Schellenberg 21240 - Shtëpi inteligjente

21240 - Shtëpi inteligjente Schellenberg - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 21240 Schellenberg në format PDF.

📄 212 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice Schellenberg 21240 - page 161
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth 21240 Schellenberg

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Shtëpi inteligjente në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 21240 - Schellenberg dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 21240 e markës Schellenberg.

MANUAL I PËRDORUESIT 21240 Schellenberg

Siguria dhe udhëzimet 161

Specifikimet teknike 162

Lidhja e kabllos 163

Aksesorët shtesë për varjen e grilës 163

Aksesorët shtesë: Pulti i komandimit 164

Sqarimi i butonave 164

Veglat e nevojshme të punës 184

Përmbajtja e dërgesës 184

A Montimi 185
B Caktimi i adresave të motorëve 197
C Programimi i motorëve nëpërmjet pultit të komandimit 200
D Nisja e regjimit të programimit 201
E Lidhja e pultit të komandimit me motorin tubolar 201
F Verifikimi i drejtimit të rrotullimit të motorit 203
G Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit të motorit 204
H Regjistrimi i pozicionit fundor lart 205
I Regjistrimi i pozicionit fundor lart 206
J Përfundimi i regjimit të programimit 207
K Testimi 207
L Mësimi i motorëve të tjerë 208

Ju lutemi lexoni plotësisht këtë manual përpara montimit dhe vënies në punë. Ndiqni të gjitha udhëzimet e sigurisë përpara se të filloni punën. Ruajeni këtë manual dhe këshilloni çdo përdorues për rreziqet e mundshme që lidhen me këtë produkt. Në rast ndërrimi të pronarit, dorëzojani manualin edhe pronarit të ardhshëm. Në rast dëmtimesh

që shkaktohen si rezultat i përdorimit të gabuar ose i montimit me defekt, anulohet garancia, si dhe çdo pretendim lidhur me garancinë.

UDHËZIME PËR SIGURINË

Schellenberg 21240 - UDHËZIME PËR SIGURINË - 1

Ekziston rreziku për jetën nga goditja elektrike!

Përpara punimeve në pajisjet elektrike ato duhen shkëputur nga ushqimi elektrik. Kjo vlen edhe në rastin e mirëmbajtjes dhe të riparimit në sistemin e motorizuar të grilave me mbledhje. Punimet në pajisje elektrike lejohet të realizohen vetëm nga specialistë elektricistë të autorizuar. Duhen zbatuar të gjitha rregullat e furnizuesit lokal me energji, si dhe të gjitha normat dhe rregullat në fuqi për instalimet elektrike.

  • Përpara punimit në sistemet e grilave me mbledhje, grilat duhen siguruar kundër uljes automatike të tyre.
  • Përdoreni motorin tubolar vetëm në ambiente të thata (Iloji i mbrojtjes IP 44).
    Gjatë punës normale motorët nxehen shumë. Kujdes, rrezik lëndimi nga djegia!
  • Kablloja e lidhjes elektrike e motorëve tubolarë nuk duhet shtrirë në ambient të jashtëm.
  • Motori dhe paketimi i tij nuk janë lojëra për fëmijët. Prandaj, mbajeni larg fëmijëve. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i mbytjes.
    Gjatë procesit të montimit mbani larg personat e tjerë nga sistemi i grilës me mbledhje.
  • Ndalohet hapja dhe zbërthimi i motorëve tubolarë.
  • Të gjithë motorët janë të llojit që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe nuk kërkojnë kujdes të veçantë.
    ■ Mbulimi i kasetës së grilës duhet kryer në mënyrë të tillë që të jetë gjithë gjithmonë i mundshëm arritja e grilës.
  • Përpara montimit kontrolloni motorin për dëmtime të mundshme dhe verifikoni nëse paketimi përmban të gjithë aksesorët.
  • Forca mbledhëse dhe konstrukti i motorit duhet të jenë të përshtatshme për sistemin e grilës me mbledhje. Nuk lejohet tejkalimi i nivelit të ngarkesës së motorit.
  • Motorët tubolarë janë projektuar për një funksionim afatshkurtër me një kohë pune prej 4 minutash. Në rast tejnxehjeje si rezultat i kohëzgjatjes së madhe në punë ose i ngarkesës shumë të lartë në tërheqje, motori fiket vetë. Pas periudhës së ftohjes prej rreth 15 minutash, motori është sërish gati për punë.
  • Kontrolloni rregullisht sistemin e grilës nëse lëviz lirshëm dhe kontrollojeni për ngrirje të mundshme gjatë dimrit.
  • Nëse keni pyetje teknike për sistemin e grilës, drejtojuni shërbimit tonë për klientin.
  • Si rezultat i ndryshimit të temperaturave në dimër dhe në verë mund të ketë disa devijime të vogla të pozicionit fundor të ndalimit gjatë punës së motorit. Në varësi nga rasti, mund të nevojitet një regjistrim i ri shumë i vogël i pozicioneve fundore të ndalimit.
  • Tolerancat e gjatësisë së aksit tetëkëndor mund të kompensohen me një mbulesë të përshtatshme për boshte (nr. i artikullit MAXI 80100, MINI 80200).
  • Mbulesa e boshtit duhet futur minimumi 60 mm brenda aksit tetëkëndor (faqe 194). Ajo nuk duhet të prekë aksin tetëkëndor të motorit dhe nuk duhet të pengojë lëvizjen e tij.

PËRDORIMI I PARASHIKUAR

  • Motorët tubolarë janë projektuar vetëm për përdorim në sistemet e grilave me mbledhje.
  • Motorët tubolarë lejohet të instalohen vetëm në sistemet e grilave, të cilat janë montuar sipas instruksioneve.
  • Sistemet e grilave me mbledhje duhet të jenë në gjendje pa defekte.
  • Mangësitë në sistemet e grilave me mbledhje duhen eliminuar përpara instalimit të motorëve, si dhe duhen zëvendësuar edhe pjesët e dëmtuara.
  • Çdo përdorim tjetër i motorit tubolar ose çdo përdorim tjetër që shkon përtej këtij përcaktimi do të konsiderohet në kundërsh-tim me përdorimin e parashikuar.
    Kompania Alfred Schellenberg GmbH nuk mban përgjegjësi për dëme materiale, lëndime personash ose dëme që vijnë si pasojë e përdorimit në kundërshtim me përdorimin e parashikuar.

Schellenberg 21240 - PËRDORIMI I PARASHIKUAR - 1

DEKLARATA DHE KÖNFÖRMITETI ME „CE“

Motori tubolar (Nr. i artikullit 20506/20510/20810/20820/20840/20507/20511/20811) përmbush kërkesat në fuqi të rregullave dhe direktivave evropiane dhe kombëtare. Konformiteti i tij është vërtetuar, si dhe squarimet dhe dokumentacioni përkatës janë të depozituara pranë prodhuesit.

Mos e hidhni në mbeturinat e shtëpisë! Motorët janë mallra të riciklueshëm dhe mund të dorëzohen në një qendër riciklimi ose në një vend grumbullimi të pajisjeve të vjetra elektrike të shtëpisë.

Schellenberg 21240 - DEKLARATA DHE KÖNFÖRMITETI ME „CE“ - 1

KUSHTET E GARANCISË

Ne garantojmë që produktet tona nuk kanë defekte në material dhe në fabrikim. Nga garancia përjashtohen dëmet, të cilat shkaktohen nga:

  • Konsumimi normal i kushtëzuar nga përdorimi
  • Montimi, lidhja, përdorimi ose trajtimi i gabuar
  • Forca e madhe ose nga ndikime të tjera të jashtme
  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pasaktë nga të tretët
  • Ndryshimet teknike nga të tretët

Në rastin e garancisë, ne do të kryejmë riparimin e produktit ose shkëmbimin e tij me një produkt tjetër SCHELLENBERG me të njëjtën vlerë, në varësi të zgjedhjes sonë. Periudha e garancisë nuk zgjatet në rastin e shkëmbimit ose të riparimit të pajisjes! Kusht paraprak për kërkimin e garancisë është paraqitja e faturës së blerjes. Kur të dërgoni pajisjen, jeni të lutur të bashkëngjitni një kopje të faturës të blerjes dhe një përshkrim të defektit të shfaqur.

Periudha e garancisë që ne ofrojmë për cilësinë e motorit tonë tubolar është: 5 vjet garanci që nga data e blerjes, Nr. i artikullit20506/20510/20810/20820/20840/20507/20511/20811.

SPECIFIKIMET TEKNIKE

Nr. i artikullit20506/2050720510/2051120810/208112082020840
Sistemi i grilaveMiniMiniMaxiMaxiMaxi
∅ i aksit tetëkëndor40 mm40 mm60 mm60 mm60 mm
Momenti i rrotullimit6 Nm10 Nm10 Nm20 Nm40 Nm
Koha maks. e punës4 minuta4 minuta4 minuta4 minuta4 minuta
Sipërfaqja maks. e grilave plastike 4,0 m^2 6,0 m^2 4,2 m^2 8,5 m^2 15 m^2
Forca tërheqëse15 kg25 kg20 kg34 kg60 kg
Fuqia nominale98 W121 W113 W161 W218 W
Regjistrimi i pozicioneve fundoreMe pultMe pultMe pultMe pultMe pult
Përfshirë kushinetën për mur1 kompletComfort1 kompletComfort1 kompletComfort1 kompletComfort1 kompletComfort
Periudha e garancisë5 vjet5 vjet5 vjet5 vjet5 vjet
Gjatësia maks. e instalimit550 mm550 mm550 mm550 mm550 mm

LIDHJA E KABLLOS
Jeshile/e verdhë Blu Kafe Tokëzimi Nuli Faza 230 V / 50 Hz Bëjeni lidhjen në një përcjellës që nuk është nën tension. Punimet në pajisje elektrike lejohen të realizohen vetëm nga specialistë elektricistë të autorizuar.

AKSESORËT SHTESË: MBAJTËSET E GRILËS

Për ta montuar mbrojtësen e grilës në aks, ne rekomadojmë përdorimin e mbajtëseve të grilave Schellenberg (nr. i artikullit 19200 / 19400). Me anë të këtyre, mbrojtësja e grilës mund të varet në mënyrë të sigurt në aks. Shumë lehtë dhe pa asnjë vidë.

es në aks, bajtëseve ullit 19200 / ësja e grillës t në aks.

3 x 1 m

Schellenberg 21240 - AKSESORËT SHTESË: MBAJTËSET E GRILËS - 3

Schellenberg 21240 - AKSESORËT SHTESË: MBAJTËSET E GRILËS - 4

19200

Schellenberg 21240 - AKSESORËT SHTESË: MBAJTËSET E GRILËS - 5

19400

AKSESORËT SHTESË: PULT KOMANDIMI
COLOR 20015/20021 20016/20023 COLOR 20019/20022 20020/20024 COLOR

Schellenberg 21240 - AKSESORËT SHTESË: MBAJTËSET E GRILËS - 7

Programimi i motorit tubolar bëhet me ndihmën e pultit të komandimit (aksesor shtesë). Pulti i mundshëm i komandimit: Me 1 kanal: 20015/20019/20021/20022 ose Me 5 kanale: 20016/20020/20023/20024.

SQARIMI I BUTONAVE

Ana përpara Ana përpara

① Treguesi LED / Kanali 1 - 5 Tregon kanalin aktual. Pulson gjatë programimit. ② Butoni i ngritjes Grila ngrihet lart. ③ Butoni stop Ndalon veprimin e ngritjes lart/uljes poshtë të motorit. ④ Butoni i uljes Grila ulet poshtë. ⑤ Butoni i zgjedhjes së kanalit Nëpërmjet shtypjes së butonit kryhet përzgjedhja e kanalit që dëshironi. Ana prapa Zona e shkrimit ⑥ Butoni i programimit Aktivizon dhe çaktivizon regjimin e programimit. Butoni ndodhet në folenë e baterive në anën e pasme të pultit të komandimit. Foleja e baterive 2x (AAA)

me 1 kanal
Schellenberg 21240 - SQARIMI I BUTONAVE - 2

flowchart
graph TD
    M1["Motor M1"] -->|K1| M2["Motor M2"]
    M2 --> M3["Motor M3"]
    M3 --> M4["Motor M4"]
    M4 --> M5["Motor M5"]
    M5 --> M6["Motor M6"]
    M6 --> 1K["Device 1K"]
    style M1 fill:#f9f,stroke:#333
    style M2 fill:#f9f,stroke:#333
    style M3 fill:#f9f,stroke:#333
    style M4 fill:#f9f,stroke:#333
    style M5 fill:#f9f,stroke:#333
    style M6 fill:#f9f,stroke:#333
    style 1K fill:#ccf,stroke:#333
    note right of M1: M = Motori
    note right of K = Kanali

- për çdo kanal mund të komandohen njëkohësisht deri në pesë motorë

- nëpërmjet shtypjes së butonit të ngritjes të gjithë motorët rrotullohen njëkohësisht në drejtimin lart

- nëpërmjet shtypjes së butonit të uljes të gjithë motorët rrotullohen njëkohësisht në drejtimin poshtë

- pozicionet fundore të grilave mund të regjistrohen në mënyrë individuale

me 5 kanale
Schellenberg 21240 - SQARIMI I BUTONAVE - 3

flowchart
graph TD
    M1["Module M1"] --> K5["K5"]
    M2["Module M2"] --> K4["K4"]
    M3["Module M3"] --> K3["K3"]
    M4["Module M4"] --> K2["K2"]
    M5["Module M5"] --> K1["K1"]
    K1 --> 5K["5K Device"]
    style M1 fill:#f9f,stroke:#333
    style M2 fill:#f9f,stroke:#333
    style M3 fill:#f9f,stroke:#333
    style M4 fill:#f9f,stroke:#333
    style M5 fill:#f9f,stroke:#333
    style 5K fill:#ccf,stroke:#333
    note right of M = Motori
    note right of K = Kanali

- për çdo kanal mund të komandohen njëkohësisht deri në pesë motorë

- nëpërmjet shtypjes së butonit për zgjedhjen e kanalit mund të bëhet përzgjedhja midis motorëve të ndryshëm

- népërmjet shtypjes së butonit të ngritjes motori përkatës rrotullohet në drejtimin lart

- nëpërmjet shtypjes së butonit të uljes motori përkatës rrotullohet në drejtimin poshtë

SADRŽAJ

Sigurnost i informacije 167

Tehnički podaci 168

Priključak kabela 169

Bëjeni lidhjen në një përcjellës që nuk është nën tension.

Punimet në pajisje elektrike lejohen të realizohen vetëm nga specialistë elektricistë të autorizuar.

AL Udhëzim: Ne këshillojmë që të bëni fillimisht caktimin e adresave për të gjithë motorët, përpara se vazhdoni me hapat e tjerë.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Schellenberg

Modeli : 21240

Kategori : Shtëpi inteligjente