MAKITA DC40RC - Karikues baterie

DC40RC - Karikues baterie MAKITA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DC40RC MAKITA në format PDF.

📄 148 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice MAKITA DC40RC - page 90

Shkarko udhëzimet për tuajin Karikues baterie në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DC40RC - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DC40RC e markës MAKITA.

MANUAL I PËRDORUESIT DC40RC MAKITA

► Sl.690 SHQIP SHQIP (Udhëzimet origjinale) PARALAJMËRIM Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kuzuara zike, shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje. Simbolet Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit. Vetëm për përdorim të brendshëm. Lexoni manualin e përdorimit.

Mos bëni qark të shkurtër me baterinë. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi. Mos e shkatërroni baterinë me zjarr. Gjithmonë riciklojeni baterinë. Li-ion Vetëm për shtetet e BE-së Për shkak të pranisë së komponentëve të rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe bateritë, mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike ose bateritë me mbetjet shtëpiake! Në përputhje me Direktivën Evropiane për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, akumulatorëve dhe baterive, duhet të mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet komunale, duke vepruar në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit. Kjo tregohet nga simboli i koshit të plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.91 SHQIP ► Fig.1 Gati për karikim. Vonesë në karikim (bateria po ftohet, bateri tepër e ftohtë, ose në pritje për karikimin). Po karikohet (0 - 80 %). Karikimi (80 - 100 %). Karikimi përfundoi. Duke karikuar (anomali në ftohje). Bateri me defekt. KUJDES

1. RUAJINI KËTO UDHËZIME – Ky manual

përmban udhëzime të rëndësishme sigurie dhe përdorimi për karikuesin e baterisë.

2. Përpara se ta përdorni karikuesin e baterisë,

lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

3. KUJDES – Për të reduktuar rrezikun e lëndimit,

karikoni vetëm bateritë e rikarikueshme të Makita. Llojet e tjera të baterive mund të shpërthejnë duke shkaktuar lëndim personal dhe dëme.

4. Bateritë e parikarikueshme nuk mund të

karikohen me këtë karikues baterish.

5. Përdorni një burim energjie me tensionin

e specikuar në pllakëzën udhëzuese të karikuesit.

6. Mos e karikoni kutinë e baterisë në prani të

lëngjeve ose gazeve të djegshme.

7. Mos e ekspozoni karikuesin në shi, borë ose

kushte me lagështirë.

8. Asnjëherë mos e mbani karikuesin nga

kordoni ose ta tërhiqni për ta hequr nga priza.

9. Pas karikimit ose përpara se të përpiqeni

të kryeni mirëmbajtje apo pastrim, hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë. Kur e shkëputni karikuesin, tërhiqeni nga spina dhe jo nga kordoni.

10. Sigurohuni që kordoni të ndodhet aty ku nuk

mund të shkelet, ku nuk mund të pengoheni apo ndryshe të mos u nënshtrohet dëmtimeve apo tensioneve.

11. Mos e përdorni karikuesin me kordon apo

spinë të dëmtuar. Nëse kordoni ose spina janë të dëmtuara, kërkojini qendrës së shërbimit të Makita ta zëvendësojë atë për të shmangur rreziqet.

12. Mos e përdorni apo çmontoni karikuesin nëse

ka marrë goditje të fortë, është rrëzuar ose ndryshe është dëmtuar në ndonjë mënyrë; çojeni te një teknik i kualikuar i shërbimit. Përdorimi ose rimontimi i pasaktë mund të rezultojë në rrezik goditjeje elektrike ose zjarr.

13. Mos e karikoni kutinë e baterisë kur

temperatura e dhomës është NËN 10°C (50°F) ose MBI 40°C (104°F). Në temperaturë të ftohtë, karikimi mund të mos llojë.

14. Mos u përpiqni të përdorni një transformator

me faza, një gjenerator me motor ose prizë me energji DC.

15. Mos lejoni që diçka të mbulojë ose bllokojë

grilat e ajrosjes së karikuesit.

16. Mos e futni ose hiqni kabllon dhe mos e futni

ose hiqni baterinë me duar të lagura.

17. Mos përdorni kurrë benzinë, benzol, hollues,

alkool dhe lëndë të ngjashme për pastrimin e karikuesit. Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.92 SHQIP Karikimi

1. Futeni karikuesin e baterisë në burimin e duhur

të tensionit AC. Dritat e karikimit do të pulsojnë ngadalë në mënyrë të përsëritur në ngjyrë të gjelbër.

2. Futeni kutinë e baterisë në karikues derisa të

ndalojë rregullimin në udhëzuesin e karikuesit. ► Fig.2 Kapaku i terminalit të karikuesit mund të hapet me futjen dhe mund të mbyllet me nxjerrjen e kutisë së baterisë.

3. Kur futet kutia e baterisë, ngjyra e dritës së

karikimit do të ndryshojë nga e gjelbër në blu dhe do të llojë karikimi. Drita pulsuese e shpejtë ngjyrë blu tregon gjendje të karikuar në 0–80 % dhe drita karikuese blu do ta mbajë dritën të ndezur të qëndrueshme për të treguar 80–100 %. Treguesi 80 % i përmendur më lart është vlerë e përafërt. Treguesi mund të ndryshojë sipas temperaturës së baterisë ose gjendjes së baterisë.

4. Me përfundimin e karikimit, drita e karikimit do

të ndryshojë nga blu në të gjelbër dhe bie tingulli i melodisë ose i alarmit (një sinjal i gjatë) për të treguar përfundimin e karikimit.

5. Pas karikimit, hiqni kutinë e baterisë nga karikuesi

dhe shkëputni karikuesin nga rryma. SHËNIM: Koha e karikimit varion sipas temperaturës (10°C (50°F)–40°C (104°F)) në të cilën karikohet bateria dhe nga gjendja e kutisë së baterisë, si p.sh. një kuti baterie që është e re ose që nuk është përdorur për një kohë të gjatë. Tensioni Numri i qelizave Kuti baterie me jone litiumi Kapaciteti (Ah) Koha e karikimit (minuta) 40 V (maks.) 10 BL4020 2 30 40 V (maks.) 10 BL4025 2,5 38 40 V (maks.) 10 BL4040 / BL4040F 4 67 40 V (maks.) 20 BL4050F 5 85 40 V (maks.) 20 BL4080F 8 170 VINI RE: Karikuesi i baterisë është për karikimin e kutive të baterisë Makita. Asnjëherë mos e përdorni për qëllime të tjera ose për bateri nga prodhues të tjerë. SHËNIM: Nëse drita e karikimit pulson ngadalë në ngjyrë blu, karikimi nuk mund të llojë për shkak të gjendjes së kutisë së baterisë si më poshtë: — Kutia e baterisë nga vegla e sapopërdorur ose kutia e baterisë që është lënë në një vend të ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit për një kohë të gjatë. — Kutia e baterisë që është lënë për një kohë të gjatë në një vend të ekspozuar ndaj ajrit të ftohtë. SHËNIM: Kur kutia e baterisë është tepër e nxehtë, karikimi nuk llon derisa temperatura e kutisë së baterisë të arrijë gradën në të cilën është i mundur karikimi. SHËNIM: Nëse drita e karikimit ndryshon në të kuqe, karikimi nuk mund të kryhet. Terminalet në karikues ose kutinë e baterisë janë bllokuar me pluhur ose kutia e baterisë është konsumuar ose dëmtuar. Ndryshimi i melodisë pas përfundimit të karikimit

1. Futja e kutisë së baterisë në karikues nxjerr tingullin e fundit të paravendosur të melodisë të përfundimit të

2. Heqja dhe rifutja e tij brenda pesë sekondave pas këtij veprimi bën që tingulli i melodisë të ndryshojë.

3. Sa herë që e fusni dhe e nxirrni brenda pesë sekondave pas kësaj, ndryshon rendi i tingullit të melodisë.

4. Kur del tingulli i dëshiruar i melodisë, lëreni kutinë e baterisë të futur dhe do të llojë karikimi. Kur zgjidhet një

regjim “tingulli i shkurtër”, nuk dalin sinjalet e përfundimit të karikimit. (Regjimi i heshtur) 5. Me përfundimin e karikimit, drita e karikimit do të ndihet në të gjelbër dhe bie tingulli i melodisë ose i alarmit (një sinjal i gjatë) i paravendosur në futjen e kutisë së baterisë për të treguar përfundimin e karikimit. (Në regjimin e zgjedhur të heshtjes, nuk dalin tinguj.)

6. Tingulli i paravendosur i melodisë ruhet edhe kur karikuesi shkëputet.93 SHQIP

Sistemi i ftohjes Ky karikues është i pajisur me një ventilator ftohjeje për bateritë e nxehura për t’i dhënë mundësinë baterisë të arrijë performancën e vet. Zhurma e ajrit që dëgjoni kur del gjatë ftohjes, nuk do të thotë se ka probleme me karikuesin. Drita blu dhe e kuqe do të pulsojë në mënyrë të alternuar për të paralajmëruar rastet e mëposhtme.

  • Probleme me ventilatorin e ftohjes
  • Ftohje e pamjaftueshme e baterisë, si p.sh. nga bllokimi me pluhur Bateria mund të karikohet pavarësisht dritës së alternuar blu dhe të kuqe. Por koha e karikimit do të jetë më e gjatë se zakonisht në këtë rast. Kontrolloni zhurmën e ventilatorit të ftohjes, vrimën në karikues dhe bateri, që ndonjëherë mund të bllokohet me pluhur. Mbajeni vrimën gjithmonë të pastër në karikues dhe bateri për ftohje. ► Fig.3: 1. Vrima e daljes 2. Vrima e hyrjes SHËNIM: Sistemi i ftohjes është në rregull megjithëse nuk del zhurmë nga ventilatori i ftohjes, nëse drita blu dhe e kuqe nuk pulson. SHËNIM: Produktet duhet të dërgohen për riparim ose mirëmbajtje, nëse drita blu dhe e kuqe pulson në mënyrë të alternuar shumë shpesh. Kllapa e murit PARALAJMËRIM: Sigurohuni që të përdorni dy vida për varjen e karikuesit mbi mur, dhe vareni karikuesin në mur me një vidë tjetër. Përndryshe, karikuesi mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim të rëndë. PARALAJMËRIM: Gjithmonë sigurohuni që karikuesi është i shkëputur dhe bateria është hequr nga karikuesi përpara se të kryeni punë montimi në mur. PARALAJMËRIM: Ndiqni hapat e udhëzuara në këtë manual dhe përfundojeni të gjithë procedurën njëherësh. Karikuesi mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim ose dëmtim nëse ndaloni punën në mes. PARALAJMËRIM: Kontrolloni shtrëngimin e vidave rregullisht. Përndryshe, karikuesi mund të bjerë për shkak të vidave të liruara. PARALAJMËRIM: Pastroni pjesët e terminaleve të karikuesit rregullisht me një kompresor me ajër etj. KUJDES: Zgjidhni me kujdes një mur të qëndrueshëm për montimin e karikuesit. Sigurohuni që të mos ketë pengesa ndaj punës së montimit ose përdorimit të karikimit. Pesha bruto e karikuesit dhe e baterisë arrin rreth 3,0 kg (6,6 lbs). Siguroni përforcim të mjaftueshëm për murin, nëse është e nevojshme. KUJDES: Tregoni kujdes të mos rrëzoni kutinë e baterisë kur futni ose hiqni baterinë nga karikuesi i montuar në mur. Mbajeni kutinë e baterisë fort dhe mbani një pozicion të qëndrueshëm. Mund ta montoni karikuesin në mur. Lini hapësirë boshe rreth karikuesit siç tregohet në gurë. ► Fig.4 SHËNIM: Gjërat që duhet të përgatisni: — Dy vida - varja e karikuesit Madhësia e vidës: 4,0 mm x më shumë se 20 mm. Madhësia e kokës së vidës: Më pak se ø9,0 mm dhe më pak se 3,5 mm trashësi. — Një vidë (4,0 mm x më shumë se 25 mm) - për varjen e karikuesit. — Veglat - për shtrëngimin e vidave

1. Fiksoni dy vida për varjen në mur.

2. Vareni karikuesin në mur duke përdorur grepin prapa.

3. Fiksojeni karikuesin duke shtrënguar një vidë varjeje sipër karikuesit.

Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MAKITA

Modeli : DC40RC

Kategori : Karikues baterie