CA051301 - Sobë GAGGENAU - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CA051301 GAGGENAU në format PDF.

GAGGENAU CA051301 - Sobë
📄 196 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GAGGENAU CA051301 - page 125
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sobë e integruar ose e lirë
Marka Gaggenau
Modeli CA051301
Përmasat (L x G x T) 85 x 90 x 60 cm
Pesha 65 kg
Lloji i furnizimit Elektricitet (230 V, 50 Hz)
Fuqia totale 7.5 kW
Numri i djegësve 5 (përfshirë 1 me kurorë trefishe)
Lloji i djegësve Gaz (djegëse prej çeliku inox)
Furra kryesore Shumëfunksionale, 70 L, nxehtësi rrotulluese
Numri i furrave 1
Funksioni i pirolizës Po, me mbyllje të derës
Klasa energjetike A+
Indeksi i riparueshmërisë 8.5/10
Materiali i sipërfaqes Qelq-qeramikë
Mirëmbajtja e furrës Pirolizë, pastrim manual i mureve prej smalti
Siguria e fëmijëve Bllokimi i komandave
Pjesë këmbimi të disponueshme Po, përmes shërbimit pas shitjes Gaggenau
Garancia 2 vjet (pjesë dhe punë)
Numri i faqeve të manualit 196 faqe

Pyetjet më të shpeshta - CA051301 GAGGENAU

Si të ndizni furrën e sobës Gaggenau CA051301?
Shtypni butonin e funksionit të furrës, pastaj rrotulloni selektorin për të zgjedhur modalitetin (nxehtësi rrotulluese, hark, etj.). Rregulloni temperaturën me butonin përkatës. Furra ngrohet automatikisht.
Cila është kapaciteti i furrës?
Furra ka një kapacitet prej 70 litrash, i përshtatshëm për enët e mëdha si pjekjet ose tortat.
Si të pastroni furrën me funksionin e pirolizës?
Hiqni raftet dhe aksesorët. Zgjidhni programin e pirolizës (temperaturë e lartë, rreth 3 orë). Mbyllni derën. Pas ftohjes, fshini hirin me një leckë të lagur.
Çfarë të bëni nëse djegësi nuk ndizet?
Kontrolloni nëse gazi është i hapur dhe nëse shkëndija funksionon. Pastroni vrimat e djegësit me një gjilpërë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e shitjes.
Si të bllokoni komandat për sigurinë e fëmijëve?
Mbani të shtypur tastin e bllokimit (shpesh një simbol dryri) për 3 sekonda. Një sinjal zanor konfirmon aktivizimin.
Cilët aksesorë përfshihen me sobën?
Zakonisht, një raft furre, një tavë dhe një kit reduktimi për djegësit e vegjël përfshihen. Konsultoni manualin për listën e saktë.
Si të instaloni sobën saktë?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist. Sigurohuni që ventilimi të jetë i mjaftueshëm dhe që lidhjet elektrike dhe të gazit të respektojnë normat.
Pse furra ngroh në mënyrë të pabarabartë?
Kontrolloni nëse dera është e mbyllur mirë dhe nëse guarnicionet janë në gjendje të mirë. Përdorni modalitetin e nxehtësisë rrotulluese për shpërndarje më të mirë. Mos e mbingarkoni furrën.
Si të rregulloni orën e furrës?
Shtypni tastin 'Orë', pastaj përdorni shigjetat për të vendosur orën. Konfirmoni duke shtypur përsëri. Ora përdoret për kohëmatësin dhe programimin.
Ku të gjeni pjesë këmbimi për këtë model?
Kontaktoni shërbimin e pas shitjes Gaggenau ose një shitës të autorizuar. Mund të kërkoni edhe online me referencën CA051301. Pjesët e zakonshme (djegëset, termostatet) janë të disponueshme.

Pyetjet e përdoruesve rreth CA051301 GAGGENAU

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CA051301 - GAGGENAU dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CA051301 e markës GAGGENAU.

MANUAL I PËRDORUESIT CA051301 GAGGENAU

1 Siguria 125 2 Pastrimi i enës së gatimit përpara përdorimit të parë ..... 126 3 Përdorimi i enëve të gatimit ... 126

4 Përdorimi i enëve të gatimit në furrë 127 5 Pastrimi i enëve të gatimit ..... 127 6 Tabela e gatimit ...... 128 7 Garancia 129

GAGGENAU CA051301 - 1

Siguria

Ndiqni këto udhëzime për sigurinë kur përdorni aksesorin.

Ky produkt është në përputhje me rregulloret për produktet që kanë kontakt me produktet ushqimore.

■ Ena e gatimit nuk është e përshtatshme për përdorim në mikrovalë. ■ Ena e gatimit është zhvilluar vetëm për përdorim familjar. ■ Ena e gatimit është parashikuar vetëm për zierje. ■ Mos ruani asnjë produkt ushqimor brenda enës së gatimit për periudhë të gjatë kohe. Ushqimet me përmbajtje të lartë acide mund të shkaktojnë çngjyrosje të padëshiruara në enët e gatimit. ■ Mos e ndryshoni enën e gatimit në asnjë lloj mënyre. ■ Mos e lini kurrë jashtë vëmendjes enën e gatimit gjatë gatimit. ■ Mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët në afërsi të një ene gatimi të nxehtë.

GAGGENAU CA051301 - Siguria - 1

PARALAJMËRIM – Rrezik zjarri!

Vaji dhe yndyra e nxehtë marrin flakë shpejt.

▶ Mos e lini asnjëherë pa mbikëqyrje vajin dhe yndyrën e nxehtë. - Mos përdorni për skuqje vajra vendas me pikë të ulët të lëshimit të tymit. - Kurrë mos e fikni me ujë një zjarr nga vaji ose yndyra e nxehtë. - Mbuloni flakët me një mbulesë ose me mbulesë për fikjen e zjarrit.

GAGGENAU CA051301 - PARALAJMËRIM – Rrezik zjarri! - 1

PARALAJMËRIM – Rrezik djegiesh!

Dorezat mund të jenë shumë të nxehta.

▶ Përdorni gjithmonë doreza kuzhine për tenxheret.

⚠️ PARALAJMËRIM – Rrezik përvëlimi!

Lëngu, spërkatja dhe avulli i nxehtë mund të shkaktojë përvëlime të trupit.

▶ Veproni me kujdes kur bëhet fjalë për lëngjet e nxehta.

⚠️ PARALAJMËRIM – Rrezik lëndimi!

Ena e gatimit që rrëzohet poshtë mund të shkaktojë lëndime.

- Rrotulloni dorezat në atë mënyrë që të mos zgjaten mbi syprinën e banakut.

VINI RE

Përdorimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë enën e gatimit ose planin e gatimit.

- Asnjëherë mos e nxehni enën e gatimit për një kohë të gjatë, sepse përndryshe ajo mbinxehet shpejt dhe mund të deformohet.

2 Pastrimi i enës së gatimit përpara përdorimit të parë

  1. Hiqni materialin e paketimit dhe të gjitha etiketat.
  2. Kontrolloni me kujdes bazamentin për plasaritje, të ngritura ose dëmtime të tjera, të cilat mund të jenë krijuar gjatë përpunimit, transportit ose gjatë shitjes.
  3. Pastroni enën e gatimit me ujë të ngrohtë me detergjent dhe me një sfungjer të butë.
  4. Thani enën e gatimit me një leckë.
  5. Krijoni një solucion duke përzier tre pjesë ujë dhe një pjesë acid citrik ose uthull.
  6. Për t'i mbrojtur sipërfaqet prej inoksi nga njollat dhe oksidimi, ziejeni solucionin ngadalë për 15 minuta në gradim të ulët në një enë gatimi prej inoksi pa veshje.
  7. Lëreni enën e gatimit që të ftohet.

3 Përdorimi i enëve të gatimit

Përdorimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë dëme dhe këto dëme nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit.

  • Për të shmangur gërvishtjet në planin e gatimit, ngrini lart enën e gatimit nga sipërfaqja e xhamit të planit të gatimit.
  • Mos vendosni enët e gatimit sipër njëra-tjetrës pa një shtresë mbrojtëse midis tyre.
  • Për të siguruar një qëndrueshmëri të mirë të enës së gatimit, mos e mbinxehni tiganin.
  • Mos pritni kurrë ushqimet brenda në tigan, në mënyrë që të mos gërvishtni sipërfaqen e tij. Mos përdorni mikser ose rrahëse brenda në tigan.
  • Përdorni gjithmonë një material mbrojtës nëse ena e nxehtë e gatimit vendoset mbi tavolinë apo mbi sipërfaqen e banakut.

Parakusht: Përdorni një tigan të pastër.

  1. Për të arritur rezultatin më të mirë në gatim, vendoseni enën e gatimit mbi një sipërfaqe gatimi me madhësi që përshtatet me fundin e enës.
  2. Bëni ngrohjen paraprake me nivelin 8 ose 8.5 dhe më pas zgjidhni nivelin e duhur të gradimit. Ena e gatimit nxehet shumë shpejt. Mos e përdorni as funksionin Boost, as nivelin 9.
  3. Ne rekomandojmë që t'i rrotulloni ushqimet me një shpatull inoksi dhe t'i nxirrni nga ena e gatimit.

Shënime

  • Tiganët me cepa kënddrejtë nuk kanë fund plotësisht të drejtë, por kjo nuk ka asnjë ndikim në gatim dhe në funksionimin e duhur të planit të gatimit.
  • Kur i nxehni tiganët më shumë sesa duhet ose kur digjen ushqimet, inoksi mund të marrë ngjyrë blu ose gjithashtu kafe dhe mund të shfaqen edhe shenja oksidimi. Megjithatë, kjo nuk ka asnjë ndikim në rezultatin e gatimit ose në cilësinë e ushqimeve.
  • Sipërfaqja e plasaritur nuk ka asnjë ndikim në rezultatin e gatimit ose në cilësinë e ushqimit.

4 Përdorimi i enëve të gatimit në furrë

Ju mund t'i përdorni enët e gatimit brenda në furrë, duke mbajtur nën mbikëqyrje temperaturën maksimale.

⚠️ PARALAJMËRIM Rrezik djegiesh!

Enët e gatimit dhe skara nxehen shumë.

- Përdorni doreza kuzhine për tenxheret.

Ena e gatimit Temperatura maks. në °C

Teppan Yaki 220

5 Pastrimi i enëve të gatimit

VINI RE

Pastrimi i pasaktë mund ta dëmtojë enën e gatimit.

  • Mos e lani enën e gatimit në enëlarëse.
  • Mos përdorni produkte pastrimi gërryese që përmbajnë zbardhues klor.
  • Mos përdorni pastrues për furra ose produkte të tjera pastrimi me veti gërryese.
  • Lani enën e gatimit pas çdo përdorimi me dorë me një sfungjer ose pecetë për enë, ujë të ngrohtë dhe një detergjent enësh të veçantë të përshtatshëm për larje me dorë. Rezultatin më të mirë të pastrimit e arrini kur ena e gatimit është ende e ngrohtë. Megjithatë, bëni kujdes që të mos digjeni gjatë pastrimit. Nëse mbetjet e ushqimit ngjitin në enën e gatimit, mbuloni fundin e tiganit me ujë dhe lërini ato të zbuten, ndërkohë që e nxehni me kujdes tiganin në temperaturë të ulët, derisa të krijohet avull. Uji nuk duhet të vlojë.
  • Pastroni përsëri enën e gatimit me dorë.

Tabela e gatimit

  1. Shpëlani enën e gatimit me ujë të ngrohtë.
  2. Thani menjëherë enën e gatimit me një leckë të butë.

Këshillë

■ Lani gjithmonë mirë enët e gatimit, sepse gjatë përdorimit herën e ardhshme mbetjet e ushqimit mund të digjen në sipërfaqe ose ushqimi që gatuhet mund të ngjitë.

■ Mbani enët e gatimit të pastra dhe bosh në kohën që ato nuk përdoren. - Për të laguar njollat dhe ndotjet e forta, mbuloni enën e gatimit me lëng limoni ose me uthull dhe ngroheni paksa, derisa të krijohet avull. Më pas përsëritni procesin e pastrimit të përshkruar më lart. - Njollat e thara mund të hiqen me një sfungjer me rrjetë teli dhe/ose me një pastrues për inoks.

6 Tabela e gatimit

Tabela më poshtë përmban disa shembuj. Kohët e gatimit varen nga lloji, pesha dhe cilësia e ushqimit. Për këtë arsye mund të ketë edhe ndryshime. Nivelet e gradimit të gatimit 8 deri në 8.5 janë ideale për nxehjen paraprake.

Mish

Ushqimi Niveli i gradimittë gatimitKoha e skuqjes në minuta
Gjoks pule, 2 cm trashësi 5 - 6 10 - 20
Biftekë me filetë derri, kotëleta me mish derri (i papërpunuar)6 - 7 4 - 12
Biftek, 3 cm trashësi 7 - 8 8 - 12
Qofte, hamburger, 3 cm trashësi 4.5 - 5.5 30 - 40
Shpek 6.5 - 7.5 3 - 6

Peshk

Ushqimi Niveli i gradimittë gatimitKoha e skuqjes në minuta
Karkaleca deti të vegjël dhe të mëdhenj7 - 8 5 - 10
Filetë salmoni 5 - 6 10 - 15
Troftë 3.5 - 4.5 15 - 25
Filetë peshku 6 - 7 10 - 15

Gatime me vezë

Ushqimi Niveli i gradimittë gatimitKoha e skuqjes në minuta
Vezë sy 5 - 6 3 - 9
Vezë e rrahur 4 - 5 3 - 9
Perime
Ushqimi Niveli i gradimittë gatimitKoha e skuqjes në minuta
Hudhra, qepë 5 - 6 2 - 10
Kunguj të vegjël, patëllxhanë 6 - 7 5 - 10
Speca, asparag jeshil 6 - 7 5 - 15
Kërpedha 7 - 8 8 - 15

7 Garancia

Pikat e mëposhtme përjashtohen nga garancia e ofruar nga prodhuesi:

  • Dëmet nga përdorimi i papërshtatshëm, p.sh. nga mbinxehja, goditja ose rrëzimi poshtë ■ Dëmet nga pastrimi i gabuar ■ Konsumimi normal

Gjurmët e përdorimit që shihen lehtë, si p.sh. çngjyrosjet, të cilat krijohen nga larja në lavastovilje ose nga përdorimi i vajrave dhe yndyrave - Dëmet në zonën e gatimit, si p.sh. gërvishtjet nga sipërfaqja e ashpër ose dëmet e tjera në fundin e enës së gatimit.

Kontaktoni shërbimin tonë për klientin nëse keni pyetje.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GAGGENAU

Modeli : CA051301

Kategori : Sobë