ZRG10800WA - Frigorifer ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ZRG10800WA ZANUSSI në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer me ndarje ngrirësi |
| Marka | ZANUSSI |
| Modeli | ZRG10800WA |
| Klasa klimatike | SN, N, ST, T (nga +10°C deri +43°C sipas klasës) |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V ~ 50 Hz |
| Fuqia e llambës së brendshme | 220-240 V, maks. 1,5 W |
| Ftohës | Izobutani (R600a) |
| Presioni i ujit (nëse lidhet) | 1 bar (0,1 MPa) deri 10 bar (1 MPa) |
| Kapaciteti maksimal i ngrirjes për 24 orë | 1 kg |
| Shkrirja | Automatike për frigoriferin, manuale për ngrirësin |
| Kthyeshmëria e derës | Po, drejtimi i hapjes është i modifikueshëm |
| Termostati | Pozicionet 0 (ndalim) deri 7 (më i ftohti) |
| Pajisjet e ofruara | Kuti akulli, rafte, balconeta, kuti perimesh, ndarje gjalpë/djathë, ndarës vezësh |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrim i rregullt me leckë të butë dhe ujë të ngrohtë, shkrirje manuale e ngrirësit, pluhurosje kondensatorit |
| Udhëzime sigurie | Mos bllokoni vrimat e ventilimit, mos përdorni pajisje elektrike brenda, mos dëmtoni qarkun ftohës |
| Pjesë këmbimi të disponueshme | Kuti vezësh, balconeta, rafte, kuti perimesh, ndarje gjalpë/djathë |
| Dimensionet (hapësira e nevojshme) | 100 mm sipër, 25 mm në secilën anë (min.) |
| Pesha | Nuk specifikohet në udhëzim |
Pyetjet më të shpeshta - ZRG10800WA ZANUSSI
Pyetjet e përdoruesve rreth ZRG10800WA ZANUSSI
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZRG10800WA - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZRG10800WA e markës ZANUSSI.
MANUAL I PËRDORUESIT ZRG10800WA ZANUSSI
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është e destinuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.: —Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune —Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
- Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
- Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
- Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
- Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh. kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
- Per te shmangur rreziqet, nese kablloja e furnizimit eshte e demtuar, ajo duhet zevendesuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e sherbimit ose persona me kualifikim te ngjashem.
- Nese pajisja eshte e pajisur me prodhues akulli ose rubinet uji, mbushini vetem me uje te pijshem.
- Nese pajisja kerkon lidhje me rrjetin e ujit, lidheni ate vetem me rrjetin e ujit te pijshem.
- Presioni i ujit ne hyrje (minimumi dhe maksimumi) duhet te jete ndermjet 1 bar (0,1 MPa) dhe 10 bar (1 MPa).
Instalimi

PARALAJMERIM!
Vetem nje person i kualifikuar duhet ta instaloje kete pajisje.
Hiqni te gjithe paketimin. Mos instaloni ose mos perdorni nje pajisje te demtuar. Zbatoni udhezimet e instalimit te dhena me pajisjen. Gjithmone beni kujdes kur e levizni pajisjen sepse eshte e rende. Perdorni gjithnje doreza sigurie. Sigurohuni qe ajri te mund te qarkulloje perreth pajisjes. Prisni te pakten 4 ore perpara se te lidhni pajisjen me energjine elektrike. Kjo behet qe vaji te lejohet te rrjedhe perseri te kompresori. Mos e instaloni pajisjen prane radiatoreve, sobave, furrave ose vatrave te gatimit. Pjesa e pasme e pajisjes duhet te mbeshtetet pas murit. Mos e instaloni pajisjen atje ku ka drite te drejtperdrejte dielli. Mos e instaloni pajisjen ne zona me shume lageshti ose shume te ftohta, si shtesa ndertimi, garazhe ose qilare vere. Kur levizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i perparme per te shmangur gervishtjen e dyshemese.
Lidhja elektrike

PARALAJMERIM!
Rrezik zjarri dhe goditje elektrike.
Pajisja duhet tokezuar. Te gjitha lidhjet elektrike duhet te kryhen nga nje elektricist i kualifikuar. Sigurohuni qe te dhenat elektrike ne pllaken e specifikimeve te perkojne me karakteristikat e rrjetit elektrik. Nese nuk perkojne, kontaktoni me nje elektricist. Perdorni gjithmone nje prize me tokezim te instaluar mire. Mos perdorni pershtates me shume spina dhe kabell zgjatus. Sigurohuni qe te mos demtoni pjeset elektrike (p.sh. spinen elektrike, kabllon elektrike, kompresorin). Kontaktoni qendren e autorizuar te sherbimit ose nje elektricist per te nderruar pjeset elektrike. Kablloja elektrike duhet te qendroje ne nivelin e spines elektrike.
Pajisjen futeni ne prize vetem ne fund te instalimit. Sigurohuni qe spina te jete e arritshme pas montimit te pajisjes. Mos e shkeputni pajisjen nga rrjeti duke e terhequr nga kablli elektrik. Gjithmone terhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Perdorimi

PARALAJMERIM!
Rrezik lëndimi, djegieje, goditjeje elektrike ose zjarri.
- Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
- Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. makinë akulloresh) në pajisje, përveçse kur është shënuar nga prodhuesi se mund të vendosen. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime në qarkun e agjentit ftohës. Ai përmban izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr flakë.
- Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni që të mos ketë flakë ose burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni dhomën.
- Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët plastike të pajisjes.
- Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në pajisje.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
- Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Drita e brendshme
Lloji i llambës që përdoret për këtë pajisje nuk është i përshtatshëm për ndriçimin e dhomave në shtëpi.
Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtimi i pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza. Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen ose rimbushjen e njësisë.
- Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pajisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Hedhja e mbeturinave

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
- Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë. Hiqni kapësen e derës për të parandaluar bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake. Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
- Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
- Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së ftohjes që është afër
- shkëmbyesit të nxehtësisë.
Instalimi
Lokacioni për instalim
Pajisja duhet të jetë e vendosur në hapësirë të thatë dhe me ajrosje të mirë. Përdorimi i energjisë dhe efikasiteti i pajisjes ndikohet nga temperatura e ambientit. Andaj, pajisja nuk duhet të ekspozohet direkt në rrezet e diellit; mos e vendosni pranë radiatoreve, sobave ose burimeve tjera të ngrohjes; por të instalohet vetëm në vend me temperaturë të ambientit që përshtatet me klasifikimin e klimës, për të cilën pajisja është projektuar. Klasifikimi i klimës mund të gjendet në pllakën serike, që gjendet në anën e majtë brenda pajisjes. Pajisja duhet të jetë e pozicionuar në mënyrë që priza (kyçja) të jetë e arritshme. Tabela e mëposhtme tregon cila temperaturë e ambientit është e përshtatshme për çdo klasifikim klimatik:
Hapja e derës në anën e kundërt
Ky frigorifer ka aftësinë e hapjes së derës nga ana e majtë ose e djathtë. Kjo pajisje është dërguar te ju me hapjen e dyerve nga ana e majtë. Nëse keni dëshirë që të ndryshoni drejtimin e hapjes, ju lutem ndiqni udhëzimet në vijim.
SHËNIM:
Të gjitha pjesët e hequra duhet të ruhen për të bërë instalimin e derës.
Vendosja e derës në anën e kundërt 1. Hiqni vidhat (11). 2. Mbajeni derën të hapur, ngrini fundin e sipërm, futeni brenda (10), shtyjeni përpara dhe largojeni nga blloku (9) i pjesës së sipërme, pastaj lëvizeni bllokun e poshtëm (8). 3. Hiqni të dy vidhat (6) që lidhin menteshën
e sipërme (5) në anën e djathtë të pjesës në anën e sipërme të kabinetit. 4. Ngrini derën me kujdes dhe vendoseni mbi sipërfaqe të butë që të mos gërvishtet. 5. Hiqni prizën (7) dhe vendoseni në vrimën e hapur në anën e djathtë të pajisjes. Sustën e vendosur në vrimë shtypeni mirë. 6. Hiqni të dy vidhat (6) që lidhin menteshën e poshtme (2) në anën e djathtë të pajisjes. 7. Hiqni këmbën e përparshme të nivelizimit (4) dhe transferojeni atë në anën e djathtë siç tregohet në figurën e mëposhtme. 8. Vendoseni derën në vendin e saj duke u siguruar që gjilpëra të hyjë brenda unazës në kornizën e poshtme (vrimë). 9. Sigurojeni menteshën e sipërme (5) që paraprakisht u hoq në hapin 3, në anën e majtë të pajisjes. Sigurohuni që gjilpëra të hyjë në unazë në kornizën e sipërme (vrimë). 10. Lehtë sigurojeni menteshën e poshtme në anën e majtë (2) dhe mos i shtrëngoni vidhat derisa dera të jetë e mbyllur dhe e rrafshuar. 11. Vendoseni prizën (7) në hapjet e pambuluara (anën e djathtë). 12. Montojeni bllokun e dekorimit (8) në anën e djathtë të pllakës mbuluese. 13. Mbani derën hapur, ngrini fundin e pllakës së sipërme për mbulim, tërhiqeni (10) prapa që ta kapni bllokun (9). 14. Pas kompletimit të pllakës së sipërme, mbylleni derën, montojeni pllakën e sipërme (10) me vidha (11).

- Vidha
- Mentesha e poshtme
- Mentesha e sipërme
- Këmba e sipërme që përshtatet
- Këmba e poshtme që përshtatet
- Vidhë e shkurtër
- Prizë
- Blloku dekorues
- Blloku i pllakës së sipërme
- Pllaka e sipërme
- Vidha
Ndërrimi i derës së kabinës për ngrirje
Hapeni pak derën e kabinës për ngrirje. Duke përdorur një kaçavidë të vogël, shtypni spiralen në hapjen e poshtme duke e shtyrë lehtë lart dhe largojeni mbajtësen e derës bashkë me derën.

Vendoseni kapakun mbulues (M) në anën e kundërt. Kthejeni kabinën e ngrirjes në 180 gradë dhe përshtateni mbajtësen e poshtme të derës në hapjen e poshtme të kabinës së ngrirjes. Ngrini kabinën e ngrirjes pak lart, futeni në
mbajtësen e derës së sipërme, dhe në të njëjtën kohë vendosni mbajtësen e poshtme të derës në vrimën katrore. Lëvizje të lehta lart e poshtë do ta lehtësojnë montimin e derës së kabinës së ngrirjes.

Startimi dhe rregullimi i temperaturës
Futeni kabllon për lidhje në prizë të mbrojtur me kontakt tokë. Kur të hapet dera e frigoriferit, kyçet ndriçimi fillestar. Butoni për zgjedhje të temperaturës është vendosur në anën e djathtë të kabinës së frigoriferit.
Përcaktimi "0" do të thotë:
i fikur. Rrotullimi në të djathtë në pozicionin "1" Frigoriferi është ndezur, punimi i mëtejshëm është automatik.
Përcaktimi "1" do të thotë:
Temperatura më e lartë, rregullimi më i ngrohtë.
Përcaktimi "7" (pika e fundit) do të thotë:
Temperatura më e ulët, rregullimi më i ftohtë.

Temperaturat në kabinën e frigoriferit dhe kabinën e ngrirjes nuk mund të rregullohen në mënyrë të pavarur. Në temperaturë të ambientit prej rreth 16°C duhet të zgjedhet përcaktimi '1'. Në temperaturë të ambientit rreth 25°C, zgjidhni përcaktimin '2'. Nëse keni nevojë për një temperaturë më të ulët, zgjidhni përcaktimin '3' ose '4'. Në këtë përcaktim, ju mund të jeni të sigurt se ushqimi i freskët do të ngrihet

dhe se temperatura prej -18 ° C do të ruhet në kabinën e ngrirjes. Nëse doni të ngrini ushqim të freskët me shpejtësi, zgjidhni përcaktimin '7', me ç'rast temperatura në kabinën e frigoriferit nuk do të zbresë nën 0 ° C . Duhet gjithashtu menjëherë të ndryshoni rregullatorin e temperaturës në përcaktimin e '3' ose '4'.
Me rëndësi!
Temperatura të larta të ambientit (p.sh. në ditë vere të nxehtë) dhe përcaktimi i ftohtë në rregullatorin e temperaturës (pozicioni '6' deri '7') mund të shkaktojë që kompresori të punojë vazhdimisht. Arsyeja: kur temperatura e ambientit është e lartë, kompresori patjetër duhet të punojë vazhdimisht për të ruajtur temperaturën e ulët në pajisje. Frigoriferi nuk do të jetë në gjendje ta shkrijë akullin në mënyrë automatike ngase kjo është e mundur vetëm kur kompresori nuk është duke punuar (shih gjithashtu seksionin ('Shkrirja'). Rezultati është formimi i një shtrese të trashë akulli në pjesën e pasme të frigoriferit. Nëse kjo ndodh, kthejeni rregullatorin e temperaturës në përcaktim më të ngrohtë (pozita '3' deri '4'). Në këtë përcaktim kompresori do të ndizet dhe fiket si zakonisht dhe shkrirja automatike do të rifillojë.
Raftet për ruajtje / tabakët e telit. Rafte të ndryshme prej qelqi apo plastike dhe tabaka teli janë të përfshira me pajisjen tuaj - modele të tjera kanë kombinime të ndryshme. Gjithmonë një nga raftet e plota prej xhami rreshqitazi vendoseni në strukturën e poshtme, mbi enët për fruta dhe perime, dhe mbajeni në këtë pozitë. Lartësia e rafteve për ruajtje mund të përshtatet: Për ta bërë këtë, tërhiqeni raftin lart derisa të mund të lëvizë lartë ose poshtë, ose t'i hiqet. Ju lutemi bëjeni të njëjtën përsëri për të futur raftin në lartësi të ndryshme.
Ruajtja e mirëfilltë
- Gjalpë dhe djathë
- Konservime
- Lëngje
- Djathë, fruta, dhe perime
- Mish, sallamë, prodhime të mishit dhe të qumështit,
- Ushqime të gatshme, pasta, të konservuara
- Vendi për ushqim të ngrirë/ ngrirja e ushqimit

Këshillë:
Ushqimet në frigorifer duhet gjithmonë të jenë të mbuluara apo të paketuara, për të parandaluar tharje dhe prishje të ushqimeve të tjera. Të mëposhtmet janë të përshtatshme për paketim:
—Qese polietileni hermetik dhe mbështjellës; —Enë plastike me kapak; —Mbulesa speciale të plastikës me elastik; —Foli alumini
Ngrirja e ushqimit dhe ruajtja e ushqimit të ngrirë. Kabina për ngrirje shërben për ngrirjen dhe ruajtjen e ushqimit.
Merrni parasysh!
Temperatura në kabinën për ngrirje duhet të jetë -12 °C ose më e ulët para ngrirjes së ushqimit apo për ruajtjen e ushqimit tashmë të ngrirë. Mos bëni ngrirje të sasive të shumta përnjëherë (maksimum. 1 kg për 24 orë). Kualiteti i ushqimit më së miri ruhet kur ai është i ngrirë në brendësi sa më shpejt të jetë e mundur. Ushqimin e ngrohtë lëreni të ftohet para ngrirjes. Ngrohtësia do të shkaktojë zmadhim të sasisë së akullit dhe harxhim të energjisë. Ju lutem vini re sasitë maksimale për ruajtje sic janë theksuar nga prodhuesi. Ushqimet e shkrira të cilat nuk janë konsumuar (të gatuara) në asnjë mënyrë të mos ngrihen përsëri. Enët me gaze të djegshme apo lëngjet mund rrjedhin në temperatura të ulëta. Ekziston rreziku për shpërthim! Në kabinën për ngrirje mos vendosni enë me materiale të djegshme të tilla si kanaçe llak, apo mbushje për aparate kundër zjarrit. Shishe dhe kanaçe nuk duhet të vendosen në frigorifer. Ata mund të pëlcasin kur të ngrijë përmbajtja e tyre, pijet e gazuara mund edhe të shpërthejnë! Asnjëherë mos vendosni limonadë, birrë, verë, verë të gazuar, etj në kabinën për ngrirje. Të gjitha ushqimet duhet të jenë të mbyllura hermetikisht para ngrirjes, në mënyrë që ato të mos thahen ose humbasin shijen e tyre, kështu që të mos ndodhë kontaminim i shijeve midis ushqimeve të tjera të ngrirë.
Kujdes!
Mos prek ushqim të ngrirë me duar të lagura. Duart tuaja mund të ngjiten për ushqimin dhe të shkaktojnë çarje të lëkurës. Ushqimin e paketuar shtrijeni në fund të kabinës për ngrirje. Ushqimi jo i ngrirë nuk duhet t'i prekë ushqimet tashmë të ngrira, ndryshe ushqimi i ngrirë mund të fillojë të shkrihet.
Këshilla:
Të mëposhtmet janë të përshtatshme për paketimin e mallrave të ngrira: qese polietileni për ngrirje dhe mbështjellës;
kuti të veçanta për mallra të ngrira; ekstra-fletë të trasha alumini.
Të mëposhtmet janë të përshtatshme për mbylljen e qeseve dhe mbështjellësve: kapëse plastike, llastikë gome apo traba.
Shtypeni ajrin nga qeset para mbylljes; ajri shkakton që ushqimi i ngrirë të thahet. Paketoni
Përgatitja e copave të akullit
Mbusheni enën për copa akulli 3/4 me ujë të ftohtë, vendoseni atë në kabinën për ngrirje dhe lëreni të ngrijë. Për të liruar copat e akullit, lakoni enën ose mbajeni në ujë për disa sekonda.
Shkrirja
Frigoriferi shkrihet automatikisht
Ana e pasme e frigoriferit mbulohet me akull kur punon kompresori dhe shkrihet kur ai ndalet. Uji nga akulli i shkrirë avullohet vetvetiu.
Shkrirja e kabinës për ngrirje
Gjatë përdorimit dhe kur dera e kabinës për ngrirje është e hapur, lagështia është depozituar në kabinën për ngrirje si akull. Hiqeni këtë akull herë pas here me kruajtëse plastike të butë. Nën asnjë rrethanë, mos përdorni thika të mprehta apo mjete të forta për të larguar akullin. Kabina për ngrirje duhet të jetë gjithmonë e shkrirë kur shtresa e akullit ka arritur një trashësi prej përafërsisht 4 milimetra, të paktën një herë në vit. Koha e përshtatshme për shkrirje është kur pajisja është e zbrazët ose mban pak ushqim.
Paralajmërim!
Mos përdorni pajisje elektrike për ngrohje ose ndonjë pajisje tjetër mekanike ose artificiale për të shpejtuar procesin e shkrirjes, me përjashtim të atyre që rekomandohen në këto udhëzime operative.
Shkëputeni pajisjen dhe hiqeni nga priza, ose largoni siguresën apo shkëputeni ndërprerësin e qarkut.
Me rëndësi!
Asnjëherë mos u përpiqni të lironi enën e ngrirjes duke përdorur tehe të mprehta apo mjete të forta, për shkak se mund të dëmtoni qarkun e ftohjes. Përdorni kruese plastike.
Këshillë:
Ju mund të shpejtoni procesin me ujë të ngrohtë në kabinën për ngrirje dhe duke mbyllur derën. Hiqni copat e akullit që kanë rënë më parë se të shkrihen plotësisht. Pas shkrirjes, pastrojeni kabinën për ngrirje tërësisht (shih seksionin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Shkyçja e pajisjes
Për të shkyçur pajisjen, vendoseni rregullatorin e temperaturës në pozicionin "0".
Në qoftë se pajisja nuk do të përdoret për një periudhë të zgjatur:
Hiq të gjitha paketat nga frigoriferi.
Shkyçeni pajisjen duke e kthyer rregullatorin e temperaturës në pozicionin "0". Hiqeni kabllon kryesore ose shkyçeni ose ndal çelësin elektrik apo siguresën.
Pastrojeni plotësisht, shih seksionin "Pastrimi dhe mirëmbajtja".
Lërini dyert të hapura për të shmangur erën e keqe.
Pastrimi dhe Mirëmbajtja
Për arsye higjienike, pjesa e brendshme e pajisjes, duke përfshirë dhe shtojcat tjera, duhen të pastrohen rregullisht.
Paralajmërim!
Pajisja nuk duhet të jetë e lidhur në rrjetë gjatë pastrimit.
Rrezik i shokut elektrik! Para pastrimit shkyçeni pajisjen, largojeni kabllon nga priza apo ndaleni çelësin kryesor elektrik.
Asnjëherë mos e pastroni pajisjen me pastrues avulli. Lagështia mund të
grumbullohet në komponentët elektrikë, rrezik nga shoku elektrik! 283 SQ Avull i nxehtë mund të çojë në dëmtimin e pjesëve plastike. Pajisja duhet të thahet para se të vihet përsëri në shërbim.
Me rëndësi!
Vajra eterike dhe tretës organikë mund të sulmojnë pjesët plastike, p.sh. lëng limoni ose lëng nga lëvozhga e portokallit; acide të ndryshme, pastrues që përmbajnë acid acetik. Mos lejo substanca të tilla të vijnë në kontakt me pjesët e pajisjes. Mos përdorni ndonjë pastrues gërryes. Hiqi ushqimet e ngrira dhe ushqimet tjera nga frigoriferi. Ushqimet e ngrira mbështillini në disa shtresa gazete. Ruajini ato në një vend të freskët, të mbuluar mirë. Hiqe akullin nga kabina e ngrirjes para pastrimit. (shih seksionin @Shkirje@) Shkyçeni pajisjen dhe largojeni kabllon nga priza apo ndalni çelësin kryesor elektrik ose siguresën. Pastrojeni pajisjen dhe shtojcat e brendshme me një leckë dhe me ujë të vakët. Mund të përdoren edhe detergjentë komercialë të larjes së enëve që i keni në dispozicion. Pas pastrimit fshijeni me ujë të freskët dhe thajeni mirë. Akumulimi i pluhurit në kondensator rrit harxhimin e energjisë. Për këtë arsye me kujdes pastrojeni kondensatorin në anën e pasme të pajisjes një herë në vit me një furçë të butë apo një fshesë elektrike. Kontrolloni vrimën e ikjes së ujit mbi muret e pasme të frigoriferit. Pasi është çdo gjë e thatë, pajisjen vendoseni prapa në shërbim.

Këshilla për ruajtjen e energjisë
Mos e vendos pajisjen pranë shporeteve, radiatoreve apo burimeve tjera të ngrohjes. Temperaturat e larta të ambientit shkaktojnë punime më të shpeshta dhe më të gjata të kompresorit. Siguroni qarkullim të mjaftueshëm të ajrit dhe shter në pjesën e poshtme të anës së pasme të pajisjes. Asnjëherë mos mbuloni vrimat e ventilimit. Mos vendosni ushqime të nxehta në pajisje. Lejoni ushqimet e nxehta të ftohen më parë. Lëreni derën hapur aq sa është e nevojshme. Mos vendosni temperaturën më të ftohtë se sa është e nevojshme. Vendosni ushqime të ngrira në frigorifer që të shkrihen. Ftohti nga ushqimi i ngrirë do të shërbejë për të ftohur frigoriferin. Gjithmonë kondensatorin, grilën metalike mbi muret e pasme të pajisjes mbani të pastër.
Zgjedhja e Problemit
Korrigjimi i mosfunksionimit
Pjesë rezerve:
Pjesët rezerve të mëposhtme mund të porositen nga AEG Qendra juaj lokale e Shërbimit. Ju mund t'i montoni këto vetë, pa ndonjë trajnim apo aftësi të veçantë, p.sh.: / kabina për gjalpë dhe djathë, mbajtësit e vezëve, rafte të derës, rafte për pemë dhe perime, rafte për ruajtje. Një mosfunksionim mund të shkaktoh
vetëm nga një gabim i vogël që ju mund ta ndreqni duke përdorur udhëzimet e mëposhtme. Mos bëni ndonjë punë tjetër në pajisje nëse informacionet e mëposhtme nuk ju ndihmojnë rastin tuaj të veçantë.
Me rëndësi!
Riparimet në frigoriferë/ngrirës mund të kryhen vetëm nga inxhinierët e shërbimit kompetent. Riparimet e pavend mund të rrisin rreziqe të konsiderueshme për përdoruesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparime, ju lutemi kontaktoni me tregtarin tuaj ose me Qendrën e Shërbimit Lokal.
| SIMPTOMET | ARSYEJA E MUNDSHME | ZGJEDHJA |
| Pajisja nuk punon | Pajisja nuk öshtë e kyçur | Kyçeni pajisjen |
| Kabloja kryesore nuk öshtë e lidhur | Lidheni kabllon kryesore | |
| Siguresa öshtë djegur | Kontrolloni siguresen/ndërrojeni me tjeter sipas nevojës | |
| Priza öshtë prisur | Defektet e rymës të riparo-hen nga elektricisti | |
| Pajisja fthë shumë | Temperatura öshtë vendosur né ftoftë | Vendosni regullatorin e temperaturës në të ngrohtë |
| Ushqimi öshtë i ngrohtë | Temperatura nuk öshtë cak-tuar si duhet | Ju lutemi shini “Para për-dorimit fillestar" |
| Dera ka qëndruar hapur mëshumë kohë | Hapeni derën aq sa öshtë e duhur | |
| Sasi e madhe e usherqimit tënxhehtë öshtë vendosur gjatë 24 orëve të fundit | Përcaktoni regullatorin e temperaturës në më ftohtëpërkoësisht | |
| Pajisja öshtë afër ndonjë burimi të nxhehtësisë | Ju lutemi shihni “Lokacioni për Instalim" | |
| Ndriçimi i brendshëm nuk punon | Llamba nuk funksionon | Ju lutemi shihni “Ndërrimi I llambës" |
| Shtresim i madh i akullit saqë kalon në mbërthyesen e derës | Mberthytesja nuk öshtë vendo-sur hermetikisht (ndoshta pas ndërrimit të derës) | Me kujdes nkrohnì pjesët eagrira me fen (në përcaktim të ulët.) ndërkoë ndreqni mbërthyesen me dorë. |
| Zëra të īuditshëm | Pajisja nuk qëndron drejtë | Rregulloni këmbëzat |
| Pajisja prek murin apo pajisjë të tjera | Lëvizni pajisjen | |
| Ndonjë pjesë e pajisjes prek murin apo ndonjë pjesë tjetër të pajisjes në anën e pasme | Nëse ka nevjë lakojeni pjesën me kujdes që të mos pengoë | |
| Kompresori nuk kþct men-jêherëpas ndërrimit të tem-peraturës | Eşhtë normale, nuk ka asnjë gabim | Kompresori kþct vetvetiu kohë pas kohe |
| Në raffe dhe dysheme ka ujë | Hapja për daljen e ujit öshtë bllokuar | Shihni pjesën “Pastrimi dhe Mirëmbajtja" |
Kujdes!
Ekziston rreziku i goditjeve elektrike! Para ndërrimit të llambës, shkyçeni pajisjen dhe hiqeni nga priza, ose tërhiqeni çelësin kryesor elektrik apo siguresën. Të dhëna për llambën: 220 ~ 240 V, max. 1,5 E Për të shkyçur pajisjen ktheni rregullatorin e temperaturës në pozicion "0". Hiqeni kabllon kryesor nga rryma. Për të ndërruar llambën, shtrëngoni vidën. Shtypeni mbulesën e llambës si përshkruhet dhe rrëshqiteni atë prapa. Ndërroni llambën e dëmtuar. Kthejeni në vend mbulesën e llambës dhe vidën.

Zhurma gjatë funksionimit
Zhurmat e mëposhtme janë karakteristike e pajisjeve për ngrirje:
Klikime
Sa herë që ndizet ose fiket kompresori, një klik mund të dëgjohet
Zukatje
Sapo të vijë kompresori në veprim, ju mund të dëgjoni zukatjen, është gjallë.
Zhurmë /
Kur derdhet antipiretiku nëpër tubat e hollë, ju mund të dëgjoni zhurmë
Spërkatje
Zhurmat e ndryshme. Edhe pas fikjes së kompresorit, kjo zhurmë mund të dëgjohet për një kohë të shkurtër