EW2051H - Pompa uji MAKITA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EW2051H MAKITA në format PDF.
| Lloji i produktit | Pompë uji vetëthithëse për ujëra gjysmë të ngarkuar |
| Marka | Makita |
| Modeli | EW2051H |
| Diametri thithje × shkarkim | 50 × 50 mm |
| Lartësia totale e ngritjes | 32 m |
| Rrjedha maksimale e shkarkimit | 700 L/min |
| Lartësia e thithjes | 8,0 m |
| Lloji i motorit | Motor benzine 4-kohësh i ftohur me ajër, bosht me kamera në kokë |
| Modeli i motorit | EX16 |
| Karburanti | Benzinë automjeti pa plumb (maks. 10% etanol ose 15% MTBE) |
| Vëllimi i rezervuarit të karburantit | 3,2 L |
| Vëllimi i rezervuarit të vajit të motorit | 0,6 L |
| Lloji i vajit të motorit | Vaj detergjent 4-kohësh API SE ose më lart (SG, SH, SJ), viskoziteti sipas temperaturës |
| Kandela e ndezjes | TORCH E6RC ose NGK BR-6HS |
| Sistemi i ndezjes | Litar tërheqës |
| Përmasat (Gjatësia × Gjerësia × Lartësia) | 527 × 368 × 417 mm |
| Pesha neto | 24,9 kg |
| Materiali i vulës mekanike | Karbid silikoni |
| Niveli i presionit akustik | 87 dB(A) |
| Niveli i fuqisë akustike i garantuar | 103 dB(A) |
| Aksesorët e përfshirë | Vegla motori, filtër thithjeje, lidhëse tubi (2 komplete), kapëse shtrëngimi (3), çelës gjashtëkëndor, manual udhëzimesh |
Pyetjet më të shpeshta - EW2051H MAKITA
Pyetjet e përdoruesve rreth EW2051H MAKITA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pompa uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EW2051H - MAKITA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EW2051H e markës MAKITA.
MANUAL I PËRDORUESIT EW2051H MAKITA
Shqip (Udhëzimet originale)
Parathënia
Ju falënderojmë për blerjen e POMPËS MAKITA.
Ky manual përmban funksionimin dhe mirëmbajtjen e POMPËS MAKITA.
I gjithë informacioni në këtë botim bazohet në informacionin më të fundit të produktit që disponohet në kohën e miratimit për printim. Ju lutemi të lexoni me kujdes këtë manual para përdorimit.
Ju lutemi të mësoheni me përdorimin e duhur dhe procedurat e mirëmbajtjes për të maksimizuar përdorimin e sigurt dhe efikas të këtij produkti.
Mbajeni manualin e përdorimit afër, kështu që mund ta lexoni kurdoherë.
Për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e produkteve tona, disa procedura dhe specifikime janë subjekt i ndryshimit pa njoftuar paraprakisht.
Kur porositni pjesë këmbimi, gjithmonë na jepni MODELIN, NUMRIN E PRODHIMIT dhe NUMRIN SERIAL të pompës suaj.
Ju lutemi të mbushni vendet boshe pas kontrollit të numrit të prodhimit në pompën tuaj. (Vendndodhja e etiketës ndryshon sipas specifikimit të produktit.)

Ju lutemi t'u referoheni ilustrimeve në faqen e pasme të kapakut për Fig. 1deri të treguar në fjali.
1. MASA PARAPRAKE TË SIGURISË
Ju lutemi të siguroheni se keni lexuar me kujdes çdo masë paraprake. Kushtojini vëmendje të veçantë pohimit që paraprihet nga fjalët në vijim.
PARALAJMĚRIM
"PARALAJMËRIM" tregon një mundësi të madhe për lëndim të personit ose humbjen e jetës nëse nuk zbatohen udhëzimet.
KUJDES
"KUJDES" tregon një mundësi të madhe për lëndim të personit ose dëmtim të pajisjes nëse nuk zbatohen udhëzimet.
PARALAJMËRIM : MASAT PARAPRAKE TË SHKARKIMIT
■ Kurrë mos thithni gazra shkarkimi.
Ato përmbajnë monoksid karboni, një gaz pa ngjyrë, pa erë dhe tepër të rrezikshëm i cili mund të shkaktojë humbjen e ndjenjave ose vdekjen.
■ Kurrë mos e përdorni pompën në ambiente të brendshme ose në një zonë me ventilim jo të mirë, si një tunel, shpellë, etj.
■ Ushtroni tepër kujdes kur e përdorni pompën në afërsi të njerëzve ose kafshëve.
■ Mbajeni tubin e shkarkimit të pastër nga objektet e huaja.
PARALAJMËRIM : MASAT PARAPRAKE TË RIMBUSHJES ME KARBURANT
- Karburanti është tepër i ndezshëm dhe avujt e tij mund të shpërthejnë nëse ndizen.
■ Mos e mbushni me karburant në ambiente të brendshme ose në një zonë me ventilim të keq.
■ Sigurohuni që ta ndaloni pompën para rimbushjes me karburant.
■ Mos e hiqni kapakun e serbatorit dhe as mos e mbushni serbatorin kur motori është i nxehtë ose në funksionim. Jepini motorit të paktën 2 minuta kohë për t'u ftohur para se ta mbushni me karburant.
■ Mos e tejmbushni serbatorin. - Nëse derdhet karburant, fshijeni me kujdes dhe prisni derisa karburanti të jetë tharë para se të ndizni motorin.
■ Pas rimbushjes me karburant, sigurohuni që të shtrëngoni kapakun për të parandaluar derdhjen.
PARALAJMËRIM : PARANDALIMI I ZJARRIT
■ Mos e përdorni pompën kur pini duhan ose në afërsi të flakëve të hapura.
■ Mos e përdorni në afërsi të shkurreve, lastarëve, rreckave të thata apo materialeve të tjera të ndezshme.
■ Mbajeni grykën e ftohjes me ajër (zonën e litarit të motorinos) dhe pjesën e zhurmëmbytësit të motorit të paktën 1 metër larg nga ndërtesat, pengesat dhe objektet e tjera të djegshme.
■ Mbajeni pompën larg nga materialet e ndezshme dhe të rrezikshme të tjera (mbeturina, lecka, lubrifikantë, lëndë shpërthyese).

■ Mos lejoni përdorimin në gjendje të dehur.
■ Kini kujdes nga pjesët e nxehta.
Zhurmëmbytësi dhe pjesët e tjera motorike nxehen shumë kur pompa është në funksionim ose kur sapo është fikur. Përdoreni pompën në një zonë të sigurt dhe mbajini fëmijët larg nga pompa në funksionim.
■ Mos e prekni kabllon e ndezjes pasi e keni ndezur dhe motori është në funksionim.
■ Përdoreni pompën mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar. Nëse motori anohet, mund të ketë rrjedhje karburanti.
SHËNIM
Përdorimi i pompës në një pjerrësi të madhe mund të shkaktojë dridhje për shkak të lubrifikimit të pamjaftueshëm edhe duke pasur nivel maksimal karburanti.
■ Mos e transportoni pompën me karburant në serbator ose me valvulën e filtrit të karburantit të hapur.
■ Mbajeni njësinë të thatë (mos e përdorni në kohë me shi).
PARALAJMËRIM : KONTROLLET PARA PËRDORIMIT
■ Kontrolloni me kujdes tubat e karburantit dhe nyjet bashkuese për lirshmëri dhe rrjedhje karburanti. Karburanti i rrjedhur krijon një situatë mundësisht të rrezikshme.
■ Kontrolloni bulonat dhe dadot për lirshmëri. Një bulon ose dado e liruar mund të shkaktojë probleme motori të rënda.
■ Kontrolloni vajin e motorit dhe rimbusheni nëse nevojitet.
■ Kontrolloni nivelin e karburantit dhe rimbusheni nëse nevojitet. Kini kujdes të mos e tejmbushni serbatorin.
■ Mbajini fletët e cilindrit dhe litarin e motorinos të pastër, pa bar dhe mbetje të tjera.
■ Mbani veshur rroba të puthitura e të pastra kur përdorni motorin. Përparëset e lirshme, peshqirët, rripat, etj. mund të ngecin në motor ose transmission duke shkaktuar një situatë të rrezikshme.
■ Mos lejoni që tubi i ujit të shtypet nga rrota e një mjeti ose mos e mbyllni befas valvulën e ujit në të kundërt ndodh goditja me ujë e cila mund të shkaktojë dëmtim serioz të pompës.

text_image
Shtypja e tubit të prurjes. Mbyllja e papur e valvulës së prurjes
![]() | Lexoni manualin. | ![]() | Fikni valvulën e karburantit kur motori nuk është në funksionim. |
![]() | Rrini larg nga sipërfaqet e nxehta. | ![]() | Kontrolloni për rrjedhje nga tubat dhe pikat e lubrifikimit. |
![]() | Gazi i shkarkimit është helmues. Mos e përdorni në një dhomë të pa-ajrosur ose të mbyllur. | ![]() | Ndalohet zjarri, flakët e hapura dhe pirja e duhanit. |
![]() | Fikni motorin para se kryeni furnizimin me karburant. | ![]() | E NXEHTË, mos prekní zonën e nxehtë. |
![]() | Ndezur (Punon) | ![]() | Ndezje motori(Ndezje elektrike) | ![]() | Karburanti(benzinë) | ![]() | Ushqyesi |
| [THSH] | Fikja (Ndalo) Ndalim | ![]() | ![]() | Karburanti (naftë) Shi | [Z8HS] | ugyesin | |
![]() | Vaji i motorit Motor i ft | ![]() | ![]() | Ndërprerje karburanti | ![]() | Mos shtyp ushqyesin | |
![]() | Shto vaj Motor i ngroh | ![]() | ![]() | Avari / keqfunksionim i sistemit të karburantit | ![]() | Dy herë | |
![]() | Bateria | ![]() | Ngrohje elektrike(Ndihmë ndezjeje në temperaturë të ulët) | ![]() | Valvula e ajrit | ||
![]() | Shpejt | ![]() | Pozicion funksionimi | ![]() | Plus; polaritet pozitiv | ||
![]() | Ngadalë Pozicion nodal | ![]() | ![]() | Minus; polaritet negativ |
2. PJESËT PËRBËRËSE
(Shikoni Fig.)
SHËNIM
Ju lutemi t'u referoheni ilustrimeve në faqen e pasme të kapakut për Fig. 1 deri 8ë treguar në fjali.
① Tapa (e kullimit)
② Thithja
3 Prurja
4 Korniza
⑤ Tapa (e pompimit paraprak)
6 Zhurmëmbytësi
⑦ Kandela
8 Filtri i vajit (me matësin e vajit)
9 Serbatori
10 Kapaku i njësisë
Tapa e kullimit (në dy vende)
12 Çelësi i fikjes
13 Motorino me litar
14 Doreza e litarit të motorinos
15 Valvula e karburantit
16 Leva e valvulës
17 Pastruesi i ajrit
18 Çelësi i kontrollit të shpejtësisë
19 Filtri
20 Xhunto bashkuese e tubave
② Rripi i tubave
22 Veglat
23 Udhëzime për përdorimin (Ky botim)
24 Çelës hekzagon (Vetëm pompa gjysmë funksionale)
3. PARAPËRGATITJA PËR NDEZJE
(Shikoni Fig. 2)
1. LIDHNI TUBIN E THITHJES (Shikoni Fig.
②-①)
Përdorni një tub të përforcuar ose tub me thurje telash për të parandaluar çarjen. Meqë koha e vetë-ushqyerjes është në përpjestim të drejtëpërdrejtë me gjatësinë e tubit, rekomandohet përdorimi i një tubi të shkurtër.
KUJDES
Gjithmonë përdorni një filter për tubin thithës. Zhavorri ose mbetjet që thithen në pompë shkaktojnë dëmtim të rëndë të helikës dhe trupin e pompës.
2. LIDHNI TUBIN E PRURJES (Shikoni Fig.
②-②)
Kur përdorni një tub rrobe, gjithmonë përdorni një fashetë tubi për të parandaluar shkëputjen e tubit nga presioni i lartë.
3. KONTROLLONI VAJIN E MOTORIT
(Shikoni Fig. 2)④
Para kontrollimit ose rimbushjes me vaj motori, sigurohuni që motori të jetë vendosur mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe pa lëvizur.
■ Mos e vidhosni treguesin e vajit në filetën e vajit për të kontrolluar nivelin e vajit. Nëse niveli i vajit është i ulët, rimbusheni deri në nivelin e sipërm me vajin e rekomanduar në vijim.
■ Përdorni vaj detergjent automjeti me 4 cikle për klasën SE të shërbimit API ose shkallë më të lartë (rekomandohet SG, SH ose SJ).
■Zgjidhni viskozitetin në bazë të temperaturës së ajrit në kohën e përdorimit siç tregohet në tabelë. (Shikoni te Fig. 2-3)
Shpjegimi i Fig. 2-4
① Tregues vaji
② Niveli i sipërm
3 Niveli i poshtëm
| Modeli | Kapaciteti i vajit |
| EW2050H | 0,6 L |
| EW3050H | |
| EW2051H | |
| EW3051H |
4. KONTROLLONI KARBURANTIN (Shikoni
Fig. 2)⑤
PARALAJMËRIM
■ Mos e rimbushni me karburant kur pini duhan, në afërsi të një flake të hapur ose reziqeve të mundshme për zjarrndezje. Në të kundërt mund të ndodhë aksident zjarri.
■ Largoni elektricitetin statik nga trupi juaj para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik mund të shkaktojnë ndezjen e avullit të karburantit (benzinës) duke shkaktuar djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga trupi duke prekur me dorë pjesët metalike të njësisë dhe pompën e furnizimit me karburant.
SHËNIM
KY MOTOR EŠHTË CERTIFIKUAR PËR TË FUNKSIONUAR ME BENZINË PA PLUMB PËR AUTOMJETE.
■ Ndaloni motorin dhe hapni kapakun.
■ Përdorni vetëm benzinë pa plumb për automjete.
- Mund të përdoret edhe benzinë e rregullt/premium ose benzinë e riformuluar që përmban jo më shumë se 10% etanol (E10) ose 15% MTBE.
- Kurrë mos përdorni benzinë që përmban më shumë se 10% etanol ose MTBE që tejkalon 15% pasi mund të shkaktohet dëmtim i motorit ose i sistemit të karburantit.
- Kurrë mos përdorni benzinë të ndenjur apo të ndotur.
- Përdorimi i këtyre karburanteve jo të rekomanduara mund të shkaktojë uljen e performancës dhe/ose anulim të garancisë.
Kapaciteti i serbatorit
| Modeli | Kapaciteti i serbatorit të karburantit Litra |
| EW2050H | 3,2 |
| EW3050H | |
| EW2051H | |
| EW3051H |
■ Mbyllni valvulën e karburantit para mbushjes së serbatorit.
■ Mos e mbushni mbi nivelin e filtrit të karburantit (të shënuar ①) ose karburanti mund të derdhet kur nxehet dhe bymehet më vonë.
Shpjegimi i Fig. 2 5
① Niveli maksimal i karburantit
■ Kur mbushni serbatorin, gjithmonë përdorni nivelin e filtrit të karburantit.
Rivendosni kapakun e karburantit duke e rrotulluar në drejtim orar derisa të arrihet ndalimi fizik (çerek rrotullimi). Mos u përpiqni ta rrotulloni më shumë se ndalimi fizik ose kapaku i karburantit mund të dëmtohet.
■ Fshini karburantin e derdhur para se të ndizni motorin. (Shikoni te Fig. 2-6)
5. KONTROLLONI UJIN USHQYES (Shikoni
Fig. 2)⑦
Rekomandohet që dhomëza e ujit të pompës të mbushet plot me ujë para përdorimit.
PARALAJMËRIM
Kurrë mos u përpiqni të përdorni pompën pa ujë ushqyes pasi pompa do të mbinxehet. Përdorimi i tejzgjatur pa ujë do të shkatërronte vulosjen mekanike.
Nëse njësia është përdorur pa ujë, fikeni menjëherë motorin dhe mundësoni që pompa të ftohet para se të shtoni ujë ushqyes.
4. PËRDORIMI I POMPËS
1. NDEZJA (Shikoni Fig. 3)
(1) Hapni valvulën e karburantit. (Shikoni te Fig. 3)①
(2) Kthejeni ÇELËSIN E FIKJES në pozicionin “ I ” (NDEZUR). (Shikoni te Fig. 3-2)
(3) Caktoni levën e kontrollit të shpejtësisë 1/3 drejt pozicionit të shpejtësisë së lartë. (Shikoni te Fig. 3-3)
(4) Mbyllni levën e valvulës. (Shikoni te Fig. ③-④)
- Nëse motori është i ftohtë ose temperatura e ambientit është e ulët, mbylleni levën mbyllëse plotësisht.
- Nëse motori është i ngrohtë ose temperatura e ambientit është e lartë, hapeni levën mbyllëse deri në gjysmë, ose mbajeni të hapur plotësisht.
(5) Tërhiqeni dorezën ngadalë derisa të ndieni rezistencë. Kjo është pika e “kompresionit”. Rikthejeni dorezën në pozicionin fillestar dhe tërhiqeni me shpejtësi. Mos e tërhiqni litarin deri në fund. Pas ndezjes së motorit, lejoni që doreza e motorinos të kthehet në pozicionin fillestar duket e mbajtur dorezën. (Shikoni te Fig. 3⑤)
(6) Pas ndezjes së motorit, gradualisht hapni valvulën e ajrit duke e rrotulluar levën e valvulës dhe përfundimisht lëreni të hapur plotësisht. Mos e hapni plotësisht levën e valvulës së ajrit menjëherë kur motori është i ftohtë ose temperatura e ambientit është e ulët, pasi motori mund të fiket. (Shikoni te Fig. 3-6)
2. FUNKSIONIMI (Shikoni Fig. 4)
(1) Pasi të ndizet motori, vendoseni levën e kontrollit të shpejtësisë në pozicionin e shpejtësisë së ulët (L) dhe ngroheni pa ngarkesë për disa minuta. (Shikoni te Fig. 4-1)
(2) Lëvizeni gradualisht levën e kontrollit të shpejtësisë drejt pozicionit të shpejtësisë së lartë (H) dhe vendoseni në shpejtësinë e dëshiruar të motorit. (Shikoni te Fig. 4-2)
■ Kurdo që nuk kërkohet përdorim me shpejtësi të lartë, ngadalësojeni motorin (xhiro minimale) duke ndryshuar levën e kontrollit të shpejtësisë për të kursyer karburant dhe zgjatur jetën e motorit.
3. NDALIMI (Shikoni Fig. 5)
(1) Vendoseni levën e kontrollit të shpejtësisë në pozicion të shpejtësisë së ulët dhe lejoni që motori të funksionojë në shpejtësi të ulët për 1 ose 2 minuta para se të ndaloni. (Shikoni te Fig. 5-①)
(2) Kthejeni ÇELËSIN E FIKJES në pozicionin “O” (FIKUR). (Shikoni te Fig. 5-2)
(3) Mbyllni valvulën e karburantit. (Shikoni te Fig. 5-3)
(4) Tërhiqni ngadalë dorezën e motorinos dhe kthejeni dorezën në pozicionin fillestar sapo ndihet rezistencë. Kjo mënyrë është e domosdoshme për të parandaluar hyrjen e ajrit të jashtëm në dhomëzën e ndezjes. (Shikoni te Fig. 5-4)
※ NDALIMI I MOTORIT ME VALVULËN E KARBURANTIT
Mbyllni valvulën e karburantit dhe prisni pak derisa të fiket motori. Shmangni lënien e karburantit në karburator për periudha të gjata ose kanalet e karburatorit mund të bblokohen me papastërti dhe mund të shkaktohen keqfunksionime.
5. MIRËMBAJTJA
(Shikoni Fig. 6)
1. KONTROLLI DITOR
Para ndezjes së motorit, kontrolloni elementet vijuese të shërbimit.
① Bulona dhe dado të liruara ose të thyera
② Pastroni elementin e pastrimit të ajrit
③ Vaj i mjaftueshëm i pastër për motorin
4 Rrjedhje të e benzinës dhe vajit të motorit
⑤ Benzinë e mjaftueshme
6 Rrethana të sigurta
⑦ Kontrolloni furnizimin me ujë
⑧ Dridhje të tepërta, zhurmë
2. KONTROLLI PERIODIK
Mirëmbajtja periodike është thelbësore për përdorimin e sigurt dhe efikas të pompës tuaj.
Kontrolloni tabelën më poshtë për intervalalet e mirëmbajtjes.
Grafiku i mëposhtëm bazohet në programin normal të përdorimit të produktit.
KUJDES
Ndërroni tubat prej gome të karburantit çdo dy vjet. Nëse zbulohet rrjedhje karburanti, ndërroni menjëherë tubin.
Tabela e programit të kontrollit periodik
| Elementet e mirëmbajtjes Çdo 8 orë | (Çdo ditë) | Çdo 50 orë (Çdo javë) | Çdo 200 orë (Çdo muaj) | Çdo 300 orë | Çdo 500 orë | Çdo 1000 orë |
| PASTRIM I POMPËS DHE KONTROLL I BULONAVE E DADOVE | ● (Çdo ditë) | |||||
| KONTROLL PËR RRJEDHJE NGA TUBAT DHE PIKAT E LUBRIFIKIMIT | ● (Çdo ditë) | |||||
| KONTROLLI DHE RIMBUSHJA ME VAJ MOTORI | ● (Rimbushje çdo ditë deri në nivelin e sipërm) | |||||
| NDËRRIMI I VAJIT TË MOTORIT | ● (20 orët e fillimit) | ● (Çdo 100 orë) | ||||
| PASTRIMI I KANDELËS | ● (Çdo 100 orë) | |||||
| PASTRIMI I FILTRIT TË AJRIT | ● | |||||
| HEQJA E KASËS SË POMPËS DHE PASTRIMI | ● | |||||
| PASTRIMI I FILTRIT TË KARBURANTIT | ● | |||||
| PASTRIMI DHE PËRSHTATJA E KANDELËS DHE ELEKTRODAVE | ● | |||||
| KONTROLLI DHE PËRSHTATJA E HAPËSIRAVE TË VALVULËS | ● | |||||
| HEQJA E KARBONIT NGA KOKA E CILINDRIT | ● | |||||
| PASTRIMI DHE PËRSHTATJA E KARBURATORIT | ● | |||||
| NDËRRONI TUBAT E KARBURANTIT | ● (Çdo 2 vite) | |||||
| RIPARIM MOTORI NËSE NEVOJITET | ● | |||||
3. KONTROLLIMI I KANDELËS
(Shikoni Fig. 7)①
(1) Pastroni akumulimet e karbonit te elektroda e kandelës duke përdorur një pastrues kandele ose furçë.
(2) Kontrolloni hapësirën ndërmjet elektrodave. Hapësira duhet të jetë nga 0,6 mm deri në 0,7 mm. Përshtasni hapësirën nëse nevojitet, duke përkulur me kujdes elektrodën anësore.
Kandela e rekomanduar:
E6RC (TORCH) ose BR-6HS (NGK)
4. NDËRRIMI I VAJIT TË MOTORIT (Shikoni Fig. 7, 2) ③
Ndërrimi fillestar i vajit: Pas 20 orë përdorimi Më pas : Çdo 100 orë përdorimi
(1) Kur ndërroni vajin, fikni motorin dhe lironi tapën e kullimit. Kulloni vajin e përdorur ndërsa motori është i ngrohtë. Vaji i ngrohtë kullon shpejt dhe plotësisht.
KUJDES
Për të parandaluar lëndimin, kini kujdes nga vaji i nxehtë.
Sigurohuni që kapaku i karburantit të jetë i shtrënguar mirë për të shmangur derdhjen.
(2) Ri-vendosni tapën e kullimit para rimbushjes me vaj.
| Modeli Kapaciteti i vajit | |
| EW2050H | 0,6 L |
| EW3050H | |
| EW2051H | |
| EW3051H | |
(3) Referojuni faqes 196 për vajin e rekomanduar.
Gjithmonë përdorni vajin me gradacion më të mirë dhe të pastër. Vaji i ndotur, me cilësi të dobët dhe pamjaftueshmëria e vajit mund të dëmtojë motorin ose shkurtojë jetëgjatësinë e motorit.
5. PASTRIMI I UNAZËS SË JASHTME (Shikoni Fig. 7)④

PARALAJMËRIM
Ndalohen flakët
PARALAJMĚRIM
Largoni elektricitetin statik nga trupi juaj para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik mund të shkaktojnë ndezjen e avullit të karburantit (benzinës) duke shkaktuar djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga trupi duke prekur me dorë pjesët metalike të njësisë.
(1) Kontrolloni unazën e jashtme për ujë dhe papastërti. (Shikoni Fig. 7-4)
(2) Për të pastruar ujin dhe papastërtitë mbyllni valvulën e karburantit dhe hiqni unazën e jashtme.
(3) Pas largimit të papastërtive dhe ujit, lajeni unazën e jashtme me vajguri ose benzinë. Rivendoseni mirë për të parandaluar rrjedhjen.
6. PASTRIMI I FILTRIT TË AJRIT (Shikoni Fig. 7)⑤
Një element filtri i papastër mund të shkaktojë vështirësi në ndezje, humbje të fuqisë, keqfunksionim të motorit dhe të shkurtojë së tepërmi jetëgjatësinë e motorit.
Gjithmonë mbajeni të pastër elementin e filtrit të ajrit.
PARALAJMËRIM
Ndalohen flakët
■ Pastrimi me Shkumë uretani (Shikoni Fig. 7-5) ^2 Lani dhe pastroni shkumën e uretanit me detergjent. Pas larjes, thajeni. Pastroni elementin me shkumë uretani çdo 50 orë.
■ Elementi i dytë (Shikoni Fig. 7-5)1
Pastrojeni duke trokitur butësisht për të pastruar papastërtitë dhe fryni pluhurin. Kurrë mos përdorni vaj. Pastroni elementin e letrës çdo 50 orë pune dhe ndërroni paketën e elementeve çdo 200 orë pune.
SHËNIM
Pastroni dhe ndërroni më shpesh elementet e pastrimit të ajrit kur punohet në ambiente me shumë pluhur. Ndërroni elementin në rast se papastërtitë ose pluhuri nuk mund të largohet dhe/ose elementi deformohet ose dëmtohet.
7. NDËRRIMI I TUBIT TË KARBURANTIT (Shikoni Fig. 7)⑥
PARALAJMËRIM
■ Kini shumë kujdes kur ndërroni tubin e karburantit; benzina është tepër e ndezshme.
■ Largoni elektricitetin statik nga trupi juaj para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik mund të shkaktojnë ndezjen e avullit të karburantit (benzinës) duke shkaktuar djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga trupi duke prekur me dorë pjesët metalike të njësisë.
Ndërroni tubin e karburantit çdo 1000 orë pune ose çdo 2 vjet.
Nëse rrjedh karburant nga tubi i karburantit, ndërrojeni menjëherë.
8. KONTROLLI I BULONAVE, DADOVE DHE VIDAVE
■ Shtrëngoni sërish bulonat e lirë dhe dadot.
■ Kontrolloni për rrjedhje karburanti dhe vaji.
■ Ndërroni pjesët e dëmtuara me të reja.
9. PASTRIMI I PJESËS SË BRENDSHME TË POMPËS (Shikoni Fig. 7-7) 10 (Përveç EW2050H, EW3050H)
Nëse pjesa e brendshme e pompës bllokohet me guriçka ose duhet të pastrohet, mund ta pastroni duke hequr kapakun e njësisë me çelës hekzagon që shoqëron pompën.
Çelësi hekzagon (8 mm) ndodhet në pjesën e sipërme të njësisë. (Shikoni Fig. 7-⑦)
(1) Heqja e kapakut të njësisë (Shikoni Fig. 7-8)
Hiqni 4 bulonat.
(2) Pastrimi i pjesës së brendshme të pompës (Shikoni Fig. 7-9)
Pas heqjes së guriçkave dhe papastërtive nga brenda pompës, shpëlajeni me ujë të pastër.
Shpjegimi i Fig. 7 ⑨
① Kapaku i njësisë Unaz hermetizuese
Sigurohuni që të mos dëmtoni unazën hermetizuese pasi do të shkaktonte rrjedhje uji.
Nëse unaza hermetizuese prishet ose dëmtohet, ndërrojeni me një të re.
(3) Rivendosja e kapakut të njësisë (Shikoni Fig. 7-10) Shträngoni 4 bulonat.
6. PËRGATITJET PËR MAGAZINIM
1. UJI (Shikoni Fig. 8)①
Kulloni të gjithë ujin nga tapa e kullimit.
KUJDES
Kur rishträngoni tapën e kullimit, sigurohuni që të pastroni tapën e kullimit dhe filetimin e njësisë. Në rast të kundërt, filetimi mund të dëmtohet
2. STAKONI TUBIN E PRURJES
Anoni pompën dhe kulloni të gjithë ujin nga vrima e prurjes. Mund të shkaktohet dëmtim serioz i pompës nëse uji ngrin brenda dhomëzës së pompës.
3. DERDHJA E KARBURANTIT (Shikoni Fig. 8)②
PARALAJMËRIM
Ndalohen flakët
Nëse nuk e përdorni motorin për më shumë se 1 muaj, derdheni karburantin për të parandaluar ngjitjen në sistemin e karburantit dhe pjesët e karburatorit.
PARALAJMĚRIM
■argoni elektricitetin statik nga trupi juaj para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik mund të shkaktojnë ndezjen e avullit të karburantit (benzinës) duke shkaktuar djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga trupi duke prekur me dorë pjesët metalike të njësisë.
Gjithmonë ruajeni/mbajeni karburantin (benzinën) në serbator metalik portativ për të parandaluar zjarrin.
■ Hiqni kupën e filtrit, ndërroni filtrin mbi kontejner dhe hapni valvulën e filitrit për të derdhur karburantin nga serbatori.
■ Zhvidhosni tapën e kullimit të dhomëzës së karburatorit dhe derdhni karburantin.
4. VAJI I MOTORIT (Shikoni Fig. 8)③
■ Ndërroni vajin e motorit me vaj të ri.
■Hiqni kandelën, derdhni rreth 5 cc vaj motori në cilindër, tërhiqni butësisht dorezën e litarit të motorinos 2 ose 3 herë dhe rivendosni kandelën.
5. PASTRIMI DHE MAGAZINIMI
■ Tërhiqni ngadalë dorezën e litarit të motorinos derisa të ndieni rezistencë dhe lëreni në atë pozicion.
■ Pastrojeni tërësisht pompën me leckë të vajosur, vendosni kapakun dhe magazinojeni pompën në ambiente të brendshme në një zonë të ventiluar mirë me lagështi të ulët.
7. UDHËZIMET PËR SENSORIN E VAJIT
1. FUNKSIONIMI I SENSORIT TË VAJIT
Motori do të ndalojë automatikisht kur niveli i vajit të bjerë nën nivelin e sigurisë. Motori nuk mund të ndizet nëse niveli nuk ngrihet mbi kufirin e parashikuar. (Shikoni Fig. 2-4)
2. RINDEZJA
(1) Mbusheni karterin me vaj deri në nivelin e duhur.
(2) Ndërsa për rindezjen dhe funksionimin e motorit, referojuni seksionin "4. PËRDORIMI I POMPËS" në faqen 197.
■ Kontrolloni bashkuesin me tel nga motori. Duhet të jetë i lidhur në mënyrë të sigurt me telin nga sensori i vajit.
■ Kur zgjidhni vajin e motorit, referojuni faqes 196 për vajin e rekomanduar.
8. ZGJIDHJA E LEHTË E PROBLEMEVE
1. POMPA NUK NDIZET.
■ Nuk ndizet motori.
(Shikoni "8.-6. KUR MOTORI NUK NDIZET")
■ Ngjitja e helikës (Çmontoni dhe pastroni.)
2. VËLLIMI I POMPIMIT ëSHTË I VOGËL.
■ Thith ajër në pjesën e thithjes.
(Kontrolloni tubacionin në pjesën e thithjes.)
■ Pakësim i rendimentit të motorit. (Konsultohuni me shitësin më të afërt.)
■ Thyerje e vulosjes mekanike.
(Konsultohuni me shitësin më të afërt.)
■ Thithje e lartë (Uleni.)
■ Tubi i thithjes është shumë i gjatë ose i hollë. (Përdorni një tub të trashë me gjatësi minimale.)
■ Rrjedhje e ujit nga kalimi i ujit. (Ndaloni rrjedhjen.)
■ Bllokimi i substancave të huaja në helikë. (Çmontoni dhe pastroni.)
■ Konsum i helikës.
■ Filtri është i bllokuar. (Pastrojeni.)
■ Shpejtësia e motorit është shumë e ulët. (Konsultohuni me shitësin më të afërt.)
3. POMPA NUK VETËUSHQEHET.
■ Thithje ajri në pjesën e thithjes.
(Kontrollonni tubacionin në pjesën e thithjes.)
■ Prurje e pamjaftueshme e ujit brenda njësisë së pompës (Ushqejeni plotësisht me ujë.)
■ Shträngim i pamjaftueshëm i tapës së kullimit. (Shträngoni plotësisht tapat.)
■ Shpejtësia e motorit është shumë e ulët. (Konsultohuni me shitësin më të afërt.)
■ Thithje ajri nga vulosja mekanike.
(Konsultohuni me shitësin më të afërt.)
4. TUBI I PRURJES NUK QËNDRON I BASHKUAR.
■ Tubi mund të jetë përdredhur ose skaji i shkarkimit i bllokuar. (Drejtojeni ose pastrojeni.)
5. POMPA NDALON PAPRITUR.
■ Objekt i fortë parandalon shufrën e pompës të kryejë goditjen. (Çmontoni dhe pastroni.)
6. KUR MOTORI NUK NDIZET:
Kryeni kontrollet e mëposhtme para se të dërgoni pompën te shitësi Makita. Nëse akoma keni probleme pas përfundimit të kontrolleve, dërgojeni pompën te shitësi më i afërt i Makita-s.
(1) A ka një shkëndijë të fortë në elektrodë?
■ A është çelësi i fikjes në pozicionin “ I ” (NDEZUR)?
■ Hiqni dhe kontrolloni kandelën.
Nëse elektroda ndotet, pastrojeni ose ndërrojeni me një të re.
■ Hiqni kandelën dhe lidheni me kapakun e kandelës. Tërhiqni dorezën e motorinos duke e tokëzuar kandelën me trupin e motorit. Provojeni me një kandelë të re nëse ndezja është e dobët ose nuk ndizet fare.
Sistemi i ndezjes është me defekt nëse nuk ka ndezje me një kandelë të re.
PARALAJMËRIM
Fshini me kujdes karburantin e derdhur para testimit. Vendosni kandelën sa më larg që të jetë e mundur nga vrima e kandelës.
Mos e mbani kandelën me dorë kur tërhiqni litarin e motorinos.
SHËNIM
Motori do të ndalojë automatikisht kur niveli i vajit të bie nën nivelin e parashikuar.
Nëse niveli i vajit nuk rritet mbi kufirin e parashikuar, motori do të ndalojë funksionimin pas ndezjes.
(2) A ka kompresion të mjaftueshëm?
Tërhiqeni dorezën ngadalë derisa të ndieni rezistencë.
Nëse nevojtet pak forcë për të tërhequr dorezën e motorinos, kontrolloni që kandela të jetë shtrënguar fort. Nëse kandela është e lirshme, shtrëngojeni.
(3) A është kandela e njomë me benzinë?
■ A është valvula e hapur?
■ Valvula e ajrit (mbyllni levën e ajrit) dhe tërhiqni dorezën e motorinos pesë ose gjashtë herë. Hiqni kandelën dhe kontrolloni nëse elektroda është e njomë. Nëse elektroda është e njomë, karburanti furnizon mirë motorin.
- Kur elektroda është e thatë, kontrolloni ku pengohet karburanti. (Kontrolloni grykën hyrëse të karburatorit.)
-
Në rast se motori nuk ndizet me karburant të furnizuar mirë, provoni të përdorni karburant të ri.
-
SPECIFIKIMET
| Modeli EW2050H EW3050H EW2051H EW3051H | |||||
| POMPA | Tipi Pompë centrifugale me vetë-pompimparaprak | Pompë gjysmë funksionale me vetë-pompim | |||
| Diametrat e thithjes × Prurjes mm 50 × 50 76 × 76 50 × 50 | 76 × 76 | ||||
| Presioni Total m 32 23 | |||||
| Vëllimi Maksimal i PrurjesLitër/min | 520 | 1000 | 700 | 1000 | |
| Koka thithëse m | 8,0 | ||||
| Materiali i Vulosjes Boshtore(Vulosja Mekanike) | Qeramikë - karbon | Silikon - karbid | |||
| MOTORI | Modeli | EX16 | EX17 | EX16 | EX17 |
| Tipi | Motor benzine me ftohje ajri, 4 cikle, OHC | ||||
| Lubrifikant | Vaj detergjent automjeti(me gradacion API / SE ose më i lartë, rekomandohet SG,SH ose SJ. SAE / 10W-30 etj.) | ||||
| Kapaciteti i Vajit Litra | 0,6 | ||||
| Karburanti | Benzinë pa plumb për automjete | ||||
| Kapaciteti i serbatorit Litra | 3,2 | ||||
| Kandela | TORCH E6RC ose NGK BR-6HS | ||||
| Sistemi i ndezjes | Motorino me litar | ||||
| Përmasat (G × G × L) mm | 527 × 368 × 417 | ||||
| Peshë neto kg | 24,9 | 26,1 | 24,9 | 26,1 | |
| Aksesorë Standardë | Paketë veglash motori (1 paketë),Filtër (1 copë),Bashkues tubash (2 paketa),Shirit tubash (3 copë),Udhëzime përdorimi (1 copë) | Paketë veglash motori (1 paketë),Filtër (1 copë),Bashkues tubash (2 paketa),Shirit tubash (3 copë),Udhëzime përdorimi (1 copë),Çelës hekzagon (1 copë) | |||
- Ky specifikim mund të ndryshohet pa njoftim paraprak.
10. DEKLARATA E KONFORMITETIT ME KE-NË
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit të KE-së përshihet në Shtojcën A të këtij manuali të udhëzimit.
Zhurma
- Niveli i presionit të zhurmës në vendin e punës. (2006/42/KE)
| Emri tregtar | Niveli i presionit të zhurmës | Gjendja e përdorimit të makinerisë gjatë matjes dhe metoda e matjes |
| EW2050H 86 dB(A)EW3050H 89 dB(A)EW2051H 87 dB(A)EW3051H 90 dB(A) | Gjendja e punës: në ngarkesë 75%Metoda e matjes: Në distancë prej 1 m nga sipërfaqja e makinerisë dhe në lartësinë prej 1,6 m nga dyshemeja. Dhe shfaqet vlera e presionit të zhurmës së drejtimit të përdorur si presioni maksimal i zhurmës.![]() |
- Niveli i fuqisë së zhurmës (2000/14/KE-2005/88/KE)
| Emri tregtar Niveli i matur i fuqisë së zhurmës Niveli i garantuar i fuqisë së zhurmës | ||
| EW2050H 100 | dB(A) 101 dB(A) | |
| EW3050H 103 | dB(A) 103 dB(A) | |
| EW2051H 101 | dB(A) 103 dB(A) | |
| EW3051H 104 | dB(A) 105 dB(A) | |
Këto nivele të zhurmës nuk tregojnë domosdoshmërisht një nivel pune të sigurt. Sidoqoftë, përdoruesi do të mundësojë vlerësim më të mirë të rrezikut duke përdorur këtë informacion.
Shënim: Niveli i zhurmës ndryshon me specifikimet.
Specifikimet mund të ndryshohen pa lajmërim paraprak.































