SG150 - Saw MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas SG150 MAKITA në format PDF.
| Lloji i produktit | Sharrë rrethore |
| Marka | Makita |
| Modeli | SG150 |
| Përmasat (G x T x L) | 300 x 250 x 250 mm |
| Pesha | 3,5 kg |
| Furnizimi | 1200 W, 230 V ~ 50 Hz |
| Shpejtësia pa ngarkesë | 5 000 rpm |
| Diametri i tehut | 150 mm |
| Vrima e tehut | 20 mm |
| Thellësia maksimale e prerjes | 50 mm |
| Kapaciteti i prerjes në pjerrësi | 0° deri në 45° |
| Funksionet kryesore | Prerje e drejtë, prerje në pjerrësi, frenë tehut |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni hapjet e ventilimit pas çdo përdorimi, lubrifikoni pjesët lëvizëse rregullisht |
| Siguria | Frenë elektrike e tehut, mbrojtje kundër kthimit, çelës sigurie |
| Pjesët e këmbimit dhe riparueshmëria | Teh, karbonat, çelësi të disponueshëm tek shitësit e autorizuar të Makita |
| Informacione të përgjithshme | Manuali i përdorimit i disponueshëm në disa gjuhë, pesha neto 3,5 kg |
Pyetjet më të shpeshta - SG150 MAKITA
Pyetjet e përdoruesve rreth SG150 MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Saw në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SG150 - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SG150 e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT SG150 MAKITA
Transferimi ose shumëfishimi i këtij dokumenti, shfrytëzimi dhe ndarja e përmbajtjes së tij janë të ndaluara, për sa kohë nuk është dhënë autorizimi shprehimisht. Shkeljet çojnë në detyrim për dëmshpërblim. Të gjitha të drejtat për regjistrimin e patentës, ushtrimin e patentës ose dizajnin janë të rezervuara.
Ky manual përdorimi është përpiluar me kujdes të veçantë. MAKITA nuk mban asnjë përgjegjësi për mosrespektim të mundshëm të këtij manuali përdorimi dhe pasojat e këtij mosrespektimi. Gjithashtu nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta ose dëme anësore, të shkaktuara nga një përdorim i gabuar i pajisjes.
Gjatë përdorimit të pajisjes, duhen respektuar rregullat specifie lokale të sigurisë dhe rregulloret e mbrojtjes në punë, si dhe përcaktimet e këtij manuali përdorimi.
Të gjithë përcaktimet e përdorura të produktit dhe emrat e markave janë pronësi e zotëruesit dhe nuk janë përcaktuar si të tilla.
Ekziston mundësia e ndryshimeve në përmbajtje.
Përmbajtja
1 Lidhur me këtë manual përdorimi .... 314
1.1 Informacione të rëndësishme 314
1.2 Simbolet e përdorura në manualin e përdorimit 314
2 Udhëzime sigurie 314
2.1 Siguria në vendin e punës 314
2.2 Siguria elektrike 315
2.3 Siguria e personave 315
2.4 Përdorimi dhe trajtimi i veglës elektrike 315
2.5 Shërbimi 316
2.6 Udhëzime sigurie specifie për pajisjen 316
2.6.1 Kërkesa për përdoruesit 316
2.6.2 Siguria në vendin e punës 316
2.6.3 Siguria elektrike 317
2.6.4 Siguria e personave 317
2.6.5 Rreziqe gjatë përdorimit dhe trajtimit të veglës elektrike 318
2.6.6 Shërbimi/Mirëmbajtja/Riparimi 320
2.6.7 Shpjegim i piktografisë mbi frezën e diamantit 320
3.1 Të dhëna teknike 321
3.2 Deklarata e konformitetit-EG 322
3.3 Karakteristikat e makinerive 322
3.4 Makineritë dhe pjesët komanduese ..... 322
3.5 Përdorimi sipas përcaktimeve 322
4 Para fillimit të punës 323
5 Përdorimi dhe komandimi 323
5.1 Montimi ose ndërrimi i disqeve prej diamanti për prerje në të thafë .... 323
5.2 Përcaktoni thellësinë e prerjes 324
5.3 Lidhni pluhurfshirësen 324
5.4 Ndizeni frezën prej diamanti dhe frezoni 324
5.5 Përfundimi i procesit të frezimit .... 325
6 Pastrimi 325
7 Mirëmbajtja 325
8 Përdorimi i disqeve prej diamanti për prerje në të thafë 326
9 Mënjanimi 326
1 Lidhur me këtë manual përdorimi
Ky manual përdorimi përmban gjithë informacionet e rëndësishme për një përdorim të sigurt të frezave prej diamanti.
Freza prej diamanti përcaktohet edhe si «pajisja» ose «makina» në këtë manual përdorimi.
Referencat e figurave
Referencat e figurave që ndodhen në fillim të manualit të përdorimit, do të paraqiten në tekst me këtë simbol 1 (këtu p.sh. i referohet figurës numër 1).
1.1 Informacione të rëndësishme

Lexoni manualin e përdorimit
Përpara fillimit të gjithë punimeve me dhe në pajisje, lexoni me kujdes dhe respektoni udhëzimet e sigurisë dhe paralajmërimet në këtë manual përdorimi.
Ruajeni këtë manual përdorimi gjithmonë bashkë me pajisjen.

Duhet të mbani një maskë filtruese të autorizuar për gojën dhe hundën!
1.2 Simbolet e përdorura në manualin e përdorimit

RREZIKU
«RREZIKU» tregon një rrezik kërcënues, i cili do të shkaktonte vdekjen e menjëhershme ose një plagosje të rëndë në trup.
→ Kjo shigjetë tregon masat përkatëse, për shmangien e këtij rreziku kërcënues.

PARALAJMËRIM
«RREZIKU» tregon një rrezik kërcënues, i cili mund të shkaktonte vdekjen e menjëhershme ose një plagosje të rëndë në trup.
→ Kjo shigjetë tregon masat përkatëse, për shmangien e këtij rreziku kërcënues.

KUJDES
«KUJDES» tregon një rrezik kërcënues, i cili mund të shkaktonte plagosje të lehta ose të rënda në trup ose dëme materiale.
→ Kjo shigjetë tregon masat përkatëse, për shmangien e këtij rreziku kërcënues.

UDHËZIM
«UDHËZIM» ju jep këshilla përdorimi dhe ndihmëse.
2 Udhëzime sigurie

PARALAJMËRIM
Lexoni gjithë të dhënat e sigurisë dhe udhëzimet. Neglizhimi i respektimit të të dhënave të sigurisë dhe udhëzimeve mund të shkaktojnë plagosje të rënda.
Ruajini gjithë të dhënat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi «vegël elektrike» që përdoret tek të dhënat e sigurisë, lidhet me veglat elektrike që punojnë me energji (me kabëll rrjeti) dhe me veglat elektrike me bateri (pa kabëll rrjeti).
2.1 Siguria në vendin e punës
a) Vendin e punës mbajeni të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Vendet e punës të parregullta dhe pa ndriçimin e duhur mund të shkaktojnë aksidente.
b) Mos punoni me veglën elektrike në ambiente me rrezik shpërthimi, në të cilat ndodhen lëngje, gaze ose pluhura të djegshëm.
Veglat elektrike prodhojnë shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Gjatë përdorimit të veglës elektrike, mbani larg fëmijët dhe personat e tjerë.
Në rast shpërqendrimi mund të humbni kontrollin e pajisjes.
2.2 Siguria elektrike
a) Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet me prizën. Spina nuk duhet ndërruar në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë adaptuese së bashku me veglat elektrike të tokëzuara.
Spinat e pandërruara dhe prizat e përshtatshme reduktojnë rrezikun e një goditjeje elektrike.
b) Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e tokëzuara, si tubat, radiatorët, sobat dhe frigoriferët.
Ekziston një rrezik i lartë i goditjes elektrike, kur trupi juaj tokëzohet.
c) Veglat elektrike mbajini larg shiut ose lagështisë.
Hyrja e ujit në një vegël elektrike shton rrezikun e një goditjeje elektrike.
d) Mos e keqpërdorni kabllin, për të mbajtur ose varur veglën elektrike, apo për të tërhequr spinën nga priza. Mbajeni kabllin larg nxehtësisë, vajrave, qosheve të mprehta ose pjesëve të lëvizshme të pajisjes.
Kabllot e dëmtuar ose të koklavitur shtojnë rrezikun e një goditjeje elektrike.
e) Kur punoni në hapësirë me një vegël elektrike, përdorni vetëm kabëll zgjatues, të përshtatshëm edhe për ambientin e jashtëm.
Përdorimi e një kablli zgjatues të përshtatshëm për ambientin e jashtëm redukton rrezikun e një goditjeje elektrike.
f) Kur përdorimi i veglës elektrike është i pashmangshëm në një ambient të lagësht, përdorni një çelës ndërprerës.
Përdorimi i një çelësi ndërprerës (çelës FI me lëshues korrenti maksimal 10 mA) redukton rrezikun e një goditjeje elektrike.
2.3 Siguria e personave
a) Tregohuni të vëmendshëm dhe bëni kujdes për çka bëni, si dhe veproni gjithmonë me arsye kur punoni me një vegël elektrike. Mos përdorni vegla elektrike, nëse jeni të lodhur ose nëse jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose medikamenteve.
Një moment mungese vëmendjeje gjatë përdorimit të veglës elektrike, mund të shkaktojë plagë serioze.
b) Mbani veshje personale mbrojtëse si dhe gjithmonë syze mbrojtëse.
Mbajtja e veshjeve personale mbrojtëse si maskë pluhuri, këpucë sigurie kundër rrëshqitjes, helmetë mbrojtëse ose kufje mbrojtëse, sipas llojit dhe përdorimit të veglës elektrike, redukton rrezikun e plagosjeve.
c) Shmangni vënien në punë në mënyrë të pavullnetshme. Sigurohuni që vegla elektrike të jetë e fikur, përpara se ta lidhni në burimin e korrentit dhe / ose me baterinë, ta poziciononi ose ta ngrini.
Kur jeni duke mbajtur veglën elektrike dhe vendosni gishtin tek çelësi ose nëse e lidhni pajisjen të ndezur në burimin e energjisë, mund të shkaktohen aksidente.
d) Veglat e qëndrueshme ose çelësat fiso hiqini përpara se të ndizni veglën elektrike.
Një vegël ose çelës që ndodhet në një pjesë të rrotullueshme të pajisjes, mund të shkaktojë plagosje.
e) Shmangni një pozicion të papërshtatshëm të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt dhe ruani ekuilibrin në çdo kohë.
Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni veglën elektrike më mirë gjatë situatave të papritura.
f) Mbani veshje të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose stoli. Flokët, veshjet dhe dorashkat mbajini larg pjesëve të lëvizshme.
Rrobat e lirshme, stolitë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët e lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen pajime për pastrimin dhe kapjen e pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhur dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i një pluhurfshirëseje mund të shkaktojë rreziqe nga pluhuri.
2.4 Përdorimi dhe trajtimi i veglës elektrike
a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni për punën tuaj, veglën e posaçme elektrike.
Me veglën e përshtatshme elektrike punoni në mënyrë më të mirë dhe të sigurt brenda diapazonit të dhënë të fuqisë.
b) Mos përdorni vegla elektrike, çelësi i të cilave është me defekt.
Një vegël elektrike që nuk ndizet ose fiket më, është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Hiqni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë, para se të kryeni rregullime në pajisje, të ndërroni pjesë aksesorësh ose të instaloni pajisjen.
Kjo masë paraprake parandalon startimin e pavullnetshëm të veglës elektrike.
d) Veglat elektrike të papërdorura, ruajini larg fëmijëve. Mos lejoni që pajisja të përdoret nga persona që nuk e dinë ta përdorin atë ose që nuk kanë lexuar këtë manual.
Veglat elektrike janë të rrezikshme, kur pënga persona pa përvojë.
e) Kujdesuni për veglat elektrike me kujdes. Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme funksionojnë pa të metë dhe nuk ngecin, ose nëse ka pjesë të thyera apo të dëmtuara, çka pengon funksionimin e veglës elektrike. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të pajisjes.
Shumë aksidente shkaktohen nga veglat elektrike të keqmirëmbajtura.
f) Veglat prerëse mbajini të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të mirëmbajtura me kujdes, me tehe prerës të mprehtë etj., përdoren më pak dhe më lehtë.
g) Veglën elektrike, aksesorin, veglat shtesë, etj. përdorini sipas këtyre udhëzimeve.
Kështu, respektoni kushtet e punës dhe veprimtarinë e kryer.
Përdorimi i veglave elektrike për përdorime të tjera nga ato të parashikuara, mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
2.5 Shërbimi
a) Riparojeni veglën elektrike vetëm nga specialistë të kualifikuar si dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Kështu siguroni ruajtjen e sigurisëë së veglës elektrike.
2.6 Udhëzime sigurie specifie për pajisjen
2.6.1 Kërkesa për përdoruesit
- Personat nën 16 vjeç nuk lejohet të përdorin pajisjen.
- Përdoruesi duhet të jetë i njohur me përmbajtjen e këtij manuali përdorimi.
2.6.2 Siguria në vendin e punës
- Para se të hapni vrimat në muret mbajtës, këshillohuni me inxhinierin, arkitektin ose supervizorin e ndërtimit.
- Siguroni hapësirën e punës edhe pas zgavrave. Hapësirat e pasiguruara të punës mund t'ju rrezikojnë juve dhe personat e tjerë.
- Bëni kujdes tubat e mbuluar të korrentit, ujit dhe gazit. Përdorni detektorë të përshtatshëm, për të identifikuar tuba të fshehur, ose këshillohuni me shoqërinë e ofrimit të shërbimit. Kontakti me kabllot elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një tubi gazi mund të shkaktojë shpërthim. Futja në një tubacion uji shkakton dëme materiale ose mund të shkaktojë një goditje elektrike.
- Mos e përdorni veglën elektrike në afërsi të materialeve të djegshëm. Shkëndijat mund të shkaktojnë ndezjen e këtyre materialeve.
- Shmangni pengimin e njerëzve të tjerë nëpër kabillo. Derdhjet mbi kabëll mund të shkaktojnë plagosje të rënda.
- Siguroni objektin që do të punoni. Një objekt pune i fiksuar me kapëse ose vida qëndron më i sigurt se sa po ta mbani me dorë.
- Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin e punës. Pluhurat mund të ndizen lehtë.
- Në dhomat e mbyllura, kujdesuni për një ajrosje të mjaftueshme. Rrezik nga grumbullimi i pluhurit dhe pengimi i të parit.
- Pluhurat nga materialet si bojëra me bazë plumbi, disa lloje druri, mineralet dhe metalet mund të jenë të dëmshme për shëndetin dhe të shkaktojnë reaksione, sëmundje të frymëmarrjes dhe / ose kancer. Materialet me përmbajtje asbesti duhet të përpunohen vetëm nga specialistë.
▶ Përdorni të paktën një nga pluhurfshirëset e për shtatshme për materialin (p.sh. një pluhurfshirëse të posaçme nga MAKITA).
Kujdesuni për një ajrosje të mirë të vendit të punës.
Këshillohet që të mbani një maskë për frymëmarrjen me kategori filtri P2 ose P3 (sipas DIN EN 149:2001).
Respektoni rregulloret në fuqi të vendit tuaj lidhur me materialet që duhet të përpunohen.
2.6.3 Siguria elektrike
- Para çdo përdorimi të veglës elektrike, kontrolloni kabllot lidhës dhe spinën nëse janë të dëmtuar.
Një pajisje e dëmtuar është e rrezikshme dhe jo e sigurt për përdorim. - Bëni kujdes tensionin e rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë duhet të përputhet me të dhënat në etiketën e tipit të veglës elektrike.
Gjatë përdorimit të veglës elektrike me prodhues energjie (gjeneratorë) të lëvizshëm, mund të ketë humbje fuqie ose reagime jo tipike gjatë ndezjes. - Mos e përdorni veglën elektrike me një kabëll të dëmtuar. Mos e prekni kabllon e dëmtuar dhe tërhiqni spinën nëse kablli dëmtohet gjatë punës.
Kabllot e dëmtuar shtojnë rrezikun e një goditjeje elektrike. - Përdorni vetëm kabillo zgjatues, të përshtatshëm për konsumin e energjisë së pajisjes dhe që kanë një trashësi qendrore minimale prej 1,5 mm 2 . Nëse përdorni rulo kabllosh, rrotullojeni kabllin gjithmonë plotësisht.
Kablli i rrotulluar mund të nxehet shumë dhe të fillojë të djegë. - Pastroni rregullisht kanalet e ajrimit të veglës suaj elektrike dhe thajini me fryrje ajri. Në asnjë mënyrë mos futni brenda kaçavida ose objekte të tjera. Mos i mbuloni kanalet e ajrimit.
Ventilatori i motorit fut pluhur në kasën e pajisjes dhe grumbullimi i madh i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike. - Si pasojë e defekteve të jashtme elektromagnetike (p.sh. luhatje të tensionit të rrjetit, ngarkesa elektrostatike), vegla elektrike mund të fiket automatikisht.
Në këtë rast, fikeni dhe ndizeni sërish veglën elektrike. - Mos përdorni vegla elektrike, që kërkojnë lëndë ftohëse të lëngët.
Përdorimi i ujit ose i lëndëve ftohëse të lëngeta mund të shkaktojnë një goditje elektrike.
2.6.4 Siguria e personave
- Mbani veshje mbrojtëse personale dhe përdorini ato sipas situatës së punës:

Maskë mbrojtëse për gjithë fytyrën, mbrojtëse sysh ose syze mbrojtëse, helmetë mbrojtëse dhe përparëse të posaçme
Mbrojini pjesët që fluturojnë rrotull përmes helmetës mbrojtëse, syzeve mbrojtëse ose mbrojtëses së fytyrës dhe kur është e nevojshme, përmes një përparëseje.

Kufje mbrojtëse
Niveli tipik i zhurmës A të kësaj vegle elektrike, gjatë punës shkon mbi 85 dB (A).
Nëse jeni të ekspozuar në një zhurmë të lartë për kohë të gjatë, ekziston rreziku i dëmtimit të dëgjimit deri në humbjen e kësaj të fundit.

Dorashka mbrojtëse kundër vibrimeve
Në një vlerë A (8) për vibrimet e dorës prej mbi 2,5 m/s², këshillohet mbajtja e dorashkave mbrojtëse kundër vibrimeve.
Këpucë sigurie kundër rrëshqitjes

Maskë pluhuri, maskë filter për gojë/hundë ose maskë mbrojtëse për frymëmarrjen
Përmes thithjes së pluhurave të imët mineralë, mund të shkaktohen rreziqe për shëndetin. Këshillohet që të mbani një maskë për frymëmarrjen me kategori filtri P2 ose P3 (sipas DIN EN 149:2001).
Puna me disqet prej diamanti për prerje në të të thatë është një proces smerilimi, gjatë të cilit formohen pluhura. Gjatë frezimit të materialeve me përmbajtje kuarci, rreziku i silikozës ka qenë shumë i lartë, për këtë arsye pajisja duhet të përdoret vetëm bashkë me një pluhurfshirëse të përshtatshme (p.sh. një pluhurfshirëse e posaçme nga MAKITA).
- Kujdesuni që personat e tjerë të kenë një distancë të sigurt nga zona e punës. Kushdo që hyn në zonën e punës, duhet të mbajë veshje mbrojtëse personale.
Ciflat e materialit të përpunuar ose veglat e thyera mund të fluturojnë tutje dhe mund të shkaktojnë plagosje edhe jashtë zonës direkte të punës.
- Mbajeni pajisjen vetëm nga sipërfaqet e izoluara, kur kryeni punime, gjatë të cilave vegla elektrike mund të bjerë në kontakt me kabllo korrenti të fshehur ose me kabllin e saj të rrjetit.
Kontakti me një kabëll tensioni mund të vendosë nën tension edhe pjesët metalike të pajisjes dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
- Mbajeni kabllin e rrjetit larg veglave ndihmëse rrotulluese.
Nëse e humbni kontrollin e pajisjes, kablli i rrjetit mund të pritet ose të mbulohet dhe dora apo krahu juaj mund të bjerë mbi veglën ndihmëse rrotulluese.
- Mos e vendosni mënjanë veglën elektrike asnjëherë, para se vegla ndihmëse të ketë pushuar plotësisht.
Vegla ndihmëse rrotulluese mund të bjerë në kontakt me sipërfaqen e raftit, duke shkaktuar humbjen tuaj të kontrollit mbi veglën elektrike.
- Kur jeni duke mbajtur veglën elektrike, ajo nuk duhet të jetë në punë e sipër.
Veshja juaj mund të bjerë në kontakt me veglën ndihmëse rrotulluese dhe vegla ndihmëse mund të shpojë trupin tuaj.
- Mos i drejtoni veglat ndihmëse kur pajisja është e ndezur, drejt vetes ose pjesëve të trupit, si dhe mos i prekni ato.
2.6.5 Rreziqe gjatë përdorimit dhe trajtimit të veglës elektrike
- Përdorni vetëm disqe prej diamanti për prerje në të thatë për veglën tuaj elektrike.
Fakti që mund ta fiksoni aksesorin tek vegla juaj elektrike, kjo nuk garanton një përdorim të sigurt.
- Numri i lejuar i rrotullimeve të veglës elektrike duhet të jetë të paktën aq i lartë sa numri i dhënë maksimal i rrotullimeve tek vegla elektrike.
Aksesori që rrotullohet më shpejt se sa lejohet, mund të thyhet dhe të fluturojë larg.
- Disqet prej diamanti për prerje në të thate duhet të përdoren vetëm për përdorimet e këshilluara. P.SH.: Mos smeriloni asnjëherë sipërfaqet anësore të një disku diamanti për prerje në të thate.
Disqet prej diamanti për prerje në të të thatë janë të përshtatshme për heqjen e materialit me skajin e diskut. Efekti i forcës anësore tek objekti i smeriluar mund të thyhet.
- Ndërrimin e veglave ndihmëse kryejeni me kujdes dhe vetëm me veglën e posaçme dhe pa defekte. Para ndërrimit të veglës shtesë, hiqni spinën nga priza.
Përmes veglës së parashikuar të montimit, shmangni dëmtime në veglën elektrike dhe ndihmëse.
- Përdorni gjithmonë materiale montimi të padëmtuara në përmasat e duhur për disqet prej diamanti për prerje në të thatë, të zgjedhura nga ju.
Materiali i përshtatshëm i montimit, ndihmon disqet prej diamanti për prerje në të të thatë dhe redukton rrezikun e thyerjes së disqeve prej diamanti për prerje në të të thatë.
- Diametri i jashtëm dhe trashësia e veglës ndihmëse, duhet të përputhen me masat e veglës tuaj elektrike.
Veglat ndihmëse të matura gabim mund të mos përshtaten apo kontrollohen mjaftueshëm.
- Disqet prej diamanti për prerje në të thatë, materialet e montimit (fllanxhat) ose aksesorët e tjerë, duhet të puthiten me boshtin e veglës tuaj elektrike.
Veglat ndihmëse që nuk puthiten si duhet tek boshti i veglës elektrike, rrotullohen në mënyrë jo të njëtrajtshme, vibrojnë shumë fort dhe mund të çojnë në humbje të kontrollit.
- Mos përdorni vegla ndihmëse të dëmtuara. Para çdo përdorimi të veglave elektrike, kontrollojini veglat ndihmëse nëse kanë rrjedhje ose çarje. Kur vegla elektrike ose vegla ndihmëse bie poshtë, kontrolloni nëse ajo dëmtohet ose përdorni një vegël ndihmëse pa defekt. Nëse e keni kontrolluar dhe vënë në përdorim veglën ndihmëse, ju dhe personat e tjerë qëndroni jashtë zonës së veglës elektrike dhe lëreni veglën të punojë për një minutë me numrin më të lartë të rrotullimeve.
Veglat elektrike të dëmtuara prishen në shumicën e rasteve gjatë këtij testimi.
- Pas montimit të disqeve prej diamanti për prerje në të thatë para ndezjes, kontrolloni nëse këta disqe janë montuar si duhet dhe mund të rrotullohen lirisht. Sigurohuni që disqet prej diamanti për prerje në të thatë nuk prekin skeletin mbrojtës ose pjesët e tjera.
- Mos i ekspozoni veglat elektrike në nxehtësi ose ftohtësi ekstreme.
Në nxehtësi dhe / ose ftohtësi ekstreme, mund të shkaktohen dëme mekanike dhe elektrike.
- Pas përdorimit, veglat elektrike, mbajtëset e veglës dhe pjesët e tjera lërini të ftohen në afërsi të zonës së punës.
Pajisjet mund të nxehen shumë pas përdorimit, ndaj mos prekni dhe mos kapni pjesët e tyre, pasi ka rrezik lëndimi.
- Tabela shtesë ose të ngjashme, pjesë jo të posaçme MAKITA, nuk duhet të vidhosen ose të gozhdohen në motor, doreza, fileto dhe kasën mbrojtëse.
Në këtë mënyrë, vegla elektrike mund të dëmtohet dhe të shkaktojë dëmtime funksionaliteti.
- Shmangni formimin e zhurmave të panevojshme.
- Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe punës për aksesorin e përdorur.
Frenimi dhe udhëzimet përkatëse të sigurisë
Frenimi éshtë reagimi i menjëhershëm si pasojë e një vegle elektrike të ngecur ose të bblokuar që rrotullohet, si disqet prej diamanti për prerje në të thatë. Ngecja ose bblokimi çon në një ndalim të menjëhershëm të veglës elektrike në rrotullim. Kështu, një vegël elektrike e pakontrolluar do të shpejtohet në drejtim të kundërt të rrotullimit të veglës në vendin e bblokimit.
Nëse p.sh. një disk prej diamanti për prerje në të thatë ngec ose blokohet në material, skaji i disqeve prej diamanti për prerje në të thatë mund të zhytet në material, të ngecë dhe të thyejë kështu diskun prej diamanti për prerje në të thatë ose të shkaktojë një frenim. Disku prej diamanti për prerje në të thatë lëviz drejt përdoruesit ose larg jush, sipas drejtimit të rrotullimit të diskut në vendin e blokimit. Kështu, disqet prej diamanti për prerje në të thatë mund edhe të thyhen.
Frenimi është pasoja e një përdorimi difektoz të veglës elektrike. Kjo mund të shmanget përmes masave të sigurisë, sîç përshkruhet më poshtë.
Gjatë ndezjes dhe gjatë punës së veglës elektrike, mbajeni atë fort tek të dy dorezat dhe vendoseni trupin dhe krahët në një pozicion, ku të mund të përmbani forcat e frenimit ose momentin e reagimit gjatë lëvizjes së shpejtë. Vendoseni pajisjen gjithmonë mirë mbi dy rrotat.
Përmes masave të përshtatshme të sigurisë, përdoruesi mund t'i kontrollojë këto forca frenimi dhe reaguese.
- Shmangni bllokimin e disqeve prej diamanti për prerje në të thatë, përmes presionit të lartë shtypës ose avancimit të shpejtë. Mos bëni prerje shumë të thella.
Mbingarkesa e disqeve prej diamanti për prerje në të te thatë rrit ngarkesën e tyre dhe prirjen për të ngecur ose bllokuar, çka shkakton një frenim ose thyerje të objektit të smeriluar.
- Mos e afroni asnjëherë dorën tek vegla ndihmëse që rrotullohet.
Gjatë frenimit. vegla ndihmëse mund të lëvizë në dorën tuaj.
- Shmangni me trupin tuaj zonën, në të cilin vegla elektrike lëviz si pasojë e frenimit.
Frenimi e lëviz veglën elektrike në drejtim të kundërt me lëvizjen e disqeve prej diamanti për prerje në të thatë, në vendin e blokimit.
- Punoni me kujdes të veçantë në pjesën e qosheve, skajeve të mprehta, etj. Shmangni kthimin mbrapsht dhe blokimin e veglës elektrike nga materiali.
Vegla elektrike që rrotullohet ka tendencën të ngecë në skaje, qoshet e mprehta ose kur zmbrapset. Kjo shkakton humbjen e kontrollit ose frenimin.
- Mos përdorni zinxhirë ose disqe të dhëmbëzuar sharre, si dhe disqe të segmentuar prej diamanti për prerje në të thatë me kanale të gjera më shumë se 10 mm.
Këto vegla ndihmëse shkaktojnë shpesh një frenim ose humbjen e kontrollit të veglës elektrike.
- Nëse disku prej diamanti për prerje në të thatë ngec ose ndërpret punën, fikeni pajisjen dhe mbajeni në qetësi, derisa disqet të ndalojnë. Mos u përpiqni asnjëherë të hiqni disqet në lëvizje nga prerja, përndryshe mund të ndodhë një frenim. Identifikoni dhe ndreqni shkakun e ngecjes.
- Mos e ndizni veglën elektrike sërish, për sa kohë ajo ndodhet në material. Lërini disqet prej diamanti për prerje në të tõe thatë të arrijë fillimisht numrin e plotë të rrotullimeve, para se të vazhdoni me kujdes prerjen.
Përndryshe disqet mund të ngecin, të kërcejnë nga materiali ose të shkaktojnë frenimin.
- Fiksoni pllakat ose materialet e mëdha, për të shmangur rrezikun e një frenimi përmes një disku diamanti të ngecur.
Materialet e mädha mund të përkulen si pasojë e vetë peshës së tyre. Materiali duhet të fiksohet në të dy anët, si në afërsi të prerjes ashtu dhe në skaje.
- Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm me «prerjen e xhepave» në muret ekzistues ose në zonat e paarritshme.
Disqet prej diamanti të zhytshëm gjatë prerjes së tubave të gazit ose të ujit, kabllove elektrike ose objekte të tjera. mund të shkaktojnë një frenim.
2.6.6 Shërbimi / Mirëmbajtja / Riparimi
- Pas rënies ose ndikimit të lagështisë, kontrolloni veglën elektrike.
Një vegël elektrike e dëmtuar është e rrezikshme dhe jo e sigurt për përdorim. Para përdorimit të mëtejshëm, vegla elektrike duhet kontrolluar nga qendra jonë e shërbimit të klientit ose një punishte e autorizuar MAKITA.
- Punimet riparuese dhe të mirëmbajtjes duhet të kryhet vetëm nga një punishte e autorizuar MAKITA.
Përndryshe, shfuqizohet çdo përgjegjësi dhe e drejtë garancie nga ana e MAKITA.
- Duhet siguruar që sipas nevojës, të përdoren vetëm pjesë këmbimi MAKITA dhe aksesorë origjinalë MAKITA.
Pjesët originale mund t'i gjeni pranë dyqanit të autorizuar. Në rast të përdorimit të pjesëve jo-origjinale, dëmet në pajisje dhe rreziku i aksidenteve nuk përjashtohet.
- Ēshtë e nevojshme një mirëmbajtje periodike nga MAKITA ose nga një prej proceseve të autorizuara të mirëmbajtjes dhe riparimit MAKITA.
Shumë aksidente shkaktohen nga veglat elektrike të keqmirëmbajtura.
2.6.7 Shpjegim i piktografisë mbi frezën e diamantit

Shenja CE mbi një produkt do të thotë që produkti përputhet me gjithë rregulloret evropiane në fuqi dhe i janë nënshtruar gjithë proceseve të vlerësimit të konformitetit të dhëna.

Pajisje e kategorisë mbrojtëse II
Përmes izolimeve përkatëse, pajisja nuk ka pjesë metalike të prekshme, të cilat mund të përçojnë tension në rast defekti. Nuk ka kabëll të tokëzuar.

Pajisjet e vjetra mënjanojini duke respektuar mjedisin
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale të reciklueshme me vlerë, të cilat duhet t'u nënshtrohen riciklimit. Bateritë, lubrifikuesit dhe lëndët e tjera nuk duhet të hidhen në ambient. Ju lutemi mënjanojini pajisjet e vjetra në sistemet e posaçme të grumbullimit.

Mbani kufje mbrojtëse!
Niveli tipik i zhurmës A të kësaj vegle elektrike, gjatë punës shkon mbi 85 dB (A) - mbani kufje mbrojtëse!

Mbani veshje mbrojtëse!

Lexoni manualin e përdorimit!
Përpara fillimit të gjithë punimeve me dhe në pajisje, duhet të lexoni me kujdes dhe të respektoni udhëzimet e sigurisë dhe paralajmërimet në këtë manual përdorimi.
3 Veçori teknike
3.1 Të dhëna teknike
| Tipi i frezës prej diamanti SG150 SG180 | ||
| Prodhuesi MAKITA INTERNATIONAL EUROPE LTD. | ||
| Tensioni i punës (V / Hz) ~230 / 50 / 60 | ||
| Konsumi i energjisë (Vat) 1800 1800 | ||
| Kategoria mbrojtëse | ☐/II/II | ☐ |
| Numri i rrotullimeve (min-1) | 7800 4100 | |
| Diametri i diskut (mm) | 150 | 185 |
| Trashësia maksimale e diskut (mm) | 3,5 | 3,5 |
| Gjerësia e frezës (mm) | 7 – 35 | 9 – 43 |
| Thellësia e frezës (mm) | 7 – 45 15 – 60 | |
| Pesha (kg) | ||
| Pajisja1) | 5,6 | 6,6 |
| Disku prerës | 0,220 | 0,380 |
| Elektronika e numrit të rrotullimeve | po | po |
| Matja e zhurmës2) K = 3 dB | ||
| LpA (Presioni i zhurmës) dB (A) | 95 | 99 |
| LWA (Fuqia e zhurmës) dB (A) | 106 | 110 |
| Matja e vibrimit:3) K = 1,5 m/s2 | ||
| Doreza e përparme (11)1 m/s2 | 2,79 | 2,11 |
| Doreza e pasme (2)1 m/s2 | 3,73 | 3,24 |
1) Pesha pa veglën ndihmëse dhe kabllin lidhës.
2) Vlerat matëse për zhurmën e formuar sipas EN 60745. Mbani kufje mbrojtëse!
3) Vlerat e përgjithshme të luhatjes (shuma vektoriale në tre drejtimet) jepen në përputhje me EN 60745.
Vlerat e përgjithshme të luhatjes të dhëna në manualin e përdorimit llogariten në përputhje me normat EN 60745 dhe mund të përdoren për krahasimin e veglave elektrike me njëra-tjetrën. Ato përshtaten edhe për një vlerësim të ngarkesës së luhatjes.
Vlerat e dhëna të emetuara të luhatjes lidhen kryesisht me përdorimin e veglës elektrike. Nëse vegla elektrike përdoret për përdorime të tjera, me vegla ndihmëse të ndryshme ose nuk mirëmbahet sa duhet, kjo ngarkesë e luhatjes rritet përtej kohëzgjatjes së plotë të punës. Për një vlerësim të vlerave të emetuara të luhatjes, duhen pasur parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është ndezur pa qenë në përdorim. Kjo do ta reduktonte ndjeshëm ngarkesën e luhatjes mbi kohëzgjatjen e punës.

PARALAJMËRIM
Rrezik për shëndetin si pasojë e vibrimeve.
→ Për mbrojtjen e përdoruesit duhet të merren masa shtesë sigurie, p.sh. mbajtja e dorashkave mbrojtëse kundër vibrimeve, mirëmbajtja e saktë e veglës elektrike dhe veglat ndihmëse, mbajtja ngrohtë e duarve dhe një organizim i mirë i proceseve të punës.
3.2 Deklarata e konformitetit-EG
CE
Me anë të kësaj, Makita deklaron se pajisja e mëposhtme:
Përshkrimi: Freza prej diamanti
Modeli / Tipi: SG150, SG180
përputhet me gjithë përcaktimet e direktivave të mëposhtme evropiane:
2006/42/EG
2014/30/EU
2011/65/EU
Prodhimi është në përputhje me normat dhe specifikimet e mëposhtme:
EN 60745
Dokumentet teknike sipas 2006/42/EG
mund të kërkohen pranë:
Makita,
Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
02.02.2015

Yasushi Fukaya
Drejtuesi i biznesit
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
3.3 Karakteristikat e makinerive
Makineritë kanë një elektronikë të prodhuar posaçërisht. Ajo monitorin numrin e rrotullimeve dhe ndihmon në ecurinë më praktike të punës përmes dritave treguese të gjelbër / të kuqe (pozicioni 13 dhe 14, shihni figurën 1) dhe në këtë mënyrë në kushte komode pune.
Treguesit optikë
e gjelbër: Numri i rrotullimeve për rendiment optimal të frezës
e kuqe: Numri i rrotullimeve shumë i vogël - fikje
Nëse nuk respektohet sinjali paralajmërues, që d.m.th. avancimi nuk do të zvogëlohet, elektronika do të fiket si pasojë e mbingarkesës. Pasi pajisja ka pushuar së punuari, nxirrini nga kanali disqet prej diamanti për prerje në të thatë. Pajisja mund të startohet sërish menjëherë.
3.4 Makineritë dhe pjesët komanduese
(Shihni figurën 1)
1 Çelësi NDIZ / FIK
2 Doreza
3 Rrota lëvizëse e pasme
4 Konektorë për lidhjen e tubit të daljes së pluhurit
5 Shigjeta e drejtimit të rrotullimit
6 Pllaka shtypëse
7 Vida gjashtëkëndore (fileto të majta)
8 Disk prej diamanti për prerje në të thatë
9 Skeleti mbrojtës
10 Rrota lëvizëse e përparme
11 Doreza e përparme
12 Drita e gjelbër LED
13 Drita e kuqe LED
① Drejtimi i punës
3.5 Përdorimi sipas përcaktimeve
Frezat prej diamanti të përshkruara në këtë manual përdorimi lejohen vetëm për prerje në të thatë në mure (tulla, gurë gëlqerorë, gurë çakëll) dhe beton. Ata nuk duhet të përdoren për prerje në të njomë dhe për prerje në metal, qelq, dru, etj.
- Respektoni rregulloret në fuqi të vendit tuaj lidhur me materialet që duhet të përpunohen.
- Frezat prej diamanti lejohen vetëm për përdorimin bashkë me pluhurfshirësen, e cila është e përshtatshme për pluhur mineral (p.sh. pluhurfshirëse e posaçme MAKITA).

PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi si pasojë e pëlcitjes së disqeve prej diamanti për prerje në të të thatë (pjesë që fluturojnë).
→ Disqet prej diamanti për prerje në të thatë janë ndërtuar për prerjet e drejta.
Përmes prerjes së bërrylave, disku prej diamanti për prerje në të tõe thatë deformohet dhe krijohen çarje qendrore dhe segmentale.
- Disqet prej diamanti për prerje në të tõe nuk kanë presion anësor.
- Mos i përdorni asnjëherë disqet prej diamanti për prerje në të tõe për pastrim me smerilim.
4 Para fillimit të punës
Për të siguruar një punë të sigurt me frezën prej diamanti, respektoni pikat e mëposhtme para çdo përdorimi:
- Lexoni gjithë udhëzimet e sigurisë dhe të rreziqeve që gjeni në këtë manual përdorimi.
- Mbani veshje mbrojtëse, si helmeta mbrojtëse, maskë mbrojtëse ose syze mbrojtëse, dorashka mbrojtëse dhe nëse është nevoja, një përparëse.
- Tensioni i paraqitur në etiketën e tipit duhet të jetë identik me tensionin e rrjetit.
- Para çdo përdorimi, kontrolloni pajisjen, kabllin lidhës dhe spinën.
- Lidhni një pluhurfshirëse të përshtatshme (p.sh. pluhurfshirëse të posaçme MAKITA).

PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi si pasojë e pëlcitjes së disqeve prej diamanti për prerje në të thatë.
→ Përdorni vetëm disqe prej diamanti për prerje në të thetë, numri i rrotullimeve të të cilave është të paktën po aq i lartë sa numri më i lartë i rrotullimeve në boshllëk të frezave prej diamanti, si dhe respektoni udhëzimet e prodhuesit për montimin dhe përdorimin e disqeve prej diamanti për prerje në të thetë.
- Përdorni vetëm disqet e këshilluara prej diamanti për prerje në të të thatë të MAKITA.
- Përdorni vetëm disqe diamanti për prerje në të thatë të lejuara për procesin e prerjes së dyfishtë.
- Respektoni udhëzimet për përdorimin e disqeve të diamantit për prerje në të thatë (shihni faqen 326).
- Respektoni gjithmonë dimensionet e disqeve të diamantit për prerje në të thatë. Diametri i vrimës duhet të përshtatet në boshtin e motorit pa lëvizur (∅ 22,2 mm).
- Mos përdorni copëza reduktuese ose adaptorë gjatë montimit të disqeve të diamantit për prerje në të thatë.
- Para fillimit të punës, testoni pozicionimin e saktë dhe shtrëngimin e disqeve të diamantit për prerje në të thatë.
5 Përdorimi dhe komandimi
5.1 Montimi ose ndërrimi i disqeve prej diamanti për prerje në të thatë
Nëse freza prej diamanti do të përdoret me dy ose më shumë disqe diamanti për prerje në të thatë, këto të fundit duhet ndërruar herë pas here reciprokisht, për të siguruar një konsumim të njëtrajtshëm. Disqet prej diamanti për prerje në të thatë të konsumuara në mënyrë jo të njëtrajtshme duhet të kombinohen me njëra-tjetrën.
Freza prej diamanti mund të përdoret edhe vetëm me një disk diamanti për prerje në të thatë.
Montimi dhe ndërrimi i disqeve prej diamanti për prerje në të thatë tek:
• 2 Futeni diskun prej diamanti për prerje nv të thatë (1) tek boshti i motorit (3).
- 3 Respektoni shigjetën e drejtimit të rrotullimit tek skeleti (6) dhe disku prej diamanti për prerjen në të thatë (9).
• 2 Futini disqet distancues (5) tek boshti i motorit (3), sipas gjerësisë së dëshiruar të kanalit.
• 2 Futeni diskun e dytë prej diamanti për prerje në të thatë (1) tek boshti i motorit (3).
- 3 Respektoni shigjetën e drejtimit të rrotullimit tek skeleti (6) dhe disku prej diamanti për prerjen në të thatë (9).
Ky hap montimi është i vlefshëm në rastin e përdorimit vetëm me një disk prej diamanti për prerje në të thatë.
• 2 Futini gjithë disqet distancues (5) tek boshti i motorit (3). Boshti i motorit (3) duhet të zgjatet përpara, në mënyrë që disku shtypës (2) të gendërzohet.

UDHËZIM
Shpimi në diskun shtypës nuk është lidhur i gendërzuar.
• 2/3 Futni diskun shtypës (2). Vendoseni fileton në boshtin e motorit (3) me vrimën në diskun shtypës (2) tek kapaku.

UDHËZIM
Vida gjashtëkëndore ka një fileto të majtë.
• 2/3 Me vidën gjashtëkëndore (4) vidhosni diskun shtypës (2) tek boshti i motorit (3) (fileto e majtë).
SQ
• 3 Shtrëngojeni me një çelës fiso SW13 (8) (10 Nm), shtrëngoni diskun shtypës (2) me çelësin e dhëmbëzuar (7).
- Testoni pozicionimin e disqeve prej diamanti për prerje në të tõe thatë. Disqet prej diamanti për prerje në të tõe duhet të montohen siç përshkruhet më sipër dhe duhet të mund të rrotullohen lirshëm.

UDHËZIM
Nëse disqet prej diamanti për prerje në të tõe thatë nuk janë fiksuar mirë, duhet të montohet një disk tjetër distancues 2 mm nën diskun shtypës.

PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi si pasojë e pëlcitjes së disqeve prej diamanti për prerje në të të thatë (pjesë që fluturojnë), të shkaktuara ose të dëmtuara nga disqet prej diamanti që lëvizin ose vibrojnë rrotull.
→ Gjatë procesit testues të pajisjes, mbajini disqet prej diamanti për prerje në të thatë larg trupit dhe mos i prekni ato.
Disqet prej diamanti për prerje në të tõë që lëvizin ose vibrojnë rrotull, zëvendësojini menjëherë.
- Kryeni një proces testues prej të paktën 30 sekondash pa ngarkesë.
5.2 Përcaktoni thellësinë e prerjes
• 4/5 Lironi dadon gjashtëkëndore (1) në skeletin mbrojtës (2) me një çelës fiso SW13.
• 4/5 Përmes rrotullimit të skeletit mbrojtës (2) vendosni thellësinë e frezës (3).
• 4/5 Shtrëngoni dadon gjashtëkëndore (1).
5.3 Lidhni pluhurfshirësen
- Testoni funksionimin e saktë të pluhurfshirëses.
- 6 Futni tubin e pluhurfshirëses (3) fort tek konektori (2) të skeletit mbrojtës (1).

UDHËZIM
Konektori (2) është projektuar për tubin thithës (3) të një pluhurfshirëseje të posaçme.
6 Tubi thithës (3) futet në gjendje të ftohtë vetëm me forcë të madhe tek konektori (2) i frezës së diamantit.
5.4 Ndizeni frezën prej diamanti dhe frezoni
• 7 Mbajeni frezën e diamantit me të dy duart tek dorezat (2) / (6).
- 7 Vendoseni rrotën e përparme (1) pranë murit – disqet prej diamanti për prerje në të tõe natë nuk duhet ta prekin murin.
- 7 Ndizni frezën e diamantit tek çelësi (5) dhe prisni derisa të jetë arritur numri i rrotullimeve të punës – drita e gjelbër LED (3) ndizet.
- 7 Disqet prej diamanti për prerje në të tõe, futini njëkohësisht në mur – drita e gjelbër LED (3) nuk duhet të fiket.
• 7 Kur rrota lëvizëse e pasme (7) të bjerë në kontakt me murin, freza e diamantit mund të shtyhet në drejtim të kanalit të parashikuar.
• 1/7 Drejtimi i punës ① së frezës së diamantit.

KUJDES
Disqet prej diamanti për prerje në të tõe mund të dobësohen ose të prishen si pasojë e mbinxehjes. Një disk diamanti për prerje në të tõe i mbinxehur (me nuance blu), normalisht nuk mund të mprihet sërish.
→ Shtyrja mund të jetë aq e madhe sa disqet e diamantit për prerje në të të thatë të mund të bluajnë materialin. Për këtë arsye, mos ushtroni presion shumë të lartë mbi disqet prej diamanti për prerje në të thatë dhe shmangni animet.
Respektoni udhëzimet për përdorimin e disqeve të diamantit për prerje në të thatë (shihni faqen 326).
7 Nëse shtyrja është bërë shumë shpejt, drita e kuqe LED (4) do të ndizet. Reduktoni menjëherë shtyrjen, derisa drita e gjelbër LED (3) të ndizet sërish.
Nëse nuk respektohet sinjali paralajmërues, që d.m.th. avancimi nuk do të zvogëlohet, elektronika do të fiket si pasojë e mbingarkesës.

RREZIKU
Rrezik lëndimi si pasojë e një kthimi të pakontrolluar të frezës së diamantit, shkaktuar nga animi i frezës së diamantit në kanalin e frezës.
Prisni gjithmonë derisa disqet prej diamanti për prerje në të tõe tõe bien në qetësi dhe më pas nxirrni frezën prej diamanti nga kanali i frezës.
Procesi i frezimit mund të fillojë e të përfundojë siç përshkruhet më sipër (shihni «Kap. 5.4 Ndizeni frezën prej diamanti dhe frezoni»).

UDHËZIM
Nëse disku prej diamanti për prerje në të thë nuk ka rendiment të mjaftueshëm prerjeje, freza e diamantit fiket gjithashtu. Në këtë rast, kontrolloni nëse keni zgjedhur diskun e përshtatshëm të diamantit për prerje në të thë për përdorimin përkatës.
Respektoni udhëzimet për përdorimin e disqeve të diamantit për prerje në të thatë (shihni faqen 326).
5.5 Përfundimi i procesit të frezimit

RREZIKU
Rrezik lëndimi si pasojë e një kthimi të pakontrolluar të frezës së diamantit, shkaktuar nga animi i frezës së diamantit në kanalin e frezës.
Prisni gjithmonë derisa disqet prej diamanti për prerje në të tõe tõe bien në qetësi dhe mõ pas nxirrni frezën prej diamanti nga kanali i frezës.
- 7 Fikni frezën e diamantit tek çelësi (5) dhe pasi të bjerë në qetësi, nxirreni diskun e diamantit për prerje në të thatë nga kanali dhe vendoseni mënjanë.

KUJDES
Rrezik thyerjeje të disqeve prej diamanti për prerje në të thatë!
→ Mos e thyeni asnjëherë kanalin me disqet prej diamanti për prerje në të thatë.
• 8 Hapni kanalin në mur me një vegël të përshtatshme.

UDHËZIM
Disqet e pamprehur prej diamanti për prerje në të tõe mund të mprihen sipas nevojës me një material të përshtatshëm.
Respektoni udhëzimet për përdorimin e disqeve të diamantit për prerje në të thatë (shihni faqen 326).
6 Pastrimi

RREZIKU
Rrezik lëndimi si pasojë e goditjes elektrike.
→ Para gjithë punimeve në frezën e diamantit, hiqni spinën.
Pas punës së frezimit, pajisja duhet të pastrohet.
- Pastrojeni pajisjen me kujdes dhe me ajër me presion.
- Bëni kujdes që dorezat të jenë të thata dhe pa yndyrë.
7 Mirëmbajtja

RREZIKU
Rrezik lëndimi si pasojë e goditjes elektrike.
→ Para gjithë punimeve në frezën e diamantit, hiqni spinën.
Mirëmbajtja e frezave të diamantit është përcaktuar të paktën një herë në vit. Krahas kësaj, pas konsumimit të furçave të karbonit është i nevojshëm një proces mirëmbajtjeje.
Për mirëmbajtjen e pajisjes, duhet të shfrytëzohen vetëm punishte të autorizuara mirëmbajtjeje dhe riparimi MAKITA. Duhet siguruar që të përdoren vetëm pjesë këmbimi MAKITA dhe aksesorë origjinalë MAKITA.
8 Përdorimi i disqeve prej diamanti për prerje në të thatë
- Disqet e diamantit për prerje në të tõe thatë përdorini dhe ruajini gjithmonë në përputhje me të dhënat e prodhuesit.
- Për segmentet e buta të diamantit:
▶ Disqet prej diamanti për prerje në të tõe konsumohen shumë shpejt në fuqi të mõdha transportimi.
Zgjidhja: Materiali që do të përpunohet kërkon disqe prej diamanti për prerje në të thatë, me një lidhje më të fortë.
• Segmente të buta diamanti:
▶ Kokrrizat e diamantit dobësohen dhe nuk shkëputen nga lidhja. Disqet prej diamanti për prerje në të tõe thatë nuk kanë rendiment prerjeje.
Zgjidhja: Materiali që do të përpunohet kërkon disqe prej diamanti për prerje në të thatë, me një lidhje më të dobët.
- Në rastin e rënies së kapacitetit të prerjes (shenja dalluese shkëndija të forta), mprihini disqet prej diamanti për prerje në të thatë, me materiale abrazivë, si p.sh. me prerje të shumta.
- Puna pa ushtrim presioni - pesha e pajisjes mjafton. Presioni i lartë shkakton konsumim të lartë.
- Presioni i lartë i prerjes mund të shkaktojë një konsum të materialit të metalit të traut duke sjellë çarje. Para përdorimit, sigurohuni që të mos ketë çarje në disqet prej diamanti për prerjen në të thatë.
- Disqet prej diamanti për prerje në të tõe thatë janë ndërtuar për prerjet e drejta. Përmes prerjes së bërrylave, disku deformohet dhe krijohen çarje qendrore dhe segmentale (shihni «Kap. 3.5 Përdorimi sipas përcaktimeve») – Rrezik lëndimi!
- Freza prej diamanti duhet të zhytet në mur vetëm pasi të jetë arritur numri i rrotullimeve të punës - drita e gjelbër LED (3) ndizet.
- Pas rreth 2 minutash kohë prerjeje, pajisja duhet të vihet sërish në punë për 10 sekonda në boshllëk, në mënyrë që disqet prej diamanti për prerje në të thatë të ftohen.
9 Mënjanimi

Çojeni pajisjen dhe ambalazhin e saj në qendrat e riciklimit në përputhje me mjedisin, sipas rregulloreve të vendit tuaj.