

TALLAS D-DWP 1000 - SHQIP - 1

Pompa duhet të instalohet në pozicion vertikal!

7. LIDHJA ELEKTRIKE

TALLAS D-DWP 1000 - LIDHJA ELEKTRIKE - 1

Gjatësia e kabllos së ushqimit që gjendet tek pompa kufizon thellësinë maksimale të zhytjes në përdorimin e vetë pompës. Respektoni udhëzimet e shkruara në targën teknike e në këtë manual tabela 3.

8. NDEZJA

Ekzistojnë dy mënyra funksionimi:

• ME DORË (A)

Megjithëse elektropompat e kanë galexhantin mund të përdoren sipas mënyrës me dorë (manuale) Fig.2

1) Mbërthejeni çelësin pluskues në mënyrë që të rrijë vertikal mbi pompën (me kabllon poshtë) (a). Derisa çelësi pluskues mbetet i ngritur, pompa mbetet në funksionim pavarësisht nga niveli i ujit.
2) Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 220-240V.
3) Pompa do të hyjë në funksionim, sigurohuni që të jetë e zhytur në lëngun që duhet të thithë.

Kini vëmendjen sepse pompa nuk do të fiket automatikisht, pasi arrin nivelin minimal do të duhet të fiket me dorë nga përdoruesi, ose duke hequr spinën ose duke ulur galexhantin (funksionimi automatik).

Niveli i thithjes maksimale arrihet vetëm gjatë funksionimit me dorë, sepse në kushtet e funksionimit automatik çelësi pluskues e ndalon pompën para arritjes së këtij niveli.

• AUTOMATIKE (B)

Modelet e pajisura me çelës galexhant futen në funksionim automatikisht kur niveli i ujit ngrihet e fiken kur arrihet niveli minimal i parashikuar (Fig. 3).

1) Lëreni galexhantin të lëvizë lirisht.
2) Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 220-240V.
3) Kur galexhanti arrin nivelin ON pompa do të fillojë punën e do të funksionojë derisa të arrihet niveli OFF.

Rregullimi i lartësisë së ndezjes/fikjes:

(Për të ditur lartësinë e futjes e nxjerrjes minimale, konsultoni kapitullin e të Dhënave teknike.)

Gjatësia e kabllos nga një anë duhet t'i lejojë çelësit pluskues që të lëvizë lirisht e nga ana tjetër të shmangë që çelësi të shkojë në fund. Pjesa e kabllos midis çelësit pluskues e qokës që bllokon kabllon nuk duhet të jetë më pak se 10 cm. Sa më shumë e shkurtër të jetë pjesa e kabllos midis çelësit pluskues e qokës që bllokon kabllon, aq më e ulët do të jetë lartësia e ndezjes e aq më e lartë ajo e fikjes. Pika e mbërthimit mund të ndryshohet, për shembull në kapësen e mëposhtme, me të njëjtën gjatësi do të kemi nivel më të ulët të fikjes e të ndezjes (Fig. 4). Pompa dorëzohet e pajisur me një fashetë (Fig. 5) që mbërthen kabllon e galexhantit dhe ia pengon rrëshqitjen në kapëse; në rast se vendosni që ta zgjasni ose ta shkurtoni kabllon e lirë të galexhantit, zhvendoseni fashetën në pikën që korrespondon, në qoftë se nuk është e mundur të bëni zëvendësimin. Motorët njëfazorë janë të pajisur me mbrojtës termo-amperometrik të inkorporuar e mund të lidhen direkt me rrjetin. Shënim: nëse motori është i mbingarkuar fiket automatikisht. Pasi ftohet, rindizet automatikisht pa nevojën e asnjë ndërhyrjeje me dorë.

Filtri është projektuar në mënyrë të tillë që të rregullojë kalimin e lirë nga 30 mm deri në 5 mm, në rastin kur përdoren ujëra të bardha, mjafton thjesht ta rrotulloni e ta ulni.

9. MASA PARAPRAKE

RREZIK NGRIRJEJE: kur pompa mbetet e pandezur në temperaturë më të ulët se 0°C, duhet të siguroheni që të mos ketë mbetje ujore, e cila duke ngrirë mund të krijojnë krisa në pjesët plastike.

Në qoftë se pompa është përdorur me lëndë që anojnë të depozitohen, ose me ujë të kloruar shpëlajeni pas përdorimit, me një hedhje uji të fuqishme në mënyrë që të shmanget formimi i depozitimeve ose i koreve që do t'i reduktonin karakteristikat e pompës.

10. MIRËMBAJTJA E PASTRIMI

Elektropompa gjatë funksionimit normal nuk kërkon asnjë lloj mirëmbajtjeje. Në çdo rast, të gjitha ndërhyrjet e riparimit dhe mirëmbajtjes duhet të kruhen vetëm pasi ta keni shkëputur pompën nga rrjeti i ushqimit me energji elektrike. Kur e ndizni përsëri pompën, sigurohuni që të jetë gjithnjë i montuar filtri i thithjes në mënyrë që të mos krijohet rrezik ose mundësi për kontakt rastësor me pjesët në lëvizje.

SHQIP

10.1 Pastrimi i rrjetës së thithjes

(Fig.6)

  • Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
    • Bëni drenazhin e pompës.
  • Zhvidhosni vidhat e mbërthimit mbi filter (b).
    • Hiqeni rrjetën e thithjes (c).
  • Pastrojeni e rimontojeni rrjetën e thithjes.

10.2 Pastrimi i rotorit

(Fig.7)

  • Shkëputeni ushqimin elektrik nga pompa.
    • Bëni drenazhin e pompës.
    • Zhvidhosni vidhat e mbërthimit mbi filtër (b).
    • Hiqeni rrjetën e thithjes (c).
  • Lajeni pompën me ujë të pastër për të hequr papastërti të mundshme midis motorit e këmishës së pompës (d).
  • Pastroni rotorin (d).
  • Verifikoni nëse rotori mund të rrotullohet lirisht.
  • Montoni pjesët në drejtimin e kundërt me sekuencën e çmontimit.

11. KËRKIMI I DEFEKTEVE

TALLAS D-DWP 1000 - KËRKIMI I DEFEKTEVE - 1

Para se të filloni kërkimin e defekteve është nevojshme të ndërprisni lidhjen elektrike të pompës (hiqeni spinën nga priza).Nëse kabilloja e ushqimit ose pompa në çdo pjesë të saj elektrike është e dëmtuar ndërhyrja e riparimit ose e zëvendësimit duhet të kryhet nga Ndërtuesi ose nga shërbimi i tij i asistencës teknike ose nga një person me kualifikimin e barasvlefshëm në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik.

VËSHTIRËSIVERIFIKIME (shkaqe të mundshme)RREGULLIME
1Motori nuk ndizet e nuk bën zhurmë.A. Verifikoni nëse motori është në korrent.B. Verifikoni siguresat mbrojtëse.C. Çelësi nuk aktivizohet nga galexhanti.A. Verifikoni nëse spina është e futur saktësishtB. Nëse janë djegur zëvendësojiniC. -Verifikoni nëse galexhanti lëviz lirisht.Vendoseni në drejtimin e sipërm.- Rriteni thellësinë e pusit
2Pompa nuk nxjerr prurje.A. Rrjeta e thithjes ose tubacionet janë të bllokuara.B. Rotori është konsumuar ose bllokuar.C. Rezistenca e kërkuar është më e madhe se karakteristikat e pompës.D. Prania e ajrit.A. Hiqni bllokimet ose shtrijeni tubacionin nëse është përdredhurB. Zëvendësojeni rotorin ose hiqni bllokimin.C. Zëvendësojeni me një rotor me rezistencë më të madhe.D. Prisni të paktën 1 minutë derisa eliminohet.
3Pompa nuk ndalon.A. Çelësi nuk çaktivizohet nga galexhanti.A. Verifikoni nëse galexhanti lëviz lirisht.
4Prurja është e pamjaftueshme.A. Verifikoni nëse rrjeta e thithjes është e bllokuar pjesërisht.B. Verifikoni nëse rotori ose tubi i daljes së ujit është pjesërisht i bllokuar ose me kore.C. Verifikoni nëse valvula e moskthimit (kur është parashikuar) është pjesërisht e bllokuar.A. Hiqni bllokime të mundshme..B. Hiqni bllokime të mundshme.C. Pastroni me kujdes valvulën e moskthimit.
5Pompa fiket pasika funksionuar për pak kohë.A. Mekanizmi mbrojtës termo-amperometrik e ndalon pompën.A. Verifikoni nëse lëngu për t'u pompuar është tepër i trashë, sepse do të shkaktonte mbinxehjen e motorit.B. Verifikoni nëse temperatura e ujit është tepër e lartë.C. Verifikoni që asnjë trup i ngurtë të mos e bllokojë rotorin.

12. GARANCIA

TALLAS D-DWP 1000 - GARANCIA - 1

Çdo ndryshim i paautorizuar paraprakisht, i heq ndërtuesit çdo lloj përgjegjësie. Të gjitha pjesët e këmbimit të përdorura për riparimet duhet të jenë origjinale e të gjithë aksesorët duhet të autorizohen nga ndërtuesi, në mënyrë që të garantohet siguria maksimale e makinave dhe e impianteve mbi të cilat këto mund të montohen.

Ky produkt mbulohet nga garancia ligjore (në Komunitetin Evropian për 24 muaj nga data e blerjes) përsa i përket të gjitha defekteve që i vishen problemeve të fabrikimit ose të materialit të përdorur.

Produkti në garanci, sipas dëshirës, mund të zëvendësohet me një tjetër në gjendje të përkryer funksionimi, ose të riparohet falas kur respektohen kushtet e mëposhtme:

  • produkti është përdorur në mënyrë korrekte e në pajtim me udhëzimet e asnjë tentativë riparimi nuk është bërë nga blerësi ose nga të tretë.
  • produkti është dorëzuar në pikëshitjen ku është blerë, duke bashkëlidhur dokumentin që vërteton blerjen (faturën ose kuponin tatimor) e një përshkrim të shkurtër të problemit të hasur.

Rotori e pjesët që konsumohen, nuk hyjnë në garanci. Ndërhyrja në garanci nuk përfshin në asnjë rast periudhën fillestare.

SADRŽAJ

  1. PRIMENE 98
  2. TEČNOSTI KOJE SE MOGU PUMPATI 98
  3. TEHNIČKI PODACI I OGRANIČENJA UPOTREBE....98
  4. UPRAVLJANJE 99

4.1 Skladištenje 99
4.2. Transport 99
4.3 Težina i dimenzije 99

  1. UPOZORENJA....99
  2. INSTALACIJA....99
  3. ELEKTRIČNO PRIKLJUČIVANJE 100
  4. POKRETANJE 100
  5. MERE PREDOSTROŽNOSTI 100
  6. ODRŽAVANJE I ČIŠĆENJE.... 100

10.1 Čišćenje usisne rešetke 101
10.2 Čišćenje rotora 101

  1. TRAŽENJE KVAROVA.... 101
  2. GARANCIJA 101

UPOZORENJA

TALLAS D-DWP 1000 - UPOZORENJA - 1

Pre nego što instalaciju pažljivo svu dokumentaciju.

TALLAS D-DWP 1000 - UPOZORENJA - 2

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : TALLAS

Modeli : D-DWP 1000

Kategori : Pompa uji